Moderatorja sportive, Eva Murati, ka reaguar ndaj dasmës më të përfolur gjatë këtyre ditëve, atë mes prezantueses Cindy Marina dhe djalit të Jozefina Topallit, Genar Topalli. Ceremonia e veçantë, po aq edhe luksoze në Romë, tërhoqi jo pak vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me vidoet që qarkullojnë pa fund.
Ndjekës të shumtë kanë reaguar duke komentuar luksin që ‘veshi’ dasmën, ku ishin të ftuar yje të ekranit dhe figura të politikës. Reagimeve nuk i shpëtoi as Eva Murati, e cila dikur ka qenë në një lidhje me Genar Topallin. Një video e saj në TikTok ra menjëherë në syrin e ndjekësve, të cilët nuk vonuan që t’i komentonin duke për xhelozi e për zili, e të tjerë që thejsht e komplimentonit.
Komenti: Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur. Gjithsesi kjo nuk është më pak në botën time.
“Nuk dua që milione shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”, përgjigjet moderatorja.
“Lekë të vjedhura nga paratë publike”, Eva Murati
E megjithatë, ajo zgjodhi t’i përgjigjej një komenti në anglisht, sipas të cilit, moderatorja do ta donte vetë një dasmë të tillë përrallorë. Murati ka ka shpërthyer ndaj këtij komenti, duke thënë se nuk do të donte asgjë që vjen nga lekë të vjedhura nga para publike.
Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genar Topalli, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Modelja dhe moderatorja sportive, Cindy Marina, kishte organizuar në shkurt të këtij viti një festë të madhe beqarie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ZËRI
Day: September 15, 2025
-

“Lekë të vjedhura nga paratë publike”, Eva Murati “shpërthen” pas dasmës së djalit të Jozefina Topallit
-

Dasma përrallore e djalit të Jozefina Topallit, “shpërthen” ish e dashura Eva Murati: Me lekë të vjedhura nga fondet publike
Dasma e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit. Ceremonia madhështore e zhvilluar në Romë u shoqërua me një atmosferë përrallore dhe tërhiqte vëmendjen e publikut jo vetëm për shkak të luksit, por edhe për shkak të emrave të njohur që ishin të ftuar. Pamjet nga festa qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta.
Mes atyre që nuk i shpëtuan reagimeve të ndjekësve ishte edhe moderatorja sportive Eva Murati, e cila dikur ka qenë në një marrëdhënie me Genar Topallin. Një video e saj në TikTok u bë menjëherë virale, duke u komentuar gjerësisht.
Përmes komenteve, disa ndjekës aluduan se Murati mund të ishte xheloze, ndërsa të tjerë e komplimentuan. Njëri prej komenteve i shkruar në anglisht sugjeronte se edhe vetë moderatorja do të kishte dashur një dasmë të tillë përrallore.
Eva Murati nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar ashpër:
“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”
Ky reagim i saj ndezi diskutime të tjera në rrjet, duke rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien e dikurshme me Genar Topallin. -

VIDEO/ Manaj “rrëmben skenën” në Championsin e Azisë, dopietë me Al Sharjah
Rei Manaj ishte protagonist me Al Sharjah në fitoren 4-3 ndaj Al Gharafa, takim ky i vlefshëm për Champions League e Azisë.
Sulmuesi kuqezi realizoi dy gola, duke dhënë një kontribut të çmuar në triumfin e ekipit nga Emiratet e Bashkuara Arabe.Penalltia e Manaj u prit nga portiere, por në topin e kthyer, ai nuk fali, duke dërguar sferën në rrjetë. Goli tjetër i tij ishte për panoramë. 28-vjeçari me saktësi kirurgjikale, shënoi nga goditja e dënimit.
© BalkanWeb
-

