Month: September 2025

  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë

    Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Rama: Babai i kinemasë shqiptare, lamtumirë

    Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta moshën 89-vjeçare të një prej figurave më të mëdha të kinematografisë shqiptare, regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti.
    Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë vlerëson punën ndër vite të Anagnostit, të cilin e cilëson si “babain” e kinemasë shqiptare.
    Kryeministri Rama e mbyll reagimin e tij duke shkruar; “Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master”.
    Postimi i kryeministrit Rama:
    Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart. Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master.

  • Vdekja e Dhimitër Anagnostit, reagojnë Begaj, Gonxhja e Meta: Lamtumirë pionieri i kinemasë!

    Vdekja e Dhimitër Anagnostit, reagojnë Begaj, Gonxhja e Meta: Lamtumirë pionieri i kinemasë!

    Arti shqiptar humbi sot jo vetëm një prej regjisorëve më të shquar të vendit, por një prej themeleve mbi të cilat u ngrit vetë institucioni i kinemasë shqiptare, Dhimitër Anagnostin.
    Mbi lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej arkitektëve të parë të kinemasë shqiptare, kanë reaguar edhe politikanët.
    Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj, iu shkëput një tjetër yll
    Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.
    “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti!
    Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, – u shpreh Presidenti Begaj.
    Gonxhja: Lamtumirë Mjeshtër!
    Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të “Nderit të Kombit”, Dhimitër Anagnosti.
    “I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti!
    Një jetë e tërë e përkushtuar artit, ku në karrierën e tij mbi 40-vjeçare ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare. Mes tyre spikasin filma që kanë hyrë në kujtesën kolektive si “Lulëkuqet mbi mure”, “Komisari i dritës”, “Plagë të vjetra”, “Në pyjet me dëborë ka jetë”, “Nëntori i dytë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Duel i Heshtur”, “Në shtëpinë tonë” e të tjera vepra që i dhanë kinemasë shqiptare identitet dhe madhështi.
    Lamtumirë Mjeshtër!”, shkruan Gonxhja në rrjetin social Facebook.
    Meta: Trashëgimia e tij e vyer do të mbetet monument i pavdekshëm në kujtesën e kombit
    Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se artisti i Popullit Dhimitër Anagnosti do të mbetet përjetësisht i nderuar mes korifenjve më të mëdhenj.
    Në postimin e tij në rrjeëtin social Facebook, Meta thekson se trashëgimia e lënë nga Anagnosti, do të frymëzojë gjeneratat e ardhshme.
    “Në panteonin e kulturës kombëtare dhe artit të kinemasë shqiptare, Artisti i Popullit, Dhimitër Anagnosti, do të mbetet përjetësisht i nderuar mes korifejve më të mëdhenj.
    Kineast dhe regjisor i shquar, skenarist e mendimtar, ai na la trashëgim një vepër të ndritur, që do të vazhdojë të frymëzojë gjeneratat e ardhshme, duke u bërë metaforë emblematike e historisë së kinematografisë shqiptare dhe model frymëzues i një brezi krijuesish idealistë e patriotë.
    Filmat e Anagnostit, edhe pse të krijuar në një kohë të caktuar historike, falë vizionit e talentit të tij të jashtëzakonshëm, mbeten vepra universale që përcjellin mesazhe të përjetshme dhe gjithmonë aktuale”, shkruan Meta.
    Kujtojmë se katër vite më parë, në 85-vjetorin e lindjes së Anagnostit, Ilir Meta (asokohe president i vendit) i dorëzoi atij Dekoratën e lartë, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

  • Tërmeti i fortë godet Afganistanin, mbi 600 viktima, mijëra të plagosur

    Tërmeti i fortë godet Afganistanin, mbi 600 viktima, mijëra të plagosur

    Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter  goditi Afganistanin lindor pak para mesnatës sipas orës lokale të dielën.

    Epiqendra e tërmetit ishte 27 km larg Jalalabadit, qytetit të pestë më të madh të Afganistanit, dhe rreth 140 km larg kryeqytetit Kabul.
    Ministria e Brendshme e talebanëve raporton se numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistanin lindor është 610.

