Day: October 7, 2025

  • Tirana ka nevojë për menaxhim, jo për çudira

    Tirana ka nevojë për menaxhim, jo për çudira

    Nga Ola Xama/

    Alternativa e një kandidati që vjen jashtë partive politike dhe mbështetet nga opozita është një lajm shprese për ne që jetojmë çdo ditë stresin e qytetit të Tiranës.

    Nëse koha e shkurtër dhe faktori media do ia lejojë, fushata nuk ka përse të ofrojë çudira, premtime për ndryshime rrënjësore apo shërbime falas.

    Tirana ka nevojë për menaxhim.

    Ajër të pastër që vjen nga një zhvillim i kontrolluar i sektorit të ndërtimit në bazë të nevojave, duke krijuar paralelisht më shumë parqe.

    Dhënia e zgjidhjes së parkimit që kushton trafik, orë dhe para për kryeqytetasit.

    Nisja e procesit të diferencimit të mbetjeve në burim dhe investimi në riciklimin e tyre.

    Mirëmenaxhim duke nisur me mbylljen e dhjetra ndërmarrjeve publike parazitare në bashki, ngushtimit të strukturës së administratës që vjel një pjesë të konsiderueshme të buxhetit dhe garë të drejtë në prokurime.

    Në tenderat që bën Bashkia Tiranë kam parë çudira, 300 mijë euro për strategji që shkruhen nga Chat GPT se si të mbrohemi nga fatkeqësitë natyrore dhe asnjë investim për pajisje që të mbrojnë nga këto fatkeësi.

    Rrugë që prishen e ndërtohen çdo vit, korsi biçikletash që kanë të njëjtin fat, shtrime dhe mbushje me paratë e taksapaguesve për asfaltin që çajnë punimet e pallateve apo fibrat e internetit…

    Vetëm nga këto, kursehet të paktën gjysma e shpezimeve buxhetore të bashkisë.

    Dhe prapë nuk ka nevojë për shërbime falas, por për shërbime dinjitoze të cilat nuk i marrim sepse paratë që derdhim për taksa e tarifa kanë përfunduar në skema korrupsioni.

    Shërbime të mira, ajër të pastër, më pak trafik dhe më shumë art.

    Kaq duhet të premtojë kandidati për Bashkinë e Tiranës. Çudirat nuk ndodhin në 1 vit e gjysëm, kurse këto pak pika bëhen për 6 muaj.

    Hapi pas i partive opozitare për të mbështetur një figurë që nuk kontrollohet nga politika është një mundësi që ne si qytetarë nuk duhet ta humbim.

    Personalisht kam shumë respekt për formimin dhe qytetarinë që ka patur dhe që tregoi sot Ermal Hasimja – një kandidaturë dinjitoze,  por dhe për aktivizmin dhe kontributin e dhënë në shumë kauza të Florjan Binaj.

    Flori ka qënë kritik dhe opozitar me pushtetin përpara 2013-s dhe mbeti kritik kur rotacioni politik nuk solli ndryshim, madje duke marrë kosto personale. 

    Këto zgjedhje të tij, përpara tundimit nga postet dhe fondet që zgjodhën kolegët e tij, tregojnë mjaft për integritetin që ka!

  • Rritja e biznesit të diellit, energjia nga fotovoltaikët arrin në 7.8% të prodhimit neto

    Rritja e biznesit të diellit, energjia nga fotovoltaikët arrin në 7.8% të prodhimit neto

