Day: September 3, 2025

  • Legjenda Carragher: “Liverpooli tani është ekipi galaktik i Anglisë. A e dinte Alexander-Arnold, apo klubi nuk i tha asgjë mbi investimet?”

    Legjenda Carragher: “Liverpooli tani është ekipi galaktik i Anglisë. A e dinte Alexander-Arnold, apo klubi nuk i tha asgjë mbi investimet?”

    3 Shtator 2025

    23:42

    Telesport

    Liverpooli dominoi merkaton e verës, duke shpenzuar gati 500 milionë euro. Alexander Isak, Florian Wirtz, Hugo Ekitiké, Milos Kerkez, Jeremie Frimpong dhe Giovanni Leoni janë afrimet e reja në një ekip që fitoi Premier League vitin e kaluar dhe tani synon të konsolidojë suksesin e saj vendas dhe të fitojë Ligën e Kampionëve.
    Një nga legjendat e klubit, Jamie Carragher, komentoi hapur për lëvizjet e Reds: “Anfield tani kujton epokën e artë të viteve ’70 dhe ’80, kur klubi ishte më tërheqësi në vend, por edhe në Europë. Me nënshkrimin rekord të Alexander Isak, transformimi i Liverpoolit në Galaktikët e Premier League është i plotë. Ata po sillen si Real Madrid nën Florentino Pérez, Barcelona në kulmin e tyre, Manchester United nën Sir Alex Ferguson, ose Chelsea dhe Manchester City në afatet e hershme kalimtare të Abramovich dhe Mansour.”
    Ish-mbrojtësi ngre dyshime edhe për dinamikën e brendshme të klubit: “Pyes veten nëse Trent Alexander-Arnold ishte në dijeni të planeve të klubit për transferimet e verës dhe nëse po, nëse do të kishte marrë vendimin për të qëndruar. Salah dha një intervistë interesante për Sky Sports gjatë fundjavës, duke thënë se Slot e kishte informuar për qëllimet e klubit. Pyes veten nëse Trent kishte të njëjtin informacion…”

  • Huijsen “ndez” El Clasicon: “Uroj që Yamal te Spanja të shkëleqejër por jo në La Liga”

    Huijsen “ndez” El Clasicon: “Uroj që Yamal te Spanja të shkëleqejër por jo në La Liga”

    Dean Huijsen po përshtatet çuditërisht shpejt me ekipin kombëtar spanjoll. Mbrojtësi 20-vjeçar, i sapoardhur nga transferimi i tij te Real Madrid, foli për Marca-n rreth përvojës së tij me La Roja dhe lidhjes së tij me Lamine Yamal, të dy mik dhe rival në ligë.
    “Lamine? Ai është një lojtar i shkëlqyer. Shpresoj që të bëjë mirë këtu me Spanjën, por që të mos na shkaktojë shumë probleme në ndeshjet tona të La Ligas”, bëri shaka qendërmbrojtësi i Madridit.
    Huijsen dhe Yamal mishërojnë në mënyrë të përsosur brezin e ri të futbollit spanjoll: talent të parakohshëm, një personalitet të fortë dhe shumë, shumë më tepër. “Është e veçantë që trajneri ka besim tek ne. Kjo tregon se ai nuk ka frikë të marrë rreziqe me lojtarët e rinj”, theksoi ish-lojtari i Juventusit, Romës dhe Frosinone-s, duke theksuar se si atmosfera në dhomën e zhveshjes nxit rritjen dhe pjekurinë.
    Hujsen foli gjithashtu për muajt e tij të parë te Real Madrid: “Është një hap i madh për çdo lojtar të vijë te Real Madrid. Ndihem mirë. Çfarë më pëlqen më shumë? Dhoma e zhveshjes, njerëzit… Të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Edhe ambientet, udhëtimet… gjithçka është spektakolare. Jam shumë i lumtur. I dëgjoj shumë Rüdiger dhe Carvajal, por jemi një grup shumë i lidhur dhe bëjmë gjëra së bashku.”

