Day: September 12, 2025

  • VIDEOLAJM/ TikTok u ndalua nga qeveria, Berisha lundron në rrjetin social brenda Kuvendit. ‘Studion’ videot e Ramës dhe Shehajt

    VIDEOLAJM/ TikTok u ndalua nga qeveria, Berisha lundron në rrjetin social brenda Kuvendit. ‘Studion’ videot e Ramës dhe Shehajt

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kapur ‘mat’ duke përdorur platformën TikTok në Kuvend, teksa votohet për kryeparlamentarin e ri.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kapur ‘mat’ duke përdorur platformën TikTok në Kuvend, teksa votohet për kryeparlamentarin e ri.
    Nga video e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, Berisha sheh në këtë rrjet social, të ndaluar nga kryeministri, video të Edi Ramës dhe kreut të Partia Mundësia, Agron Shehaj.

    Top Channel

  • SYRI TV/ Konstituohet Parlamenti i ri, betohen deputetët – Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit

    SYRI TV/ Konstituohet Parlamenti i ri, betohen deputetët – Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit

    Kuvendi është mbledhur sot pasdite për të zhvilluar ceremoninë e betimit të 138 deputetëve të rinj, të dalë nga zgjedhjet e kontestuara të 11 majit, pasi 2 deputetë të PSD-së, mes të cilëve Tom Doshi, hoqën dorë nga mandati. Pas betimit, Partia Socialiste propozoi emrin e Niko Peleshit për kryetar të Kuvendit një propozim që u kundërshtua ashpër nga opozita, e cila e cilësoi të turpshëm këtë emërim, duke theksuar se Peleshi është mik i Klodian Zotos. Deputetët e opozitës mbushën kutinë e votimit me pankarta, në të cilat denonconin lidhjet e qeverisë me krimin dhe korrupsionin. Socialistët, në mënyrë skandaloze, nuk respektuan minutën e heshtjes të kërkuar nga opozita në nderim të 27-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit.

    Syri TV

    Parlamenti është mbledhur pasditen e së premtes, ku është zhvilluar ceremonia e betimit të deputetëve të rinj të dalë nga procesi i kontestuar zgjedhor i 11 majit.

    Partia Socialiste ka propozuar Niko Peleshin për detyrën e kryetarit të Kuvendit, propozim që është kundërshtuar me forcë nga Partia Demokratike, e cila deklaroi se mazhoranca nuk ka legjitimitet për të zgjedhur drejtuesin e Kuvendit.

    Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksoi lidhjet mes Peleshit dhe biznesmenit në kërkim të aferës së inceneratorëve, Klodian Zoto.

    Deputetët e opozitës kanë refuzuar të marrin fletët e votimit dhe, në kutitë e vendosura në sallën e seancave, kanë hedhur pankarta që paraqisnin lidhjet e qeverisë, Kryeministrit Rama dhe deputetëve socialistë me kartelet e drogës, krimin e organizuar dhe korrupsionin.

    Partia Socialiste u bë protagoniste e një skandali që në nisje të punimeve të Kuvendit, duke mos respektuar kërkesën e Partisë Demokratike për mbajtjen e një minute heshtje në nderim të liderit të lëvizjes së dhjetorit, Azem Hajdari, me rastin e 27-vjetorit të ekzekutimit të tij.

    Gjatë kësaj seance, u betuan vetëm 138 deputetë të Kuvendit, pasi ashtu si katër vite më parë, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, si dhe deputetja e zgjedhur e PSD-së, Sabina Jorgo, hoqën dorë nga mandati.

    Ata do të zëvendësohen nga Osman Tata dhe Bledar Mezini, pjesë e listës shumëemërore të Partisë Socialdemokrate.

  • Shpërbëhet Parlamenti i Nepalit, futet në zgjedhje në mars 2026

    Shpërbëhet Parlamenti i Nepalit, futet në zgjedhje në mars 2026

    Parlamenti i Nepalit, pas protestave masive dhe të dhunshme, është shpërndarë zyrtarisht.

