Day: September 17, 2025

  • “Europa nuk ishte e vërtetë, ishte një mit”/ Rama në Bruzh: Diktatura shembet brenda javës, demokracia kërkon dekada

    “Europa nuk ishte e vërtetë, ishte një mit”/ Rama në Bruzh: Diktatura shembet brenda javës, demokracia kërkon dekada

    Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me studentët e Kolegjit të Europës në Bruzh.

    “U linda, u rrita gjysmën e jetës time në Shqipërinë e luftës së ftohtë, i izoluar nga bindja e Perëndimit. Një Kore e Veriut e Europës. Për mua Europa nuk ishte e vërtetë, ishte një mit. Përfytyroni një qiell të errët dhe krejt befas të kap syri një yll të zbehtë. Europa ishte një yjësi që e shihnim nëpërmjet ekranit të mjegullt.
    Pastaj erdhi 1989, por Shqipëria nuk iu bashkua festës. Muri i Berlinit ra, por muri ynë ngeli i paprekur. Ata tanët na thonin: ‘Ne nuk jemi si ata, ne jemi ndryshe. Ne jemi të vërtetët, ata janë fals, të degjeneruar’. Në vitin 1990, mijëra njerëz të dëshpëruar në Tiranë, kapërcyen muret e ambasadave për t’u larguar. Tranzicioni që erdhi ishte i rrëmujshëm, i dhimbshëm dhe shpesh kaotikë.
    Një diktaturë mund të shembet edhe brenda javës, por demokracia kërkon dekada. Nuk do ta harrojë kurrë një episod me Jusuf Vrionin, një përkthyes i Ismail Kadaresë në Francë, që kaloi vite të tëra në burg gjatë komunizmit. Në një prej bisedave tona, i thashë: ‘Jusuf, pse nuk dukesh i lumtur për demokracinë që ka ardhur në Shqipëri?’. Me buzëqeshje, ai tha: ‘Jo, demokracia nuk ka ardhur në Shqipëri, liria po. Demokracia është më shumë sesa liri, është shtet i të drejtës’. Më shkon shpesh mendja te Jusufi, kishte të drejtë. Falë Zotit, ekziston BE-ja”, tha Rama.

    Top Channel

  • “Europa ka nevojë për ribashkim të plotë”, Rama në Bruzh: 30 vite më parë, Shqipëria ishte një papafingo. Sot që kemi çelur 4 kapituj, janë habitur edhe ‘priftërinjtë’ e Brukselit

    “Europa ka nevojë për ribashkim të plotë”, Rama në Bruzh: 30 vite më parë, Shqipëria ishte një papafingo. Sot që kemi çelur 4 kapituj, janë habitur edhe ‘priftërinjtë’ e Brukselit

    “Bashkimit Europian i duhet një plan për ribashkim”, u shpreh kryeministri Edi Rama, duke argumentuar se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit, janë brenda kufijve evropianë.

    Në fjalën e tij në Kolegjin e Evropës në Bruzh të Belgjikës, Rama theksoi se Bashkimit Evropian i duhet ribashkimi.
    “Jacques Delors tha se Europa është rrëfenjë vullneti dhe ky vullnet na duhet për të bashkuar Europën. Dhe nuk e kuptoj fjalën zgjerim të them të drejtën sepse kur një organizëm zgjerohet tregon se zgjerohet perimetri i saj, ndërkohë ne nuk jemi jashtë Europës sot, ndaj ky është thjeshtë një ribashkim. Dhe të mos harrojmë se Bashkimi Europian është realiteti i parë në historinë e hartave dhe të gjeopolitikës me dy kufi, një të jashtëm e një të brendshëm”.
    Duke përdorur metaforat, kreu i qeverisë tha se Ballkani është në rrugën e duhur drejt integrimit në Bashkimin Europian. Përballë sfidave, shtoi ai, duhet që unioni të pozicionohet si një forcë qendrore për diplomacinë dhe ndërtimin e paqes në skenën botërore.
    “Ballkani është si një fetus në mitrën e një gruaje shtatzënë. Mendoj se më në fund jemi në rrugë të mbarë. Jam i sigurt që kur nisi puna dhe Frederiksen pa studentët e parë që takoi, ndjeu keqardhje për ta, duke menduar, ‘ju nuk dini asgjë se çfarë është jeta jashtë për këdo që ëndërron të bëjë diçka në Bruksel’. Por, gjërat kanë ndryshuar. Evropa, BE janë dy fjalë të lidhura në një, që është paqja, dhe paqja ka qenë arsyeja e lindjes së tij, duhet të jetë arsyeja e së ardhmes. Si mund ta lëmë këtë krijesë të mahnitshme të kthehet në një makineri lufte. Evropa ka nevojë për një plan, duhet të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, të projektojë një rrugë të qartë për ribashkimin e plotë të Europës dhe të mbajë derën hapur për përfshirje më tej, duke u pozicionuar si një forcë qendrore për diplomacinë dhe ndërtimin e paqes në skenën botërore”.
    Pas çeljes së katër grupkapitujeve, kryeministri, që theksoi se shqiptarët janë populli më proevropian, u shpreh optimistë edhe për hapjen e pesë kapitujve të tjerë brenda këtij viti.
    “30 vite më parë, Shqipëria ishte një papafingo e harruar e kontinentit, sot është këtu. Dhe ka ardhur pasi ka çelur dhe 4 kapituj të tjerë, kanë mbetur edhe 5, me shpresë brenda këtij viti, që është një rekord. Është një shpejtësi që befason edhe priftërinjtë dhe arqipeshkvët e Brukselit, që është edhe më e vështirë se të befasosh Perënditë. Mbështetja e Shqipërisë për BE-në është 92%, thashë kështu ka qenë edhe për Perandorinë Osmane, sepse jemi besnik ndaj miqve e aleatëve. Ju jap një këshillë, sigurohuni të keni një mik shqiptar, mund të mos keni nevojë për të, por një ditë, nëse ju duhet dikush, shqiptari është i pari që do ju vijë. Frederiksen e di këtë gjë, prandaj do pasaportë shqiptare”.

