“Tirana, në situatën ku është, duhet të ketë një kandidat politik, të pastër, me integritet moral dhe të mos shantazhohet nga pushteti”, thotë Adriana Kalaja, Kryetare e Gjykatës së Apelimit të PD.
Për të negociatat për gjetjen e kandidatit të opozitës nuk janë të nevojshme, madje tregojnë mungesë serioziteti.
”Çfarë është kjo? Sot po takohemi në Rogner me këtë; nesër do takohemi te hoteli tjetër me atë tjetrin. Kjo nuk tregon seriozitet. Të gjitha partitë opozitare, nëse kanë vendosur që të futen në zgjedhje, nëse duan të kenë një kandidat të vetëm, të mblidhen, të hedhin emrat në diskutim dhe bëhet një balancë që të dalë një emër i pari”.
Month: September 2025
-

Kalaja kundër takimeve të Nokës me aleatët për Tiranën: S’gjendet kandidati kështu
-

Unionit për Ruajtjen e Natyrës i bën thirrje Shqipërisë: Ndërpriteni betonizimin e zonave të mbrojtura
Kongresi i Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, IUCN votoi në favor të mbrojtjes së natyrës në Shqipëri, duke e quajtur të pajustifikueshme sakrifikimin e zonave të mbrojtura për projekte në shërbim të turizmit masiv.
Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA njoftoi se Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka votuar në favor të ruajtjes së mjedisit në Shqipëri, ndërsa i bën thirrje qeverisë shqiptare që të kufizojë ndërtimet në zonat e mbrojtura.
“Në Kongresin Botëror të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës u votua në favor të forcimit të kufizimeve kundër infrastrukturës së paqëndrueshme të turizmit,” shkruan njoftimi për shtyp i PPNEA.
Më shumë se 98% e anëtarëve të IUCN votuan Mocionin 130, një propozim formal nga anëtarët e unionit për të formësuar politikat globale të ruajtjes së natyrës dhe për të ndikuar mbi qeveritë dhe bizneset.
Qeveria Shqiptare ndryshoi Ligjin për Zonat e Mbrojtura në vitin 2024 si “në përputhje me kriteret e IUCN”, por në realitet ky ligj është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të ruajtjes së natyrës. Ligji i ri u hapi rrugë investimeve dhe projekteve kontroverse në dëm të natyrës, të tilla si aeroporte, centrale energjetike dhe komplekseve të mëdha turistike edhe brenda zonave të mbrojtura.
“Zonat e Mbrojtura ekzistojnë për t’u ruajtur, jo për zhvillim masiv”, vijon më tej njoftimi për shtyp.
Sipas anëtarëve të Unionit Ndërkombëtar të Ruajtjes së Natyrës, nuk ka asnjë justifikim për zhvillimin e turizmit të paqëndrueshëm duke sakrifikuar Zonat e Mbrojtura.
“Ky ndryshim shqetësues ligjor minon mbrojtjen e biodiversitetit, angazhimet për anëtarësimin në BE dhe qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike”, shkruhet në njoftimin e mjedisorëve.
IUCN i bëri gjithashtu thirrje Shqipërisë të rivendosë mbrojtjen kundër ndërtimit të aeroporteve, resorteve luksoze dhe projekteve të tjera të mëdha infrastrukturore në zonat e Kategorisë I & II të IUCN./BIRN -

Zbulohet blloku i korrupsionit, Karamuço: SPAK drejt arrestimit të një deputeti
Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka bërë një paralajmërim të fortë në një intervistë për “Euronews Albania”, duke deklaruar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është pranë lëshimit të një masë sigurie ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.
Sipas tij, hetimet janë përqendruar në një bllok shënimesh, i dorëzuar nga një qytetare në SPAK, ku gjenden të dhëna të detajuara për ndarjen e parave të korrupsionit dhe vendndodhjet e fshehta ku ato mbahen. “Di që së fundmi ka një hetim që po zhvillohet dhe mund të ketë masa konkrete ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Na është zbuluar një bllok. Në këtë bllok janë vënë re shënime ku ky deputet ka vënë persona të tjerë që mbajnë shënim si do ndahen paratë e korrupsionit të ngurtësuara në disa prej banesave në rrethinat e Tiranës. Këtë banesë e ka filani por është për llogari timen”, – u shpreh Karamuço.
Profesori sqaroi se nuk mund të japë emra apo të tregojë përkatësinë politike të deputetit, por konfirmoi se hetimet janë në fazë të avancuar dhe pritet që së shpejti SPAK të ndërmarrë masa konkrete ligjore. “Një zonjë e nderuar e ka çuar në SPAK bllokun. Kanë filluar hetimet dhe pritet shumë shpejt të ketë masa konkrete ndaj këtij deputeti”, – tha më tej ai.
Ky paralajmërim vjen në një kohë kur SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve të përfshirë në raste të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. -

Obeziteti po rritet ndjeshëm në Shqipëri. Mjekët paralajmërojnë për shpërthim të sëmundjeve kronike
Obeziteti në popullatën shqiptare ka tendencë rritëse. E ndërsa në Europë 22,6% e popullatës janë obezë, në Shqipëri shifrat janë më të larta. Të dhënat zyrtare tregojnë se tek gratë obeziteti është në shifrat e 24,4%, ndërsa tek burrat është më e lartë.
Akoma më të larta janë shifrat kur bëhet fjalë për mbipeshën, pasi rezulton se gati 42% e burrave dhe 31% e grave kanë më shumë kile sesa norma mesatare.
Për mjekët, për këtë situatë kanë ndikuar shumë faktorë, mes të cilëve edhe mungesa e aktivitetit fizik dhe lëvizja me automjete.
“Obeziteti tashmë në botë, por edhe në Shqipëri, është kthyer në pandemi. Ka një rritje të personave obezë dhe atyre mbipeshë. Është një rritje e viteve të fundit që vjen për disa arsye: ndryshimi i stilit të jetesës, ulja e aktivitetit fizik, lëvizja me mjetet automobilistike gjatë pandemisë, ushqyerja e pashëndetshme”, tha Edlira Hoxha, mjeke endokrinologe.
Rritja e obezitetit po ndikon edhe në rritjen e sëmundshmërisë në popullatën shqiptare.
Personat që janë mbipeshë dhe obezë kanë risk për zhvillimin e disa sëmundjeve kronike siç është diabeti, hipertensioni arterial, yndyrnat, kolesteroli. Po ashtu, obeziteti është një nga shkaqet kryesore të rritjes së vdekshmërisë dhe aftësisë së kufizuar në popullatën europiane./Tv Klan -

COVID rikthehet në Shqipëri – 500 raste në javë, qytetarët hezitojnë vaksinimin
Në Shqipëri po qarkullon masivisht COVID-19. Në Institutin e Shëndetit Publik raportohen 500 raste çdo javë, por shqiptarët nuk testohen mjaftueshëm.
Shifra e të prekurve është më e madhe, gjë që duket tek mungesat e nxënësve në shkolla dhe qytetarëve në punë.
Kur vjen puna tek vaksinimi, qytetarët tregohen skeptikë, ndikuar edhe nga deklaratat e Trump; ata shkojnë të vaksinohen për grip, por e kundërta ndodh me vaksinën e COVID-it, ku hezitojnë.
Ekspertja e ISHP, Rovena Daja thotë: “Kemi shumë raste COVID që dalin pozitiv për aq teste sa kryhen. Nuk po testohen më. Grip nuk kemi kapur ende.”
Shqipëria ka siguruar 280 mijë doza të vaksinës anti-grip, që përmban shtame kundër virusit A dhe B, dhe po ashtu është siguruar sasi e konsiderueshme e vaksinës anti-COVID për nënvariante të reja të Omicron. Por janë shumë të pakët personat që e aplikojnë, vetëm kur kanë rekomandim nga mjeku.
“Janë vetëm ata që janë me kimioterapi apo me imunitet të rënë dhe që kanë një rekomandim nga mjeku për ta bërë, pasi kanë pasur COVID dhe ka pasur edhe të shtruar në spital”, shton Daja.
Vetëm në javën e parë është aplikuar një e treta e sasisë së vaksinave të gripit, gati 60 mijë doza. Është koha e aplikimit, e cila i duhet trupit për të krijuar imunitet, i cili mbron për një periudhë 6-mujore./TCH -