  • Edon Zhegrova zbulon talentin “e fshehtë” pasi u bë lojtari i Juventusit (VIDEO)

    Edon Zhegrova zbulon talentin “e fshehtë” pasi u bë lojtari i Juventusit (VIDEO)

    Edon Zhegrova te Juventusi ishte lajmi sensacional i verës, duke shënuar kështu një ngjitje të jashtëzakonshme në karrierën e tij sportive. Edhe pse rruga deri këtu ka qenë e gjatë, Edoni, që vjen nga Kosova, ka dëshmuar se me talent, punë dhe përkushtim mund të kapërcehen të gjitha kufijtë.
    Në intervistën e tij të parë për klubin e ri, ku u prezantua për tifozët e Juventusit, sulmuesi anësor ndau një detaj interesant që deri tani nuk e kishte zbuluar: talenti i tij i fshehtë është muzika. Kjo përgjigje erdhi si pjesë e një vargu pyetjesh që iu drejtuan gjatë prezantimit, ndërsa ai mbante me krenari fanellën bardhezi të “Zonjës së Vjetër”.
    Ky pasion për muzikën nuk është befasues, duke pasur parasysh që edhe motra e tij, Valza Zhegrova, ka qenë këngëtare për një periudhë të shkurtër, ndonëse tashmë është larguar nga skena muzikore. Edoni u zbulua fillimisht në Kosovë, ku talenti i tij në futboll nuk kaloi pa u vënë re.

    Tani, si pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë, ai do të mbajë fanellën me numrin 11, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

  • Kryeministri Kurti viziton aktorin Azemi në spital: Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligët

    Kryeministri Kurti viziton aktorin Azemi në spital: Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligët

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka vizituar aktorin e njohur, Osman Azemi i cili ndodhet në spital tash e një kohë pas një aksidenti në trafik.

    Në këtë vizitë, Kryeministri Kurti krahas buqetës me lule, ka dërguar edhe një stupc për pjesëtarin e grupit humoristik “Stupcat”.

    “Buqetë me lule për shëndet të mirë, e ‘stupci’ për të larguar të ligët. Të paqim gjatë Osman Azemi”, ka shkruar Kurti në Instagram./ KultPlus.com

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

    Lirimi i hapësirave publike, Rama: Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirave

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike.
    Kreu i qeverisë ka publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” pamjet të këtij aksioni, teksa shihet një objekt që shkatërrohet nga autoritetet.
    Krahas pamjeve, Rama shkruan; “Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirës publike në kryeqytet, ndërkohë që punojmë me projektet e shumta të sistemit.”
    Kryeministri ka paralajëmruar se pas heqjes së tendave të lokaleve, do të ketë një tjetër hap edhe për heqjen e karrigeve që janë vendosur në hapësirat publike në mënyrë abuzive.

  • Plazhet më të pistë në Shqipëri

    Plazhet më të pistë në Shqipëri

    Vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje të keqe. Ndotësit më të mëdhenj janë bizneset që shkarkojnë ujërat në lumenj e dete. Një raport i Agjencisë kombëtare të Mjedisit tregon se situata ka ardhur duke u përkeqësuar ndjeshëm.
    Plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum. Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.
    Aktualisht në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë.

  • Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

    Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë shqiptare në Kroaci, kishin pesticide

    Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr.
    Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat. Në njoftim zyrtar të EFSA është publikuar rezultati I analizave laboratorike, ku niveli i ngarkesës së lejuar  është 0.01mgkg, ndërsa rezultati kap vlerën e 0.06 mgkg. Domatet e rrezikshme janë prodhuar në tokat bujqësore të Beratit.
    Ndërsa në datën 22 gusht po shteti Kroat ka asgjësuar 5 ton pjeshkë nga Divjakë, sepse në këtë frut është gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë nikel.
    Fermeri shqiptar shumë herë e vjel produktin e tij në sera pa respektuar kohën e shpërbërjes që në gjuhën teknike e ka emrin karencë. Më pas kjo sjell jo vetëm pasojë financiare për eksportuesin shqiptar, por edhe një ulje të vlerës së prodhimeve ‘made in Albania’.
    Përdorimi pa kriter i këtyre kimikateve sjell pasojë serioze për shëndetin e konsumatorit, nga rënia e imunitetit e deri tek infertiliteti, duke penguar realizimin e shtatzanive.
    Domatet e rrezikshme nuk arritën deri tek tryeza e konsumatorit europian, nga ana tjetër, inspektorët tanë të ushqimit për gjatë muajit gusht nuk kanë dhënë asnjë alert për domatet e rrezikshme të Beratit apo pjeshkën e Divjakës nëse këto prodhime kanë  qenë pjesë e familjeve shqiptarëve apo jo.

  • Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

    Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

    Një hapësirë ku kreativiteti dhe biznesi takohen, ky është vizioni pas ‘Muza Fashion Fair’ (MFF),  një nisëm e re e krijuar nga Andriola Kambo. Si autore dhe producente e platformës ‘Muza Competition’, Kambo ka sjellë për katër vite me radhë një trampolinë për talentet e reja, duke lidhur trashëgiminë kulturore shqiptare me industrinë bashkëkohore të modës. Përvoja e saj me mbi 9,000 dizajnerë dhe eksperienca ndërkombëtare në projekte Expo në Bruksel i kanë dhënë bindjen se ka ardhur momenti për të krijuar një panair që i shërben industrisë së modës në tërësi. Sipas Kambo, MFF nuk është thjesht një event mode. Është një platformë që bashkon të gjithë hallkat e industrisë: stilistë, blerës, prodhues tekstilesh, gazetarë, media të modës, shkolla dhe studentë, fotografë, videografë, DJ, producentë, skenografë etj. Përveç prezantimit të koleksioneve, panairi do të ofrojë workshop-e për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe rrjetëzim ekonomik, duke nxitur një industri më të qëndrueshme dhe vizionare.
    Andriola Kambo thekson se MFF synon të kthehet në një pikë referimi për kalendarin ndërkombëtar të eventeve të modës, duke ofruar mundësi konkrete për ekspozim, partneritete dhe lidhje me tregjet globale.
    Sipas Kambo, e ardhmja e modës në Shqipëri është premtuese, me shumë talente të reja dhe startup-e kreative, por infrastruktura dhe mbështetja janë çelësi për zhvillim profesional dhe ndërkombëtar. Platforma si MFF ofron pikërisht këtë mundësi, duke shndërruar Shqipërinë në një qendër të rëndësishme të modës në rajon.
    Çfarë e frymëzoi krijimin e ‘Muza Fashion Fair’? Si lindi koncepti dhe ideja? Çfarë e dallon këtë panair nga eventet e tjera të modës në Shqipëri? MFF pritet të jetë vendi ku do të bashkohen veç stilistë shqiptarë apo edhe nga rajoni?
    ‘Muza Fashion Fair’ është një nisëm e re, shumë personale për mua, që më ka bërë pjesë për herë të parë në botën e biznesit. Si autore dhe producente e platformës ‘Muza Competition’, kam parë sesi një iniciativë e vogël rajonale mund të rritet dhe të bashkojë mbi 9,000 dizajnerë mode. Ky impakt më dha bindjen se kishte ardhur momenti për të krijuar një hapësirë edhe më të madhe, që t’i shërbente industrisë në tërësi. Kështu lindi ideja e ‘Muza Fashion Fair”.
    Falë një eksperience 10- vjeçare në fushën e projekteve, kam fituar bindjen se çdo projekt që ndërmarr duhet të jetë i qëndrueshëm dhe me impakt real. Personalisht, më ka frymëzuar gjithmonë të ndjek modele si Fern Mallis, një ndër figurat më të njohura në industrinë e modës amerikane, krijuesja e Javës së Modës në New York. Ajo ka ditur të ndërtojë platforma të qëndrueshme dhe jo thjesht evente të përkohshme, dhe për mua ka qenë gjithmonë modeli që dua të ndjek në rrugëtimin tim.
    Cili është mesazhi kryesor që ‘Muza Fashion Fair’ dëshiron t’i përcjellë publikut dhe industrisë së modës, e cila sot përballet me sfida veçanërisht në lidhje me qëndrueshmërinë, etikën etj.?
    Mesazhi kryesor i ‘Muza Fashion Fair’ është se moda nuk është vetëm estetikë apo trend, por një industri që ka ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri, kulturë dhe ekonomi. Një nga sfidat më të mëdha sot është mungesa e kreativitetit ku shumë brand-e të njohura po përballen me përsëritje të ideve dhe mungesë risish. Prandaj, MFF synon të sjell brand-et më të njohura ndërkombëtare, rajonale dhe vendase që sjellin frymë të re, ide origjinale, vizion ndryshe dhe rrjetëzimin ekonomik.
