Day: September 21, 2025

  • Chivu e nis me ndryshime të mëdha në formacion, Inter bën detyrën ndaj Sassuolo-s (video)

    Chivu e nis me ndryshime të mëdha në formacion, Inter bën detyrën ndaj Sassuolo-s (video)

    21 Shtator 2025

    22:43

    Telesport

    Inter ka fituar 2-1 ndaj Sassuolo-s në sfidën e javës së katërt në Serie A, e luajtur në “San Siro”. Cristian Chivu e nisi me befasi, duke lënë në stol emra me peshë si kapiteni Lautaro Martinez, Yann Sommer apo Alessandro Bastoni.
    Zikaltrit gjetën golin në minutën e 14-të me Federico Dimarco, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Peter Susic. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Interin.
    10 minutat e fundit të takimit ishin vërtet interesante, ku erdhën edhe golat e tjerë. Fillimisht në minutën e 80-të, Carlos Agusto dyfishon shifrat. Goditja e brazilianit në kufijtë e zonës së rreptësisë devijohet dhe nga një lojtar i Sassuolo-s, Tarik Muharemovic, dhe përfundon në rrjetë.
    Në minutën e 84-të, Sassuolo ngushton shifrat pas një aksioni model dhe kombinimi perfekt Berardi-Cheddira, ky i fundit dërgon topin në portën e Martinez. Inter fiton përfundimisht 2-1. Zikaltrit renditen në vendin e 10-të me 6 pikë, ndërsa Sassuolo në vendin e 14-të me 3 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Barcelona nuk e llogarit Getafe-n, spektakël dhe fitore bindëse nga katalanasit (video)

    Barcelona nuk e llogarit Getafe-n, spektakël dhe fitore bindëse nga katalanasit (video)

    21 Shtator 2025

    22:53

    Telesport

    Barcelona ka mposhtur Getafe-n 3-0 në stadiumin “Johan Cruyff”. Me shumë mundësi kjo ishte ndeshja e fundit për Barcelonën në këtë stadium 6000 vendesh, pasi katalanasit do rikthehen në “Camp Nou”.
    Goli i parë i ndeshjes do të vinte në minutën e 15-të, pas kombinimit të përkyrer Raphinha-Dani Olmo-Ferran Torres, ishte pikërisht ky i fundit që dërgoi topin në rrjetë.
    Në minutën e 34-të, Ferran Torres dyfishoi shifrat. Pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja, Raphinha asiston bukur për Ferran Torres, i cili nuk e kishte aspak të vështirë të mposhte i vetëm portierin e Getafe. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Barcelonën.
    Goli i tretë për katalanasit do të vinte në minutën e 63-të, Rashford asiston, Dani Olmo shënon. Rezultati final, 3-0. Barcelona mban vendin e dytë me 13 pikë, dy pikë më pak se Real Madrid i vendit të parë.
    SHIKOGOLAT

  • Maks triumf prej kampioni, bën me dhimbje koke rivalët

    Maks triumf prej kampioni, bën me dhimbje koke rivalët

    I’u tregon rivalëve se ai është ende kamponi në fuqi në F1. Maks Verstapen shënoi fitoren e tij të katërt të sezonit, duke u ngjitur në krye të podiumit në Baku pas Suzukës, Imolës dhe Monzës.

    Ai dominoi Çmimin e Madh të Azerbajxhanit përpara një Xhorxh Rusëll (Mercedes) jashtëzakonisht të fortë dhe një Karlos Sainz komandues, i cili kishte nisur nga jashtë rreshtit të parë me Williams.

    Mercedesiu afrua podiumit me Andrea Kimi Antoneli (e kishte arritur në Montreal tre muaj më parë), ndërsa Liam Lavson e tejkaloi veten duke plotësuar pesëshen e parë për Racing Bulls.

    Ndërkaq ishte një e diel zhgënjyese për McLaren dhe Ferrari.

    Vazhdo leximin

  • Ndryshimi i orës, ja kur kthehen akrepat prapa

    Ndryshimi i orës, ja kur kthehen akrepat prapa

    Si çdo vit, Shqipëria do të kthehet në orën dimërore në fund të muajit tetor. Ndryshimi i orës pritet të ndodhë në natën mes të shtunës 26 tetor dhe të dielës 27 tetor 2025, kur akrepat do të shkojnë një orë pas – nga ora 03:00 do të kthehen në 02:00.
    Ky ndryshim do të thotë se qytetarët do të flenë një orë më shumë, por pasditet do të bëhen më të shkurtra dhe errësira do të bjerë më herët.
    Ora dimërore zbatohet çdo vit në të gjithë vendet e Bashkimit Europian dhe në rajon, mes tyre edhe Shqipëria, si pjesë e rregulloreve për kursimin e energjisë dhe sinkronizimin e sistemeve të transportit dhe komunikimit.
    Prej disa vitesh në BE ka pasur debate për heqjen e ndryshimit sezonal të orës, por vendimi përfundimtar është shtyrë disa herë dhe ende nuk është marrë një datë fikse për ndalimin e tij.Deri atëherë, qytetarët duhet të mjaftohen me rregullin e zakonshëm:
    Në pranverë ora shkon përpara (mars)
    Në vjeshtë ora kthehet prapa (tetor)
    Pra, këtë tetor akrepat do të lëvizin pas dhe Shqipëria do të kalojë zyrtarisht në orar dimëror.

  • Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

    Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka vendosur transferimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Vendimi u mor gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, ku gjithashtu u caktua masa e sigurisë “arrest në burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të dyshuar për përfshirje direkte në ngjarje.
    Hetimet për vrasjen e Dobrës kanë çuar deri më tani në ndalimin e katër personave. Më herët janë arrestuar edhe Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri.
    Ngjarja tronditi opinionin publik, ndërsa hetimet pritet të zbulojnë motivet dhe autorët që e privuan nga jeta Renis Dobrën.

  • Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

    Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

    Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni.
    Këto arrestime vijnë në kuadër të hetimeve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë. Mest ë arrestuarve janë dy shtetase nga Uganda, ‘tutori’ dhe bashkëpunëtorët e tyre, që akuzohen për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” kryer në bashkëpunim, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” kryer në bashkëpunim dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor” të parashikuar nga nenet 110/a/2, 115 dhe 25, 114/1 301 dhe 25, 279/2 dhe 25, 180/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.
    Pas një hetimi proaktiv disa mujor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, dokumentoi veprimtarinë e jashtëligjshme të trafikimit të personave të rritur organizuar nga shtetasi O.P. administruar nga shtetësja K.H.
    Vajzat e trafikuara së fundmi ishin nga Uganda, të cilat kishin hyrë në vendin tonë në muajin mars 2024. Ato rekrutohen fillimisht si kërcimtare “strip dance” dhe më pas duke përfituar nga kushtet ekonomike dhe sociale pranonin kryerjen e shërbimeve seksuale në zonën “prive” të lokalit. O.P., duke patur si qëllim të pengojë zbulimin e së vërtetës, gjatë periudhës së hetimeve pasi
    ka mbyllur për disa kohë lokalin, ka përdorur shtetasen O.G. si qerramarëse dhe administratore fiktive.
    Edhe në këtë rast, shtetasi O.P. përdor një person vulnerabël, një vajzë me probleme familjare e sociale. Bashkëpunëtorja e tij K.H. menaxhonte lokalin, vajzat e punësuara ndërsa paratë e fituara ia dorëzonte organizatorit. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 611,000 Lekë, shuma parash në monedha të tjera dhe dy doreza përforcuese grushti metalike.
    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Fier miratoi kërkesat e Prokurorit dhe caktoi masat e sigurimit “arrest në burg” për organizatorin O.P. dhe bashkëpunëtoren K.H., “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” për O.G. Për vajzat e huaja u caktua “detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
     

  • Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

    Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

    Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili është kapur në shkelje të masës së sigurisë, gjatë një kontrolli rutinë të kryer nga Policia Rrugore në qytetin e Elbasanit në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Luleve”.
    Efektivët e qarkullimit rrugor kanë ndaluar për kontroll një automjet tip Audi, drejtuar nga shtetasja E. S., ndërkohë që në makinë ndodhej si pasagjer edhe Valter Bami. Ky i fundit mësohet se u ka thënë oficerëve të policisë që të mos e vononin me procedurat e kontrollit, pasi ishte në hasmëri.
    Pas verifikimeve, policia ka konstatuar se Bami ndodhej në kundërshtim me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, e cila i ishte caktuar më herët nga autoritetet gjyqësore. Si pasojë e shkeljes së masës, Valter Bami është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, së bashku me shtetasen E. S dhe automjetin me të cilin po udhëtonin.
     
    Valter Bami është një nga të dyshuarit për përfshirje në atentatin e ndodhur në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino, kunati i Gentian Bejtjas – një tjetër emër i përfolur në botën e krimit.
     

  • Hamasi: Njohja e shtetit palestinez fitore, Izraeli nuk do të fshijë të drejtat tona kombëtare

    Hamasi: Njohja e shtetit palestinez fitore, Izraeli nuk do të fshijë të drejtat tona kombëtare

    Njohja e një shteti palestinez nga Britania, Kanadaja dhe Australia është “një fitore” për të drejtat palestineze, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Mahmoud Mardawi.
    “Këto njohje përbëjnë një fitore për të drejtat e popullit palestinez dhe legjitimitetin e luftës sonë, dhe dërgojnë një mesazh të qartë: pavarësisht se sa larg shkon Izraeli në krimet e tij, ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të fshijë të drejtat tona kombëtare”, tha Mardawi për AFP.Lexo edhe :Related Posts
    Në një deklaratë të mëvonshme, lëvizja islamiste palestineze bëri thirrje për “masa konkrete” që shoqërojnë këto njohje.

