Month: September 2025

  • Neruda: Le t’i harrojmë me zemërgjerësi ata që nuk na dashuruan

    Neruda: Le t’i harrojmë me zemërgjerësi ata që nuk na dashuruan

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

    “Triku më i shkëlqyer i djallit është t’ua mbush mendjen se ai nuk ekziston.” – Charles Baudelaire

    “Dy testet më të vështira në rrugën shpirtërore janë durimi për të pritur për momentin e duhur dhe guximi për të mos u dëshpëruar me atë që ndeshemi.” – Paulo Coelho

    “I gjithi ky që jam ose që ndonjëherë kam shpresuar të bëhem, i detyrohem nënës time engjëllore.” – Abraham Lincoln

    “Loja është forma më e lartë e studimit.” – Albert Einstein

    “Ke durim për pak kohë; përgojuesit nuk mund të jenë jetëgjatë. E vërteta është fëmijë i kohës; Shumë shpejt ajo do të shfaqet për t’i ndëshkuar ata.” – Immanuel Kant

    “Kur një person s’ka mirënjohje, diçka është duke munguar në njerëzillëkun e tij. Një person mundet pothuajse gjithmonë të definohet nga qëndrimi i tij ndaj mirënjohjes.” – Elie Wiesel

    “Një biznes që nuk bënë asgjë tjetër përveç parasë, është një biznes i varfër.” – Henry Ford

    “Disa janë bërë trima vetëm sepse kanë pasur shumë frikë për t’ia mbathur.” – Thomas Fuller

    “Problemi me njerëzit që e thonë vërtetë atë që e mendojnë është se ata besojnë që edhe të tjerët e bëjnë këtë gjithashtu.” – Khaled Hosseini

    “Njerëzit vazhdojnë të flasin për lirinë, por ata nuk e duan saktësisht atë. Ata e duan mos – përgjegjësinë. Ata e kërkojnë lirinë, por thellë në vete, në mënyrë të pavetëdijshme, ata e kërkojnë mos – përgjegjësinë, lejën. Liria është pjekuri, leja është shumë fëmijërore. Liria është e mundur vetëm atëherë kur ju jeni aq të integruar sa që mund ta merrni përgjegjësinë për të qenë i lirë.” – Osho

    “Ai që nuk beson mjaftueshëm, nuk do të jetë i besuar.” – Lao Tzu

    “Unë kritikoj përmes krijimit dhe jo përmes gjetjes se fajtorit.” – Marcus Tullius Cicero

    “Sa më e madhe turma, aq më i papërfillshëm është individi.” – Carl Gustav Jung

    “Do të sfidoja në një betejë të mençurisë, por e shoh se je i paarmatosur.” – William Shakespeare

    “Nuk mund të ketë krahasim mes asaj që është humbur nga mos – suksesi dhe asaj që është humbur nga mos – tentimi.” – Francis Bacon

    “Ata që janë në gjendje të shohin përtej hijes dhe gënjeshtrave të kulturës së tyre, kurrë nuk do të kuptohen, lëre më të besohen, nga masat.” – Platoni

    “Dashuria e vërtetë lind nga mirëkuptimi.” – Gautama Buddha

    “Ne i rrëfejmë mëkatet e vogla vetëm për t’i bindur njerëzit se nuk kemi mëkate më të mëdha.” – François de La Rochefoucauld

    “Le t’i harrojmë me zemërgjerësi ata që nuk na dashuruan.” – Pablo Neruda

    “Kur do që e ndjen se duhet ta kritikosh dikë, thjesht kujtoje se jo të gjithë njerëzit në botë i kanë pasur avantazhet qe i kishe ti.” –  F. Scott Fitzgerald

    “Aty ku është pushteti, aty është edhe rezistenca.” – Michel Foucault

    “I riu duhet të shikohet me respekt. Si mund ta dijmë ne se e ardhmja e tij nuk do të jetë e barabartë me të djeshmen tonë?” – Confucius/ ObserverKult

  • Cikël me poezi nga Anton Marku: Pas ndarjes…

    Cikël me poezi nga Anton Marku: Pas ndarjes…

    Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Anton Marku:

    Ne ishim libraqë shfletohen nga fundipër të kuptuar më mirëfillimin tonë

    KUJTESË

    Më jep sytë shoh nga prapapas si më vijnëpaudhësitë e mia

    Hapat që ngatërruan rrugëtkëmbët që më sollën deri këtu

    Duart e mianuk ishin për lutje

    Në kopshtin timtë gjithë drunjtëngjajnë në kryqe.

