Month: September 2025

  • “U dëgjua zhurmë e madhe, thashë oii vajza”, rrëqeth nëna e 15-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

    “U dëgjua zhurmë e madhe, thashë oii vajza”, rrëqeth nëna e 15-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

    Nëna e 15-vjeçares që tentoi të vetëvritet në Sarandë ka dhënë një intervistë tronditëse në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ku ka rrëfyer momentin dramatik të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ajo tregon se pas një diskutimi me mësuesen e djalit, ndodhi një zhurmë e madhe dhe në atѱ moment, kuptoi se vajza e saj kishte rënë nga ballkoni i katit të katërt. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    “Sa kthej kurrizin, dëgjohet një zhurmë e madhe. Vajza bie nga ballkoni. Në shtëpi ishin të gjithë, ishin dhe dy vëllezërit e mi dhe bashkëshorti, po festonim ditëlindjen e djalit të vogël,” tha ajo.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Nëna tregoi gjithashtu se vajza kishte shprehur shqetësim për bullizmin që po kalonte, duke thënë se e kishin përgojuar me fjalë të ulëta.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Nëna e 15-vjeçares që tentoi të vetëvritet: Vajza ime ende nuk e ka lënë spitalin. Jam shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve të mi, për ato punoj. Unë po flisja me mësuesen e djalit në pallat, në një kat të lartë dhe nuk e pashë vajzën të shqetësuar. Fola me mësuesen jo në sy të fëmijëve. Ishin në banesë gjithë familjarët. Sa kthej kurrizin, dëgjohet një zhurmë e madhe. Vajza bie nga ballkoni. Në shtëpi ishin të gjithë, kishte dy vëllezërit dhe babanë, po festonim ditëlindjen e djalit të vogël.

    Në atë moment thashë “Oii vajza”. Zbrita poshtë dhe ulëriva, u trondita. Më ka thënë 3 ditë përpara se të ndodhë ngjarja, se një djalë dhe një vajzë e bezdiste dhe i kam thënë që mos u mërzit, se ti je më e bukur se ato dhe ata xhelozojnë. Më tha se i kanë thënë se “ishte e shpifur” dhe i kishin thënë dhe fjalë shumë të pista./ BW

  • Vlorë – Procedohet penalisht 27-vjeçari që ndërpreu mbledhjen e Këshillit Bashkiak

    Vlorë – Procedohet penalisht 27-vjeçari që ndërpreu mbledhjen e Këshillit Bashkiak

    Screenshot

    Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë proceduar penalisht shtetasin David Dano, 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas Policisë, më datë 29.09.2025, rreth orës 11:30, i riu është futur pa leje në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Vlorë, duke ndërprerë zhvillimin e mbledhjes për disa minuta. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Kallëzimi është bërë nga punonjësja e Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasja A. R., 55 vjeçe.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Kaos në aeroportin e Athinës, anulohet fluturimi Athinë–Tiranë i WizzAir

    Kaos në aeroportin e Athinës, anulohet fluturimi Athinë–Tiranë i WizzAir

    Mbi 100 pasagjerë, mes tyre të moshuar dhe fëmijë, mbetën në pritje pa asnjë informacion nga kompania WizzAir.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Një situatë kaotike është regjistruar mbrëmjen e sotme në aeroportin ndërkombëtar të Athinës, pas anulimit të papritur të fluturimit Athinë–Tiranë të kompanisë ajrore WizzAir. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Më shumë se 100 pasagjerë, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë të vegjël, kanë mbetur në pritje pa asnjë informacion zyrtar. Udhëtarët thonë se pavarësisht kërkesave për sqarime pranë sporteleve apo shërbimit ndaj klientit, nuk iu është komunikuar as arsyeja e anulimit dhe as një orar i ri për nisjen.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Mungesa e informacionit ka shkaktuar shqetësim dhe irritim të madh, sidomos tek ata që kishin lidhje të tjera udhëtimesh apo angazhime urgjente në Shqipëri. Disa pasagjerë u shprehën se janë detyruar të qëndrojnë në këmbë për orë të tëra, ndërsa indiferenca e kompanisë vetëm sa e ka përkeqësuar situatën.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Ilir Proda në Gjermani: Forcohet bashkëpunimi i Policisë Shqiptare me partnerët gjermanë