    Impiantet fotovoltaike të lidhura në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes, si dhe ato që janë pjesë e Furnizuesit të Tregut të Lirë, prodhuan rreth 370 mijë MWh energji në tetë muajt e këtij viti.Kjo sasi përbën 7.8 për qind të totalit të prodhimit neto të energjisë në vend, i cili regjistroi shifrën 4.7 milionë MWh.Pavarësisht shtimit të interesit për fotovoltaikët dhe numrit të konsiderueshëm të aplikimeve që ndodhen në faza të ndryshme institucionale, pesha e tyre në total mbetet ende e vogël në sektor, duke treguar se diversifikimi do të kërkojë më shumë kohë.Prodhuesit më të mëdhenj të fotovoltaikëve në vend janë Karavastaja e Voltalias, disa impiante të vegjël me kapacitet 20 MW, si dhe një numër më i madh impiantesh me kapacitet deri në 2 MW, të cilët shesin energjinë me çmim të miratuar nga ERE.Prodhimi dhe situata hidrikeTë dhënat zyrtare mbi ecurinë e sektorit për periudhën janar–gusht, të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), pasqyrojnë një situatë hidrike jo shumë të favorshme për vendin, ku një pjesë e konsiderueshme e konsumit është plotësuar nga blerjet në tregun e lirë.Konsumi i energjisë në vend ka arritur nivelin 5.54 milionë MWh, ndërsa vetëm Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka furnizuar Furnizuesin e Tregut të Lirë (FTL) me 3.5 milionë MWh energji, që përfaqëson 63 për qind të konsumit total në vend. Vetë KESH, nga sasia e energjisë që ka dhënë për FTL, të paktën 22 për qind e ka siguruar në tregun e lirë, çka tregon për një numër jo te vogel blerjesh në kushtet e një viti hidrik aspak të favorshëm.Pjesa tjetër e prodhimit është ndarë mes prodhuesve të pavarur të energjisë, që janë ata me kapacitet mbi 15 MW, dhe prodhuesve me përparësi HEC-eve me kapacitet deri në 15 MW të cilët shesin energjinë pranë FTL-së në bazë të një marrëveshjeje me çmim fiks, i cili aktualisht është 10 lekë/kWh./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, raporti: Kushtet nuk e mbështesin elektrifikimin, mund të bëhet më vonë

    Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, raporti: Kushtet nuk e mbështesin elektrifikimin, mund të bëhet më vonë

    Kushtet aktuale ekonomike nuk e mbështesin një hekurudhë të elektrifikuar sa i takon projektit Durrës-Rrogozhinë por kjo mund të bëhet në një fazë të mëvonshme.Të paktën kështu argumentohet në një raport të rishikuar në gusht të këtij viti në funksion të projektit dhe të publikuar nga Hekurudha Shqiptare.Bëhet fjalë për përmbledhjen jo-teknike të azhornuar e cila lidhet me rindërtimin e kësaj linje. Të dhënat që kanë në bazë studimin e fizibilitetit të vitit 2018 dhe një seri dokumentesh të tjera të paketës mjedisore janë rifreskuar nga konsulenti ENOVA. Por çfarë thotë dokumenti lodhur me alternativat për këtë hekurudhë.“Studimi i Fizibilitetit (SFFS, viti 2018) vlerësoi dy alternativa: Rehabilitimin e hekurudhës brenda trasës ekzistuese; Përmirësimin e profilit në plan horizontal për të përmbushur standardet evropiane të shpejtësisë. Opsioni i dytë u konsiderua më i favorshëm.Nga pikëpamja teknike alternativat përfshinin :mbajtjen e linjës jo të elektrifikuar ose modernizimin e saj në një linjë të elektrifikuar sipas standardeve evropiane.Megjithëse kushtet aktuale ekonomike nuk e mbështesin menjëherë elektrifikimin, PD/DD përfshin plane për elektrifikim në të ardhmen për shkak të përfitimeve mjedisore siç janë përmirësim i cilësisë së ajrit dhe reduktim i emetimeve të gazeve serrë – GHG. Opsioni i përzgjedhur theksohet si përgjegjës nga pikëpamja mjedisore dhe sociale, duke shmangur ndikime të konsiderueshme negative dhe duke forcuar rezultatet sociale dhe ekonomike’ thuhet në dokument.I njëjti bën një përmbledhje të terrenit që përshkon kjo linjë me gjatësi 33 kilometra dhe që merr një rëndësi të veçantë për zonën që mbulon sidomos në aspektin turistik.Konkretisht sipas dokumentit traseja e linjës hekurudhore ndjek linjën ekzistuese. Pika e nisjes është afër stacionit të Shkozetit (km 1+876) ndërsa pika e mbarimit: stacioni i Rrogozhinës.Linja kalon nëpër zona urbane, gjysmë-urbane dhe rurale. Terreni është kryesisht i sheshtë, përveç një segmenti të shkurtër pranë Rrogozhinës, ku kalon përmes tunelit të Rrogozhinës. Nga km 1+376 deri në km 5+100 (Shkozet–Plepa), kalon në një zonë me dendësi të lartë popullsie.Ky segment përfshin trekëndëshin e Shkozetit — nyja ku linja Tiranë–Durrës takohet me linjën Durrës–Rrogozhinë. Nga km 5+100 deri në km 15+000 (Plepa–Kavajë), kalon në terren të ulët dhe formacione kodrinore në lindje. Traseja horizontale ndjek autostradën Durrës–Rrogozhinë.Nga km 15+000 deri në km 28+000, kalon në terren pothuajse të sheshtë. Në km 19+120 ndodhet stacioni i Kavajës. Nga km 28+000 deri në km 35+384, traseja kalon në terren kodrinor ku ndodhet tuneli i Rrogozhinës (me gjatësi 380 m).Projekti pritet të finanacohet nga disa pale ku së pari Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH/EBRD) e cila po shqyrton mundësinë e ofrimit të financimit për Republikën e Shqipërisë, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe operatori shtetëror i sistemit hekurudhor, Hekurudha Shqiptare (në vijim HSH ose “Kompania”.Financimi i BERZH/EBRD do të plotësohet nga një kredi sovrane e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe grante investimi nga Bashkimi Evropian (BE). Projekti do të implementohet nga HSH. Ky seksion është pjesë e Korridorit Pan-Evropian VIII dhe përfshin territorin e bashkive Durrës, Kavajë dhe Rrogozhinë./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nga 1 janari, sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

