Day: September 5, 2025

  • Të shtëna me armë zjarri në Kukës, sherr mes dy të rinjve për një vend parkimi

    Të shtëna me armë zjarri në Kukës, sherr mes dy të rinjve për një vend parkimi

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes dy personave për një vend parkimi.
    Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
    Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi U. D. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë një sherri me shtetasin A. A..
    “Rreth orës 20:50, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri.
    Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit U. D.”, njofton policia.
    Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
     

    Top Channel

  • “Askush nuk i beson Putin-it”, Zelensky për bisedimet e përfundimit të luftës: Jam i gatshëm, presidenti rus nuk dëshiron

    “Askush nuk i beson Putin-it”, Zelensky për bisedimet e përfundimit të luftës: Jam i gatshëm, presidenti rus nuk dëshiron

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme për çdo lloj takimi diplomatik, përfshirë edhe takime dypalëshe apo trepalëshe, por shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i interesuar t’i japë fund luftës.

    Duke folur nëpërmjet video-lidhjes në hapjen e Forumit Ekonomik të Cernobbio-s, Zelensky tha se “askush nuk i beson Putinit, sepse ai vazhdon përshkallëzimin ushtarak në vend të armëpushimit”, duke e përshkruar si pengesën kryesore për paqen në Ukrainë.
    “Putini nuk dëshiron ta përfundojë luftën, këto janë vetëm fjalë. Nëse rritet presioni ndërkombëtar, ndoshta ai do të detyrohet ta bëjë këtë. Por sot, ai vetëm e përshkallëzon”, u shpreh Zelensky.
    Presidenti ukrainas theksoi se hapi i parë drejt paqes duhet të jetë armëpushimi, ndërsa i bëri thirrje vendeve të BE-së, SHBA-së dhe Jugut Global që të rrisin angazhimin për t’i dhënë fund agresionit rus.
    Zelensky kërkoi gjithashtu zbatimin e menjëhershëm të garancive të sigurisë të ofruara nga Koalicioni i Gatishmërisë, edhe pa pritur fundin e luftimeve. Ai përmendi se 45 vende janë pjesë e këtij koalicioni, ndërsa 26 prej tyre janë të gatshme të ofrojnë mbështetje konkrete, përfshirë edhe Italinë dhe SHBA-në.
    Ndërkohë, nga ana ruse, Presidenti Vladimir Putin ka përsëritur qëndrimin e tij kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke pretenduar se një gjë e tillë do të rrezikonte “interesat afatgjata të sigurisë së Rusisë”, sipas agjencisë Tass.

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në afërsi të Paskuqanit, dëme të shumta materiale

    Aksident i rëndë në afërsi të Paskuqanit, dëme të shumta materiale

    Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi ta Paskuqanit.

    Sipas informacioneve paraprake përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.
    “Rreth orës 22:30, në Unazë të Madhe, tek mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi H. Ç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
    Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.
    Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Top Channel

  • Ministri i Jashtëm belg paralajmëron: Sekuestrimi i aseteve ruse do të shkaktonte një tronditje të tmerrshme në tregjet e aksioneve dhe euron

    Ministri i Jashtëm belg paralajmëron: Sekuestrimi i aseteve ruse do të shkaktonte një tronditje të tmerrshme në tregjet e aksioneve dhe euron

    Ministri i Jashtëm belg Maxime Prevot ka paralajmëruar se sekuestrimi i aseteve të ngrira ruse të mbajtura në Belgjikë do të shkaktonte një “tronditje të tmerrshme sistemike” të aftë të destabilizonte euron.

    Një situatë e tillë mund të shkaktojë “një tronditje të tmerrshme sistemike në të gjitha tregjet evropiane të aksioneve, duke e goditur shumë rëndë besueshmërinë e euros”, tha Prevost.

    Sekuestrimi i aseteve të Bankës Qendrore Ruse – nga të cilat 210 miliardë janë në Belgjikë, nën kontrollin e institutit financiar Euroclear – po kërkohet nga shumë shtete anëtare të BE-së, kryesisht nga vendet baltike.

    Këto vende argumentojnë se këto para mund të përdoren për të financuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën , pa asnjë kosto për taksapaguesit evropianë, ndërsa disa vende të tjera me borxhe të mëdha po përpiqen të kursejnë burime.

    Gjermania, Franca dhe Banka Qendrore Evropiane nuk pajtohen me këtë propozim, pasi kanë frikë se do të çojë në ikjen e kapitalit dhe destabilizimin e euros.

    Sipas Maxime Prevost, do të kishte rrezik që vendet e treta që kanë vendosur miliarda në Evropë t’i tërheqin ato, duke thënë “Nëse është kaq e lehtë të sekuestrohen këto asete nesër (…) atëherë do t’i vendosim diku tjetër”.

