Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu theksoi rëndësinë e ndryshimeve të fundit në funksionimin e Kuvendit, duke i dhënë një rol më të madh në procesin e integrimit evropian.
Në një intervistë për RTSH 24, Spahiu tha se objektivi kryesor mbetet “Shqipëria Evropiane 2030”, ku Parlamenti merr edhe një funksion koordinues dhe mbikëqyrës në bashkëpunim me institucionet e tjera.
Ajo veçoi edhe rëndësinë e tre komisioneve të reja, që kanë si synim forcimin e shtetit të së drejtës, dëgjimin e zërit të qytetarëve dhe rritjen e llogaridhënies.
“Objektivi kryesor është “Shqipëria Evropiane 2030” ku Kuvendi ka rolin kryesor dhe nuk është vetëm ai që kemi për të realizuar përafrimin e legjislacionit por edhe roli koordinues dhe bashkëpunimit më të madh me të gjitha institucionet e tjera. Kjo do sjellë dhe një qasje të re sidomos në disa prej komisioneve. Rëndësia e tre prej komisioneve të reja të krijuara kanë të bëjnë me forcimin e shtetit të së drejtës, dëgjimin e zërit të qytetarit dhe mbikëqyrjen institucionale.
Komisionin e nismave qytetare, nga eksperienca edhe e vendeve të tjera evropiane, e kishim të mangët. Edhe llogaridhënia dhe mbikëqyrja që janë role të parlamentarëve, duhet të ngrihen në lartësinë e duhur dhe ky komision do të ketë një rol të veçantë. Janë risi dhe do të doja të shihnim rezultate shumë shpejt. Ndryshimet që janë bërë për rolin e kuvendit në procesin e integrimit evropian ishte i rëndësishëm duke forcuar rolin e tij dhe Komisionit të Integrimit në procesin e integrimit”, tha Spahiu.
E ndalur tek zgjedhjet e pjesshme lokale, Spahiu i konsideroi ato një mundësi për të marrë feedback pozitiv nga qytetarët dhe për të nxitur pjesëmarrjen, veçanërisht të atyre që kanë qenë më pasivë në proceset zgjedhore lokale.
“Duke e parë në aspektin pozitiv do thoja që është një mënyrë e mirë për të marrë një feedback pozitiv nga qytetarët që kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe për të nxitur atë pjesë të qytetarëve që nuk kanë patur dëshirë të dalin në zgjedhjet lokale. Nëse në zgjedhjet e përgjithshëm janë forcat politike kryesore që angazhojnë qytetarët, në ato lokale janë pritshëmritë që kanë qytetarët për kryetarët e bashkive dhe punën që ata bëjnë”, tha ajo.
Lidhur me kandidaturën e socialistëve të Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës, Spahiu e cilësoi si shembull të suksesshëm të administrimit të institucioneve që ka drejtuar më parë.
“Në lidhje me Tiranën, jam përpjekur shumë që të nxis promovimin e grave dhe vajzave për përfshirjen jo vetëm në politikë, por në drejtimin e institucioneve. Kur flas për Manastirliun i besoj punës së asaj si të ishte puna ime. Manastirliu ka treguar në çdo institucion që ka drejtuar se di ta bëjë punën e saj dhe është një administratore shumë e mirë. Ajo do jetë gjithashtu një burim nxitje edhe për shumë gra dhe vajza të tjera”, tha Spahiu.
Month: September 2025
-

“Kuvendi, rol kyç për integrimin”, Spahiu: Zgjedhjet lokale, test për përfshirjen e qytetarëve
-

Yuri Kim drejtoreshë e ExxonMobil, kompania e përmendur në aferën e TEC-eve në Vlorë
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, njoftoi se sapo ka nisur punë si Senior director(Drejtoreshë ekzekutive) pranë gjigantit amerikan ExxonMobil, një nga kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit në botë, me seli në Texas dhe një nga korporatat më të fuqishme amerikane.
ExxonMobil u shfaq në skenën shqiptare në vitin 2021, përmes një Memorandumi Mirëkuptimi me qeverinë shqiptare dhe Excelerate Energy, për studimin e një projekti LNG-to-Poëer në Vlorë, duke e pozicionuar Shqipërinë si pikë hyrëse të gazit të lëngshëm amerikan në Ballkan.
Yuri Kim ishte e pranishme në ceremoninë e nënshkrimit dhe e quajti marrëveshjen një akt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë.
Sot, ExxonMobil raporton të ardhura prej 339 miliardë dollarësh në vit pra 43 herë më shumë sesa i gjithë buxheti i Shqipërisë. Për ta thënë ndryshe: ajo që Shqipëria arkëton në katër dekada, ExxonMobil e gjeneron në vetëm një vit.
Por Exxonmobil, që tashmë është punëmarrësi i Yuri Kim është përmendur edhe në projektin e dy anijeve gjeneratorë që mbërritën në Vlorë në vitin 2022, nëpërmjet një kontrate të majme dhe që rezultoi një fiasko për qytetarët shqiptarë.
Alarmi i dyshes Rama-Balluku për krizën energjitike
Shqipëria ishte zyrtarisht në emergjencë energjitike deri në fund të vitit 2022, por në shtator të atij viti dyshja Rama-Balluku intensifikuan një fushatë sensibilizimi për kursimin e energjisë, shoqëruar me një seri thagmash që shpejt u bënë burim memesh dhe ironie publike.Kryeministri Edi Rama, që sapo kishte vendosur rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët që harxhonin më shumë se 800 KwH, lëshonte kërcënime duke marrë si shembull Zvicrën, ku sipas tij, nëse e ngrije temperaturën e kondicionerit me më shumë se 19 gradë celcius vinte policia në shtëpi dhe të arrestonte.
