Day: September 20, 2025

  • Trump tarifë 100,000 $ për punëtorët e huaj të kualifikuar, India paralajmëron: Do ketë pasoja humanitare

    Trump tarifë 100,000 $ për punëtorët e huaj të kualifikuar, India paralajmëron: Do ketë pasoja humanitare

    Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten, 19 shtator, një urdhër ekzekutiv për vendosjen e një tarife aplikimi prej 100,000 dollarësh për vizat H-1B – një vizë që i lejon punëtorët e huaj të kualifikuar të punojnë në SHBA- në si përpjekje për të frenuar atë që administrata e tij e konsideron si përdorim të tepruar të këtij programi.

    Tarifa e re e cila është mbi 60 herë më e lartë se shuma aktuale pritet të hyjë në fuqi më 21 shtator.

    Por kjo tarifë ka shqetësuar qeverinë indiane e cila ka deklaruar se tarifa prej 100,000 dollarë do të ketë “pasoja humanitare”.

    Punëtorët nga India marrin shumicën dërrmuese të vizave të kualifikuara në këtë program, rreth 70% të totalit të lëshuar.

    Disa kompani amerikane të teknologjisë këshilluan punonjësit me viza H-1B të qëndronin në SHBA ose, nëse ishin jashtë vendit, të përpiqeshin të ktheheshin menjëherë. Shtëpia e Bardhë, të shtunën, sqaroi se tarifa nuk do të aplikohet për vizat aktuale ose për aplikimet për rinovim.

    Një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë të shtunën tha se tarifa do të ketë pasoja humanitare “për shkak të shqetësimeve që krijon për familjet”. Qeveria indiane gjithashtu shtoi se “shpreson që këto shqetësime të adresohen në mënyrë të përshtatshme nga autoritetet amerikane”.

    Që nga kur Trump vendosi tarifa ndëshkuese ndaj Indisë muajin e kaluar për blerjen e naftës ruse, dy vendet kanë qenë të angazhuara në negociata të tensionuara tregtare.

    Sot  qeveria indiane tha se ministri i tregtisë, Piyush Goyal, do të vizitojë SHBA-në të hënën për bisedime tregtare, sipas Reuters.

    Ndërkohë në njoftimin e saj Shtëpia e Bardhë tha se vizat nuk po përdoren sipas qëllimit, duke iu referuar të dhënave që sugjerojnë se disa viza po “abuzohen” për të ulur pagat amerikane.

    ”Na duhen punonjës të shkëlqyer, dhe kjo masë e garanton këtë,” tha Trump nga Zyra Ovale, ndërsa zyrtarët sqaruan se masa synon të nxisë kompanitë që të punësojnë qytetarë amerikanë, por gjithashtu të ruajë mundësinë për të rekrutuar punëtorë të huaj me kualifikime të larta në fusha të specializuara.

    CNN shkruan se sipas dekretit, hyrja në SHBA përmes programit H-1B do të kufizohet nëse nuk paguhet tarifa përkatëse/ BBC/

  • ‘Videoja intime’, zbulohet roli i shqiptarit në ekzekutimin e kunatit të bosit të mafias turke në Itali

    ‘Videoja intime’, zbulohet roli i shqiptarit në ekzekutimin e kunatit të bosit të mafias turke në Itali

    Mediat italiane zbulojnë rolin e shqiptarit 33 vjeçar i cili u përfshi në vrasjen e 62 vjeçarit italian me origjinë turke, i cili rezulonte se ishte kunati i i bosit të mafias turke, i vrarë në Crotone më 31 janar 2005.

    Shkaku nuk kishte të bënte me ndonjë aktivitet kriminal të mafias turke, por një video. Hetuesit kanë rindërtuar të gjithë skemën e vrasjes së Hayati Aroyos, 62-vjeçarit italo-turk, i gjetur i karbonizuar më 23 korrik 2025 në një apartament në ‘Sesto San Giovanni’, në provincën e Milanos. Viktima u identifikua disa ditë më pas falë gjurmëve të gishtave dhe bashkëpunimit të autoritetit gjyqësor turk.

    Videoja intime

    Sipas hetuesve autorët kishin frikë se viktima do të shpërndante një video intime. Policia, nën koordinimin e prokurorisë së Monzës, arrestuan tre persona: një burrë 38 vjeç dhe një grua 36 vjeçe (çift bashkëshortësh) dhe 33 vjeçarin shqiptar. Ata akuzohen për vrasje të rëndë, grabitje të rëndë, zjarrvënie dhe shkatërrim të kufomës.