    MBAJTËSIT E QIRINJVE

    Një hijeqë nuk dihej se e kujt ishteu shtri pranë tij

    Bashkë u nisënrrugëve të botëstë etur për gjithçka

    Pas lanëtokën e askujtku fluturat lajnë sytë natën

    Buzët e tyregojës së qielliti ranë në prehër.

    PAS NDARJES

    Në dhomënqë ti e braktise e paraka vite që ëndrrat tonanata i bën bashkënë të njëjtin shtrat

    Me një të mbyllur syrie përbinëgjithë frymën që lamë aty

    Ne ishim libraqë shfletohen nga fundipër të kuptuar më mirëfillimin tonë

    Mbjellë në një tokëku askush nuk rrëfehetpër dyert e lëna hapur.

    HIJEBARDHA

    Pas natës së parëti ishe ndryshe

    Frymëmarrjet tonanisen të takohençdo herë e më rrallë

    Në gjithçka ngjajepos në gruan që desha

    Më vërejevetëm kur pyesjese sa vajti ora

    Mëngjeseve tonanisi tu rritejrrethi i syve

    Me mëngë këmishefshinin gjurmët e buzëvetë lëna në varëse rrobash.

    SILUETË

    Me duart e vetai vuri tapënshishes së jetës

    Për tëe djeshmja ishte ende atyafër sa një prekje ere

    Çdo hije që kalonte përskaji ngjante asaj

    E nesërmjatë larta i kishte ngritur muret

    Me të pamatshmen u mat.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ANTON MARKU: DO TË DOJA QË LETËRSIA TË JETË AUTOBIOGRAFIA IME

  • Nis numërimi mbrapsht për Holta Zaçajn, KED pranon emrat e tre kandidatëve për kreun e Gjykatës Kushtetuese, ja detajet

    Nis numërimi mbrapsht për Holta Zaçajn, KED pranon emrat e tre kandidatëve për kreun e Gjykatës Kushtetuese, ja detajet

    Pushimet mbaruan edhe për Gjykatën Kushtetuese. Holta Zaçaj duhet të bëjë gati valixhet, kësaj radhe për të liruar postin e kryetares dhe gjyqtares të cilën e mban prej marsit të këtij viti, me mandate të skaduar. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka lejuar kandidimin e 3 figurave, numri minimal për të justifikuar garën për vakancën e hapur prej dhjetorit 2024. Por kush janë kandidatët për postin e Zaçajt? Pretendentja kryesore për të zëvendësuar kryetaren aktuale të GJK, është Naureda Llagami. Ajo ka drejtuar Këshillin e Lartë Gjyqësore nga viti 2018 deri në 2024 dhe rezulton e kualifikuar në të gjitha drejtimet. Por ajo ka 2 rivalë të tjerë. I pari Florian Ballhysa. Ai ka shërbyer si Komisioner Publik , organ i përkohshëm i Reformës në Drejtësi për pjesën e Vetingut, por përfundoi misionin më 1 janar të këtij viti, kur kompetencat e Komisionerit Publik i kaluan kreut të SPAK.
    Pasi la me detyrim postin e Komisionerit Publik, Ballhysa po konkurron për një vend në Gjykatën Kushtetuese. Dhe i treti, Asim Vokshi. Aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Lartë, ai kërkon të marrë postin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Më herët, ka shërbyer në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të Apelit në Tiranë. Tashmë Zaçaj nuk ka më në dorë asgjë, vetëm pret vendimin. Në dorë e ka, kreu  i KED dhe Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Nga janari deri në muajin mars, kur duhet të gjente zëvendësuesen e Zaçajt, KED i ndaloi kandidimin 7 aplikuesve, mes të cilëve edhe ish-kryetarit të KLP, Alfred Ballës. KED atëherë doli me justifikimin se nuk ka kandidatë mjaftueshëm të kualifikuar për të plotësuar garën për postin vakant të Zaçajt. Dhe Zaçaj vijoi gëzoi mandatin e skaduar. Por procesi sërish ngec.
    KED po shtyn garën me verifikimin e disa kandidaturave të tjera. Një prej të cilëve është ish-kreu i KQZ, Denar Biba dhe anëtaren e KPK të Vetingut, Alma Faskaj. Me këto skenarë, loja po mbaron ose loja ska mbarim. Pasi edhe gara për gjyqtaren e dorëhequr, Elsa Toska është pezulluar po nga KED, me të njëjtin justifikim. S’ka kandidatë mjaftueshëm, Kuvendi të rishpallë thirrjen. Ndërsa Gjykata Kushtetuese përveç Zaçajt, vijon të mbajë edhe Sonila Bejtjan me mandat të skaduar. Për këtë të fundit, është caktuar me Presidencën një seancë më datën 16 tetor.