    Nga 1 janari, sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

    Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona.Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës.Monitor ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale.Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e portit të Durrësit ku po zhvillohet projekti i Durrës Yahts Marina. Nga 67,500 që është aktualisht çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës në këtë zonë është propozuar çmimi prej 200 mijë lekë. Rritja 196%.Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 60 m2 në këtë zonë aktualisht paguan një detyrim 2,025 lekë në vit apo 168 lekë në muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Nga 1 janari detyrimi për taksën e shtëpisë do të arrijë në 6,000 lekë në vit apo 500 lekë në muaj. Detyrimi për taksën rritet automatikisht sa rritje e referencave në masën 196% për këtë zonë.Në të njëjtën nivele do të ndryshojë edhe detyrimi për taksën e ndërtesës për biznesin, pra për ambientin që përdoret për qëllim të aktivitetit tregtar. Nëse një biznes disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 nga 12,150 lekë në vit do të paguajë 36,000 lekë.Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamzë. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.Për një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 60 m2, në Kamzë nga 1,560 lekë në vit apo 130 lekë në muaj do të bëhet nga 1 janari 2026 detyrimi 2,250 lekë në vit apo 187 lekë në muaj. Rritja 44%. Për biznesin që disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 në këtë zonë detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës është 9,360 lekë në vit. Me rritjen e referencave detyrimi do të arrijë në 13,500 lekë në vit.Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që nisin nga 45 mijë deri 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me çmimet e miratuara nga 2019.Një familje me një apartament me sipërfaqe 60 m2 në zonën nr. 1 kadastrale në Vlorë detyrimi për taksën e ndërtesës do t’i arrijë në 2,940 lekë në vit apo 245 lekë në muaj nga 154 lekë në muaj që është aktualisht. Për biznesin detyrimi vjetor i taksës së ndërtesës nga 11,124 lekë në vit do të arrijë në 17,640 lekë në vit. Rritja do të jetë rreth 59%.Nga 1 janari 2026 gjithashtu parashikohet të nisë zbatimin ligji për vlerësimin e pasurive të paluajtshme me taksë të reduktuar. Nga 15% që është tatimi është propozuar 5%.Po ashtu nga 1 janari 2026 parashikohej të niste zbatimin edhe taksa e re pasurive të paluajtshme. Por Ministria e Financave është duke hartuar një projektligji tërësisht të ri, që pritet të miratohet vitin e ardhshëm. Zbatimi parashikohet të nisë nga 2028. Periudha 2026-2027 do të përdoret për përgatitjen e të gjitha akteve dhe udhëzimeve të nevojshme. / Dorina Azohttps://monitor.al/malaj-nga-1-janari-2026-hyjne-ne-fuqi-referencat-e-reja-ne-rrethe-dhe-rivleresimi-per-shtepite/https://monitor.al/shtyhet-me-2-vjet-zbatimi-i-takses-se-re-per-pasurite-e-paluajtshme-pritet-te-nise-ne-2028/Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • U përfol si kandidate e PD për Tiranën, Çepani: Njerëzit e donin. E pashë si vijimin e vizionit të Gertit

