Day: September 6, 2025

  • “Dekonspiroi hetimet…” New York Post, artikull për skandalin e Charls McGonigal, zbardhen bisedat me zyrtarin shqiptar

    “Dekonspiroi hetimet…” New York Post, artikull për skandalin e Charls McGonigal, zbardhen bisedat me zyrtarin shqiptar

    New York Post ka publikuar një artikull për Charles McGonigal, ish-agjentin e kundërzbulimit në FBI në Nju Jork, i cili është përfshirë në një skandal të madh pasi i dha informacion sekret një zyrtari që punonte për kompaninë kineze CEFC, e cila ka lidhje me familjen Biden.
    Sipas raportit të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, kjo rrjedhje informacioni dëmtoi seriozisht hetimin penal të FBI-së ndaj kompanisë dhe drejtuesve të saj.

    NYP shkruan se në periudhën e hetimeve, qershor 2017, McGonigal u takua me një zyrtar shqiptar, i cili punonte për CEFC-në, dhe i dha informacion në lidhje me hetimin e FBI-së ndaj kësaj kompanie, duke i thënë se po i ndjekin dhe se arrestime mund të jenë në pritje.
    Një ditë më vonë, ky zyrtar i transmetoi informacionin drejtuesve të CEFC-së në Kinë, përfshirë Patrick Ho-n, i cili më pas u arrestua në SHBA për akuza të ryshfetit dhe pastrimit të parave.
    Ky veprim i McGonigal është cilësuar si një komprometim i rëndë i integritetit të hetimit dhe ka dëmtuar besimin ndaj FBI-së.Dokumentet tregojnë se Hunter dhe James Biden kanë përfituar miliona dollarë nga CEFC. Hunter Biden e ka quajtur Patrick Ho “klientin” e tij dhe ka marrë pagesa për shërbime konsulence ligjore.
    Ish-zyrtari i FBI-së zbuloi informacione konfidenciale për kompaninë kineze CEFC, duke paralajmëruar arrestimet e ardhshme dhe dëmtoi rëndë hetimin.
    Artikulli i plotë
    Takimi me zyrtarin shqiptar
    Ndërkohë që mbikëqyrte hetimin e FBI-së për CEFC, McGonigal u takua në qershor 2017 me një zyrtar shqiptar që punonte për CEFC dhe i tha diçka të tipit: “po i shohim ata” ose “po shkojmë pas tyre.” Ky zyrtar shqiptar, i identifikuar vetëm si “Personi B”, ia tha këtë FBI-së gjatë një interviste në vitin 2022.
    “Personi B tha se ai e kuptoi ‘ne’ si FBI dhe ‘ata’ si CEFC China ose CEFC NGO,” thuhet në raportin e inspektorit të përgjithshëm. Në atë kohë, njohuritë për hetimin ishin të kufizuara vetëm për një numër shumë të vogël personeli qeveritar.
    Personi B udhëtoi në Uashington, DC, një ditë pas takimit me McGonigal dhe e informoi Patrick Ho për atë që kishte mësuar nga “moli” i FBI-së. Ai e paralajmëroi Ho-n se ai besonte që byroja kishte plane për ta arrestuar atë dhe ndoshta edhe të tjerë të përfshirë në CEFC. Më vonë, Personi B ia përcolli informacionin e rrjedhur edhe kryetarit të CEFC China, Ye Jianming, i cili paralajmëroi një tjetër objektiv të FBI-së — i identifikuar si “Objektivi 3” në raport — për mundësinë e arrestimeve të afërta.
    “Qëndro në Shqipëri”
    Në nëntor 2017, Personi B kontaktoi McGonigal pasi mori një ftesë nga Ho për të marrë pjesë në një event të sponsorizuar nga CEFC në Nju Jork. Personi B nuk ishte në SHBA në atë kohë dhe dukej se po përpiqej të vendoste nëse duhej të merrte pjesë, duke pasur parasysh hetimin e FBI-së për CEFC.
    “Qëndro në Shqipëri,” i tha McGonigal, sipas raportit. Zyrtari i FBI-së gjithashtu tha diçka si “jemi gati për ta” ose “gati për veprim,” tha Personi B në intervistën e dhënë.
    Personi B pretendon se nuk ia përcolli këtë informacion askujt në CEFC, dhe Ho mori pjesë në aktivitet, por u arrestua për akuza për ryshfet dhe pastrim parash sapo mbërriti në SHBA nga Kina.
