Ish-deputetja e PL-së Monika Kryemadhi ishte mbrëmjen e sotme në Log. News24 për të sqaruar procesin ligjor ndaj saj në, teksa po hetohet së bashku me ish-bashkëshortin Ilir Meta për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.
Kryemadhi hedh poshtë akuzat ndaj saj dhe Metës, teksa thekson se asnjë pasuri e fshehur nuk ka dalë në dritë. Nga ana tjetër, hedh poshtë dhe akuzat e lidhjeve të Metës me biznesmenin Kastriot Ismailajn. Ndërkohë që shton se dolën akuza dhe për floririn e Krrabës dhe se Meta ka miniera në Afrikë, por që nuk dolën të vërteta.
Monika Kryemadhi: E para në të gjithë pazëllin e gjithë dosjes që është krijaur dhe sajuar. Mendoja se në ato 120 fletë vendimi të shkallës së parë mendoja se ishin po themi keqinterpretim apo skuzë për një veprim politik që deri diku e mendoja si moment dobësimi apo euforie nga SPAK. Në apel ishin 34 fashikuj, në seancën e masës së sigurisë ishin tallje qesharake talleshin me një ish presidenti unë deputete. Në këtë këndvështrim sado që mendon se do përballem me drejtësinë, dosja nuk ka asgjë ligjore. Është një gjueti shtrigash dhe një opinionin publik i krijuar nga media të paguara dhe struktura politike të caktuara. PD-ja në një anë dhe PS në anën tjetër dhe perceptimi publik iu bashkangjit një fletë rrufe.
Që të ketë pastrim parash duhet të ketë vepër penale. Që të fshehësh pasuri duhet të gjesh cilën pasur që është fshehur. Ju e dini që doli gazeta në Austri që thoshte se Ilir Meta ka miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë. Akuzuan se Monika Kryemadhi ka bërë operacione 280 mijë euro. I gjetën nuk i gjetën. Akuzuan se Meta ka fjetur në një dhomë me Kastriot Ismailin i erdhi letërporosia se nuk ka fjetur në asnjë vend me Kastriot Ismaili.
Doli që nuk ke favorizuar Kastriot Ismailin por e ka çuar në gjyq. Akuzat kanë dalë si rezultat i një perceptimi të opinionin publik. Disa portale të financuar nga inceneratori i Tiranës ka studio më të mira se ju. Disa media thonë se Kryemadhi ka ofshore në Qipro. A e mbani mend floririn e Krrabës që akuzojnë se e ka marrë Ilir Meta. Po ashtu e ka zemrën ai flori. Nuk ka prona të fshehta.
Month: September 2025
-

“I gjetën minierat e Ilir Metës në Afrikë?”/ Ja si pergjigjet Kryemadhi: Ashtu ka vetëm zemrën
-

“Kam lindur në mes të Tiranës”, Monika Kryemadhi thyen heshtjen: Ja e vërteta e pasurisë time
Ish-deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka cilësuar një “gjueti shtrigash” akuzat e ngritura ndaj saj dhe ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta, ndërsa ka sqaruar edhe se nga i buron pasuria.
E ftuar në një emision televiziv, Kryemadhi theksoi se nuk ka asnjë provë konkrete për pretendimet që janë bërë ndaj saj, ndërsa ironizoi disa prej tyre si “absurde dhe të pavërtetuara”.
“Gjithçka është një gjueti shtrigash. PD në një anë, nuk them që nuk ka sulmuar LSI-në dhe Ilir Metën. PS po ashtu. Por perceptimi publik iu bashkua një fletërrufeje. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston. Një artikull thoshte që kam miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë këta?”, deklaroi ajo, ndërsa shtoi se procedimi ndaj saj nga SPAK ka nisur mbi bazën e një padie të dorëzuar nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryemadhi foli edhe për pasurinë e saj dhe të familjes, duke theksuar se çdo e ardhur është e dokumentuar dhe e deklaruar, ndërsa tha se pasuria më e madhe e saj është familja.
“Familja është pasuria ime më e madhe. Pasuria nuk janë paratë, për mua është familja. Se mund të kesh paratë, por të shtyp makina sa del në rrugë. Unë nuk jam e pasur, por nuk jam as e varfër. Nga buron pasuria ime? Të ardhurat. Monika Kryemadhi ka lidhur në mes të të Tiranës, te pallatet Shallvare, në kate të pare”, tha ajo.
