Gazetari Mentor Kikia tha sot se procesi i integrimit të vendit në BE përfshin një sërë aspektesh, si demokracia, zgjedhjet dhe transparenca publike, duke theksuar se nuk është rrugë që shtrohet vetë.
I ftuar në një emision televiziv Kikia u shpreh se europianizimi i vërtetë do të vijë vetëm kur të realizohen standardet e përcaktuara, që ngjasojnë me ato të qytetarëve europianë.
“Integrimi nuk është një rrugë që shtrohet, por një proces i cili përfshin të gjithë Shqipërinë si demokracia, zgjedhjet transparencen publike. Kështu që parimisht Shqipëria integrohet se të gjithë këto perimetra mund të realizohen dhe se fundi i lumtur nuk është integrimi në BE që ne t’i realizojmë ato standarte. Dhe përpara se të jemi qytetarë evropianë, por qytetarë që të jetojmë në kushte si evropianët. Nëse BE do të vazhdojë me këtë qasje optimiste dhe të pranojë Shqipërinë me këto probleme që ndodhet atëherë po realizohet një strategji politike, por nuk do t’i shërbejë qyetarëve. Sepse ne nuk na intereson, nëse nuk arrihen qëlimet tona”,-tha Kikia.
Day: September 16, 2025
-

‘BE me sy mbyllur?’, paralajmëron Kikia: Pranimi i Shqipërisë me këto probleme s’i shërben qytetarëve
-

Rreth 63 mijë të punësuar deri në qershor 2025 në ndërtim, 40% e tyre në Tiranë
Në Tiranë vitet e fundit, pothuajse në çdo zonë të saj nga qendra në periferi, sheh hapjen e kantiereve të reja të ndërtimit, ndërsa shumë projekte të tjera pritet të zhvillohen. Zhvillimi i sektorit të ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet ka nxitur shtimin e punësimeve në dekadën e fundit.Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve deri në muajin qershor 2025 në këtë sektor janë të punësuar 62,9 mijë të punësuar. Peshën më të madhe për numrin e të punësuarve e mban Tiranë. Në kryeqytet numri i të punësuarve në ndërtim arriti në 24,350 të punësuar deri në qershor 2025, duke përbërë 40% të totalit të punësimeve të sektorit për 6 mujorin.Nga viti 2015 deri në muajin qershor 2025, sektori i ndërtimit rezulton se ka shtuar mbi 20 mijë të punësuar në nivel kombëtar.Sipas të dhënave të DPT në vitin 2024 në këtë sektor ishin të punësuar 61,2 mijë punonjës. Krahasuar me 2023 numri i tyre është rritur 6%. Në raport me 2015 numri i të punësuarve në sektorin e ndërtimit u rritNdër vite Tirana ka qenë lokomotiva kryesore e këtij zgjerimi. Në 2024 të punësuar në ndërtim në Tiranë ishin 23,4 mijë punonjës. Krahasuar me 2023 numri i tyre u rrit rreth 8%. Ndërsa krahasuar me 2015 numrin i tyre në 2024 u rrit 55%.Kjo tendencë përkon me bum-in e projekteve të mëdha urbane, veçanërisht ndërtimin e kullave të larta, qendrave të biznesit, ndërtesave rezidenciale dhe objekteve multifunksionale në zonat qendrore dhe periferike të Tiranës.Ekspertët shpjegojnë se kjo rritje lidhet ngushtë me rritjen e kërkesës për apartamente dhe zyra në Tiranë, si dhe me investimet publike në infrastrukturë. Po ashtu, një pjesë e rritjes së punësimit ka ardhur nga zhvendosja e fuqisë punëtore nga sektorë të tjerë drejt ndërtimit, për shkak të pagave më konkurruese dhe nevojës së lartë për krah pune, por edhe të punësimeve të të huajve veçanërisht shtetasit turqRritja e vazhdueshme e të punësuarve në sektorin e ndërtimit vjen në një kohë kur sektori përballet me sfida të tjera, si mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore dhe ndikimet nga ekonomia informale.Tatimet kanë parashikuar që në muajin tetor të nisin edhe planin operacional për sektorin e ndërtimit, ku në fokus do të jetë edhe praktika e përdorimit të kleringut. Plani operacional për sektorin e ndërtimit do të nisë pas përfundimit të kontrollit për sektorin e turizmit. Administrata Tatimore do të bëjë publike objektivat dhe qasjen e këtij plani përmes kanaleve zyrtare të komunikimit./ D.AzoBurimi: TatimetBurimi: TatimetKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

‘Evropa në periudhën më të zezë’, Lubonja: Rama po mashtron qytetarët për integrimin
Analisti Fatos Lubonja, ka shprehur kritika të forta ndaj procesit të integrimit evropian dhe qasjes së qeverisë shqiptare ndaj tij.
