Day: September 17, 2025

  • Shkuan për të ekzekutuar një vendim gjyqësor, vriten 3 policë në SHBA, dy të tjerë plagosen

    Shkuan për të ekzekutuar një vendim gjyqësor, vriten 3 policë në SHBA, dy të tjerë plagosen

    Tre oficerë u vranë dhe dy të tjerë mbeten në gjendje kritike, por të qëndrueshme, pas një të shtëne të ndodhur të mërkurën pasdite në një zonë rurale të Pensilvanisë qendrore, tha zyrtari i Policisë Shtetërore të Pensilvanisë, Kolonel Christopher Paris.

    Autori është vrarë pasi u qëllua nga policia, thanë zyrtarët.
    Ngjarja duket se ka ndodhur ndërsa oficerët po ekzekutonin një urdhër gjykate, tha për CNN një burim i njohur me situatën.
    Incidenti ndodhi pak pas orës 14:00, kur operatorët e 911 morën thirrje për ngjarjen në North Codorus Township në Pensilvaninë qendrore, rreth 2 orë e gjysmë në perëndim të Filadelfias.
    Policia u dërgua në Haar Road në Spring Grove, një lagje kryesisht bujqësore e qarkut York, e mbushur me hambarë të vegjël dhe toka të mëdha bujqësore.
    Një helikopter mjekësor u pa në një nga fushat me bar të zonës, i rrethuar nga rruga e lakuar e ndriçuar nga dritat vezulluese të disa makinave zjarrfikëse, makinave të policisë dhe ambulancave.
    Zyrtarët shtetërorë dhe të qarkut nuk kanë dhënë ende informacion shtesë për mënyrën se si ndodhi incidenti.
    Kryemjekja ligjore e qarkut York, Pamela Gay, i tha më herët CNN-it se zyra e saj ka reaguar ndaj incidentit, por refuzoi të jepte detaje.
    FBI-ja së bashku me agjentë nga Departamenti i Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve ndodhen në vendngjarje duke mbështetur autoritetet lokale, tha Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pam Bondi, në një postim në X.
    “Dhuna kundër zbatuesve të ligjit është një plagë për shoqërinë tonë dhe kurrë e papranueshme. Lutuni për oficerët e përfshirë,” shtoi Bondi.

    Top Channel

  • OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

    OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

    Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor.Të dhënat e fundit në një publikim të Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH) mbi sfidat e vendeve në zhvillim për forcën e punës në shëndetësi tregojnë se mesatarisht rreth 150 mjekë planifikojnë të largohen çdo vit nga Shqipëria, një shifër që pothuajse barazohet me numrin vjetor t të diplomuarve në universitetin e vetëm publik të mjekësisë në vend.Praktikisht, çdo brez i sapodiplomuar rrezikon të emigrojë menjëherë pas marrjes së diplomës.Sipas të dhënave të përbashkëta OBSH-së stoku i mjekëve të trajnuar në Shqipëri që punonin në 38 vende të huaja arriti në 1060 në vitin 2020, ndërsa vetëm Gjermania numëronte 988 mjekë shqiptarë në 2021, nga 149 në vitin 2013, një rritje mbi gjashtëfish.Ky fluks lidhet me politikat gjermane pas vitit 2015, që njohën diplomat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ofruan procedura të shpejta punësimi.Numri i Certifikatave të Mirëqenies Profesionale, dokumenti i domosdoshëm për punë jashtë që lëshohet nga urdhri i mjekut në Shqipëri është rritur vazhdimisht nga 2013 deri në 2023, thekson studimi i OBSH-së.Një anketë online me mjekë shqiptarë jashtë vendit tregon se 73.6% janë 25–40 vjeç, me një shpërndarje pothuaj të barabartë gjinore. Pjesa më e madhe është e martuar, shpesh me jo-shqiptarë, duke e ulur mundësinë e rikthimit.Sipas studimeve të Gëdeshi – King rreth 22% e mjekëve të trajnuar në Shqipëri punojnë sot jashtë, ndërsa emigracioni i infermierëve ka ndjekur një rrugë të ngjashme, ku mes 2010–2019 janë larguar 2246 profesionistë, kryesisht drejt Italisë e Gjermanisë.Largimi i mjekëve po dobësojnë me tej kapacitetet për të ofruar shërbime shëndetësorë. Në vitin 2019, Shqipëria regjistronte numrin më të ulët të mjekëve për 1 000 banorë në Ballkanin Perëndimor dhe të dytin më të ulët për infermierë.Migrimi i brendshëm drejt Tiranës e thellon mungesën e stafit në spitalet periferike, duke e bërë pothuajse të pamundur garantimin e shërbimeve në zonat rurale.Qeveria ka aplikuar rritje pagash, ku për mjekët specialistë arrijnë 1 600 euro në muaj bruto, ndërsa mjekët e përgjithshëm përfituan 1200 euro në muaj në 2024 dhe infermieret gati 800 euro. Megjithatë, diferenca mbetet e thellë, pasi një infermier në Gjermani fiton rreth 2 900 euro bruto, më shumë se trefishi i Shqipërisë.Me 45–50% të studentëve të mjekësisë ende të pavendosur për të ardhmen dhe Gjermaninë si destinacion kryesor, ekspertët paralajmërojnë se emigrimi do të vazhdojë. Përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të krijuar stimuj kthimi do të jenë vendimtare për të shmangur boshatisjen e mëtejshme të spitaleve shqiptare, vëren studimi i OBSH-së./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • VIDEO/ Simeone humbet toruan, sherr me tifozin e Liverpulit në fund të ndeshjes

