Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryeministrit Albin Kurti do i bien maskat në veri.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Abazi u shpreh se ai ka dashur të manipulojë, por sipas tij, do të rikthehet normaliteti në veri të Kosovës.
“Kurti më 12 tetor, do i bien të gjitha maskat në veri. Kosova duhet të funksionojë si shoqëri demokratike. Kryetarët serbë do të kthehen në komunat në veri. Populli shqiptar do të kuptojë që gjithë ky manipulim i Kurtit në veri ka ndodhur për të shtrirë dhe manipuluar pjesën e jugut.
Nuk ka ndodhur për veriun. Realiteti në veri do të kthehet në momentin kur kryetarët serbë, më 12 tetor do marrin pushtet atje. Marrëveshjet që kanë me BE, do vendosen edhe për me komandantët e policisë dhe do i kthehen strukturave.
Ky është funksionimi i Kosovës. Përveçse Kurti mendon se mund ta mbajë me njësi speciale veriun. Nuk ka shtet në botë që mund ta mbajë demokracinë me njësi speciale”, theksoi ai.
Day: September 16, 2025
-

“Kurtit do i bien maskat”, Haki Abazi: Ka dashur të manipulojë, do të rikthehet normaliteti në veri
-

Vetëvrasja e shqiptarit në anije, “Home Office” nuk iu përgjigj shqetësimit për shëndetin e tij
Home Office nuk iu përgjigj shqetësimeve të ngritura për shëndetin mendor të një të riu shqiptar që humbi jetën në anijen e akomodimit për azilkërkues, Bibby Stockholm. Kjo u bë e ditur gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në Bournemouth, Dorset.
Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se Leonard Farruku, 27 vjeç, nga Shqipëria, vdiq si pasojë e kompresionit në qafë dhe varjes me litar. Ai kishte jetuar fillimisht me dy kushërinjtë në Britaninë e Madhe, para se të transferohej në një strehim të administruar nga Home Office për azilkërkuesit, Clearsprings Ready Homes.
Shefja e ekipit të mbrojtjes sociale, Nia Dowd, tha se kishte dërguar një email urgjent për Home Office, duke ngritur shqetësime për gjendjen e rënduar të tij mendore. Ajo tregoi se Farruku kishte shfaqur sjellje agresive gjatë verës së vitit 2023, përfshirë dëmtim të mobilieve, konflikte me banorë të tjerë dhe bërtitje ndaj stafit.
Në gusht të atij viti, ai kishte shfaqur edhe sjellje të reja, mes tyre komente me natyrë seksuale ndaj një gruaje. Më 12 dhjetor 2023, ai u gjet pa shenja jete në një kabinë dushi në bord të Bibby Stockholm, e ankoruar në portin Portland të Dorset.
Motrat e tij, Marsida Keçi dhe Jola Dushku, ngritën pikëpyetje se përse Leonard Farruku u lejua të zhvendosej në atë anije, duke qenë se kishte vuajtur nga probleme të rënda të shëndetit mendor pas humbjes së prindërve.
Hetimi dëgjoi gjithashtu se Farruku kishte kërkuar të kthehej në Shqipëri për të marrë trajtim, por më pas kishte ndryshuar mendim. Ai kishte refuzuar edhe dërgimin e tij te shërbimet e specializuara, si dhe nuk ishte paraqitur kur një ekip i ndihmës së parë u dërgua për ta ndihmuar.
Megjithatë, para mbylljes së hotelit ku qëndronte, Home Office e transferoi atë në Bibby Stockholm më 3 nëntor, bashkë me disa burra të tjerë, pa e marrë në konsideratë situatën e tij.
Dowd tha se kishte theksuar përfshirjen e Farrukut në “shumë incidente” në emailin dërguar qeverisë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Ajo shtoi se nuk kishte mundur ta ndiqte më tej rastin, pasi kishte qenë jashtë pune për një periudhë kohe.
Ajo mësoi për vdekjen e tij vetëm përmes gazetave. E pyetur nëse Home Office kishte kontaktuar ndonjë koleg të saj në Clearsprings për këtë rast, Dowd u përgjigj: “Nuk besoj se dikush e bëri”.
Hetimi mbi këtë ngjarje vijon. -