    Ilir Proda në Gjermani: Forcohet bashkëpunimi i Policisë Shqiptare me partnerët gjermanë

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjermani, ku takoi Ministrin e Brendshëm të North Rhine-Westphalia, Herbert Reul, Zv/Presidentin e Policisë Federale Gjermane, Peter Beiderwieden, Drejtorin e BKA-së, Holger Münch, dhe Zëvendëspresidentin e Universitetit Gjerman të Policisë, Uwe Marquardt.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Vizita u realizua me rastin e ceremonisë së diplomimit të Kryekomisar Emilijano Resulaj në programin “Administrata Publike – Menaxhimi i Policisë” në Universitetin Gjerman të Policisë. Gjatë qëndrimit, Drejtori Proda dhe delegacioni i shoqërues zhvilluan takime të rëndësishme për të thelluar bashkëpunimin me institucionet gjermane në luftën kundër krimit të organizuar. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Proda theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar: “Krimi po bashkëpunon globalisht, dhe për ta luftuar duhet bashkëpunim global. Kemi një qëllim, një mision dhe duhet të punojmë së bashku për të bërë më të mirën për qytetarët e vendeve tona.”Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Partnerët gjermanë vlerësuan sukseset e Policisë Shqiptare dhe shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e ardhshëm, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit, operacione të përbashkëta hetimore dhe trajnime të përbashkëta.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në ceremoninë e diplomimit, Drejtori Proda nënvizoi rëndësinë e shkollimit dhe trajnimeve të vazhdueshme të oficerëve shqiptarë dhe reformimin e Akademisë së Sigurisë për t’u binjakëzuar me akademitë europiane dhe amerikane të sigurisë.

    Zëvendëspresidenti i Universitetit Gjerman të Policisë, Uwe Marquardt, shprehu gatishmërinë për të mbështetur trajnime dhe studime master për oficerët shqiptarë dhe për të shkëmbyer eksperienca mes dy institucioneve.

  • Ervin Karanxha: Presidenti duhet të kërkojë informacion nga Kushtetuesja për rastin Veliaj

    Ervin Karanxha: Presidenti duhet të kërkojë informacion nga Kushtetuesja për rastin Veliaj

    Ish-prokurori Ervin Karanxha ka komentuar zhvillimet ligjore dhe institucionale që lidhen me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren nga Presidenti i Republikës.
    I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, Karanxha theksoi se Presidenti duhet të kërkojë informacion zyrtar nga Gjykata Kushtetuese për statusin e ankimimit të bërë nga Veliaj, përpara se të marrë një vendim për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet. “Ky nuk është një rast i zakonshëm vetëm për Tiranën, por ka të bëjë edhe me disa bashki të tjera,” tha Karanxha, duke iu referuar vakancave të krijuara nga ish-kryebashkiakë që tashmë janë deputetë.
    Ai sqaroi se ligji për vetëqeverisjen vendore, konkretisht neni 61, parashikon qartë rastet kur mbaron mandati i një kryetari bashkie – përfshirë dorëheqjen ose shkarkimin nga detyra. “Pika B e nenit 61 parashikon dorëheqjen, që ndodh kur kryebashkiaku kalon në një funksion tjetër, si deputet. Por pika Ç e po këtij neni i referohet shkarkimit, sipas nenit 62 – që është rasti i Erion Veliajt,” shpjegoi ish-prokurori.
    Sipas tij, për të hapur zyrtarisht procesin për caktimin e një date zgjedhjesh, duhet të përgatitet një dosje e plotë që përfshin dokumentacionin mbi shkarkimin dhe gjendjen ligjore të çështjes. “Ky është një rast i veçantë, pasi kemi një masë sigurimi ndaj një zyrtari të zgjedhur, dhe një vendim të ankimuar. Prandaj, Presidenti duhet të kërkojë informacion zyrtar nga Gjykata Kushtetuese për të parë nëse ankimimi është pranuar dhe në çfarë faze ndodhet,” theksoi Karanxha.
    Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur procesi për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës është pezulluar, në pritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese mbi vlefshmërinë e shkarkimit të Erion Veliajt.
     

  • Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

    Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

    Meteorologu grek dhe eurodeputeti i Pasok-ut, Sakis Arnaoutoglou, paralajmëron një valë të re moti të keq në Shqipëri në ditët e para të tetorit, me rënie të ndjeshme temperaturash, reshje intensive shiu dhe dëborë.
    Sipas tij, e enjtja, 2 tetor, do të sjellë reshje shumë të forta shiu në veriun e vendit (Shkodër, Kukës, Peshkopi) dhe dëborë mbi 900–1000 metra.
    Në zonat qendrore (Dibër, Burrel, Elbasan) dhe malet Korab e Shebenik, reshjet do të jenë po ashtu intensive, ndërsa në juglindje (Gramsh, Korçë, malet Moravë dhe Gramoz) parashikohen reshje shiu dhe dëborë mbi 1200 metra.
    Në jug (Gjirokastër, Tepelenë, Përmet) do të ketë kryesisht reshje shiu, me mundësi bore mbi 1200–1300 metra. Bregdeti perëndimor (Tirana, Durrës, Vlorë) do të ketë reshje të pakta ose mungesë të tyre.
    Moti i keq pritet të shkaktojë probleme në disa akse malore, ku do të jenë të nevojshme zinxhirët, ndërsa erërat në bregdet do të arrijnë shpejtësi 60–80 km/h.

  • Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

    Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

    Nga 57 mjekë të qendrave shëndetësore të fshatrave të bashkisë Korçë, Maliq e Pustecit, 14 prej tyre janë mjekë pensionistë. Kjo pasi mjekët e rinj nuk pranojnë të shkojnë të punojnë në zonat rurale. Një gjë e tillë pranohet edhe nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë, i cili shprehet se shteti detyrohet të zgjate kontratën me mjekët pensionistë pasi të rinjtë nuk pranojnë të punojnë në zonat rurale
    “Nga 57 mjekë që janë aktiv e punojnë në qendrat shëndetësore, 14 prej tyre janë mjekë pensionistë. E para është mungesa e mjekëve të rinj në zonat rurale, preferojnë zonat urbane apo kryeqytetin. Një pjesë e tyre vijojnë specializimet, e kjo krijon vakume në mbulimin e kujdesit shëndetësor. Në dukje është negative por për njerëzit është pozitive. Deri në këto momente kemi bërë maksimumin për kujdesin shëndetësor edhe në zonat më të larta”, thotë Mikel Llogori, drejtues i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë.
    Petrit Kacorri prej 45 vitesh punon si mjek në qendrën shëndetësore në Maliq. Prej 4 vitesh ai ka dalë në pension. Por për të vijuar punën, mjeku i moshuar duhet të kalojë disa burokraci.
    “Arrita 71 vjeç, që në 1980 kam filluar punë. Kam punuar mjek familje. Kam 4 vite në pension. Mos bëjë kontratat 6 mujore, mua më ka mbaruar kontrata ka një muaj, duhet të iki Tiranë për të shtyrë kontratën. Kjo është për të gjithë. Si unë janë 15-20 doktorë. Sa të jenë të shëndoshë të punosh, kur s’je i aftë ikën vetë”, shprehet Petrit Kacorri, mjek.
    Të shumtë janë e mjekët që janë në prag pensioni, ndërsa largimi i mjekëve dhe infermierëve të rinj drejt Gjermanisë apo vendeve të Bashkimit Europian mbetet një plagë për shoqërinë shqiptare./euronews