Ajo u ndal edhe tek blerja e apartamentit në zonën e Bllokut, për të cilin SPAK ka ngritur dyshime për pastrim parash.
“Shtëpia në Bllok është blerë me kredi bankare 200 mijë euro dhe 200 mijë euro të tjera nga fitimi i apartamentit në Qerret. E gjitha është e deklaruar”, tha ajo.
Monika Kryemadhi: Gjithçka është një gjueti shtrigash. PD në një anë, nuk them që nuk ka sulmuar LSI-në dhe Ilir Metën. PS po ashtu. Por perceptimi publik iu bashkua një fletërrufeje. Asnjë prej akuzave ndaj meje nuk ekziston. Një artikull thoshte që kam miniera në Afrikë. I gjetën minierat në Afrikë këta? Akuzuan se kam bërë operacione plastike 280 mijë euro. I gjetën?….
Familja është pasuria ime më e madhe. Pasuria nuk janë paratë, për mua është familja. Se mund të kesh paratë, por të shtyp makina sa del në rrugë. Unë nuk jam e pasur, por nuk jam as e varfër. Nga buron pasuria ime? Të ardhurat. Monika Kryemadhi ka lidhur në mes të të Tiranës, te pallatet Shallvare, në kate të pare… Nuk po merrem me 91-91, duke pasur parasysh origjinën e mamasë sime, nga Dibra, me kushërinj, kur u hapën kufijtë i erdhën nga Amerika nga ishin nga nuk ishin.Po e nis nga 1995, pallati në Shallvare, në kat të parë, ishte 3 dhoma një gazhinë, kam dhe një kontratë qiraje të asaj kohe me një komani turke, Gintash. Nuk kishte pallate private, kontrata është tre vjeçare, ka qenë 500 dollarë. Ka qenë kontrata tjetër me 1 milion e gjys në muaj. 2001-2006 është prape kontratë tjetër qiraje, me 2.5 milionë lekë, aq ka qenë dhënë me qira. Kemi qenë bashkëpronar me mamanë. Nga këto kontrata, familja ime ka pasur të ardhura 200 mijë dollarë, nga 1995-2006.
Në 2002 kemi blerë një apartament në Qerret të deklaruar, e kemi shitur në 2006. SPAK thotë se nuk e kemi deklaruar. Është blerë 60 mijë dollarë, është shitur 300 mijë dollarë, është ajo vlerësim zhvlerësim që flasin sot. 200 dhe 300 bëjnë 500 mijë dollarë.
Blerja e shtëpisë në Bllok që SPAK pretendon se kemi bërë pastrim parash, unë mamaja ime dhe Ilir Meta, është blerë 200 mijë euro me kredi bankare dhe 200 mijë euro nga 300 mijëshja kjo. Është e gjitha e deklaruar…. -

Qeveria shqiptare në tryezë me mafian? Gazetari trondit me deklaratën: Paratë e krimit po legalizohen me…
Gazetari Klodian Tomorri ishte i ftuar në një emision televiziv, ku komentoi mbi hetimet ndërkombëtare që lidhen me krimin e organizuar dhe përfshirjen e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në struktura të dyshimta.
‘Hetimet në Belgjikë flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare, hetimet në Itali flasin për të njëjtën gjë, – u shpreh Tomorri. – Sigurisht ky është një skandal në vetvete, pavarësisht gjithë të tjerave që ne nuk kemi emrin dhe tani këtu ka nisur xhiroja e emrave, ishte ky apo ishte ai.’
Duke bërë krahasime me takimet historike të organizatave kriminale ndërkombëtare, gazetari theksoi se situata është e paprecedentë në kontekstin e përfshirjes së shtetit në veprime të tilla.
‘Ne jemi në kushtet, sepse historia ka parë takime ndërkombëtare të mafias, që nga ai i Nju Jorkut, takimi i famshëm i Palermos ku shkuan të gjithë krerët e Cosa Nostras. Por kanë qenë takime mafioze, nuk ka patur ndonjë qeveri që ka dërguar përfaqësuesit e vet në një takim të mafias. Kjo është pjesa që duhet të hetohet më tej.’
Tomorri solli në vëmendje edhe rastet kur provat direkte mungojnë, por tregues të tjerë indirektë janë më se të mjaftueshëm për të ngritur dyshime të forta.
‘Këtu jemi si tek rasti i Departamentit të Shtetit apo çështjes së ‘Tigrave’, ku ne nuk i provojmë dot se ku kanë shkuar paratë, por kemi fakte të tjera që mund t’i provojmë.’