“Nuk e di cfarë do përballeshim nëse do të vendosnim rregullin me ligj që ka vënë Zvicra, 3 vjet burg për kë e rrit shpenzimin energjetik për ngrohje mbi 19 gradë. Burg në Zvicër për një vend që nga pikëpamja financiare është në majë të botës” shprehej Edi Rama.
Belinda Balluku me fëmijët duke i këshilluar të heqin karikuesin nga priza
Nga pas e ndiqte Belinda Balluku që organizoi takime me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe përveçse i tmerronte me policinë e Zvicrës, u fliste për energjinë që harxhonte frigoriferi, celulari, televizori etj.
“E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë çfarë do ndodhë me 1 kari kues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë? E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji?” pyeste Balluku.
(KLIKO KETU PER VIDEON) Dhe pasi u kishte folur për përpjekjet e saj dhe të Edi Ramës për të kursyer energjinë, Balluku shpjegonte se si duhej përdorur frigoriferi, celulari dhe televizori për ta ruajtur atë pak energji që kishim ne shqiptarët.
“Kondicioneri duhet të qëndrojë gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë e gjatë verës jo më pak se 27 gradë. Dera frigoriferit nuk duhet që të qëndrojë e hapur. Vëllai të heqë karikuesin nga priza. Kur gjyshin e zë gjumi para TV e t’i afrohesh për t’i marrë telekomandën e thotë mos e fik, ai është momenti që duhet fikur TV pasi nuk po e ndjek kush e është momenti që duhet të kursejmë energji” shprehej Balluku.
Këto deklarata shërbyen si prelud i mbërritjes së dy anijeve gjeneratorë në Vlorë.
68 milion dollarë qira për dy gjeneratorë që nuk u përdorën
Tigri 1 dhe Tigri 3, dy anijet-gjeneratorë në Vlorë
Fushata e sensibilizimit për kursimin e energjisë në gjysmën e dytë të vitit 2022, korrespondon me mbërritjen në Vlorë të dy anijeve që prodhonin energji, dy Tec-e lundruese, të cilat sillnin me vete një faturë të kripur për shtetin shqiptar.
“Tigri 1” dhe “Tigri 3” kështu ishin pagëzuar dy TEC-et lundruese që punonin me naftë dhe mbërritën nga Bangladeshi, sipas një kontrate të nënshkruar mes shtetit shqiptar dhe dy kompanive Excelerate Energy dhe Renco.
Por mbërritja e dy gjeneratorëve lundrues që do prodhonin energji me naftë nxiti shqetësime. Së pari ishte çmimi i kripur që duhej paguar për qiranë e anijeve. Kontrata parashikonte një pagesë prej 68 milion dollarësh nga qeveria shqiptare vetëm për qiranë.
E përpjestuar, shuma llogaritet të jetë rreth 90 mijë euro qira në një ditë. A duhej të ngarkoheshin me një pagesë të tillë qytetarët e vendit më të varfër të Evropës? A ishte e leverdisshme pagesa për këto dy anije?
Koha tregoi se marrëveshja nuk ishte në leverdi të shqiptarëvve. TEC-et lundruese nuk ishin vënë ende në punë, kur çmimi i energjisë në bursa u stabilizua. Rezultoi se energjia ishte më e lirë në treg dhe termocentralet nuk kishin leverdi të viheshin në funksionim.
E njëjta sasi energjie që do të prodhonin TEC-et lundruese ishte më pak e kushtueshme nëse blihej.
Së dyti, problem ishte ndotja e mjedisit që shkaktonin anijet-gjeneratorë. Të vendosura në Gjirin e Vlorës ato rrezikojnë të ndosin keq këtë zonë duke shkaktuar një dëm të ngjashëm me naftë sikur 100 mijë makina, të bënin 100 km çdo ditë brenda përbrenda qytetit. Ky alarm u dha nga ambientalisti Lavdosh Ferruni, i cili e ka denoncuar ashpër këtë katastrofë mjedisore, jo vetëm për dëmin që i bën Vlorës, por edhe për të shkuarën e errët të kompanisë që ka sjellë në Shqipëri termocentralet me emra ekzotikë “Tigri 1” dhe “Tigri 2”.
Pak kohë pas këtij denoncimi, Lavdosh Ferruni u përball me një çështje penale nga kompanitë që sollën TEC-et në Shqipëri dhe që fusin në xhep plot 94 mijë dollarë qera në ditë, pa bërë asnjë punë.
Yuri Kim dhe mburoja amerikane për kontratën e dy anijeve
Belinda Balluku duke falenderuar Yuri Kim për dy anijet-gjeneratorë në Vlorë
Ndërsa vala e kritikave që denonconin marrëveshjen për dy anijet gjeneratorë shtohej, në portin e Vlorës u shfaq ambasadorja amerikane Yuri Kim. Në krah të ministres së energjisë, Belinda Balluku, ambasadorja ishte aty si kundërpeshë e të gjithë atyre që denonconin cmimin e kripur të qirasë për gati 94 mijë dollarë në ditë dhe për ndotjen e mjedisit që do të shkaktonin anijet.Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Balluku përmend kompaninë ku është punësuar Yuri Kim sot, ExxonMobil, të cilën e falenderon që ndihmoi në sjelljen e anijeve-gjeneratorë në vendin tonë.
