Day: September 22, 2025

  • Reese Witherspoon pranon se ishte viktimë e abuzimit në marrëdhënie kur ishte e re

    Reese Witherspoon pranon se ishte viktimë e abuzimit në marrëdhënie kur ishte e re

    Aktorja e njohur Reese Witherspoon ka ndarë hapur përvojat e vështira të rinisë së saj, duke përfshirë një lidhje abuzive që e shokoi emocionalisht dhe ndikoi në imazhin e saj. Në podcast-in “The Interview” të organizuar nga The New York Times, Witherspoon foli për mënyrën se si këto përvoja e detyruan të rindërtonte vetëbesimin dhe të rifitojë kontrollin mbi jetën e saj.
    “Më është dashur ta ripërpunoj trurin tim,” tha ajo, duke theksuar se procesi i rikuperimit zgjati vite. Përvojat e vështira i përshkruan si pika kthese që e formuan në personin që është sot, duke theksuar rëndësinë e forcës së brendshme dhe vetëdijes për veten.
    Aktorja gjithashtu ndau sfidat e balancimit të një karriere të ngjeshur me rolin e nënës. Si nënë e tre fëmijëve, ajo përjetoi vitet e shtrënguara të punës në shesh xhirimi, ku ndonjëherë punonte deri në 17 orë në ditë, për të vazhduar pastaj në shtëpi, duke kaluar kohë cilësore me fëmijët. “Isha e rraskapitur, por u përpoqa t’u tregoja fëmijëve të mi se puna ime kishte kuptim dhe mund të ishte krijuese dhe përmbushëse,” shtoi Witherspoon.
    Ajo theksoi gjithashtu se fëmijët e saj ishin burimi kryesor i forcës dhe i ndihmuan të ruante fokusin mbi gjërat më të rëndësishme në jetë. Historia e saj është një kujtesë e fuqisë së rikuperimit dhe vlerës së ekuilibrit midis jetës profesionale dhe personale.

  • VIDEO/ Flick i rregullon jakën, pritje “armiqësore” për Yamal në ceremoninë e “Topit të Artë”

    VIDEO/ Flick i rregullon jakën, pritje “armiqësore” për Yamal në ceremoninë e “Topit të Artë”

    Barcelona është paraqitur me një delegacion të zgjeruar në ceremoninë e “Topit të Artë:” pasi ka disa kandidatë për të fituar çmimin më prestigjioz por edhe të tjerë në mbrëmjen gala, përfshirë edhe trajnerin Hansi Flik.
    E gjithë vëmendja ishte padyshim te Lamin Jamal i cili ishte një nga kandidatët kryesorë për këtë trofe falë paraqitjeve të tij me katalanasit. Dhe ndoshta për këtë arsye, vetë trajneri Flik u mundua që ta bënte sa më të paraqitshëm yllin e skuadrës së tij. Para se lojtarët të shkelnin në tapetin e kuq para teatrit ku zhvillohet ceremonia, Flik u ndal pak çaste dhe i rregulloi jakën Jamal.

    Më pas delegacioni i Barçës u nis drejt sallës, por i pritur jo edhe aq ngrohtësisht nga një pjesë e tifozëve që ishin aty. Sigurisht kontestimi ishte për faktin se Jamal rivalizonte me idhullin e francezëve, Ousman Dembele, për trofeun më prestigjioz, atë të “Topit të Artë” .

    © BalkanWeb

  • LIVE Ceremonia e Topit të Artë/ Mposhti rivalitetin e të gjithëve, njihuni me sulmuesin më të mirë

    LIVE Ceremonia e Topit të Artë/ Mposhti rivalitetin e të gjithëve, njihuni me sulmuesin më të mirë

    Vëmendja më e madhe është e spostuar në Theatre du Chatelet në Paris, aty ku këtë të hënë zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë”.
    Ronaldinho do të jetë ai që do të drejtojë ceremoninë dhe natyrisht do të jetë ai që në fund do dorëzojë çmimin e fituesit.

    Sa i takon favoritëve kryesorë, Ousmane Dembele i PSG dhe Lamine Yamal i Barcelonës do synojnë trofeun prestigjioz. Në total, janë 30 kandidatë, ndërsa do të shpërndahen çmime të ndryshme.
    Çmimet:
    Trofeu “Kopa” (Lojtari më i mirë nën 21-vjeç): Yamal
    Trofeu “Yashin” (Portieri më i mirë): Donnarumma
    Trofeu “Gerd Muller” (Sulmuesi më i mirë): Viktor Gyökeres
    Trofeu “Johan Cruyff” (Trajneri më i mirë): Luis Enrique
    Çmimi “Socrates”:
    © BalkanWeb

  • 37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

    37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

    Një 37-vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës.
    Policia njofton se ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, Skerdi Mehmetaj 37 vjeç, banues në Selenicë.
    Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet për rrethanat e ngjarjes, dhe as për autorin.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

  • Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

    Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

    Në kuadër të operacionit “XUEX” është arrestuar organizatori kryesor i zonës së Divjakës.
    Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasi Ereledio Shebeku, 35 vjeç.
    Më herët janë arrestuar shtetasit Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini.
    Njoftimi i policisë:
    Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me mbështetjen e ngushtë të Prokurorisë së Fierit, është finalizuar ndalimi i personit të dyshuar si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, shtetasi E. Sh., 35 vjeç.
    Ky operacion tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike.
    Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese, si dhe të jenë të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale dhe bankare, në faqe apo aplikacione të pasigurta.
    Çdo rast i dyshimtë të raportohet pranë strukturave të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, si edhe pranë seksioneve përkatëse në çdo DVP.

  • Dembele mposht Lamine Jamal dhe “rrëmben” trofeun “Topi i Artë”

    Dembele mposht Lamine Jamal dhe “rrëmben” trofeun “Topi i Artë”

    Osmane Dembele është shpallur si futbollisti më i mirë i vitit 2025-së. Ky është trofeu më i rëndësishëm i dhënë mbrëmjen e sotme në “Theatre du Chatelet” në Paris.
    Dembele mposhti me vota lojtarin e Barcelonës Lamine Jamal, i cili më herët kishte marrë trofeun si futbollisti më i mirë nën 21-vjeç.
    Gianluigi Donnarumma mori çmimin si portieri më i mirë “Lev Jashin”, PSG u shpall si skuadra më e mirë e viti, ndërsa Luis Enrique si trajneri më i mirë.

    Të gjitha çmimet:
    Trofeu “Kopa” (Lojtari më i mirë nën 21-vjeç): Yamal
    Trofeu “Yashin” (Portieri më i mirë): Donnarumma
    Trofeu “Gerd Muller” (Sulmuesi më i mirë): Viktor Gyökeres
    Trofeu “Johan Cruyff” (Trajneri më i mirë): Luis Enrique
    Klubi i vitit: PSG
     

  • Presidentja e Moldavisë: Rusia po synon të nxisë trazira dhe të blejë vota

    Presidentja e Moldavisë: Rusia po synon të nxisë trazira dhe të blejë vota

    Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, e akuzoi Rusinë se po paguan “qindra persona” për ta destabilizuar këtë shtet para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen gjatë kësaj fundjave.
    Ish-republika sovjetike, që gjendet mes Ukrainës të përfshirë në luftë dhe Rumanisë – shtet anëtar i Bashkimit Evropian – vazhdimisht ka paralajmëruar për ndërhyrje ruse.
    Moldavët do të votojnë të dielën në zgjedhjet parlamentare.

    “Qindra individë po paguhen [nga Rusia] për të nxitur trazira, dhunë dhe për të përhapur frikë”, tha Sandu në një video-adresim të transmetuar mbrëmjen e së hënës.
    Ajo tha se “Kremlini po derdh qindra miliona euro për të blerë qindra mijëra vota”, teksa i bëri thirrje qytetarëve që të pengojnë rikthimin në pushtet “të atyre që tani po blejnë vota”.
    Më herët gjatë së hënës, autoriteteve moldave thanë se kanë arrestuar 74 persona pasi u kryen 250 kontrolle në mbarë vendin.
    Këto bastisje ishin “të lidhura me një çështje penale mbi përgatitjet për trazira masive dhe destabilizim, të cilat ishin të koordinuara nga Federata Ruse përmes elementeve kriminale”, tha Policia përmes një njoftimi.
    Sipas hetuesve, Rusia kishte planifikuar të trajnonte të rinj moldavë në Serbi për taktikat që do të përdoren kundër policisë gjatë protestave.
    “Misioni i tyre: të organizojnë dhunë para dhe pas zgjedhjeve”, shkroi në X shefi i sigurisë kombëtare, Stanislav Secrieru.
    Udhëheqësi i opozitës proruse, ish-presidenti Igor Dodon, tha se bastisje u kryen në zyrat rajonale të partisë së tij Socialiste. Ai e akuzoi partinë në pushtet të Sandus, PAS, për “frikësim”.
    “Qindra bastisje dhe sulme të përditshme ndaj kolegëve tanë… tregojnë frikën e Maia Sandus nga rezultatet e zgjedhjeve. Ata e dinë se do t’i humbin këto zgjedhje”, tha ai gjatë një konference për media.
    Sipas shumicës së sondazheve të kryera para zgjedhjeve, partia PAS del të jetë në epërsi. Ndërkaq, analistët kanë thënë se rezultati i zgjedhjeve të së dielës mbetet i paparashikueshëm.
    Nën mandatin presidencial të Sandus, Moldavia nisi bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian vitin e kaluar./REL

  • Administrata Trump shënjestron gjyqtarin që dënoi Bolsonaron, vendos sanksione për gruan e tij dhe kompaninë e saj

    Administrata Trump shënjestron gjyqtarin që dënoi Bolsonaron, vendos sanksione për gruan e tij dhe kompaninë e saj

    Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj gruas së gjyqtarit të Gjykatës Supreme braziliane, Alexandre de Moraes, i cili kryesoi gjyqin që çoi në dënimin e ish-presidentit të ekstremit të djathtë të vendit, Jair Bolsonaro, një çështje që ka rritur tensionet midis Uashingtonit dhe Brazilias.