Pamje apokaliptike në Gaza, mijëra palestinezë kërkojnë arratisjen teksa tanqet izraelite mbushin rrugët (VIDEO)
Operacioni i ri tokësor i ushtrisë izraelite në qytetin e Gazës është në kulmin e tij, ndërsa udhëheqja ushtarake kërkon të arrijë goditje të reja kundër Hamasit, me qëllimin përfundimtar identifikimin e udhëheqësit të ri të krahut ushtarak të organizatës, al-Haddad.
Në të njëjtën kohë, mijëra palestinezë po largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të dëshpëruar të një rruge arratisjeje, ndërsa Qyteti i Gazës po bombardohet.
Në një video të publikuar nga IDF, forcat nga Divizioni i 98-të shihen duke hyrë në qytet, të mbështetura nga Forcat Ajrore dhe Marina Izraelite.
Ushtria thotë se dhjetëra “objekte terroriste” u goditën, duke përfshirë poste vëzhgimi dhe ndërtesa të mbushura me eksplozivë.
Operacioni i Forcave të Mbrojtjes Izraelite po hyn në një fazë më agresive, thonë ata, me Divizionin e 98-të që merr kontrollin e zonave në Qytetin e Gazës, ndërsa Divizioni i 162-të tashmë ka marrë kontrollin e zonave rurale.
IDF tha se Divizioni i 36-të pritet të bashkohet me operacionin në ditët në vijim.
Ushtria, e udhëhequr nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Eyal Zamir, po thekson kthimin e pengjeve si objektivin kryesor të operacionit, duke deklaruar se ky proces përbën një “angazhim moral lufte dhe kombëtar.
Zamir, në një deklaratë, tha se “kthimi i pengjeve është një detyrë me rëndësi kombëtare dhe një detyrim moral”. -

Vjen goli i parë në Juventus-Dortmund, Adeyemi hesht “Allianz Stadium” (video)
16 Shtator 2025
22:17
Telesport
Pjesa e dytë mes Juventusit dhe Borussia Dortmund ka nisur me gol. Janë verdhezinjtë ata që kanë zhbllokuar rezultatin, duke kaluar kështu të parët në avantazh. SHIKOGOLIN
Në minutën e 52-të ishte Karim Adeyemi, i cili dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Kujtojmë që në stol për bardhezinjtë gjendet edhe Edon Zhegrova.
Në sfidat e tjera të mbrëmjes, Qarabag ka barazuar shifrat 2-2 në transfertën ndaj Benfica në Lisbonë, ndërkohë që nuk ka ndryshim nga rezultatet e pjesës së parë në dy takimet e tjera, Real Madrid-Olimpique Marseille dhe Tottenham Villarreal. -

