Month: September 2025

  • Një tjetër portugez te Fenerbahce, skuadra turke mendon për pasardhësin e Mourinho

    Një tjetër portugez te Fenerbahce, skuadra turke mendon për pasardhësin e Mourinho

    1 Shtator 2025

    10:00

    Telesport

    Pas shkarkimit të Jose Mourinho pak ditë më parë, skuadra e Fenerbahce po shqyrton mundësinë e afrimit të një tjetër trajneri portugez.
    Bëhet fjalë për Sergio Conceiçao, i cili sapo ka kaluar një periudhë të shkurtër te Milan sezonin e kaluar.
    Mourinho u shkarkua pas eliminimit të ekipit turk nga faza play off e Champions League. Gjithsesi, Fenerbahce duket se po kërkon një trajner të ngjashëm me të, ndaj po interesohet për Conceicao.
    Palët janë ende në diskutime, por edhe emra të tjerë janë në listë. Madje ekziston ideja e një trajneri vendës, që e njeh më mirë mentalitetin.

  • E KRYER! Gigio Donnarumma te Manchester City, ja detajet e transferimit të bujshëm

    E KRYER! Gigio Donnarumma te Manchester City, ja detajet e transferimit të bujshëm

    1 Shtator 2025

    10:02

    Alfred Lleshi

    Portieri i njohur italian, Gianluiggi Donnarumma, ka arritur marrëveshjen me Manchester City. Një paketë transferimi që shkon nga 30 deri në 35 milionë €, pasi PSG pranoi ta shesë “tepricën” e vet luksoze.
    Kapiteni i kombëtares italiane do të firmosë kontratë afatgjatë me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola dhe sipas planifikimit, do t’i kryejë sot kontrollet mjekësore në “Etihad”. Një gjigant i ri mbërrin te “qytetarët”, të cilët e kanë nisur keq sezonin aktual, në vazhdën e paraqitjeve zhgënjyese të sezonit të kaluar.
    Manchester City ka dy humbje këtë sezon në Premier League dhe ka luajtur tri ndeshje. Tri sfidat e ardhshme “bombastike” do të luhen ndaj Manchester United, Napoli dhe Arsenal. Kjo është një goditje e madhe për skuadrën e Guardiolës, që kërkon të forcojë prapavijën dhe të konkurrojë në të gjitha frontet këtë sezon.

  • Leverkusen po zhgënjen në kampionat, tjetër shkarkim në horizont për Ten Hag

    Leverkusen po zhgënjen në kampionat, tjetër shkarkim në horizont për Ten Hag

    1 Shtator 2025

    10:14

    Telesport

    Duket se aventura e trajnerit holandez Erik ten Hag te skuadra e Bayer Leverkusen është drejt fundit. Një aventurë që duket se do të zgjasë shumë pak, vetëm 2 muaj.
    I ardhur me shumë bujë këtë verë pas largimit të Xabi Alonso, trajneri holandez nuk po bind në stol. Një humbje e një barazim në dy javët e para në Bundesliga janë shumë pak.
    Pozitat e Ten Hag janë të lukundura që tani, kur sapo ka nisur sezoni, ndërkohë që edhe disa rezultate zhgënjyese në fazën përgatitore duket se po ndikojnë.
    Klubi për momentin nuk ka marrë asnjë vendim dhe është duke shqyrtuar situatën rreth trajnerit. Fakt është se mjaft kampionë janë larguar këtë verë bashkë me trajnerin dhe për Ten Hag nuk është e lehtë.
    Në rast se ndodh shkarkimi për trajnerin holandez, ky do të jetë i dyti për të në harkun kohor të një viti, las lamtumirës së parakohshme vjet nga Manchester United.