  • Nuk kanë fund skandalet e AKSHI-t, Karçanaj zhyt në kaos portalin e-Albania, vonesa dhe probleme në regjistrimet…

    Nuk kanë fund skandalet e AKSHI-t, Karçanaj zhyt në kaos portalin e-Albania, vonesa dhe probleme në regjistrimet…

    Nuk kanë të sosur problemet me platformën shtetërore e-Albania, e cila menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj. Qytetarë të shumtë kanë ngritur alarmin për vonesa dhe probleme të mëdha teknike në procesin e regjistrimeve të fëmijëve në shkolla, vetëm pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor. Një nënë e një 6-vjeçari denoncon se, megjithëse ka aplikuar prej kohësh, ende nuk ka marrë përgjigje për pranimin në klasën e parë, ndërsa në të njëjtën shkollë janë edhe 19 fëmijë të tjerë në pritje. Një tjetër qytetar ankohet se prej një jave po përpiqet të regjistrojë fëmijën në gjimnaz përmes platformës, por sistemi rezulton i bllokuar dhe nuk e lejon të kryejë aplikimin.
    Denoncimet e shumta tregojnë një kaos të plotë në menaxhimin e regjistrimeve dhe po penalizojnë prindërit, të cilët nuk mund të sigurojnë librat dhe dokumentacionin e nevojshëm për fëmijët. Situata ngre pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e portalit, i cili shpallet si sukses nga qeveria por po dështon në momente kyçe për qytetarët. Prindërit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Arsimit dhe institucionet përkatëse për të zgjidhur problemet, përndryshe mijëra nxënës rrezikojnë të mbeten jashtë procesit mësimor që në ditët e para të shkollës.Detajet
    Konkretisht portali “joq-albania.com” zbulon  se disa qytetarë kanë denoncuar përmes redaksisë së tyre shqetësimet që po përjetojnë me regjistrimet në portalin e-Albania, pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor. Ata ngrenë alarmin për vonesa të pajustifikuara dhe probleme teknike që po pengojnë fëmijët e tyre të regjistrohen në shkolla dhe të pajisen me librat e nevojshëm. Denoncimi i parë vjen nga një nënë e një 6-vjeçari që ende nuk ka marrë përgjigje për pranimin në klasën e parë, ndonëse aplikimi është kryer prej kohësh në E-Albania. Ajo thotë se ka shkuar edhe te shkolla por i është thënë se ka shumë të tjerë në pritje edhe pse ditët po kalojnë dhe fëmijët “mbeten në ajër”.
    Sipas saj, vetëm në shkollën ku ka aplikuar janë edhe 19 fëmijë të tjerë në të njëjtën situatë, duke ngritur shqetësime serioze për menaxhimin e procesit. Denoncimi i dytë lidhet me regjistrimet në gjimnaz. Një tjetër qytetar shprehet se prej një jave po përpiqet të aplikojë përmes platformës E-Albania, por çdo përpjekje rezulton e pasuksesshme. Këto raste ngrenë pikëpyetje mbi funksionimin e platformës dhe gatishmërinë e institucioneve për të menaxhuar fluksin e aplikimeve në prag të vitit të ri shkollor. Prindërit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Arsimit dhe autoritetet përkatëse për të zgjidhur situatën dhe për të mos penalizuar fëmijët.
    Denoncimi 1:
    Përshëndetje, kam djalin 6 vjeç, e kam regjistruar te e-Albania për në klasën e parë dhe ende nuk na kanë kthyer përgjigje. Kam shkuar dhe pyetur edhe te shkolla dhe më thonë se ka shumë të tjerë në pritje të vendimit. Nuk di çfarë të bëjmë, nuk dimë ku të drejtohemi, s’mund të marrim libra dhe asgjë tjetër, ndërsa ditët kalojnë. Isha pardje të pyesja te shkolla dhe më thanë se ka edhe 19 veta të tjerë në pritje. Nuk di kur do të marrim një përgjigje.
    Denoncimi 2:
    Përshëndetje, kam një javë që provoj të aplikoj për një gjimnaz në e-Albania dhe më del mesazhi: “Aplikimi nuk mund të kryhet me sukses, provoni përsëri.”

