Day: September 6, 2025

  • Aksident i rëndë në Dukat Fushë. Përplasen dy automjete , 4 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

    Aksident i rëndë në Dukat Fushë. Përplasen dy automjete , 4 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

    Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë, ku janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një mjet tip Fiat.

    Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve 2 ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore

    Ambulanca e parë ka mbërritur në vendngjarje duke transportuar me urgjencë të lënduarit drejt spitalit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

    Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 6 shtator 2025…

    SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 6 shtator 2025…

    Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e shtunë, 6 shtator 2025:

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 6 shtator 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 6 shtator 2025…

    Përgjatë gjithë 24 – orëshit territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në pjesën e parë të ditës dominim të intervaleve të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave. Pritet që kthjellimet më prezente të jenë në ultësirën perëndimore.
    Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira nëpër të gjithë zonën malore ku më të fokusuara do të jenë në lindje të Shqipërisë por mundësia për shira është thuajse zero.
    Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët e shënuar në Verilindje të vendit deri në 35°C pritet vlera maksimale në Qarkun e Elbasanit.
    Era do të fryjë mesatare POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë makimale deri në 45 km/h nga drejtimi permanent Verior. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “I kërkoj falje tifozëve dhe shtetit tonë”, Muriqi pas goleadës: Bëmë gabime trashanik

    “I kërkoj falje tifozëve dhe shtetit tonë”, Muriqi pas goleadës: Bëmë gabime trashanik

    Kosova është mposhtur me goleadë 4-0 nga Zvicra në ndeshjen e parë kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Vedat Muriqi i ka kërkuar falje publike tifozëve, teksa është shprehur për “Klan Sport Kosova” se ekipi i tij e ka pësuar prej gabimeve trashanike.
    “Personalisht, por mendoj se edhe gjithë ekipi, nuk e kemi pritur këtë rezultat. Nuk doli asgjë ashtu siç e kishim menduar. Asgjë nuk funksionoi. Me gabimet trashanike që kemi bërë, kemi marrë 4 gola në pjesën e parë. Kemi humbur. As ne nuk kemi dashur që të ndodhte, por tashmë mbaroi kjo lojë, kështu që mbrapa s’mund ta kthejmë.
    Kemi biseduar me lojtarët dy orë para lojës dhe kemi qenë të motivuar. Por ndonjëherë pasi hyn në fushë dhe e sheh që asgjë nuk po funksionon, fillon të hysh nëpër mendime. Personalisht, si kapiten i dytë i ekipit, i kërkoj pikë së pari tifozëve dhe shtetit tonë dhe pastaj pres moral dhe motivim në “Fadil Vokrri” ndaj Suedisë, që të vërtetë tani na duhet më shumë se sa teknika dhe taktika”, ka thënë Vedat Muriqi./Sport Ekspres/

  • Hipokrizia nuk njeh limit! Tjetër deklaratë në Zvicër dhe tjetër në Kosovë, shihni se çfarë bën Granit Xhaka

    Hipokrizia nuk njeh limit! Tjetër deklaratë në Zvicër dhe tjetër në Kosovë, shihni se çfarë bën Granit Xhaka

    Zvicra ka mundur Kosovën në shifrat 4-0. Një ndeshje e mbyllur që në pjesën e parë, pasi takimi përfundoi 4-0 pas pjesës së parë dhe në të dytën nuk u shënua më asnjë gol. Por tema e shumëdiskutuar e momentit është paraqitja e Granit Xhakës. Nëse më parë Granit Xhaka ka luajtur shumë vëllazërore kundër shqiptarëve, këtë herë mesfushori ynë kishte ndryshuar sjellje. 4-0 në pjesë të parë kundër Kosovës dhe Graniti nuk ishte i kënaqur, kërkonte të fitonte 7-0 ndaj shqiptarëve.
    “Unë dua të them se kjo ishte një nga pjesët e para më të mira që ne kemi luajtur ndonjëherë, për një kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk i kemi bërë gjërat sic ishin planifikuar. Ata që më njohin mua, e dinë që jam kërkues ndaj vetes dhe ekipit. Nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do të luanim si në pjesën e parë, do të fitonim 6-0 ose 7-0. është mëkat që ndeshja mbaroi vetëm 4-0”, tha Granit Xhaka.
    Por në fakt nuk ishte vetëm ky problemi. Tmerri më i madh është fakti se Granit Xhaka ka një patriotizëm jo të vërtetë. Në gjuhën zvicerane ose më saktë në mediat e Zvicrës dha një deklaratë të tillë, ndërsa në mediat e Kosovës tha: “Krejt bota e dinë se unë me zemër e me gjak jam shqiptar”. Pra një tjetër deklaratë dashurie për shqiptarët dhe një tjetër dashurie dhe zero mungesë mëshire në mediat e Zvicrës. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, Blerim Dzemaili bëri një gjë të ngjashme në kohët e fundit.?Në mediat zvicerane Dzemaili tha se duhej të punësohej nga Zvicra që t’i bindte lojtarët shqiptarë që të mos shkonin te Kosova dhe Shqipëria por te Zvicra dhe në një tjetër deklaratë në mediat shqiptare, e zbuti qëndrimin e tij duke thënë një tjetër variant. Një lojë me dy porta ku tregohet qartë se shqiptarët veprojnë sipas interesit në shumë momente dhe në pak raste kanë krenari dhe patriotizëm të vërtetë.
    Madje duhet theksuar se në mesin e agjensisë së Adrian Bajramit që la Shqipërinë për Zvicrën, ndodhet edhe babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka. Gjithashtu ndryshe nga takimet e mëparshme, këtë herë Granit Xhaka po shijonte cdo gol të Zvicrës dhe po i përgëzonte gjithmonë lojtarët e Zvicrës për golat e shënuar.
    Në cdo gol ai shihej duke festuar me ta dhe dukej i uritur për të tjerë gola, ndryshe nga më parë që qëndronte në vend dhe mundohej sadopak për të lehtësuar dhimbjen e Kosovës apo Shqipërisë. Ka ndryshuar diçka në bindjet e Granit Xhakës apo kështu ka qenë gjithmonë?
    Kjo nuk mund të ndahet tani, ajo që është e rëndësishme të kuptohet është se Granit Xhaka ka ndryshuar në syrin tonë dhe për të ndeshja e sotme nuk ishte shumë vëllazërore. Ai u shpreh se ndaj Kosovës duhej të kishin fituar 7-0, por në ndeshjen e fundit ndaj Serbisë humbën dhe nuk shprehu të njëjtën dëshirë për të fituar po kaq thellë. Pra përpara se të kërkoj një gjë të tillë kundër Kosovës që ka një ekip më të dobët, Xhaka duhet të jetë kaq shumë i mbushur dhe i motivuar për ta bërë kundër Serbisë. /Sport Ekspres/