I ftuar në një emision televiziv Lubonja u shpreh se retorika politike mbi anëtarësimin në Bashkimin Evropian po përdoret nga kryeminsitri që shqiptarët mos të ikin nga vendi.
“Ne duam të hyjmë në Evropë që të bëhemi pak a shumë me standarde evropiane. Të kemi një shtet të së drejtës dhe një drejtësi të pavarur,” tha Lubonja.
Sipas tij, realiteti aktual në Evropë nuk ofron më atë model që shqiptarët presin, pasi “është në periudhën më të zezë”.
“Evropa në historinë e saj është në periudhën më të zezë dhe këtu (në Shqipëri) bëhet edhe shkelje e parlamentit. A do ta ngrejnë ata zërin kundrejt kësaj Amerike dhe Evrope? Kjo është thelbi i gjësë,” u shpreh ai.
Lubonja: Ne duam të hyjmë në Evropë që të bëhemi pak a shumë me standarde evropiane. Të kemi një shtet të së drejtës dhe të kemi një drejtësi të pavarur. Evropa në historinë e saj është në periudhën më të zezë dhe këtu bëhet edhe shkelje e parlamentit.
A do ta ngrejnë ata zërin kundrejt kësaj Amerike dhe Evrope? Kjo është thelbi i gjësë. Kjo është një mashtrim i Edi Ramës që ne mos të ikim nga vendi. -

Hyjnë në fuqi rregulloret e reja, transfertat bankare më të lira dhe brenda ditës
Në fillim të kësaj jave, kanë hyrë në fuqi rregulloret e reja të Bankës së Shqipërisë, që parashikojnë uljen e transfertave kombëtare në Lekë dhe në Euro.Banka e Shqipërisë ka vendosur që për pagesat në nisje të nisura në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, bankat ose institucionet e tjera të pagesave nuk duhet të aplikojnë komisione. Me rregulloren e mëparshme, ky kufi ishte 20 mijë lekë. Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare.Rregullorja parashikon edhe ulje të komisioneve për transfertat në vlera më të mëdha, e përshkallëzuar në disa shuma. Çmimi i komisioneve të aplikuara nga institucionet financiare për klientët e tyre, për të gjitha urdhërpagesat në nisje me vlerë nga 40 mijë lekë deri në 1 milion lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 100 lekë. Me rregulloren e mëparshme, transfertat deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve kishin një komision tavan deri në 500 lekë për transfertat e kryera në degë dhe 250 lekë për transfertat e kryera me internet banking.Rregullorja e re parashikon që çmimi i komisioneve të aplikuara për transfertat në nisje me vlerë më shumë se 1 milion lekë deri në 5 milionë lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 500 lekë. Me rregulloren e mëparshme, transfertat me vlerë më të lartë se 1.5 milionë lekë mund të paguanin një komision tavan deri në 1500 lekë (750 lekë nëpërmjet e-banking).Për transfertat më të mëdha se 5 milionë lekë deri në vlerën e 10 milionë lekë, rregullorja përcakton një komision maksimal tavan prej 1 mijë lekësh.Ndërsa çmimi i komisioneve të aplikuara për pagesat më të mëdha se 10 milionë lekë deri në nivelin e 15 milionë lekëve nuk duhet të jetë më i lartë se 1400 lekë.Rregullorja e re ruan gjithashtu detyrimin për të aplikuar një nivel 50% të komisioneve për transfertat e kryera me internet banking.Për pagesat në nisje që janë të nisura në formë elektronike (e-banking), me vlerë më të madhe se 40 mijë lekë, komisionet nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë joelektronike.Për shembull, të gjitha transfertat e kryera me e-banking deri në vlerën e 1 milion lekëve nuk mund të ngarkohen nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.Në mënyrë të ngjashme, Banka e Shqipërisë ka vendosur edhe uljen e komisioneve për transfertat kombëtare në Euro. Totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar. Me rregulloren e mëparshme, komisioni maksimal ishte 10 herë më i lartë, në masën 0.2%.Ashtu siç ndodh me transfertat në Lekë, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro (për transfertat në letër komisioni minimal mund të jetë 6 euro). Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.Ndërkohë, komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.Përveç uljes së komisioneve, kuadri i ri rregullator u vendos bankave edhe detyrimin që transfertat kombëtare të finalizohen brenda ditës së punës. Me rregulloren e mëparshme, kryerja e transfertave kombëtare mes bankave të ndryshme kishte afat një ditë pune. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve
Paga reale mesatare mujore bruto ishte vetëm 70,288 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Kjo vlerë ishte 16.3 % më e ulët se paga mesatare mujore bruto prej 83,906 lekësh në të njëjtën periudhë.Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Në tremujorin e dytë të vitit 2025 paga reale ishte 13,678 lekë më e ulët se paga mesatare. Kjo do të thotë se me rreth 84 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me 70.3 mijë lekë.Të dhënat e fundit për tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se paga mesatare mujore arriti 83,906 lekë, ndërsa paga reale prej 70,228 lekë. Krahasuar me vitin 2020 (viti bazë për ICK), rritja është mbi 50% në terma nominalë, por në terma realë rritja rezulton rreth 27%.Ecuria e pagave në Shqipëri gjatë periudhës 2020–2025 tregojnë një rritje të fortë të nominale, por ecuria e çmimeve ka zbehur rritjen reale të të ardhurave të punonjësve.Gjatë vitit 2021, pagat nominale u rritën në mbi 59 mijë lekë, ndërsa pagat reale në rreth 57,800 lekë, çka tregon se inflacioni mbeti i ulët dhe rritja e pagave u përkthye drejtpërdrejt në më shumë fuqi blerëse.Në vitin 2022, ndikimi i rritjes së çmimeve u bë i dukshëm. Edhe pse paga nominale arriti në 66 mijë lekë në fund të vitit, paga reale mbeti në rreth 59,383 lekë, pothuajse në nivelin e vitit të kaluar. Kjo tregon se inflacioni i lartë i asaj periudhe e zbehu ndjeshëm efektin e rritjes së pagave.Në vitin 2023 rritja e fortë e pagave arriti të tejkalojë inflacionin. Paga reale u ngjit në 64,957 lekë, duke rikuperuar humbjet e një viti më parë, po mbeti shumë më e ulët se paga nominale 75 mijë lekë.Në vitin 2024, paga reale për herë të parë kaloi pragun e 70 mijë lekëve, në një kohë kur paga nominale arriti mbi 83 mijë lekë. Paga reale ishte sa 84 për qind e pagës mesatare mujore bruto në tremujorin e dytë të vitit 2025, në raport me 90 për qind që ishte në vitin 2022.Edhe pse politikat për rritjen e pagës minimale dhe pagave në sektorin publik dhe atë privat kanë ndihmuar në rritjen e shpejtë të të ardhurave zyrtare, inflacioni ka neutralizuar pjesën më të madhe të këtij përfitimi. Sipas ekspertëve, rritja e çmimeve të ushqimeve, dhe qirave ka bërë që qytetarët të ndjejnë më pak efektin e rritjes së pagës në jetën e përditshme.Ecuria e pagës reale tregon se rritja e pagave fillimisht duhet të përmirësojë fuqinë blerëse, në të kundërt diferenca në rritje mes pagës në letër dhe realitetit të konsumatorëve do të vazhdojë të thellohet./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Ndeshje për njerëz me zemër të fortë! Juventusi bën çmendurinë në shtesë, 8 gola për një barazim kundër Borusias së Dortmundit
Sezoni i ri ka gjetur një Juventus të shfrenuar. Pas atij derbi të jashtëzakonshëm kundër Interit, bardhezinjtë kanë bërë një tjetër çmenduri, por këtë herë në Champions League. “Zonja e Vjetër” është përballur me Borusian e Dortmundit në një sfidë për njerë me zemër të fortë, pasi emocionet kanë qenë të mëdha gjatë gjithë pjesës së dytë.
Verdhezinjtë gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Adeyemi-t në minutën e 52-të. Vetëm 11 minuta më vonë Yildiz-i ktheu baraspeshën me një gol mbresëlënës nga distanca. Por festa e tij zgjati vetëm dy minuta, pasi Nmecha u kundërpërgjigj me një tjetër gol për notën 10.