    27 vendet e Unionit kanë vendosur, për të ndihmuar Ukrainën, të mos përdorin kapitalin, por vetëm interesin mbi asetet ruse, të cilat arrijnë në disa miliardë euro në vit. Komisioni Evropian duhet të paraqesë propozimet e tij për këtë çështje deri në fund të tetorit. “Do të presim dhe do të shohim se çfarë propozohet”, tha Prevot.

  • Shpërthimi ku vdiq Enea Thomaraj në Elbasan! Dëshmia e vëllait të Dumanit: Tritoli motrave Nikolli u vu nga Suel Çela

    Shpërthimi ku vdiq Enea Thomaraj në Elbasan! Dëshmia e vëllait të Dumanit: Tritoli motrave Nikolli u vu nga Suel Çela

    Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka folur për herë të parë lidhur me këto ngjarje kriminale. 

    Për “MaShqip” me Flamur Vezaj ka folur edhe për tritolin në derën e banesës së motrave Nikolli në Elbasan, ku humbi jetën i riu Enea Thomaraj. Fitim Dumani thotë se tritoli është vënë nga Suel Çela për të dëmtuar Nuredinin, dhe për t’i hequr atij statusin e të penduarit të dreëjtësisë.

    PJESË NGA INTERVISTA:

    Vezaj: Vetëm vëllai jot ka 13 vrasje të zbardhura.

    Dumani: Nuk ke dëgju gjë akoma, prit se do shohësh edhe më. Në sa vrasje ka marrë pjesë ai…, ka një grumbull me dosje, se kur do zbardhen. Ushtar është ai që kërkon vrasjet, jo ai që i bën. Ne nuk kemi qenë kurrë ushtar i askujt.

    Vezaj: Kur është hera e fundit që ke fol me vëllain?

    Dumani: Para një jave, u takuam. Vëllai im i ka gjitha me fakte. Vëllai im nuk ka qenë ushtar i askujt. Talo Çela ishte shoku i ngushtë i vëllezërve të mi. E bënë atë që është, njeriun më të kërkuar në Shqipëri. Vëllai im nuk ka asnjë gënjeshtër. Kur ka tregu për vëllain e vet, nuk ka si gënjen për tjerët. SPAK nuk po bën drejtësi. Pse Erjon Alibej duhet të merrte statusin e drejtësisë. Erjoni nuk po bashkëpunon. Është dëshmitar kot.

    Kush e vrau çunin e huaj në shtëpinë e vet? Pse se nxjerr SPAK. Vëllai im tani nuk hedh një tullë, jo më të vendosë tritol. Ajo vajzë nuk e ka taku vëllain tim asnjëherë. Nuk ka pasur lidhje me të. SPAK e policia nuk e gjen dot ku ndodhet Sueli. E vëllai im nga burgu e gjet… Ata nuk ishin në shtëpi atë natë

    Pse i vunë tritolin?

    Dumani: Tritoli te motrat Nikolli u vendos për të akuzuar vëllain tim. Xhovana Nikolli ka tentu të hyjë te 313 me taku vëllain tim me pasaportë të vjedhme. Gjithë këtë e ka bërë grupi i Suel Çelës, për ti hequr statusin dhe ta bëjnë të mosbesueshëm. Se po i hoqën statusin ai nuk kapet më. Suel Çela e ka spiunuar Dumanin. Vëllai im u tradhtu nga grupi i vet. 5 makina e vëzhgonin. Vëllait tim i dha telefon me çip brenda. Si e gjeti policia ku ishte vëllai im. Sueli ka dhënë 500 mijë euro me vra vëllain tim.

    Me shpëtu veten, Suel Çela njoftoi policinë për të arrestuar vëllain tim. Ndryshe si e gjetën. Vëllai im shkoi në Elbasan për të taku Suel Çelën, i dhuroi një armë dhe ai id ha një telefon. Vëllai im u bë bashkëpunëtor i drejtësisë se e tradhtoi i gjithë grupi i vet.

    Vezaj: Pse u prish Talo Çela me Nuredin Dumanin?

    Dumani: Janë prish për 10 mijë euro që Altin Ndoci i kishte Dashnorit. Altini ishte ushtar i Talos. Dora e parë që njihej me Çopjat.

    Ai është shprehur i sigurt gjatë fjalës së tij se i shumërkërkuari Talo Çela është vrarë nga vellëzerit Hajdar e Franc Çopja në restorantin e tyre në Elbasan. Fitim Dumani thotë se Çopjat e vranë Çelën që ai mos të tregonte gjërat që dinte për ta.

    Vezaj: Kush e vrau?

    Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë buk.

