Month: September 2025

  • U akuzua për krime kundër njerëzimit, vrasje, torturë dhe abuzime seksuale/ Dënohet me vdekje ish-presidenti

    U akuzua për krime kundër njerëzimit, vrasje, torturë dhe abuzime seksuale/ Dënohet me vdekje ish-presidenti

    Një gjykatë ushtarake në Republikën Demokratike të Kongos ka dënuar me vdekje në mungesë ish-presidentin Joseph Kabila, për një sërë akuzash të rënda që përfshijnë krime kundër njerëzimit, tradhti, vrasje, torturë, sulm seksual dhe kryengritje.

    Kabila, i cili udhëhoqi vendin për afro 20 vjet, është aktualisht në mërgim, duke jetuar kryesisht në Afrikën e Jugut, ndërsa herë pas here është parë edhe në Namibi. Në maj 2025, ai u shfaq papritur në qytetin Goma, të kontrolluar nga grupi rebel M23, ku mbajti një fjalim të ashpër kundër qeverisë, duke thënë se “diktatura duhet të marrë fund” dhe se ai ishte gati të merrte përsipër “përgjegjësitë e tij”.
    Ky rikthim i befasishëm u pa si kërcënim nga autoritetet në Kinshasa, të cilat kërkuan heqjen e imunitetit të tij si senator për jetë, duke e çuar më pas në gjykim në mungesë për tradhti të lartë dhe krime të tjera të rënda.
    Joseph Kabila, djali i Laurent-Désiré Kabila, e mori pushtetin pas vrasjes së të atit në vitin 2001, kur ishte vetëm 29 vjeç. Ai udhëhoqi një vend të shkatërruar nga lufta dhe u përpoq të stabilizonte situatën politike dhe ekonomike, megjithëse sundimi i tij u shoqërua me shumë polemika.
    Në vitin 2006, Kabila fitoi zgjedhjet e para të lira në vend pas pavarësisë nga Belgjika, dhe u rizgjodh në vitin 2011, në zgjedhje të shënuara nga akuza për manipulim masiv. Në Kinshasa, ai fitoi vetëm 16.5% të votave, duke reflektuar pakënaqësinë e popullit ndaj tij.
    Në vitin 2018, mes presionit të madh ndërkombëtar dhe protestave të brendshme, ish-presidenti hoqi dorë nga një mandat i tretë, duke kaluar pushtetin te presidenti aktual Felix Tshisekedi. Pavarësisht tërheqjes nga presidenca, ai ruajti pozita të rëndësishme si senator për jetë dhe ndikim të madh në prapaskenë.
    Dënimi me vdekje i Kabilës vjen në një kohë tensioni të lartë në lindje të Kongos, ku luftimet me grupin rebel M23 janë intensifikuar. Ky vendim ka potencial të thellojë më tej krizën politike në vend dhe pritet të shkaktojë reagime të forta brenda dhe jashtë Republikës Demokratike të Kongos.

    Top Channel

  • E gjithë industria në pikiatë/ Bie prodhimi i naftës, hekurit dhe kromit

    E gjithë industria në pikiatë/ Bie prodhimi i naftës, hekurit dhe kromit

    Shqipëria nxori 716,000 ton naftë në vitin 2024, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me 891,000 ton të prodhuar në vitin e mëparshëm. Si rezultat, të ardhurat nga shitjet nga nafta ranë në 30 miliardë lekë nga 39 miliardë lekë.

    Një tjetër rënie e ndjeshme u regjistrua në prodhimin e hekurit dhe çelikut, i cili ra në 343,000 ton nga 474,000 ton në vitin 2023, me të ardhurat nga shitjet që ranë në 20 miliardë lekë.

    Prodhimi i kromit gjithashtu u tkurr, duke rënë në 588,000 ton nga mbi 822,000 ton një vit më parë. Të ardhurat nga shitjet nga kromi u vlerësuan në 15 miliardë lekë, krahasuar me më shumë se 20 miliardë lekë në vitin 2023.

    Ndërkohë, industria e materialeve të ndërtimit tregoi rezultate më të qëndrueshme. Prodhimi i çimentos arriti në gati 1.94 milionë ton, një rënie e lehtë nga viti 2023, ndërsa të ardhurat nga shitjet mbetën pothuajse të pandryshuara në 19.2 miliardë lekë. Prodhimi i betonit të gatshëm regjistroi 1.7 milion ton, me shitje me vlerë mbi 13 miliardë lekë./euronews

  • VIDEO/ Hoxhaj: Yuri Kim veproi si zëdhënëse, ndërmjetësoi marrëveshjen e ‘Tigrave’ që po rëndon xhepat e shqiptarëve

    VIDEO/ Hoxhaj: Yuri Kim veproi si zëdhënëse, ndërmjetësoi marrëveshjen e ‘Tigrave’ që po rëndon xhepat e shqiptarëve

    Gazetari Juljan Hoxhaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, ku komentoi zhvillimet më të fundit në lidhje me përfshirjen e ish-ambasadores amerikane Yuri Kim në marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe disa kompanive të mëdha amerikane.

    Sipas tij, sjellja në Shqipëri e dy anijeve për prodhim energjie ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’ nga një kontratë e nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanive ‘Excelerate Energy’ dhe ‘Exxon’, nxorri në dritë faktin se, roli i Yuri Kim kishte shkuar përtej asaj që përfaqëson detyra e një diplomate.

    ‘Në Shqipëri ka shumë kompani amerikane, por rasti i kompanisë ‘Exelerate Energy’ dhe ‘Exxon’ janë dy raste të paprecedenta sepse Yuri Kim ka shërbyer si zëdhënëse e këtyre kompanive në momentin që ato kanë nënshkruar marrëveshjen me qeverinë shqiptare,’ u shpreh Hoxhaj.

    Sipas gazetarit, përmes faqes zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë, Kim ka shpërndarë mesazhe urimi dhe mirënjohjeje për ardhjen e këtyre kompanive, duke dalë hapur në mbështetje të tyre në publik.

    ‘Nëpërmjet faqes zyrtare të ambasadës ka shpërndarë mesazhe, shprehje mirënjohje, urimi që këto dy kompani kanë ardhur në Shqipëri. Ajo ka qenë ndërmjetëse dhe negociatore dhe këtë e ka thënë Belinda Balluku publikisht dhe është një fakt i dokumentuar, që e ka falënderuar për sjelljen e dy tigrave që sot po rëndojnë xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe nga ana tjetër ka bërë dhe zëdhënëses, duke propaganduar ardhjen e dy anijeve të dështuara në Vlorë,’ tha Hoxhaj.

    Në vijim të intervistës, gazetari solli në vëmendje dhe një tjetër detaj të rëndësishëm që lidhet me ambiciet personale të Yuri Kim për karrierën e saj diplomatike.

     ‘Ajo që kanë thënë ish-zyrtari i DASH, kanë aluduar se Yuri Kim duke përdorur qeverinë shqiptare dhe Ramën, me lidhjet e tij të forta me administratën Biden, prisnin që ajo të merrte një emërim si ambasadore e SHBA në Turqi,’ deklaroi ai.

    Në përfundim, Hoxhaj theksoi se mbështetja e hapur që Yuri Kim i ka dhënë kryeministrit Edi Rama, ka ardhur jo për interesa shtetërore, por për ambicie personale dhe në dëm të opozitës shqiptare.

     ‘Yuri Kim mbështeste hapur Edi Ramën për interesa personale, përfshirë dhe karrierën si diplomate dhe nga ana tjetër godiste opozitën shqiptare,’ përfundoi gazetari.

  • Zbulohet trajtimi universal kundër gripit, shpresë për mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara

    Zbulohet trajtimi universal kundër gripit, shpresë për mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara

     

    Një trajtim eksperimental me një përzierje antitrupash ka ofruar rezultate premtuese në luftën kundër disa formave të rënda të gripit, duke hapur rrugën për zhvillimin e një terapije universale që mund të mbrojë grupet më të rrezikuara të popullsisë. Ky studim, i botuar në revistën prestigjioze ‘Science Advances’, ka treguar se ky ‘koktej’ i antitrupave është i efektshëm ndaj disa lloje të gripit A, duke përfshirë edhe ato që mund të shkaktojnë pandemia.

