Month: September 2025

  • “U merrte burrat të tjerave”/ Reagon Parashqevi Simaku: Mua nuk më bëni dot asgjë, publiku më njeh prej vitesh

    “U merrte burrat të tjerave”/ Reagon Parashqevi Simaku: Mua nuk më bëni dot asgjë, publiku më njeh prej vitesh

    Pas disa deklaratës publike të Shqipe Hysenajt, e cila e akuzoi këngëtaren e njohur shqiptare Parashqevi Simaku se “u merrte burrat grave të tjera”, ka ardhur edhe reagimi i shumëpritur nga artistja.

    Në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, Simaku ka vendosur të thyejë heshtjen pas, siç thotë ajo, 10 muajsh sulmesh të vazhdueshme dhe shpifjesh të pavërteta.
    Ajo përmend përvojat e saj që nga vitet ’80, kur, sipas saj, është përballur me zili, mllef dhe përgojime, por kurrë nuk ka lejuar që të ndalet.

    “Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
    Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.
    Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.
    Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.
    Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime”, shprehet Simaku.

    Top Channel

  • “Një plan, dy versione”, BBC analizon marrëveshjen e Trump për Gazën dhe interpretimet: Mungesa e detajeve, dobësia e tij

    “Një plan, dy versione”, BBC analizon marrëveshjen e Trump për Gazën dhe interpretimet: Mungesa e detajeve, dobësia e tij

    Plani i presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të rindërtuar territorin e shkatërruar po fiton gjithnjë e më shumë momentum në arenën ndërkombëtare.

    Mbështetja vjen kryesisht nga vetë Trump, por edhe nga një sërë vendesh arabe dhe islame, përfshirë Jordaninë, Egjiptin, Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistanin, Indonezinë dhe Turqinë. Edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mbështetur publikisht planin, ndonëse në të përmendet një rrugë drejt shtetësisë palestineze, një ide që ai e ka kundërshtuar vazhdimisht.
    Presidenti Trump ka vendosur një afat të qartë: Hamasi ka “3 deri në 4 ditë” kohë për ta pranuar ose refuzuar marrëveshjen. Nëse përgjigjja është negative, lufta do të vijojë.
    Ironikisht, plani i propozuar nga Trump ngjan shumë me një iniciativë të mëparshme të presidentit Joe Biden, e cila nuk u realizua për shkak të kundërshtimeve të qeverisë izraelite, analizon BBC. Media izraelite raportoi në atë kohë se Netanyahu ndryshoi kushtet e marrëveshjes për shkak të presionit nga ekstremistët e djathtë në kabinetin e tij.
    Gjithsesi, ky plan përfaqëson një moment të rëndësishëm: për herë të parë, Donald Trump po ushtron presion të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit për të ndalur luftën. Pas përplasjes së fortë që pati me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, askush nuk dëshiron të jetë në vendin e gabuar përballë Trump.
    Para se të largohej nga Uashingtoni, Netanyahu publikoi një video për publikun izraelit ku u shpreh se nuk ka pranuar asnjë shtet palestinez dhe se Izraeli do të “kundërshtojë me forcë” një ide të tillë. Ai tha se këtë e ka diskutuar edhe me vetë Trump, i cili, sipas tij, është në një mendje.
    Dokumenti i propozuar nga Trump është i paqartë në detaje, por lë të kuptohet se pas reformimit të Autoritetit Palestinez dhe pas përmbushjes së disa kushteve, “mund të jenë krijuar rrethanat për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze, si një aspiratë legjitime e popullit palestinez.”
    Kjo është pikërisht pjesa që ka ngjallur reagime të forta në Tel Aviv. Ekstremistët e djathtë në koalicionin qeverisës të Netanyahut e kanë cilësuar planin si “një kapitullim të rrezikshëm”. Ministri i Financave dhe lideri i kolonëve, Bezalel Smotrich, e krahasoi atë me Marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938 – ku Fuqitë e Mëdha detyruan Çekosllovakinë t’i dorëzojë territorin Gjermanisë naziste.
    Ndërkohë, plani parashikon qartë se asnjë palestinez nuk do të dëbohet nga Gaza, një pikë që bie ndesh me idenë e mëparshme të të ashtuquajturit “Trump Riviera”, një projekt absurd që parashikonte zhvendosjen e të gjithë popullsisë palestineze dhe ndërtimin e një qyteti luksoz për hebrenjtë.
    Përtej polemikave, dokumenti aktual ka marrë mbështetje edhe nga opozita izraelite, si dhe nga disa vende perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
    Ministrat e Jashtëm të vendeve arabe dhe islame kanë përshëndetur planin, duke theksuar se ai ofron një “rrugë për paqe të drejtë mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete”, ku Gaza integrohet me Bregun Perëndimor për të formuar një shtet palestinez në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, një deklaratë që mund të interpretohet si referencë ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për paligjshmërinë e pushtimit izraelit.
    Në fund, një plan, dy interpretime krejt të ndryshme. Për Netanyahun, marrëveshja është një hap drejt fitores kundër Hamasit. Për vendet arabe, është një hap drejt shtetësisë palestineze.
    Kjo paqartësi, mungesa e detajeve dhe mundësitë e shumta për bllokime gjatë procesit, e bëjnë rrugën drejt paqes ende të pasigurt.