    Këto duhet të përfshijnë një fund të menjëhershëm të “luftës gjenocidale në Rripin e Gazës dhe luftimin e planeve të aneksimit që po zhvillohen në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem”, thekson lëvizja palestineze./vizionplus.tv

  • Portugalia njeh zyrtarisht shtetin palestinez

    Portugalia njeh zyrtarisht shtetin palestinez

    Portugalia është bërë vendi i katërt që njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës, pas Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe.
    Ministri i Jashtëm portugez, Paulo Rangel, njoftoi të dielën se vendi i tij ka marrë vendimin për të njohur shtetin e Palestinës. Ai theksoi se Portugalia mbështet zgjidhjen me dy shtete si e vetmja rrugë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon.
    Rangel u shpreh se një armëpushim i menjëhershëm është urgjent dhe nënvizoi se Hamasi nuk duhet të ketë asnjë formë kontrolli në Rripin e Gazës apo përtej tij. Ai gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.

    Ministri portugez theksoi se njohja e Palestinës nuk e zhbën katastrofën humanitare në Gaza, duke dënuar gjendjen e urisë, shkatërrimin dhe situatën e rëndë edhe në Bregun Perëndimor./vizionplus.tv

  • Bolsonaro nën sulm, mijëra protestues në Brazil kërkojnë dënim të plotë ndaj ish-presidentit të vendit

    Bolsonaro nën sulm, mijëra protestues në Brazil kërkojnë dënim të plotë ndaj ish-presidentit të vendit

    Mijëra brazilianë janë ngritur në protesta për të kërkuar që ish-presidenti Jair Bolsonaro të mos përfitojë asnjë lloj amnistie, pas dënimit të tij për përpjekjen për të realizuar një grusht shteti.

    Bolsonaro, ish-presidenti populist i krahut të djathtë, u dënua me 27 vjet burg këtë muaj për përpjekjen e tij të paligjshme për të mbajtur pushtetin pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 kundër Luiz Inácio Lula da Silva, kundërshtarit të tij nga e majta.
    Në një nga protestat më të mëdha në vitet e fundit, qindra mijëra qytetarë dolën në rrugët e qyteteve më të mëdha të Brazilit për të shprehur zemërimin e tyre ndaj përpjekjeve të politikës së djathtë për të mundësuar një mundësi amnistie për Bolsonaro dhe për të mbrojtur ata që ishin të përfshirë në grushtin e dështuar të shtetit. Protestuesit kërkuan që Bolsonaro të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, të cilat përfshinin planifikimin e vrasjes së Luiz Inácio Lula da Silva, nënkryetarit Geraldo Alckmin dhe një gjykatësi të Gjykatës së Lartë.
    Protestat u udhëhoqën nga disa nga emrat më të dashur të muzikës braziliane, përfshirë Caetano Veloso, Chico Buarque dhe Gilberto Gil, të cilët ishin në ballë të luftës kundër diktaturës ushtarake të Brazilit (1964-1985). Veloso, 83 vjeç, e cilësoi të papranueshëm përpjekjen për amnisti për Bolsonaro dhe nënvizoi nevojën për të dalë në rrugë për të mbrojtur demokracinë e vendit.
    “Ky nuk mund të mbetet pa përgjigje… Ne duhet të dalim në rrugë, ashtu siç bëmë në të kaluarën, për të thënë se ne – si popull, si komb – nuk do ta pranojmë këtë,” tha Veloso para marshimit në São Paulo.
    Një tjetër arsye për protestat ishte miratimi i një ligji nga Dhomat e Ulëta të Brazilit, që ka ngjallur kritika të shumta. Ligji, i njohur si “Ligji i Banditëve”, u akuzua se do të bënte më të vështirë ngritjen e akuzave dhe arrestimin e ligjvënësve për krime të mundshme. Këngëtarja Fernanda Takai e kritikoi ashpër ligjin dhe përpjekjet për të zvogëluar dënimin e Bolsonaro për të “qetësuar” situatën politike në vend.
    Protestat shtrihen edhe jashtë Brazilit, me demonstrata në qytete si Berlin, Lisbonë dhe Londër, ku brazilianët dhe mbështetësit e demokracisë kërkuan që Bolsonaro të burgoset për krimet e tij.
    Në një intervistë, Buarque e hodhi poshtë idenë e një amnistie për Bolsonaro, duke e krahasuar atë me amnistinë e vitit 1979, e cila sipas tij, lejoi që asnjë krim i regjimit diktatorial të mos ndiqej penalisht. Ai e konsideroi këtë si një tradhti ndaj atyre që luftuan për lirinë.
    Në Salvador, aktori i njohur Wagner Moura, i njohur për rolin e tij në serinë e Netflix “Narcos”, iu bashkua protestuesve dhe theksoi momentin e rëndësishëm për demokracinë në Brazil pas dënimit të Bolsonaro. “Rroftë demokracia! Rroftë Brazili!” tha Moura, duke theksuar se ky ishte një moment historik për vendin, ndryshe nga prirjet e demokratizimit që po përjeton SHBA-ja me ri-rinovimin e Donald Trump.

    Top Channel