Vlahovic-i gjeti rrugën e rrjetës në të 67-n, ndërsa Borusia ktheu rezultatin në favorin e saj me anë të Couto-s në minutën e 74-t të takimit. Vetëm 4 minuta nga fundi i lojës Bensebaini i dërgoi shifrat në 2-4, duke krijuar iluzionin se tashmë fati i sfidës ishte përcaktuar. Por Juventusi nuk u pajtua me humbjen dhe dëshmoi se nëse nuk dorëzohesh deri në sekondat e fundit, atëherë asgjë nuk ta ndal dot suksesin. Vlahovic-i në minutën e 4-t të shtesës dhe Kelly 2 minuta më vonë fiksuan shifrat përfundimtare në 4-4./Sport Ekspres/ -

Pas 39 vitesh i vjen rradha. “Pallati i Kongreseve”, me pamje të re! Hyn në fuqi vendimi i qeverise
Një nga godinat ikonike të kryeqytetit, “Pallati i Kongreseve”, do t’i nënshtrohet një procesi gjithëpërfshirës të rivitalizimit.
Vendimi i qeverisë për transferimin e këtij objekti historik tek “Korporata e Investimeve Shqiptare” ka hyrë të martën në fuqi, duke hapur rrugën për transformimin e tij.
I projektuar për të qenë në harmoni me ndërtesat përreth si Muzeu Arkeologjik, ish-stadiumi “Qemal Stafa”, Kryeministria dhe Radio-Televizioni Shqiptar, “Pallati i Kongreseve”, 39 vite pas ndërtimit, synon të marrë një pamje dhe funksionalitet të ri.
Ky hap vjen si pasojë e ligjit “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” dhe një vendimi të Këshillit të Ministrave, që përcakton kriteret dhe procedurat për menaxhimin e pronave shtetërore.
Korporata e Investimeve Shqiptare është tani e autorizuar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për rivitalizimin e godinës dhe zhvillimin e pronës, duke synuar mirëadministrimin dhe realizimin e projektit të investimit. Kjo përfshin zhvillimin e pronave, vetë apo nëpërmjet entiteteve të krijuara prej saj, me qëllim plotësimin e interesit publik, shkruan rtsh.al.
Brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit, “Korporata e Investimeve Shqiptare” dhe institucionet e tjera të përcaktuara, do të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për të përcaktuar standardet, metodologjinë, si dhe kushtet e bashkëpunimit. Këto marrëveshje do të adresojnë interesin publik dhe atë të Korporatës, duke siguruar një zhvillim të pronës.
Autorizimi shtrihet edhe në kryerjen e procedurave të nevojshme për zhvillimin e pronave, duke u bazuar në instrumentin ligjor të sipërmarrjes dhe duke u përputhur me konceptin arkitektonik që, sipas vendimit, “do të dalë fitues nga një konkurs ndërkombëtar”.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Instituti i Ndërtimit do të asistojnë Korporatën e Investimeve Shqiptare në hartimin e termave të referencës për rivitalizimin e Pallatit të Kongreseve, i cili është shpallur monument kulture i kategorisë II. Gjithashtu, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit do të ofrojë mbështetje në përcaktimin e termave të referencës për projektet arkitekturore, duke përfshirë kriteret e kualifikimit dhe vlerësimit të tyre. Shpenzimet për këto shërbime do të mbulohen nga buxheti i “Korporatës së Investimeve Shqiptare”.
Përveç kësaj, “Korporata e Investimeve Shqiptare” do të negociojë me subjekte private dhe publike për lidhjen e kontratave të zhvillimit të pronave, duke u bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave. Ajo gjithashtu do të koordinojë veprimet me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe institucionet e tjera relevante, duke siguruar regjistrimin e pronës së re shtetërore në emër të Republikës së Shqipërisë dhe Korporatës së Investimeve Shqiptare.