    Top Channel

  • Gara për bashkinë e Tiranës/ Ish-deputeti i PD sfidon Berishën: Nxirr kandidat Nokën ose Vokshin. Do të them ‘më fal’ nëse…

    Gara për bashkinë e Tiranës/ Ish-deputeti i PD sfidon Berishën: Nxirr kandidat Nokën ose Vokshin. Do të them ‘më fal’ nëse…

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në një komunikim të drejtpërdrejtë për Top News, komentoi garën për bashkinë e Tiranës dhe kandidatin nga opozita.

    Sula sfidoi hapur kreun e PD, Sali Berishën duke i i kërkuar që të nxjerrë në garë numrin 2 të partisë, Flamur Nokën, ose Albana Vokshin. Më tej ai shtoi që nëse kjo ndodh, ai vetë do të dalë derë më derë për të grumbulluar vota për PD-në.
    “Unë i bëj sfidë Sali Berishës, të zgjedhë kandidat Flamur Nokën osë Albana Vokshin. Unë personalisht do të dal derë më derë, rrugicë më rrugicë, bashkë me njerëzit e mi për të grumbulluar vota për PD dhe Nokën, nesër Noka ose Vokshi marrin një përqindje të konsiderueshëm të votave, unë do ta mbyll gojën për PD dhe do them ‘më fal Sali Berisha se paske të drejtë dhe unë fajtor dhe demokratët e thjeshtë’. Sepse numri 2 i PD dhe figurat më të larta vendosin fatinë  demokratëve.. qenkan njerëz të nderuar dhe të denjë për tu përballur me mazhorancën”, u shpreh Sula.

    Top Channel

  • Angli/ Vetëvrasja e Leonard Farrukut në anijen-hotel, zbardhet dëshmia e shokut të dhomës: Kishte një fytyrë të buzëqeshur

    Angli/ Vetëvrasja e Leonard Farrukut në anijen-hotel, zbardhet dëshmia e shokut të dhomës: Kishte një fytyrë të buzëqeshur

    Në qytetin Dorset në Anglinë jugore po shkon drejt fundit marrja e dëshmive të atyre që e njihnin dhe e dërguan në anijen hotel Leonard Farrukut.