    Kjo shpërbërje ka ardhur ditën e sotme, 12 shtator 2025. Sipas Presidentit të Nepalit, Ram Chandra Poudel, vendi do të futet në zgjedhje parlamentare të pjessshme në mars të vitit 2026.

    Vendimi për zgjedhjet e parakohshme vjen pak pas emërimit të kryeministres së përkohshme Sushila Karki.

    “Me rekomandimin e kryeministres, parlamenti është shpërndarë. Data e zgjedhjeve është 5 marsi 2026”, tha për AFP Kiran Pokharel, këshilltar për shtypin i presidentit.

    Rezidenca zyrtare e ish-ministrave të kabinetit u dogj të mërkurën pas dy ditë protestash vdekjeprurëse kundër korrupsionit, të udhëhequra nga të rinjtë. Protestat e tyre detyruan kryeministrin K.P. Sharma Oli të japë dorëheqjen.

    Pas djegies së selisë qeveritare dhe shtëpive të politikanëve, protestuesit kanë kapur dhe dhunuar ministra të qeverisë, duke i detyruar të ecin në lumë të zhveshur lakuriq.

    Sakaq, pas lajmit të dorëheqjes së kryeministrit, turma të mëdha të rinjsh festuan brenda kompleksit të parlamentit, duke brohoritur dhe shkruar grafite me fjalët “Ne fituam” në muret e ndërtesës. Dëshmitarët thonë se, ndonëse protestuesit vazhduan të qëndrojnë në rrugë, nuk pati përplasje të reja pasi forcat e sigurisë nuk ndërhynë.

    Qeveria e Oli-t kishte shpallur një ndalim të rrjeteve sociale, vendim që ndezi zemërimin popullor dhe çoi në shpërthimin e demonstratave. Përballë presionit, ndalimi u hoq, por reagimi i dhunshëm i forcave të rendit vetëm sa e thelloi krizën.

    Kjo valë dhune konsiderohet si më e rënda që prej vitit 2006, kur një kryengritje popullore detyroi mbretin e fundit të Nepalit të dorëzonte pushtetin ekzekutiv, një revoltë ku humbën jetën 18 persona. Dy vjet më vonë, monarkia u shpall e shfuqizuar dhe u shpall republika.

  • Letra e babait që humbi dy vajzat në aksidentin tragjik: Luftuan të shpëtojnë vëllanë e sëmurë

    Letra e babait që humbi dy vajzat në aksidentin tragjik: Luftuan të shpëtojnë vëllanë e sëmurë

    Letra e babait që humbi dy vajzat në aksidentin tragjik: Luftuan të shpëtojnë vëllanë e sëmurë
     
    Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë.
     

    Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal. Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjecari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.Përmes një letre, babai i vajzave të ndjera shpreh dhimbjen për humbjen e dy vajzave të tij dhe sfidën për kurimin e djalit, i cili vijon betejën me leuçeminë.
     
    “Kur u ndava për herë të fundit nga vajzat e mia, më kërkuan një darkë, vetëm një mbrëmje me mua. Më folën me një zë që më dridhet ende në shpirt: ‘Dalim babi, të lutem, se ndoshta nuk shihemi më’. E dinin që do shkoja në stan, në mal, ku rrija më shumë se një muaj. Ndoshta e ndjenin diçka, një parandjenjë që unë e injorova”, shkruan babai në letrën që u lexua këtë mbrëmje në studion e “Për shqiptarët”, në nisje të sezonit të ri televiziv.
     
    “Nuk pranova. Jo se nuk i doja por se nuk munda ta harxhoja lekët e vajzave të nxjerra me aq sakrifica. Ishim në luftë me leuçeminë e djalit të vogël, Islit. Dhe mendova se ishte më mirë të kurseja. Silueta e tyre më është ngulitur në mendje e shpirt. Qëndronin te dera, të heshtura me kokën ulur. I përshëndeta me dorë dhe humba pas kthesës së rrugës. Ngjita malin në këmbë, drejt stanit, 3 orë ecje mes ferrave, shkurreve në terrenin e thepisur. Ishte ora 20:30 kur më ra telefoni. Një zë i trazuar më tha: ‘Ka ndodhur një aksident, por nuk jemi të sigurt; mund të jenë vajzat e tua’. M’u ngri zemra. Elvisa dhe Rozina, a janë mirë? A janë gjallë?”
     
