Day: September 18, 2025

  • Rama kopjoi ‘Diellën’ nga Emiratet e Bashkuara? Ja artikulli i huaj që nxjerr blof kryeministrin shqiptar

    Rama kopjoi ‘Diellën’ nga Emiratet e Bashkuara? Ja artikulli i huaj që nxjerr blof kryeministrin shqiptar

    “Diella”, avatarja e inteligjencës artificiale e shpallur si ministre në Shqipëri, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, por nisma për të përfshirë IA-në në nivele qeveritare nuk është një risi absolute. Në qershor, kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Rashid, njoftoi se Dubai do të ketë një “ministër” të bazuar në inteligjencë artificiale, i cili pritet të marrë funksion në janar 2026.
    Ndryshe nga rasti shqiptar, ku avatari i platformës “e-Albania” u prezantua drejtpërdrejt si Ministre, në Dubai roli i IA-së do të jetë anëtar këshillues i kabinetit. Sistemi Kombëtar i Inteligjencës Artificiale do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Zhvillimit dhe në bordet drejtuese të entiteteve federale e kompanive qeveritare. Qëllimi është të mbështesë vendimmarrjen, të ofrojë analiza të menjëhershme, këshilla teknike dhe të rrisë efikasitetin e politikave shtetërore.
    “Shekulli që po vjen kërkon përgatitje që sot për dekadat e ardhshme. Synimi ynë është të garantojmë mirëqenie të qëndrueshme dhe një jetë më të mirë për brezat e ardhshëm,” deklaroi Sheikh Mohammed në njoftimin zyrtar.
    Kjo lëvizje është pjesë e Strategjisë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale 2031, që synon ta kthejë Emiratet e Bashkuara Arabe në një lider global në këtë fushë. Përveç sektorëve ekonomikë, vendi po investon në projekte të gjera për qytete inteligjente, ku çdo element – nga ndërtesat te automjetet – do të jetë i ndërlidhur me sensorë dhe IA, duke krijuar një “sistem operativ dixhital” për jetën urbane.
    Kliko këtu për të lexuar artikullin e plotë origjinal në gjuhën angleze
    Artikulli i Plotë shqip:
    Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më e sofistikuar çdo vit dhe shumë njerëz janë të shqetësuar se robotët do t’u marrin vendet e punës. Por një vend i Lindjes së Mesme po e çon këtë në një nivel krejt të ri, duke e çuar IA-në në zemër të qeverisë së tij.
    Punë të shumta, nga shërbimi ndaj klientit deri te futja e të dhënave, shpesh shihen si të rrezikuara për t’u humbur nga makinat në të ardhmen e afërt. Megjithatë, edhe ministrat e qeverisë mund të duhet të shqetësohen së shpejti për humbjen e vendeve të tyre të punës për shkak të inteligjencës artificiale.
    Nga viti i ardhshëm, Emiratet e Bashkuara Arabe do të sjellin një sistem IA në kabinetin e tyre. Kjo do të shënojë herën e parë në historinë botërore që inteligjenca artificiale ka një vend në tryezën kryesore të një kombi. Sistemi Kombëtar i Inteligjencës Artificiale do të shërbejë si anëtar këshillues i kabinetit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
    Ky sistem pritet të ndihmojë në mbikëqyrjen e të gjitha kompanive shtetërore të vendit të pasur me naftë. Sundimtari i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid, bëri njoftimin tronditës të premten. Ai filloi një postim të gjatë X me disa njoftime më rutinë të qeverisë. Këto përfshinin krijimin e një Ministrie të Tregtisë së Jashtme dhe një ndryshim emri nga Ministria e Ekonomisë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Turizmit. Por më pas Dubai vendosi të ndante lajmin tronditës se një sistem i Inteligjencës Artificiale do të sillet në shërbim.
    “Ne gjithashtu njoftojmë se Sistemi Kombëtar i Inteligjencës Artificiale do të miratohet si anëtar këshillues i Kabinetit, Këshillit Ministror të Zhvillimit dhe të gjitha bordeve të drejtorëve të entiteteve federale dhe kompanive qeveritare, duke filluar nga janari 2026. Qëllimi është të mbështetet vendimmarrja në këto këshilla, të kryhen analiza të menjëhershme të vendimeve të tyre, të ofrohen këshilla teknike dhe të rritet efikasiteti i politikave qeveritare të miratuara nga këto këshilla në të gjithë sektorët. Bota po kalon një fazë gjithëpërfshirëse ristrukturimi, shkencërisht, ekonomikisht dhe shoqërisht. Dhe qëllimi ynë është të përgatitemi sot për dekadat e ardhshme. Qëllimi ynë është të sigurojmë prosperitet të vazhdueshëm dhe një jetë të mirë për brezat e ardhshëm,” tha Sheikh Mohammed bin Rashid. 
    Kjo vjen mes një përpjekjeje të madhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u bërë një lojtar kryesor në fushën e Inteligjencës Artificiale. Strategjia Kombëtare e Inteligjencës Artificiale e vendit 2031 synon ta bëjë vendin një lider global në këtë fushë deri në atë vit. Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë i vetmi vend që kërkon të integrojë më tej IA-në në jetën e përditshme.
    “Ne po ndërtojmë një qytet ku gjithçka, njerëzit, ndërtesat, automjetet, është e lidhur përmes sensorëve dhe IA-së. Është një mundësi unike për të krijuar një sistem operativ dixhital të gjallë për jetën urbane,” ka thënë më parë Akio Toyoda, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Toyota-s.