    Dumani: Dy ditë pasi i kanë vrarë vëllain. U vra në restorant në Elbasan.Në një restorant. U vra nga vëllezërit Çopja. E vranë prapa kokës ndërsa hante bukë. Vetë restoranti ishte i vëllezërve.

    Vezaj: Pse e vranë?

    Dumani: E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët. Ata mendonin se vëllai im nuk do flasë. I dhanë dhuratën e fundit që të merrte hakun ta vriste (duke vrarë Nuredinin) por ai nuk e mori dot hakun dhe normalisht e priste fundi.

    Në episodin e radhës, MaShqip do të sjellë serinë e dytë, ku Fitim Dumani flet për politikanët e përfshirë në ngjarje kriminale, kush zyrtar i lartë i Partisë Socialiste mbron Suel Çelën dhe kush nga të fortët i ka ofruar para Nuredin Dumanit për të heshtur. 

     

  • Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO

    Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO

     
    Shëtitorja buzë Jonit dhe Saranda u kthye edhe një herë në një qendër të gjallë ngjyrash, kulture dhe tradite, falë edicionit të 13-të i Panairi i Suvenireve. Ky event tashmë është shndërruar në një ndër ngjarjet më të rëndësishme të sezonit turistik në qytetin bregdetar. Organizuar nga Agjencia AJMMI me mbështetjen e Bashkisë Sarandë, panairi solli në qytet rreth 100 artizanë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.
     

    Artizanat nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi në Sarandë
     
    Edicioni i këtij viti i Panairit të Suvenireve në Sarandë mblodhi së bashku mjeshtër nga treva të ndryshme shqiptare dhe rajonale, të cilët ekspozuan punimet e tyre artizanale në pavionët përgjatë shëtitores. Nga Prishtina dhe Gjakova, deri në Konispol, çdo artizan solli punime që pasqyrojnë mjeshtërinë, shpirtin krijues dhe trashëgiminë kulturore të brezave.
     
    Punimet artizanale përfshinin motive tradicionale, punime druri, qëndisma, vepra qeramike dhe ornamente dekorative, duke ofruar për vizitorët një mundësi të veçantë për të marrë me vete një kujtim autentik nga Saranda.
     
    Pjesëmarrja e të rinjve artizanë ishte një nga surprizat më pozitive të këtij edicioni. Prania e tyre tregoi se traditat e artit popullor shqiptar po përcillen me sukses tek brezi i ri, duke e mbajtur të gjallë këtë pasuri kulturore.

     
    Vlerësimi nga Bashkia Sarandë
     
    Në aktivitet mori pjesë edhe Nënkryetari i Bashkisë Sarandë, Florjan Sali, i cili e cilësoi panairin si një ndër ngjarjet më të rëndësishme të këtij sezoni turistik.
    Ai vizitoi një nga një pavionët e artizanëve, u njoh nga afër me punimet e tyre dhe i përgëzoi për mjeshtërinë e treguar. Sali shprehu falënderime të veçanta për artizanët e rinj, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor përmes artizanatit.
    “Ky panair është një pasqyrë e gjallë e kulturës sonë, një urë lidhëse mes brezave dhe një vlerë e shtuar për turizmin e Sarandës,” – tha ai.

    Panairi i Suvenireve, traditë e çmuar për turizmin e Sarandës
     
    I zhvilluar për të 13-in vit radhazi, Panairi i Suvenireve në Sarandë është shndërruar në një brand turistik dhe kulturor për qytetin bregdetar. Ngjarja nuk shërben vetëm për promovimin e artit popullor dhe punimeve artizanale, por është edhe një pikë takimi ku bashkohen kultura të ndryshme të trevave shqiptare dhe të rajonit.
    Panairi i jep Sarandës një identitet të veçantë gjatë verës, duke i shtuar gjallëri shëtitores buzë Jonit dhe duke u ofruar vizitorëve një eksperiencë unike kulturore.

    Saranda panairi i suvenireve nuk është thjesht një ekspozitë artizanale, por një ngjarje që pasuron jetën kulturore të qytetit dhe forcon rolin e tij si destinacion turistik. Me traditën dhe ngjyrat e tij, panairi i 13-të dëshmoi edhe një herë se artizanati është pjesë e gjallë e identitetit shqiptar dhe një vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit në Sarandë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb
     

  • Pas Danimarkës, një tjetër shtet i NATO-s përgatitet të rekrutojë gratë në forcat ushtarake