  • QSUT: Shërbimi laboratorik vijon pa ndërprerje

    QSUT: Shërbimi laboratorik vijon pa ndërprerje

    Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëri dje një reagim publik, pas disa lajmeve të publikuara për ndërpreje të shërbimit laboratorik. Në reagimin e QSUT-së thuhet se “ky lajm është i pavërtetë dhe i pabazuar. Shërbimi laboratorik në QSUT vijon pa asnjë ndërprerje, duke garantuar çdo ditë kryerjen e analizave për pacientët sipas nevojave të tyre mjekësore”. Sipas QSUT-së, “email-et e brendshme të komunikimit me stafin, të cilat janë interpretuar në mënyrë jokorrekte, nuk kanë lidhje me ndërprerjen e shërbimit”. QSUT thekson se këto emaile lidhen me respektimin korrekt të protokolleve klinike dhe algoritmeve të frekuencës së kryerjes së testeve laboratorike sipas patologjive, si dhe menaxhimin me eficiencë të kostove dhe buxheteve të alokuara, në përputhje me praktikat e administrimit spitalor.
    “Theksojmë se volumi ditor i analizave dhe shpenzimet e përditshme të kryera janë të dhëna të aksesueshme nga kushdo ka interes në funksion të transparencës, ndaj ftojmë këdo të drejtohet në rrugë zyrtare QSUNT”, thuhet në reagim. “Përhapja e lajmeve të rreme dhe interpretimi i gabuar i komunikimeve zyrtare krijon panik të panevojshëm në popullatë dhe dëmton besimin ndaj shërbimeve tona. Prandaj, kërkojmë që çdo informacion të interpretohet dhe transmetohet me korrektësi”, theksohet në reagimin publik të QSUT-së.

  • Sokol Olldashi: Këndo, miku im!

    Sokol Olldashi: Këndo, miku im!

    Poezi nga Sokol Olldashi:

    Këndoje miku im i panjohurkëngën që e preve në mes,këndojederisa të plasin shkrepat eera të thyhet kristaleve të vdekjes,këndojederisa malet të thërmohene lumenjtë të ngrihen uragandhe lisat të shembene bari të rritet vigan.Këndojederisa qiellin të mbyllësh në grushte me grushtin tjetër globit t’ia ngjeshësh,këndojederisa zhuri të kthehet në vaje burrat e dheut të qajnë.Këndojemiku im i panjohurkëngën që nuk ta shkrova kurrë!

    22 shtator, 1998

    *Titulli i origjinalit: Kënga

    ObserverKult

    ———————————-

    Lexo edhe :

    A E PARANDJEU VDEKJEN SOKOL OLLDASHI: ATA QË E VRANË, E PËRCJELLIN, E QAJNË…

    Në kortezh të përmotshëm,grumbuj dykëmbëshashpas një arkivoli që vrapon,Ata që e vranëAta e përcjelline qajnë.Gjithçka me dhe e mbulojnëPrifti bën Meshën e Funditu uron krimbave oreks…

    Poezinë e plotë e gjeni KËTU

    Lexo edhe:

    TESTAMENTI KRIJUES QË NA LA SOKOL OLLDASHI

    Nga: Kliton Nesturi

    Në historinë e letërsisë, ka fate dhe kategori të ndryshme autorësh. Ka prej atyre që tentojnë të hyjnë qysh në fillim me bujë e zhurmë dhe ia arrisin jo në pak raste kësaj kur prej kritikës verifikohen si talente dhe autorë të vërtetë, apo prej atyre që hyjnë me zhurmë dhe mbesin pastaj në heshtje, ashtu siç ka prej atyre që hyjnë “heshturazi”, pa tentuar të bëjnë jetën e zhurmshme dhe të bujshme të autorëve, por që në fund mbesin në histori dhe kujtesë si autorë të vërtetë.

    Në ditët e sotme kjo është e rrallë, por ja që ndodh dhe është e vërtetë. Njëri prej tyre është Sokol Olldashi, i cili pas ikjes së tij nga kjo botë dhe shoqëri e ndyrë dhe hipokrite, na la si testament krijues librin e tij “Unë dhe Unë”. Ndryshe prej shumë të tjerëve, që në fund të rrugëtimit të tyre lënë fjalët dhe zhurmën, ai la veprën.

    Duke lexuar me vëmendje poezitë e përfshira në vëllimin “Unë dhe Unë”, qysh në fillim dallohet një poezi origjinale, e pandikuar shumë prej të tjerëve, autorëve dhe rrymave që vërshojnë nga të katër anët në jetën krijuese dhe kulturore. Mund të duket e çuditëshme, por kjo, sipas meje, është e vërtetë.

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • Mesazhi i ndjerë i Edi Ramës: Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master…

    Mesazhi i ndjerë i Edi Ramës: Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master…

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të regjisorit Dhimitër Anagnostit. Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë e cilëson Anagnostin si babain e kinematografisë shqiptare, ndërsa kujton se si e ka njohur regjisorin e madh.