Ai shtoi se ndonëse emrat konkretë nuk janë bërë publikë ende, faktet në terren flasin vetë: persona të lidhur me narkotrafikun ndërkombëtar janë aktualisht investitorë aktivë në Shqipëri, veçanërisht në zonat turistike.
‘Fakti është se, biznesmenët apo ata që quhen si koka të narkotrafikut që kanë qenë pjesë në atë takim, pronat e tyre po zhvillohen në Shqipëri dhe janë pronarë të pjesës më të madhe në bregdet. Mbi pronat e tyre po ndërtohen resorte luksoze me lejen e qeverisë shqiptare.’
Për gazetarin investigativ, lidhjet mes qeverisë dhe krimit të organizuar nuk janë thjesht çështje hetimi jashtë vendit, por janë të dukshme në vendimet dhe veprimet konkrete të institucioneve shqiptare.
‘Pra nuk kemi nevojë të shkojmë deri në Aruba për të provuar mpleksjen e qeverisë në këtë histori. Mjafton të shohim vendimet e qeverisë dhe se atë që qeveria bën,’ përfundoi Tomorri. -

Familja ka humbur kontaktet, kërkohet ndihmë për gjetjen e 15-vjeçarit
Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 21:39
Mateo Kalemi, 15-vjeç nga Gjirokastra është shpallur i zhdukur nga familjarët prej më shumë se 7 orësh. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij, të cilët i janë drejtuar mediave për ndihmë, duke apeluar tek çdo qytetar që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e adoleshentit.
Në momentin e fundit që është parë, ka qenë i veshur tërësisht me të zeza dhe me atlete ngjyrë gri. Sipas dëshmive të familjarëve, ai është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 pranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës. Për shkak se nuk kishte para për biletën, dyshohet se mund të jetë nisur me ndonjë mjet rastësor.
“Kushdo që mund të ketë informacion, ju lutem të kontaktojë menjëherë në numrat 0698178649 ose 0698571981. Prindërit janë jashtëzakonisht të shqetësuar, ju lutemi ndihmoni”. -

Lefter Maliqi zbulon takimin e fshehtë Veliaj-Dako në burg
Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 21:46
Ish-deputeti i PD, Lefter Maliqi tregon se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është dërguar sërish në burgun e Durrësit për të bindur Erion Veliajn që të pranojë shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës.
Sipas tij shkarkimi i Veliajt është një lojë politike, në një kohë kur opozita e ka akuzuar Veliajn për inceneratorët e 5D. Maliqi thekson edhe se Gjykata Kushtetuese do ta pezullojë, pasi nuk ka shkak ligjor për shkarkimin e tij.
”Haberi ka qenë; prano shkarkimin se nesër do dalësh nga burgu, por duke ditur pabesinë, pavarësisht se nuk flet. E çoi për t’i mbushur mendjen, i mati dhe tensionin. Kishte luhatje të tensionit”, tha Maliqi në A2 CNN. -

BBC analizon marrëveshjen e Trump për Gazën dhe interpretimet
Bota E Martë, 30 Shtator 2025 21:54
Plani i presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të rindërtuar territorin e shkatërruar po fiton gjithnjë e më shumë momentum në arenën ndërkombëtare. Mbështetja vjen kryesisht nga vetë Trump, por edhe nga një sërë vendesh arabe dhe islame, përfshirë Jordaninë, Egjiptin, Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistanin, Indonezinë dhe Turqinë.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e ka mbështetur publikisht planin, ndonëse në të përmendet një rrugë drejt shtetësisë palestineze, një ide që ai e ka kundërshtuar vazhdimisht. Presidenti ka vendosur një afat të qartë: Hamasi ka “3 deri në 4 ditë” kohë për ta pranuar ose refuzuar marrëveshjen. Nëse përgjigjja është negative, lufta do të vijojë.Ironikisht plani i propozuar nga Trump ngjan shumë me një iniciativë të mëparshme të presidentit Joe Biden, e cila nuk u realizua për shkak të kundërshtimeve të qeverisë izraelite. Trump po ushtron presion të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit për të ndalur luftën. Pas përplasjes së fortë që pati me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, askush nuk dëshiron të jetë në vendin e gabuar përballë Trump.
