Month: September 2025

  • Liverpuli dështon në Turqi, Murinjo e pëson nga Çelsi

    Liverpuli dështon në Turqi, Murinjo e pëson nga Çelsi

    U zhvilluan 9-të takime sot në Champions, raundi i dytë në formatin ‘ligë 36’. Në 18:45 Reali me Kilian Mbape autor i tre golave, mposhti në Almati skuadrën vendase Kairat 0-5. Përmbysi edhe Atalanta e Gjimshitit 2-1 Klub Bryzh 2-1. Në mbrëmje surprizat nuk munguan. Sidomos fitorja e Gallatasarajit ndaj Liverpulit 1-0 apo barayimi i Totenhem në Norvegji me Bodo/ Glimt 2-2.

    18:45

    Atalanta- Bryzh 2-1

    Kairat Almati-Real Madrid 0-5

    21:00

    Atletiko Madrid-Eintraht 5-1

    Çelsi-Benfika 1-0

    Inter-Slavia Pragë 3-0

    Bodo/ Glimt-Totenhem 2-2

    Gallatasaraji-Liverpul 1-0

    Marsejë-Ajaks 4-0

    Pafos-Bajern Mynih 1-5/ sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kryemadhi: Ilir Meta është flori, akuzat ndaj tij janë trillime. S’ka lidhje as me floririn e Krrabës e as me llogari të fshehta në Londër

    Kryemadhi: Ilir Meta është flori, akuzat ndaj tij janë trillime. S’ka lidhje as me floririn e Krrabës e as me llogari të fshehta në Londër

    E ftuar në emisionin “Log.” në News24, ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar zhvillimet lidhur me hetimin e SPAK ndaj saj, duke u ndalur edhe te akuzat e ngritura ndër vite ndaj ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta.
    Në një prononcim të drejtpërdrejtë, Kryemadhi ka mohuar kategorikisht ekzistencën e të ashtuquajturit “flori i Kërrabës”, një çështje që sipas saj është përdorur në mënyrë të përsëritur për të njollosur figurën e Metës.
    “E mbani mend floririn e Kërrabës që akuzonin Ilir Metën se e kishte vjedhur? Ilir Meta është flori, sepse ka shpirtin flori,” deklaroi Kryemadhi, duke shtuar se vetëm një njeri me “zemër të artë” do të kishte bërë sakrificat që, sipas saj, Meta ka bërë në politikë dhe në jetën publike.
    Ajo gjithashtu hodhi poshtë akuzat për ekzistencën e llogarive bankare të fshehta në Angli.
    “Doli që floriri i Kërrabës nuk ekziston fare në çështjen e Ilir Metës. U tha që kemi llogari bankare në Angli, nuk ekzistojnë,” theksoi ajo, duke i cilësuar këto pretendime si pjesë të një fushate shpifjesh dhe manipulimi publik.
    Deklaratat e Kryemadhit vijnë në një kohë kur SPAK po vijon hetimet ndaj saj për çështje të pasurisë dhe burimeve financiare, ndërsa vëmendja publike dhe politike ndaj çiftit të njohur ka qenë e shtuar. /Tema/

  • Gazment Bardhi “derdh gjak” në “Trialog” – Vangjeli: U bëre ‘kurban’ në studio

    Gazment Bardhi “derdh gjak” në “Trialog” – Vangjeli: U bëre ‘kurban’ në studio

    Në emisionin “Trialog” në RTSH1, i moderuar nga gazetarja Alba Alishani, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pati një moment të tensionuar gjatë debatit me analistët e përhershëm të emisionit, Lorenc Vangjeli, Preç Zogaj dhe Arion Sulo.
    Gjatë diskutimit, Bardhi lëndoi dorën në tavolinën prej xhami të studios, duke shkaktuar një situatë të pazakontë.
    Për të qetësuar atmosferën, analisti Lorenc Vangjeli ndërhyri me humor, duke thënë: “U bëre kurban në studio.”
    Gjatë intervistës, Bardhi njoftoi se opozita ka përzgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet në Tiranë, duke theksuar se ai nuk është zyrtar i Partisë Demokratike.
    Ai shtoi se pret që Presidenti Bajram Begaj të firmosë dekretin për shpalljen e zgjedhjeve në kryeqytet, duke kujtuar se precedentët e mëparshëm të Presidentit janë të tillë që e lejojnë këtë veprim.
    Bardhi përmendi rastin e dekretimit të ministres virtuale ‘Diella’, të cilin e cilësoi si shkelje të Kushtetutës.
    I pyetur se çfarë do të bëjë nëse Presidenti nuk firmos dekretin për zgjedhjet në Tiranë, Bardhi u përgjigj me ironi: “Do ta përshëndes Presidentin.”