    Lidhjet me Hunter dhe James Biden
    Dokumentet e marra nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve tregojnë se ish-djali i presidentit, Hunter Biden, e referonte Ho-n, nënkryetarin e CEFC, si klientin e tij dhe “kryespionin e mallkuar të Kinës.”
    Ho pranoi t’i paguante Hunter-it një tarifë prej 1 milion dollarësh për “Këshillim mbi çështje të lidhura me ligjin amerikan dhe këshillë lidhur me punësimin dhe analizën ligjore të çdo firme ose avokati amerikan,” sipas dokumenteve.
    Në korrespondencë të tjera mes Hunter-it dhe CEFC, ai shkruante se çdo marrëveshje e bërë do të ishte “interesante për mua dhe familjen time.”
    Hunter dhe xhaxhai i tij, James Biden, përfituan 4.8 milionë dollarë nga kompania e lidhur CEFC China Energy në vitet 2017 dhe 2018.
    Si u mashtrua Ho të kthehej në SHBA
    Ndërsa FBI hetonte rrjedhjet, u arrit në përfundimin se Ho “vendosi të merrte pjesë në aktivitet pasi James Biden ose një tjetër person i kishte thënë Ho-s, duke u bazuar në informacion të dhënë nga një hetues privat, se ishte e sigurt për Ho-n që të kthehej në SHBA.”
    Raporti i inspektorit të përgjithshëm shënon se FBI intervistoi një ish-agjent të Shërbimit Sekret amerikan, që punonte si hetues privat, i cili i tha byrosë se James Biden i ishte drejtuar në nëntor 2017 me një kërkesë për të përcaktuar nëse kishte një urdhër arresti për Ho.
    Subjekti i emailit të James Biden dërguar ish-agjentit privat ishte: “Re: rast i ri, më duhet menjëherë — jam në Hong Kong.”
    “Kam informacion për një individ që më duhet një verifikim i shpejtë mbi një çështje specifike. Shumë urgjente. Faleminderit, Jim [numri i telefonit]. Të lutem më telefono,” shkruhej në email.
    Në një telefonatë, James Biden i tha ish-agjentit të Shërbimit Sekret se “kemi informacion nga Kina që Ho mund të arrestohet” dhe se Ho donte të udhëtonte në SHBA por kishte shqetësim për një urdhër të mundshëm arresti.
    Hetuesi privat (PI), duke punuar me një tjetër ish-agjent të Shërbimit Sekret, e shqyrtoi informacionin e ardhur, por nuk arriti të gjente asnjë urdhër aktiv arresti për Ho-n ose për tre individë të tjerë për të cilët James Biden kishte pyetur.
    Megjithatë, PI paralajmëroi James Biden se urdhër-arrestet janë “të ndjeshme” dhe jo gjithmonë shfaqen në bazat e të dhënave që ai dhe partneri i tij kishin kontrolluar.
    Raporti nuk e akuzon James Biden për shkelje dhe nuk përmend Hunter Biden.
    James Biden i tha Kongresit gjatë dëshmisë në shkurt 2024 se nuk kishte ndërmend ta informonte Ho-n për atë që kishte mësuar nga hetuesit privatë.
    “Absolutisht jo,” këmbënguli vëllai i ish-presidentit.
    “Unë thjesht doja të dija, e dini, nëse kishte ndonjë problem me Patrick Ho. Jo për ta informuar apo ndonjë gjë tjetër. Vetëm për dijeninë time personale,” shtoi James Biden.
    “Veprimet e McGonigal-it, ndërsa ai shërbente si një zyrtar i lartë i FBI-së i ngarkuar me mbikëqyrjen e çështjeve të ndjeshme të kundërzbulimit dhe penale, ishin të jashtëzakonshme dhe e turpëruan vlerën thelbësore të FBI-së për integritet, përgjegjësi dhe lidership të pritur nga gjithë personeli i FBI-së,” tha raporti i inspektorit të përgjithshëm për veprimet e agjentit të turpëruar.
    “Përmes skemës së tij, McGonigal qëllimisht dëmtoi një çështje të rëndësishme penale, shkelu besimin publik dhe kompromentoi integritetin e FBI-së,” përfundoi raporti.

  • Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

    Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

    Dinamo zhvilloi sot në Arbanë një ndeshje miqësore me Kukësin. Dinamovitët fituan me shifrat 3-0 kundër verilindorëve.
    Sfida u zhbllokua fillimisht nga Bernard Berisha me penallti dhe më pas realizuan Farruku me Xhejms. Kjo miqësore i shërbeu Ilir Dajës për tu përgatitur edhe më mirë për ndeshjen me Elbasanin në Superiore.

    Formacioni startues: Sali, Ismaili, Teixeira, Neziri, Lorran, Jonuzi, Gudiabi, Maliqi, Vila, Bregu dhe Guindo.
    Në pjesën e dytë u aktivizuan: Teqja, Dita, Meksi, Qardaku, B.Berisha, Farruku, Xhejms, Hiso, Manjani, Bleta.

  • Letonia në prag, Shqiperia vazhdon përgatitjet, probleme për një lojtar

    Letonia në prag, Shqiperia vazhdon përgatitjet, probleme për një lojtar

    Shqipëria vijon me përgatitjet në kuadër të ndeshjes së 9 shtatorit ndaj Letonisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.
    Atmosfera në grup është mjaft e mirë, me kombëtaren që është rikthyer në vendin tonë pas disa ditësh qëndrimi në Spanjë dhe po stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”.

    Sa i takon situatës së lojtarëve, Myrto Uzuni është stërvitur i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar, pasi ai pritet të jetë në dispozicion për këtë ndeshje.
    Shqipëria renditet në vendin e 3-të të grupit K, me 5 pikë të grumbulluara.

  • MOTO GP/ Botërori zbarkon në Barcelonë, Markez: Mbërrij në formë të madhe

    MOTO GP/ Botërori zbarkon në Barcelonë, Markez: Mbërrij në formë të madhe

    Botërori i Moto GP-së rikthehet këtë fundjavë në Spanjë për Çmimin e Madh të Barcelonës. Lideri i kampionatit, Mark Markez, kërkon të vijojë serinë e rezultateve të shkëlqyera dhe mbërrin shumë i karikuar në eventin e shtëpisë.
    “Montmelo do të më detyrojë të punoj pak më shumë për të qenë në formën maksimale, por mbërrij në një gjendje shumë të mirë fizike”, shprehet piloti spanjoll i Dukatit në prag të GP-së së Katalonjës. “Është një nga pistat më pak të favorshme për ne në kampionat, por motivimi është i lartë dhe do të bëj gjithçka për të fituar”, shton Markez.