  • Investimet shqiptare jashtë vendit po rriten për të pestin vit radhazi

    Investimet shqiptare jashtë vendit po rriten për të pestin vit radhazi

    Investimet shqiptare jashtë vendit këtë vit po rriten për të pestin vit radhazi, madje me ritme më të shpejta se investimet e huaja në Shqipëri.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin 2025 vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 160 milionë euro, 12.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ky është niveli më i lartë historik i investimeve shqiptare jashtë vendit. Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Këto injektime kapitali përbënin më shumë se 60% e fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit për 6-mujorin 2025. Pjesa tjetër konsiston në fitime të riinvestuara të kompanive shqiptare në filialet e tyre të vendosura jashtë vendit ose huadhënie të aksionarëve shqiptarë për to.Bilanci neto i investimeve të huaja direkte për 6-mujorin 2025 ishte negativ, për një vlerë të përgjithshme prej 599 milionë eurosh. Bilanci negativ në llogarinë e investimeve të huaja nënkupton se investimet e huaja direkte hyrëse në Shqipëri ngelen shumë më të larta krahasuar me investimet shqiptare jashtë vendit. Por, ky bilanc negativ është ngushtuar lehtë me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ka ndodhur sepse për këtë vit investimet shqiptare jashtë vendit janë rritur më shumë se investimet e huaja direkte në Shqipëri.Të dhënat statistikore për investimet e sipërmarrjeve shqiptare jashtë vendit nuk janë të detajuara për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale. Megjithatë, është e ditur se disa prej grupeve më të rëndësishme shqiptare të biznesit prej vitesh janë të vendosura jashtë vendit dhe në vitet e fundit kjo prani duket se po zgjerohet, edhe si pjesë strategjisë së diversifikimit të biznesit.Nëse deri para pak vitesh investimet shkonin kryesisht në tregjet fqinje, tashmë ka grupe shqiptare që po investojnë shuma të konsiderueshme edhe në tregjet e Europës Perëndimore dhe SHBA.Grupi Balfin prej vitesh po investon në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Austri. Sipas të dhënave të vetë grupit, deri në maj të këtij viti portofoli i investimeve në Austri llogaritej në rreth 100 milionë euro, ndërsa synon të rrisë më tej atë deri në 200 milionë euro, kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme. Prej vitit 2022 grupi Balfin ka nisur aktivitet edhe në Zvicër, ndërsa është e pranishme tashmë edhe në tregun amerikan, me fokus kryesor gjithmonë zhvillimin ose blerjen e pasurive të paluajtshme në SHBA dhe Kanada, në modelin që ka ndjekur edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.Edhe grupi Kastrati ka shtrirë investimet në tregun amerikan, me blerjen e DUA Hotel Miami.Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet të jetë shteti me përqendrimin më të madh të investimeve tona jashtë.Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të marsit 2025, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 490 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i pestë më i madh në Kosovë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “A do garoni për Bashkinë Tiranë?”/Ja përgjigja epike e Myslym Murrizit