    Më shumë se 1,300 persona janë plagosur, thotë ministria.
    Sipas ministrisë, tre fshatra u “shkatërruan plotësisht dhe pësuan dëme të rënda”.
    “Disa nga të plagosurit janë evakuuar dhe viktimat e bllokuara nën shtëpitë e shembura janë gjetur”, tha ministria, duke shtuar se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë ende duke u zhvilluar në zonë.
    “Numri i të plagosurve dhe i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, por meqenëse zona ka akses dhe komunikim të kufizuar, ekipet tona janë ende në terren. Sapo të mblidhen shifra të sakta, me vullnetin e Zotit, do t’i ndajmë ato me ju”, shtoi deklarata./vizionplus.tv

  • Sherri me thika në Korçë, arrestohen 8 persona

    Sherri me thika në Korçë, arrestohen 8 persona

    Më shumë se 8 persona janë vënë në pranga nga Policia e Korçës, pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme ku dy shtetas mbetën të plagosur me thikë.

    Sipas burimeve pranë uniformave blu, të arrestuarit rezultojnë të kenë qenë pjesë e konfliktit masiv të ndodhur në një lokal pranë Parkut të qytetit.
    Sherri, i cili dyshohet se nisi për motive të dobëta, degjeneroi në përdorimin e mjeteve të forta dhe mjeteve prerëse, duke përfunduar me të plagosur.

    Policia ka shoqëruar edhe persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë të përfshirëve.
    Çfarë ndodhi dje në Korçë
    Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro u plagosën me thikë pas një konflikti për motive të dobëta mes dy grupeve. Ngjarja ndodhi rreth orës  21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali.
    Shërbimet e policisë, mbrëmjen e djeshme shoqëruan në komisariat tre shtetas të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi.
    Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./vizionplus.tv

  • “Lamtumirë Grand Master”, kryeministri Rama reagon për ndarjen nga jeta të regjisorit Anagnosti: Babai i kinemasë shqiptare

    “Lamtumirë Grand Master”, kryeministri Rama reagon për ndarjen nga jeta të regjisorit Anagnosti: Babai i kinemasë shqiptare

    Sot, kinematografia shqiptare humbi një nga figurat më të mëdha dhe më të dashura të saj, Dhimitër Anagnostin. Regjisori legjendar dhe skenaristi i dhjetëra filmave të njohur, mes tyre edhe kryevepra “Lulekuqe mbi mure”, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.

    Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të regjisorit.
    Ai e quan Dhimitër Anagnostin “babain e kinemasë shqiptare” dhe “Grand Master”-in që mbeti gjithnjë i palëkundur në pasionin e tij për krijimtarinë.

    Edi Rama: Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart. Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master.

  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Bajram Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

    Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Bajram Begaj: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

    “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti!
    Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”,  u shpreh Presidenti Begaj.

    Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërime dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjetet sociale.
    Anagnosti ishte një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare.  Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë./vizionplus.tv

  • Vrasja tronditëse në Lviv, arrestohet autori i dyshuar i ekzekutimit të ish-kryeparlamentarit ukrainas

    Vrasja tronditëse në Lviv, arrestohet autori i dyshuar i ekzekutimit të ish-kryeparlamentarit ukrainas

    Autoritetet ukrainase kanë arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit të Parlamentit, Andriy Parubiy, i cili u ekzekutua me armë zjarri të shtunën në qytetin e Lvivit.

    Lajmin e konfirmoi presidenti Volodymyr Zelensky, i cili e cilësoi krimin si një “vrasje të tmerrshme” dhe një çështje që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e vendit në kohë lufte.
    “I dyshuari ka dhënë një dëshmi fillestare. Hetimet po vazhdojnë me urgjencë për të zbuluar të gjitha rrethanat e kësaj vrasjeje,” – shkroi Zelensky në Telegram.
    Sipas ministrit të Brendshëm, Ihor Klymenko, i dyshuari u ndalua gjatë natës në rajonin e Khmelnytskyit, në perëndim të Ukrainës. Ai theksoi se krimi ishte planifikuar me kujdes, duke ndjekur lëvizjet e viktimës, përgatitur itinerarin dhe madje edhe planin e arratisjes.
    Parubiy, 54 vjeç, kishte shërbyer si kryetar i Parlamentit nga prilli 2016 deri në gusht 2019. Ai njihej gjithashtu si një nga figurat kryesore të protestave të viteve 2013-2014, të cilat kërkonin afrimin e Ukrainës me Bashkimin Evropian.
    Presidenti Zelenskyy falënderoi forcat e rendit për reagimin e shpejtë dhe koordinimin në kapjen e autorit të dyshuar, duke theksuar se të gjitha detajet e kësaj vrasjeje duhet të bëhen të qarta.