“Dua të falenderoj këtu konsorciumin Exelerate Poëer dhe ExxonMobil të cilët na ndihmuan që në Shqipëri të sjellim dy nga anijet e energjisë, të fundit prodhuese të energjisë të lira në treg..” shprehet Balluku.
Në anën tjetër, teksa inspekton gjeneratorët nga brenda, ambasadorja e amerikane në Tiranë nuk e lidh projektin me interesin e saj për një vend pune në të ardhmen. Kim nuk thotë se nëse një ditë ajo do të flakej nga trupi diplomatik në SHBA, do të kishte një punë të sigurtë në një nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë. Projekti, sipas Kim kishte si synim të ndihmonte Shqipërinë, sepse një aleate e NATO-s duhej të kishte siguri nga ana energjitike.“Ne duhet të sigurohemi që aleatë të NATO-s si Shqipëria të jenë më të sigurta, më të begata dhe më të pavarura” shprehet Kim.
Në video, Kim dhe Balluku premtojnë se TEC-et lundruese do të gjeneronin një sasi energjie që i korrespondonin përafërsisht 15 përqind të nevojave që kishte Shqipëria.
Vetëm se në vitet që pasuan, dy TEC-et lundruese nuk u vunë në punë. Ende sot ato mbetën të ankoruara në Vlorë.
Në janar të vitit 2024, kur u pyet nga gazetarët se përse nuk ishin vënë në punë gjeneratorët lundrues, Balluku hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe la të kuptohej se projekti ishte kryer falë ndërhyrjes së ambasadores amerikane Yuri Kim.
“Ka qenë diçka që së bashku me ambasadoren Kim kam punuar shumë për t’i pasur këto Tec-e lundruese” u tha Balluku gazetareve, duke shtuar se “nëse nuk do të kishim pasur ndihmën e Departamentit Amerikan të Energjisë, nuk do t’i kishim marrë dot kurrë”.
Në gusht të këtij vtit, qytetarë dhe aktivistë protestuan për të kërkuar largimin e dy TEC-eve lundrues që për më shumë se dy vitesh po qëndrojnë në gjirin e Vlorës.
Protesta nisi para Prefekturës së Vlorës dhe vijoi me marshim drejt vendit ku qëndrojnë TEC-et në Tirport, afër Zvërnecit.
Protesta në gusht të këtij viti që kërkojnë largimin e dy anijeve-gjeneratorë nga Vlora
Sipas aktivistëve këto anije nuk po prodhojnë energji, por ndotje për mjedisin dhe po ushqehet me paratë e buxhetit të shtetit. “Gjiri i Vlorës është i yni, TEC-et janë të maskarenjve”, ishte një nga pankartat që mbanin në duar aktivistët.
Largimi nga Shqipëria, Yuri Kim: Më pritët me bukë, kripë e zemër
Sot, fakti që Yuri Kim ka kaluar drejtpërdrejt në një post të lartë tek ExxonMobil, kompania që ndihmoi për projektin e dy anijeve, ngre pyetje të forta. A ishte kjo një marrëveshje e keqmenaxhuar për interesat e shqiptarëve apo një skemë ku ndikimi i një ambasadoreje amerikane u përdor për të justifikuar një kontratë të dyshimtë, që solli përfitime për gjithkënd tjetër, por jo për popullin shqiptar?/Lapsi.al -

Zgjedhjet për Tiranën/ A do ta shkelë kushtetutën ushtar Begaj?
Zgjedhjet për Tiranën/ A do ta shkelë kushtetutën ushtar Begaj?
Rama i ka kërkuar presidentit të shpërfillë ligjin themeltar të shtetit, të mos marrë parasysh ankimimin e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme për Tiranën
Në turavrapin e tij për ti qëruar hesapet me Erion Veliajn, Edi Rama e ka vënë në pozitën më të vështirë presidentin Begaj duke i kërkuar hapur të shkelë kushtetutën.
Pa kaluar as 5 ditë nga shkarkimi i kryebashkiakut, Këshilli i Ministrave i ka kërkuar zyrtarisht presidencës shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Në shkresën që mban datën 30 shtator dhe firmën e sekretarit Engjëll Agaçi, së bashku me Tiranën, kërkohet shpallja e zgjedhjeve edhe për 5 bashki të tjera pa kryetar si Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena. Por ndërsa për këto të fundit gjithçka duket në rregull, presidenti ka vetëm 48 orë për të marrë ose jo një vendim të paligjshëm për Tiranën.
Kjo pasi pas shkarkimit Erion Veliaj u ankua në Gjykatën kushtetuese. Dhe ky ankimim sipas nenit 115 të Kushtetutës, pezullon firmën e kryeministrit Rama për shkarkimin e tij, dhe automatikisht bllokon mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës deri kur gjykata të dalë me një vendim.
Sipas konstitucionalistëve në momentin që kryetari i bashkisë e ankimon vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, atëherë kjo vendimmarrje pezullohet automatikisht. Pra si shkarkimi nga Këshilli Bashkiak, po ashtu dhe vendimi i qeverisë nuk kanë asnjë efekt. Erion Veliaj vijon të jetë kryetari i bashkisë deri në një vendimmarrje përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese. Edhe avokati Jordan Daci pohon se Erion Veliaj nuk mund të konsiderohet i shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës pa një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.
Në një intervistë për emisionin “3D” në RTSH 1 HD, Daci theksoi se “Kushtetuta e ka fare qartë; që bërja e ankimit çon automatikisht në pezullimin e vendimit. Pra, në këtë moment që ne flasim, Erion Veliaj nuk quhet i shkarkuar dhe quhet i shkarkuar vetëm kur të shprehet Gjykata Kushtetuese.”