    “A do garoni për Bashkinë Tiranë?”/Ja përgjigja epike e Myslym Murrizit

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, është shprehur se kur të hapet gara, do të vendosë nëse do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës ose jo.
    Komentet Murrizi i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha me ironi se nuk ka pse të mos kandodojë, kur garojnë në zgjedhje Sali Berisha nga Tropoja dhe Edi Rama nga Voskopoja.
    Ai tha gjithashtu se Lushnja e ka bërë Tiranën kryeqytet, pasi sipas tij, nëse nuk do të ishte mbledhur Kongresi i Lushnjës, kryeqytet do të ishte bërë Belshi.
    Pjesë nga diskutimi në studio:
    Pyetje: A keni ambicie për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës?
    Murrizi: Kur të hapet gara. Më kanë pyetur ‘ç’ne ti nga Lushnja të kandidosh në Tiranë?’. I kam thënë ‘kur kandidor Berisha nga Tropoja dhe Rama nga Voskopoja, unë ja ku jam 60 kilometra, e kam të ndaluar unë të kandidoj këtu?’. Se këta mendojnë se janë themelues të Bllokut. Që këta e kanë shpikur Tiranën. Lushnja mo Lushnja e ka bërë Tiranën kryeqytet, se do ishte bërë Belshi. Disa burra të mençur në Kongres të Lushnjës thanë ta bëjmë Tiranën. Kur të hapet gara, secili demokrat që aspiron për garë, do e shihni që do të jetë në betejë.

  • 35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë në 2026

    35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë në 2026

    Paga minimale pritet të arrijë në nivelin 50 mijë lekë nga 1 janari i vitit 2026 sipas programit të qeverisë.Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2025 rreth 35% e të punësuarve kishin paga deri në këtë nivel.Ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025 ka ndryshime të dukshme në shpërndarjen e të punësuarve sipas nivelit të pagës, drejt niveleve më të larta. Pjesa e punonjësve që paguhen deri në pagën minimale (40 mijë lekë bruto në muaj) është përgjysmuar në harkun e një viti. Në vitin 2024, kjo kategori përfshinte mbi një të katërtën e të punësuarve, 25,3%, ndërsa në prill-qershor ajo ra në 12,4%. Zhvillimet në tregun e punës tregojnë se ka ardhur koha për rritjen e pagës minimale dhe se shumica e të punësuarve marrin më shumë se ky prag.Në të njëjtën kohë, është rritur përqindja e të punësuarve me paga mes 40 mijë dhe 50 mijë lekë, nga 20% në 22,2%. Në tremujorin e dytë 2024 rreth 45,3% e të punësuarve fitonin deri në 50 mijë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 kjo shifër është ulur ndjeshëm, në 34,6%. Pra, brenda një viti, pjesa e punonjësve që paguhen me paga të ulëta ka rënë me afro 11 pikë përqindje.Këto zhvillime tregojnë se struktura e tregut të punës është zhvendosur drejt niveleve më të larta të pagave, duke reflektuar një rritje të përgjithshme të të ardhurave për punonjësit. Si në sektorin privat dhe atë publik pagat janë rritur me ritme më të shpejta në tre vitet e e fundit.Zgjerimin më të fortë e kishin punonjësit në intervalin e pagës mujore bruto 95-12,000 lekë me rreth 5 pikë për qind në një vit, si rrjedhojë e pagave më të larta në sektorin publik. Pagat në sektorin publik ishin mesatarisht 16 për qind më të larta se vitin 2023. Duke qenë se sektorin publik ishin rreth 185 mijë të punësuar vitin e kaluar niveli më i lartë që nga viti 2022, rritja e pagave ndaj tyre ka ndikuar ri-kategorizimin e punonjësve sipas nivelit të pagesës.Kategoria me pagë mbi 120 lekë zuri 14.1 për qind të totali te të punësuarve në tremujorin e dytë nga 10.4 në të periudhë të 2024.Rritja e pagës minimale përgjatë 2022 -2023 në vend ka detyruar punëdhënësit të rrisin nivelin e pagesës edhe pjesën tjetër të fuqisë punëtore në mënyre për të ruajtur diferencat ndërmjet pozicioneve. Presionet e mungesës së fuqisë punëtore, sidomos në sektorë si ndërtimi, shërbimet dhe turizmi kanë detyruar bizneset të ofrojnë paga më konkurruese për të mbajtur dhe rekrutuar staf.Po inflacioni i lartë i viteve të fundit ka zbehur përfitimet nga paga, pasi INSTAT përllogariti se paga reale mujore bruto ishte rreth 70 mijë lekë në tremujorin e dytë 2025, teksa paga mesatare mujore bruto ka kaluar nivelin e 83 mijë lekëve./ B.HoxhaPaga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rashfordi merr për dore Barcelonën në Champions, Siti i Guardiolës mposht kampionët e Italisë

