Month: September 2025

  • I dha pasaportën shqiptare, Rama konfirmon transferimin e Zhegrovës tek Juventus: Ec aty shqipe

    I dha pasaportën shqiptare, Rama konfirmon transferimin e Zhegrovës tek Juventus: Ec aty shqipe

    Futbollisti Edon Zhegrova do te jete lojtari me i ri i Juventusit, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar me një video-mesazh ku thekson: “Ec aty shqipe ????, shqiponja e egër për historinë e Juventusit ????❤️!”
    Kujtojme qe ndihma qe Rama i dha Zhegroves per marrjen e pasaportës shqiptare e ka lehtësuar transferimin e tij te kampionët italianë, ndërsa pritshmëritë janë që ylli shqiptar të japë një kontribut të rëndësishëm në sezonin e ri.

  • DETAJE / Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

    DETAJE / Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

    Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.0 që goditi Afganistanin lindor, raporton Ministria e Brendshme e Talibanëve.
    Ekipet e emergjencës janë mobilizuar për të vazhduar përpjekjet e ndihmës në zonat e izoluara nga tërmeti, pranë kufirit me Pakistanin, por ka frikë se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë. Përpjekjet për të arritur tek komunitetet më të izoluara janë vështirësuar nga rrëshqitjet e dheut.
    Zyrtarët po paralajmërojnë për shifra të larta viktimash ndërsa presin më shumë detaje, largësia e zonës e bën të vështirë dhënien e vlerësimeve të sakta.
    Burime nga qeveria talebane thonë se dhjetëra shtëpi janë “nën rrënoja” , ndërsa zyrtarët thonë se fshatra të tëra janë shkatërruar.
    Vendësit tregojnë për mediat se rrëshqitjet e dheut kanë izoluar zonat pranë epiqendrës, që do të thotë se do të duhet shumë kohë për të vlerësuar plotësisht dëmin.
    Tërmeti ra në një thellësi të cekët prej 8 km, rreth 27 kilometra në verilindje të qytetit Jalalabad dhe tronditi ndërtesat nga Kabuli deri në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

  • Tatimet “zbresin” në ndërtim, nga tetori nis plani i madh i kontrolleve

    Tatimet “zbresin” në ndërtim, nga tetori nis plani i madh i kontrolleve

    Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit, me qëllim intensifikimin e kontrolleve dhe monitorimin e praktikave financiare në këtë sektor, përfshirë edhe përdorimin e kleringut.
    Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mësohet se Plani Operacional, që pritet të fillojë në tetor 2025, do të zbatohet pas një faze informimi prej rreth 30 ditësh dhe do të përqendrohet në adresimin e risqeve fiskale specifike të sektorit të ndërtimit.
    Administrata Tatimore do të bëjë publike objektivat dhe qasjen e këtij plani përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
    Plani operacional për sektorin e ndërtimit do të nisë pas përfundimit të kontrollit për sektorin e turizmit.
    Sipas dokumentit të publikuar nga Tatimet, Plani Operacional në sektorin e turizmit synoi rritjen e të ardhurave dhe formalizimin e sektorit, përmes disa objektivave kyçe, si:
    Rritje e TVSH-së së paguar në sektorin e turizmit, me normë tatimore 6% ku objektivi është 20% rritje e të ardhurave nga sektori i turizmit.  Rritje në numrin e tatimpaguesve deklarues TVSH në turizëm (Akomodim, Bar-restorante) që kanë normë standarde TVSH-je ku objektivi është 10%. Monitorimi i pagesave me qëllim parandalimin e krijimit të borxhit të ri tatimor, përfshirë detyrimet për TVSH dhe tatimet e tjera të lidhura me aktivitetin ekonomik. Formalizimi i sektorit të turizmit, përmes reduktimit të numrit të subjekteve të paregjistruara apo të regjistruara dhe janë pasivë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në mënyrë të parregullt; Formalizimi i aktivitetit të stacioneve të plazhit (çadra, shezllone, etj.) pa kontratë të lidhur me autoritetet përkatëse etj.
    Monitorimi u krye me bazë risku nëpërmjet analizave të statusit të tatimpaguesve, analiza e tatimpaguesve me sjellje devijonte, si p.sh me dorëzimin e deklaratave me vlerë zero, rënie e theksuar e xhiros krahasuar me periudhën e mëparshme, përsëritje e vonesave për shlyerjen e detyrimeve etj. Analiza e riskut përfshinte edhe krahasimin e xhirove dhe krahasimin e numrit të punonjësve të deklaruar deri në 2 vitet e fundit.
    Po ashtu tatimet miratuan në muajin qershor nivelet e pagave referuese për profesion në sektorin turizëm, me qëllim  identifikimin e tatimpaguesve me risk.
    Sipas listës së publikuar për 45 profesione në sektorin e turizmit, paga minimale për kamerierët në restorante, bare dhe hotele nuk duhet të jetë më pak se 70,000 lekë në muaj.
    Pagat referencë fillojnë nga 55,000 lekë për pozicione si punëtor pastrimi plazhi apo roje parkimi dhe arrijnë 130,000 deri në 140,000 lekë për kryekuzhinierët, shefat e pastiçerive apo pozicioneve të tjera të larta në zinxhirin e shërbimit./Marrë nga Monitor