Presidenti i Republikës është vënë në dilemën për të vepruar si një ushtar i Edi Ramës apo për të zbatuar kushtetutën. Tashmë edhe debati nëse presidenca ka marrë njoftim se procedura për shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme është pezulluar konsiderohet i ezauruar.
Menjëherë pasi u njoh me ngjarjen Kushtetuesja bëri një sqarim për mediat duke hedhur poshtë pretendimet e Presidencës se nuk është njoftuar ende. Sipas saj regjistrimi i kërkesës dhe caktimi i relatores është i barabartë me njoftimin. “Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës”, duke konsideruar “shpalljen të e barasvlershme me njoftimin publik”, njoftoi ky institucion. Sipas kësaj logjike presidenti i Republikës do të duhej, sipas nenit 115, të pezullojë kërkesën për zgjedhje të reja dhe të presë përfundimin e gjykimit të ankesës së Erion Veliajt në Kushtetuese.
Duke folur në emër të opozitës shefi i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi tha se nëse Begaj do të vepronte në interes të kryeministrit Rama, kjo do të përbënte një shkelje të rëndë.
“Duhet t’i kujtojmë qytetarve se ky skenar u paralajmërua nga kreu i PD në konferencë, ku bëri me dije planin që kishte Rama për të keqpërdorur presidentin dhe shkelur Kushtetutën. Kushtetuta është e qartë, qoftë për organin që vendos për shkarkimin dhe të drejtën e ankimit nga i shkarkuari. Në mënyrë automatike, vendimi i shkarkimit pezullohet. Presidenti që është autoriteti për të shpallur zgjedhjet duhet të verifikojë procedurën para se të konstatojë ekzistencën e vakancës dhe dekretin. Presidenti s’mund të dekretojë datë zgjedhjesh”.
Gjithsesi nga mënyra si po sillet dhe si po hiqet se nuk ka djeni pëer ankimimin e Veliajt duket se Presidenti do ti shpallë zgjedhjet e parakohëshme për Tiranën. Në këtë rast sipas ligjit elektoral, mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Çka do të thotë se datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 3 të dielat, 2, 9 ose 16 nëntor.
©Lapsi.al
Kjo pasi pas shkarkimit Erion Veliaj u ankua në Gjykatën kushtetuese. Dhe ky ankimim sipas nenit 115 të Kushtetutës, pezullon firmën e kryeministrit Rama për shkarkimin e tij, dhe automatikisht bllokon mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Tiranës deri kur gjykata të dalë me një vendim.Sipas konstitucionalistëve në momentin që kryetari i bashkisë e ankimon vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, atëherë kjo vendimmarrje pezullohet automatikisht. Pra si shkarkimi nga Këshilli Bashkiak, po ashtu dhe vendimi i qeverisë nuk kanë asnjë efekt. Erion Veliaj vijon të jetë kryetari i bashkisë deri në një vendimmarrje përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese. Edhe avokati Jordan Daci pohon se Erion Veliaj nuk mund të konsiderohet i shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës pa një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.
Në një intervistë për emisionin “3D” në RTSH 1 HD, Daci theksoi se “Kushtetuta e ka fare qartë; që bërja e ankimit çon automatikisht në pezullimin e vendimit. Pra, në këtë moment që ne flasim, Erion Veliaj nuk quhet i shkarkuar dhe quhet i shkarkuar vetëm kur të shprehet Gjykata Kushtetuese.”
Pra, Presidenti i Republikës është vënë në dilemën për të vepruar si një ushtar i Edi Ramës apo për të zbatuar kushtetutën. Tashmë edhe debati nëse presidenca ka marrë njoftim se procedura për shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme është pezulluar konsiderohet i ezauruar.
Menjëherë pasi u njoh me ngjarjen Kushtetuesja bëri një sqarim për mediat duke hedhur poshtë pretendimet e Presidencës se nuk është njoftuar ende. Sipas saj regjistrimi i kërkesës dhe caktimi i relatores është i barabartë me njoftimin. “Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës”, duke konsideruar “shpalljen të e barasvlershme me njoftimin publik”, njoftoi ky institucion. Sipas kësaj logjike presidenti i Republikës do të duhej, sipas nenit 115, të pezullojë kërkesën për zgjedhje të reja dhe të presë përfundimin e gjykimit të ankesës së Erion Veliajt në Kushtetuese.
Duke folur në emër të opozitës shefi i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi tha se nëse Begaj do të vepronte në interes të kryeministrit Rama, kjo do të përbënte një shkelje të rëndë.
“Duhet t’i kujtojmë qytetarve se ky skenar u paralajmërua nga kreu i PD në konferencë, ku bëri me dije planin që kishte Rama për të keqpërdorur presidentin dhe shkelur Kushtetutën. Kushtetuta është e qartë, qoftë për organin që vendos për shkarkimin dhe të drejtën e ankimit nga i shkarkuari. Në mënyrë automatike, vendimi i shkarkimit pezullohet. Presidenti që është autoriteti për të shpallur zgjedhjet duhet të verifikojë procedurën para se të konstatojë ekzistencën e vakancës dhe dekretin. Presidenti s’mund të dekretojë datë zgjedhjesh”.