    Për muaj të tërë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe administrata e tij kanë ushtruar presion mbi autoritetet gjyqësore braziliane, duke i akuzuar ato për ndjekje penale të padrejtë të ish-presidentit dhe aleatit të Trump.
    Gjyqtari de Moraes është objektivi kryesor i sanksioneve, pasi Uashingtoni e akuzon atë për “orkestrimin e një gjuetie shtrigash”. Elon Musk, një aleat i ngushtë i Trump pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre, madje e krahasoi gjyqtarin me Voldemortin, rivalin e ligë të Harry Potter.
    Sanksionet e reja të shpallura nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së synojnë gruan e gjyqtarit, Viviane Barsi de Moraes, si dhe një kompani të lidhur me familjen e saj. Ato kanë të bëjnë me ngrirjen e të gjitha aseteve të saj në SHBA, ndërsa kompanitë amerikane dhe qytetarët amerikanë gjithashtu ndalohen të punojnë me të, nën kërcënimin e sanksioneve.
    Sekretari i Thesarit Scott Bessent paralajmëroi se departamenti i tij do të vazhdojë të shënjestrojë “individët që ofrojnë mbështetje materiale për De Moraes”, i cili po shkel “të drejtat e njeriut”.
    Më 11 shtator, Gjykata Supreme e Brazilit e dënoi Bolsonaron me 27 vjet burg pasi e shpalli fajtor për komplot për të mbetur në pushtet pas humbjes së tij zgjedhore nga presidenti aktual, Luiz Inacio Lula da Silva në vitin 2022.

    Top Channel

  • Zgjedhjet parlamentare në Moldavi, Presidentja akuzon Rusisë për ndërhyrje: Po synon të nxisë trazira dhe të blejë vota

    Zgjedhjet parlamentare në Moldavi, Presidentja akuzon Rusisë për ndërhyrje: Po synon të nxisë trazira dhe të blejë vota

    Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, e akuzoi Rusinë se po paguan “qindra persona” për ta destabilizuar këtë shtet para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen gjatë kësaj fundjave.

    Ish-republika sovjetike, që gjendet mes Ukrainës të përfshirë në luftë dhe Rumanisë – shtet anëtar i Bashkimit Evropian – vazhdimisht ka paralajmëruar për ndërhyrje ruse.
    Moldavët do të votojnë të dielën në zgjedhjet parlamentare.
    “Qindra individë po paguhen [nga Rusia] për të nxitur trazira, dhunë dhe për të përhapur frikë”, tha Sandu në një video-adresim të transmetuar mbrëmjen e së hënës.
    Ajo tha se “Kremlini po derdh qindra miliona euro për të blerë qindra mijëra vota”, teksa i bëri thirrje qytetarëve që të pengojnë rikthimin në pushtet “të atyre që tani po blejnë vota”.
    Më herët gjatë së hënës, autoriteteve moldave thanë se kanë arrestuar 74 persona pasi u kryen 250 kontrolle në mbarë vendin.
    Këto bastisje ishin “të lidhura me një çështje penale mbi përgatitjet për trazira masive dhe destabilizim, të cilat ishin të koordinuara nga Federata Ruse përmes elementeve kriminale”, tha Policia përmes një njoftimi.
    Sipas hetuesve, Rusia kishte planifikuar të trajnonte të rinj moldavë në Serbi për taktikat që do të përdoren kundër policisë gjatë protestave.
    “Misioni i tyre: të organizojnë dhunë para dhe pas zgjedhjeve”, shkroi në X shefi i sigurisë kombëtare, Stanislav Secrieru.
    Udhëheqësi i opozitës proruse, ish-presidenti Igor Dodon, tha se bastisje u kryen në zyrat rajonale të partisë së tij Socialiste. Ai e akuzoi partinë në pushtet të Sandus, PAS, për “frikësim”.
    “Qindra bastisje dhe sulme të përditshme ndaj kolegëve tanë… tregojnë frikën e Maia Sandus nga rezultatet e zgjedhjeve. Ata e dinë se do t’i humbin këto zgjedhje”, tha ai gjatë një konference për media.
    Sipas shumicës së sondazheve të kryera para zgjedhjeve, partia PAS del të jetë në epërsi. Ndërkaq, analistët kanë thënë se rezultati i zgjedhjeve të së dielës mbetet i paparashikueshëm.
    Nën mandatin presidencial të Sandus, Moldavia nisi bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian vitin e kaluar. /rel

    Top Channel