    Vrapova nëpër natë, në terr, nëpër gurë e humnera për të mësuar të vërtetën. Nuk më mbante më toka, më mbante vetëm dhimbja. Në gjysmën e rrugës, një therje më çau kraharorin, si një parandjenjë tragjedie. Pas vetëm dy minutash, një tjetër telefonatë. E hapa me duart që më dridheshin e atë zë s’do e harroj kurrë: Riza, bëhu i fortë, vajzat na lanë”. Në atë natë të zezë, mes askundit, humba gjithçka. U ula aty, nuk doja të ngrihesha më. Zbritjen nga mali që zgjat tre orë, e bëra për një orë e gjysmë i shkatërruar, por i gjallë për të parë vdekjen me sytë e mi”.
     
    Elvisa dhe Rozina u shuan në pak sekonda, mbrëmjen e 24 gushtit në aksidentin tragjik, ndërsa udhëtonin nga fshati i tyre drejt Sarandës.Kishin marrë një tezgë këtë vit e punonin si shitëse ambulante në Sarandë, shisnin shishqebap, bukë me qofte e misra. Ishin shumë të lumtura sepse çdo para e fituar, i afronte edhe më shumë me kurimin e vëllait 7 vjeçar.
     
    Isli është diagnostikuar me leuçemi para pothuajse 4 vitesh. Familja nuk i ka pasur kushtet për ta ndjekur, kanë bërë sa kanë mundur këtu në Tiranë dhe disa herë e kanë dërguar në Athinë, por asnjë rezultat.Elvisa dhe Rozina ishin krahët e prindërve të tyre. Fëmijërinë e kaluan nëpër male, në stane, duke ndihmuar me bagëtitë.
    “Flinin mbi xhupat e prindërve, të shtruar mbi gurë. Me duar të njoma mblidhnin çaj dhe e shisnin. Edhe sot, në muret e shtëpisë së tyre, varen tufat e fundit të çajit që ato mblodhën para se të ndodhte aksidenti. Kishin zgjedhur të ndihmonin familjen por dhe të përqafonin rrugën e dijes. Elvisa kishte mbaruar studimet për Teknik Laboratori, në 1 shtator do të fillonte punë. Ndërsa Rozina këtë vit do të ishte në vitin e tretë për infermieri. Dëshironin të vazhdonin ëndrrat për t’u bërë dikushi, por mbi të gjitha, një ditë të mund të shëronin vëllain e tyre nga leucemia”, shkruan i ati.
     
    Por sot nuk janë më. Prindërit janë të shkatërruar e djali i vogël rritet pa dy motrat që ishin gjithçka për të. Shtëpia është bosh, dhimbja mbizotëron e zija ka pushtuar çdo cep. Vetëm rikthimi i Islit të shëruar mund të sjellë jetë sërish në familjen Dhimaku. Për të, Fondacioni Firdeus ka marrë përsipër kurimin e tij. Publikuar në Top Channel.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • VIDEO/ Mirlind Daku nuk ndalet së shënuari, i jep fitoren Rubinit me golin e tij

    VIDEO/ Mirlind Daku nuk ndalet së shënuari, i jep fitoren Rubinit me golin e tij

    Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin rus. Sulmuesi shqiptar nuk ndalet së shënuari, teksa ka tundur rrjetë për të 7-n herë gjatë këtij sezoni të ri futbollistik. Lojtari i Kombëtares kuqezi vendosi fatin e ndeshjes kundër Dinamo Makashkalës.
    Takimi përfundoi me shifrat e ngushta 1-0 falë golit të shënuar nga Daku. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27 pas gjuajtjes së një penalltie. Kështu Rubin Kazani ka shtuar 3 pikë të tjera në tabelën e renditjes, ndërsa Mirlind Daku ka shtuar një gol më shumë në statistikat e tij./Sport Ekspres/

  • Letra e babait që humbi dy vajzat në aksident: Më kërkuan një darkë para ndarjes së fundit!

    Letra e babait që humbi dy vajzat në aksident: Më kërkuan një darkë para ndarjes së fundit!

    Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë.
    Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal. Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjecari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.
    Përmes një letre, babai i vajzave të ndjera shpreh dhimbjen për humbjen e dy vajzave të tij dhe sfidën për kurimin e djalit, i cili vijon betejën me leuçeminë.
    “Kur u ndava për herë të fundit nga vajzat e mia, më kërkuan një darkë, vetëm një mbrëmje me mua. Më folën me një zë që më dridhet ende në shpirt: ‘Dalim babi, të lutem, se ndoshta nuk shihemi më’. E dinin që do shkoja në stan, në mal, ku rrija më shumë se një muaj. Ndoshta e ndjenin diçka, një parandjenjë që unë e injorova”, shkruan babai në letrën që u lexua këtë mbrëmje në studion e “Për shqiptarët”, në nisje të sezonit të ri televiziv.
    “Nuk pranova. Jo se nuk i doja por se nuk munda ta harxhoja lekët e vajzave të nxjerra me aq sakrifica. Ishim në luftë me leuçeminë e djalit të vogël, Islit. Dhe mendova se ishte më mirë të kurseja. Silueta e tyre më është ngulitur në mendje e shpirt. Qëndronin te dera, të heshtura me kokën ulur. I përshëndeta me dorë dhe humba pas kthesës së rrugës. Ngjita malin në këmbë, drejt stanit, 3 orë ecje mes ferrave, shkurreve në terrenin e thepisur. Ishte ora 20:30 kur më ra telefoni. Një zë i trazuar më tha: ‘Ka ndodhur një aksident, por nuk jemi të sigurt; mund të jenë vajzat e tua’. M’u ngri zemra. Elvisa dhe Rozina, a janë mirë? A janë gjallë?”
    Vrapova nëpër natë, në terr, nëpër gurë e humnera për të mësuar të vërtetën. Nuk më mbante më toka, më mbante vetëm dhimbja. Në gjysmën e rrugës, një therje më çau kraharorin, si një parandjenjë tragjedie. Pas vetëm dy minutash, një tjetër telefonatë. E hapa me duart që më dridheshin e atë zë s’do e harroj kurrë: Riza, bëhu i fortë, vajzat na lanë”. Në atë natë të zezë, mes askundit, humba gjithçka. U ula aty, nuk doja të ngrihesha më. Zbritjen nga mali që zgjat tre orë, e bëra për një orë e gjysmë i shkatërruar, por i gjallë për të parë vdekjen me sytë e mi”.
    Elvisa dhe Rozina u shuan në pak sekonda, mbrëmjen e 24 gushtit në aksidentin tragjik, ndërsa udhëtonin nga fshati i tyre drejt Sarandës.
    Kishin marrë një tezgë këtë vit e punonin si shitëse ambulante në Sarandë, shisnin shishqebap, bukë me qofte e misra. Ishin shumë të lumtura sepse çdo para e fituar, i afronte edhe më shumë me kurimin e vëllait 7 vjeçar.
    Isli është diagnostikuar me leuçemi para pothuajse 4 vitesh. Familja nuk i ka pasur kushtet për ta ndjekur, kanë bërë sa kanë mundur këtu në Tiranë dhe disa herë e kanë dërguar në Athinë, por asnjë rezultat.
    Elvisa dhe Rozina ishin krahët e prindërve të tyre. Fëmijërinë e kaluan nëpër male, në stane, duke ndihmuar me bagëtitë.
    “Flinin mbi xhupat e prindërve, të shtruar mbi gurë. Me duar të njoma mblidhnin çaj dhe e shisnin. Edhe sot, në muret e shtëpisë së tyre, varen tufat e fundit të çajit që ato mblodhën para se të ndodhte aksidenti.  Kishin zgjedhur të ndihmonin familjen por dhe të përqafonin rrugën e dijes. Elvisa kishte mbaruar studimet për Teknik Laboratori, në 1 shtator do të fillonte punë. Ndërsa Rozina këtë vit do të ishte në vitin e tretë për infermieri. Dëshironin të vazhdonin ëndrrat për t’u bërë dikushi, por mbi të gjitha, një ditë të mund të shëronin vëllain e tyre nga leucemia”, shkruan i ati.
    Por sot nuk janë më. Prindërit janë të shkatërruar e djali i vogël rritet pa dy motrat që ishin gjithçka për të. Shtëpia është bosh, dhimbja mbizotëron e zija ka pushtuar çdo cep. Vetëm rikthimi i Islit të shëruar mund të sjellë jetë sërish në familjen Dhimaku.
    Në videomesazhin e tij, Rizai apelon për kujdes në drejtimin e mjetit, për të parandaluar tragjedi se kjo e familjes së tij.
    “Të gjithë jemi me makina, të gjithë jemi shoferë. Pas atij aksidenti, kanë ndodhur aksidente të tjera në zonën tonë. Ju lutem ikni me mend në kokë, nuk ju ka borxh askush. Çdo gjë vjen nga shpejtësia dhe alkooli. Nuk ka gjë që mund ta falë, e gjykon Zoti. Unë mund ta fal, por nuk fal zemra, nuk fal shpirti… Sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë një tjetri. Mos dëgjofshim më, mos ndodhshim më ngjarje të tilla”, theksoi Riza Dhimaku.