    Trajtimi i ri bazohet në tre antitrupa që synojnë një pjesë të virusit të gripit A të njohur si M2e, e cila është thelbësore për replikimin e virusit. Ky rajon i virusit mbetet shumë i ngjashëm në të gjitha llojet e gripit, çka e bën këtë trajtim potencialisht të efektshëm për një gamë të gjerë të llojeve të gripit. Ndryshe nga vaksinat tradicionale, të cilat duhet të përditësohen çdo sezon për shkak të mutacioneve të shpeshta të virusit, ky trajtim përdor antitrupa që nuk neutralizojnë drejtpërdrejt virusin, por nxisin sistemin imunitar për të vepruar më fuqishëm.

    Eksperimentet e kryera te minjtë kanë treguar rezultate mbresëlënëse: përzierja e antitrupave ka ulur ashpërsinë e sëmundjes, ka reduktuar përhapjen e virusit në mushkëri dhe ka rritur mbijetesën e kafshëve, madje edhe atyre me sistem imunitar të dobësuar. Trajtimi ka treguar efikasitet ndaj tre nëntipeve të gripit A: H1N1, H5N1 dhe H7N9. Ky është trajtimi i parë antiviral që tregon një efikasitet të tillë të gjerë kundër gripit.

    Një tjetër avantazh i këtij trajtimi është që, edhe 24 ditë pas administrimit, viruset nuk kanë zhvilluar mutacione për t’i shmangur antitrupat. Kjo tregon se trajtimi është i qëndrueshëm ndaj ndryshimeve gjenetike të virusit dhe mund të mbajë efikasitetin e tij për një periudhë të gjatë, duke e bërë atë një mundësi premtuese për mbrojtjen afatgjatë.

    Për momentin, hapi i ardhshëm për këtë trajtim është testimi i tij te njerëzit për të vërtetuar efektivitetin dhe sigurinë. Nëse kjo metodë do të konfirmohet si efikase edhe te njerëzit, mund të shërbejë si një terapi shtesë për të mbrojtur personat me rrezik të lartë, si të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, duke u përdorur paralelisht me vaksinat tradicionale.

    Ky trajtim ka potencialin të sjellë një ndryshim të madh në mënyrën se si trajtohen dhe parandalohen gripet, duke ofruar një shpresë të re për mbrojtjen e shëndetit publik dhe për luftën kundër pandemive të ardhshme.

  • VIDEO/ Trump ngacmon sërish Putinin: A je ti një tigër letre? Nuk ndihesh mirë, është për të ardhur keq!

    VIDEO/ Trump ngacmon sërish Putinin: A je ti një tigër letre? Nuk ndihesh mirë, është për të ardhur keq!

    Presidenti amerikan Dobald Trump ka vënë sërish në lojë dhe ngacmuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me paaftësinë e tij për të fituar luftën në Ukrainë pas më shumë se tre vitesh.

    Duke folur para qindra gjeneralëve që fluturuan për në SHBA nga e gjithë bota në Quantico të Virxhinias, Trump diskutoi luftërat e ndryshme në të cilat administrata e tij ndërmjetësoi që kur ai mori detyrën.

    “Kam zgjidhur kaq shumë luftëra. Shtatë dhe mund të kishim zgjidhur më të madhen prej tyre”, tha Trump duke iu referuar luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

    Ai vazhdoi duke thënë se besonte se çështja “më e lehtë” për t’u zgjidhur ishte pushtimi i Ukrainës nga Rusia, sepse “e njihja shumë mirë Putinin”. “Mendova se kjo do të ishte e lehtë sepse e njoh shumë mirë”, shtoi ai.