  • DETAJE / Forumi Strategjik i Bledit, Rama në panelin e liderëve me Komisioneren Kos

    DETAJE / Forumi Strategjik i Bledit, Rama në panelin e liderëve me Komisioneren Kos

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pjesë e edicionit të 20-të të një prej ngjarjeve kryesore diplomatike në Evropë, Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.
    Kreu i qeverisë do të jetë i ftuari special i panelit “Shteti, Bashkimi Evropian dhe kampionët e së ardhmes”, ku pritet të ndajë me sipërmarrësit perspektivat e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit në procesin e integrimit.
    Në panelin e liderëve “Premtimi i Bledit: Ëndërr apo Realitet?” në krah të Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, Komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, kryeministri Rama pritet të përqendrohet në rrugëtimin dhe sfidat e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim, kur vetëm pak ditë na ndajnë nga çelja e grupkapitullit të fundit të integrimit.
    Forumi Strategjik i Bledit mbetet një mundësi e mirë për takime dypalëshe dhe për këndvështrime të reja bashkëpunimi. Mbi 3 mijë përfaqësues i bashkohen edicionit të 20-të të Forumit Strategjik këtë vit në Bled, gjatë punimeve në datat 1 dhe 2 shtator.

  • Begaj: Dhimitër Anagnosti, plejadës së artistëve iu shkëput sot një tjetër yll

    Begaj: Dhimitër Anagnosti, plejadës së artistëve iu shkëput sot një tjetër yll

    Presidenti Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

    “Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, u shpreh Begaj.

    Regjisori i mirënjohur Dhimitër Anagnosti ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.

    Anagnosti lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936. Filmat e tij janë vlerësuar e vazhdojnë të vlerësohen nga publiku e spektatori shqiptar. Puna e tij si kineast është vlerësuar me tri Çmime të Republikës së Shqipërisë (1969, 1979, 1983); me tri Kupa të Festivaleve të Filmit Artistik Shqiptar e shumë çmime të tjera.

    Filmat më të spikatur, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Në shtëpinë tonë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit” etj., janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare në vitet (1980, 1983, 1985, 2005, 2006). Në vitin 1987 u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”, ndërsa në vitin 1995 me “Çmimin e Karrierës” në Festivalin e 10 të Filmit Artistik Shqiptar.

    Për kontributin e tij në kulturën dhe artin shqiptar është vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë (2011)./atsh/KultPlus.com

  • Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

    Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

    Kineasti i njohur, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, i vlerësuar si një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Filmat e tij janë ndër të paktit që edhe sot paraqesin interes nga ana artistike.
    Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno të Himarës më 23 janar 1936. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
    Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.
    Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze u nderua me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjeti të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin u zgjodh edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.
    Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.
    Veprat artistike:
    Gjoleka, djali i Abazit (2006)Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)Përrallë nga e kaluara (1987)Gurët e shtëpisë sime (1985)Kujtime nga Gjirokastra (1983)Vëllezër dhe shokë (1982)Në shtëpinë tonë (1979)Monumenti (1977)Lulëkuqet mbi mure (1976)Kur hiqen maskat (1975)Cuca e maleve (1974)Përjetësi (1974)Motive nga dita e diel (1973)Malet me blerim mbuluar (1971)Parafabrikatet (1970)Plagë të vjetra (1968)Duel i heshtur (1967)Komisari i dritës (1966)Njeriu kurrë nuk vdes (1961)

  • Tërmeti në Afganistan, 622 të vdekur, fshatra të tërë u rrafshuan! Momenti kur toka dridhet (VIDEO)

    Tërmeti në Afganistan, 622 të vdekur, fshatra të tërë u rrafshuan! Momenti kur toka dridhet (VIDEO)

    Të paktën 622 persona kanë humbur jetën dhe gati 1,500 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter që goditi Afganistanin lindor, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme të Talibanëve, Abdul Matin Qani.