  • Vangjeli-Bardhit: Nëse presidenti nuk e dekreton datën e zgjedhjeve për Tiranën? Kreu i grupit të PD: Do ta përshëndes

    Vangjeli-Bardhit: Nëse presidenti nuk e dekreton datën e zgjedhjeve për Tiranën? Kreu i grupit të PD: Do ta përshëndes

    Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi tha se do e përshëndeste vendimin, nëse presidenti Bajram Begaj nuk do të dekretonte datën për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë Tiranë. I pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Trialog” në RTSH, se çfarë do thoshte nëse nuk dekretohet një datë për zgjedhjet lokale në Tiranë, Bardhi tha shkurt “Do e përshëndes”.
    Më herët Bardhi u shprehu skepticizëm se “presidenti do të veprojë në përputhje me Kushtetutën”, në një kohë që Erion Veliaj çoi në Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij.
    Lidhur mbi masën e paraburgimit ndaj Erion Veliajt, Bardhi tha se si Veliaj ashtu edhe qytetarët e thjeshtë janë të barabartë përpara ligjit dhe duhen trajtuar njësoj. Bardhi tha se në paraburgim ndodhen me qindra qytetarë për çështje më të vogla.
    “Veliaj nuk ka asnjë arsye për t’u trajtuar nga qindra e mijëra qytetarë që për vepra shumë herë më minore ndodhen sot në paraburgim, secili prej nesh është i barabartë përpara ligjit. Në parim patjetër që mund të ketë vend për të parë sjelljen e sistemit gjyqësor lidhur me masat e arrestit të burg dhe teprimit e tyre e me masat. Por kur një qytetar për 20-30 mijë lekë të vjetra shkon në paraburgim, Veliaj me 20-30 milionë të vjedhura patjetër do shkojë në paraburgim. Problemi im është se kur kjo i ndodh një njeriu të rëndësishëm ne e diskutojmë në studio ishte i drejtë apo jo, ndërsa kur i ndodh çdo ditë qytetarëve të zakonshme nuk trajtohet në asnjë vend”, tha Bardhi.
    Vangjeli: Nëse Strasburgu do e gjykonte në tejkalim mase, paraburgimin e Velliajt?
    Bardhi: Nuk kam ndërmend ta përshëndet, por do ishte një vendim drejtësie që duhet të respektohet. /rtsh/

  • “Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës”, Gazment Bardhi zbulon detajet

    “Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës”, Gazment Bardhi zbulon detajet

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë të ditur se opozita është shumë pranë finalizimit të emrit të kandidatit të saj për zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë.
    Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH 1, Bardhi konfirmoi se negociatat me aleatët tashmë janë në fazën përfundimtare dhe se shumë shpejt do të bëhet publik emri i personit që do të përballet për kreun e bashkisë.
    “Jemi afër shpalljes së kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, ku do të konkludohet për një kandidat të vetëm,” tha Bardhi. “Për këtë qëllim janë zhvilluar edhe negociata me aleatët tanë dhe shumë shpejt do të shpallet kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së Tiranës.”
    Ky njoftim vjen në momentin që zhvillimet politike për shpalljen e datës së zgjedhjeve në Tiranë janë bërë publike, duke ndezur garën për kryeqytetin.

  • Humbet 15-vjeçari nga Gjirokastra, familjarët ngrenë alarmin: U nis drejt Tiranës (Emri+Foto)

    Humbet 15-vjeçari nga Gjirokastra, familjarët ngrenë alarmin: U nis drejt Tiranës (Emri+Foto)

    Një 15-vjeçar nga Gjirokastra është shpallur i zhdukur prej më shumë se 7 orësh. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij duke apeluar tek çdo qytetar që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e adoleshentit.
    I mituri quhet M. Kalemi, 15 vjeç, rreth 1.80 i gjatë, me sy bojëqielli. Në momentin e fundit që është parë, ka qenë i veshur tërësisht me të zeza dhe me atlete ngjyrë gri.
    Sipas dëshmive të familjarëve, ai është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 pranë agjencisë në urën e lumit, duke kërkuar të niset drejt Tiranës.
    Për shkak se nuk kishte para për biletën, dyshohet se mund të jetë nisur me ndonjë mjet rastësor.
    Familjarët, duke kontaktuar me JOQ, shprehen shumë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë. Aktualisht, policia ka nisur kërkimet dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për të zbuluar drejtimin që ka marrë adoleshenti, por deri tani pa rezultat.