Gjithsesi nga mënyra si po sillet dhe si po hiqet se nuk ka djeni pëer ankimimin e Veliajt duket se Presidenti do ti shpallë zgjedhjet e parakohëshme për Tiranën. Në këtë rast sipas ligjit elektoral, mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Çka do të thotë se datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 3 të dielat, 2, 9 ose 16 nëntor.
©Lapsi.al -

BE-ja ndan 2 miliardë euro për sistemin mbrojtës kundër dronëve
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se blloku ka rënë dakord të ndajë 2 miliardë euro për teknologjinë e dronëve për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës.
“Kjo i lejon Ukrainës të zgjerohet dhe të përdorë kapacitetin e saj të plotë dhe, sigurisht, do t’i lejojë gjithashtu Bashkimit Evropian të përfitojë nga kjo teknologji”, tha von der Leyen gjatë një konference për shtyp së bashku me shefin e NATO-s, Mark Rutte.
Ministrat evropianë të mbrojtjes ranë dakord të premten të zhvillojnë një “mur dronësh” përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Ukrainën për të zbuluar, ndjekur dhe kapur më mirë dronët që shkelin hapësirën ajrore të Evropës.“Ne duhet të mbrojmë qiellin tonë. Iniciativa e murit të dronëve është në kohën e duhur dhe e nevojshme”, theksoi Rutte.
Vendimi erdhi pas një sërë incidentesh në të cilat kufijtë dhe aeroportet e Evropës u testuan nga dronë të paligjshëm, në të cilët Rusia është fajësuar për disa prej tyre, akuza të cilat ajo i ka hedhur poshtë. -
Thellohet tragjedia në Itali/ Jo vetëm gruan, 58-vjeçari vret edhe një nga dy fëmijët e tij me të cilët u arratis, bie në pranga pas orësh kërkim
Pasi goditi gruan disa herë me gur në kokë dhe u arratis me dy fëmijët, autori 58-vjecarë akuzohet edhe për vrasjen e djalit të mitur, i cili humbi jetën pak pas së ëmës.
Salvatore Ocone, një punëtor 58-vjeçar, dyshohet se ka vrarë gruan e tij, Elisa Polcino, duke e goditur disa herë me gur në kokë dhe fytyrë. Gruaja 49-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, si pasojë e plagëve të marra.
Pas ngjarjes, autori është arratisur së bashku me dy fëmijët e mitur të çiftit. Dyshohet se edhe djali 15-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa vajza 16-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Sipas të dhënave të para nga hetimet, Ocone ka përdorur një gur dhe një shishe qelqi për të sulmuar fëmijët gjatë arratisjes, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.
Menjëherë pas krimit, në banesën e çiftit mbërritën karabinierët nga stacioni lokal i Paupisi-t dhe komanda provinciale e Beneventos për të kryer hetimet paraprake dhe marrjen e dëshmive nga persona të pranishëm.
Sipas informacioneve të para, konflikti mes bashkëshortëve ka shpërthyer papritur në orët e para të së martës, në shtëpinë familjare në lagjen Frasso. Dyshohet se Ocone e ka goditur gruan me gur, ndërsa ajo ndodhej ende në shtrat, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Burime lokale bëjnë me dije se çifti njihej për marrëdhëniet e tensionuara dhe debatet e shpeshta, të cilat në disa raste kishin tërhequr edhe vëmendjen e fqinjëve. Edhe pse motivi i saktë mbetet ende i paqartë, dyshohet se krimi ka qenë rezultat i problemeve të vazhdueshme familjare.
Prokuroria e Beneventos ka hapur një çështje për vrasje me paramendim, ndërsa hetimet po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e karabinierëve. Autoritetet janë duke analizuar edhe të kaluarën e çiftit, për të zbuluar nëse ka pasur denoncime apo episode të mëparshme dhune në familje.Top Channel
-

Foto/ Zhduket 15-vjeçari nga Gjirokastra, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij: U nis pa para drejt Tiranës, mund…
Një 15-vjeçar nga Gjirokastra është shpallur i zhdukur prej më shumë se 7 orësh. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij, të cilët i janë drejtuar mediave për ndihmë, duke apeluar tek çdo qytetar që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e adoleshentit.
I mituri quhet Mateo Kalemi, 15 vjeç, rreth 1.80 i gjatë, me sy bojëqielli. Në momentin e fundit që është parë, ka qenë i veshur tërësisht me të zeza dhe me atlete ngjyrë gri. Sipas dëshmive të familjarëve, ai është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 pranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës. Për shkak se nuk kishte para për biletën, dyshohet se mund të jetë nisur me ndonjë mjet rastësor.
Familjarët shprehen shumë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë. Aktualisht, policia ka nisur kërkimet dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për të zbuluar drejtimin që ka marrë adoleshenti, por deri tani pa rezultat.
Apeli i familjes: “Kushdo që mund të ketë informacion, ju lutem të kontaktojë menjëherë në numrat 0698178649 ose 0698571981. Prindërit janë jashtëzakonisht të shqetësuar, ju lutemi ndihmoni.”Top Channel
-

Dash Sula propozoi Sali Berishën si kandidat për Tiranën, i përgjigjet Lefter Maliqi: Je kthyer në aktor
Ish-deputeti Lefter Maliqi i është përgjigjur në A2 CNN propozimit të Dashnor Sulës, i cili deklaroi se vetëm Sali Berisha mund të fitojë bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai theksoi se Berisha është një personalitet dhe atij i shkon vetëm kostumi i kryeministrit, ndërsa shton se pa pushtetin lokal, nuk mund të fitosh pushtetin qendror.
