Day: September 5, 2025

  • Lamine Jamal inspirohet nga legjenda e basketbollit, LeBron Xhejms, shpall veten “mbret i Barcelonës”

    Lamine Jamal inspirohet nga legjenda e basketbollit, LeBron Xhejms, shpall veten “mbret i Barcelonës”

    Adriatik BALLA
    Sulmuesi i njohur, Lamine Jamal, është inspiruar nga legjenda e basketbollit, LeBron Xhejms, për ta konsideruar veten si mbret i ri i Barcelonës. Festimi me gjestin e vendosjes së kurorës në kokë e talentit 18-vjeç është bërë ikonike, e inspiruar nga ylli i NBA-së, por ka marrë edhe shumë reagime, prej tyre mjaft kritika, shkruan “ANSA”. Për ta mbrojtur numrin 10 “Blaugrana” është përkujdesur selektori i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, i cili sulmeve iu përgjigj duke iu thënë se gjesti i atij festimi nuk ishte për ta vendosur kurorën në kokë, por një kapelë magjistari. Jamal ka nisur t’i festojë në këtë mënyrë speciale golat e tij gjatë miqësores së dytë në turneun aziatik kundër Seul. Ai i realizoi dy gola dhe i befasoi të gjithë me këtë lloj festimi: një goditje me gjoks dhe një lloj vetëkurorëzimi. Një gjest që i përgjigjet atij të LeBron Xhejms, të bërë qe disa vite.
    “LeBron është konsideruar gjithmonë një lojtar që do ta bënte historinë, edhe para se të arrinte në NBA. Dhe Lamine është duke i ndjekur gjurmët e tij si futbollist, duke i thyer pothuajse të gjitha rekordet e pjekurisë së hershme. Ndërkohë, në rrjetet sociale janë përfshirë nga zërat se romanca e supozuar mes Lamine Jamal dhe reperes argjentinase Niki Nikole ka marrë fund vetëm 13 ditë pasi u raportua se kishin nisur të shiheshin bashkë. Sipas mediave të Amerikës Latine, artistja 25-vjeçare thuhet se ka gjetur një “muzë” të re – mesfushorin e talentuar argjentinas Franko Mastantuono, i cili këtë verë u transferua te Real Madrid nga River Plate.
    Situata ka krijuar menjëherë tensione, pasi Mastantuono, 18 vjeç, është jo vetëm bashkëmoshatar i Yamal, por edhe rival i tij i drejtpërdrejtë në fushë, duke qenë pjesë e madrilenëve ndërkohë që Yamal luan për Barcelonën. Shumë tifozë kanë ironizuar lajmin në rrjet, me një koment që thoshte: “13 ditë, as dy javë”, ndërsa një tjetër shkruan me humor: “Nicole ndryshon të dashur më shpesh sesa bëj unë dush”. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e fansave ka hedhur poshtë këto thashetheme, duke kujtuar se Mastantuono është prej kohësh në një lidhje me Fio Augustinelli.
    As Jamal, as Mastantuono dhe as Nikole nuk kanë reaguar për lajmet e qarkulluara. Ndërkohë, babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, e minimizoi krejt situatën duke deklaruar: “Këto janë gjëra fëmijësh. Nuk e njoh fare, as nuk e di se ç’fytyrë ka.” Nicki Nicole, me emrin e vërtetë Nicole Denise Cucco, është një nga artistet më të njohura latine, me mbi 22 milionë ndjekës në Instagram dhe afro 18 milionë dëgjues mujorë në Spotify.