    Rashfordi merr për dore Barcelonën në Champions, Siti i Guardiolës mposht kampionët e Italisë

    Java e parë e Ligës së Kampionëve ka përfunduar mbrëmjen e sotme. Barcelona ka marrë tre pikët në transfertën e vështirë kundër Njukastëllit. Ishte Rashfordi ai që mori për dore katalanasit drejt fitores.
    Sulmuesi anglez tundi fillimisht rrjetën me kokë në minutën e 58, ndërsa vetëm 9 minuta më vonë realizoi një gol mbresëlënës nga jashtë zone. Vendasit u kundërpërgjigjën me Gordonin në minutën e 90, por tepër vonë për të ndrushuar fatin e ndeshjes.
    Në krahun tjetër Guardiola ka mposhtur kampionin e Italisë. Siti ka fituar me shifrat 2-0 ndaj Napolit falë golave të shënuar nga Halandi në minutën e 56 dhe Doku në minutën e 65./Sport Ekspres/

  • Nuk e dinim që do fliste ”Diella” sot në Kuvend/ Deputeti i PD, Cara: ”Ishte një kurth i përgatitur”

    Nuk e dinim që do fliste ”Diella” sot në Kuvend/ Deputeti i PD, Cara: ”Ishte një kurth i përgatitur”

    Deputeti i PD, Igli Cara i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se opozita nuk e dinte se do fliste sot në Kuvend ministrja me inteligjencë artificiale, ‘’Diella’’.
    Cara: Debatet më të rëndësishme në parlament janë paraqitja e programit qeverisës dhe buxheti.
    Këto janë momentet më kulminante ku flitet për atë që ka bërë qeveria dhe çfarë ka në plan të bëjë.
    Dhe ne prisnim në fakt dhe kishte një përgatitje nga opozita, në 50 diskutime që nga 10 minuta ishin 500 minuta.
    Nëse do shohim se çfarë ka bërë Rama në këto vite, është një manipulator dhe mashtrues publik i paparë.
    Unë bie dakord pjesërisht me ju që ishte një kurth që ishte i përgatitur.
    Ai ishte një fjalim tallës që në fillim të hyrjes kur tha që unë nuk kam asgjë për të thënë se ju i keni të shkruara.
    Dhe ky program këtu është pak a shumë i njëjtë me atë dhe nga pamja është shumë i bukur.
    Po ta lexosh me vëmendje nuk ka shifra dhe të duket më shumë si një hartim si ato 5 vjecaret e regjimit të Enverit.
    Në fakt ishte një fjalim tallës ku nuk tha asgjë se çfarë ishte bërë në këto 12 vite.
    Jo nuk e dinim se do fliste ‘’Diella’’ sot.

  • Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestron kokainë gjatë operacionit ‘Pacific Viper’, arrestohen 60 trafikantë

    Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestron kokainë gjatë operacionit ‘Pacific Viper’, arrestohen 60 trafikantë

    Roja Bregdetare e SHBA-së ka sekuestruar më shumë se 75,000 paund kokainë dhe ka arrestuar gati 60 të dyshuar si narkoterroristë dhe kontrabandistë droge, që nga nisja e Operacionit Pacific Viper në gusht, sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare.
    Operacioni Pacific Viper është një përpjekje e përbashkët midis Rojës Bregdetare të SHBA-së dhe Marinës Amerikane, që synon të kundërshtojë fluksin e drogës së paligjshme në SHBA, si pjesë e përpjekjes më të madhe të Presidentit Donald Trump për të goditur kartelet e drogës.
    Pamjet video të ndara me Fox Neës Digital tregojnë anijen e Rojës Bregdetare Seneca, e cila është pjesë e Operacionit Pacific Viper, duke përfunduar një ndalim droge më 10 shtator në verilindje të Ishujve Galapagos, gjë që rezultoi në sekuestrimin e 5,500 paund kokainë nga një anije me profil të ulët.
    Operacioni Pacific Viper filloi ndërsa SHBA-të kanë forcuar operacionet e tyre kundër karteleve të drogës.
    Për shembull, ushtria amerikane ka kryer të paktën dy sulme kundër anijeve të dyshuara të ngarkuara me drogë nga Venezuela në javët e fundit.
    Sulmi i parë vrau 11 narko-terroristë të dyshuar të Tren de Aragua (TdA), ndërsa sulmi i dytë vrau tre individë.
    “Kishte sasi të mëdha droge”, u tha Trump gazetarëve më 3 shtator pas sulmit të parë.
    “Kemi kaseta të tyre duke folur. Ishin sasi të mëdha droge, që hynin në vendin tonë për të vrarë shumë njerëz.
    Dhe, të gjithë e kuptojnë plotësisht këtë fakt. E shihni, shihni qeset me drogë në të gjithë anijen dhe ata u goditën.
    Natyrisht, ata nuk do ta bëjnë përsëri. Dhe mendoj se shumë njerëz të tjerë nuk do ta bëjnë përsëri. Kur ta shohin atë kasetë, do të thonë, le të mos e bëjmë këtë.
    Duhet ta mbrojmë vendin tonë dhe do ta bëjmë. Venezuela ka qenë një aktore shumë e keqe.”
    Në gusht, Trump miratoi dërgimin e disa shkatërruesve me raketa të telekomanduara të Marinë Amerikane për të forcuar përpjekjet e administratës kundër narkotikëve në rajon.
    Pasi Trump dërgoi shkatërruesit në Komandën Jugore të SHBA-së, Presidenti Venezuelan Nicolás Maduro tha se vendi i tij ishte i përgatitur t’i përgjigjej çdo sulmi, duke shtuar se ky veprim përbënte “një kërcënim ekstravagant, të pajustifikueshëm, imoral dhe absolutisht kriminal dhe të përgjakshëm”.
    Pas sulmit të dytë, Maduro tha se incidenti është pjesë e një përpjekjeje më të madhe “për të frikësuar dhe për të kërkuar ndryshimin e regjimit” në Venezuelë.
    Administrata Trump ka thënë se nuk e njeh Maduron si një kryetar legjitim shteti dhe përkundrazi, e sheh atë si një udhëheqës të një karteli droge.
    “Çfarë po kërkonin? Ton? Çfarë po kërkonin? Një kilogram peshk snapper?
    Kush dha urdhër në Uashington që një shkatërrues raketash të dërgonte 18 marinarë të armatosur për të bastisur një anije peshkimi toni?” u tha Maduro gazetarëve të hënën. “Ata po kërkonin një incident ushtarak.
    Nëse djemtë peshkatarë të tonit kishin ndonjë lloj arme dhe përdorën armë ndërsa ishin në juridiksionin e Venezuelës, do të kishte qenë incidenti ushtarak që po kërkojnë luftënxitësit, ekstremistët që duan një luftë në Karaibe.”
    Veprime të tjera që administrata Trump ka ndërmarrë për të përshkallëzuar luftën e saj kundër drogës, përfshijnë përcaktimin e karteleve të drogës si Tren de Aragua, Sinaloa dhe të tjera si organizata terroriste të huaja në shkurt./ Fox News.