  • ‘1 shtator 1939’

    ‘1 shtator 1939’

    Poezia u botua së pari në numrin e “The New Republic”, të datës 18 tetor 1939 në Nju Jork dhe pastaj është përfshirë në përmbledhjen e Auden “Another time” (Njëherë tjetër), 1940. Kritikët kanë theksuar se autori mbështetet në modelin e strofave të poezisë “Easter 1916” (Pashkët 1916) të W.B. Yeats. e cila evokon Luftën I Botërore.

    Përktheu: Kujtim Morina

    Kjo poezi është shkruar për fillimin e Luftës II Botërore që shënohet më 1 shtator 1939, me pushtimin e Polonisë nga Gjermania.

    I ulur në një nga barete Rrugës Pesëdhjetë e DyI pasigurtë dhe i frikësuarNdërsa shpresat e pritshme shuhen,Të një dekade të ulët dhe të pandershmeValë zemërimi dhe frikeqarkullojnë mbi vende të kthjellëtadhe të errësuara të globitduke pushtuar jetët tona private;kundërmimi i paemër i vdekjesshkel mbi natën e shtatorit.

    Dijet e sakta mund të nxjerrinnë dritë të gjithë keqbërjennga Luteri deri në ditët tonaçfarë e ka bërë një popull të çmendet,gjej çfarë ndodhi në LinzNjë megaloman i shndërruarNë një zot psikopat.Unë dhe publiku e dimëAshtu si edhe fëmijët e shkollësAtyre që ju është bërë e keqjaMe të keq do të ta kthejnë.

    Tukiditi i mërguar e dinteÇ’do të thotë një fjalim populistpër demokracinëDhe çfarë bëjnë diktatorët.Gjepurat e vjetra që flasinPër një varr apatik,I gjithi i analizuar në librin e tij.Iluminizmi i hedhur tutje,zakonet që krijon dhimbja,keqqeverisja dhe brengaduhet t’i vuajmë të gjitha përsëri.

    Në këtë vend asnjanësKu grataçelat e verbëra përdorinTë gjithë lartësinë për të shpallurForcën e Njeriut KolektivSecila gjuhë derdh shfajësimine saj të ethshëm, të kotëPo kush mund të jetojë gjatënë një ëndërr euforikeNga pasqyra ata sodisinFytyrën e imperializmitdhe të së keqes së botës.

    Fytyrat e njerëzve në barKapen në ditët e tyre të zakonshmeDritat kurrë nuk duhet të fikenDhe muzika kurrë të mos pushojë.Të gjitha zakonet synojnëTa bëjnë këtë gjendje të duketSikur asgjë s’ka ndryshuar.Që të mos shohim ku jemiTë humbur në një pyll të faniturFëmijët që kanë frikë kur vjen nata,që s’kanë qenë kurrë të lumtur apo të mirë.

    Plehrat militantë, më dredharakët,Personat e Rëndësishëm gërthasinNuk është aq e pastër sa dëshira jonëÇfarë shkroi Njinsky i acaruarpër Diaghilev,është e vërtetë për zemrën normale.Sepse gabimi i mbrujtur në kockëi çdo gruaje dhe çdo burriDigjet për atë që s’mund ta ketë,Jo për dashurinë universalePor vetëm për t’u dashur vetë.

    Nga errësira konservatoreNë jetën e moralshmeKalimtarët e ngjeshur përsërisinzotimin e tyre të mëngjesit“Do të jem i sinqertë me gruanDo të përqendrohem më shumë në punë”Dhe guvernatorët e pakrahë të provincave zgjohenPër të rifilluar lojën e tyre të detyrueshme;Kush mund t’i lirojë ata tani;Kush mund t’i kuptojë të shurdhëritKush mund të flasë me memecët?