    VIDEO/ Simeone humbet toruan, sherr me tifozin e Liverpulit në fund të ndeshjes

    Atletikoja e Madridit është mposhtur me shifrat 3-2 nga Liverpuli. Goli i fitores u shënua në minutën e 92-të, duke e bërë më të hidhur humbjen për madrilenët. Në fund nuk ka munguar as tensioni. Diego Simeone ka humbur për një çast toruan, teksa është përplasur me njërin prej tifozëve të pranishëm në “Enfilld”.
    Mbështetësi i Liverpulit ka qeshur përpara fytyës së trajnerit argjentinas, i cili nga ana tjetër nuk i përmbajti dot nervat e tij. Simeone po kërkonte përplasje fizike me tifozin në fjalë, por stjuartët e kanë parandaluar diçka të tillë. Sjellja e trajnerit është ndëshkuar më pas nga arbitri kryesor i takimit, që i ka treguar kartonin e kuq Diego Simeones./Sport Ekspres/
     

  • “Ajo tha po”/ Melinda Ademi merr propozimin për martesë

    “Ajo tha po”/ Melinda Ademi merr propozimin për martesë

    Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë me fansat një nga momentet më të lumtura të jetës së saj personale. Artistja, e cila prej kohësh komentohet jo vetëm për karrierën muzikore por edhe për jetën private, ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj, Granit Muhaxheri.
    Nëpërmjet një postimi emocionues në rrjetet sociale, Melinda publikoi disa imazhe ku shfaqet unaza e fejesës, teksa në prapaskenë ndriçon mbishkrimi romantik “Will You Marry Me?”, që i jep momentit një atmosferë të veçantë dhe të paharrueshme.
    Çifti, i cili kohët e fundit ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për historinë e tyre të dashurisë, duket se ka hedhur hapin më të rëndësishëm drejt kurorëzimit të lidhjes. Në fotografitë e shpërndara, vëmendjen e merr unaza elegante me një gur të madh, që i shton më shumë magji këtij kapitulli të ri në jetën e artistes.
    Edhe pse marrëdhënia e tyre është mbajtur kryesisht private dhe larg syrit të publikut, Melinda dhe Graniti vendosën ta zyrtarizojnë historinë e tyre vetëm këtë vit. Lajmi për fejesën ka ngjallur menjëherë reagime të shumta nga fansat dhe miqtë e saj, të cilët kanë përgëzuar çiftin për këtë hap të rëndësishëm, duke u uruar jetë të lumtur dhe plot dashuri.

  • “Makth për çdo grua”/ Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancerin e gjirit

    “Makth për çdo grua”/ Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancerin e gjirit