Prapaskenat nga dhoma e zhveshjes, zbulohet çfarë u tha Silvinjo kuqezinjve ndaj Letonisë: Pashë Dakun dhe Hoxhën te…
Shqipëria mori fitore të rëndësishme ndaj Letonisë, falë golit të Kristjan Asllanit nga penalltia. Kështu akoma mbetet gjallë ëndrra për kualifikimin në Botërorin 2026.
Pas ndeshjes plot emocion ku bënte punë vetëm fitorja, trajneri Silvinjo . Sot është publikuar edhe fjala e Silvinjos në dhomën e zhveshjes.“Çuna, patëm një problem. Ishte një ndeshje shumë e vështirë sonte. Urime të gjithëve. Keni bërë shumë mirë të gjithë. Kjo është rruga jonë, nuk ka rrugë tjetër. Më vjen shumë keq nëse dikush nuk luan në një ndeshje, por ishte një ndeshje shumë e vështirë. Edhe Marashi që u aktivizua vetëm 2-3 minuta, e kuptoj. Kam qenë futbollist, është ndjenjë e shëmtuar, por bravo.
Kur Asllani merr topin për të gjuajtur penalltinë, pashë secilin në pankinë, pashë Dakun dhe Hoxhën te linja e fushës. Bravo çuna, mbështeteni skuadrën tuaj, bëni më të mirën tuaj. Tani nuk e kemi më këtë problem. Bravo, punë shumë e mirë. Le të vazhdojmë kështu”, u shpreh trajneri i kuqezinjve.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Arsenali sfidon Bilbaon, Arteta: Ndeshja mund të vendoset nga detajet, duhet kujdes
Arsenal do të përballet me Bilbaon, në përballjen e vlefshme për Champions League. Në prag të këtij takimi, tregoi këndvështrimin e tij në konferencë trajneri i anglezëve, Arteta.
“Kjo është historia që kemi dhe që duam ta ndryshojmë menjëherë. Duam të bëjmë më mirë çdo ditë, më pas, gjithçka përcaktohet nga detajet. Nuk është kaq e thjeshtë të fitosh.”Kthimi në vendlindje
“Kanë kaluar 20 vjet që kur dola nga Real Sociedadi si lojtar, dhe e gjithë familja ime vjen këtu kur vizitojmë vendlindjen. Atmosfera e futbollit ndihet që në momentin që arrin. Nuk kam qenë kurrë në ‘San Mamés’-in e ri dhe mezi pres të përjetoj atë që ndodh në këtë stadium.”
Pep Guardiola
“Ai gjithmonë ka qenë mbrojtësi im, por më thoshte: ‘Duhet të fluturosh’. Gjithmonë më dha besim dhe siguri… për të më thënë: ‘Duhet të shkoje dhe ta bësh. Duhet ta bësh tek Arsenali’. Dhe ai e dinte si ndihesha këtu.”
Elozhe nga Ernesto Valverde
“Trajneri i Athletic Bilbaos tha sot se Mikel Arteta është një nga trajnerët më të mirë në botë. Nuk e kisha dëgjuar më parë, por për mua Ernesto është një referencë. Ai ka 20 vjet në këtë profesion dhe kudo që shkon lë gjurmë në dy drejtime: sukseset sportive dhe sjelljen, humanitetin e tij. E bën gjithçka me një natyrshmëri që, sipas mendimit tim, e dallon nga shumë trajnerë të tjerë në botë. E falënderoj shumë për atë që tha.”
Nico Williams dhe oferta e mundshme e Arsenalit
“Nuk mund të them asgjë për këtë. Mund të them vetëm se Nico është një lojtar fantastik dhe po e shijojnë çdo javë këtu dhe në përfaqësuese. Nuk mund të shtoj më shumë.”
© BalkanWeb -

‘Benzi’ përfshihet nga flakët në Levan, shoferi braktis makinën sapo sheh zjarrin
Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Levan.
Mjeti është djegur plotësisht, ndërsa drejtuesi, sapo ka vënë re zjarrin, ka ndaluar dhe ka dalë menjëherë. Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar lëndime.
Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, edhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit. -