    “Jam shumë i zhgënjyer nga Presidenti Putin. Mendova se do ta mbaronte këtë punë. I thashë: ‘Nuk dukesh mirë. Po bën katër vjet që lufton një luftë që duhej të kishte zgjatur një javë. Je tigër letre?’ Është për të ardhur keq, por përfundimisht mendoj se do ta përfundojmë këtë”, shtoi ai.

    Trump on Putin: “I said to him, you know, you don’t look good. You’re 4 years fighting a war that should have taken a week. Are you a paper tiger? And it’s a shame”. pic.twitter.com/f6RV9A91wh— Visegrád 24 (@visegrad24) September 30, 2025

    Tensionet me Rusinë kanë qenë duke u përshkallëzuar, me vendet evropiane të NATO-s, që thuhet se i kanë thënë Moskës se janë gati të përgjigjen ndaj shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të anëtarëve, përfshirë rrëzimin e avionëve luftarakë.

  • Në vend të Florjan Sulejmanit/ Koçiu prezanton drejtorin e ri të AMP-së, Eduart Merkaj

    Në vend të Florjan Sulejmanit/ Koçiu prezanton drejtorin e ri të AMP-së, Eduart Merkaj

    albana koçiu

    TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj. Merkaj merr detyrën pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit, në korrik të këtij viti, i cili u pezullua për veprën penale “shpërdorim detyre”. 
    Merkaj ka drejtuar edhe me herët kur AMP ishte e emëruar Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Gjithashtu ai ka mbajtur edhe disa poste në Policinë e Shtetit. Ai ka qenë më parë drejtor kufiri dhe drejtor i Policisë Kriminale. Së fundmi ai ka qenë edhe këshilltar i drejtoreshës së BKH-së.
    Postimi i plotë:
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet një hallkë thelbësore në garantimin e integritetit, etikës dhe profesionalizmit të punonjësve të institucioneve që ajo mbikëqyr.
    Gjatë prezantimit të drejtuesit të ri të kësaj Agjencie, z. Eduart Merkaj, theksova se çdo shqetësim apo ankesë e qytetarëve duhet të trajtohet me prioritet dhe përgjegjësi të plotë.
    Qytetarët meritojnë dhe do të kenë një njësi mbikëqyrëse të paanshme dhe profesionale, ky është angazhimi ynë i pandryshueshëm.

  • Ndryshime në AMP/ Koçiu prezanton drejtorin e ri, ja kush është emri surprizë

    Ndryshime në AMP/ Koçiu prezanton drejtorin e ri, ja kush është emri surprizë

    Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj.
    Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu theksoi se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet një hallkë kyçe në garantimin e integritetit, etikës dhe profesionalizmit të punonjësve të institucioneve që ajo mbikëqyr.“Çdo shqetësim apo ankesë e qytetarëve duhet të trajtohet me prioritet dhe me përgjegjësi të plotë”, u shpreh ministrja Koçiu.
    Ajo siguroi se qytetarët do të kenë një njësi mbikëqyrëse të paanshme dhe profesionale.
    “Çdo shqetësim apo ankesë e qytetarëve duhet të trajtohet me prioritet dhe me përgjegjësi të plotë”, u shpreh ministrja Koçiu.
    Ajo siguroi se qytetarët do të kenë një njësi mbikëqyrëse të paanshme dhe profesionale.
    “Ky është angazhimi ynë i pandryshueshëm”, nënvizoi ministrja.
    Eduart Merkaj ka qenë drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit. Ai ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme në strukturat ligjzbatuese, përfshirë Policinë Kriminale, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), dhe gjithashtu ka qenë pjesë e SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe strukturave të hetimit të korrupsionit.