    U përfol si kandidate e PD për Tiranën, Çepani: Njerëzit e donin. E pashë si vijimin e vizionit të Gertit

    Aktivistja e shoqërisë civile, dhe një nga emrat më të komentuar si kandidate e PD-së për bashkinë Tiranë, Edlira Çepani e ka cilësuar si një surprizë të bukur të gjithë situatën. E ftuar në “Goca dhe gra”, ajo tha se kur e dëgjoi emrin e saj të përflitej për garën e Tiranës, ishte e papritur, por surprizë e bukur.
    ”Nuk e kisha konsideruar më parë, kam disa vite që merrem me politikë sepse punoj me vajza dhe gra nga forcat politike, por vetë nuk e kisha menduar. Ishte një surprizë e bukur. E vlerësova që më propozuan. Kjo ishte një nga kërkesat e njerëzve, kam përshtypjen. Ishte një shtysë nga njerëzit emrit im”, u shpreh ajo.
    Nëse do ta kishin propozuar, a do të kandidonte? ”Në momentin që ta kërkojnë dhe njerëzit të shtyjnë, duhet respektuar”, tha ajo, duke shtuar se e pa si një realizim edhe të vizionit të bashkëshortit të saj, Gert Bogdani, që u nda parakohe nga jeta. ”Pashë dhe si një realizim i vizionit të Gertit për bashkinë e Tiranës. Unë i kam dhënë një premtim kur jeta na ndau në mënyrë të padrejtë, që do ta vazhdoj misionin e tij. Ai do të më kishte mbështetur nëse do të kandidoja”.

  • Ndahen Sara Gjordeni dhe Bardhi?

    Ndahen Sara Gjordeni dhe Bardhi?

    Postimi i fundit i Sara Gjordenit, u mor në rrjet sikur kishte ndodhur ndarje mes saj dhe Bardhit.
    Në një Instastory të publikuar nga vetë Bardhi, ai shihet i lumtur përkrah partneres së tij, Sarës, duke shoqëruar foton me një zemër dhe simbolin kundër syrin të keq.  Pak më herët, Sara reagoi përmes një postimi të gjatë, ku sqaroi se nuk ka pasur asnjë ndarje. Ajo theksoi se për të, familja është “gjëja më e shenjtë në botë” dhe se pushimi i saj nga rrjetet sociale erdhi për shkak të ngarkesës së madhe dhe një periudhe të lehtë pas lindjes.
    Postimi i saj:
    “Guys, nuk reflektova ndarje ne storyn tim te fundit.Për mua familja jonë është gjëja më e shenjtë në këtë botë.Nuk do guxoja kurrë të lija aludime të tilla për vëmendje as edhe një ditë më shumë.Nuk kam nevojë as dëshirë për të tillë simpati apo për dy minuta famë boshe!
    Pushimin nga rrjetet e lajmërova për shkak të ngarkesës së madhe të punëve të shumta gjatë ditës, overthinking dhe një periudhe postpartum depression-i të lehtë të cilin kam dëshirë ta kaloj vetëm me familjen time.
    Sfidat e të ri-njohurit veten pas lindjes si individ janë të vështira, duke nisur që nga simptomat fizike e deri tek ato emocionale.Çdokush nga ne, figurë publike apo jo, ka të drejtë të tërhiqet kur të dojë në momente të tilla kalimtare.
    Gjithçka kalon, nëse je në periudhë të tillë jepi vetes forcë sepse s’ka asgjë që vullneti s’e mposht.