    Postimi i Edi Ramës:

    “Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjizori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart

    Lamtumirë Barba Taqo, u prehsh në paqe Grand Master”,- shkruan Rama.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NDAHET NGA JETA REGJISORI I NJOHUR SHQIPTAR, DHIMITËR ANAGNOSTI

  • Digjital apo dixhital? Axhendë apo agjendë? Si duhet të shkruhen…

    Digjital apo dixhital? Axhendë apo agjendë? Si duhet të shkruhen…

    Ky shkrim vjen si reagim ndaj ironisë së një personazhi VIP, i cili duke mos pasur një kulturë gjuhësore të duhur ose, të paktën, durimin për të hapur një fjalor apo për t’u konsultuar me një specialist gjuhe, tallej me fjalën “I DIGJITALIZUAR” në tekstin e fëmijës së tij, fatmirësisht fjalë e shkruar saktë në këtë tekst.

    Duke qenë se “VIP”-at kanë vëmendjen maksimale nga ndjekësit e tyre, në këtë mënyrë ata ndikojnë keq kur “japin mend” në disa çështje, që nuk janë të fushës së tyre!Kujdes, besojuni specialistëve të fushave përkatëse, jo “mjekëve popullorë Adhamudhë”!Ndaj, në bashkëpunim me prof. Emil Lafen, në këtë shkrim ju sjellim përgjigjen e saktë për këtë çështje!

    ATËHERË:Fjala “digjital” (ose siç shqiptohet e shkruhet dendur sot gabim: “dixhital”) është një fjalë e re në gjuhën shqipe. Ajo ka hyrë si term i informatikës, duke qenë se kjo fushë ka marrë shumë zhvillim sidomos pas viteve ‘90 të shekullit të kaluar e, bashkë me të, edhe terminologjia e saj. Fjala digjital (si mbiemër) është regjistruar për herë të parë në “Fjalorin e gjuhës shqipe” të botuar në vitin 2006 dhe shënohet si term teknik me kuptimet: “numerik; shifror”, me shembujt: aparat digjital, orë digjitale – kështu quhen aparatet dhe orët që nuk kanë akrep të lëvizshëm që të tregojnë vlerat ose kohën, por kanë një ekran ku shfaqen shifra a numra.Në këtë fjalor nuk gjenden fjalët digjitalizoj, digjitalizim, i digjitalizuar, që i përdorim gjerësisht sot.Kjo, sepse kur u hartua fjalori, këto fjalë nuk kishin ende këtë përdorim të dendur që kanë sot.

    Po pse te ky fjalor është shkruar DIGJITAL dhe jo DIXHITAL, siç shkruhet dhe shqiptohet dendur sot? Pse me “gj” dhe jo me “xh”?

    Edhe për këtë rast përgjigjen e jep “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”. Kjo është një fjalë e huaj dhe në drejtshkrimin e fjalëve të huaja luan rol etimologjia ose prejardhja e tyre. Kjo fjalë vjen nga latinishtja “digitalis”, që është një mbiemër i formuar nga emri “digitus”, i cili ka kuptimin “gishtor, gisht”.

    Si fillim mbiemri “digital” është përdorur si term i anatomisë: arteria/vena digitalis. Në anglisht e në italisht kjo fjalë shqiptohet me “xh” (dixhital), në frëngjisht me “zh” (dizhital), në gjermanisht e në rusisht me “g” (digital), kurse në gjuhën shqipe shkruhen e shqiptohen me “gj” (digjital). Pra, çdo gjuhë ka rregullat e veta të shqiptimit dhe të shkrimit të fjalëve, ndaj sipas rregullave të gjuhës sonë, trajta e saktë e kësaj fjale është: DIGJITAL (jo dixhital). Edhe fjalët e formuara prej saj shkruhen e shqiptohen me “gj”: digjitalizim, i digjitalizuar etj.

    Sipas pikën g të kreut III të “Drejtshkrimit” (ku shpjegohet shkrimi i fjalëve të huaja), kemi:/ Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, fjalët që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhët romane dhe që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga një e ose i, shkruhen me gj e jo me g:agjenci, agjent, angjinare, angjinë, antropologji, biologji, borgjez, dermatologji, dramaturgji, elegji, embriologji, energjetikë, energjik, filologji, fiziologji, gjeneral, gjenerator, gjenezë, gjeni, gjeometri, gjimnastikë, gjimnaz, gjinekolog, hegjemoni, hemorragji, heterogjen, hidrogjen, higjienë, homogjen, kirurgji, legjendë, legjion, legjislacion, letargji, liturgji, logjikë, meteorologji, mitologji, oksigjen, patologji, pedagogji etj./

    Sipas kësaj rregulle, shkruhen dhe shqiptohen me “gj” edhe fjalët “agjendë” (jo axhendë), “gjen” (jo gen, sepse shkenca që studion gjenet quhet “gjenetikë” e jo gjenetikë etj). Pra, nuk duhet ndarë drejtshkrimi i këtyre fjalëve.Ndaj kjo fjalë dhe të tjera që vijnë prej saj shkruhet me gj (jo me xh) dhe kemi: DIGJITAL, I DIGJITALIZUAR, DIGJITALIZIM etj.

