Një 15-vjeçar nga Gjirokastra është shpallur i zhdukur prej më shumë se 7 orësh. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij, të cilët i janë drejtuar mediave për ndihmë, duke apeluar tek çdo qytetar që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e adoleshentit.
I mituri quhet Mateo Kalemi, 15 vjeç, rreth 1.80 i gjatë, me sy bojëqielli. Në momentin e fundit që është parë, ka qenë i veshur tërësisht me të zeza dhe me atlete ngjyrë gri. Sipas dëshmive të familjarëve, ai është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 pranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës. Për shkak se nuk kishte para për biletën, dyshohet se mund të jetë nisur me ndonjë mjet rastësor.
Familjarët shprehen shumë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë. Aktualisht, policia ka nisur kërkimet dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për të zbuluar drejtimin që ka marrë adoleshenti, por deri tani pa rezultat.
Apeli i familjes: “Kushdo që mund të ketë informacion, ju lutem të kontaktojë menjëherë në numrat 0698178649 ose 0698571981. Prindërit janë jashtëzakonisht të shqetësuar, ju lutemi ndihmoni.”
Month: September 2025
-

“U nis pa lekë drejt Tiranës”, zhduket pa gjurmë adoleshenti nga Gjirokastra, familja bën thirrje për ndihmë
-

“Emri im është përdorur si tabelë qitjeje për vëmendje”/ Parashqevi Simaku: Po më ulin dinjitetin për disa klikime
Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në SHBA, në një postim në rrjetet sociale i është përgjigjur disa deklaratave të bëra kundër saj në media.
Simaku shkruan se prej 10 muajsh emri i saj është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që kërkojnë të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave.
“Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.”, thekson këngëtarja në postimin e saj.
Më tej Simaku shton se vazhdon rrugën e saj me dinjitet sdhe të vërtetën në krah.
Postimi i plotë i Parashqevi Simakut:
Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.
Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.
Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.
Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime. -

Prokurorët kërkojnë dënim maksimal për Diddyn/ Ja sa vite rrezikon producenti i njohur i shpallur fajtor për prostitucion
Sean “Diddy” Combs mund të përballet me një dënim deri në 11 vjet e tre muaj burg, pasi prokurorët federalë i kërkuan gjyqtarit të martën të vendosë këtë masë pas shpalljes së tij fajtor këtë verë për dy akuza për transportim me qëllim prostitucioni.
Rekomandimi i dënimit erdhi pak pas mesnatës dhe vetëm disa ditë para se Combs të dënohej, gjë që është planifikuar të premten. Në korrik, ai u shpall fajtor nga një juri federale, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe komplot shantazhi.
Në memorandumin e tyre, prokurorët kërkojnë gjithashtu një gjobë prej 500,000 dollarësh, duke theksuar se krimet e tij janë serioze dhe kanë justifikuar dënime mbi 10 vjet për të pandehurit që përdorin dhunën dhe frikën për të kontrolluar të tjerët. Ata shtuan se Combs nuk ka shfaqur pendesë për veprimet e tij.
Gjatë gjyqit, prokurorët e akuzuan artistin për përdorimin e famës, pasurisë dhe ndikimit të tij për të detyruar dy ish-të dashurat e tij të merrnin pjesë në takime seksuale të orkestruara nga droga dhe eskorta meshkuj. Mbrojtja ka mohuar trafikimin dhe shtrëngimin, duke deklaruar se aktiviteti ishte konsensual dhe pjesë e një “stili jetese midis çifteve që shkëmbenin partnerë”.
Combs është mbajtur në burg federal në Bruklin që nga arrestimi i tij në shtator 2024. Avokatët e tij kërkuan një dënim më të lehtë, jo më shumë se 14 muaj, duke marrë parasysh kohën e kaluar në burg dhe rehabilitimin e tij gjatë këtij periudhe.
Sipas CNN, departamenti i lirimit me kusht në SHBA ka rekomanduar një dënim prej pesë deri në shtatë vjet burg.
Në dokumentet e dërguara gjykatës, prokurorët theksuan se Combs përpiqet të “riinterpretojë dekadat e abuzimit thjesht si marrëdhënie të ndërsjella toksike” dhe se ai “nuk është viktima”. Ata kërkuan që gjykata të marrë parasysh ndikimin e tij të drejtpërdrejtë mbi viktimat.
Mes letrave të dorëzuara ishte edhe ajo e Casandra “Cassie” Ventura, ish e dashura e Combs, e cila dëshmoi për marrëdhënien dhjetëvjeçare që sipas saj ishte e shënuar nga abuzimi fizik dhe emocional. Në letrën e saj drejtuar gjyqtarit, Ventura kërkoi që dënimi i Combs të reflektojë përvojën e saj si viktimë dhe të marrë parasysh makthet dhe nevojën për kujdes psikologjik që ajo vazhdon të ketë.
“Nëse ai lirohet, veprimet e tij të para do të jenë hakmarrje ndaj meje dhe të tjerëve që folën për abuzimin e tij në gjyq,” shkruan Ventura. “Shpresoj që vendimi juaj të marrë në konsideratë të vërtetat që juria nuk arriti t’i shihte.”
Dënimi i Combs pritet të shpallet këtë të premte, duke vënë një pikë të rëndësishme në një nga rastet më të ndjekura të një artisti të famshëm në SHBA. -

