Day: September 20, 2025

  • Durrës, digjen katër makina në një garazh

    Durrës, digjen katër makina në një garazh

    Katër automjete janë djegur ditën e sotme në një garazh në ndërtim në zonën e Spitallës të Durrësit.
    Fillimisht zjarri mësohet se ka rënë tek një kamionçinë e vogël e më pas është përhapur edhe te mjetet e tjera.
    Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet të ketë persona të lënduar.
    Shkaqet e shpërthimit të flakëve mbeten ende të paqarta, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.