    Një proces gjyqësor i cili po udhëhiqet nga Mjekja ligjore Rachael Griffin pritet të dalë me përfundime konkrete se përse Leonard Farruku i dha fund jetës.
    Mjekja ligjore tha se kishte ndërmend të jepte përfundimin e hetimit ditën e enjte, më 2 Tetor.
    Agjencia e lajmeve britanike AP e cila është duke e ndjekur këtë process ka publikuar ditën e sotëme një shkrim të cilit i referohet Top Channel.
    Shkrimi i plotë:
    Një shqiptar që vdiq në anijen hotel Bibby Stockholm nuk kishte paraqitur ankesa apo shqetësime për kushtet në bord, dëgjoi një hetim gjyqësor.
    Leonard Farruku u gjet pa ndjenja në një kabinë dushi në anijen e akomodimit në Portin Portland, Dorset, më 12 dhjetor 2023.
    Një hetim gjyqësor në Bournemouth dëgjoi se një ekzaminim pas vdekjes tregoi se 27-vjeçari kishte vdekur si pasojë e ngjeshjes në qafë dhe varjes me një litar.
    Motrat e tij, Marsida Keçi dhe Jola Dushku, kanë shprehur dyshime se si vëllai i tyre, i cili sipas tyre kishte vuajtur nga shëndeti mendor që prej vdekjes së prindërve, ishte lejuar të transferohej në Bibby Stockholm.
    Mjekja ligjore Rachael Griffin tha: “Nuk ka prova para meje që tregojnë se Leonard ishte subjekt i racizmit apo akteve të papërshtatshme dhe nuk ka prova që ai ndonjëherë të ketë paraqitur ndonjë ankesë apo shqetësim për kushtet në traget, qoftë ndaj personelit në bord apo ndaj ndonjë tjetri – gjë që bie në kontrast me shqetësimet që ai kishte ngritur në hotel.”
    Yusuf Kargbo, i cili kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në korrik 2022, dëshmoi se ai ishte transferuar në Bibby Stockholm në nëntor 2023, ku ishte vendosur në të njëjtën dhomë me z. Farruku, dhe shtoi se “gjithçka ishte e çrregullt” kur ai mbërriti në dhomë.
    Ai tha se z. Farruku ishte një “person i qetë” dhe shtoi: “Ai vetëm buzëqeshte dhe merrej me punët e tij.”
    Kargbo shtoi se nuk e dinte emrin e z. Farrukut dhe vetëm e dinte që ishte nga Shqipëria.
    Ai tha se z. Farruku nuk kishte miq në anijen hotel dhe rrinte në sallën e ngrënies duke parë telefonin, dhe shtoi se ai gjithashtu qeshte me video kur ishte në shtrat dhe vendoste një çarçaf për të pasur pak privatësi.
    Kargbo tha se nuk kishte vënë re ndonjë sjellje të pazakontë nga z. Farruku dhe shtoi: “Nuk kam pasur kurrë ndonjë shqetësim për të, sepse gjithmonë kishte një fytyrë të buzëqeshur.”

    Top Channel

  • VIDEO/ Kalemaj: Nëse Presidenti shpall zgjedhjet për Tiranën, shkel Kushtetutën dhe mbron politikisht Edi Ramën

    VIDEO/ Kalemaj: Nëse Presidenti shpall zgjedhjet për Tiranën, shkel Kushtetutën dhe mbron politikisht Edi Ramën

     

    Analisti Ilir Kalemaj, i ftuar në emisionin ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka komentuar kërkesën e Kryeministrit Edi Rama drejtuar Presidencës për të shpallur datën e zgjedhjeve në Tiranë, pas vendimit për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

    Kalemaj tha se kemi të bëjmë me një president që ka vepruar si ‘noter’ i qeverisë.

    ‘Kemi të bëjmë me një president noter, që thjesht ka noterizuar çdo letër që ka shkuar nga Këshilli i Ministrave dhe nga Edi Rama. Kujtojmë këtu Komisionet Hetimore, që më pas u shpallën antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, e shumë të tjera. Ai i ka shërbyer besnikërisht, sikur të ishte anëtar partie e jo president mbi palët.’

    Duke iu referuar situatës aktuale me bashkitë pa kryetarë, Kalemaj u shpreh se, ‘në rastin konkret kemi të bëjmë me një gjë fare të qartë; kemi 6 bashki të cilat kanë mbetur pa kryetar bashkie. Tirana ka 7 muaj pa kryetar bashkie dhe vendosën ta shkarkojmë, megjithëse ishte opozita që kishte kërkuar me ngulm për muaj të tërë shkarkimin e Veliajt për çështje shumë më serioze, si inceneratorët. Në fund të ditës vendosën ta shkarkonin dhe kumti u dha në asamblenë e PS.’

