Month: September 2025

  • “Pas lëngimit të gjatë iu binde ligjit të jetës”, e bija e Dhimitër Anagnostit rrëqeth me fjalët, regjisori u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare

    “Pas lëngimit të gjatë iu binde ligjit të jetës”, e bija e Dhimitër Anagnostit rrëqeth me fjalët, regjisori u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare

    Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti është ndarë nga jeta këtë të hënë në moshën 89-vjeçare.

    Lajmi është bërë publik nga e bija Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.
    “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo.

    Top Channel

  • Shuhet Dhimitër Anagnosti, Rama: Babai i kinemasë shqiptare! Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master

    Shuhet Dhimitër Anagnosti, Rama: Babai i kinemasë shqiptare! Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur shqiptar Dhimitër Anagnosti.

    Ai e cilëson Anagnostin babanë e kinemasë shqiptare dhe mjeshtër i shumërespektuar nga të gjithë.
    “Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart. Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master”, shkruan Rama.
    Regjisori mbylli sytë përgjithmonë sot në moshën 89-vjeçare.
    Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.
    Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.
    Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”.
    Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
    Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.
    Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.
    Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.
    Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.
    Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtardramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

    Top Channel

  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

    Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

    Në një reagim zyrtar, Begaj, shprehet se plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll.
    “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll.
    Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti!
    Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, – u shpreh Presidenti Begaj.

    Top Channel

  • Profil/ Nga titulli “Artist i Popullit” tek emërimi si ministër Kulture në vitin 1992, kush ishte Dhimitër Anagnosti

    Profil/ Nga titulli “Artist i Popullit” tek emërimi si ministër Kulture në vitin 1992, kush ishte Dhimitër Anagnosti

    Arti shqiptar sot është në zi pas vdekjes së regjisorit të njohur shqiptar Dhimitër Anagnosti.

    Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.
    Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.
    Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”.
    Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
    Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.
    Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.
    Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.
    Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.
    Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtardramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

    Top Channel

  • Shtëpi me pishinë? Ja sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës, pistat për gara e fusha futbolli

    Shtëpi me pishinë? Ja sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës, pistat për gara e fusha futbolli

    Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre.

    Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve.

    Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari tregtimi dhe shërbime; për veprimtari industrial, prodhim, përpunim dhe magazinim dhe për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari bujqësore dhe blegtorale.

    Monitor ka llogaritur se sa do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për ambiente të hapura me sipërfaqe 250 metër katror për ndërtime, si: parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie.

    Sipas metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ambiente parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie, për të gjithë sipërfaqen e shtrirë që ato zënë, është 30 (tridhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve, ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2%.

    Detyrimi i taksës = (Çmimet fiskale x 30%) x sipërfaqja e ndërtesës x 0,2 % niveli i taksës.

    P.sh. në Kavajë aktualisht çmimi fiskal i shitblerjes së apartamenteve është 51 mijë lekë për metër katror. në projektvendim është propozuar që Kavaja të ndahet 6 zona kadastrale me çmime referencë nga 51 mijë lekë deri në 75 mijë lekë për metër katror.

    Sipas metodologjisë detyrimi aktual për taksën e ndërtesës për një ambient të hapur sportiv me sipërfaqe 250 m2 është 7,650 lekë në vit. Me çmimin e ri fiskal të propozuar taksa vjetore për këto ambiente dhe të ngjashme për to do të jetë në vlerën e 11,250 lekë në vit. Detyrimi pritet të rritet 3,600 lekë apo 47% më shumë.  Rritja e detyrimit pritet në të njëjtat vlera që ndryshojnë referencat.

    Në Elbasan çmimi i referencës aktualisht është 50,300 lekë. Qyteti i Elbasanit propozohet të ndahet në 3 zona. Në zonën 1 çmimi i ri propozohet 60 mijë lekë për metër katror.

    Një subjekt që zotëron një pishinë të hapur apo një pistë për kuaj në Elbasan me sipërfaqe 250 m2 aktualisht paguan 7540 lekë në vit taksë. pas miratimit të çmimit të ri të referencës detyrimi për taksën do të rritet 1,455 lekë në vit apo 19% më shumë. Detyrimi i ri llogaritet 7,545 lekë në vit.

    Ashtu si dhe për kategoritë e tjera të ndërtesave që taksohen sa 0,2% e vlerës së ndërtesës detyrimi për taksën do të rritet në të njëjtat vlera që është propozuar rritja për çmimet e referencës së apartamenteve./MONITOR

  • Kosovë/ Kryesia e Kuvendit mblidhet për të diskutuar funksionimin e institucionit

    Kosovë/ Kryesia e Kuvendit mblidhet për të diskutuar funksionimin e institucionit

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm për funksionimin e institucionit ligjvënës, edhe pse ende nuk dihet se kush do të marrë pjesë.

    Mbledhja u thirr të shtunën nga kryetari Dimal Basha, i cili e shpalli të përfunduar seancën konstituive, megjithëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.

    Në tri vazhdime të seancës, kandidatët e këtij komuniteti nuk arritën të siguronin 61 votat e nevojshme.