  • Shqipëria fiton pa shkëlqim miqësoren me Gjibraltarin, Silvinjo e bën çorap formacionin

    Shqipëria fiton pa shkëlqim miqësoren me Gjibraltarin, Silvinjo e bën çorap formacionin

    Adriatik BALLA
    Shqipëria bëri dje një prej ndeshjeve më të dobëta në ballafaqimet ndërkombëtare, përballë një skuadre krejt modeste sikurse është përfaqësuesja e Gjibraltarit, këtij vendi të vogël me sipërfaqe 6.8 km2 e popullsi 35 mijë banorë, në një kep të bregut spanjoll në kanalin e Gjibraltarit ku ndahet Europa me Afrikën. Vendasit bënë një ndeshje agresive, ku kërkuan të shënonin një rezultat historik për ta, ndërkohë që kuqezinjtë e Shqipërisë luajtën të trembur dhe pa orientim në fushë, sidomos në pjesën e parë.
    Takimi u luajt në “Europa Point Stadium”, me kapacitet 1 mijë vende. Përtej kësaj, synimi ishte që Silvinjo të shihte gjendjen e lojtarëve dhe t’i provonte ata në skemë. Pjesa e parë e ndeshjes ishte një katastrofë nga tanët, të cilët nuk u koordinuan aspak në fushë, ku Daku dhe Broja luanin secili për hesap të vet dhe mesfusha i kishte lëshuar territorin ekipit kundërshtar. Kumbulla mbante mbrojtjen me forcë, sa për të mos pësuar, ndërsa Hysaj e nisi këtë takim si kapiten. Surprizë ishte angazhimi i portierit Dajsinani nga minuta e parë, po ashtu Maldini Kaçurrit në qendër të mbrojtjes, si dhe i Pajazitit dhe Medon Berishës në mesfushë krah Bajramit, të gjithë titullar. Në sulm treshja e njohur Broja-Daku-Asani, por që për herë të parë u pa se nuk funksionon si duhet bashkë.
    Në minutëne 150-të Broja jep më në fund një pas për Dakun që nuk shfrytëzohet si duet. Disa minuta më pas Asani nga një goditje dënimi tenton portën, por sfera shkon jashtë. Vendasit bëjnë goditjen e vërtetë në portën tonë në të 20’, por gjuajtja e Del Rios pritet qetësisht nga Dajsinani. Ndërkohë, pas minutës së 30-të e deri në fund të pjesës së parë protagonist bëhet mesfushori Medon Berisha, por as ai nuk e gjeti dot rrjetën. Pjesa e parë mbyllet 0-0, mjaft e kritikuar për kuqezinjtë.
    Pjesa e dytë, na nderon një penallti e Asanit
    Në pjesën e dytë skuadra mendoi më seriozisht për lojën. Që në fillim trajneri Silvinjo ndërhyri duke hequr Brojën dhe Dakun e duke futur në vend të tyre Hoxhën dhe Shpendin. Largohet edhe Hysaj e në vend të tij futet Balliu. Goditjen e parë e jep Pajaziti, në minutën e 51-të, por topi përfundon jashtë. Një minutë më pas, Hoxha pason për Asanin, i cili me portën e boshatishur e çon topin në rrjetë, por anësori ndaloi aksionin për një pozicion të parregullt. Në të 56’, pas krosimit në zonë të Balliut, një lojtar vendas, Mekklaferti, për pak shkaktoi autogol. Në minutën e 57-të Bajrami futet në zonë dhe kroson për Shpendin që gjuan, por jo saktë. Edhe gjuajtja e Arbër Hocxhës në të 60’ përfundon jashtë kuadratit. Në këtë moment Silvinjo heq Dajsinanin nga porta e fut në vend të tij të riun Simoni. U desh të vinte minuta e 68-të që të ndryshonte rezultati. Gjyqtari sheh një prekje të topit me dorë në zonë nga Pozo dhe akordon 11-metërsh. Jasir Asani tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe 1-0 për Shqipërinë. Minutat e mbetura loja pati episode kryesisht në mesfushë dhe një përpjekje të përsëritur të Shpendit për të lënë gjurmë me gol. Por nuk ia doli. Fitoi Shqipëria 1-0, por pa shkëlqim, ndoshta duke pasur parasysh faktin se përballë ishin modestët e Gjibraltarit, por edhe për të mos rrezikuar dëmtime në prag të ndeshjes me Letoninë, në Tiranë më 9 shtator.