    Kalemaj përmendi edhe faktin që Veliaj e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

    ‘Erion Veliaj sikundër pritej e çoi në Gjykatën Kushtetuese dhe në momentin që kjo gjykatë është shprehur fare qartë, dhe ka dhënë një njoftim publik që e ka pranuar dosjen e Erion Veliajt, hyn në fuqi neni 115 i Kushtetutës dhe ky nen është taksativ.’

    Duke komentuar për rolin e Presidentit të Republikës, Kalemaj u shpreh i prerë se, nëse shkel nenin 115, ai shkel Kushtetutën.

    ‘Nëse ai në kundërshtim me frymën dhe gërmën e nenit 115 të Kushtetutës, nxiton dhe e pranon kërkesën për shpalljen e zgjedhjeve edhe për bashkinë Tiranë krahas bashkive Mat, Cërrik, Berat, Tepelenë dhe Vlorë, aty ka shkelur kushtetutën fare qartë, nëse do guxonte të shkonte deri në ekstrem për të mbrojtur politikisht mazhorancën dhe për t’i bërë një shërbim deri në fund.’

    Sipas Kalemajt, një vendim i tillë do të kërkonte zhvillimin e zgjedhjeve brenda një afati të shkurtër:

    ‘Natyrisht kjo pastaj do të kërkonte që zgjedhjet të zhvillohen brenda 45 ditësh, që i bie deri në mes të nëntorit.’, tha Ilir Kalemaj në SYRI TV.

     

  • Çfarë është celiakia, armiku i heshtur i zorrëve që shpesh nuk zbulohet për vite me radhë

    Çfarë është celiakia, armiku i heshtur i zorrëve që shpesh nuk zbulohet për vite me radhë

    Celiakia është një sëmundje autoimune që shfaqet si reagim i organizmit ndaj glutenit, proteinë që gjendet në grurë, elb dhe thekër. Tek personat me celiaki, konsumimi i glutenit shkakton dëmtim të mukozës së zorrës së hollë, duke vështirësuar përthithjen e lëndëve ushqyese.

    Sipas Mayo Clinic, celiakia mund të shfaqet me një gamë të gjerë simptomash – nga çrregullime të tretjes deri te lodhja, anemia dhe ndryshimet e lëkurës dhe shpesh mbetet e paidentifikuar për shumë vite. Aktualisht, i vetmi trajtim efektiv është një dietë pa gluten gjatë gjithë jetës. Diagnoza e hershme dhe trajtimi i saktë janë thelbësore për të parandaluar komplikime serioze shëndetësore, përfshirë osteoporozën, infertilitetin dhe disa lloje të kancerit të sistemit tretës (Celiac Disease Foundation).

    Nga momenti i shfaqjes së simptomave të para deri në diagnozën përfundimtare të celjakisë mund të kalojnë 6 deri në 10 vjet. Shumë njerëz, kur vërejnë disa simptoma, vendosin të heqin glutenin nga dieta pa konsultuar mjekun. Kjo është e rrezikshme sepse, siç thekson National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases (NIDDK), çrregullimet e lidhura me glutenin, celiakia, alergjia ndaj glutenit dhe ndjeshmëria jo-celiake ndaj glutenit, kanë trajtime dhe rrugë diagnostikuese të ndryshme. Prandaj është jetike të kërkohet ndihma e mjekut dhe të kryhen analizat e duhura.

    Simptomat e celiakisë

    Simptomat mund të ndryshojnë shumë nga një person tek tjetri dhe shpesh dallojnë mes fëmijëve dhe të rriturve.

    Tek fëmijët, celiaakia zakonisht manifestohet me diarre kronike, dhimbje barku, ngecje në rritje dhe humbje të peshës trupore.

    Tek të rriturit, simptomat shpesh janë më të fshehta dhe përfshijnë fryrje barku, gazra, lodhje, anemi nga mungesa e hekurit, humbje oreksi, dhimbje kockash, skuqje të lëkurës (dermatitis herpetiformis), madje edhe ndryshime të humorit ose depresion, raporton Harvard Health.

    Për shkak të këtij spektri të gjerë simptomash, celiakia shpesh diagnostikohet gabimisht si sindroma e zorrës së irrituar, intoleranca ndaj laktozës ose sindroma e lodhjes kronike.

