Day: September 16, 2025

  • VIDEO/ Arsenali fiton në Bilbao, PSV befasohet në Champions

    VIDEO/ Arsenali fiton në Bilbao, PSV befasohet në Champions

    Arsenali e ka nisur me këmbën e mbarë këtë sezon në Champions, teksa në ndeshjen e parë triumfoi 0-2 ndaj Athletico Bilbao.
    Vendasit në “Estadio San Mamés” rezistuan vetëm në pjesën e parë, e cila ishte mjaft interesante.

    Martinelli nderoi londinezët në të 72-tën, pas një super kontrolli të topit, avancoi tutje dhe me një goditje tokazi mposhti portierin. Trossard, pak minuta nga fundi, “vulosi” një herë e mirë sfidën.
     

     
    Në ndeshjen tjetër, belgët e Royale Union SG befasoi PSV, duke e mundur 0-3 brenda në Holandë.
     

    © BalkanWeb

  • VIDEO/ Reali dhe Marseille dhurojnë show në pjesën e parë, Juve dhe Dortmund pa “shënjestër” në Champions

    VIDEO/ Reali dhe Marseille dhurojnë show në pjesën e parë, Juve dhe Dortmund pa “shënjestër” në Champions

    Spektakël dhe emocione në pjesët e para të ndeshjeve të Champions League. Barazim 1-1 mes Real Madrid dhe Marseille.
    Mysafirët surprizuan Los Blancos në minutën e 22-të, me anë të Weah. Nuk vonoi shumë as përgjigja e madrilenëve, me Kylian Mbappe që shndërroi në gol një penallti.

     

     
    Tottenham po udhëheq 1-0 ndaj Villareal, ndërsa 0-0 mbetet Juventus-Dortmund. Benfica është në avantazh 2-1, ndaj azerëve të Qarabag.
     
    © BalkanWeb

  • VIDEO/ Reali vuan por triumfon ndaj Marseille në Champions, barazim i “çmendur” te Juventus-Dortmund

    VIDEO/ Reali vuan por triumfon ndaj Marseille në Champions, barazim i “çmendur” te Juventus-Dortmund

    Spektakël dhe emocione në takimet e para të Champions League. Real Madrid vuan por fiton 2-1 Marseille në shtëpi.
    Mysafirët surprizuan Los Blancos në minutën e 22-të, me anë të Weah. Nuk vonoi shumë as përgjigja e madrilenëve, me Kylian Mbappe që shndërroi në gol një penallti. Në pjesën e dytë gjërat komplikohen për ekipin e Xavit pas daljes me karton të kuq të Carvajal, por gjithsesi, ishte pikërisht Mbappe që i dhuroi suksesin Realit me një gol me penallti.

     

     
    Barazim 4-4 në Torino mes Juves dhe Dortmundit.  Adeyemi realizoi i pari, ndërsa goli i Yildiz vendosi ekuilibrat. Nmecha ndezi festën e verdhë por gëzimi zgjati pak, pasi Vlahovic çoi shifrat në 2-2. Cuoto dhe Bensaibini ndëshkuan “Zonjën e Vjetër”, por këta të fundit nuk u dorëzuan dhe morët një pikë, falë golave të Vlahovic dhe Kelly.
    Në takimet e tjera, Tottenham mposhti 1-0 Villareal, sakaq Qarabag surprizoi Benficën duke e mundur 2-3.
     
    © BalkanWeb

  • Izraeli sulmon rebelët Houthi, goditet porti strategjik i Hodeidës në Jemen

    Izraeli sulmon rebelët Houthi, goditet porti strategjik i Hodeidës në Jemen

    Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj infrastrukturës ushtarake të rebelëve Houthi në portin strategjik të Hodeidës, në Jemen. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite në një deklaratë të publikuar në platformën “X”.
    Më herët gjatë ditës, ushtria izraelite kishte dhënë një urdhër për evakuimin e menjëhershëm të zonës, duke paralajmëruar se do të godiste një zonë të caktuar në port, për shkak të veprimtarive ushtarake të rebelëve Houthi.
    Sipas deklaratës së fundit, ushtria “ka vazhduar të godasë infrastrukturën ushtarake të përdorur nga regjimi terrorist i Houthive në Jemen” dhe se “pak më parë janë kryer sulme ajrore ndaj objekteve ushtarake të tyre në portin Hodeida”.