“Dash Sula nuk besoj që t’i pëlqejë roli i aktorit. Vërtet mund të ketë bërë gabime PD me Sulën por këto ide që hedh në media po ua them prerë saktë; Berisha është personalitet. Kostumi i Berishës është ai i kryeministrit dhe ka një mision për të rrëzuar Ramën dhe do ta çojë deri në fund. Dhe ta dinë shqiptarët në këtë gjendje që është PD dhe opozita e bashkuar, pavarësisht gabimeve që kemi ne duhet t’u themi shqiptarëve që nuk kemi bërë zgjedhje lokale në 2019 dhe 2023. Pa pushtet lokal nuk mund të fitosh pushtetin qendror”, u shpreh Maliqi.
Parimisht ai shprehet se në Tiranë mund t’i fitojë zgjedhjet çdo kandidat i PD-së, pasi sipas Maliqit kryeministri e qeveria janë kalbur politikisht nga krimi e betoni.
“Në Tiranë është e lehtë për t’u fituar bashkia se Rama është kalbur politikisht nga skandalet e krimet, qeveria de facto e ka mbuluar krimi. Tirana është betonizuar parqet mungojë. Kështu që çdo kandidat i PD që caktohet përballë ministres së Covidit. Unë mendoj që Berisha ka pjekurinë politike shumë të madhe dhe Berisha dyshon që do të bëhen zgjedhjet dhe pret kur të marrin formë të prerë zgjedhjet”, tha Maliqi.
Më herët në Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN ish-deputeti Dashnor Sula propozoi emrin e Sali Berishës si kandidatin e vetëm që mund të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Tiranës. -

Taulant Muka denoncon ‘grupin e strukturuar kriminal’ në Arsim: Universiteti gjerman konfirmoi mashtrimin e Manastirliut
Studiuesi dhe aktivisti për integritetin akademik Taulant Muka ka denoncuar një skandal të vërtetë të qeverisë ‘Rama 3’.Në një postim në facebook Muka shkruan se gjatë kohës kur ishte ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka falsifikuar një email dhe ka krijuar një komision me motive politike për të mos njohur titujt akademikë të tij.
Muka shton se Komisioneri për Diskriminin iu bashkua gjithashtu dhe sajuan një rast për të mos i njohur titujt e tij nga një Universitet Gjerman“Sot, universiteti gjerman ka konfirmuar mashtrimin. Kjo nxorri zbuluar grupin e strukturuar kriminal në Arsim që ka cënuar dhe integritetin e universiteteve evropiane” shkruan ai.
Postimi i Plote
“Ogerta Plagjiatura falsifikoi email-in, krijoi një komision politik me persona pa tituj akademikë dhe në kundërshtim me ligjin për të mos njohur titujt e mi. Komisioneri për diskriminin iu bashkua gjithashtu dhe sajuan një rast në një universitet gjerman për të mos njohur titujt e mi. Sot, universiteti gjerman ka konfirmuar mashtrimin.
Faleminderit që e çuat çështjen deri në këtë pikë, sepse kështu u bë e mundur të nxirrej në pah grupi i strukturuar kriminal në Arsim që ka cënuar dhe integritetin e universiteteve evropiane:). Keni 35 vite që tentoni të shkaterroni jetën e shkencëtarëve shqiptarë, por koha për drejtësi ka ardhur!” shkruan Muka.
Në nëntor 2018 Rama, emëroi Taulant Mukën si zëvendës ministër Arsimi, pasi denoncoi për plagjiaturë ish-zëvendësministrin e atëhershëm të Arsimit, Ervin Demo, i cili pas verifikimit dhe u konstatua se ishte e vërtetë Demo, dha dorëheqjen.
Por Muka qëndroi vetëm 2 javë në këtë post pasi dha dorëheqjen ‘për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë”. Ndërkohë kujtojmë sot se në qeverinë ‘Rama 4’, Ervin Demo – i cili në 2018 u kap me plagjiaturë duke publikuar në revista ndërkombëtare artikuj të kopjuar – u emërua ministër i Pushtetit Vendor, ndërsa Ogerta Manastirliu është kandidatura e Ramës për kryetar bashkie të Tiranës pas shkarkimit të Erion Velisë.
Në 2025 Taulant Muka ka akuzuar edhe Presidentin, Bajram Begaj se ka bërë plagjiaturë në një artikull shkencor mbi menaxhimin e çrregullimeve gastrointestinale të botuar në vitin 2014. -

Kthimi i Tony Blair në diplomacinë e Lindjes së Mesme, rihap plagë të vjetra dhe dyshime të reja
Kur Tony Blair u ngarkua për herë të parë me detyrën e krijimit të një paqeje të qëndrueshme midis Izraelit dhe palestinezëve në vitin 2007, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se ish-kryeministri britanik nuk ishte “supermeni” dhe “ai nuk mban pelerinë”.
Pasi dështoi të arrinte shumë sukses në atë rol, Blair po përgatitet përsëri të përballet me një nga konfliktet më të vështira në botë, pasi pranoi të shërbejë në një komitet të udhëhequr nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të drejtuar Gazën.
Përfshirja e Blair shkaktoi mosbesim midis politikanëve dhe analistëve palestinezë, si dhe midis shumë pjesëmarrësve në konferencën vjetore të Partisë së tij Laburiste në Britani – reputacioni i tij u njollos përgjithmonë nga vendimi i tij për të mbështetur pushtimin e Irakut nga George W. Bush në vitin 2003.
