Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka reaguar pas njoftimit të bërë dy ditë më parë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila bëri publik procedimin penal ndaj 7 punonjësve të Degës së Kontrollit Teknik të Mjeteve në DRSHTRR Fier dhe 3 qytetarëve të tjerë, për korrupsion dhe shpërdorim detyre.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Në reagimin e saj, DPSHTRR thekson se komunikata është hedhur “marrë shkas nga njoftimet në portalet online”, duke dhënë mbështetje për organet e drejtësisë dhe duke theksuar se rastet e shkeljeve nuk i përkasin vitit 2025, por vitit 2023. Sipas institucionit, menjëherë pas indicieve të para dhe verifikimeve të brendshme të kryera në vitin 2023, janë marrë masa disiplinore dhe administrative ndaj punonjësve të përfshirë, deri në pezullim e largim nga detyra. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Në komunikatë DPSHTRR sqaron se në shkurt 2024, pas përfundimit të kontrollit të brendshëm administrativ, u ndërmorën masa ndaj 7 punonjësve, përfshirë një ndërprerje marrëdhënie pune, ndërsa 6 të tjerë u pezulluan, u ulën në detyrë ose u përjashtuan nga sektori i kontrollit teknik të mjeteve. Sipas institucionit, ky proces është dëshmi e angazhimit për të parandaluar shkeljet dhe për të forcuar integritetin në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Por mënyra se si DPSHTRR e ka formuluar reagimin ka ngjallur debat. Në komunikatë thuhet se shkas për reagimin janë bërë “portalet online”, ndërkohë që lajmi i publikuar nga media ka qenë i bazuar në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Fierit. Ky fakt ka ngritur pikëpyetje mbi arsyen pse institucioni zgjedh të përmendë portalet dhe jo burimin real, duke lënë të kuptohet sikur mediat kanë deformuar apo fryrë informacionin.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
Portali FieriWeb.com, që publikoi lajmin mbi procedimin penal, sqaron se nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përcjellë për publikun njoftimin zyrtar të Prokurorisë. “Drejtuesit e DPSHTRR përpiqen ta paraqesin çështjen si një histori të mbyllur në vitin 2023, por akuza është ndaj institucionit në tërësi. Ndryshimi i drejtuesve nga viti 2023 në vitin 2025 nuk ndryshon faktin se sistemi i kontrollit teknik është i njëjtë dhe i ekspozuar ndaj të njëjtave problematika”, thekson FieriWeb.
Sipas portalit, fakti që DPSHTRR thekson kohën kur kanë ndodhur shkeljet nuk e përjashton përgjegjësinë e institucionit. “Ndryshimi i drejtuesve nuk është argument për të shfajësuar institucionin, pasi qytetarët presin që sistemi të funksionojë në çdo kohë dhe të mos përsëriten abuzime të tilla”, thuhet më tej.
Ky debat hedh dritë mbi mënyrën se si institucionet zgjedhin të komunikojnë raste që lidhen me hetime për korrupsion. Nga njëra anë, DPSHTRR përpiqet të tregojë se ka marrë masa disiplinore që në vitin 2023, ndërsa nga ana tjetër, organet e drejtësisë vetëm dy ditë më parë bënë publik procedimin penal ndaj punonjësve të përfshirë, çka do të thotë se procesi ndaj tyre vijon./fieriweb.com
Reagimi i DPSHTRR:
https://www.facebook.com/share/p/1ANpYJyxJk/?mibextid=wwXIfr
Njoftimi i Prokurorisë Fier:
https://www.pp.gov.al/Fier/Media/Korrupsion_dhe_shperdorim_detyre_per_kontrollin_fizik_te_mjeteve_Prokuroria_Fier_jep_masa_sigurie_per_7_zyrtare_te_Drejtorise_Rajonale_te_Sherbimit_Rajonal_Fier_dhe_3_shtetas.html