  • “Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

    “Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër

    Vrasja e 36-vjeçares Mariola Nakoleci në Volos në gusht tronditi të gjithë komunitetin grek. Burri i saj 40-vjeçari Pandeli Nakoleci e vrau atë në hyrje të pallatit, ndërsa tre fëmijët e mitur të çiftit ishin afër kur policia mbërriti në vendngjarje. Sot, vajza e madhe e çiftit, Anastasia, foli për krimin, duke deklaruar se “të dy janë fajtorë” sepse “na lanë në rrugë, nuk menduan fare për ne”, duke vënë në dukje se “është shumë e vështirë të jetosh pa nënë dhe baba”.
    “Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në rrugë, nuk menduan fare për ne. Nëna ime kishte një mik, babai im ishte xheloz dhe kjo është arsyeja pse ndodhi sherri. “Ky burrë po fliste me nënën time, mendoj se kishin qenë bashkë për një kohë, nuk e di, nuk mund të gënjej, kishin qenë bashkë për një kohë… Ai na u fut në rrugë dhe na shkatërroi të gjithë familjen”, tha 18-vjeçarja për MEGA.
    Ajo pohoi se “babai e donte shumë nënën time. Për ta bërë këtë, ai ishte xheloz, ai e donte atë. Ata shkonin për të blerë rroba së bashku, me pushime dhe me ne. Dhe nëna ime e donte shumë babanë tim, e lëre më të bënte këtë gabim”, tha ajo.
    Anastasia thotë se kishte folur me prindërit e saj: “U kisha thënë atyre ‘Nuk dua që të ziheni, dua që të jeni bashkë përgjithmonë, të shihni fëmijët tuaj’. Nuk doja që kjo të ndodhte. Nuk e mendova kurrë”. Në fakt, sipas 18-vjeçares, para vrasjes ata kishin shkuar me pushime: “kishim shkuar me pushime, kaluam shumë mirë dhe pas dy ditësh ndodhi e papritura. Para se të shkonim me pushime ata u grindën, filloi me një mesazh, babi i pa mesazhet në celular”.
     