    Sara pranoi se po kalon një periudhë të lodhshme si nënë e re, por theksoi se çdo gjë kalon nëse i jep vetes forcë.
    Ky reagim, i shoqëruar me postimin e Bardhit, duket se mbyll njëherë e mirë zërat për ndarje dhe tregon se çifti vazhdon të jetë bashkë dhe i lumtur.

  • “Jam burri i ëndrrave të tua…”/ Mjeku psikiatër e përndoqi prej kohësh, Albana Bejko publikon mesazhet

    “Jam burri i ëndrrave të tua…”/ Mjeku psikiatër e përndoqi prej kohësh, Albana Bejko publikon mesazhet

    Moderatorja shqiptare, Albana Bejko, ka zbuluar të vërtetën rreth përndjekjes që mjeku psikiatër Behar Kamberi i ka bërë për një kohë të gjatë. Ajo ka treguar të gjithë zanafillën e takimit me shqiptarin nga Kosova, e më pas kontaktin që ky i fundit i ka bërë në platforma të ndryshme sociale, përfshirë numrin personal.
    “Unë kam qenë në një restorant. Më ka kërkuar të bëjë një foto me mua, e kam bërë me shumë dashamirësi. Që nga ai moment e pash një lloj tendence për t;u afruar, por ia lash faktit që jemi personazh publikë. Kam marrë mesazhe edhe në numrin tim personal. Kam marrë telefonata, duke mos e ditur me kë kam të bëj, i kam kërkuar të më lërë të qetë sepse nuk kam pasur asnjë interes. Kam pasur mesazhe opsesive, deluzionale, që sipas tij pretendohet. Që pas fotos ai e kishte projektuar jetën. Që prej 2020, kisha marrë mesazhe nga ky person. Por takimi për së afërmi mendoj që e kanë bërë të ketë më pas reagime. Nuk kam marrë asnjë dhuratë nga ai, ndryshe nga sa është folur. Duke parë që qëllimi është i sëmurë, nuk do pranoja asnjë dhuratë. Kam qenë e frikësuar, kam ndryshuar stilin e jetesës. Kam pasur debat në prokurori për këtë pjesë. Kam marrë mesazhe, që janë agresive, jo nga përmbajtja, por kur them jo 1,2,3 herë, i kam thënë që nëse më bezdis do të të denoncoj në polici”, tha Albana Bejko ne ‘Goca dhe Gra’.
    Për herë të parë ajo ka shfaqur edhe mesazhet që ai i dërgonte, duke i thënë se ‘ishte burri i saj i ëndrrave’ dhe se ‘e donte shumë’ dhe donte të martohej me të.
    “Një moment i frikshëm ishte kur në ambientet ku unë punoj, personi u afrua më kërkoi që të uleshim për kafe, në atë moment reagimi ishte instiktiv, i trembur, i thash ‘të lutem mu hiq qafe’. Kaluan 4 djem në atë moment, dhe kjo e trembi pak. Periudha intensive e përndjekjes ka qenë qershor i vitit të shkuar deri para pak ditësh, dhe unë më pas telefonave policinë”, tha ajo.