    Nga hetimet ka rezultuar se viktima ishte goditur me 30 thika. Më pas, autorët kanë tentuar të shkatërronin provat duke i vënë zjarrin trupit të pajetë dhe apartamentit ku ndodhi krimi.

    Motivi?
    Ata kishin frikë se Aroyo do të publikonte një video intime.

    Autorët, banonin në të njëjtën zonë Busto Arsizio. Policia ka ndërtuar skemën e vrasjes dhe rolin e secilit në krim përmes analizës së kamerave të sigurisë, tabulateve telefonike dhe përgjimeve.

    Të dyshuarit kanë deklaruar se 62 vjeçari zotëronte një video ku gruaja 36-vjeçare shfaqej në skena intime, dhe ekzistonte frika se ai mund ta publikonte. Megjithatë hetuesit ende nuk e kanë gjetur videon.

    Me viktimën ishte caktuar një takim. Gruaja kishte hyrë në banesën e viktimës dhe kishte lënë derën hapur për shqiptarin i cili pasi ishte future në apartament kishte goditur viktimën gati 30 herë me thikë.

    Ndërkohë burri i gruas qëndronte jashtë banesës dhe bënte roje.

    Më pas trupi i pajetë i Aroyos ishte vendos mbi shtrat dhe ishte spërkatur me zbardhues (klor)   dhe kufomës i ishte vënë flaka që ishte përhapur më pas në të gjithë apartamentin.

    Nga rindërtimi i ngjarjes ka rezultuar se gruaja, së bashku me persona të tjerë, kishte tentuar të përdorte kartat e kreditit të viktimës në disa salla bastesh dhe ambiente të tjera publike. Nga këtu ka nisur edhe pista e parë hetimore për agjentët e Policisë Kriminale të Milanos.

    Nga apartamenti ku qëndronte Aroyo, tre autorët kishin marrë para, karta pagese, një tablet dhe një telefon celular, duke dyshuar se në pajisjet elektronike mund të ndodhej videoja intime.

    Vrasja e ftohtë

    Në telefonin e të riut me origjinë shqiptare, i sekuestruar nga agjentët e Policisë Kriminale në një tjetër operacion, u gjetën mesazhe të dërguara nga gruaja, ku ajo komentonte vrasjen duke thënë se nuk kishte pasur “as ndjesinë më të vogël”.

    “Kisha frikë se mos ndjeja mëshirë, por jo. E shikoja vetëm për të kuptuar nëse do të ndjeja diçka, por asgjë,” shkruante 36-vjeçarja. Kjo bisedë është tashmë pjesë e dosjes hetimore.

    Dy burrat janë dërguar në burgun e Busto Arsizio, ndërsa gruaja në burgun e Milanos, në pritje që masa e arrestit të konfirmohet nga gjykatësi i hetimeve paraprake./Il fatto quotidiano/

  • Juristi Daci: Juridikisht, Veliaj nuk mund të shkarkohet, ja procedura

    Juristi Daci: Juridikisht, Veliaj nuk mund të shkarkohet, ja procedura

    Juristi Jordan Daci ka komentuar mbi situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili po përballet me kërkesën për shkarkimin e tij nga ana e këshilltarëve të Partisë Socialiste.
    Daci theksoi se në aspekt politik ai do të ishte për shkarkimin, por në kuadër juridik ai kundërshton këtë mundësi.
    “Nëse do më pyesje politikisht edhe unë do thoja duhet të shkarkohet, por juridikisht si jurist them që jo,” tha ai.
    Ai vijoi duke shpjeguar se “parimi i barazisë para ligjit është kushtetues, si Kuvend dhe anëtar i Kuvendit, të dy janë të zgjedhur nga populli dhe nuk mund të kemi dy standarde.
    “Kryetari i Bashkisë ndonjëherë ka më shumë rëndësi se një deputet. Ai ka shkaqe të arsyeshme që mund ta kërkojë këtë. Po të ishte 3-mujori standard ata do ta shkarkonin edhe më para. Logjika është kjo, përsa kohë çështja është normale, ka rëndësi por edhe s’mund të gjykohet nga Kushtetuesja me përparësi. Në këtë aspekt, Kushtetuesja s’mund t’i japë prioritet.”-tha Daci.