Para se të largohej nga Uashingtoni, Netanyahu publikoi një video për publikun izraelit ku u shpreh se nuk ka pranuar asnjë shtet palestinez dhe se Izraeli do të “kundërshtojë me forcë” një ide të tillë. Ai tha se këtë e ka diskutuar edhe me vetë Trump, i cili, sipas tij, është në një mendje. Dokumenti i propozuar nga Trump është i paqartë në detaje, por lë të kuptohet se pas reformimit të Autoritetit Palestinez dhe pas përmbushjes së disa kushteve, “mund të jenë krijuar rrethanat për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze, si një aspiratë legjitime e popullit palestinez.”
Kjo është pikërisht pjesa që ka ngjallur reagime të forta në Tel Aviv. Ekstremistët e djathtë në koalicionin qeverisës të Netanyahut e kanë cilësuar planin si “një kapitullim të rrezikshëm”. Ministri i Financave dhe lideri i kolonëve, Bezalel Smotrich, e krahasoi atë me Marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938 – ku Fuqitë e Mëdha detyruan Çekosllovakinë t’i dorëzojë territorin Gjermanisë naziste.
Plani parashikon qartë se asnjë palestinez nuk do të dëbohet nga Gaza, një pikë që bie ndesh me idenë e mëparshme të të ashtuquajturit “Trump Riviera”, një projekt absurd që parashikonte zhvendosjen e të gjithë popullsisë palestineze dhe ndërtimin e një qyteti luksoz për hebrenjtë. Dokumenti aktual ka marrë mbështetje edhe nga opozita izraelite, si dhe nga disa vende perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
Ministrat e Jashtëm të vendeve arabe dhe islame kanë përshëndetur planin, duke theksuar se ai ofron një “rrugë për paqe të drejtë mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete”, ku Gaza integrohet me Bregun Perëndimor për të formuar një shtet palestinez në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, një deklaratë që mund të interpretohet si referencë ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për paligjshmërinë e pushtimit izraelit.
Në fund, një plan, dy interpretime krejt të ndryshme. Për Netanyahun, marrëveshja është një hap drejt fitores kundër Hamasit. Për vendet arabe, është një hap drejt shtetësisë palestineze. Kjo paqartësi, mungesa e detajeve dhe mundësitë e shumta për bllokime gjatë procesit, e bëjnë rrugën drejt paqes ende të pasigurt. -

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Elbasanit, Taulant Tafa dhe gjyqtares së Gjykatës së Shkodrës, Izabela Radovani.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare vendosi në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të KPK për Taulant Tafën dhe Izabela Radovani.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Trupa gjykuese e vetingut e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shkarkoi më 24 prill 2023 gjyqtarin Taulant Tafa. Ndërsa më 14 prill 2023 KPK shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Shkodrës, Izabela Radovani. -

Industria përpunuese në rënie – Nafta, kromi dhe çeliku sjellin më pak të ardhura
Shqipëria nxori 716,000 ton naftë në vitin 2024, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me 891,000 ton të prodhuar në vitin e mëparshëm. Si rezultat, të ardhurat nga shitjet nga nafta ranë në 30 miliardë lekë nga 39 miliardë lekë.
Një tjetër rënie e ndjeshme u regjistrua në prodhimin e hekurit dhe çelikut, i cili ra në 343,000 ton nga 474,000 ton në vitin 2023, me të ardhurat nga shitjet që ranë në 20 miliardë lekë.
Prodhimi i kromit gjithashtu u tkurr, duke rënë në 588,000 ton nga mbi 822,000 ton një vit më parë. Të ardhurat nga shitjet nga kromi u vlerësuan në 15 miliardë lekë, krahasuar me më shumë se 20 miliardë lekë në vitin 2023.
Ndërkohë, industria e materialeve të ndërtimit tregoi rezultate më të qëndrueshme. Prodhimi i çimentos arriti në gati 1.94 milionë ton, një rënie e lehtë nga viti 2023, ndërsa të ardhurat nga shitjet mbetën pothuajse të pandryshuara në 19.2 miliardë lekë. Prodhimi i betonit të gatshëm regjistroi 1.7 milion ton, me shitje me vlerë mbi 13 miliardë lekë. /BIRN -

“Po pinim kafe”/ Flet shoku i Elis Rroshkodolit: Më drejtoi edhe mua armën por i bërtita …
Emisioni ‘Në Shënjestër” ka sjellë detaje të reja nga dosja hetimore e Elis Rroshkodolit, i vrarë gjatë një atentati me armë zjarri në një lokal në Shkodër më 30 gusht të vitit 2024.