  • Pse paqja në Gaza kalon përmes video-lojërave dhe dhëndrit të Trump! Kushner dhe marrëveshja miliardëshe me sauditët

    Pse paqja në Gaza kalon përmes video-lojërave dhe dhëndrit të Trump! Kushner dhe marrëveshja miliardëshe me sauditët

    Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump për martesën me vajzën e tij të madhe Ivanka, ka qenë në qendër të vëmendjes këto orë për arsye që duket se janë të ndryshme: video-lojërat dhe një luftë. Por pikërisht lidhjet mes këtyre dy fushave kaq të ndryshme hedhin dritë mbi natyrën e pushtetit në Amerikë sot dhe mbi ekuilibrat që mund të krijohen në Lindjen e Mesme.
    Marrëdhëniet e Kushner me monarkitë e GjiritLufta, natyrisht, është ajo e Gazës. Kushner – sipas zërave nga Shtëpia e Bardhë – ka marrë pjesë së bashku me Trumpin, këshilltarin dhe partnerin e tij të biznesit Steven Witkoff dhe kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu në hartimin e versionit final të propozimit të paqes me njëzet pika, të prezantuar të martën.
    Dhëndri i presidentit, i rritur me edukim ortodoks hebre, ishte gjithashtu i dërguar i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme gjatë presidencës së parë të Trump dhe pati një rol vendimtar në negociatat për Marrëveshjet e Abrahamit midis Izraelit dhe Arabisë Saudite. Që atëherë, Kushner ka mbajtur marrëdhënie shumë të mira me monarkitë e Gjirit, të cilat i kanë mundësuar edhe tani, kur zyrtarisht është vetëm biznesmen dhe nuk ka më një funksion politik formal, të veprojë si ndërmjetës. Nuk është rastësi që administrata amerikane i ka dhënë atij dukshmëri publike, edhe pse ai vetë, që nga rikthimi i Trump në pushtet, përpiqet ta shmangë atë.
    Roli i Kushner në rindërtimin e GazësKëtë herë, megjithatë, gjërat ndryshojnë. Nga njëra anë, përfshirja e Kushner ka qenë e rëndësishme për ta bërë propozimin e paqes të pranueshëm për Netanyahu; nga ana tjetër, ai është i përfshirë në diskutimin për pjesëmarrjen e fuqive ekonomike të Gjirit në financimin – kur të vijë koha – të projektit të madh të rindërtimit të Gazës dhe në përfitimin prej tij.
    Pasioni i Bin Salman për video-lojëratDerisa roli politik informal i dhëndrit më të fuqishëm në botë lidhet me Lindjen e Mesme, ekziston edhe një dimension biznesi, që këtë herë ka të bëjë me pasionin e Mohammed Bin Salman për video-lojërat: një nga hobi-t e preferuara të mbretit të ri saudite dhe arsyeja e dytë pse emri i Kushner ka dalë në media në të gjithë botën.