  • Alban Bushi pret një paraqitje të madhe të Shqipërisë U21 përballë Gjermanisë: Japim 200%

    Alban Bushi pret një paraqitje të madhe të Shqipërisë U21 përballë Gjermanisë: Japim 200%

    Adriatik BALLA
    Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, foli për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, “fshf.org” në prag të ndeshjes miqësore ndaj Gjermanisë, që do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00. Tekniku kuqezi u shpreh i kënaqur me gjendjen e skuadrës, duke theksuar se të gjithë lojtarët janë në formë të mirë fizike dhe gati për sfidën me Gjermaninë.
    Bushi e vlerësoi kundërshtarin si një ekip shumë të fortë, por theksoi se edhe Shqipëria do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv. I pyetur si kanë shkuar përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore, Bushi u shpreh i kënaqur për formën e grupit dhe se në radhët e tij nuk ka asnjë dëmtim, gjë që e relakson dhe e bënte më të angazhuar. “Sot është dita e fundit e përgatitjeve, e mbyllim me seancën në “Elbasan Arena” dhe nesër kemi ndeshjen. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur nga ekipi sepse i gjithë grupi ka qenë shumë mirë fizikisht. Nuk kemi pasur asnjë dëmtim. Na kanë shërbyer shumë këto ditë për të punuar se si do t’i përballojmë nesër gjermanët”, theksoi ai.
    Niveli i Gjermanisë
    Më tej tekniku Alban Bushi komentoi kundërshtarin e radhës, përfaqësuesen e Gjermanisë të moshës U-21. “Ne e konsiderojmë një sfidë shumë të madhe dhe me përgjegjësi. E dimë që janë nënkampionët e Europës dhe kanë shumë potencial dhe kualitet në gjirin e tyre. Kanë lojtarë që bëjnë diferencën, lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha. Jemi munduar që të kemi strategjinë tonë, lojën tonë. Së fundmi jemi zhvilluar shumë si ekip. Në dy ndeshjet e fundit me Hungarinë dhe Turqinë, fituam në Hungari dhe humbëm në Turqi, por pavarësisht humbjes kemi treguar që jemi një ekip, kemi karakter dhe dinjitet. Këtë do ta shprehim nesër me Gjermaninë. Mendoj që Gjermania nuk e ka aspak të lehtë. Ne luajmë në fushën tonë, e dimë se kush janë ata dhe dimë se kush jemi ne. Patjetër që duhet të japë secili 200% nga vetja e vet për t’i përballuar ata dhe mendoj që do ta japin. Mezi po e presim këtë sfidë”, nënvizoi më tej Bushi.
    Prurjet e reja dhe mesazhi për tifozët
    Në skuadër ka dy prurje të reja, që janë Kurti dhe Taho, prurje që u analizuan nga trajneri Bushi. Madje ai foli dhe për tifozët, duke apeluar të mbështesin skuadrën në stadium. “Nga prurjet e reja si Kurti dhe Taho janë lojtarë të rinj. Datëlindja është më e vogël se lojtarët që janë momentalisht. Por mendoj që janë lojtarë të perspektivës, që do t’i ketë Shqipëria për kohë të gjatë. Mendoj që mund të arrijnë shumë lart. Janë djem të përulur dhe shumë punëtorë. I shoh me këmbë në tokë dhe kjo është më e rëndësishmja sot te ky brez, sepse ka lojtarë që kanë cilësi dhe talent, por nuk janë me këmbë në tokë dhe aty pastaj devijojnë nga rruga e madhe që duhet të bëjnë. Mesazhi për tifozët? – Unë kam luajtur vetë 4 herë me Gjermaninë dhe ne jemi mundur gjithmonë në fund. Kemi shënuar shumë gola dhe na kanë shënuar shumë. Ka qenë një lojë në ekuilibër. Mendoj dhe kam shumë besim që do të jetë një lojë e bukur, lojë me gola dhe që do të kënaqim publikun tonë. Duam ta kënaqim me lojë dhe rezultat”, përfundoi Bushi.

  • Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

    Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

    Papunësia ka ardhur në ulje vitet e fundit, por brenda treguesve zyrtare shfaqen problematika të mëdha mes faktit se sa janë të punësuar realisht që marrin pagesa mujore dhe atyre që raportohen si të punësuar zyrtarisht.

    Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në vitin 2024, qarku me shkallën më të lartë punësimit ishte Kukësi (70,9 %) dhe Gjirokastra (66,0 %), ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të ulët janë Lezha (47,6 %) dhe Vlora (51,7 %).

    Teksa Kukësi ka shkallën më të lartë punësimit, vjen në fund të renditjes nga 12 qarqet e tjera për shpenzimet mujore të familjeve. Në vitin 2023 Një familje në Kukës shpenzonte 73,225 lekë në muaj sipas INSTAT, niveli më i ulët në rang vendi dhe 20 për qind më pak se mesatarja kombëtare.

    Duke verifikuar strukturën e punësimit në Kukës dominon dega e bujqësisë. Në këtë sektor janë të punësuar 72 për qind e totalit te te  punësuarve, po kur vjen puna tek rendimenti Bujqësore Kukësi kontribuon më pak se çdo qark në prodhimin bujqësor në të gjitha degët.

    Pothuajse të gjithë të punësuarit që raportohen në bujqësi nuk kanë ta ardhura mujore, ofruesi më i madh i punësimit me pagë në këtë qark është shteti nëpërmjet administratës lokale, shkollave dhe shëndetësisë.

    Në 6 qarqe të vendit, Kukës, Elbasan, Dibër, Berat dhe Korçë bujqësia kontribuon në më shumë se gjysmën e punësimit, teksa sektorët e tjerë të industrisë dhe shërbimeve zënë një peshë shumë të vogël.

    Qarqet që në strukturën punësimit të tyre dominojnë industria dhe shërbime kanë nivel më të lartë jetesës.

    Psh në qarkun e Tiranës vitin e kaluar shërbimet punësuan 63,8 %  te totalit të punësuarve. 26,7 % e të punësuarve ishin në sektorin e industrisë dhe vetëm 9,4 % e tyre punonin në bujqësi.

    Qarku i Durrësit ka rreth 31,9 % të të punësuarve të angazhuar në sektorin e e industrisë (duke shënuar qarkun me numrin më të madh të punonjësve në këtë sektor), 39,6 % në sektorin e shërbimeve dhe 28,5 % në sektorin e bujqësisë.

    Në qarkun e Lezhës shërbimet ofrojnë 40.7 të punësimit total, në Vlorë 49,2% dhe Gjirokastër 34.8% punësuarve janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve, një e katërta në sektorin e industrisë dhe pjesa tjetër që varion nga 30 në 40 %  janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë.

    Bujqë sia ë shtë  kontribuuesi kryesor në  punë sim me 36.7% të  totalit më  2024 duke pë suar rë nie të  lehtë  nga niveli 37.2% i vitit 2023./ Monitor

  • Rubio: SHBA do të shkatërrojë grupet e huaja kriminale! Los Lobos dhe Los Choneros shpallen organizata terroriste

    Rubio: SHBA do të shkatërrojë grupet e huaja kriminale! Los Lobos dhe Los Choneros shpallen organizata terroriste

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA-të janë të gatshme të “shkatërrojnë” grupet kriminale ndërkombëtare, nëse është e nevojshme, madje edhe në bashkëpunim me vende të tjera.

    “Do të na ndihmojnë t’i gjejmë këta njerëz dhe t’i shkatërrojmë, nëse kjo është ajo që duhet bërë,” tha Rubio gjatë një vizite në Ekuador, raporton BBC.

    Ai njoftoi gjithashtu se SHBA do të shpallë dy nga bandat më të mëdha kriminale të Ekuadorit, Los Lobos dhe Los Choneros, si organizata të huaja terroriste.

    Deklaratat vijnë vetëm pak ditë pas një sulmi të forcave amerikane në Detin e Karaibeve, ku, sipas Shtëpisë së Bardhë, u vranë 11 trafikantë droge. Megjithatë, identiteti i tyre nuk është bërë publik.

    I pyetur nëse trafikantët nga vende aleate të SHBA-së, si Meksika apo Ekuadori, mund të përballen me “ekzekutim të njëanshëm” nga forcat amerikane, Rubio tha se qeveritë bashkëpunuese do të ndihmojnë në identifikimin e tyre.