8 gola të shënuar, Juventus-Dortmund dhurojnë spektakël, por pa fitues. Real fiton falë dy penalltive, Benfica turpërohet në shtëpi (video)
Kanë përfunduar 4 sfidat e mbrëmjes të vlefshme për javën e parë në Champions League. Në “Allianz Stadium”, Juventus barazoi 4-4 ndaj Borussia Dortmund. Pjesa e parë nuk solli asnjë gol, i gjithë spektakli ndodhi në pjesën e dytë.
Në minutën e 52-të ishte Karim Adeyemi, i cili dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 63-të, Kenan Yildiz tregon gjithë klasin e tij duke barazuar shifrat 1-1 me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Ende pa festuar mirë golin, bardhezinjtë e gjejnë veten sërish në disavantazh. Në minutën e 65-të, pas një kundersulmi të shpetë, Adeyemi asiston për Felix Nmecha, i cili kalon sërish Dortmundin në avantazh me një gol shumë të bukur nga distanca.
Bardhezinjtë nuk dorëzohen dhe barazojnë shifrat 2-2 në minutën e 67-të, Kenan Yildiz shërben bukur për Vlahovic, i cili barazon shifrat, vetëm pak minuta pasi ishte futur në fushë si zëvendësues.
Në minutën e 74-të, Yan Couto kalon sërish në avantazh verdhëzinjtë 2-3. Në minutën e 86-të, Bensebaini shënon golin e katërt për Dortmund, nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e Guirassy preket me dorë nga Lloyd Kellu dhe arbitri dha 11-metërsh, aty ku Bensebaini u tregua i saktë. Në minutat shtesë, Juventus shënoi dy gola të shpejtë me Valhovic 94′ dhe Lloyd Kelly 96′, duke barazuar shifrat 4-4.
SHIKOGOLAT
Real Madrid e nis me fitore në Champions League, pasi mundi 2-1 Olimpique Marseille 2-1 në “Santiago Bernabeu”.
Në minutën e 22-të u zhbllokua rezultati, miqtë kaluan të parët në avantazh. Arda Guler tregohet i pavëmendshëm dhe humb topin, aty përfitojnë francezët që nisën në kundërsulm. Mason Greenëood jep asist fantastik për Timothy Weah, ish-lojtari i Juventus dërgon topin në rrjetën e Courtois.
Në minutën e 29-të, Kylian Mbappe barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Rodrygo, pasi braziliani u pengua nga mbrojtësi kundështar brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 72-të, vendasit mbeten me 10 lojtarë, pasi Dani Carvajal u largua me të kuq pas goditjes me kokë ndaj portierit të Marseille, Geronimo Rulli.
Avantazhi për madrilenët do të vinte në minutën e 82-të, ku Mbappe do të shënonte sërish nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Vinicius Junior. Braziliani u pengua brenda zonës nga Medina dhe arbitri nuk pati dyshime se ishte 11-metërsh. Real Madrid fiton përfundimisht 2-1.
SHIKOGOLAT
Tottenham fitoi 1-0 ndaj Villarreal. Londinezët kaluan në avantazh që në minutën e 4-të, falë një autogoli. Një krosim i lehtë i Bergavall dhe nuk zotërohet mirë nga portieri i Villarrealit, Luiz Junior dhe i shpëton nga duart duke përfunduar në rrjetë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
SHIKOGOLIN
Në Lisbonë, edhe pse Benfica ishte në avantazh të dyfishtë pas 15 minutash lojë, në fund doli me kokën ulur, pasi u mund 2-3 ndaj Qarabag. Portugezët shënuan dy gola të shpejtë me Barrenechea 6′ dhe Pavlidis 16′. Miqtë ngushtuan shifrat fillimsiht me Leandro Andrade në minutën e 30-të. Në pjesën e dytë shënuan edhe dy herë të tjera me Duran 48′ dhe Kashchuk 86′. -

Raundi i parë i Ligës së Kampioneve, vijnë surprizat e para
Pas dy takimeve të orës 18:45, në 21:00 u luajtën 4 takimet e tjera të raundit të parë të Champions ’36’. Real fitoi 2-1 me marsejën tifozët e të cilit “dogjën” Madridin para takimit.
Vendosi Mbape më dy gola të shnuar nga pika e bardhë e penalltisë. ndërkohë golin për framcezët e shënoi i biri i legjendës Xhorxh Ueah (Topi i Artë 1995) Timoti Ueah. I pari gol me fanellën e Marsejës së De Zerbit.
Juve shpëton nderin ndaj Dortmundit. Ishte duke humbur 2-4 në fund 4-4. Befason Karabak, mposht Benfikën në Lisbonë 2-4
Më poshtë rezultatet teknike
18:45
PSG- Union Zhilozë 1-3
Bilbao- Arsenal 0-2
21:00
Juventus- Dortmund 4-4
Benfika- Karabak 2-3
Totenhem- Vijareal 1-0
Real Madrid- Marsejë 2-1/Sportiim.al
Vazhdo leximin
-