    Kushner ka ndërmjetësuar për një marrëveshje të jashtëzakonshme financiare: blerjen për 55 miliardë dollarë dhe tërheqjen nga Nasdaq e kompanisë Electronic Arts, gjiganti i video-lojërave që prodhon, ndër të tjera, EA Sports FC (lojën më të shitur të futbollit), Assassin’s Creed dhe Grand Theft Auto, duke u përgatitur të rritet dhe të ulë kostot shpejt falë inteligjencës artificiale. Blerësit dhe ata që do të tërheqin kompaninë nga Borsa janë një konsorcium i përbërë nga fondi sovran i Arabisë Saudite (Public Investment Fund – PIF), fondi amerikan i private equity Silver Lake me një pjesë minoritare dhe fondi Affinity Partners i krijuar nga Kushner në 2021 pas daljes nga Shtëpia e Bardhë, me një pjesë më të vogël.
    Marrëveshja do të financohet me një kredi rekord prej 20 miliardë dollarësh nga banka JP Morgan në pak ditë, megjithëse Silver Lake ka një stabilitet financiar të paqëndrueshëm.Lidhja mes pushtetit në Uashington dhe GjirinBlerja e Electronic Arts ishte ëndrra e Bin Salman. Ndërmjetësimi, edhe aty, u bë nga Kushner. Ai ka besimin e monarkëve të Gjirit: fondi sovran saudite është një nga investitorët kryesorë në fondin e tij personal Affinity, ndërsa të tjerët janë fondi sovran i Katarit dhe fondi i Abu Dhabit, Lunate, nën drejtimin e sheikut Tahnoon bin Zayed Al-Nahyan.
    Në këtë mënyrë, aktivitetet e ndryshme të Kushner, edhe pse të ndara, lidhen së bashku: ai shfaqet gjithnjë e më shumë si nyja lidhëse mes pushtetit të Trump dhe monarkive të Gjirit.
    Sauditët, emirianët dhe katarezët mund të jenë burim i porosive të mëdha, veçanërisht për industrinë e mbrojtjes, kriptomonedhat dhe teknologjitë amerikane ose inteligjencën artificiale. Kushner, falë afërsisë me Trump dhe Witkoff, ka mundësinë të ndërmjetësojë dhe të përfitojë. Por për këtë, është e nevojshme një paqe në Gaza dhe Bregun Perëndimor, sepse lufta mbetet një kërcënim për monarkitë e Gjirit për shkak të zemërimit që krijon në rrugët arabe.
    Rëndësia e Arabisë Saudite të Bin SalmanSot, fuqia kryesore që garanton këtë potencial politik dhe biznesi është Arabia Saudite e Bin Salman. Influenti i tij në SHBA, falë fuqisë së parave, është i paepur. Për shembull, në fund të këtij muaji, bursë e Riadit organizon një ngjarje ku do të marrin pjesë drejtorët ekzekutivë të JP Morgan dhe Goldman Sachs, Jamie Dimon dhe David Solomon, CEO i Blackrock, Larry Fink, gurët e fondit të investimeve si Ray Dalio dhe Bill Ackman, ish-CEO i Google Eric Schmidt dhe të tjerë. Asnjë vend tjetër në botë nuk ka sot këtë fuqi për të thirrur dhe sjellë kaq shumë figura në këtë nivel.
    Kështu, po formohet një aks i ri pushteti dhe parash midis Riadit dhe Shtëpisë së Bardhë, me pëlqimin e Netanyahu dhe rolin ndërmjetësues të dhëndrit të ri të presidentit të 47-të amerikan. Dhe padyshim, Kushner nuk do të dalë më pak i pasur nga kjo./ Corriere della Sera