  • Këlcyrë, dy të rinj kapen me kanabis

    Këlcyrë, dy të rinj kapen me kanabis

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. K., 31 vjeç dhe K. K., 28 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

  • Gjirokastër, shoferi humb kontrollin e autobusit, përplaset me shtyllën e ndriçimit

    Gjirokastër, shoferi humb kontrollin e autobusit, përplaset me shtyllën e ndriçimit

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi K. B., 64 vjeç, banues në Gjirokastër, dyshohet se ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të autobusit dhe ka përplasur një shtyllë ndriçimi. Nga aksidenti u dëmtua lehtë 64-vjeçari.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Gjirokastër, i riu dhunon bashkëshorten, pajiset me urdhër mbrojtjeje

    Gjirokastër, i riu dhunon bashkëshorten, pajiset me urdhër mbrojtjeje

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Këlcyrë, 19-vjeçarja plagos me pushkë sportive kushëririn e saj

    Këlcyrë, 19-vjeçarja plagos me pushkë sportive kushëririn e saj

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë sportive, kushëririn e saj, shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • U fut në minutat e fundit, Tudor zbulon pse Zhegrova nuk po luan ende si titullar

    U fut në minutat e fundit, Tudor zbulon pse Zhegrova nuk po luan ende si titullar

    20 Shtator 2025

    22:24

    Telesport

    Juventus barazoi në transfertë 1-1 ndaj Veronës në Serie A, ndeshje e vlefshme për javën e katërt. Ashtu si edhe në Champions League në barazimin spektakolar 4-4 ndaj Dortmundit, edhe sot Edon Zhegrova luajti vetëm në minutat e fundit. Sot u fut në fushë në minutën e 83-të në vend të Joao Mario.
    Pas ndeshjes, trajneri Igor Tudor ka zbuluar pse Zhegrova nuk po luan si titullar. “Edoni ende nuk është plotësisht në 100% e tij dhe duhet të punojë shumë për të qenë në gjendje të mirë për të bërë diferencën”, tha Tudor.
    Kujtojmë se Zhegrova gjysmën e dytë të sezonit të kaluar nuk luajti asnjë ndeshje për Lille-n, pas dëmtimit të rëndë që pësoi në dhjetor të vitit të kaluar.

  • Milan bind ndaj Udinese-s, fitore e pastër e kuqezinjve. Rabiot jep asistin e parë, shkëlqen Pulisic (video)

    Milan bind ndaj Udinese-s, fitore e pastër e kuqezinjve. Rabiot jep asistin e parë, shkëlqen Pulisic (video)

    Milan ka mposhtur 0-3 Udinesen në transfertë, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme për javën e katërt të Serie A. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 40-të. Pas një topi të kthyer nga portieri vendas, Christian Pulisic ndodhej në kohën dhe vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.
    Ishte Pulisic fillimisht që pasoi për Estupinian, ky i fundit krosoi në zonë, topi u devijua nga lojtar i Udinese dhe u përplas te portieri Sava, aty gjendej Pulisic, i cili e dërgoi në rrjetë.
    Pjesa e parë mbyllet 0-1 për kuqezinjtë. Pa kaluar një minutë nga fillimi i pjesës së dytë, Milan gjen direkt golin e dytë. Pulisic bën presion brenda zonës mbi Karlstrom, ky i fundit humb topin dhe Youssouf Fofana që gjendej aty, e dërgon atë në rrjetë.
    Në minutën e 52-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimi fantastik Rabiot-Pulisic, Milan shënon golin e tretë. Francezi jep asistin e tij të parë si kuqezi, Pulisic shënon golin e dytë personal në këtë takim. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund, Milan fiton 0-3 dhe momentalisht renditet në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Udinese në vendin e gjashtë me 7 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Andre Onana shpëton Trabzonsporin nga humbja, falë super asistit të tij (video)

    Andre Onana shpëton Trabzonsporin nga humbja, falë super asistit të tij (video)

    20 Shtator 2025

    22:53

    Telesport

    Andre Onana është bërë protagonist që në ndeshjen e tij të dytë te Trabzonspor, që barazoi 1-1 ndaj Gaziantep. Vendasit kaluan të parët në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre 0-1, falë golit të Kevin Rodriguez në minutën e 39-të.
    Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 70-të. Andre Onana merr topin në ëkmbë dhe del nga zona e rreptësisë dhe pason një top të gjatë për shokun e skuadrës, Paul Onuachu, i cili duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtësit mik dhe daljes së gabuar të portierit, dërgon topin në rrjetë.
    Rezultati final 1-1. Andre Onana jep kështu asistin e tij të parë për Trabzonspor.  Përsa i përket Ernest Muçit, sulmuesi kuqeiz u zëvendësua direkt në fillim të pjesës së dytë, pas një pjese të parë aspak të mirë për të.
    SHIKOVIDEON