“Të gjithë e kujtojmë çfarë ndodhi në 2014-ën”/ Federata Serbe reagon pas ndryshimin e stadiumit në ndeshjen me Shqipërinë: Arsyeja është…
Federata Serbe e Futbollit reagoi pas vendimit zyrtar për zhvendosjen e ndeshjes së kualifikueseve për Kupën e Botës 2026 mes Serbisë dhe Shqipërisë nga stadiumi i Beogradit në atë të Leskovacit.
Në një komunikatë zyrtare, federata serbe shprehu falënderimet e saj ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-s për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, që lejuan këtë ndryshim vendi. Vendimi, sipas saj, u mor me qëllim kryesor garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë ndeshje me rrezik të lartë.
Federata Serbe theksoi se organizimi në Beograd nuk do të mund të siguronte më kushtet e nevojshme të sigurisë, duke kujtuar edhe incidentet e vitit 2014 si shembull të rreziqeve që mund të lindin në këtë takim.
Ndeshja e kthimit e kualifikimeve për Botërorin do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin ‘Dubocica’ të Leskovacit, ndërsa ndeshja e parë në Tiranë përfundoi në barazim.
Sipas federatës, ky ndryshim u vendos pas analizave të detajuara të mundësive organizative, për të shmangur incidente të mundshme që kanë shoqëruar më parë përballjet mes këtyre dy ekipeve. Siguria e tifozëve, lojtarëve dhe stafit organizativ mbetet prioriteti kryesor.
Gjithashtu, Federata Serbe përmendi se organizimi në Leskovac do të kontribuojë në uljen e rrezikut të ndëshkimeve të rënda nga FIFA dhe UEFA, për shkak të incidenteve të kaluar, duke ruajtur reputacionin e futbollit serb.
Një tjetër arsye e rëndësishme për këtë zgjedhje është mbështetja e madhe që publiku i Leskovacit i ka dhënë më parë ekipit kombëtar, duke krijuar një atmosferë pozitive gjatë gjithë ndeshjes.
Në fund, Federata Serbe shprehu mirënjohjen e saj për UEFA-n dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar në këtë çështje.
Reagimi i plotë:
Me miratimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, UEFA ka miratuar që ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës e planifikuar për 11 tetor në orën 20:45 të luhet në stadiumin ‘Dubocica’ në Leskovac.
Pas ndeshjes kundër Anglisë në Beograd, vendimi për të ndryshuar vendndodhjen u mor bazuar në analiza të hollësishme të të gjitha aspekteve që lidhen me organizimin e një ngjarjeje sportive me rrezik të lartë siç është dueli i ardhshëm me Shqipërinë.
Arsyeja kryesore është siguria. Jo vetëm e tifozëve, por mbi të gjitha e lojtarëve dhe të gjithë aktorëve të tjerë të ndeshjes.
Një takim i tillë mbart nivelin më të lartë të rrezikut dhe kërkon kontroll të plotë, në mënyrë që të parandalohen incidente të tilla si ato që kemi pasur tashmë mundësinë të shohim në duelet midis këtyre dy ekipeve. Të gjithë i kujtojmë mirë ngjarjet dhe pasojat nga Beogradi në vitin 2014.
Federata e Futbollit e Serbisë ka qenë nën vëmendje të veçantë nga organet disiplinore të FIFA-s dhe UEFA-s për një kohë të gjatë për shkak të incidenteve në tribuna, gjë që sjell një rrezik real të ndëshkimeve të rënda, madje edhe pezullimeve më të gjata.
Ndryshimi i vendndodhjes dhe organizimit të ndeshjes në Leskovac zvogëlon ndjeshëm rrezikun e ekseseve të mundshme dhe kështu kontribuon në mbrojtjen e reputacionit të futbollit serb dhe interesave të ekipit kombëtar. Një arsye po aq e rëndësishme është atmosfera në stadiumin ‘Dubocica’ dhe fakti që në të gjitha ndeshjet e mëparshme, publiku në Leskovac i dha mbështetje të pakursyer ekipit tonë kombëtar dhe brohoriti nga minuta e parë deri në minutën e fundit.
Federata e Futbollit të Serbisë shpreh mirënjohjen e saj ndaj UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre konstruktiv në marrjen e këtij vendimi.Top Channel
-