Angli/ Vetëvrasja në anijen-hotel e Leonard Farrukut, dëshmia e shokut të dhomës: Kishte një fytyrë të buzëqeshur
Në qytetin Dorset në Anglinë jugore po shkon drejt fundit marrja e dëshmive të atyre që e njihnin dhe e dërguan në anijen hotel Leonard Farrukut.
Një proces gjyqësor i cili po udhëhiqet nga Mjekja ligjore Rachael Griffin pritet të dalë me përfundime konkrete se përse Leonard Farruku i dha fund jetës.
Mjekja ligjore tha se kishte ndërmend të jepte përfundimin e hetimit ditën e enjte, më 2 Tetor.
Agjencia e lajmeve britanike AP e cila është duke e ndjekur këtë process ka publikuar ditën e sotëme një shkrim të cilit i referohet Top Channel.
Shkrimi i plotë:
Një shqiptar që vdiq në anijen hotel Bibby Stockholm nuk kishte paraqitur ankesa apo shqetësime për kushtet në bord, dëgjoi një hetim gjyqësor.
Leonard Farruku u gjet pa ndjenja në një kabinë dushi në anijen e akomodimit në Portin Portland, Dorset, më 12 dhjetor 2023.
Një hetim gjyqësor në Bournemouth dëgjoi se një ekzaminim pas vdekjes tregoi se 27-vjeçari kishte vdekur si pasojë e ngjeshjes në qafë dhe varjes me një litar.
Motrat e tij, Marsida Keçi dhe Jola Dushku, kanë shprehur dyshime se si vëllai i tyre, i cili sipas tyre kishte vuajtur nga shëndeti mendor që prej vdekjes së prindërve, ishte lejuar të transferohej në Bibby Stockholm.
Mjekja ligjore Rachael Griffin tha: “Nuk ka prova para meje që tregojnë se Leonard ishte subjekt i racizmit apo akteve të papërshtatshme dhe nuk ka prova që ai ndonjëherë të ketë paraqitur ndonjë ankesë apo shqetësim për kushtet në traget, qoftë ndaj personelit në bord apo ndaj ndonjë tjetri – gjë që bie në kontrast me shqetësimet që ai kishte ngritur në hotel.”
Yusuf Kargbo, i cili kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në korrik 2022, dëshmoi se ai ishte transferuar në Bibby Stockholm në nëntor 2023, ku ishte vendosur në të njëjtën dhomë me z. Farruku, dhe shtoi se “gjithçka ishte e çrregullt” kur ai mbërriti në dhomë.
Ai tha se z. Farruku ishte një “person i qetë” dhe shtoi: “Ai vetëm buzëqeshte dhe merrej me punët e tij.”
Kargbo shtoi se nuk e dinte emrin e z. Farrukut dhe vetëm e dinte që ishte nga Shqipëria.
Ai tha se z. Farruku nuk kishte miq në anijen hotel dhe rrinte në sallën e ngrënies duke parë telefonin, dhe shtoi se ai gjithashtu qeshte me video kur ishte në shtrat dhe vendoste një çarçaf për të pasur pak privatësi.
Kargbo tha se nuk kishte vënë re ndonjë sjellje të pazakontë nga z. Farruku dhe shtoi: “Nuk kam pasur kurrë ndonjë shqetësim për të, sepse gjithmonë kishte një fytyrë të buzëqeshur.” -

Dënohet me vdekje ish-presidenti/ U akuzua për krime kundër njerëzimit, vrasje, torturë dhe abuzime seksuale
Një gjykatë ushtarake në Republikën Demokratike të Kongos ka dënuar me vdekje në mungesë ish-presidentin Joseph Kabila, për një sërë akuzash të rënda që përfshijnë krime kundër njerëzimit, tradhti, vrasje, torturë, sulm seksual dhe kryengritje.
Kabila, i cili udhëhoqi vendin për afro 20 vjet, është aktualisht në mërgim, duke jetuar kryesisht në Afrikën e Jugut, ndërsa herë pas here është parë edhe në Namibi. Në maj 2025, ai u shfaq papritur në qytetin Goma, të kontrolluar nga grupi rebel M23, ku mbajti një fjalim të ashpër kundër qeverisë, duke thënë se “diktatura duhet të marrë fund” dhe se ai ishte gati të merrte përsipër “përgjegjësitë e tij”.
Ky rikthim i befasishëm u pa si kërcënim nga autoritetet në Kinshasa, të cilat kërkuan heqjen e imunitetit të tij si senator për jetë, duke e çuar më pas në gjykim në mungesë për tradhti të lartë dhe krime të tjera të rënda.
Joseph Kabila, djali i Laurent-Désiré Kabila, e mori pushtetin pas vrasjes së të atit në vitin 2001, kur ishte vetëm 29 vjeç. Ai udhëhoqi një vend të shkatërruar nga lufta dhe u përpoq të stabilizonte situatën politike dhe ekonomike, megjithëse sundimi i tij u shoqërua me shumë polemika.
Në vitin 2006, Kabila fitoi zgjedhjet e para të lira në vend pas pavarësisë nga Belgjika, dhe u rizgjodh në vitin 2011, në zgjedhje të shënuara nga akuza për manipulim masiv. Në Kinshasa, ai fitoi vetëm 16.5% të votave, duke reflektuar pakënaqësinë e popullit ndaj tij.
Në vitin 2018, mes presionit të madh ndërkombëtar dhe protestave të brendshme, ish-presidenti hoqi dorë nga një mandat i tretë, duke kaluar pushtetin te presidenti aktual Felix Tshisekedi. Pavarësisht tërheqjes nga presidenca, ai ruajti pozita të rëndësishme si senator për jetë dhe ndikim të madh në prapaskenë.
Dënimi me vdekje i Kabilës vjen në një kohë tensioni të lartë në lindje të Kongos, ku luftimet me grupin rebel M23 janë intensifikuar. Ky vendim ka potencial të thellojë më tej krizën politike në vend dhe pritet të shkaktojë reagime të forta brenda dhe jashtë Republikës Demokratike të Kongos.
-