    Më pas tetë herë kampioni i botës flet për rivalët e tij të mundshëm: “Akosta rivali im kryesor? Është e mundshme, pasi dikush duhet të ndalojë serinë time pozitive. Janë edhe Aleks, Peko dhe motorët Aprilia. Ne do të punojmë për të vazhduar këtë seri të mirë rezultatesh”, thekson 32-vjeçari. “Këtu në Barcelonë e kuptova menjëherë që motori do të më lejonte të luftoja për titullin. E kisha kuptuar që para testimeve që ky ishte vendi i duhur”, përfundoi Markez.
    BANJAJA – “Diçka kuptuam në Hungari, tani të provojmë ta zbatojmë edhe këtu në Montmelo. Është një sezon i komplikuar, por po përpiqemi me çdo mënyrë të gjejmë një zgjidhje”, këto janë fjalët e Françesko Banjajas para Çmimi të Madh të Katalonjës. “Barcelona është një pistë që më shoqëron prej shumë vitesh, ka qenë një nga garat që më hapi dyert e Botërorit kur isha në kampionatin spanjoll” – kujton piloti italian i Dukatit. “Në Botëror gjithmonë kam pasur pak vështirësi deri në vitin 2022, dhe që nga ajo kohë gjithmonë kam qenë i fortë. Me fat apo pa fat, kanë ndodhur disa gjëra që na kanë bërë të vuajmë ose të humbasim.
    Si për shembull rrëzimi në Sprintin e vitit të kaluar, një fitore që do të më kishte dhënë 12 pikët me të cilat do ta kisha fituar titullin. Në përgjithësi është një pistë që më pëlqen jashtëzakonisht shumë dhe ku argëtohem shumë, por sigurisht si çdo pistë ka edhe të mirat edhe të këqijat veta”, përfundon Banjaja.
    AXHENDA – Fundjava e Barcelonës do të hapet sot në orën 10:45 me sesionin e parë të provave të lira, ndërsa në orën 15:00 do të nisin parakualifikueset. Më tej, të shtunën në orën 10:10 është radha për sesionin e dytë të lirë, në orën 10:10 fillojnë kualifikueset, ndërsa në orën 15:00 do të startojë gara Sprint me 12 xhiro. Çmimi i madh i Katalonjës (24 xhiro) do të nisë të dielën në orën 14:00.

  • Milan, Nkunku: Bëra zgjedhjen e duhur, jam te një klub i madh

    Milan, Nkunku: Bëra zgjedhjen e duhur, jam te një klub i madh

    Sulmuesi francez Christopher Nkunku zgjodhi të bashkohej me Milanin, duke u larguar kështu nga Chelsea.
    “Para së gjithash, duhet të bëj mirë me ekipin tim të ri, me shokët e mi të ekipit dhe me mjedisin e ri.

    Mendoj se ishte e lehtë të zgjidhja Milanin sepse është një klub i shkëlqyer, një klub historik. Projekti ishte i duhuri për mua dhe mezi pres të filloj.
    Mendoj se ishte koha e duhur për t’u transferuar këtu nga Chelsea. Jam shumë i lumtur me zgjedhjen time.”

  • Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

    Shtrohet për probleme me zemrën Nuredin Dumani

    Është shtruar në urgjencën e QSUT-së, i penduari I drejtësisë Nuredin Dumani, i cili eshte transportuar ne masa te rrepta sigurie.
    Sipas informacioneve të para shkak I dërgimit të tij në spital janë problemet me zemrën, ndërkohë që SPAK është duke ndjekur nga afër situatën. /Opinion.al

  • Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

    Gjendet një motor i djegur, dyshohet se u përdor nga vrasësit e Kristian Kolës

    Një motor i gjetur i djegur në fshatin Vukatanë dhe që pritet t’i bëhet ekspertiza, mendohet se u përket autorëve të vrasjes së Kristjan Kolës në Shkodër. Autorëve, të cilëve besohet se u është dashur më pak se 1 minutë në ekzekutimin e 34-vjeçarit, besohet se janë ndihmuar edhe nga një person tjetër. Teksa lëviznin me motor, ata qëlluan në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasjeje, ndnëse 1 vit e gjysmë më parë, viktima ka pasur një konflikt për motive të dobëta por atë konflikt e ka mbyllur dhe nuk qëndron si pistë hetimore për policinë.
    34-vjeçari nuk ishte person me precedent penal, dhe nuk kishte konflikte, ndërsa së bashku me të atin kishin një kompani ndërtimi./Opinion.al