Dëshmia më interesante e marrë nga grupi hetues është ajo e personit të fundit me të cilin Elisi piu kafe i njëjti i cili nëna e tij thotë se ishte i pranishëm me të birin në momentin kur disa ditë më parë i humbën celësat e banesës i cili rezulton të ishte edhe shok fëmijërie me Elisin.
“Ditën e ngjarjes kemi qenë te lokali. Rreth 10 minuta pasi ishin ulur dhe po qëndronim aty na është afruar një person rreth 3-4 metra, i cili ishte i maskuar me maskë anticovid, që mbante një armë të gjatë në dorë.
Ai na u afrua pa thënë asnjë fjalë dhe filloi të qëllojë në drejtim të Elisit disa herë. U ngrita dhe doja të largohesha, por u pengova dhe rrëzova. Ai më drejtoi armën dhe deshi të më qëllojë, por unë i bërtita duke i thënë se nuk kam lidhje me asgjë. Në këtë moment ai u largua nga ambienti i lokalit”, ka treguar Indrit Bekteshi.
Gjatë dëshmisë në vazhdim shoku që e shoqëroi Elisin në momentin e tij të fundit të jetës, tregon se ditët e fundit ai përdorte një automjet Audi Q5.
Automjet që e kishte shkëmbyer me një tjetër automjet tip BMW. Dhe se Elisi po bëhej gati të largohej jashtë vendit.
Indriti është shprehur se Elisi nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim, por e k dalluar që qëndronte i stresuar dhe donte të largohej jashtë shtetit.
“Elisi është rritur pa babain, pasi para shumë vitesh ia kanë vrarë, ndërsa vëllai i tij, ka vdekur në një aksident rrugor në Elbasan para disa vitesh”, mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij Indrit Bekteshi.
“Por ajo që duket se e lidh Dritan Milanin me rrethanat e vrasjes së Elis Rroshkodolit, është makina e përdorur nga autori në krim.
E cila është e njëjta me atë që Dritan Milani ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria. Ku ata që korespondojnë janë targat e njëjta, të cilat rezultojnë se janë vjedhur në Malin e Zi.
“Nga pamjet e kamerave të sigurisë është arritur të fiksohet fakti se autori i ngjarjes ka përdorur një automjet tip Mervedez Benz me targa BR BL 680. Ky automjet rezulton i vjedhur në Malin e Zi me datë 5 gusht 2024.
Gjatë rrugëtmit për t;u larguar nga vendi i ngjarjes drejtuesi i mjetit ka ndryshuar targën e makinën duke i vendosur mjetit targën SOP1095. Edhe kjo targë ka rezultuar e vjedhur në Gjermani.
“Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS ka rezultuar se Dritan Milani ka shumë hyrje dhe dalje nga kufiri i shtetit shqiptar. Hyrje dhe dalje të realizuara si në këmbë ashtu edhe me automjetin me targë AB 888 JJ. Targa BR BL 680 e cila është raportuar e vjedhur nga policia malazeze me datë 5 gusht e cila përkon me hyrjet dhe daljet e shtetasit Dritan Milani.
Ka qenë pikërisht ndjekja e kësaj makine, që ka çuar grupin hetues edhe në garazhin ku më pas u fsheh. Garazh që përdorej nga vëllezërit Xhani, tashmë të arrestuar.
Itinerar që ka bërë bashkë edhe pjesëmarrësit në këtë krim dhe çuar në zbulimin e grupit të tyre kriminal.
Nga pamja e kamerave automjeti i autorëe është arritur të fiksohet fillimisht tek mbikalimi i këmbësorëve në rrugën Balldre-Shkodër. Më pas duke qarkulluar në Bërzhitë në rrugën kryesore të fshatit, derisa është futur tek servisi ‘Prodiagnostic’.
Pasi ndoqën kamerat e sigurisë, grupi hetues mbërriti pikërisht në servisin Prodiagnostic. Aty ku menaxher i këtij servisi ishte Xhulio Malo.
Nga ku në këtë godinë dy katëshe, kati I nëndheshëm shërbente për çmontimin e makinave të vjedhura.
Objekt që ishte marrë me qira nga vëllezërit Voltan dhe Gerti Xhani të cilët kishin paguar një qera vjetore prej 12 mijë euro.
Gjatë hetimeve dhe dëshmive të marra rezultoi se kati përdhe i këtij objekti shërbente si servis makinash, ndërsa kati i nëndheshëm shërbente si magazinë, ose parkim makinash.
Të cilat ishin rezervuar nga vëllezërit dy vëllezërit Voltan dhe Gerti Xhani. Ku ai që do të lidhte kontratën me pronarët e objektit do të ishte Xhulio Malo.