     
    “U lënduan shumë për nënën time, mund ta mallkojnë shumë edhe babin. Por nuk është vetëm faji i babit, është edhe faji i nënës sime. Të dy janë fajtorë. Të dy bënë gabime. Dhe nëna ime bëri gabime dhe babi gaboi që vrau një grua që e donte aq shumë dhe kishte katër fëmijë”, përsëriti ajo.
    Ditën e vrasjes: “Vëllai im më telefonoi dhe më tha “eja shpejt, kjo ndodhi, kjo ndodhi”. Shkova dhe pashë gjithçka. Ai më tha: “Babi vrau mamin.” Unë ende i kam ato zëra në celularin tim.”
    Sipas Anastasias, kur babai i saj po fshihej në një copë tokë dhe autoritetet po e kërkonin, ai e telefonoi dhe i tha “Nuk doja, nuk doja ta bëja këtë”. “Mami i kishte thënë shumë dhe babi po mendonte gjëra të ndryshme dhe e bëri”, tha 18-vjeçarja.
    Anastasia tha se kjo ishte e vetmja herë që kishte folur me të atin në telefon dhe kur u pyet nëse do ta vizitonte në burg, ajo u përgjigj: “Nuk e di nëse dua ta shoh. Dua shumë, por do të doja që edhe nëna ime të ishte atje”.
    “Babi nuk na goditi kurrë, as nëna ime. Nuk e kam parë kurrë babin të godasë nënën time në jetën time. Ai nuk ishte i dhunshëm. Ai ishte shumë xheloz, ka kuptim sepse nëna ime foli me dikë që nuk duhej sepse ishte e lumtur”, tha ajo, ndër të tjera.
    — Që të dy janë fajtorë sepse edhe mami bëri disa gabime, — përsëriti ajo dhe shtoi: —duhet të kishte folur me babin, të ndaheshin më mirë, le t’i shohnim të dy. Babi nuk duhej ta kishte vrarë nënën. Çfarë të them? Nuk e di.
    “Më mungon mami”
    Pas vrasjes, Anastasia shkoi me vëllezërit e motrat e saj për të jetuar me motrën e nënës së saj, por “ajo më tha gjëra të ndryshme dhe mua nuk më pëlqyen dhe i thashë ‘Dua të iki’”. Tani vajza dëshiron të bëjë një fillim të ri në shtëpinë e motrës së babait të saj.
    “Më mungon mami im. Mendoj për këtë. Qaj çdo ditë, por dua ta kaloj pak. Shoh fotot dhe nuk mund ta besoj. Jam shumë keq, por po përpiqem të shërohem. Është shumë e vështirë të jetosh pa nënë dhe baba”, rrëfeu ajo për MEGA.
    gijotina.com/

  • “Kur u ndava për herë të fundit, më kërkuan një darkë”/ Letra e babait nga Delvina që humbi dy vajzat në aksident

    “Kur u ndava për herë të fundit, më kërkuan një darkë”/ Letra e babait nga Delvina që humbi dy vajzat në aksident

    Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë.
    Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal. Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjecari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.
    Përmes një letre, babai i vajzave të ndjera shpreh dhimbjen për humbjen e dy vajzave të tij dhe sfidën për kurimin e djalit, i cili vijon betejën me leuçeminë.
    “Kur u ndava për herë të fundit nga vajzat e mia, më kërkuan një darkë, vetëm një mbrëmje me mua. Më folën me një zë që më dridhet ende në shpirt: ‘Dalim babi, të lutem, se ndoshta nuk shihemi më’. E dinin që do shkoja në stan, në mal, ku rrija më shumë se një muaj. Ndoshta e ndjenin diçka, një parandjenjë që unë e injorova”, shkruan babai në letrën që u lexua këtë mbrëmje në studion e “Për shqiptarët”, në nisje të sezonit të ri televiziv.
    “Nuk pranova. Jo se nuk i doja por se nuk munda ta harxhoja lekët e vajzave të nxjerra me aq sakrifica. Ishim në luftë me leuçeminë e djalit të vogël, Islit. Dhe mendova se ishte më mirë të kurseja. Silueta e tyre më është ngulitur në mendje e shpirt. Qëndronin te dera, të heshtura me kokën ulur. I përshëndeta me dorë dhe humba pas kthesës së rrugës. Ngjita malin në këmbë, drejt stanit, 3 orë ecje mes ferrave, shkurreve në terrenin e thepisur. Ishte ora 20:30 kur më ra telefoni. Një zë i trazuar më tha: ‘Ka ndodhur një aksident, por nuk jemi të sigurt; mund të jenë vajzat e tua’. M’u ngri zemra. Elvisa dhe Rozina, a janë mirë? A janë gjallë?”
    Vrapova nëpër natë, në terr, nëpër gurë e humnera për të mësuar të vërtetën. Nuk më mbante më toka, më mbante vetëm dhimbja. Në gjysmën e rrugës, një therje më çau kraharorin, si një parandjenjë tragjedie. Pas vetëm dy minutash, një tjetër telefonatë. E hapa me duart që më dridheshin e atë zë s’do e harroj kurrë: Riza, bëhu i fortë, vajzat na lanë”. Në atë natë të zezë, mes askundit, humba gjithçka. U ula aty, nuk doja të ngrihesha më. Zbritjen nga mali që zgjat tre orë, e bëra për një orë e gjysmë i shkatërruar, por i gjallë për të parë vdekjen me sytë e mi”.
    Elvisa dhe Rozina u shuan në pak sekonda, mbrëmjen e 24 gushtit në aksidentin tragjik, ndërsa udhëtonin nga fshati i tyre drejt Sarandës.
    Kishin marrë një tezgë këtë vit e punonin si shitëse ambulante në Sarandë, shisnin shishqebap, bukë me qofte e misra. Ishin shumë të lumtura sepse çdo para e fituar, i afronte edhe më shumë me kurimin e vëllait 7 vjeçar.
    Isli është diagnostikuar me leuçemi para pothuajse 4 vitesh. Familja nuk i ka pasur kushtet për ta ndjekur, kanë bërë sa kanë mundur këtu në Tiranë dhe disa herë e kanë dërguar në Athinë, por asnjë rezultat.
    Elvisa dhe Rozina ishin krahët e prindërve të tyre. Fëmijërinë e kaluan nëpër male, në stane, duke ndihmuar me bagëtitë.
    “Flinin mbi xhupat e prindërve, të shtruar mbi gurë. Me duar të njoma mblidhnin çaj dhe e shisnin. Edhe sot, në muret e shtëpisë së tyre, varen tufat e fundit të çajit që ato mblodhën para se të ndodhte aksidenti. Kishin zgjedhur të ndihmonin familjen por dhe të përqafonin rrugën e dijes. Elvisa kishte mbaruar studimet për Teknik Laboratori, në 1 shtator do të fillonte punë. Ndërsa Rozina këtë vit do të ishte në vitin e tretë për infermieri. Dëshironin të vazhdonin ëndrrat për t’u bërë dikushi, por mbi të gjitha, një ditë të mund të shëronin vëllain e tyre nga leucemia”, shkruan i ati.
    Por sot nuk janë më. Prindërit janë të shkatërruar e djali i vogël rritet pa dy motrat që ishin gjithçka për të. Shtëpia është bosh, dhimbja mbizotëron e zija ka pushtuar çdo cep. Vetëm rikthimi i Islit të shëruar mund të sjellë jetë sërish në familjen Dhimaku. Për të, Fondacioni Firdeus ka marrë përsipër kurimin e tij.

  • Nga dhëmbët e elefantit te milionat, në obligacione qeveritare/ Zbulohet testamenti i dytë sekret i Armanit, si…

    Nga dhëmbët e elefantit te milionat, në obligacione qeveritare/ Zbulohet testamenti i dytë sekret i Armanit, si…