    Top Channel

  • Franca ndez polemika! Kryeministri Bayrou akuzon Italinë për politikë fiskale e padrejtë, Roma shpërthen me reagim të ashpër

    Franca ndez polemika! Kryeministri Bayrou akuzon Italinë për politikë fiskale e padrejtë, Roma shpërthen me reagim të ashpër

    Një deklaratë e kryeministrit francez François Bayrou ka ndezur tensionet mes Francës dhe Italisë.

    Në një intervistë për katër televizione franceze, në prag të votëbesimit të 8 shtatorit, Bayrou tha se Italia po ndjek politika të “dumpingut fiskal”, duke ofruar lehtësime për më të pasurit që mund të zhvendosin rezidencën e tyre tatimore.
    “Ka një lloj nomadizmi fiskal dhe secili zhvendoset atje ku i leverdis më shumë,” – u shpreh Bayrou, duke cituar Italinë si shembull të këtyre praktikave.
    Reagimi i Palazzo Chigi ishte i menjëhershëm: “Stupisin deklaratat krejtësisht të pabazuara të Bayrou. Ekonomia italiane është më tërheqëse dhe më stabile se shumë të tjera në Europë. Italia nuk aplikon politika të pakuptimta favorizuese, përkundrazi ka rritur dyfish tatimin forfetar për individët që transferojnë rezidencën.”
    Në të njëjtën notë, qeveria italiane i kërkoi Parisit që të bashkohet në nivel të BE-së kundër vendeve që praktikojnë vërtet dumping fiskal, të cilat, sipas saj, prej vitesh po dëmtojnë ekonominë italiane.
    Edhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani reagoi ashpër: “Jam i habitur. Kjo është një akuzë e pabazë. Italia po ecën në një rrugë pozitive ekonomike, pa konspiruar kundër askujt. Paradiset fiskale të vërteta janë diku tjetër në Europë.”
    Ndërkohë, Lega e cilësoi deklaratën e Bayrou si “një sulm të rëndë dhe të papranueshëm nga një qeveri franceze në krizë”.
    Dumpingu fiskal është një praktikë përmes së cilës disa shtete u ofrojnë bizneseve e individëve tatime shumë të ulëta – madje edhe zero – për të tërhequr kapital e investime. Kjo krijon konkurrencë të padrejtë, sepse kompanitë zgjedhin vendet me tatime minimale, duke dëmtuar ekonomitë që aplikojnë sisteme më të drejta tatimore.

    Top Channel

  • Plagoset në aksident ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, u godit nga pas ndërsa udhëtonte me makinë

    Plagoset në aksident ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, u godit nga pas ndërsa udhëtonte me makinë

    Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani u plagos në një aksident automobilistik në New Hampshire gjatë fundjavës, por është në fazë rikuperimi, sipas shefit të tij të sigurisë dhe Policisë Shtetërore të New Hampshire, të cilët dhanë deklarata të dielën.