    Pas Danimarkës, një tjetër shtet i NATO-s përgatitet të rekrutojë gratë në forcat ushtarake

    foto ilustruese

    LETONI- Letonia mund të ndjekë shembullin e Danimarkës me një plan për të filluar rekrutimin e femrave deri në vitin 2028
    Letonia po përgatitet të zgjerojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak edhe për gratë, duke u bashkuar me anëtarët e tjerë të NATO-s që zgjerojnë forcat e tyre në përgjigje të asaj që e përshkruajnë si një kërcënim rus – një pretendim që Moska e mohon.
    Ministri i Mbrojtjes Andris Spruds i tha të mërkurën Delfi TV se partia e tij, Progresistët, do të paraqesë një propozim vitin e ardhshëm që kërkon që si burrat ashtu edhe gratë të shërbejnë në ushtri nga viti 2028. Ai vuri në dukje se pajisjet specifike për femra tashmë po futen në Forcat e Armatosura Kombëtare për t’u përgatitur për ndryshimin.
    Aktualisht, vetëm burrat janë të rekrutuar nën shërbimin e detyrueshëm ushtarak që Riga e riktheu në vitin 2023, pasi më parë e kishte hequr rekrutimin në vitin 2006.
    Letonia thuhet se planifikon të më shumë se dyfishojë madhësinë e ushtrisë së saj në 31,000 trupa deri në vitin 2028, nga rreth 15,000 në vitin 2021.
    Nëse miratohet, Letonia do të ndiqte Danimarkën, e cila njoftoi në mars se do të fillojë rekrutimin e grave nga viti 2026. Në atë kohë, Kopenhageni tha se ky veprim do të siguronte “barazi gjinore” në forcat e saj të armatosura dhe do të ndihmonte në përmbushjen e angazhimeve të NATO-s.
    Që nga përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë në vitin 2022, zyrtarët perëndimorë kanë pohuar se Rusia mund të synojë shtetet e BE-së në të ardhmen. Më herët këtë vit, Brukseli nisi një fushatë të tërbuar zgjerimi ushtarak, ndërsa anëtarët evropianë të NATO-s ranë dakord të rrisin shpenzimet e forcave të armatosura në 5% të PBB-së, duke përmendur “kërcënimin e supozuar rus”.
    Kremlini vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat për qëllime armiqësore ndaj vendeve perëndimore si “të pakuptimta” dhe nxitëse të frikës, dhe ka dënuar atë që e quan “militarizim të pamatur” të Perëndimit.
    Moska ka kritikuar gjithashtu dërgesat e armëve perëndimore në Ukrainë, duke argumentuar se ato shërbejnë vetëm për të zgjatur luftimet dhe për të shkaktuar viktima të panevojshme pa ndryshuar rezultatin e konfliktit.
    Muajin e kaluar, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se udhëheqësit e Evropës Perëndimore “po përpiqeshin ta përgatitnin Evropën për luftë – jo për ndonjë luftë hibride, por për një luftë të vërtetë kundër Rusisë”. Ai akuzoi BE-në se po rrëshqiste në atë që e përshkroi si një “Rajh të Katërt”, i shënuar nga një rritje e rusofobisë dhe militarizimit agresiv./ZËRI

  • Zvicra “i fsheh” portën Kosovës, dardanët largohen me goleadë nga Bazeli

    Zvicra “i fsheh” portën Kosovës, dardanët largohen me goleadë nga Bazeli

    Kosova e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Dardanët janë larguar me goleadë nga Bazeli, ku u mundën me shifrat e thella 4-0 nga Zvicra. Helvetët e shkruajtën historinë e këtij takimi brenda 45 minutave të para.
    Akanzhi (22′), Emboloja (25′, 45′) dhe Vidmeri (39′) ishin autorët e golave për skuadrën zvicerane. Në krahun tjetër, porta kundërshtare dukej shumë larg për Kosovën. Muriqi realizoi të vetmen goditje brenda katërkëndëshit, por e cila ishte qendrore dhe nuk paraqiti asnjë kërcënim për portierin. Ndeshja e radhës për dardanët do të jetë ajo e 8 shtatorit kundër Suedisë në “Fadil Vokrri”./Sport Ekspres/

  • Aksident në Unazën e Re, drejtuesi humb kontrollin dhe përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

    Aksident në Unazën e Re, drejtuesi humb kontrollin dhe përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

    Një aksident ka ndodhur mbremjen e sotme në zonën e Unazës së Re, pranë daljes për në Paskuqan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse.
    Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, drejtuesi ka shpëtuar pa dëmtime serioze. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

  • Aksident i rëndë në afërsi të Paskuqanit, raportohet për disa të plagosur

    Aksident i rëndë në afërsi të Paskuqanit, raportohet për disa të plagosur

    Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi ta Paskuqanit.
    Sipas informacioneve paraprake përplasja ka qenë e fortë, e për pasojë disa kanë mbetur të plagosur.
    Deri më tani nuk dihet se sa makina janë të përfshira në aksident.
    Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë.