Day: September 26, 2025

  • Programi i qeverisë, grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkesë për mocion me debat

    Programi i qeverisë, grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkesë për mocion me debat

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar në emër të grupit Parlamentar një mocion me debat mbi prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj.

    “Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të rrugëtimit të saj europian dhe ku përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e qeverisjes janë themele të rëndësishme në një vend që aspiron antarësimin në Bashkimin Euopian. Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë është e domosdoshme që të zhvillojë një debat, për një çështje të veçantë, siç është bilanci i Qeverisë aktuale në realizimin e programit politik të kaluar dhe programi politik qeverisës në periudhën në vijim”-thuhet në shkresën e PD.
    “Prandaj, duke pasur parasysh sa më lart, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkoj zhvillimin e një mocioni me debat mbi prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike të vendit”-shtohet më tej.

    Top Channel

  • Zhdukja e karteleve të grupeve kriminale/ VanHorn në zyrën e Koçiut: SHBA mbështet Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar

    Zhdukja e karteleve të grupeve kriminale/ VanHorn në zyrën e Koçiut: SHBA mbështet Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar

    Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun.

    Në një postim në rrjetet sociale nga ambasada amerikane, takimi është zhvilluar në zyrë e Koçiut, ndërsa theksohet se VanHorn është shprehur se SHBA mbështet Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar.
    “Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun. Duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta“, shkruan ambasada.

    Top Channel

  • “Shqipëria dhe Kosova, performancë të qëndrueshme”/ BERZH mban të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike në 3.5%: Rrezik rënia e remitancave

    “Shqipëria dhe Kosova, performancë të qëndrueshme”/ BERZH mban të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike në 3.5%: Rrezik rënia e remitancave

    Banka Europaine për Rindërtim dhe Zhvillim e ka mbajtur të pandrsyhuar parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në nivelin e 3.5% për 2 vitet e ardhshme.

    Në një raport për perspektivat ekonomike rajonale BERZH cilëson se një përmirësim i lehtë pritet deri në fund të 2025 ku ekonomia shqiptare do të arrij në 3.5% nga 3.4% e cila rezulton në tremujorin e parë të vitit. Një përfundim i bazuar sipas BERZH në ecurinë e sektorëve kryesorë në Shqipëri.
    “Rritja ekonomike u moderua në 3.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në tremujorin e parë të vitit 2025, e nxitur nga sektorët e shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërsa industria dhe bujqësia përjetuan tkurrje të lehta. Presionet inflacioniste mbetën të ulëta. Në përgjigje, Banka e Shqipërisë e uli normën e interesit bazë në 2.5% në korrik 2025. Rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto parashikohet të jetë 3.5% në vitet 2025 dhe 2026.”
    BERZH liston edhe rreziqet që mund të përfshijnë ekonominë e vendit tonë duke u ndalur kryesisht tek remitancat.
    “Rreziqet negative përfshijnë mundësinë e zbutjes së kërkesës brenda Eurozonës, rënien e flukseve hyrëse të remitancave dhe faktorët e pafavorshëm klimatikë si thatësira, të cilët mund të vazhdojnë të ndikojnë negativisht në prodhimin e energjisë elektrike dhe prodhimin bujqësor. Nga ana tjetër, zbatimi i përshpejtuar i reformave strukturore dhe përparimet e mëtejshme në integrimin në Bashkimin Evropian mund të forcojnë perspektivën e rritjes së Shqipërisë.”
    Sa i përket rajonit, BERZH liston Shqipërinë dhe Kosovën me performancë më të qëndrueshme ekonomike, ku rritja ekonomike pritet në 3.9% për Kosovën, Mali i Zi 2.6, Serbia 2.5% dhe Bosnje dhe Hercegovina 2.2%.