    Fatkeqësia e fundit natyrore do ta përkeqësojë më tej krizën humanitare në Afganistan, i cili tashmë po përballet me një krizë humanitare për shkak të një rënieje të ndjeshme të ndihmës ndërkombëtare dhe dëbimit të shumë emigrantëve afganë nga vendet fqinje.Lexo edhe :Related Posts
    Pamjet e televizionit Reuters treguan helikopterë që fluturonin mbi zonat e prekura, ndërsa banorët ndihmonin ushtarët dhe mjekët të transportonin të plagosurit në ambulanca.

    Tre fshatra u rrafshuan në provincën Kunar dhe disa të tjerë u dëmtuan rëndë, tha ministria e shëndetësisë.
    Momenti i dridhjeve: 

    CCTV footage shows the moment a magnitude 6.0 earthquake struck eastern Afghanistan. At least 600 people were killed and 1,500 injured, according to the Taliban government. pic.twitter.com/4BuJ5p6DUF
    — Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) September 1, 2025

    Ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar në rrënojat në provincën Khyber Pakhtunkhwa, në kufirin me Pakistanin, ku shtëpi të ndërtuara me baltë dhe gurë u shembën për shkak të tërmetit.
    Thellësia fokale e dridhjeve ishte vetëm 8 kilometra dhe epiqendra e tij ndodhej 27 kilometra nga Jalalabad, kryeqyteti i provincës Nangarhar, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).
    Tërmeti, i cili ndodhi gjatë natës, ishte shumë i fortë, ndërsa janë regjistruar tashmë pesë lëkundje pasuese, njëra prej të cilave ishte me magnitudë 5.2.

    #AfghanistanEarthquake: Afghan official Bakhtar news agency has reported that Around 250 people have been killed and 500 others injured in the earthquake that struck the districts of Nurgal, Sawki, Watpur, Manogi, and Chapa Dara in #Kunar province last night. Officials say these… pic.twitter.com/KspP2lD2qG
    — Tahir Khan (@taahir_khan) September 1, 2025

    Gazetarët e AFP-së i ndjenë dridhjet në Kabul, si dhe në Islamabad të Pakistanit, 370 kilometra nga epiqendra.
    Ndërkohë, provinca Nangarhar u godit javën e kaluar nga përmbytje që vranë pesë persona dhe shkaktuan dëme materiale në zonat rurale.
    Afganistani goditet shpesh nga tërmete të fuqishme, veçanërisht në vargmalin Hindu Kush ku kryqëzohen pllakat tektonike euroaziatike dhe indiane.

    #افغانستان میں حکام کا کہنا ہے کہ #کونڑ سمیت ملک کے مشرقی صوبوں میں زلزلے سے جانی اور مالی نقصان ہوا ہے۔ رات 12 بجے انے والے زلزلے سے کئی عمارتیں گرگئی ہیں۔ افغان حکومت کے ترجمان ذبیح اللہ #مجاہد @Zabehulah_M33 کے مطابق امدادی ٹیمیں علاقے میں لوگوں کو نکالنے میں مصروف ہیں۔ مرکز… pic.twitter.com/DPKcmpUZW3
    — Tahir Khan (@taahir_khan) August 31, 2025

    Një seri tërmetesh në pjesën perëndimore të vendit vrau më shumë se 1,000 njerëz në vitin 2024. Vendi, një nga më të varfrit në botë, mbetet jashtëzakonisht i prekshëm nga  fatkeqësitë natyrore./vizionplus.tv

  • “Perëndimi shkaktoi konfliktin në Ukrainë”, Putin: Mirëkuptimi me SHBA-në i arritur në Alaskë hap rrugën për paqe

    “Perëndimi shkaktoi konfliktin në Ukrainë”, Putin: Mirëkuptimi me SHBA-në i arritur në Alaskë hap rrugën për paqe

    Presidenti rus Vladimir Putin, duke folur në një samit të organizuar nga Pekini në Tianjin të Kinës, mbrojti sulmin e tij ndaj Ukrainës të martën, duke fajësuar përsëri Perëndimin për shkaktimin e konfliktit.