    Zëdhënësi shtoi se: “Regjimi terrorist i Houthive po përdor portin e Hodeidës për të transportuar mjete luftarake të furnizuara nga regjimi iranian, të cilat më pas përdoren për të kryer sulme terroriste kundër Izraelit dhe aleatëve të tij.”
    Ai nënvizoi se këto goditje vijnë si përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të Houthive ndaj Izraelit, përfshirë lëshimin e dronëve dhe raketave tokë-tokë.

  • I veshur me ushtarake Putin viziton stërvitjet ruso-bjellorusinë, në ushtrime ishin pjesëmarrës edhe zyrtarë ushtarakë të SHBA-së

    I veshur me ushtarake Putin viziton stërvitjet ruso-bjellorusinë, në ushtrime ishin pjesëmarrës edhe zyrtarë ushtarakë të SHBA-së

    Presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar rajonin e Nizhny Novgorod për të ndjekur stërvitjet e përbashkëta ushtarake ruso-bjelloruse, raportoi televizioni shtetëror.

    I veshur me një uniformë ushtarake, Putin u informua nga Ministri i Mbrojtjes, Andrei Belousov dhe zëvendësi i tij. Presidenti rus tha se stërvitjet “Zapad” kishin për qëllim testimin e elementëve të mbrojtjes së “shtetit të bashkimit” të Rusisë dhe Bjellorusisë.
    Pentagoni konfirmoi sot se zyrtarët ushtarakë amerikanë morën pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis Rusisë dhe Bjellorusisë të hënën, duke pranuar një ftesë për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
    Të hënën, Reuters dhe agjenci të tjera lajmesh fotografuan zyrtarët ushtarakë amerikanë në Bjellorusi duke ndjekur stërvitjet “Zapad-2025” së bashku me vëzhguesit nga vendet e tjera.
    “Ambasada e SHBA-së në Minsk, mori një ftesë për Atasheun Ushtarak të SHBA-së për të marrë pjesë në stërvitjen ushtarake ZAPAD-2025 në Bjellorusi si pjesë e Ditës së Vizitorëve të Shquar, dhe ne e pranuam ftesën në dritën e marrëdhënieve të fundit produktive dypalëshe midis vendeve tona”, tha zëdhënësi kryesor i Pentagonit Sean Parnell.

    🇷🇺⚡President Putin arrives at a training ground in Russia as part of the Zapad-2025 strategic military exercises.
    Rarely seen in military uniform 👀🔥
    Military representatives of the US, China and India are present at the exercise. The Oreshnik IRBM will also be tested. pic.twitter.com/bEv4j0puq6
    — Spetsnaℤ 007 🇷🇺 (@Alex_Oloyede2) September 16, 2025

    Top Channel

  • Champions/ Reali fiton me 10 lojtarë, dy penalltitë e Mbappes “shpëtojnë” madrilenët në ndeshjen e parë, barazim spektakolar me 8 gola në Torino

    Champions/ Reali fiton me 10 lojtarë, dy penalltitë e Mbappes “shpëtojnë” madrilenët në ndeshjen e parë, barazim spektakolar me 8 gola në Torino

    Mbrëmja e parë e Champions League dhuroi spektakël në katër ndeshjet e saj të orës 21:00.