    Top Channel

  • Spiropali në Këshillin e Sigurimit për AI: “Diella”, hap konkret se si teknologjia mund të shfrytëzohet për t’i shërbyer qytetarëve

    Spiropali në Këshillin e Sigurimit për AI: “Diella”, hap konkret se si teknologjia mund të shfrytëzohet për t’i shërbyer qytetarëve

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në Debatin e Nivelit të Lartë në Këshillin e Sigurimit mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

    Në fjalën e saj, Ministrja Spiropali deklaroi se “Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të ndërtuar një kuadër global për përdorimin e sigurt, etik dhe të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale.”
    Spiropali theksoi se “inteligjenca artificiale ofron mundësi të paprecedenta për të mbështetur zhvillimin, qëndrueshmërinë dhe parandalimin e krizave.
    Në këtë drejtim, Spiropali bëri thirrje që shtetet duhet të kapërcejnë ndarjet digjitale, të forcojnë kapacitetet dhe të ndajnë praktikat më të mira, duke siguruar që inovacioni të udhëhiqet nga të drejtat e njeriut, e drejta ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.
    Ministrja Spiropali nuk la pa përmendur edhe rastin e Shqipërisë, si një vend që është tejet i përkushtuar për të zhvilluar politika dhe institucione me vizion për të shfrytëzuar në mënyrë të përgjegjshme potencialin e Inteligjencës Articiale.
    “Vetëm javën e kaluar, Kryeministri Edi Rama emëroi “Diellën”, një Ministre të integruar me Inteligjencë Artificiale, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në botë që përfshin një sistem inteligjence articiale në nivel qeverisjeje të kabinetit qeveritar. Ajo është një hap strategjik për të forcuar transparencën, për të përshpejtuar efikasitetin dhe për të integruar Inteligjencën Artificiale në politikat kombëtare, duke u udhëhequr nga parimet e etikës, inovacionit, luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave të njeriut.” u shpreh ajo.
    Sipas saj, ky është një hap konkret që reflekton bindjen se Inteligjenca Artificiale duhet të integrohet në qeverisje në një mënyrë që i shërben qytetarëve, përmirëson shërbimet publike dhe kontribuon në sigurinë dhe mirëqenien afatgjatë.
    Në fund, Ministrja Spiropali nënvizoi edhe gatishmërinë e Shqipërisë për të punuar ngushtë me shtetet anëtare, Kombet e Bashkuara dhe aktorët relevantë për të siguruar që përpjekjet tona të përbashkëta të nxisin besim, gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri në përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

    Top Channel

  • Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK njoftim zyrtar: Aurel Hoxha ka paguar 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

    Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK njoftim zyrtar: Aurel Hoxha ka paguar 50 mijë euro për ekzekutimin e tij