Superoperacion në portin e Pireut / Sekuestrohen mbi 2,000 kontejnerë, destinacion i trafikut të kontrabandës edhe Shqipëria
Në një super operacion të policisë greke dhe të koordinuar prej prokurorisë europiane, është shkatërruar një linjë ndërkombëtare trafiku mallrash të përmasave gjigante.
Degë të trafikut edhe në vendet ballkanike dhe Shqipëri.
Sipas informacioneve të deritanishme, 2,435 kontejnerë janë sekuestruar në portin e Pireut gjatë orëve të mbrëmjes së së hënës, ndërsa 350 të tjerë janë ende të padeklaruar, por që autoritetet thonë se edhe ata do të verifikohen dhe sekuestrohen gjatë orëve në vazhdim.
Operacioni që ende vazhdon, konsiderohet si më i madhi i llojit të tij deri tani në historinë e Bashkimit Europian. Deri tani është verifikuar se dëmi i shkaktuar ekonomisë së vendeve europiane nga taksat e importit dhe TVSH-ja llogaritet në mbi afro 800 milionë euro, kurse vlera e mallrave të sekuestruara kalon 250-300 milionë euro.
500 kontejnerë të sekuestruar janë ngarkuar me skuterë elektrikë, ndërsa dyshohet se në të tjerët ndodhen pajisje elektrike, veshje, sasi këpucësh dhe mallra të ndryshme industriale.
Dyshohet se disa të tjerë kanë edhe sasi mallrash kontrabandë si cigare dhe mallra me marka të falsifikuara.
Prokuroria europiane thotë se organizata përdorte pikërisht portin e Pireut dhe terminalin e COSCO-s në këtë port, kurse të gjithë kontejnerët e sekuestruar janë pronë e kësaj kompanie, e cila është pronë e shtetit kinez, çka shton dyshime për një skandal të përmasave shtetërore ku janë të përfshirë edhe eksponentë qeveritarë kinezë.
Mësohet se në ngarkesat e sekuestruara, ngarkesat deklaroheshin të ndryshme nga çfarë ishin në të vërtetë dhe zhdoganoheshin me kod tjetër nga ai që duhet të importoheshin realisht, duke krijuar evazion miliona eurosh.
Përfituesit e kësaj kontrabande janë kryesisht kompani kineze në vendet e Europës, kurse e sigurt konsiderohet edhe përfshirja e vendeve të rajonit në këtë kontrabandë.
Veç mijëra ngarkesave me destinacion vendet europiane, janë dhjetëra kontejnerë me destinacion Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën ndër të sekuestruarat.
Deri tani janë arrestuar dy doganierë të doganës së Pireut, 5 agjentë doganorë, dhe pritet ngritja e akuzave edhe për subjektet tregtare të përfshira.Top Channel
-

Jeni një person që nuk ndjen etje? Ja pse ndodh kjo dhe çfarë duhet të dini
Disa njerëz kalojnë gjithë ditën pa pirë ujë dhe… nuk ndjejnë aspak etje. Edhe pse duket si një “bekim”, në fakt është një shenjtë paralajmëruese që trupi po e humbet aftësinë për të sinjalizuar nevojat bazë.
Pse nuk ndjejmë etje?
Trupi është mësuar me mungesën e ujit
Nëse për një kohë të gjatë nuk ke pirë mjaftueshëm ujë, trupi “hesht” dhe nuk dërgon më sinjale të forta.
Adaptim i gabuar nuk do të thotë që nuk ke nevojë për ujë, por që trupi është dorëzuar.Stresi dhe përqendrimi i lartë e shtypin ndjesinë e etjes
Kur je shumë i fokusuar apo nën stres, truri jep përparësi të tjera dhe e injoron etjen.Mosha
Me kalimin e viteve, ndjesia e etjes zbehet natyrshëm. Prandaj të moshuarit shpesh vuajnë nga dehidratimi pa e kuptuar.Ushqimi me shumë ujë e “fsheh” nevojën
Nëse konsumon shumë supa, fruta apo perime, mund të marrësh ujë përmes ushqimit dhe trupi të mos sinjalizojë etje – por sërish, kjo nuk mjafton për hidratim optimal.Disa medikamente ose sëmundje
Disa ilaçe (si diuretikët) apo probleme hormonale (si diabeti ose hipotiroidizmi) mund të ndikojnë në mekanizmat e etjes.Rreziku i mungesës së etjes:
Edhe pa etje, trupi mund të jetë në dehidratim kronik të fshehur.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë:
• Lodhje pa arsye
• Kapsllëk
• Dhimbje koke
• Probleme me përqendrimin
• Lëkurë e thatë
• Urinë me ngjyrë të errëtÇfarë mund të bëni?
Pini ujë me orar, jo vetëm kur ndjeni etje (p.sh., pas zgjimit, para vakteve, pas çdo vizite në banjo)
Mbani një shishe pranë në mënyrë që ta shihni dhe ta kujtoni
Vendosni qëllim ditor, si p.sh. 8 gota ose 2 litra ujë
Shtoni pak aromë në ujë për ta bërë më tërheqës (limon, kastravec, mente)