    Gazetarja e njohur Mira Kazhani ka ndarë me ndjekësit e saj një prej rrëfimeve më të vështira dhe më të ndjeshme të jetës. Përmes një videoje prekëse në rrjetet sociale, ajo ka bërë publik faktin se prej një viti është duke luftuar me kancerin e gjirit.
    Mes emocioneve dhe lotëve, Kazhani tha se diagnoza i erdhi si një goditje e papritur më 2 nëntor 2024, duke e përshkruar atë ditë si “dimrin e jetës” së saj.
    “U diagnostikova me kancer në gji dhe që prej asaj dite gjithçka ndryshoi. Në podcaste keni parë vetëm gjysmën time, ndërsa pjesa tjetër zhvillohej në një betejë të gjatë me sëmundjen”, shprehet gazetarja.
    Ajo rrëfeu se e ka gjetur forcën duke dëgjuar histori të grave të tjera që kanë kaluar nëpër të njëjtin kalvar spitalesh, ndërsa theksoi se pavarësisht se kanceri i saj u zbulua herët, sëmundja mbetet një makth i rëndë për çdo grua. “Nuk ka kancer të lehtë. Edhe kur diagnostikohet në fazat e para, është një plagë e madhe në shpirt e trup”, u shpreh ajo.
    Në librin e saj “Një ditë tjetër”, Kazhani ka dokumentuar detajet e kësaj periudhe të vështirë, duke ndarë jo vetëm dhimbjen dhe frikën, por edhe shpresën dhe guximin që e kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit.
    “Gjithmonë kam besuar tek rrëfimi. Ky është podcasti më i vështirë i jetës sime, ndaj për të më bërë pyetje sot kam ulur përballë një shoqe jete”, shtoi ajo.

  • “Krenar që jam këtu, City zgjedhje zemre”, Donnarumma para Champions: Respekt për Napolin!

    “Krenar që jam këtu, City zgjedhje zemre”, Donnarumma para Champions: Respekt për Napolin!

    Gianluigi Donnarumma zgjodhi të transferohej te Manchester City, ndërsa këtë mesjavë, portieri i njohur, debuton në Champions, ndaj një kundërshtari si Napoli.
    “Falënderoj trajnerin, për mua është një nder dhe krenari të jem këtu dhe ta kem atë si trajner. Është historia e futbollit, kështu që jam vërtet i emocionuar që jam këtu.

    “Suksesi në Europë? Patjetër, është një nga objektivat që kemi. Duhet të ëndërrojmë gjithmonë për gjëra të mëdha, por ta bëjmë me përulësi. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje.
    “Nesër do të jetë e vështirë, ndeshja e parë në Champions është gjithmonë më e ndërlikuara. Ne e bëjmë këtë me një ekip të madh kundër një ekipi të madh.
    “E njoh shumë mirë Napolin, qytetin dhe trajnerin. Disa nga shokët e mi të ekipit kombëtar janë atje, kështu që e di që është një ekip i shkëlqyer kundër të cilit po luajmë”- tha ai në konferencë.
    © BalkanWeb

  • Si është gjendja e saj? Bella Hadid poston foto alarmante nga shtrati i spitalit

    Si është gjendja e saj? Bella Hadid poston foto alarmante nga shtrati i spitalit

    Bella Hadid ndau foto nga një dhomë spitali gjatë betejës së saj me sëmundjen Lyme dhe motra e saj supermodelja, Gigi i shkroi publikisht disa fjalë mbështetëse.
    Në disa foto të shpërndara në Instagram Bella shihet me një injeksion intravenoz në një shtrat spitali. Në njërën prej tyre, ajo e mbuloi gojën nga dhimbja, dhe në një tjetër, ajo dukej e skuqur ndërsa mbulonte ballin me një fashë.
    Krijuesja e parfumit Orebella ndau gjithashtu foto të saj me një bluzë Pikachu, një foto me letra loje dhe një pamje të një darke me pica në shtratin e spitalit. Një foto e fundit e tregonte atë të strukur në cep të një ashensori ndërsa pinte një kafe. “Më vjen keq, gjithmonë them “Mia!”. Ju dua djema,” shkroi ajo në mbishkrimin e fotove.
    Motra e saj, Gigi, ishte ndër të parat që komentoi:
    “Të dua! Shpresoj të ndihesh e fortë dhe mirë se e meriton, së shpejti!!!!!!”, shkroi ajo. “
    ”Luftëtare e sëmundjes Lyme”, shkroi nëna Yolanda Hadid.
    Fansat gjithashtu iu drejtuan komenteve me fjalë inkurajuese, ku njëri shkroi: “Të uroj shërim”. Një tjetër shtoi: “Qëndro e fortë, do ta kalosh këtë Mbretëreshë!!!!”
    Edhe pse modelja e “Frankie’s Bikinis” nuk specifikoi arsyen e shtrimit në spital, ajo dha një përditësim të detajuar mbi trajtimin e sëmundjes së saj Lyme në një postim të ngjashëm nga një spital në vitin 2023.
    Yolanda, 61 vjeçe, e cila është diagnostikuar edhe me sëmundjen Lyme zbuloi se Bella dhe vëllai i saj, Anwar, 26 vjeç, ishin diagnostikuar në vitin 2012 gjatë një fjalimi emocional në vitin 2015.
    “Ky çmim është për Anwarin dhe Bellën”, tha ajo ndërsa u nderua në Galanë e Global Lyme Alliance. “Ky është simboli im dhe premtimi im për ju se nuk do t’ju ​​lejoj të jetoni një jetë me dhimbje dhe vuajtje.”
    Bella dhe anëtarët e familjes së saj nuk janë të vetmit personazhe të famshëm që po luftojnë me sëmundjen kronike – Justin Timberlake njoftoi diagnozën e tij me sëmundjen “dobësuese” në korrik.