    Sipas rregullores së punës së Kuvendit, seanca konstituive përfundon vetëm me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve.

    Katër nënkryetarë – tre nga komuniteti shqiptar dhe një nga pakicat joserbe – u zgjodhën më 26 gusht, së bashku me kryetarin.

    Ndërkohë, të nëntë kandidatët e Listës Serbe dhe kandidati i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dështuan të marrin votat e mjaftueshme.

    Basha deklaroi se të gjitha mundësitë për zgjedhjen e nënkryetarit serb janë shteruar, ndaj seanca konstituive konsiderohet e mbyllur.

    Qëndrimin e tij e mbështetën edhe bashkëpartiakët në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët kërkuan që vendi të kalojë tani në fazën e formimit të Qeverisë së re.

    Megjithatë, partitë ish-opozitare e kundërshtuan këtë vendim, duke argumentuar se Kuvendi nuk është ende i konstituuar, pasi Kryesia nuk është zgjedhur në përbërjen e saj të plotë kushtetuese.

    Disa ekspertë ligjorë paralajmëruan se situata mund ta çojë vendin drejt një krize të re kushtetuese.

    Që nga 15 prilli janë bërë dhjetëra përpjekje për konstituimin e Kuvendit, por pa sukses, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

    Çështja ka përfunduar edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka nxjerrë dy aktgjykime me afate dhe udhëzime për mënyrën e zhvillimit të procesit.

    Afati i parë nuk u respektua, ndërsa i dyti përfundon më 18 shtator.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka detyrim ligjor të mandatojë partinë ose koalicionin fitues për formimin e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, u bëri thirrje forcave politike të gjejnë një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Ajo nuk e komentoi vendimin e Bashës për ta shpallur të mbyllur seancën konstituive.

    Radio Evropa e Lirë kontaktoi ekipin e saj për hapat që mund t’i ndërmarrë, por nuk mori ndonjë përgjigje.

  • Shefi lituanez shpallet mjeshtër i sushit në Kampionatin Botëror në Tokio

    Shefi lituanez shpallet mjeshtër i sushit në Kampionatin Botëror në Tokio

    Kampionati Botëror i Sushit u zhvillua edhe këtë vit në Tokio, Japoni, duke promovuar sigurinë ushqimore dhe ruajtjen e kuzhinës autentike japoneze. Konkursi prestigjioz organizohet nga Instituti Botëror i Aftësive të Sushit, i themeluar me mbështetjen e qeverisë japoneze, ndërsa në juri bëjnë pjesë mjeshtër të nivelit më të lartë të kësaj tradite kulinare.

    Fituesi i këtij viti ishte shefi i kuzhinës lituanez Airis Zapašnikas, me bazë në Oslo, i cili u bë lituanezi i parë që shpallet mjeshtër botëror i sushit. Ai arriti të mposhtë 14 finalistë të tjerë, duke u vlerësuar për aftësitë, kreativitetin dhe respektimin rigoroz të traditës japoneze.

    “Për mua kjo është më e vlefshme se një yll Michelin. Është një konfirmim i drejtpërdrejtë i aftësive të mia”, – deklaroi Zapašnikas për portalin LRT.lt. Ai është gjithashtu drejtues i një restoranti me yll Michelin në Norvegji.

    Shefi lituanez përshkroi garën si tejet intensive, me rregulla strikte ku çdo detaj kishte rëndësi, nga respektimi i kohës, deri tek përdorimi i plotë i përbërësve. Në fazën finale, secili kandidat duhej të përgatiste një pjatë origjinale, ku u vlerësua aftësia për inovacion dhe kreativitet përkrah teknikave tradicionale japoneze.

    Ky kampionat, që mbahet çdo vit në Tokio, po kthehet në një arenë globale ku kulinarë nga e gjithë bota garojnë për titullin më prestigjioz të mjeshtrit të sushit.

  • Tërmeti i fortë në Afganistan, shkon në 622 numri i viktimave, rreth 1500 të plagosur

    Tërmeti i fortë në Afganistan, shkon në 622 numri i viktimave, rreth 1500 të plagosur

    Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi pjesën lindore të Afganistanit, duke shkaktuar të paktën 622 viktima dhe afro 1.500 të plagosur, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme të talebanëve, Abdul Matin Qani.

    Më herët, televizioni shtetëror Radio Television Afghanistan (RTA) raportoi për 500 të vdekur dhe mbi 1.000 të plagosur nga tërmeti i fuqishëm, i cili goditi më së shumti provincat Kunar dhe Nangarhar.

    Kjo katastrofë natyrore pritet të përkeqësojë edhe më tej gjendjen në Afganistan, një vend tashmë i zhytur në krizë humanitare për shkak të rënies drastike të ndihmave ndërkombëtare dhe dëbimeve masive të migrantëve afganë nga vendet fqinje.