  • Kandidate për Tiranën? Edlira Çepani: E pashë si vazhdimin e vizionit të Gertit

    Kandidate për Tiranën? Edlira Çepani: E pashë si vazhdimin e vizionit të Gertit

    Edlira Çepani e ka cilësuar si një surprizë e bukur përfolja e emrit të saj si një nga kandidatet e mundshme për bashkinë e Tiranës nga ana e opozitës. E ftuar në “Goca dhe gra”, ajo tha se kur e dëgjoi emrin e saj të përflitej për garën e Tiranës, ishte e papritur, por surprizë e bukur.
    “Nuk e kisha konsideruar më parë, kam disa vite që merrem me politikë sepse punoj me vajza dhe gra nga forcat politike, por vetë nuk e kisha menduar. Ishte një surprizë e bukur. E vlerësova që më propozuan. Kjo ishte një nga kërkesat e njerëzve, kam përshtypjen. Ishte një shtysë nga njerëzit emrit im”, u shpreh ajo.
    Por nëse do ta kishin propozuar, a do të kandidonte?
    “Në momentin që ta kërkojnë dhe njerëzit të shtyjnë, duhet respektuar”, tha ajo, duke shtuar se e pa si një realizim edhe të vizionit të bashkëshortit të saj, Gert Bogdani, që u nda parakohe nga jeta.
    “Pashë dhe si një realizim i vizionit të Gertit për bashkinë e Tiranës. Unë i kam dhënë një premtim kur jeta na ndau në mënyrë të padrejtë, që do ta vazhdoj misionin e tij. Ai do të më kishte mbështetur nëse do të kandidoja”, tha ajo.

  • Bayern në bisedime me mbrojtësin, gati rinovimi

    Bayern në bisedime me mbrojtësin, gati rinovimi

    Bayern dëshiron të rinovojë me mbrojtësin Dayot Upamecano. Presidenti i bavarezëve, Herbert Hainer është shprehur se bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit po vijojnë.
    “Negociatat për të zgjatur kontratën e tij janë duke vazhduar. Ne natyrisht do të donim që ai të qëndronte me ne për një kohë të gjatë.” – tha Hainer.

    Në javët e fundit, kanë qarkulluar thashetheme për interesin e mundshëm të Real Madridit, me disa media spanjolle që madje spekulojnë se vetë lojtari i është afruar “Los Blancos”. Megjithatë, diçka e tillë nuk është e vërtetë, pasi Upamecano dëshiron qëndrimin te Bayern.
     
    © BalkanWeb

  • Rozana Radi rrëfen tmerrin me personin që e përndiqte: Më dilte kudo

    Rozana Radi rrëfen tmerrin me personin që e përndiqte: Më dilte kudo

    Rozana Radi ka rrëfyer këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” një histori të rëndë që i ka ndodhur, teksa një person kishte nisur ta përndiqte intensivisht. Ajo tha se pasi e kishte denoncuar për herë të parë, ai ishte dënuar me 1 vit burg, por sapo ka dalë nga burgu, ai ka nisur sërish ta përndiqte. Kjo solli që këngëtarja të bënte një tjetër denoncim, dhe personi ka përfunduar sërish në burg.
    “Një person më përndiqte, sa hapja ashensorin e gjeja aty. Pyeta nëse mund të mbaja ndonjë spray, por më thanë se është e palejueshme. Djali u mor nga policia dhe u dënua një vit, sapo doli filloi përsëri përndjekjen dhe u rikthye sërish në burg se unë bëra kallëzim. Sot sapo ka dalë nga burgu ka përndjekur një juriste. Unë fillova të mos jetoja, shikoja në çdo moment mos e kisha pas. Falë zotit policia mu gjend pranë dhe sot jam pak më e qetë”, tregoi Rozana Radi.
    Djali 28-vjeçar nga Tirana, i cili u dënua me burg për përndjekjen e Rozana Radit nuk ka mundur dot të shijojë lirinë. Ai është ‘fiksuar’ me juristen e burgut 313 gjatë qëndrimit në izolim dhe një vit pasi doli nga institucioni i vuajtjes së dënimit, përfundoi sërish aty.