  • ‘Po humbasim kohë’, Alimeheti për zgjedhjet në Tiranë: Shans i artë për opozitën

    ‘Po humbasim kohë’, Alimeheti për zgjedhjet në Tiranë: Shans i artë për opozitën

    Kreu i këshilltarëve bashkiakë demokratë, Ilir Alimehmeti thotë se aktualisht, kandidatura e PD për Tiranën, është në ngërç.
    Në një emision televiziv, Alimehmeti u shpreh se ekzekutimi politik i Erion Veliajt nga kryeministri Edi Rama dhe mbajtja e zgjedhjeve në Tiranë, është shans i artë për opozitën.
    “Nuk e di. Unë dua të them diçka. Kam një parim, ne kishim mision largimin e Erion Veliajt. Opozita këtë e ka shansin e artë. Është dashur të punohej me dy duar. Njëra dorë, ishte ajo e goditjes. Nga krahu tjetër, është dashur punimi me ekipin për Tiranën. Kjo dorë e dytë nuk ka punuar aq mirë sa dora e parë. Do duhej të ishte punuar më përpara, dihej që kjo ditë do vinte. Të paktën që nga 10 shkurti. Unë i dua një orë e më parë, shpejtësia e përgatitjes duhet një orë e më parë. Erion Veliaj u ekzekutua politikisht nga Edi Rama. Ne duhet ta shfrtyrëzojmë këtë moment, me një kandidaturë të qartë. Do duhet të kishim qenë më përpara. Një orë e më parë duhen bërë gati për fushatën e radhës. Gafa e PD ka qenë moshyrja në zgjedhjet e 2019, dhe e paguan haraçin në 2021. Unë kam për detyrë të përdor çdo mjet, që të shihet, nëse nuk shihet.”, theksoi ai.

  • Nga Serie A në Premier League, lojtarët shqiptarë gjenden mes më të mirëve në kampionat

    Nga Serie A në Premier League, lojtarët shqiptarë gjenden mes më të mirëve në kampionat

    Lojtarët shqiptarë kanë lënë pas një fundjavë të suksesshme. Një pjesë e mirë e tyre ishin protagonistë me ekipet respektive, e madje në disa raste edhe vendimtarë. Medon Berisha dha asistin që solli golin e barazimit në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Bolonjës. Paraqitja e tij është vlerësuar me notën 7.8 nga “Sofascore”, që e ka përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 5-të të Serisë A.
    Ndërkohë edhe emri i Qazim Laçit gjendet mes më të mirëve të kampionatit  turk. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është vlerësuar me notën 8 për paraqitjen e fundit të zhvilluar me Rizesporin. Gjithashtu edhe Granit Xhaka ka marrë të njëjti vlerësim nga”Sofascore”. Nota 8.5 e ka renditur emrin e tij përkrahë lojtarëve si Haland, Doku, Gabriel dhe Uellbek./Sport Ekspres/

  • Kreu i Pentagonit thirrje gjeneralëve amerikanë: Të përgatitemi për luftë! Mjaft me ushtarakë të shëndoshë dhe me mjekra

    Kreu i Pentagonit thirrje gjeneralëve amerikanë: Të përgatitemi për luftë! Mjaft me ushtarakë të shëndoshë dhe me mjekra

    Bota E Martë, 30 Shtator 2025 19:32
    Kreu i Pentagonit, Pete Hegseth ka një mesazh për qindra gjeneralë amerikanë. ”Epoka e Departamentit të Mbrojtjes ka marrë fund. Mirë se vini në Departamentin e Luftës”, tha ai, duke kujtuar ndryshimin e emrit të Pentagonit, i cili u bë realitet falë një urdhri ekzekutiv të presidentit amerikan në fillim të shtatorit.
    ”Liderë politikë të pamend dhe të papërgjegjshëm e kanë vendosur busullën gabim dhe ne kemi humbur rrugën. U bëmë “departamenti woke”. Duhet të fshijmë dekada rënieje. Për shumë kohë kemi promovuar drejtues për arsye të gabuara: sipas racës, kuotave gjinore, të ashtuquajturave përparësi historike», tha ai. «Tani duhet të pastrojmë rrënojat. Po i japim fund luftës kundër ushtarëve”,-tha Hegseth.
    Hegseth po përgatit gjithashtu një strategji të re kombëtare të mbrojtjes: pritshmëria është që «siguria dhe mbrojtja e brendshme» të bëhet prioritet i forcave të armatosura (tashmë të dërguara për shembull në kufirin me Meksikën), pas shumë vitesh në të cilat Kina është konsideruar rreziku kryesor për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.