    SPAK ka dalë në një njoftim zyrtar për vrasjen e Klevis Lleshit, në gusht të viti 2020.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, Aurel Hoxha, i cili është shpallur në kërkim, ka porositur vrasjen e Lleshit si hakmarrje.
    Dyshohet se vrasja është kryer me armë zjarri dhe kundrejt pagesës prej 50.000 eurove.
    Njoftimi:
    SPAK godet një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në vrasje me pagesë dhe pastrim parash
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 177, të regjistruar më datë 16.9.2025, po zhvillon hetime të thelluara në lidhje me disa vepra penale me rrezikshmëri të lartë, të kryera në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal.
    Hetimi i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë mundësoi zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale e përfshirë në:
    -Vrasje me pagesë dhe për gjakmarrje, përfshirë fshehjen e kufomave dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit;
    -Pastrimin e produkteve të veprës penale përmes investimeve të dyshimta në Shqipëri dhe jashtë saj;
    Hetimet u përqëndruan tek disa shtetas shqiptarë të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare. Personat e përfshirë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin kanë arritur të sigurojnë shuma të konsiderueshme parash, të kontraktojnë persona për kryerjen e vrasjeve me pagesë për hakmarrje personale apo gjakmarrje. Disa anëtarë të këtij grupi kriminal dyshohet se kanë mundësuar depërtimin e sasive të konsiderueshme të parave të përftuara në mënyrë të paligjshme në sistemin finaciar shqiptar, përmes investimeve me karakter dyshues dhe duke përdorur këto shuma parash për kryerjen e veprave penale kundër jetës dhe shëndetit.
    Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal si dhe identifikimi i disa prej autorëve të dyshuar të veprave penale të përmendura, një pjesë e të cilave është kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal.
    Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje të shtetasit, K.LL më datë 05.08.2020, në qytetin e Burrelit dhe më pas fshehja e kufomës së viktimës K.LL, duke u varrosur në fshatin Shpërdhet të Njësisë Administrative Mamurras, Bashkia Kurbin. Eshtrat e viktimës u zbuluan më datë 8.12.2020. Dyshohet se vrasja është kryer me armë zjarri dhe kundrejt pagesës prej 50.000 eurove.Veprimet e kundraligjshme të vrasjes për gjakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, si dhe fshehja e kufomës janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për gjakmarrje dyshohet të jetë shtetasi A.K (alias A.H), në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012.
    Si ndihmës dhe ndërmjetës dyshohet të jetë shtetasi, A.K, ndërsa si ekzekutor dyshohet të jetë shtetasi S.N. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë , të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
    Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi A.K (alias A.H), në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundraligjshme të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasi S.L dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.Të ardhurat e kundraligjshme, dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipëri. Informacionet e mësipërme janë administruar nga autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve të Bashkimit Europian si dhe nga analiza e komunikimeve në platformën e enkriptuar SkyECC.
    Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave.
    Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.98, më datë 25.9.2025, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj katër shtetasve shqiptarë:
    A.K (alias A.H), i datëlindjes 06.12.1989, i dyshuar për veprat penale:– “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal;– “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1, gërma “b” dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;
    S.N, i datëlindjes 25.06.1994, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;S.K, i datëlindjes 19.05.1982, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;S.L, i datëlindjes 30.12.1994, i dyshuar për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1, gërma “b” dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.Prokurorët e Posaçëm kanë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masave të sigurimit më datë 25.09.2025.
    Zbatimi i masave të sigurisë ndaj shtetasve S.N. dhe S.L, është bërë i mundur nga hetuesit e BKH-së dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për krijuesin, organizatorin dhe drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal shtetasin A.K (alias A.H).
    Pas bashkëpunimit të ngushtë me Europol dhe autoritetet ligjzbatuese italiane është bërë e mundur arrestimi në Itali i shtetasit nën hetim S.K,.
    Falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe BKH-së për profesionalizmin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë në fazën e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.
    Falenderojmë veçanërisht Europol, Eurojust, autoritetet gjyqësore të Republikës së Francës dhe autoritetet ligjzbatuese të Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e tyre gjatë hetimeve të këtij procedimi penal si dhe në zbatimin e masave të sigurimit personal.

    Top Channel

  • Presidenti Bajram Begaj nga New York i kërkon Bangladeshit punëtor, kërkesa virale në mediat bangladeshase

    Presidenti Bajram Begaj nga New York i kërkon Bangladeshit punëtor, kërkesa virale në mediat bangladeshase

    Presidenca nuk ka bërë asnjë njoftim deri më tani, për një takim zhvilluar mes presidentit Bajram Begaj dhe një zyrtari të qeverisë së Bangladeshit në New York, nga ku kreu shtetit shqiptarë, ka kërkuar fuqi punëtore bangledeshase për vendin tonë.

    Dy media të ndryshme në Bangaladesh kanë raportuar takimin në New York të presidentit Bajram Begaj me një këshilltarë të qeverisë së atjeshme shoqëruar dhe më këtë foto.

    “Shqipëria shumë e interesuar për të marrë punonjës nga Bangladeshi për tregun e saj të punës”. Ky është titulli gazetës “The Daily Star”.

    Ndërsa gazeta tjetër “The Business Standard” ka si titull “Rritja nevojës për punëtorë, Shqipëria kërkon punonjës nga Bangladeshi.

    Shqipëria shkruhet në të dy  këto shkrime të cilave u referohet gazetarja e Top Channel, Marinela Lina, ka shfaqur interes të madh për rekrutimin e punëtorëve të kualifikuar dhe gjysmë-kualifikuar nga Bangladeshi për të përmbushur nevojat e saj në zgjerim në tregun e punës.
    Kjo propozim u përcoll nga Presidenti shqiptar Bajram Begaj gjatë një takimi me këshilltarin kryesor Muhammad Yunus në  Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York.
    “Na duhen punëtorë për vendin tonë, dhe disa kompani shqiptare kanë paraqitur tashmë kërkesa për të punësuar nga Bangladeshi,” citohet të ketë thënë në takim presidenti Bajram Begaj.