    Më 9 shtator 2025, në Milano u hap dhe u bë publik testamenti i dytë sekret i Giorgio Armani-t, hartuar më 2 prill të po këtij viti.
    Dokumenti i hollësishëm përcakton me kujdes ndarjen e pasurisë së stilistit ikonë, përfshirë aksione, obligacione, pasuri të paluajtshme dhe objekte personale, duke ndarë trashëgiminë midis anëtarëve të ngushtë të familjes, bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe personave të besuar.
    Aksionet dhe pasuria financiare: ndarje me përpikmëri
    Armani i ka lënë 101,000 aksione të EssilorLuxottica-s (vlerë mbi 26 milionë euro) bashkëpunëtorit të tij të afërt, Michele Morselli. Pesë bashkëpunëtorë të tjerë marrin secili nga 7,500 aksione, ndërsa pjesa tjetër ndahet 40% për Leo Dell’Orco dhe 60% për anëtarët e familjes, me rrumbullakime në favor të Andrea dhe Silvana Armani, për të shmangur pronësinë e përbashkët.
    Në ndarjen e fondeve, 40% i shkon sërish Leo Dell’Orcos, ndërsa 60% ndahet midis anëtarëve të familjes.
    Obligacionet BTP dhe kushte të veçanta për përfituesit
    Morselli përfiton dy paketa të mëdha obligacionesh BTP: një me vlerë nominale 2.07 milionë euro dhe një tjetër prej 30 milionë euro. Por ka një kusht: ai duhet ta kalojë vlerën e një police sigurimi vajzës së tij Bianca mes moshës 25–30 vjeç.
    Të tjerë bashkëpunëtorë, si Elisa Di Ceglia, Angelo Bonsignore dhe Graeme Leslie Black marrin obligacione me vlera nga 480,000 deri në 935,000 euro.
    Pasuritë e paluajtshme në Itali dhe jashtë saj: nga Milano në Antigua
    Në testament përfshihen edhe pasuritë e paluajtshme, të shpërndara me kujdes mes familjarëve dhe bashkëpunëtorëve: Shën Moritz: Andrea Camerana merr pronësinë e zhveshur, ndërsa Leo Dell’Orco merr të drejtën e uzufruktit.
    New York: Një apartament i kalon Leos dhe tjetri Rosannës, Silvanës dhe Andreas. Familja Morselli mund t’i përdorë për qëndrime të përkohshme.
    Paris dhe Saint-Tropez: Silvana merr apartamentin parizian, ndërsa Leo përfiton vilën në Saint-Tropez.
    Antigua, Broni, Pantelleria: Leos i takon vila e madhe në Antigua, ndërsa në Pantelleria prona do të jetë në dispozicion të familjes, përfshirë Morsellin për dy javë çdo vit. Mobilje, objekte arti dhe kuriozitete: një ndarje me kujdes dhomë më dhomë
    Armani ka ndarë objektet personale me detaje të jashtëzakonshme, duke specifikuar kush merr çfarë në çdo kat të vilës së tij në Milano. Nga veprat e dizajnit italian tek pikturat e Matisse dhe Warhol, mobiljet e lakmuara shpërndahen mes bashkëpunëtorëve dhe familjarëve, me disa të destinuara për Fondacionin Giorgio Armani.
    Roli i Fondacionit dhe trashëgimtarëve kryesorë
    Trashëgimia e Armanit nuk ndahet vetëm në vlera monetare. Andrea Camerana, nipi i stilistit, shfaqet si një nga trashëgimtarët kryesorë, bashkë me Leo Dell’Orco dhe Michele Morselli, i cili përfiton mbi 60 milionë euro në aksione, obligacione dhe pronësi përdorimi.
    Fondacioni Giorgio Armani mbetet një nga shtyllat qendrore të testamentit, me synim ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe artistike të stilistit.

  • Parlament me 101 deputetë? Krasniqi: Më pëlqeu ideja. Analiza e problemeve i mungon gjuhës së opozitës

    Parlament me 101 deputetë? Krasniqi: Më pëlqeu ideja. Analiza e problemeve i mungon gjuhës së opozitës

    I ftuar në emisionin “ÇdoKënd” me Merita Haklaj në A2 CNN, Afrim Krasniqi, politolog dhe studiues, tha se mbështet idenë e Ramës për shkurtimin e numrit të deputetëve.
    “Pjesa që më pëlqeu ishte ajo para ministrave. Ndoshta, kryeministri duke i njohur edhe mirë problematikat, ai përmendi disa problematika që mendoj se janë shumë të rëndësishme. Edhe mua më pëlqeu ideja e shkurtimit të numrit të deputetëve, jo thjesht për ta thënë si numër dhe si batutë, pasi kjo është kërkuar vite me radhë dhe ai e ka refuzuar, por tashmë i bashkohet opinionit kritik.
    Ai bëri një analizë të shumë problematikave të vendit, përfshirë edhe të territorit, të parlamentit, të qeverisjes, të cilat i shkojnë gjuhës së opozitës dhe i mungojnë gjuhës së opozitës. Kështu që pjesa e parë më la shije pozitive.
    Ndërkohë, pjesa e dytë në një vend ku ka një kryeministër dhe ka individë që emërohen dhe shkarkohen nuk ka shumë rëndësi loja e emrave”, tha Krasniqi.