    Përgatiti: Prof. dr. Emil Lafe dhe Sevi Agolli

    Lexo edhe:

    SI DUHET TË SHKRUHEN NUMËRORËT RRESHTORË, GABIMET QË I BËJNË SHUMICA

    ObserverKult

  • Edi Rama: Anagnosti, babai i kinemasë shqiptare

    Edi Rama: Anagnosti, babai i kinemasë shqiptare

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes rrjeteve sociale, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti, një prej figurave themelore të kinematografisë shqiptare.

    Në postimin e tij, Rama e kujton Anagnostin si “babain e kinemasë shqiptare”, autorin e shumë skenarëve dhe filmave të arrirë, përfshirë filmin e njohur “Lulëkuqe mbi mure”, të cilin e cilëson si “kryetitullin e ekranit të historisë së filmit shqiptar”.

    “Babai i kinemasë shqiptare, autori i shumë skenarëve që shenjuan rrugën e kinematografisë sonë të re në një kohë tejet të vështirë për ëndrrat krijuese, regjisori i plot filmave të arrirë dhe i filmit kult “Lulëkuqe mbi mure” që ka mbetur sot e gjithë ditën si kryetitulli i ekranit të historisë së filmit shqiptar, mjeshtri i shumërespektuar nga i madh e i vogël dhe vunjotësi kryeneç që mezi e priste verën për t’u arratisur nga qyteti e shkuar poshtë, tek shtëpia e fëmijërisë në Vlorë, e më vonë tek kasollja e tij buzë detit në Jalë, Barba Taqo siç e njoha unë kur isha fare i vogël e ai ende shumë i ri apo Dhimitër Anagnosti, siç e njohin të gjithë dashamirët e filmit dhe tërë ata që e deshën a jo, ndërroi jetë pasi jetoi gjithnjë me kokën lart”, ka shkruar Rama.

    Dhimitër Anagnosti mbetet një prej emrave më të rëndësishëm të artit shqiptar, me një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e gjuhës dhe identitetit të filmit shqiptar ndër dekada.

    Anagnosti lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936.  Filmat e tij janë vlerësuar e vazhdojnë të vlerësohen nga publiku e spektatori shqiptar. Puna e tij si kineast është vlerësuar me tri Çmime të Republikës së Shqipërisë (1969, 1979, 1983); me tri Kupa të Festivaleve të Filmit Artistik Shqiptar e shumë çmime të tjera./KultPlus.com

  • “Nuk ka një të dytë si ai”- Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, aktori Mevlan Shanaj: Sa e varfër kinemaja pa ty…

    “Nuk ka një të dytë si ai”- Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, aktori Mevlan Shanaj: Sa e varfër kinemaja pa ty…

    Pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, artistë, intelektualë dhe personalitete të njohura të kulturës shqiptare kanë shprehur dhimbjen dhe vlerësimin e tyre për figurën e tij të jashtëzakonshme.

    Një ndër reagimet më të ndjera ka ardhur nga regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj, i cili ka ndarë me publikun një mesazh emocional, duke theksuar humbjen e madhe që ka pësuar kinematografia shqiptare.

    “Lamtumirë “diktatori i së bukures”,  maja e arritjeve artistike të ekranit shqiptar! Lamtumirë mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare! Nuk ka më Anagnost ekrani, nuk ka një të dytë si ai! Shqipëria sot ka pësuar një humbje të madhe, sa e varfër kinemaja pa ty Anagnost! Sa të pasur na e ke lënë dijen për jetën shqiptare! Ngushëllime Roza, Juna, Era!”, shkruan aktori Shanaj.

    Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, pas një lëngate të gjatë. Ai mbetet një nga emrat më të shquar të historisë së filmit shqiptar, autor i disa prej veprave më përfaqësuese të ekranit shqiptar, si “Komisari i dritës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Të paftuarit” dhe shumë të tjera.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NDAHET NGA JETA REGJISORI I NJOHUR SHQIPTAR, DHIMITËR ANAGNOSTI