    “Kjo krizë nuk shpërtheu nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, por është rezultat i një grushti shteti në Ukrainë, i cili u mbështet dhe u provokua nga Perëndimi”, tha Putin gjatë një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
    Deklarata i referohet lëvizjes pro-evropiane Maidan në Ukrainë, e cila e detyroi presidentin pro-rus të vendit të largohej nga pushteti në vitin 2014.

    Moska më pas kishte aneksuar gadishullin e Krimesë dhe kishte mbështetur separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, duke shkaktuar një luftë civile.
    “Shkaku i dytë i krizës janë përpjekjet e vazhdueshme të Perëndimit për ta tërhequr Ukrainën në NATO”, shtoi udhëheqësi rus.
    Putin i bëri këto komente para aleatëve të tij kryesorë, Presidentit kinez Xi Jinping, Kryeministrit indian Narendra Modi dhe Presidentit iranian Masud Peskov.
    “Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet dhe propozimet e Kinës, Indisë dhe partnerëve tanë të tjerë strategjikë, të cilat synojnë të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës ukrainase”, tha presidenti rus.
    Vladimir Putin tha gjithashtu se mirëkuptimi i arritur gjatë samitit në gusht me Presidentin e SHBA-së Donald Trump hap rrugën për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në Ukrainë.
    “Do të theksoja gjithashtu se mirëkuptimi i arritur gjatë takimit të fundit Rusi-SHBA në Alaskë, shpresoj, do të kontribuojë gjithashtu në këtë qëllim”, shtoi presidenti rus.
    Ai tha se e kishte informuar Xi-në në detaje të dielën rreth asaj që ishte arritur në bisedimet e tij me Trump dhe punës “që është duke u zhvilluar tashmë” për të zgjidhur konfliktin, duke shtuar se do të jepte më shumë detaje në takimet dypalëshe me udhëheqësin kinez dhe të tjerët.
    “Që zgjidhja ukrainase të jetë e qëndrueshme dhe afatgjatë, shkaqet rrënjësore të krizës duhet të adresohen”, theksoi ai.
    Organizata e Bashkëpunimit të Shangait shihet nga Pekini dhe Moska si një kundërpeshë ndaj NATO-s.
    Në margjinat e samitit të Tianjin, Putin do të zhvillojë sot bisedime me presidentët e Turqisë dhe Iranit dhe me kryeministrin indian.
    Xi dhe Putin do të zhvillojnë bisedime nesër, të martën, në Pekin./vizionplus.tv

  • SHBA: Marrëdhënia me Indinë, partneriteti përcaktues i shekullit 21! Modi ecën përkrah Putinit dhe Xi-së në samitin e Kinës

    SHBA: Marrëdhënia me Indinë, partneriteti përcaktues i shekullit 21! Modi ecën përkrah Putinit dhe Xi-së në samitin e Kinës

    Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar partneritetin me Indinë si një nga marrëdhëniet më të rëndësishme globale të këtij shekulli, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve “po arrin nivele të reja”.

    Përmes një deklarate të ambasadës amerikane në Nju Delhi, Uashingtoni vlerëson forcimin e lidhjeve me Indinë në fusha të ndryshme strategjike, në një kohë kur peizazhi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më kompleks.
    Deklarata vjen ndërsa kryeministri indian Narendra Modi u pa duke ecur përkrah presidentit rus Vladimir Putin në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), Kinë. Dy liderët më pas iu bashkuan presidentit kinez, Xi Jinping, duke dhënë një mesazh të fortë simbolik për unitetin rajonal.
    Pavarësisht lidhjeve në rritje me SHBA-në, India vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta ekonomike me Rusinë, veçanërisht në sektorin energjetik. Së bashku me Kinën, India është një nga blerësit më të mëdhenj të naftës ruse, një çështje që ka ngritur shqetësim në Perëndim.
    Presidenti amerikan Donald Trump kishte vendosur tarifa shtesë ndaj Indisë për shkak të blerjeve të vazhdueshme të naftës ruse, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë që Nju Delhi apo Pekini do të ndalojnë këto importe, që konsiderohen kyçe për ekonomitë e tyre.
    Megjithatë, zyrtarët amerikanë shprehen se ndonëse India ndjek një politikë të jashtme të pavarur, partneriteti strategjik me SHBA-të mbetet i fortë dhe në rritje.

    Top Channel