    Ai theksoi se bashkëpunimi dypalësh mund të zgjerohet më tej, veçanërisht në sektorë si turizmi, duke nxjerrë në pah bregdetin jugor të Shqipërisë si një destinacion premtues për udhëtarët bangladeshas.
    Këshilltarit Kryesor, Muhammad Yunus mirëpriti iniciativën, duke vënë në dukje se Bangladeshi, me fuqinë e tij punëtore dinamike dhe të re, është mirë i pozicionuar për të mbështetur rritjen ekonomike të Shqipërisë.
    Ai gjithashtu bëri thirrje për lehtësimin e procedurave të vizave nga ana e qeverisë shqiptare, duke theksuar se qytetarët bangladeshas aktualisht duhet të udhëtojnë në New Delhi për të aplikuar për viza.
    Në përgjigje, presidenti Begaj tha se Shqipëria po konsideron futjen e vizave elektronike për shtetasit bangladeshas.
    Asif Nazrul, i cili mbikëqyr Ministrinë e Mirëqenies së Emigrantëve dhe Punësimit Jashtë Vendit, konfirmoi aftësinë e Bangladeshit për të siguruar një gamë të gjerë fuqie punëtore, nga mjekët dhe infermieret deri te punëtorët e fabrikave dhe të bujqësisë. Ai theksoi rëndësinë e nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi për të lehtësuar procesin e rekrutimit.
    Presidenti Begaj gjithashtu njoftoi se universitetet shqiptare janë të gatshme të presin studentë bangladeshas nën skemat ekzistuese ndërkombëtare të regjistrimit.

    Top Channel

  • Balliu: Dosja ‘Rama–Aruba’ provon lidhjet e Ramës me kartelet e drogës dhe pastrimin e parave në Tiranë

    Balliu: Dosja ‘Rama–Aruba’ provon lidhjet e Ramës me kartelet e drogës dhe pastrimin e parave në Tiranë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, u shpreh se dosja “Rama–Aruba” është një tjetër provë ndërkombëtare që konfirmon lidhjet e kryeministrit Edi Rama me kartelet e drogës dhe skemat e pastrimit të parave përmes kullave në Tiranë.

    Sipas Balliut, kullat që ngrihen në kryeqytet, me firmë të vetme të Ramës si kryetar i KKT-së, janë dëshmi e qartë e bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe qeverisë.

    Ai theksoi se Shqipëria nuk mund të jetë më strehë për pastrimin e miliardave të karteleve të drogës.

    Postimi:

    Dosja “Rama–Aruba” është një fakt tjetër ndërkombëtar që tregon lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës dhe mënyrën se si ato pastrojnë miliarda përmes kullave në Tiranë.

    Kulla që ngrihen vetëm me firmën e Ramës si kryetar i KKT janë dëshmia më e qartë se krimi i organizuar është bërë ortak me qeverinë.
    Shqipëria nuk mund të jetë më strehë e pastrimit të parave të karteleve!

  • Turkish Airlines nënshkruan marrëveshje të madhe me Boeing pas takimit Erdogan–Trump

    Turkish Airlines nënshkruan marrëveshje të madhe me Boeing pas takimit Erdogan–Trump

    Kompania ajrore Turkish Airlines tha të premten se do të porosiste 75 avionë Boeing 787 dhe kishte përfunduar negociatat për të blerë 150 avionë 737 MAX, në varësi të bisedimeve për motorët, duke zbuluar një marrëveshje të shumëpritur pas një takimi midis udhëheqësve të dy vendeve.

    Presidenti Tayyip Erdogan u takua të enjten me  Presidentin e SHBA-së Donald Trump i cili tha se besonte që Turqia do të pranonte kërkesën e tij për të ndaluar blerjen e naftës ruse dhe se ai mund të heqë sanksionet e SHBA-së ndaj Ankarasë në mënyrë që ajo të mund të blejë avionë amerikanë F-35.

    Trump tha përpara bisedimeve se porosia e Boeing do të jetë gjithashtu në diskutim. Marrëveshja ka kohë që është duke u hartuar, me kryetarin e kompanisë që ka zbuluar detaje mbi blerjen e planifikuar të 225 avionëve në qershor 2024.