    Pamjet e transmetuara nga Reuters Television tregonin helikopterë që mbërrinin në zonat e goditura, ndërsa banorët ndihmonin ushtarë dhe mjekë për të transportuar të plagosurit drejt autoambulancave.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, tre fshatra janë rrafshuar plotësisht në provincën Kunar, ndërsa dëme të mëdha janë regjistruar edhe në shumë të tjera. Një zyrtar lokal, Najibullah Hanif, tha se ka raportime për 250 të vdekur dhe 500 të plagosur në atë zonë, duke theksuar se shifrat mund të rriten.

    Në provincën Khyber Pakhtunkhwa, pranë kufirit me Pakistanin, ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja. Shtëpitë e ndërtuara me baltë dhe gurë janë shembur si pasojë e tërmetit.

    Sipas Institutit Gjeologjik Amerikan (USGS), epiqendra e tërmetit ndodhej 27 kilometra larg qytetit Jalalabad, kryeqendra e provincës Nangarhar, ndërsa thellësia ishte vetëm 8 kilometra, faktor që ka rritur fuqinë shkatërruese të lëkundjes.

    Tërmeti ndodhi gjatë natës dhe u ndje në një rreze të gjerë. Deri tani janë regjistruar pesë pasgoditje, më e forta prej tyre me magnitudë 5.2 ballë.

    Gazetarë të AFP raportuan se lëkundjet u ndjenë edhe në Kabul dhe Islamabad, rreth 370 kilometra larg epiqendrës.

    Provinca Nangarhar ishte goditur edhe javën e kaluar nga përmbytje të papritura, që morën jetën e pesë personave dhe shkaktuan dëme materiale në zona rurale dhe të banuara.

    Afganistani goditet shpesh nga tërmete të fuqishme, sidomos në zonën malore të Hindukushit, ku përplasen pllakat tektonike euroaziatike dhe indiane.

    Vetëm në vitin 2024, një seri tërmetesh në perëndim të vendit shkaktuan mbi 1.000 viktima. Si një nga vendet më të varfra në botë, Afganistani mbetet jashtëzakonisht i cenueshëm ndaj fatkeqësive natyrore.

  • Mediat gjermane: Vuçiq është kërcënim për stabilitetin në Ballkan

    Mediat gjermane: Vuçiq është kërcënim për stabilitetin në Ballkan

    Mediat gjermane i kanë kushtuar hapësirë të gjerë situatës politike dhe ekonomike në Serbi, duke e analizuar paketën e re të masave ekonomike të presidentit Aleksander Vuçiç, qëndrimin e Brukselit ndaj protestave studentore dhe ndikimin e nacionalizmit në shoqëri, raporton Deutsche Welle.

    Gazeta “Die Presse” e cilëson paketën e Vuçiçit si “masa të mrekullueshme” populiste që kanë efekt afatshkurtër, ku për gjashtë muaj do të ulen çmimet e rreth 3.000 produkteve, duke hyrë në fuqi nga 1 shtatori.

    Sipas “Rheinpfalz”, Komisioni Evropian prej muajsh reagon “ritualisht dhe joefikas” ndaj zhvillimeve në Serbi, duke mos ushtruar presion real ndaj Beogradit, pasi vendi shihet si faktor kyç për stabilitetin në Ballkan.

    Ndërkohë, Bashkimi Evropian dhe Gjermania vazhdojnë të japin fonde milionëshe, por besimi i qytetarëve serbë te perspektiva evropiane po bie.

    Raporti thekson gjithashtu se Serbia po bëhet gjithnjë e më e varur nga Rusia dhe Kina, ndërsa Vuçiç e sheh Perëndimin më shumë si partner ekonomik, e jo si model të demokracisë institucionale.

    Dy skenarë për të ardhmen

    Në një intervistë për “Der Spiegel”, politologu Vedran Xhihiq deklaron se Serbia ndodhet në një moment kyç: ose do të shkohet drejt zgjedhjeve të reja, ose ekziston rreziku i përshkallëzimit të dhunës.

    Ai thekson se vala e protestave është e larmishme nga e majta deri tek nacionalistët ndërsa nacionalizmi prej dekadash e ka formësuar shoqërinë serbe.

    Për të ardhmen e lëvizjes, sipas tij, duhet të hapen edhe temat e vështira si Kosova, gjenocidi në Srebrenicë dhe përballja me të kaluarën.

    Si shenjë pozitive, ai përmend solidaritetin e shfaqur në Novi Pazar midis serbëve ortodoksë dhe boshnjakëve myslimanë një mundësi për një “pamje tjetër të Serbisë”.

  • Sherri me thika në Korçë, 8 të arrestuar

    Mbi 8 persona të arrestuar nga policia e Korçës deri në këto momente lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku mbetën të plagosur me thikë dy persona.

    Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije, se personat e arrestuar kanë qenë pjesë e konfliktit masiv të ndodhur në një lokal në afërsi të Parkut të qytetit, sherr i cili ka nisur për motive banale, ku janë përdorur mjete prerëse dhe mjete të forta.

    Mësohet gjithashtu se në vijim gjate ditës pritet komunikata e policisë.