  • ‘Është brenda territorit’, Hoxha flet për negociatat e fshehta me autorin e vrasjes së biznesmenit italian

    ‘Është brenda territorit’, Hoxha flet për negociatat e fshehta me autorin e vrasjes së biznesmenit italian

    Në një studio televizive, gazetari Artan Hoxha  ka folur për vrasjen e biznesmenit italian në Salari të Tepelenës.
    Hoxha ka thënë se autori i dyshuar është brenda territorit dhe po negociohet për vetëdorëzimin e tij.
    Gazetari zbuloi se autori i dyshuar mund të përfitojë nga rrethanat lehtësuese pasi nuk është vrasje e mirëorganizuar.
    “Personi është brenda territorit dhe kjo është gjë e provuar pasi aktualisht ka negociata për vetëdorëzimin e tij, duke i ofruar atij me vetëdorëzim edhe rrethana lehtësuese, sepse ngjarja në vetvete nuk është një ngjarje e mirëorganizuar ai mund të përfitojë nga kjo. Nga aq sa kam mësuar duke qenë se ngjarja ka ndodhur në këto rrethana po negociohet me njerëz të afërt që të dorëzohet duke përfituar ato që parashikon ligji. Ai mund të sqarojë pse ai ka marrë këtë vendim dhe pse u ndodh aty, për këtë gjë policisë i intereson shumë që ta mbyllë këtë histori. Fakti që po negociohet do të thotë që është brenda territorit, nuk ka dalë”, tha Hoxha.

  • “Berisha më kërkoi të kandidoj”, Alimehmeti tregon pse refuzoi garën për Tiranën: Kam vizion tjetër

    “Berisha më kërkoi të kandidoj”, Alimehmeti tregon pse refuzoi garën për Tiranën: Kam vizion tjetër

    Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe një nga emrat e përfolur si kandidat i mundshëm i Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore në kryeqytet, ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me këtë çështje. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Alimehmeti tha se nuk ka refuzuar zyrtarisht kandidimin, por theksoi se karakteristikat e tij janë më të përshtatshme për një garë tjetër, me rregulla të qarta dhe të ndershme.
    Ai zbuloi se i është bërë kërkesë nga Sali Berisha për të marrë pjesë në garë, por nënvizoi se vizioni i tij është afatgjatë dhe kërkon reforma më të thella në PD, duke lënë të hapur mundësinë për kontribut në forma të tjera.
    “Jo se kam refuzuar po karakteristikat time janë për një lloj tjetër gare, me rregulla. Këshilli Bashkiak po të doje e sjell Bashkinë e Tiranës vërdallë, dhe unë jam në Këshilli Bashkiak ka dy vite dhe nuk është bërë asnjë. Këshillin Bashkiak e vendosën në funksion të vjedhjeve. Më është bërë kërkesë nga zoti Berisha për të kandiduar. Nuk ka ndonjë sekret kjo pjese, se ne komunikojmë në mënyrë të vazhdueshme. Por pjesa që unë kërkoj ka karakteristika të tjera. Unë mund të jap një kontribut më të mirë. Unë shikoj 2029, partia duhet të jetë në marshe të tjera. Unë jam në një vizion komplet tjetër, kam paraqitur programin tim. Ilir si punëtori i kësaj fushe mund të kontribuoj në fushat e mia, kurse tani është hendek shumë i ngushtë”, tha Alimehmeti.

  • Jep dorëheqjen njeriu kyç i Ramës, Vali Bizhga

    Jep dorëheqjen njeriu kyç i Ramës, Vali Bizhga

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Sulm me dron rus në Dnipro të Ukrainës, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur

    Sulm me dron rus në Dnipro të Ukrainës, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur

    Rusia nisi një sulm të rrallë me dron gjatë ditës në qytetin ukrainas të Dniprosë, duke vrarë një person dhe duke plagosur 20 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në objekte mjekësore, ndërtesa apartamentesh dhe ndërtesa zyrash, thanë zyrtarët.
    Guvernatori rajonal, Serhiy Lysak, tha se sulmi kishte në shënjestër qendrën e qytetit industrial në një kohë kur njerëzit ishin në punë dhe fëmijët ishin në shkollë.
    Ai postoi një video që tregonte tym të dendur që ngrihej nga ndërtesat dhe zjarrfikësit që luftonin me flakët në qendër të qytetit të Dnipros, një qendër industriale dhe biznesi në Ukrainën juglindore.

    Lysak tha se një ndërtesë zyrash ishte në flakë, duke shtuar se disa ndërtesa të tjera dhe dhjetëra makina ishin dëmtuar.
    Presidenti Volodymyr Zelensky  bëri thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.