  • Vrasja e Charlie Kirk, Italia forcon masat e sigurisë! Mbrojtje e veçantë për Melonin, Tajanin dhe Salvinin

    Vrasja e Charlie Kirk, Italia forcon masat e sigurisë! Mbrojtje e veçantë për Melonin, Tajanin dhe Salvinin

    Pas vrasjes së Charlie Kirk gjatë një tubimi publik në SHBA, autoritetet italiane kanë vendosur të forcojnë masat e sigurisë për drejtuesit më të lartë të shtetit. Megjithëse në Itali nuk janë raportuar kërcënime të drejtpërdrejta apo të tërthorta ndaj zyrtarëve, ngjarja në SHBA ka ngritur shqetësime për sigurinë e figurave politike në nivel ndërkombëtar.
    Ministria e Brendshme italiane lëshoi një qarkore zyrtare të premten, duke urdhëruar një “rishikim dhe forcim të mundshëm të masave të profilit të rrezikut” për të parandaluar çdo incident të ngjashëm.
    Masa të shtuara mbrojtjeje do të merren për kryeministren Giorgia Meloni, si dhe për dy zëvendëskryeministrat, Antonio Tajani dhe Matteo Salvini.Burime nga autoritetet italiane thonë se situata po monitorohet nga afër, ndërsa shërbimet e sigurisë janë vënë në gatishmëri të lartë për të garantuar mbrojtjen e funksionarëve të shtetit.

  • Arrestohet prifti grek, nën akuzë për zjarrvënie të qëllimshme

    Arrestohet prifti grek, nën akuzë për zjarrvënie të qëllimshme

    Policia greke ka arrestuar një prift 58-vjeçar, i cili akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme në një zonë pyjore në Bashkinë Markopoulo-Mesogaia.
    Sipas mediave greke, prifti shërbente në kishën e Agioi Anargyri, dyshohet se i vuri flakën zonës pranë banesës së një biznesmeni që e kishte denoncuar më herët. Në dëshminë e tij, ai është shprehur se kishte ndezur zjarr për të djegur disa letra në cep të shtëpisë.
    I pyetur për llojin e dokumenteve të djegura, prifti ka deklaruar se bëhej fjalë për dokumente kishtare, të cilat lidhnin emrin e tij me një skandal në malin Sinai. Ai vetë ishte sekretar i ISKE-së 7 vjet më parë.
    Prifti ka justifikuar praninë e tij në Markopoulo duke thënë se kishte shkuar për t’u larë në det. Ndaj tij është vendosur një gjobë prej 1,687.50 euro, ndërsa aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë sot para organeve kompetente të akuzës.

  • SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

    SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës vunë veton këtë të enjte (18 shtator) një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit paraqitur nga 10 anëtarët e saj jo të përhershëm, e cila kërkonte një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Gaza dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.
    Të 14 anëtarët e tjerë të organit më të fuqishëm të Kombeve të Bashkuara votuan në favor të rezolutës, e cila e përshkroi situatën humanitare në Gaza si “katastrofike” dhe i bëri thirrje Izraelit të heqë të gjitha kufizimet në ofrimin e ndihmës për 2.1 milionë palestinezët në territor.
    Votimi erdhi vetëm disa ditë përpara takimit vjetor të liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku Gaza do të jetë një temë kryesore dhe ku aleatët kryesorë të SHBA-së pritet të njohin një shtet të pavarur palestinez .