    E gjitha çfarë kam është një zëPër të zhbërë gënjeshtrën e palosurGënjeshtrën romantike në trurinE një njeriu të ndjeshëm në rrugëDhe gënjeshtrën e AutoritetitNdërtesat e të cilit prekin qiellinNuk ka ekzistuar diçka e tillë si ShtetiDhe askush nuk ekziston më vete.Uria nuk të jep zgjedhjePër qytetarët apo policinëDuhet të duam njëri-tjetrin ose të vdesim.

    I pambrojtur në këtë natëBota jonë në gënjeshtra të trullosura,Megjithatë, shquhen gjithandejPikëla drite ironike,Vetëtijnë kurdo që të DrejtitShkëmbejnë mesazheA mundem unë, i krijuar si ataNga Erosi dhe pluhuriI dërmuar nga i njëjtiMohim dhe dëshpërimTë tregoj një flakë afirmuese. /ExLibris/ KultPlus.com

  • Guardiola në telashe, pas disfatës ndaj Brighton humbet edhe lojtarin për dy muaj

    Guardiola në telashe, pas disfatës ndaj Brighton humbet edhe lojtarin për dy muaj

    1 Shtator 2025

    8:36

    Telesport

    Mesfushori i Manchester City, Rayan Cherki, pësoi një dëmtim në kofshë gjatë humbjes kundër Brighton dhe do të mungojë për të paktën dy muaj. Ky është një tjetër goditje për Pep Guardiola, i cili e nisi sezonin me dy humbje në tre ndeshje.
    Lajmin e kësaj mungese të gjatë e konfirmoi vetë trajneri spanjoll. Për pasojë, lojtari që erdhi këtë verë nga Lyon për 34 milionë euro do të humbasë si ndeshjen e ardhshme në derbi ashtu dhe përballjen ndaj Arsenal në kampionat.
    I pyetur për mungesën e 21-vjeçarit, Guardiola tha se mesfushori mund të jetë jashtë për të paktën dy muaj. Lojtari do të mungojë edhe në disa ndeshje të Champions League, ato ndaj Napoli, Monaco dhe Villarreal.
    Cherki ka bërë dy paraqitje për City deri më tani, duke shënuar nga stoli në debutimin e tij në Wolves dhe duke qenë titullar në humbjen e skuadrës së tij ndaj Tottenham. Mungesa e tij është një goditje e rëndë për “citizens”.

  • Pishina apo fusha sportive, taksa e ndërtesës rritet deri në 50%

    Pishina apo fusha sportive, taksa e ndërtesës rritet deri në 50%

    Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre.
    Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve.
    Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari tregtimi dhe shërbime; për veprimtari industrial, prodhim, përpunim dhe magazinim dhe për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari bujqësore dhe blegtorale.
    Monitor ka llogaritur se sa do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për ambiente të hapura me sipërfaqe 250 metër katror për ndërtime, si: parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie.
    Sipas metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ambiente parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie, për të gjithë sipërfaqen e shtrirë që ato zënë, është 30 (tridhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve, ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2%.
    Detyrimi i taksës = (Çmimet fiskale x 30%) x sipërfaqja e ndërtesës x 0,2 % niveli i taksës.
    P.sh. në Kavajë aktualisht çmimi fiskal i shitblerjes së apartamenteve është 51 mijë lekë për metër katror. në projektvendim është propozuar që Kavaja të ndahet 6 zona kadastrale me çmime referencë nga 51 mijë lekë deri në 75 mijë lekë për metër katror.
    Sipas metodologjisë detyrimi aktual për taksën e ndërtesës për një ambient të hapur sportiv me sipërfaqe 250 m2 është 7,650 lekë në vit. Me çmimin e ri fiskal të propozuar taksa vjetore për këto ambiente dhe të ngjashme për to do të jetë në vlerën e 11,250 lekë në vit. Detyrimi pritet të rritet 3,600 lekë apo 47% më shumë.  Rritja e detyrimit pritet në të njëjtat vlera që ndryshojnë referencat.
    Në Elbasan çmimi i referencës aktualisht është 50,300 lekë. Qyteti i Elbasanit propozohet të ndahet në 3 zona. Në zonën 1 çmimi i ri propozohet 60 mijë lekë për metër katror.
    Një subjekt që zotëron një pishinë të hapur apo një pistë për kuaj në Elbasan me sipërfaqe 250 m2 aktualisht paguan 7540 lekë në vit taksë. pas miratimit të çmimit të ri të referencës detyrimi për taksën do të rritet 1,455 lekë në vit apo 19% më shumë. Detyrimi i ri llogaritet 7,545 lekë në vit.
    Ashtu si dhe për kategoritë e tjera të ndërtesave që taksohen sa 0,2% e vlerës së ndërtesës detyrimi për taksën do të rritet në të njëjtat vlera që është propozuar rritja për çmimet e referencës së apartamenteve./Marrë nga Monitor