    “Me këto porosi, e gjithë flota jonë synon të përbëhet nga avionë të gjeneratës së re deri në vitin 2035, duke forcuar kështu efikasitetin operacional dhe duke mbështetur një normë mesatare vjetore rritjeje prej rreth 6%”, tha kompania në deklaratën e së premtes.

    Sipas planit të saj strategjik 2023-2033, Turkish Airlines synon të zgjerojë flotën e saj në mbi 800 avionë deri në vitin 2033. Sipas prezantimit të saj të fundit, ajo kishte 485 avionë deri në fund të qershorit.

    Në përputhje me planin e saj strategjik, transportuesi tha në maj 2023 se kishte filluar bisedimet me prodhuesit me qëllim blerjen e rreth 600 avionëve.

  • Autoritetet malazeze po hetojnë incidentet me armë zjarri në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës

    Autoritetet malazeze po hetojnë incidentet me armë zjarri në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës

    Policia malazeze dhe Prokuroria në Rozhajë janë duke hetuar dy incidente në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës – një në korrik të vitit të kaluar dhe një tjetër më 24 gusht të këtij viti – kur u dëmtuan objektet e qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim nga të shtëna me armë zjarri.

    Në të dyja rastet, Policia dhe Prokuroria dyshojnë se të shtënat janë kryer nga territori i Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Rozhajë, Aldin Kallaç.

    Objektet e qendrës së skijimit, që ndodhen pranë kufirit kosovaro-malazez në territorin e Rozhajës dhe janë ende në ndërtim e sipër, po ruhen nga Policia që nga korriku.

    Prokuroria në Rozhajë kishte hapur tashmë një rast për incidentin e korrikut të vitit 2024, kur në objektin e teleferikut u gjetën vrima plumbash.

    Pas gjetjes së dëmtimeve të reja në teleferik në fund të gushtit të këtij viti, Prokuroria i ka kërkuar Policisë të mbledhë të dhëna për të hapur rast edhe për këtë incident.

    “Drejt fundit të gushtit janë vërejtur tri dëmtime në kabinën e qendrës së skijimit nga armë zjarri. Policia ka ndërmarrë veprime për t’i zbuluar autorët, por rrethanë rënduese mbetet fakti se veprimi është kryer nga territori i Republikës së Kosovës”, tha Kallaç.

    Ai shtoi se Policia është ende duke mbledhur informacione dhe se është kërkuar bashkëpunim edhe nga Policia e Kosovës.

    “Përmes institucioneve ndërkombëtare, Policisë së Kosovës i janë dërguar kërkesa për bashkëpunim dhe identifikimin e autorëve. Por, deri tani nuk kemi marrë përgjigje. Pas mbledhjes së të gjitha informacioneve do të hapet rast i plotë”, theksoi Kallaç për REL-in.

    Fadil Gashi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion për incidente të sigurisë në kufirin me Malin e Zi, duke theksuar se policia rajonale është më shumë e angazhuar “për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, e jo për incidente ndërkombëtare.

    Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe drejtorisë qendrore të Policisë së Kosovës me pyetjen nëse kanë ndonjë informacion lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes. Për të njëjtën çështje, përgjigje pritet edhe nga Qeveria e Kosovës.

    Nga ana tjetër, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri, i tha Radios Evropa e Lirë se mban kontakte me autoritetet lokale në Rozhajë, konkretisht me kryetarin Rahman Husoviq, por se askush nuk e ka informuar për këto dyshime apo për incidentet e ndodhura.

    “Tani po e dëgjoj nga ju. Askush nuk më ka kontaktuar, askush nuk ka raportuar asgjë. Kryetarin e Rozhajës e kam parë për herë të fundit në qershor, por nuk kam marrë asnjë ankesë. Para shtatë-tetë ditësh kam qenë në Plavë, mund të më thoshin diçka, por askush nuk më ka thënë asgjë”, tha ai.

    Incidentet në qendrën e skijimit, çështje edhe në Kuvendin Komunal të Rozhajës

    Në seancën e Kuvendit Komunal të Rozhajës, të mbajtur më 18 shtator, shefi i Departamentit të Sigurisë në këtë komunë, Vlladimir Delleviq, ka deklaruar se në qendrën e ardhshme të skijimit Hajlla-Shtedim janë regjistruar disa incidente, përfshirë një më i rëndë më 24 gusht të këtij viti.