“Në përputhje me legjislacionin për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe planifikimin territorial, Korporata e Investimeve Shqiptare do të procedojë me rivitalizimin e objekteve ekzistuese dhe, në rast mospërputhjesh mes gjendjes faktike dhe ligjore të pronës, do të kryejë procesin e konsolidimit të saj.”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Instituti i Ndërtimit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Korporata e Investimeve Shqiptare janë ngarkuar me ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi. -

Mori para për të nxjerr të burgosurin nga qelia,arrestohet polici i burgjeve
Në lidhje me pamjet e transmetuara nga emisioni investigativ “Stop”, ku shfaqet punonjësi i Policisë së Burgjeve, Irakli Leka, njoftojmë se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka organizuar dhe realizuar operacionin që çoi në lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Irakli Leka, me detyrë Shef i Regjimit të Brendshëm në IEVP Lushnjë.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal.Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. -

Trump zbarkon në Mbretërinë e Bashkuar me arsenal lufte, limuzinë e blinduar 1.2 miliardë £
Presidenti amerikan, Donald Trump ka zbritur sonte në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka sjellë me vete një arsenal të plotë sigurie.
Ai do të shoqërohet me një makinë të papërshkueshme nga bomba, një ekip të shkëlqyer komandosh dhe një çantë që mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore.
Dhe ndërsa Trump do të marrë një pritje komode nga Mbreti Charlie III në Kështjellën Windsor për vizitën e tij të dytë historike shtetërore, nuk do të rrezikohet nw asnjw aspekt.
Njeriu më i fuqishëm në botë shoqërohet nga një ushtri truprojash që do ta mbrojnë atë me jetën e tyre dhe do të sigurohen që ai të jetë gati për çdo krizë që mund të shpërthejë në të gjithë globin.
Trump do ta kalojë sonte në Windsor pasi të zbresë në Mbretërinë e Bashkuar, përpara se të shijojë një procesion karrocash, banket dhe fluturim të Red Arrows të mërkurën.
Më pas ai do të takohet me Keir Starmer në rezidencën e Kryeministrit në Chequers, përpara se të fluturojë përsëri për në SHBA.
Dhe në çdo kohë, Trump do të ketë arsenalin e tij të sigurisë pranë vetes, veçanërisht me frikën e protestave të krahut të majtë dhe tensionit politik në rritje në SHBA pas vrasjes së mikut të tij, Charlie Kirk.
Kështjella fluturuese mahnitëse është në thelb një Shtëpi e Bardhë në qiell, me gjithçka që presidenti mund të ketë nevojë në një krizë.
Vetëm dy aeroplanw Boeing VC-25 me vlerë 230 milionë paund janë ndërtuar ndonjëherë dhe kushtojnë deri në 200,000 paund në orë për t’u drejtuar.
Avioni 231 metra i gjatë mund të mbajë 76 pasagjerë – dhe mund të arrijë shpejtësi deri në 580 mph. -

“Në Kosovë u vranë mbi 600 vetë”/ Historiani: Pse gjyqi për krime lufte në Hagë është i domosdoshëm
Historiani nga Kosova, Jusuf Boxhovi, është shprehur se Dhomat e Spacializuara për Kosovën në Gjykatën e Hagës janë të domosdoshme për të zbardhur krimet e kryera gjatë luftës.
Komentet Boxhovi i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se Gjykata Speciale për krimet e luftës u krijuan thuajse në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, pavarësisht se sipas tij, gjykimet në disa raste mund të kenë qenë edhe farsë.
Ai shtoi gjithashtu se që në momentin që ka zbarkuar NATO në Kosovë deri një vit më vonë, në Kosovë janë kryer mbi 600 vrasje, që ende nuk dihet se përse dhe si janë kryer.
“Gjykata e Hagës dhe Dhomat e Specializuara nuk kanë zbritur nga qielli. Ajo ka ardhur në një përfundim që të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë duhet të krijojnë gjykatat e tyre, për të hetuar krimet e luftës. Në Kosovë, në periudhën kur ka hyrë NATO deri 1 vit më vonë janë vrarë mbi 600 vetë.
Janë vrarë 106 aktivistë të LDK-së. Janë vrarë 116 anëtarë të UÇK-së, përfshirë disa komandatë. Janë vrarë edhe 400 pjesëtarë të minoriteteve të ndryshme. Shumë prej tyre nuk dihet pse dhe kush i ka vrarë. Kanë kaluar disa vite dhe Kosova nuk i kryer këto hetime.
I ka kryer Serbia, Kroacia dhe të gjitha të tjerat, pavarësisht se çfarë kanë qenë ato, Gjykata apo farsa ndonjëherë. Prandaj ka ardhur një pikë kur duhet të krijohej prej Europianëve. Gjykata e Hagës më shumë po përhetohet si një qërim hesapesh mes forcave politike”, tha mes të tjerash historiani.