Pagesa e qirasë që sipas pronarëve të objektit është bërë për një vit, për 12 mijë euro, vetëm për njërin nga ambientet.
Por zbulimi i automjetit të përdorur në krim do të vinte vetëm falë dëshmisë së pronarit të një aktiviteti tregtar pranë zonës ku ndodhej servisi i vëllezërve Xhani.
I cili rrëfeu se kishte parë të hedhur pranë aktivitetit të tij një kofano makine.
Të cilën më pas e kishte future në brendësi të ambinteve të sipërmarrjes së tij.
Disa ditë më parë, unë dhe punëtorët e aktivitetit tim konstatuam të hedhur pranë biznesit tim një kofano makine, ngjyrë si në gri, Punonjësit nuk e panë se kush e kishte hedhur, por e prekën dhe e hodhën tek pjesa e aktivitetit të tyre.
Kjo kofano makine rezultoi se i përkiste pikërisht makinës Mercedes Benz të përdorur në vrasjen e Elis Rroshkodolit.
Çka çoi edhe në zbulimin e lidhjes së vëllezërve Xhani, Xhulio Malos dhe Dritan Milanit, hasmit të Elis Rroshkodolit.
Policia gjyqësore duke vlerësuar se në ambientet ku ushtrohet aktiviteti i servisi ‘Prodiagnostic’ mund të jetë strehuar mjeti i përdorur nga autori i ngjarjes, Dritan Milani (Vreto), si dhe nga verifikimet e kryera të sistemit TIMS ka rezultuar se më datë 21 Prill 2024, Dritan Milani, Voltan Xhani, Jugert Xhani dhe Alket Fusha, kanë dalë së bashku nga territori i Republikës së Shqipërisë me automjetin me targë AB 158 MU.
Çka provon se këta shtetas njiheshin dhe kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim’, në dëm të shtetasit Elis Kujtim Roshkadoli (Shkoza), ku shtetasit Voltan Xhani dhe nipi i tij Xhulio Malo, dyshohet se kanë kryer veprime për sigurimin e mjeteve të kryerjes së kësaj vrasjeje./Në Shënjestër -

Ish-gjykatësi Muçi: Shkarkimi i Veliajt kishte bazë ligjore, por Kushtetuesja duhet të tregojë guxim
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, i ftuar në Klan News, foli për pozicionin ligjor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi ky i fundit ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkim.
Muçi theksoi se shkarkimi i Veliajt nga Këshilli i Ministrave kishte bazë ligjore, pasi arsyeja ishte mungesa për tre muaj rresht në mbledhjet e Këshillit Bashkiak – një kriter i përcaktuar qartë në ligj.
Megjithatë, sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk duhet të mjaftohet me verifikimin formal të mungesës, por të hyjë në thelb të çështjes dhe të bëjë një interpretim kushtetues të pozicionit të Veliajt.
“Gjykata Kushtetuese duhet të marrë guximin dhe të bëjë një interpretim që respekton bazën kushtetuese, që është parimi kryesor i Republikës së Shqipërisë. Dispozita është e qartë, që nëse mungon tre muaj në punë, duhet të shkarkohesh. Por, Gjykata Kushtetuse duhet të marrë guximin të interpretojë rastin konkret” – u shpreh Muçi.
Ai nënvizoi gjithashtu se në procesin e shkarkimit ka pasur shkelje të të drejtave të Veliajt, për shkak se nuk është dëgjuar në asnjë moment, ndonëse e drejta për t’u dëgjuar është themelore, në çdo proces që ndikon në statusin e një individi.
Muçi komentoi edhe mbi rolin që ka Presidenti i Republikës në këtë fazë, pas regjistrimit të ankimimit në Kushtetuese, duke e vendosur theksin te pasojat, që do të kishte shpallja ose mosshpallja e zgjedhjeve nga ana e kreut të shtetit.
“Gjykata Kushtetuese ka regjistruar ankimimin e Veliajt, pra ka folur. ‘Topi’ i ka ngelur figurativisht Presidentit për ta luajtur. Interpretimin ligjor do ta bëjë Presidenti. Nëse ai shpall zgjedhjet lokale, ai nënkupton se ankimimi i Veliajt është pa vlerë. Nëse Presidenca nuk shpall zgjedhjet, në mënyrë indirekte shprehet se nuk mund të shpallë dot zgjedhje, sepse do presë përgjigjen për ankimimin që ka bërë Veliaj”, – deklaroi Muçi.