Zyrtari amerikan: Putini po nxjerr tanket nga muzetë, forcat ruse janë shkatërruar
I dërguari i SHBA-së në Ukrainë, Keith Kellogg, është pyetur se çfarë do të duhej të bënte Presidenti rus Vladimir Putin që SHBA-të të reagonin drejtpërdrejt.
“Mendoj se llogaritja është te Putini”, ka thënë ai.
“Nëse i shikoni forcat e tij ushtarake, ato janë shkatërruar plotësisht. Kur shikoni njësitë e tij në vijën e parë të frontit, ato u shkatërruan në vitin e parë të asaj lufte”, tha Kellogg më tej.
“Ai po nxjerr tanket nga muzetë për t’i çuar në vijën e frontit”, vijoi ai.
Kellogg thotë se për sa kohë që aleanca e NATO-s është shumë konsistente, nuk ka nevojë të vizatohen vija të kuqe të mëtejshme.
“Ai [Putini] e ka problemin, jo Perëndimi”, tha mes të tjerash Kellogg.
“Ai duhet ta marrë atë vendim, jo Perëndimi. Perëndimi është shumë mirë i lidhur dhe unë kam besim të madh edhe tek ai”, përfundoi Kellogg. -

“Mirupafshim” Juventus dhe Serie A, dy klube të mëdha në garë për Vlahovic
30 Shtator 2025
21:15
Telesport
Dusan Vlahovic e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të ri, duke shënuar 4 gola deri tani. Megjithatë, e ardhmja e tij duket larg Juventusit dhe Serie A.
Kontrata e sulmuesit serb skadon në qershorin e vitit të ardhshëm dhe te Juventus po mendojnë për shitjen e tij për në merkaton e janarit, në mënyrë që të mos largohet si lojtar i lirë në verë.
Mediat britanike raportojnë se e ardhmja e Vlahovic do jetë në Bundesligë ose Premier League. Bayern Munich dhe Manchester United, janë aktualisht dy ekipet më të interesuara për sulmuesin serb.
Të dy ekipet në fjalë dëshirojnë ta transferojnë atë si lojtar të lirë, por nuk përjashtohet mundësia për një lëvizje gjatë merkatos së janarit, gjithmonë nëse Juventus nuk e tepron me çmimin e kërkuar. -