Mbappe fantastik, Reali fiton me “manita”. Atalanta bën përmbysjen e madhe (video)
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot për në Champions League. Në Kazakhstan, Real Madrid ka fituar 0-3 në transfertë ndaj debutuesve të këtij sezoni, Kairat Almaty.
Në minutën e 24-të, Franco Mastantuono, pengohet në zonë nga portieri vendas, Kalmyrza, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Kylian Mbappe tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon madrilenët në avantazh.
Pjesa e parë mbyllet 0-1 për madrilenët. Në fillim të pjesës së dytë, Mbappe dyfishon shifrat pas një topi të gjatë të marrë nga Thibaut Courtois dhe duke zënë në befasi vendasit, francezi dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 73-të, Rodrygo i sapo futur në fushë bën gjithçka bukur dhe pasi kalon me radhë disa mbrojtës, pason për Arda Guler, ky i fundit me një prekje të lehtë asiston për Mbappe, francezi shënon hat-trick.
Në minutën e 82-të, Eduardo Camavinga, pasi kishte vetë një minutë në fushë dhe falë një kombinimi fantastik me Rodryog-n, mesfushori francez shënon me kokë. Në fund fare pati kohë edhe për golin e pestë nga Brahim Diaz. Real Madrid fiton 0-5 dhe kryeson me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para.
SHIKOGOLAT
Në “Bergamo”, Atalanta ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Club Brugge. Belgët gjetën avantazhin në minutën e 38-të, ku Christos Tzolis shënoi me një goditje shumë të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas një topi të humbur nga kapiteni, Marten de Roon. Përmbysja e bergamaskëve erdhi në 15 minutat e fundit. Në minutën e 75-të, Pasalic pengohet në zonë nga portieri kundërshtar, Lazar Samardzic nuk gabon nga 11-metrat. Në minutën e 86-të, Samardzic kroson nga këndi, Mario Pasalic dërgoi me kokë topin në rrjetë. Atalanta fiton 2-1 dhe merr fitoren e parë për këtë sezon në Champions League.
SHIKOGOLAT -

Video/ Shkëlqejnë Mbappe dhe Camavinga, Atalanta kap fitore me kthesë emocionuese
U zhvilluan dy ndeshjet e para të xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions.
Në Kazakistan nuk ka histori, me Real Madrid që triumfon pastër 0-5 ndaj debutuesve të Kairat Almaty. Një nga më të mirët në fushë ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi 3 gola. I katërti gol mban firmën e Camavingës. Në fund pati kohë edhe për Diaz.
Në Bergamo, ndeshja mes Atalantës dhe Brugge përfundoi 2-1. Belgët shënuan të parët me Tzolis ,por italianët kthyen gjithçka në favorin e tyre me golat e Samardzic dhe Pasalic.
-

“S’gjendet kështu kandidati për bashkinë”, Adriana Kalaja kundërshton takimet e Nokës me aleatët për Tiranën
“Tirana, në situatën ku është, duhet të ketë një kandidat politik, të pastër, me integritet moral dhe të mos shantazhohet nga pushteti”.
Kështu u shpreh Adriana Kalaja, Kryetare e Gjykatës së Apelimit të PD, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
Sipas saj, negociatat për gjetjen e kandidatit të opozitës nuk janë të nevojshme, madje tregojnë mungesë serioziteti.
“Çfarë është kjo? Sot po takohemi në Rogner me këtë; nesër do takohemi te hoteli tjetër me atë tjetrin… Kjo nuk tregon seriozitet. Të gjitha partitë opozitare, nëse kanë vendosur që të futen në zgjedhje, nëse duan të kenë një kandidat të vetëm, të mblidhen, të hedhin emrat në diskutim dhe bëhet një balancë që të dalë një emër i pari”, tha Kalaja.