    Diagnoza dhe trajtimi

    Celiakia diagnostikohet përmes një kombinimi testesh:

    Testet e gjakut, të cilat matin antitrupat specifikë (p.sh. anti-tTG dhe anti-EMA).
    Biopsia e zorrës së hollë, që verifikon shkallën e dëmtimit të mukozës.

    Sipas Mayo Clinic, është e rëndësishme që testet të kryhen gjatë konsumimit normal të glutenit, sepse heqja e tij nga dieta para analizave mund të shkaktojë rezultate false-negative.

    I vetmi trajtim i provuar deri më tani është dieta pa gluten për gjithë jetën. Kjo nënkupton eliminimin e plotë të glutenit nga ushqimi i përditshëm, madje edhe në gjurmë shumë të vogla. Sipas ekspertëve të Celiac Disease Foundation, ndjekja strikte e dietës pa gluten lejon shërimin gradual të mukozës së zorrës dhe rikthimin e funksionit normal të saj.

    Rekomandohet gjithashtu ndjekja e rregullt me gastroenterolog dhe nutricionist, sidomos në vitet e para pas diagnozës, për të monitoruar rikuperimin dhe për të shmangur mungesat ushqyese.

    Ushqyerja në rast celiakie

    Dieta pa gluten nënkupton shmangien e të gjitha ushqimeve që përmbajnë grurë, elb, thekër dhe derivatet e tyre. Në vend të tyre, njerëzit me celiaki mund të konsumojnë pa kufizim:

    oriz
    misër
    patate
    hikërror
    meli
    kinoa
    tërshërë pa gluten (të certifikuar si “gluten-free”)

    Duhet treguar kujdes edhe për glutenin e fshehur, i cili shpesh gjendet në ushqime të përpunuara, salca, produkte të mishit të tharë, madje edhe në disa medikamente dhe suplemente ushqimore.

    Celiakia është një sëmundje serioze, por e menaxhueshme, për sa kohë që diagnostikohet në kohë dhe ndiqet me përpikëri një dietë pa gluten. Me kujdesin e duhur mjekësor dhe ushqimor, personat me celiaki mund të kenë një jetë krejtësisht normale dhe të shëndetshme.

    Siç raporton Mayo Clinic dhe Celiac Disease Foundation, trajtimi i duhur parandalon komplikime afatgjata si osteoporoza, infertiliteti dhe disa forma të kancerit që mund të shfaqen nëse sëmundja mbetet e patrajtuar.

  • Emigracioni në Britani/ Qeveria Laburiste paralajmëron kushte të reja për leje të përhershme qëndrimi

    Emigracioni në Britani/ Qeveria Laburiste paralajmëron kushte të reja për leje të përhershme qëndrimi

     

     

    Emigrantët që duan të fitojnë të drejtën për të qëndruar përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të tregojnë se kontribuojnë realisht në shoqëri, paralajmëroi sot sekretarja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, në fjalimin e saj në konferencën vjetore të Partisë Laburiste, shkruan BBC.

    Sipas planeve të reja që po shqyrtohen nga qeveria laburiste, migrantët do të duhet të plotësojnë disa kushte për të përfituar statusin e qëndrimit të përhershëm (Indefinite Leave to Remain, ILR), përfshirë:

    Njohuri të avancuara të gjuhës angleze

    Dëshmi për një rekord penal të pastër

    Angazhim vullnetar në komunitetin lokal

    Në të njëjtën kohë, qeveria synon të dyfishojë periudhën që kërkohet aktualisht për të përfituar statusin e përhershëm, nga pesë vite në dhjetë vite qëndrim të ligjshëm në vend.

    Përballje e drejtpërdrejtë me Reform UK

    Ky ndryshim vjen si kundërpërgjigje ndaj partisë së ekstremit të djathtë, Reform UK, e cila ka premtuar të anulojë tërësisht të drejtën për leje qëndrimi të përhershme dhe të detyrojë migrantët të aplikojnë çdo pesë vite për viza të reja, pavarësisht nëse kanë kontribuar për dekada në ekonomi.

    Kryeministri Keir Starmer e ka quajtur këtë politikë ‘raciste’ dhe ‘të pamoralshme’, ndërsa ministrja e Financave Rachel Reeves tha se është ndryshe të deportosh persona që janë ilegalë, por krejt tjetër të largosh njerëz që kanë ndërtuar jetë të ndershme në Britani.

