Ndeshja e fundit e xhiros së dytë të Kategorisë Superiore u mbyll mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena” me duelin Dinamo Siti-Vllaznia. Kjo ndeshje pritej me interes për shkak se përplaseshin dy prej skuadrave më të forta të momentit dhe njëherësh dy skuadra që pretendojnë titullin këtë vit. Të dyja vinin nga Europa, ku Vllaznia u eliminua që në raundin e dytë, kurse Dinamo shkoi deri në “play-off”të Ligës së Konferencës.
Jo vetëm kaq, trajnerët Daja i Dinamos dhe Martini i Vllaznisë kërkojnë të lënë gjurmë në krye të ekipeve dhe përballja e mbrëmshme ishte dhe një mundësi që teknikët të shpalosnin aftësitë e tyre në krye të pankinave. Ndeshja nisi e qetë, por me një superioritet të Dinamo Sitit në mesfushë dhe rrjedhimisht në qarkullimin e topit. 10 minutat e para, në fakt, ishte më mirë Vllaznia, por minutë pas minute Dinamo mori epërsinë në lojë dhe në minutën e 35-të gjeti golin e avantazhit.
Bregu nga e majta lëshon një gjuajtje që befason Jukajn dhe u jep epërsinë 1-0 bluve kryeqyte tas. Pjesa e parë mbyllet me JAVA 32 këtë rezultat. Në pjesën e dytë Vllaznia e rriti që në fillim lojën e saj sulmuese, duke u përpjekur të gjejë shpejt golin e barazimit. Por hasi në vështirësi, pasi di namovitët u pozicionuan mirë dhe nuk lanë shumë hapësirë për shkodranët. Rregulli i pashkruar në futboll, “po nuk shënove do ta pësosh”, mori vlerë mbrëmjen e djeshme.
Në minutën e 59-të Dinamo realizon golin e dytë duke i dhënë drejtim fitores së parë në kampionatin e sivjetëm. Guindo shënoi për “nëndetësen”, ndërkohë që Vllaznia u fut në një spirale dëshmërimi për 30 minutat e fundit. Në minutën e 83-të, ishte Berisha që shënoi golin e tretë, duke bërë që dinam ovitët të fusnin “në xhep” fitoren. Gjithsesi, në minutën e 4-t shtesë, Vllaznia shënoi një gol nderi nga kjo ndeshje, me anë të bekim Balajt. Me rezultatin e thellë 3-1, Dinamo e fiton duelin e parë sezonal me Vllazninë dhe shfaqet automatikisht si skuadra favorite për titull këtë sezon.
Vora turpëron Tiranën, bardheblutë pa busull
Vora, e cila debuton për herë të parë në Superiore, realizoi dje një fitore të bujshme ndaj Tiranës, me shifrat 3-1, duke marrë trepikëshin e parë sezonal, por nga ana tjetër duke i kujtuar skuadrës bardheblu se e ka humbur krejtësisht busullën dhe po bën një nisje shumë të keqe të kampionatit. Një fitore domethënëse për debutuesit në kampionat, të cilët kanë shfrytëzuar më së miri rastet e krijuara përballë bardhebluve, të cilët e nisin si mos më keq këtë kampionat duke treguar shenja se janë shumë larg asaj që pretendo jnë drejtuesit e klubit.
Vora bëri gjithçka mirë që në pjesën e parë duke rrezikuar disa herë portën e Tafas derisa erdhi avantazhi me Karricën me penallti. Goli i dytë i këtij të fundit në startin e pjesës së dytë ishte një goditje e rëndë për bardheblutë që shfaqën pak gjëra për t’u kujtuar. Zuna me kundërsulm mbylli diskutimet dhe goli i Eliton shërbeu vetëm si ngushëllim statistikor për bard heblutë në fund të kësaj sfide.