  • VIDEO/ Slavias së Pragës “i rrëshqet” fitorja nga duart në Champions, zhgënjen Olimpiacos

    VIDEO/ Slavias së Pragës “i rrëshqet” fitorja nga duart në Champions, zhgënjen Olimpiacos

    U zhvilluan dy ndeshjet e para të së mërkurës në Champions. Në “Fortuna Arena”, në Pragë, Slavia e Pragës barazoi 2-2 ndaj Bodo/Glimt, në një sfidë me ritëm shumë të lartë.
    Vendasit kaluan në epërsi me Mbodji, duke shkuar në avantazh në dhomat e zhveshjes. Në minutën e 74të, Mbodji dyfishoi shifrat, duke të thënë përshtypjen se gjithçka kishte përfunduar sa i takon fatit të takimit.

    Norvegjezët u kthyen në lojë me Bassin dhe morën një pikë pas golit të Fet në të 90-tën.
    Olympiacos nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 ndaj qipriotëve të Pafos, edhe pse këta të fundit luajtën me një lojtar më pak për pjesën e madhe të lojës.

    © BalkanWeb

  • VIDEO/ Gola pa limit te Bayern-Chelsea në pjesën e parë, Liverpool dhe PSG argëtohen në Champions

    VIDEO/ Gola pa limit te Bayern-Chelsea në pjesën e parë, Liverpool dhe PSG argëtohen në Champions

    Mbrëmje magjike në Champions League, me pjesët e para që prodhuan rezultate interesante. Bayern po fiton 2-1 ndaj Chelseat. Autogoli i Chalobah dhe goli i Kane i dhuruan avantazhin e dyfishtë bavarezëve, ndërsa te Blutë e Londrës reagoi Palmer.
     

     
    Liverpool po triumfon 2-1 ndaj Atletico Madrid, falë golave të Robertson dhe Salah. Për spanjollët, Llorente ngushtoi shifrat.

     
    Në sfidat e tjera, Inter udhëheq 0-1 ndaj Ajax, sakaq PSG-Atalanta ëshë 2-0 në favor të kampionëve.
     
    © BalkanWeb

  • VIDEO/ Bayern i tregon forcën Chelseat në Champions, një gol në fund nderon Liverpool, fitojnë Inter e PSG

    VIDEO/ Bayern i tregon forcën Chelseat në Champions, një gol në fund nderon Liverpool, fitojnë Inter e PSG

    Mbrëmje magjike në Champions League, me ndeshjet e të mërkurës që prodhuan rezultate interesante. Bayern fiton 3-1 ndaj Chelseat. Autogoli i Chalobah dhe goli i Kane i dhuruan avantazhin e dyfishtë bavarezëve, ndërsa te Blutë e Londrës reagoi Palmer. Goli i dytë i Kane i dha qetësinë e duhur Bayernit, me ekipin e Kompany që doli me 3 pikë nga kjo ndeshje. Palmer futi në lojë Chelsean por gëzimi zgjati pak, pasi goli u anulua.
     

     
    Liverpool thyen 3-2 Atletico Madrid. Golat e shpejtë të Robertson dhe Salah gjetën përgjigjen e Llorentes, i cili realizoi dopietë. Van Dijk nderoi The Reds, me gol në fund.

     
    Në sfidat e tjera, Inter mundi 0-2 ndaj Ajax, sakaq PSG-Atalanta përfundoi 4-0në favor të kampionëve.
     
    © BalkanWeb