Por emërimi i mundshëm – nëse plani vazhdon – u mirëprit nga disa ish-diplomatë dhe kolegë të cilët argumentuan se Blair-it i besonin SHBA-të, izraelitët dhe shumë nga shtetet e Gjirit – dhe se ishte e vështirë të gjendej dikush që mund t’i bashkonte të gjitha palët.
Disa që e mbështesin atë për rolin theksuan se si kryeministër britanik, ai luajti gjithashtu një rol kyç në sjelljen e paqes në Irlandën e Veriut, pas 30 vitesh dhunë sektare atje.
HAMAS NUK DUAN ASNJË ROL PËR BLAIRIN
Zyrtari i Hamasit Taher Al-Nono, hodhi poshtë çdo rol për Blair-in, duke thënë se grupi nuk do të pranonte vendosjen e “kujdestarisë së huaj mbi popullin tonë”.
“Njerëzit tanë janë më të aftë të menaxhojnë vetë punët e tyre”, tha ai.
Blair u përfshi në propozimin e paqes prej 20 pikash të Trump për Gazën, i cili do t’i jepte fund luftës midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit dhe do të shihte një “Bord Paqeje” të mbikëqyrësve ndërkombëtarë që të merrte një rol, të udhëhequr nga Trump dhe duke përfshirë Blair në një rol të papërcaktuar.
Trump tha se Blair kishte kërkuar të bashkohej me bordin, dhe e përshkroi atë si një “njeri shumë të mirë”.
Zyra e Blair nuk pranoi të komentojë më tej mbi ndonjë rol, por lëshoi një deklaratë duke thënë se propozimi ishte një “plan i guximshëm dhe inteligjent”, i cili ofron shansin më të mirë për t’i dhënë fund luftës.
72-vjeçari kaloi 10 vjet si kryeministër në Britani dhe, disa orë pasi dha dorëheqjen në vitin 2007, ai u emërua si i dërguari i Lindjes së Mesme që përfaqësonte SHBA-në, Rusinë, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, i ngarkuar me ndërtimin e institucioneve palestineze dhe promovimin e zhvillimit ekonomik.
Por qëllimi i tij i deklaruar për të siguruar një zgjidhje të negociuar me dy shtete, nuk pati përparim dhe bisedimet e paqes që po niseshin, dështuan në vitin 2014. Shumë palestinezë ende e shohin atë me dyshim për një rol ndërmjetësues, që e shihnin si favorizues të Izraelit.
Që prej dorëheqjes në vitin 2015, ai ka themeluar Institutin Tony Blair, i cili këshillon qeveritë dhe ka si mbështetës financiar themeluesin e Oracle, Larry Ellison. Blair ka qenë gjithashtu këshilltar në JPMorgan që nga viti 2008, duke qenë anëtar i këshillit ndërkombëtar të bankës më të madhe amerikane, i cili këshillon mbi gjeopolitikën.
BLAIR KRITIKOHET PËR IRAKUN, SI SHUMË I AFËRT ME IZRAELIN
E kaluara e Blair mund të zemërojë palestinezët, të cilët e shohin atë si të anshëm ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, dhe, si shumë arabë, e shohin pushtimin e Irakut si një krim lufte, tha Hani Al-Masri, një komentator mbi politikën palestineze në Ramallah.
“Tony Blair është një nga gjërat qesharake”, tha ai. “Reputacioni i tij midis palestinezëve është i zi.”
Një diplomat nga një vend i Lindjes së Mesme që merrte pjesë në konferencën e Partisë Laburiste, qeshi me të madhe kur u pyet për përfshirjen e Blair, duke thënë: “shumë toksike”.
Por një ish-ambasador britanik që punoi nën Blair në rajon, tha se ishte gabim ta shihje Blair si të anshëm ndaj Izraelit, vetëm se ai e kuptonte që zgjidhjet do të duhej të ishin të pranueshme për udhëheqësit e zgjedhur të Izraelit.
“Ai e kupton se, pavarësisht të gjitha të metave të tij, Izraeli është një demokraci. Duhet të punosh me Izraelin për mirë a për keq – dhe në vitet e fundit, për keq – por ai është i gatshëm ta bëjë këtë.”
MBËSHTETËSI PËRQAFON ‘AFTËSINË E BLAIR PËR TË NDËRRUAR URËN’
Tom Kelly, zëdhënësi i Blair kur ai ishte kryeministër, tha se kushdo që kërkonte një figurë universalisht popullore në Lindjen e Mesme do të ishte “duke kërkuar për një kohë shumë, shumë të gjatë”, por se Blair kishte aftësinë të kuptonte të gjitha perspektivat dhe të pikturonte një pamje të një të ardhmeje më të mirë.
Miran Hassan, drejtori i Këshillit Laburist të Lindjes së Mesme, i cili erdhi në Britani si refugjat nga Iraku në vitin 1999, i tha Reuters se, megjithëse nuk do të ishte popullor duke thënë këtë, Blair mund të jetë ende një zgjedhje e mirë.
“Ai ka aftësinë për të lidhur marrëdhëniet diplomatike në nivele tepër të larta, ku mund të merren vendime”, tha ai. “Mendoj se kjo do të jetë e dobishme”.
Por shumë ligjvënës dhe mbështetës brenda partisë së qendrës së majtë, që dikur drejtonte Blair, nuk mund të shihnin përtej rolit të Blair në Irak.
Kim Johnson, një anëtare e parlamentit nga radhët e Partisë Laburiste, i tha Reuters se mendonte që përfshirja e tij ishte “e skandaloze dhe e neveritshme. Ai është personi krejtësisht i gabuar, për një punë që ka të bëjë me përpjekjen për të gjetur paqe”./ Reuters.
