Day: September 22, 2025

  • Rikthehet ‘anonimi’ Nesti Angoni që denoncoi Veliajn, kallëzon Albana Vokshin, po a do hetojë SPAK?

    Rikthehet ‘anonimi’ Nesti Angoni që denoncoi Veliajn, kallëzon Albana Vokshin, po a do hetojë SPAK?

    Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit, për korrupsion dhe pastrimin e parave të fituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme, nga anonimi “Nesti Angoni”, i cili është edhe denoncuesi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.Kështu thuhet në denoncimin e adresuar në nje media… kallëzimit të depozituar në SPAK.Në denoncimin e mbërritur në redaksinë atje, thuhet se kallëzimi me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartarin, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni dhe gjithashtu skemën, e cila përdorej për të “pastruar” paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive korruptive të kryera nga ligjvënësja demokrate dhe familjarët e saj.Sipas asaj që thuhet në pretendimet e adresuara në redaksinë tonë, në këtë kallëzim denoncohen abuzime me koncesionet në sektorin e naftës, por edhe me disa privatizime të kryera në interes të të kallëzuarve, në kohën kur Drejtoreshë e Privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë ishte Mimoza Vokshi, motra e deputetes demokrate.