    Ai ka konfirmuar se incidente kishte pasur edhe në korrik të vitit të kaluar dhe se që nga 9 korriku i këtij viti, Policia po e ruan qendrën e skijimit 24 orë në ditë, pasi kishin “informacione operative se e gjithë infrastruktura mund të rrezikohej”.

    “Incidenti ka ndodhur më 24 korrik 2024, kur nga territori i shtetit fqinj u përdor armë zjarri dhe u dëmtua konstrukti metalik pranë portës së sipërme të qendrës së skijimit në ndërtim e sipër”, tha Delleviq.

    Për incidentin e 24 gushtit të këtij viti, ai shtoi se rasti “mund ta tejkalojë kuadrin e një incidenti të sigurisë dhe të ngrihet në nivel diplomatik”.

    “Sapo është përpiluar një raport për këtë dhe është dorëzuar te drejtori. Ai dhe ministri i Punëve të Brendshme do t’i drejtohen Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila do të marrë masa… të cilat nuk i di”, tha Delleviq.

    Për incidentin e vitit të kaluar opinioni publik nuk ishte njoftuar, po ashtu as për ruajtjen e qendrës nga Policia që prej korrikut të këtij viti, dhe as për incidentin e gushtit të fundit.

    Ministritë e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme, si dhe Drejtoria e Policisë, nuk janë prononcuar për këtë çështje. Radio Evropa e Lirë u ka dërguar pyetje të gjitha këtyre institucioneve.

    Qendra e ardhshme e skijimit ndodhet në territorin rreth të cilit kishte pasur mosmarrëveshje kufitare

    Qendra e ardhshme e skijimit ndodhet në një zonë që dhjetë vjet më parë ishte në qendër të kontestit mes Malit të Zi dhe Kosovës për demarkacionin e kufirit. Një pjesë e politikanëve në Kosovë atëherë pretendonin se vendi kishte humbur rreth tetë mijë hektarë tokë.

    Mali i Zi dhe Kosova, në gusht të vitit 2015, nënshkruan në Vjenë marrëveshjen për demarkacionin, duke u bazuar në kufirin 80 kilometra të gjatë të përcaktuar me Kushtetutën e ish-Jugosllavisë Socialiste Federative të vitit 1974.

    Marrëveshja ngjalli reagime të ashpra të opozitës dhe banorëve të fshatrave përgjatë kufirit, të cilët pretendonin se Kosova po humbiste mijëra hektarë tokë.

    Lëvizja Vetëvendosje, në atë kohë opozitare dhe e udhëhequr nga Albin Kurti – sot kryeministër në detyrë – organizoi protesta duke kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen.

    Ndërsa Mali i Zi e ratifikoi marrëveshjen në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës e miratoi atë tri vjet më vonë, në mars të vitit 2018.

    Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin ishte një nga kushtet e fundit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Ndërtimi i qendrës së skijimit nisi para shtatë vjetësh

    Ndërtimi i qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim ka filluar në fund të vitit 2018.

    Deri tani janë përfunduar rreth 80 për qind e punimeve, ndërsa më herët ishin ndërtuar shtatë kilometra rrugë deri te pistat e skijimit. Afatet për përfundimin e projektit janë tejkaluar disa herë.

    Në vitin 2023, Qeveria ndau rreth dhjetë milionë euro për punimet në qendrën e skijimit në Rozhajë.

    Më 29 shtator të këtij viti, nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Boshnjake, Mirsad Nurkoviq, deklaroi se Qeveria, në mbledhjen e asaj dite, kishte ndarë edhe 1.6 milion euro shtesë për këtë qendër skijimi.

    Me këtë, investimet e këtij viti arrijnë në gjithsej 4.1 milionë euro, sqaroi Nurkoviq në një komunikatë të Partisë Boshnjake./REL/

  • Rrëmbimi dhe vrasja e Klevis LLeshit u bë me porosi! Për zhdukjen e tij u paguan 50 mijë euro

    Rrëmbimi dhe vrasja e Klevis LLeshit u bë me porosi! Për zhdukjen e tij u paguan 50 mijë euro

    SPAK përcjell njoftimin zyrtar lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në 2020.