    Top Channel

  • Shkarkimi i Veliajt, përfaqësuesit e majtë në Këshillin Bashkiak mblidhen sot në PS

    Shkarkimi i Veliajt, përfaqësuesit e majtë në Këshillin Bashkiak mblidhen sot në PS

    Një mbledhje është thirrur ditën e sotme në orën 17:00, ku anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës do t’i drejtohen selisë së Partisë Socialiste.

    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se njoftimi vjen pasi në Asamblenë e Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi që Këshillit Bashkiak të nisë procedurat për shkarkimin e Veliajt, duke bërë publike edhe kandidaturën për Tiranën, Ogerta Manastirliu.
    Ky vendim mund të përballet me shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, pasi Erion Veliaj është ende në paraburgim, teksa ende nuk ka një vendim të formës së prerë për të.
    Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë Asamblesë së PS-së, të mbajtur pak ditë më parë, hapjen e rrugës për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.
    Rama theksoi se Këshilli Bashkiak do të aktivizojë mekanizmin e shkarkimit të Veliajt dhe se vendimi nuk merret me lehtësi, por është i domosdoshëm për të garantuar udhëheqjen e qytetit dhe funksionimin normal të administratës së Tiranës.
    “Sot kemi një kryetar të zgjedhur tre herë nga populli i kryeqytetit, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri. I është bërë një gjyq i gjatë, gjysmë të vërtetash në tezgat e pazarit mediatik dhe në pasqyrat e gjykatave sociale. Madje, në shkelje të hapur të ligjit të çdo zakoni, janë nxjerrë nga brenda, nga ato tezga, biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo. Është shkelja më e hapur, më flagrante, më brutale në shpërdorim total të detyrës, nga ana e atyre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore.
    Tema jonë është që askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori drejtësie me pikëpyetje, pikëçuditëse…
    Duhet marrë politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e ri të bashkisë në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në Këshillin Bashkiak duhet vënë në lëvizje mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur, pavarësisht, dhe kjo duhet parë nga Parlamenti i Ri, se kuadri ligjor lë për të dëshiruar për rastin kur kryetari i Bashkisë nuk paraqitet në detyrë, jo se ai nuk do, por se është i penguar nga paraburgosja.
    Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë
    Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset si një trup pa kokë. Qytetarët e Tiranës nuk duhet të presin më as 7 ditë të tjera pa e ditur se çfarë do të bëhet me drejtimin e Tiranës”, deklaroi pak ditë më parë ai.

    Top Channel

  • “Arbitri na dëmtoi”, trajneri i Juventusit: Nuk duhej dhënë penallti për Dortmundin

    “Arbitri na dëmtoi”, trajneri i Juventusit: Nuk duhej dhënë penallti për Dortmundin

    Juventusi e ka nisur me në barazim sezonin e ri në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë kanë shënuar dy gola në minutat shtesë, për ta pëfunduar sfidën në shifrat në 4-4. Igor Tudori ka shprehur pakënaqësinë e tij me arbitrin e ndeshjes, pasi sipas tij penalltia e Dortmundit nuk duhej dhënë.
    “Ky arbitër na dëmtoi sot, sepse atje kishte një penallti për ne. Ai nuk duhet ta kishte dhënë atë penallti për ta. Kjo na dëmtoi, sepse mund të kishte përfunduar 4-2 për be. Sot nuk ishte dita e tij”, ka deklaruar Igor Tudori./Sport Ekspres/