    Reali i Madridit arriti një fitore me rezultatin 2-1 përballë Olympique Marseille. Francezët shtangën madrilenët në minutën e 22’ me anë të një goli të Timothy Weah, por baraspesha erdhi pas 7 minutash nga mbappe falë një 11-metërshi.
    Gjërat u vështirësuan për të besuarit e Alonsos, kur Carvajal u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72’, por Mbappe, 9 minuta nga fundi realizoi një tjetër 11-metërsh, që i dha “Los Blancos” tri pikët e para në fazën e ligës.
    Spektakli i vërtetë erdhi nga Torino. Juventusi barazoi 4-4 nga Dortmundi. Goli i parë erdhi në minutën e 52’ nga Adeyemi, teksa në harkun kohor të 4 minutave shënuan Yildiz, Nmecha dhe Vlahovic. Në të 74’ Couto shënoi golin e tretë për verdhezinjtë, ndërkohë Bensebaini solli qetësinë për ekipin e Niko Kovac, ose të paktën ashtu u duk. Në minutën e 94’ Vahovic ngushtoi diferencën dhe pas dy minutash ishte Kelly që barazoi në mënyrë spektakolare sfidën.
    Benfica u mposht me përmbysje nga ana e Qarabag në Lisbonë me rezultatin 2-3, ndërsa Tottenhami u mjaftua me një autogol kundër Villarrealit.
    REZULTATET:
    REAL MADRID 2-1 MARSEILLE
    Mbappe (P) 29’, (P) 81’ / Weah 22’
    JUVENTUS 4-4 DORTMUND
    Yildiz 63’, Vlahovic 67’, 90+4’, Kelly 90+6’ / Adeyemi 52’, Nmecha 65’, Couto 74’, Bensebaini (P) 86’
    BENFICA 2-3 QARABAG
    Barrenechea 6’, Pavlidis 16’ / Andrade 30’, Duran 48’, Kashchuk 86’
    TOTTENHAM 1-0 VILLARREAL
    Luiz Junior (A.G) 4’

    Top Channel

  • “Injorancë, histeri publike”/ Sherr mes të ftuarve në “Shqipëria Live”, Aliaj-Hazizajt: Kujdes me fjalët

    “Injorancë, histeri publike”/ Sherr mes të ftuarve në “Shqipëria Live”, Aliaj-Hazizajt: Kujdes me fjalët

    Në një debat të ashpër janë përfshirë të ftuarit në “Shqipëria Live”, situatë që ka agravuar me tone të ashpra.

    Fillimisht në debat me njëri-tjetrin janë përfshirë Robert Aliaj dhe Altin Hazizaj, e më pas u përfshi aktivistja Linda Pano.
    Altin Hazizaj: Unë e kuptoj që kur bëhet fjalë për gjininë ka një lloj histerie publike, edhe për faktin që ka një farë injorance e paditurie kur bëhet fjalë për seksin e gjininë.
    Robert Alia: Kur thua ka histeri është pikërisht se t’i po imponon mendimin tënd me zor. Kujdes me fjalët sepse kanë nëntekst brenda. Ne mund të debatojmë por jo të akuzojmë.
    Altin Hazizaj: Ka një ngatërresë shumë të pastër, se di nëse është e qëllimshme apo jo, midis seksit dhe gjinisë…
    Linda Pano: Kur ne regjistrojmë në gjendjen civile çfarë regjistrojmë seksin apo gjininë?
    Altin Hazizaj: Regjistrohet seksi jo gjinia.
    Linda Pano: Gjinia e dyfishtë ku do të regjistrohet, se po më thua janë të ndryshme.
    Altin Hazizaj: E dashur do të më dëgjosh apo do të bësh llafe se të dyja nuk bëhen gjë.
    Linda Pano: Unë edhe po diskutoj edhe po dëgjoj Altin.

    Top Channel

  • Berisha publikon ‘CV-në’ e Ballukut: I siguroi vazhdimësinë si ministre

    Berisha publikon ‘CV-në’ e Ballukut: I siguroi vazhdimësinë si ministre

    Kryedemokrati Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një “CV” të Belinda Ballukut, ku nuk bëhet fjalë për punët në karrierën e saj, por tek aferat korruptive për të cilat është përfolur.

    Berisha i rendit Ballukut që nga rritja e kostos me tunelin e Llogarasë, milionat e eurove të zhdukura me “Tigrat” që supozohet të prodhonin energji elektrike, manipulimin me çmimin e energjisë, kostot me rrugën e Arbrit, Qukës-Qafë Plloçë apo Korçë-Ersekë, si dhe për inceneratorin e Tiranës ku nuk kreu asnjë supervizim.