“Digjet” Stambolli, Osimhen ndëshkon Liverpool-in. Gjithçka e lehtë për Bayern ndaj surprizës qipriote (video)
30 Shtator 2025
21:26
Telesport
Kanë ardhur golat e parë në sfida e mbrëmjes në Champions League. Një nga ndeshjet më interesante është ajo që po luhet në Stamboll, aty ku Galatasaray po fiton 1-0 ndaj Liverpool.
Në minutën e 15-të, Yilmaz pengohet në zonë nga Dominik Szoboszlai, arbitri jep penallti. Victor Osimhen me një qetësi të frikshme nuk gabon përballë Alisson dhe dërgon topin në rrjetë. Nis festa në Stamboll, super atmosferë në “Rams Park”. SHIKOGOLIN
Ndërkohë, Bayern është duke fituar në Limassol 0-2 ndaj debutuesve të këtij sezoni, Pafos. Për bavarezët shënuan Kane 15′ dhe Guerreiro 21′. Anglezi shënoi pas një asisti të marrë nga Olise. Guerreiro shënoi pas një aksioni model dhe asistit të Nicolas Jackson.
SHIKOGOLAT
-

CHAMPIONS LEAGUE: Inter, Bayern, Atletico dhe Chelsea “ok”, zhgënjen vetëm Liverpool nga ekipet e mëdha
Janë mbyllur pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Metropolitano”, Atletico Madrid po fiton 3-0 ndaj Eintracht Frankfurt. “Colchoneros” gjetën avantazhin që në minutën e 3-të me Giacomo Raspadori. Në minutën e 33-të, Robin Le Normand dyfishon shifrat, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në fund të pjesës së parë, Antoine Griezmann shënon golin e tretë, pas asistit të Julian Alvarez.
Në Limassol, Bayern po fiton 1-4 ndaj debutuesve të Pafos. Për bavarezët shënuan fillimisht dy gola të shpejtë Kane 15′ dhe Guerreiro 21′. Anglezi shënoi pas një asisti të marrë nga Olise. Guerreiro shënoi pas një aksioni model dhe asistit të Nicolas Jackson. Ndërkohë që në minutën e 30-të, ishte radha e Jackson për të shënuar golin e tretë, pas asistit të Olise. 4 minuta më pas, Harry Kane shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për bavarezët. Për vendasit shënoi Orsic në fund të pjesës së parë.
Në “San Siro”, Inter është duke fituar 2-0 ndaj Slavia Prague. Lautaro Martinez zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të, pas një gafe fatale të portierit mik. Në minutën e 34-të, Denzel Dumfries dyfishon shifrat pas asistit të Thuram.
Chelsea është duke fituar 1-0 në “Stamford Bridge” ndaj Benfica, falë një autogoli të Richard Rios, pas një topi të futur në zonë nga Garnacho.
Galatasaray është duke fituar 1-0 ndaj Liverpool. Në minutën e 15-të, Yilmaz pengohet në zonë nga Dominik Szoboszlai, arbitri jep penallti. Victor Osimhen me një qetësi të frikshme nuk gabon përballë Alisson dhe dërgon topin në rrjetë. Në ndeshjet e tjera, Marseille po fiton pastër 3-0 ndaj Ajax, Bodo/Glimt-Tottenham 0-0.
SHIKOGOLATETEGJITHANDESHJEVE -