-

‘Koka derrash dhe mbishkrime islamofobe në Francë dhe Gjermani’ – provokimet e 11 serbëve të arrestuar
Autoritetet e Serbisë i kanë arrestuar njëmbëdhjetë shtetas serbë, të dyshuar për një sërë aktesh provokative me prapavijë raciste dhe fetare, të kryera nga prilli deri në shtator të këtij viti në territorin e Francës dhe Gjermanisë.
Mes veprimeve për të cilat dyshohen janë: hedhja e ngjyrës së gjelbër në Muzeun e Holokaustit dhe disa sinagoga në Paris, vendosja e kokave të derrave para objekteve fetare myslimane, si dhe vendosja e mbishkrimeve me përmbajtje antisemite dhe islamofobe.
Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe përgjatë asaj periudhe pritet të merren në pyetje nga prokurorët. Autoritetet franceze, gjermane dhe ato serbe ende nuk kanë dhënë më shumë përgjigje në pyetjet e Radios Evropa e Lirë lidhur me rastin.
Sipas burimeve të afërta me hetimet, personi i identifikuar me inicialet M.G., që dyshohet se ka organizuar dhe trajnuar grupin në Serbi, është në arrati.
Provokimet filluan me ‘kokat e derrave’
Fillimi i shtatorit shënoi njërin prej incidenteve më të rënda: para nëntë xhamive në Paris u vendosën koka derrash dhe disa mbanin edhe emrin e presidentit francez, Emmanuel Macron. Ministri i Brendshëm i Francës reagoi menjëherë, duke njoftuar nisjen e një hetimi të plotë.
Policia franceze njoftoi se përmes kamerave të sigurisë është identifikuar një makinë me targa serbe dhe dy persona që i kanë lënë kokat e derrave para xhamive. Një fermer nga Normandia ka dëshmuar se u ka shitur 12 koka derrash dy personave që udhëtonin me veturë ‘me targa që dukeshin si të Serbisë’.
Ngjyrë e gjelbër mbi simbolet hebraike
Tre muaj më herët, në fund të majit, Muzeu i Holokaustit, tri sinagoga dhe një restorant hebraik në qendër të Parisit u vandalizuan me ngjyrë të gjelbër. Për këtë incident nuk mori përgjegjësi asnjë grup, por policia arrestoi tre shtetas serbë disa ditë më vonë.
Sipas gazetës The Brussels Times, hetuesit dyshojnë se pas këtyre veprimeve mund të qëndrojë Rusia. Të arrestuarit, thuhet në raportin e gazetës, ishin ‘ekzekutues të zakonshëm, të motivuar nga paraja dhe të pavetëdijshëm për implikimet gjeopolitike të veprimeve të tyre’.
Hetime për ndikimin rus
Sipas të përditshmes franceze Le Monde, autoritetet franceze po hetojnë nëse këto aksione janë pjesë e një strategjie të ndërhyrjes së huaj, me synimin për të shkaktuar përçarje në shoqërinë franceze. Një shtetas serb dyshohet se ka organizuar dy operacione të tilla në Paris dhe rrethinë, për të cilat është lëshuar urdhërarrestim ndërkombëtar.
Hetuesit francezë, bazuar në bashkëpunimin me shërbimet partnere, dyshojnë për përfshirjen e shërbimit ushtarak rus të inteligjencës (GRU), megjithëse nuk ekzistojnë ende prova konkrete që konfirmojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me Moskën.
Rasti i ‘duarve të kuqe’
Ngjarjet e fundit janë krahasuar nga zyrtarët francezë me të ashtuquajturin ‘rasti i duarve të kuqe’ të majit të vitit 2024, kur mure të Memorialit të Holokaustit në Paris u spërkatën me grafite të duarve të kuqe – një akt që u dënua ashpër nga Presidenti Macron si ‘antisemitizëm i neveritshëm’.
Në një prononcim për televizionin BFMTV, prokurorja franceze, Laure Beccuau ka deklaruar se autorët e këtyre sulmeve janë shtetas të Evropës Lindore, të cilët shpesh fotografojnë aktet e tyre dhe ua dërgojnë personave jashtë Francës.
Francë është vendi me komunitetin më të madh hebraik, pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, dhe gjithashtu strehon popullatën më të madhe myslimane në Evropë.
Pas sulmit të Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi tjera – ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 dhe ofensivës së mëvonshme izraelite në Gazë, tensionet brenda Francës janë rritur dukshëm.
Në këtë kontekst, Franca ka akuzuar më herët Rusinë për përpjekje për destabilizim përmes fushatave të dezinformimit dhe nxitjes së ndarjeve sociale.
Kampet e trajnimit në Serbi për destabilizimin e Moldavisë?
Vetëm disa ditë para arrestimeve në Francë dhe Gjermani, në Serbi janë ndaluar dy persona të tjerë, të dyshuar për organizimin e trajnimeve luftarake për qytetarë nga Moldavia dhe Rumania. Trajnimet dyshohet se kishin për qëllim përgatitjen e pjesëmarrësve për përleshje me policinë moldaviane gjatë zgjedhjeve të 28 shtatorit.
Sipas autoriteteve moldaviane, pjesa më e madhe e të dyshuarve për këtë plan ishin trajnuar në Serbi dhe vepronin në koordinim me elementë kriminalë të lidhur me Federatën Ruse.
Serbia, e cila synon integrimin në Bashkimin Evropian, ka ruajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë, dhe është i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës. /REL/