    Automjeti i Giulianit u godit nga mbrapa “me shpejtësi të lartë” të shtunën në mbrëmje, tha Michael Ragusa, shefi i sigurisë së Giulianit, në një deklaratë në platformën X.
    Giuliani, i cili ka shërbyer edhe si avokat personal i ish-presidentit Donald Trump, u transportua në një spital aty pranë, ku u diagnostikua me frakturë të vertebrës torakale, disa prerje dhe mavijosje, si dhe dëmtime në krahun e majtë dhe këmbën e poshtme.
    Pak para aksidentit, Ragusa tha se Giuliani ishte ndalur nga një grua që ishte viktimë e një “incidenti dhune në familje” dhe “i dha menjëherë ndihmë dhe kontaktoi 911.” Ai qëndroi në vendngjarje deri sa mbërritën oficerët, sipas CNN.
    Policia Shtetërore e New Hampshire deklaroi se po hetonte një rast dhune në familje kur automjeti i Giulianit u përplas nga një tjetër. Tre persona, përfshirë Giulianin, u dërguan në spital me “lëndime që nuk rrezikonin jetën”, sipas policisë.
    Në një deklaratë për CNN, Ragusa tha se Giuliani ishte “me humor të mirë” dhe “plotësisht i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm.” Kur u pyet nëse dyshonte se dikush kishte shënjestruar Giulianin, Ragusa tha: “Ky ishte një rast i thjeshtë i të qenurit në vendin e gabuar në kohën e gabuar.”
    Djali i Giulianit, Andrew, e komentoi incidentin në një postim në X të dielën pasdite:
    “Faleminderit të gjithëve që janë interesuar pas lajmit për babanë tim. Lutjet tuaja kanë shumë rëndësi për ne. Si djalë, mund t’ju them që jam i nderuar të kem një baba që e quaj njeriun më të fortë që kam njohur ndonjëherë!”
    Giuliani, një aleat i vjetër i Trump-it që shërbeu si kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut gjatë 11 Shtatorit dhe që shpesh quhej “kryebashkiaku i Amerikës” në atë kohë, ka përballuar një sërë problemesh ligjore dhe financiare që pas zgjedhjeve të vitit 2020.
    Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat penale shtetërore ndaj tij, në lidhje me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në Georgia dhe Arizona. Dy punonjëse të mëparshme të zgjedhjeve në Georgia, Ruby Freeman dhe Shaye Moss, fituan një vendim për shpifje prej 148 milionë dollarësh kundër tij, për akuzat e rreme që kishte bërë ndaj tyre pas zgjedhjeve të vitit 2020.
    Në janar, Giuliani arriti një marrëveshje që i lejonte të mbante shtëpinë dhe pjesën më të madhe të pasurisë së tij. Me një pasuri neto të vlerësuar rreth 10 milionë dollarë, përfshirë pronat e paluajtshme, Freeman dhe Moss nuk pritej të rimerrnin kurrë shumën e plotë prej 150 milionë dollarësh nga Giuliani.
    Giuliani vazhdon të ketë mbështetje nga Trump, i cili më 22 gusht e përshkroi atë si “kryetarin më të madh në historinë e Nju Jorkut,” gjatë shpalljes se Andrew Giuliani do të ishte Drejtor Ekzekutiv i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës FIFA 2026.
    “Thuaji babait tënd që të gjithë e duam,” i tha Trump Andrew-t, duke folur nga zyra e tij në Shtëpinë Ovale.
    Trump e emëroi Rudy Giulianin brenda Departamentit të Sigurisë Kombëtare në qershor.

    Top Channel

  • Situata politike në Kosovë/ Kryesia e Kuvendit mblidhet për të diskutuar funksionimin e institucionit

    Situata politike në Kosovë/ Kryesia e Kuvendit mblidhet për të diskutuar funksionimin e institucionit

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm për funksionimin e institucionit ligjvënës, edhe pse ende nuk dihet se kush do të marrë pjesë.

    Mbledhja u thirr të shtunën nga kryetari Dimal Basha, i cili e shpalli të përfunduar seancën konstituive, megjithëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.
    Në tri vazhdime të seancës, kandidatët e këtij komuniteti nuk arritën të siguronin 61 votat e nevojshme.
    Sipas rregullores së punës së Kuvendit, seanca konstituive përfundon vetëm me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve.
    Katër nënkryetarë – tre nga komuniteti shqiptar dhe një nga pakicat joserbe – u zgjodhën më 26 gusht, së bashku me kryetarin.
    Ndërkohë, të nëntë kandidatët e Listës Serbe dhe kandidati i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dështuan të marrin votat e mjaftueshme.
    Basha deklaroi se të gjitha mundësitë për zgjedhjen e nënkryetarit serb janë shteruar, ndaj seanca konstituive konsiderohet e mbyllur.
    Qëndrimin e tij e mbështetën edhe bashkëpartiakët në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët kërkuan që vendi të kalojë tani në fazën e formimit të Qeverisë së re.
    Megjithatë, partitë ish-opozitare e kundërshtuan këtë vendim, duke argumentuar se Kuvendi nuk është ende i konstituuar, pasi Kryesia nuk është zgjedhur në përbërjen e saj të plotë kushtetuese.
    Disa ekspertë ligjorë paralajmëruan se situata mund ta çojë vendin drejt një krize të re kushtetuese.
    Që nga 15 prilli janë bërë dhjetëra përpjekje për konstituimin e Kuvendit, por pa sukses, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.
    Çështja ka përfunduar edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka nxjerrë dy aktgjykime me afate dhe udhëzime për mënyrën e zhvillimit të procesit.
    Afati i parë nuk u respektua, ndërsa i dyti përfundon më 18 shtator.
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka detyrim ligjor të mandatojë partinë ose koalicionin fitues për formimin e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, u bëri thirrje forcave politike të gjejnë një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më shpejt që të jetë e mundur.
    Ajo nuk e komentoi vendimin e Bashës për ta shpallur të mbyllur seancën konstituive.
    Radio Evropa e Lirë kontaktoi ekipin e saj për hapat që mund t’i ndërmarrë, por nuk mori ndonjë përgjigje. /rel

    Top Channel