    Sipas SPAK dyshohet se vrasja është kryer me armë zjarri dhe kundrejt pagesës prej 50.000 eurove.

    NJOFTIMI

    SPAK  godet një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në vrasje me pagesë dhe pastrim parash

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr. 177, të regjistruar më datë 16.9.2025, po zhvillon hetime të thelluara në lidhje me disa vepra penale me rrezikshmëri të lartë, të kryera në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal.

    Hetimi i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë mundësoi zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale e përfshirë në:

    -Vrasje me pagesë dhe për gjakmarrje, përfshirë fshehjen e kufomave dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit;

    -Pastrimin e produkteve të veprës penale përmes investimeve të dyshimta në Shqipëri dhe jashtë saj;

    Hetimet u përqëndruan tek disa shtetas shqiptarë të përfshirë në organizimin dhe realizimin e vrasjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë, kundrejt përfitimit të shumave të ndryshme monetare. Personat e përfshirë duke bashkëpunuar me njëri tjetrin kanë arritur të sigurojnë shuma të konsiderueshme parash, të kontraktojnë persona për kryerjen e vrasjeve me pagesë për hakmarrje personale apo gjakmarrje. Disa anëtarë të këtij grupi kriminal dyshohet se kanë mundësuar depërtimin e sasive të konsiderueshme të parave të përftuara në mënyrë të paligjshme në sistemin finaciar shqiptar, përmes investimeve me karakter dyshues dhe duke përdorur këto shuma parash për kryerjen e veprave penale kundër jetës dhe shëndetit.

    Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është dokumentuar aktiviteti kriminal si dhe identifikimi i disa prej autorëve të dyshuar të veprave penale të përmendura, një pjesë e të cilave është kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal.

    Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje të shtetasit, Klevis Lleshit më datë 05.08.2020, në qytetin e Burrelit dhe më pas fshehja e kufomës së viktimës, duke u varrosur në fshatin Shpërdhet të Njësisë Administrative Mamurras, Bashkia Kurbin. Eshtrat e viktimës u zbuluan më datë 8.12.2020. Dyshohet se vrasja është kryer me armë zjarri dhe kundrejt pagesës prej 50.000 eurove.

    Veprimet e kundraligjshme të vrasjes për gjakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, si dhe fshehja e kufomës janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për gjakmarrje dyshohet të jetë shtetasi A.K (alias A.H), në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012.

    Si ndihmës dhe ndërmjetës dyshohet të jetë shtetasi, A.K, ndërsa si ekzekutor dyshohet të jetë shtetasi S.N. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë , të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

    Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi A.K (alias A.H), në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundraligjshme të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasi S.L dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.

    Të ardhurat e kundraligjshme, dyshohen se janë krijuar nga aktiviteti i kundraligjshëm i trafikimit të narkotikëve nga vendet e Amerikës së Jugut, drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shqipëri. Informacionet e mësipërme janë administruar nga autoritetet ligjzbatuese të disa vendeve të Bashkimit Europian si dhe nga analiza e komunikimeve në platformën e enkriptuar SkyECC.

    Nga ky aktivitet i paligjshëm dyshohet se janë krijuar të ardhura monetare të cilat kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave.

    Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.98, më datë 25.9.2025, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj katër shtetasve shqiptarë:

    A.K (alias A.H), i datëlindjes 06.12.1989, i dyshuar për veprat penale:

    – “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal;

    – “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1, gërma “b” dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;

    S.N, i datëlindjes 25.06.1994, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;

    S.K, i datëlindjes 19.05.1982, i dyshuar për veprat penale të “Vrasje për gjakmarrje”, në dëm të viktimës K.LL, në datën 05.08.2020, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/a dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1 dhe 28/4; “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, në dëm të viktimës K.LL, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal. ;

    S.L, i datëlindjes 30.12.1994, i dyshuar për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 287/1, gërma “b” dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

    Prokurorët e Posaçëm kanë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të masave të sigurimit më datë 25.09.2025.

    Zbatimi i masave të sigurisë ndaj shtetasve S.N. dhe S.L, është bërë i mundur nga hetuesit e BKH-së dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për krijuesin, organizatorin dhe drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal shtetasin A.K (alias A.H).