Ndodh në La Liga, shënohen dy gola për një minutë. Ekipi i rikthyer pas 24 vitesh bën surprizën e madhe (video)
Pavarësisht se vëmendja e të gjithëve sonte është në ndeshjet e Champions League, në La Liga, Valencia dhe Real Oviedo, u përballën në “Mestalla”, në ndeshjen e fundit të javës së shtatë.
Vendasit e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin pas 4 minutash lojë, ku Arnaut Danjuma shënon një gol shumë të bukur me një veprim fantastik akrobatik. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Valencia-n.
Në minutën e 75-të, holandezi Danjuma gabon nga pika e bardhë e penalltisë, ku mund të kishte vulosur fatin e ndeshjes. Përmbysja e madhe e Real Oviedo, ndodhi brenda një minute.
Në minutën e 85-të, Luka Ilic shënon pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe rrëmujës në zonë. Megjithatë, Real Oviedo nuk mjaftohet me kaq dhe gjen golin e avantazhit, pas një aksioni të shpejtë, ku Salomon Rondon dëegon topin në rrjetë. Në minutat shtesë, Oviedo luajtu me një lojtar më pask, pasi autori i golit të parë, Luka Ilic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës.
Real Oviedo, e rikthyer në La Liga pas 24 vitesh, merr fitoren e dytë për këtë sezon dhe tani renditet në vendin e 14-të me 6 pikë, ndërsa Valencia mbetet në vendin e 12-të me 8 pikë.
SHIKOGOLAT -

Adriana Kalaja: Dua të garoj për Bashkinë e Tiranës, e kam gati platformën për të fituar
“Duke parë që disa figura që duhet të kandidonin, duke rrezikuar pak nga vetja, refuzuan për ta bërë një gjë të tillë, jam vetofruar”.
Kështu u shpreh Adriana Kalaja, Kryetare e Gjykatës së Apelimit të PD, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, duke folur për garën për Bashkinë e Tiranës.
“Jo se kam thënë dua të kandidoj, por i kam shfaqur disponibilitetin tim Partisë Demokratike. Platformën e kam gati sepse, për kujtesë të publikut, kam garuar në primaret e vitit 2022 për zgjedhjet e 2023”, tha Kalaja.
Kur u pyet nëse do të ishte dakord që kandidati të ishte vetë Sali Berisha, Kalaja u përgjigj: “Patjetër, nëse ka mbështetje. Zoti Berisha ka bërë fushatë spektakolare, ndërkohë që ata të listës së mbyllur flinin gjumë. Kemi problemet tona, nuk kemi bërë ende analizën e brendshme se ku çeduam. Nëse nuk gjejmë gabimet, nuk zgjidhim dot problemet për zgjedhjet e ardhshme. Nëse nuk dalim dot me një figurë fituese, kush më mirë se zoti Berisha mund ta bëjë këtë, aq më shumë që jemi koshientë se ato 500 mijë vota janë të Sali Berishës, na pëlqen apo jo neve”. -

“Kandidatura e PD për Tiranën, në ngërç”/ Ilir Alimehmeti: Zgjedhjet në Tiranë, shans i artë për opozitën
Kreu i këshilltarëve bashkiakë demokratë, Ilir Alimehmeti thotë se aktualisht, kandidatura e PD për Tiranën, është në ngërç.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alimehmeti u shpreh se ekzekutimi politik i Erion Veliajt nga kryeministri Edi Rama dhe mbajtja e zgjedhjeve në Tiranë, është shans i artë për opozitën.
“Nuk e di. Unë dua të them diçka. Kam një parim, ne kishim mision largimin e Erion Veliajt. Opozita këtë e ka shansin e artë. Është dashur të punohej me dy duar. Njëra dorë, ishte ajo e goditjes. Nga krahu tjetër, është dashur punimi me ekipin për Tiranën. Kjo dorë e dytë nuk ka punuar aq mirë sa dora e parë. Do duhej të ishte punuar më përpara, dihej që kjo ditë do vinte. Të paktën që nga 10 shkurti. Unë i dua një orë e më parë, shpejtësia e përgatitjes duhet një orë e më parë. Erion Veliaj u ekzekutua politikisht nga Edi Rama. Ne duhet ta shfrtyrëzojmë këtë moment, me një kandidaturë të qartë. Do duhet të kishim qenë më përpara. Një orë e më parë duhen bërë gati për fushatën e radhës. Gafa e PD ka qenë moshyrja në zgjedhjet e 2019, dhe e paguan haraçin në 2021. Unë kam për detyrë të përdor çdo mjet, që të shihet, nëse nuk shihet”, theksoi ai.