    Mahmood: ‘Duhet të sigurojmë që kontributi të jetë kusht për të jetuar këtu’

    Në fjalimin e saj të parë si Sekretare e Brendshme në konferencën e partisë, Shabana Mahmood theksoi nevojën për një sistem të drejtë, por të fortë:

    ‘Kemi nevojë për një sistem që i vlerëson ata që kontribuojnë dhe respektojnë rregullat. Nëse nuk përballemi me këtë sfidë, vizioni ynë për një Britani të hapur dhe tolerante do të shuhet,’ tha ajo.

    Ajo kujtoi edhe eksperiencën personale si vajzë emigrantësh, duke përmendur kohën kur punonte në dyqanin e familjes dhe ishte viktimë e vjedhjes, një përvojë që, sipas saj, ka ndikuar në qasjen e saj ndaj rendit dhe sigurisë.

    Kush mund të përfitojë më herët?

    Sipas planeve të reja, individët me aftësi të larta ose me kontribut të jashtëzakonshëm mund të fitojnë leje qëndrimi më herët se 10 vite. Gjithashtu, për të fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm, migrantët nuk duhet të kenë marrë ndihma sociale dhe duhet të kenë paguar kontribute të sigurimeve shoqërore.

    Sipas vlerësimeve të Migration Observatory, aktualisht janë rreth 4.5 milion persona që kanë statusin e qëndrimit të përhershëm në Britani, përfshirë rreth 430,000 shtetas jashtë BE-së.

    Reform UK: ‘Laburistët nuk besojnë në kontrollin e kufijve’

    Në një reagim të menjëhershëm, lideri i Reform UK, Nigel Farage, e akuzoi qeverinë laburiste për mungesë serioziteti në çështjet e migracionit. Ndërsa drejtuesi i politikave të Reform UK, Zia Yusuf, tha se qytetarët kanë ‘shqetësime të ligjshme për migracionin’ dhe ‘janë mjaft të zgjuar për të kuptuar politikat që mbështesin’.

    Mesazh për votuesit e pasigurt

    Pjesë e strategjisë së Mahmood është të bindë votuesit e klasës punëtore që janë të tunduar të votojnë Reform UK, duke treguar se Laburistët janë të vendosur për të ‘mbrojtur kufijtë’ dhe për të krijuar një sistem migracioni që ruan balancën mes drejtësisë dhe sigurisë kombëtare.

     ‘Në zgjidhjen e kësaj krize, ndoshta nuk do t’ju pëlqejë gjithçka që bëjmë,’ tha ajo para delegatëve të konferencës. ‘Por ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur interesin e vendit.’

  • 15-vjeçari nga Gjirokastra humb kontaktet me familjen, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij: U nis pa para drejt Tiranës…

    15-vjeçari nga Gjirokastra humb kontaktet me familjen, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij: U nis pa para drejt Tiranës…

    Një familje nga Gjirokastra ka kërkuar ndihmë pasi prej 7 orësh kanë humbur kontaktet me djalin e tyre 15 vjeçar. Ata kërkojnë ndihmë nga çdo qytetar që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e adoleshentit.

    I mituri quhet Mateo Kalemi, 15 vjeç, rreth 1.80 i gjatë, me sy bojëqielli. Në momentin e fundit që është parë, ka qenë i veshur tërësisht me të zeza dhe me atlete ngjyrë gri. Sipas dëshmive të familjarëve, ai është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 pranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës. Për shkak se nuk kishte para për biletën, dyshohet se mund të jetë nisur me ndonjë mjet rastësor.

    Familjarët shprehen shumë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë. Aktualisht, policia ka nisur kërkimet dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për të zbuluar drejtimin që ka marrë adoleshenti, por deri tani pa rezultat.

  • Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

    Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

    TIRANË- Shqipëria vazhdon të regjistrojë shifra të larta sa i përket obezitetit në popullatë, në krahasim me vendet e tjera të Europës, duke treguar një tendencë rritëse.
    Por sa përqind e popullsisë në Shqipëri është obeze, si renditet Shqipëria, krahasuar me vendet e tjera dhe si shfaqet kjo sëmundje sa i përket gjinive?
    Në Shqipëri të dhënat zyrtare tregojnë se tek gratë obeziteti është në shifrat e 24,4%, ndërsa tek burrat është më e lartë. Shifra këto të larta, ndërkohë që në Europë bëhet fjalë për 22,6% e popullatës, të cilët obezë
    Shifrat janë akoma më të larta kur bëhet fjalë për mbipeshën. Gati 42% e burrave dhe 31% e grave kanë më shumë kile sesa norma mesatare. Por kjo, jo pa shkak. Sipas mjekëve, në këtë situatë kanë ndikuar shumë faktorë, mes të cilëve edhe mungesa e aktivitetit fizik dhe lëvizja me automjete.
    “Obeziteti tashmë në botë, por edhe në Shqipëri, është kthyer në pandemi. Ka një rritje të personave obezë dhe atyre mbipeshë. Është një rritje e viteve të fundit që vjen për disa arsye: ndryshimi i stilit të jetesës, ulja e aktivitetit fizik, lëvizja me mjetet automobilistike gjatë pandemisë, ushqyerja e pashëndetshme”, thotë Edlira Hoxha, mjeke endokrinologe.
    Rritja e obezitetit ka edhe pasoja të tjera, duke ndikuar edhe në rritjen e sëmundshmërisë në popullatën shqiptare. Lidhur me këtë, personat që janë mbipeshë dhe obezë kanë risk për zhvillimin e disa sëmundjeve kronike siç është diabeti, hipertensioni arterial, yndyrnat, kolesteroli. Po ashtu, obeziteti është një nga shkaqet kryesore të rritjes së vdekshmërisë dhe aftësisë së kufizuar në popullatën europiane.

  • “Sali Berisha kandidat për Tiranën”, Lefter Maliqi i përgjigjet ashpër Dash Sulës: Je kthyer në aktor

    “Sali Berisha kandidat për Tiranën”, Lefter Maliqi i përgjigjet ashpër Dash Sulës: Je kthyer në aktor

    Ish-deputeti Lefter Maliqi i është përgjigjur në një emision televiziv propozimit të Dashnor Sulës, i cili deklaroi se vetëm Sali Berisha mund të fitojë bashkinë e Tiranës përballë Ogerta Manastirliut. Ai theksoi se Berisha është një personalitet dhe atij i shkon vetëm kostumi i kryeministrit, ndërsa shton se pa pushtetin lokal, nuk mund të fitosh pushtetin qendror.
    “Dash Sula nuk besoj që t’i pëlqejë roli i aktorit. Vërtet mund të ketë bërë gabime PD me Sulën por këto ide që hedh në media po ua them prerë saktë; Berisha është personalitet. Kostumi i Berishës është ai i kryeministrit dhe ka një mision për të rrëzuar Ramën dhe do ta çojë deri në fund. Dhe ta dinë shqiptarët në këtë gjendje që është PD dhe opozita e bashkuar, pavarësisht gabimeve që kemi ne duhet t’u themi shqiptarëve që nuk kemi bërë zgjedhje lokale në 2019 dhe 2023. Pa pushtet lokal nuk mund të fitosh pushtetin qendror”, u shpreh Maliqi.
    Parimisht ai shprehet se në Tiranë mund t’i fitojë zgjedhjet çdo kandidat i PD-së, pasi sipas Maliqit kryeministri e qeveria janë kalbur politikisht nga krimi e betoni.
    “Në Tiranë është e lehtë për t’u fituar bashkia se Rama është kalbur politikisht nga skandalet e krimet, qeveria de facto e ka mbuluar krimi. Tirana është betonizuar parqet mungojë. Kështu që çdo kandidat i PD që caktohet përballë ministres së Covidit. Unë mendoj që Berisha ka pjekurinë politike shumë të madhe dhe Berisha dyshon që do të bëhen zgjedhjet dhe pret kur të marrin formë të prerë zgjedhjet”, tha Maliqi.Ish-deputeti Dashnor Sula propozoi emrin e Sali Berishës si kandidatin e vetëm që mund të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.