  • Natë golash në Champions League. Atletico dhe Bayern fitojnë me “manita”, Inter nuk e diskuton Slavia-n. Marseille “spektakël” nga Ajax-it

    Natë golash në Champions League. Atletico dhe Bayern fitojnë me “manita”, Inter nuk e diskuton Slavia-n. Marseille “spektakël” nga Ajax-it

    Në “Metropolitano”, Atletico Madrid fitoi 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt. “Colchoneros” gjetën avantazhin që në minutën e 3-të me Giacomo Raspadori. Në minutën e 33-të, Robin Le Normand dyfishon shifrat, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në fund të pjesës së parë, Antoine Griezmann shënon golin e tretë, pas asistit të Julian Alvarez.
    Në minutën e 57-të, gjermanët do të shënonin golin e nderit me Jonathan Burkardt, pas asistit të Knauff. Në minutën e 70-te, Giuliano Simeone shënoi golin e katërt për Atletico Madridin. Nuk kishte si të mungonte Julian Alvarez pa shënuar sonte, argjentinasi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 82-të, duke vulosur fitoren 5-1. SHIKOGOLAT
    Në Limassol, Bayern fitoi 1-5 ndaj debutuesve të Pafos. Për bavarezët shënuan fillimisht dy gola të shpejtë Kane 15′ dhe Guerreiro 21′. Anglezi shënoi pas një asisti të marrë nga Olise. Guerreiro shënoi pas një aksioni model dhe asistit të Nicolas Jackson. Ndërkohë që në minutën e 30-të, ishte radha e Jackson për të shënuar golin e tretë, pas asistit të Olise. 4 minuta më pas, Harry Kane shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për bavarezët. Për vendasit shënoi Orsic në fund të pjesës së parë. Në minutën e 70-të, Michael Olise shënoi golin e pestë për bavarezët. SHIKOGOLAT
    Në “San Siro”, Inter fitoi pastër 3-0 ndaj Slavia Prague. Lautaro Martinez zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të, pas një gafe fatale të portierit mik. Në minutën e 34-të, Denzel Dumfries dyfishon shifrat pas asistit të Thuram. Në minutën e 65-të, Thuram pason bukur me finte për Bastoni-n, ky i fundit asiston për Lautaron, i cili shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Interin. SHIKOGOLAT
    Në “Velodrome”, Marseille e Roberto De Zerbit fitoi 4-0 ndaj Ajax-it. Golat për francezët u shënuan nga Paixao 6′, 12′, Greenëood 26′ dhe Aubameyang 52′. SHIKGOLAT

  • Liverpool “digjet” në Stamboll, Chelsea fiton falë një autogoli. Tottenham shpëton në fund (video)

    Liverpool “digjet” në Stamboll, Chelsea fiton falë një autogoli. Tottenham shpëton në fund (video)

    Një natë jo e mirë sonte për ekipet angleze në Champions League. Liverpool është mundur 1-0 nga Galatasaray në Stamboll. Në minutën e 15-të, Yilmaz pengohet në zonë nga Dominik Szoboszlai, arbitri jep penallti. Victor Osimhen me një qetësi të frikshme nuk gabon përballë Alisson dhe dërgon topin në rrjetë.
    Në pjesën e dytë, Alisson dëmtohet dhë në vend të brazilianit futet portieri gjerogjian Giorgi Mamardashvili. Për Alisson dukej një dëmtim serioz, por do mësohet më vonë shkalla e dëmtimit. Në minutën e 88-të, arbitri kryesor i takimit Clement Turpin dha penallti për Liverpool-in, pas një ndërhyrjeje të ashpër të Wilfried Singo, por pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi pa pamjet në ekran, arbitri francez u tërhoq dhe anulloi penalltinë e dhënë për anglezët. Rezultati final, 1-0 për Galatasaray-in.. SHIKOGOLAT
    Bodo/Glimt ka marrë pikën e parë në fazën e grupeve në Champions League. Norvegjezët kanë barazuar në shtëpi 2-2 ndaj Tottenham. Kasper Hogh humbi shansin të kalonte Bodo/Glimt në avantazh në pjesën e parë, por sulmuesi danez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll 0-0, të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Jens Hauge, ish-lojtari i Milanit shënoi dy herë për vendasit në minutat 53′, 66′, njëri gol më i bukur se tjetri. Në minutën e 68-të, Micky van de Ven ngushton shifrat për Tottenham. Mbrojtësi holandez shënon me kokë pas krosimit të Pedro Porro. Në minutat shtesë, Tottenham do të barazonte shifrat 2-2 falë autogolit të Gundersen. SHIKOGOLAT
    Chelsea ka fituar 1-0 në “Stamford Bridge” ndaj Benfica, falë një autogoli të Richard Rios, pas një topi të futur në zonë nga Garnacho në minutën e 18-të. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. SHIKOGOLIN