Champions/ Juve shpëton nderin në fund, Mbape dy gola, Karabak befasi në Lisbonë
Pas dy takimeve të orës 18:45, në 21:00 u luajtën 4 takimet e tjera të raundit të parë të Champions ’36’. Real fitoi 2-1 me marsejën tifozët e të cilit “dogjën” Madridin para takimit.
Vendosi Mbape më dy gola të shnuar nga pika e bardhë e penalltisë. ndërkohë golin për framcezët e shënoi i biri i legjendës Xhorxh Ueah (Topi i Artë 1995) Timoti Ueah. I pari gol me fanellën e Marsejës së De Zerbit.
Juve shpëton nderin ndaj Dortmundit. Ishte duke humbur 2-4 në fund 4-4. Befason Karabak, mposht Benfikën në Lisbonë 2-4. Totenhem mjaftohet me një gol për të marrë tri pikë ndaj Vijareal.
Më poshtë rezultatet teknike
18:45
PSG- Union Zhilozë 1-3
Bilbao- Arsenal 0-2
21:00
Juventus- Dortmund 4-4
Benfika- Karabak 2-3
Totenhem- Vijareal 1-0
Real Madrid- Marsejë 2-1/Sportiim.al
Vazhdo leximin
-

Eksperti i mjedisit zbulon cilat janë sfidat e grupkapitullit të pestë: Vështirësia më e madhe është…
Eksperti i mjedisit, Lavdosh Ferrunaj, gjatë një lidhjeje direkte për Klan Neës me moderatorin Besard Jacaj, ka dhënë vlerësimin e tij mbi sfidat që paraqet grupkapitulli i pestë në negociatat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sipas Ferrunajt, sfida më e madhe lidhet me respektimin 100% të afërsisë me legjislacionin europian, duke theksuar se ky është një kriter shumë i fortë. “Tashmë është shumë evidente që kërkohet një buxhet shumë i madh, përveç vëmendjes së jashtëzakonshme që duhet të ketë qeveria për çështjen e mjedisit,” tha ai.
Eksperti shtoi se nuk mund të japë një shifër të saktë, por sipas tij, buxheti i nevojshëm për të arritur standardet europiane është mbi 1 miliard euro. Ai nënvizoi se për çështjet mjedisore mund të kërkohet edhe shtyrje për respektimin e afateve, por që kjo mbetet një sfidë e madhe për vendin.
Ferrunaj u ndal edhe tek disa dyshime dhe sfida të rëndësishme që lidhen me axhendën e gjelbër, tranzicionin energjetik, menaxhimin e mbetjeve, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetin. Ai paralajmëroi rreziqet e mbështetjes së rajonit në energji fosile dhe të mundësisë që Shqipëria të kthehet pas në këtë drejtim, duke e konsideruar këtë një zhvillim të papranueshëm.
“Një hap është bërë tashmë me vendimin e qeverisë për ndërtimin e një TEC-i të madh me fosile në Roskovec në dhjetor të 2024, i cili hap rrugën edhe për TEC-e të tjera. Kjo është e shkruar në Planin Kombëtar të Klimës, por dyshimi im është që qeveria mund të operojë me faktin që ka ndodhur para se të çeleshin negociatat, jo pas çeljes. Kjo mund të jetë një lloj loje e papranueshme,” tha eksperti.
Ferrunaj theksoi se për të arritur progres real në kapitullin e pestë, Shqipëria duhet të vendosë prioritete konkrete dhe të sigurojë mbështetje të mjaftueshme financiare dhe institucionale për mbrojtjen e mjedisit dhe zbatimin e axhendës së gjelbër. -