    Sipas Berishës, Balluku këto i realizoi në bashkëpunim me Ramën, të cilat i mundësuan asaj vazhdimësinë si ministre dhe zv.kryeministre.

    Postimi i plotë i Berishës:

    CV-ja që i siguroi vazhdimësinë Belinda Ballukut si ministre dhe zv/kryeministre:

    Tuneli i Llogarasë: refuzoi ofertën 130 mln € dhe u miratoi ofertën 200 mln €

    Gjeneratorët “Tigri 1 & Tigri 2” në Vlorë: miliona euro të zhdukura

    Manipulim me çmimin e energjisë duke anashkaluar bursën shqiptare

    Rruga e Arbrit: kostoja u 4-fishua

    Rruga Qukës-Qafë Plloçë: 16 vite ndërtim, çmimi u 5-fishua

    Rruga Korçë-Ersekë: 5 mln € për kilometër

    Inceneratori i Tiranës: asnjë raport, asnjë supervizim nga ministria e saj që duhej të realizonte mbikëqyrjen

    Të gjitha këto në bashkëpunim me Edi Ramën.

  • Politikat anti-Izrael/ Netanyahu e gjen fajin te ‘myslimanizimi’ i Evropës

    Politikat anti-Izrael/ Netanyahu e gjen fajin te ‘myslimanizimi’ i Evropës

    Kryeministri Benjamin Netanyahu i rikthehet argumentit të tij, se vendet evropiane po kthehen kundër Izraelit, për shkak të popullatës së tyre të madhe myslimane.

    «Nuk dua të them se Evropa u pushtua nga imigracioni i pakontrolluar», thotë ai. «Por në një masë të madhe, politikisht, kjo po ndodh».

    «Është një proces dekadash, që të paktën ne, unë u sigurova të ndërtonim një barrierë», thotë ai, duke iu referuar gardhit në kufirin egjiptian, që filloi të ndërtohej në vitin 2010. «Gardhi midis Afrikës dhe Izraelit».

    Nëse nuk do ta kishte bërë këtë, pretendon Netanyahu, të paktën 1 milion myslimanë do të kishin hyrë dhe ky do të kishte qenë fundi i Izraelit, si shtet hebre dhe demokratik./ Times of Israel.

  • Ky është turisti që humbi jetën në Valbonë. Ishte duke eksploruar zonën kur rrëshqiti dhe ra në një terren të thepisur

    Ky është turisti që humbi jetën në Valbonë. Ishte duke eksploruar zonën kur rrëshqiti dhe ra në një terren të thepisur

    Personi në foto është turisti holandez i cili sot humbi jetën pasditen e sotme në Luginën e Valbonës.

    Pas kësaj ngjarje tragjike janë zbardhur detaje të reja.

    President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, Artur Guni ka deklaruar se turisti ishte duke eksploruar zonën kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një terren të thepisur.

    Sipas tij, prej orës 19:00 të së martës janë aktivizuar ekipet e këtkim shpëtimit në Qafën e Valbonës.

    “Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të ekipeve të shpëtimit nga Shqipëria dhe Kosova,nuk arritëm ta shpëtojmë jetën e tij.

    Edhe pse vonë, po punohet në kushte tejet të vështira nga toka dhe ajri për nxjerrjen e trupit të pajetë nga humnera.

    Menjëherë pas sinjalizimit për incidentin, në vendngjarje janë angazhuar strukturat e Urgjencës Kombëtare, forcat ajrore të ushtrisë, si dhe ekipet e specializuara të shpëtimit malor nga të dy anët e kufirit, të cilat kanë bashkëpunuar ngushtësisht në terren për të kryer kërkimin dhe ndërhyrjen.

    Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke eksploruar në mënyrë individuale kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një zonë shumë të vështirë për t’u aksesuar.

    Hetimet mbi rrethanat e plota të ngjarjes janë në vijim