  • Vlahovic, njeriu i fitores së çmuar të Juventusit: Jam gjithmonë në dispozicion

    Vlahovic, njeriu i fitores së çmuar të Juventusit: Jam gjithmonë në dispozicion

    1 Shtator 2025

    8:39

    Alfred Lleshi

    Autori i golit vendimtar të Juventusit, në fitoren minimale ndaj Genova, u shpreh: “Mendova vetëm të futesha në fushë, të bëja mirë dhe të shënoja. Ishte fitore e madhe në një fushë të vështirë. Jam i lumtur që ndihmova skuadrën dhe dua të vazhdoj kështu. Sezoni është i gjatë, shpresoj të jap gjithmonë maksimumin”.
    Mbi objektivat: “Kemi fituar një trofe, por nuk mjafton, kaq nuk është në nivelin e Juves. Shpresojmë të ngremë trofe të tjerë në duar, por duhet të ecim ndeshje pas ndeshjeje”. Në fund, i shpallur “Man of the Match”, Vlahovic falënderoi tifozët për mbështetjen.

    Il messaggio di Dusan 🤳🏻⚽️ pic.twitter.com/5UhiLO1f34
    — JuventusFC (@juventusfc) August 31, 2025

  • Telashe pafund për Ferrari, Lewis Hamilton penalizohet me pesë pozicione për garën e Monza, ja arsyeja

    Telashe pafund për Ferrari, Lewis Hamilton penalizohet me pesë pozicione për garën e Monza, ja arsyeja

    1 Shtator 2025

    9:00

    Telesport

    Gjithçka ka shkuar keq për pilotin britanik Lewis Hamilton dhe Ferrari në garën e fundit në Holandë. Sikur të mos mjaftonte aksidenti në pistën e Zandvoort, komisarët e garës i dhanë 7 herë kampionit të botës në Formula 1 një dënim të ashpër.
    Britaniku do të vuajë një penalizim prej pesë vendesh në garën e ardhshme të Formula 1, atë që do të zhvillohet në Monza (Itali). Hamilton ishte nën hetim për mosrespektimin e flamujve të dyfishtë të verdhë gjatë xhirove të kontrollit para garës.
    Dokumenti zyrtar i lëshuar nga FIA shpjegon në detaje se çfarë ndodhi: Flamuri i dyfishtë i verdhë në kthesën e fundit ishte një procedurë që ishte njoftuar tashmë nga drejtuesit e garës duke pasur parasysh natyrën unike të pistës Zandvoort, e cila është jashtëzakonisht e ngushtë.

  • Orët e fundit të merkatos, lëvizje të bujshme mes Aston Villa dhe Manchester United

    Orët e fundit të merkatos, lëvizje të bujshme mes Aston Villa dhe Manchester United

    1 Shtator 2025

    9:04

    Alfred Lleshi

    Bisedimet klub me klub janë duke vazhduar për Dibu Martínez, gjithashtu për Jadon Sancho. Dy negociata të ndara, por brenda së njëjtës tryezë diskutimi. Manchester United dëshiron që Sancho të përfshihet në marrëveshjen për portierin argjentinas, ndërkohë që opsioni “Lammens” mbetet ende i hapur.
    Vendimi i madh i takon vetë Sanchos; të bashkohet menjëherë me Aston Villa apo të presë për mundësi të tjera, përfshirë edhe pista jashtë Europës. Një gjë është e sigurt: sulmuesi anglez nuk ka vend te “Djajtë e Kuq”, ndërsa Dibu Martinez shihet si portieri i duhur në “Old Trafford”.

  • Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar, Dhimitër Anagnosti

    Ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar, Dhimitër Anagnosti

    U nda nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti.

    Lajmin e hidhur e ka bërë publik vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.

    Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo.

    Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.

    Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”.

    Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”. ë karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

    Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

    Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve. Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar.

    Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.

    Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

    Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

    Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ALEKO PRODANI, HUMORISTI QË U NDA NGA JETA NË VENDIN E TIJ TË PUNËS… DISA MENDUAN SE PO BËNTE SHAKA…