Shpërthimi në hotelin e Vangjush Dakos, Klodiana Lala zbulon detajet: Mesazhi kishte ardhur tek…
Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisonin Log në News24 ka dhënë disa detaje për shpërthimin e ndodhur në hotelin e ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ajo tha se lënda plasëse ka qënë një mesazh i cili kishte ardhur prej shumë kohësh tek forcat e policisë.
Lala shtoi më tej se policia është marrë me identifikimin e motiveve dhe se ish-kryebashkiaku nuk është marrë në pyetje për incidentin.“Atëherë lidhur me lëndën plasëse ka qënë një mesazh i cii ka ardhur prej shumë kohësh tek forcat e policisë. Flitet për një mesazh kërcënues dhe në disa momente si sasia e lëndës plasëse ishte një sasi e vogël, dhe në atë moment nuk kishte njerëz përreth. Policia është marrë me identifikimin e motiveve dhe ish-kryebashkiaku i durresit nuk është marrë në pyetje për incidentin.Hetimet po vijojnë dhe gjasat janë që strukturat policore po hetojnë për lidhje me strukturat kriminale”, tha Lala. -

“Gruaja e tij ishte shtatëzënë…”, dëshmitarët flasin për aksidentin me një të vdekur në Lushnjë: Ja kush ishte fajtor
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”.
Nga përplasja mes dy automjeteve ka humbur jetën një grua rreth 60 vjeçe, Marjana Kovaçi, ndërsa vajza e saj, Laureta Mali, që ndodhej në timon, dhe një tjetër pasagjer, kanë mbetur të plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një manovër e gabuar parakalimi nga drejtuesja e mjetit tip BMW, e cila ka kaluar vijat e bardha në një kthesë, duke mos respektuar sinjalistikën rrugore.
Në këtë moment, është përplasur me një automjet tjetër tip Citroen, me drejtues një shtetas të huaj me kombësi britanike, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja shtatzënë.Bazuar në deklarimet e dëshmitarëve në vendngjarje, rezulton se drejtuesja e BMW-së ka bërë një parakalim të rrezikshëm në një segment me kufizime të qarta qarkullimi. Manovra e saj është cilësuar si shkaktari kryesor i përplasjes fatale që i mori jetën nënës së saj dhe rrezikoi seriozisht jetën e pjesëtarëve të tjerë të familjes, motrës dhe babait.
Dëshmitarët theksojnë se mjeti Citroën kishte ndezur sinjalin për t’u kthyer dhe po lëvizte brenda normave të lejuara, ndërsa BMW-ja e ka goditur në mënyrë të papritur dhe me shpejtësi të lartë.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar përgjegjësitë ligjore dhe për të marrë në shqyrtim pamjet filmike apo dëshmitë e tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen përfundimtare të shkaqeve të aksidentit.
Dëshmitari 1 flet për “JOQ”:
“Isha ne vendngjarje pas makinave qe u aksidentuan dhe nuk pati faj makina Citroen por vete drejtuesja e Bmw pasi beri parakalim te gabuar tek vijat qe nuk duhej te hynte faree me parakaloi makine time e me shpejtesi beri gabimin fatal qe i mori jeten nenes se saj. Nuk respektojne rregullat e qarkullimit shume shofer e shofere. Per nje 2 minutesh me shume nuk i pritej por beri ate qe beri dhe mori ne qafe nenen, veten, motren e baben qe fatmirsisht shpetuan po si kur te kishin humb jeten e ato , ja cfare ben nje pakujdesi. Vajzat ishin perpara kurse te dy prinderit mbrapa pasi ndaluam ne vend menjeher sapo u perplasen”.
Dëshmitari 2 flet për “JOQ”:
“Fajin nuk e kishte turisti per kete ta keni te sigurt. Fajin e kishte te tere shoferja me BMW sepse e prakaloi ajo skishte te drejte ta bente ate gje sepse ne rruge ishin vizat ku tregonin qarte qe nuk duhej te kalonte ne ate krah sepse kishte kthese. Turisti ishte shum ne rregull sepse kishte ndezur sinjalin per tu kthyer e pash vet me syte e mi ngjarjen qe nga momenti qe ndodhi aksidenti e der sa dolen te plagosurit. Shoferja mori me qaf mamane e saj. Po shyqyr zoti si ndodhi gje pasagjerve qe kishte plus dhe turistit ai i shkreti kishte dhe gruan shtatzan”