    Për ne, kreativiteti nuk shkon i ndarë nga qëndrueshmëria dhe etika: promovojmë praktikat e gjelbra, riciklimin, përdorimin e materialeve të qëndrueshme dhe respektimin e vlerave etike në proceset e prodhimit. ‘Muza Fashion Fair’ është platforma ku takohen bizneset, dizajnerët dhe profesionistët jo thjesht për të shitur, por për të ndërtuar një industri më të fortë e më vizionare.
    Si është pritur ky edicion i parë nga dizajnerët shqiptarë dhe ndërkombëtarë? Si janë ritmet e organizimit deri më tani? Cilat janë disa nga emrat “big” që kanë konfirmuar pjesëmarrjen?
    Prej një viti tashmë kemi punuar intensivisht për konceptin e ‘Muza Fashion Fair’. Ditën e djeshme kemi publikuar faqen zyrtare të panairit www.muzafashionfair.com ku të gjithë të interesuarit mund të gjejnë informacionet e nevojshme dhe të shprehin interesin për pjesëmarrjen e tyre online. Dua të theksoj se MFF nuk është thjesht një hapësirë ekspozimi dhe shitjeje për dizajnerët, por eventi kryesor B2B dhe B2C për industrinë e modës në Shqipëri, rajon e më gjerë.
    Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të prezantojnë brand-in e tyre para një audience të përzgjedhur, të shfaqin koleksionet në pasarelën kryesore, të takojnë blerës potencialë përmes takimeve të organizuara paraprakisht. Gjithashtu, po krijojmë një hapësirë të dedikuar për workshop-e që fokusohen në ngritjen e kapaciteteve të stilistëve për të pasur sukses në sipërmarrjet e tyre, një fushë që kërkon shumë krijimtari dhe përvojë.
    Ky edicion i parë është pritur me shumë entuziazëm, nga të gjithë aktorët//bizneset në industrinë e modës në arenën ndërkombëtare dhe interesi që kemi parë deri tani ka tejkaluar pritshmëritë tona, duke treguar se MFF po plotëson një boshllëk real në treg.
    Organizimi po ecën me ritme dinamike, dhe çdo ditë konfirmohen pjesëmarrje të reja nga brende, dizajnerë dhe profesionistë që duan të jenë pjesë e këtij eventi, duke e bërë MFF një ngjarje ku takohen talentet e reja me figurat e konsoliduara të industrisë. Përmes këtij edicioni, synojmë që Muza Fashion Fair të kthehet në një pikë referimi në kalendarin ndërkombëtare të eventeve të modës.
    Ju jeni prej vitesh organizatore dhe drejtuese e ‘Muza Competition’. Si e shikoni të ardhmen e modës në Shqipëri? A ka sipërmarrje të reja? A ka talente?
    E ardhmja e modës në Shqipëri është premtuese. Ka shumë talente të reja që kanë aftësi kreative dhe vizion modern, por ajo që ka munguar deri tani është infrastruktura dhe mbështetja që i ndihmon ata të zhvillohen profesionalisht dhe të lidhen me tregun global. Në vitet e fundit, kemi parë gjithnjë e më shumë sipërmarrje të reja në fushën e modës, startup-e kreative, brand-e që fokusohen te qëndrueshmëria dhe prodhimi cilësor.
    Shqipëria ka potencial për tu zhvilluar, por ky potencial duhet kanalizuar përmes platformave si ‘Muza Fashion Fair’ që ofrojnë mundësi konkrete për të ekspozuar punën, për të krijuar partneritete dhe për të hyrë në tregjet ndërkombëtare. Nëse kjo rrugë ndiqet me këmbëngulje, shumë shpejt mund ta shohim Tiranën si një qendër të rëndësishme të modës në Ballkanin Perëndimor, madje edhe më gjerë.

  • Rritet bilanci i tragjedisë në Lisbonë: 15 të vdekur dhe 18 të plagosur nga dalja nga shinat e tramvajit

    Rritet bilanci i tragjedisë në Lisbonë: 15 të vdekur dhe 18 të plagosur nga dalja nga shinat e tramvajit

    Një nga tramvajet më të njohur të Lisbonës, i konsideruar simbol i qytetit dhe atraksion turistik, doli nga shinat të mërkurën duke shkaktuar 15 viktima dhe 18 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë. Pesë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa disa janë shtetas të huaj, njoftuan shërbimet e emergjencës.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në orarin e pikut, kur tramvaji “Elevador da Glória” humbi kontrollin teksa zbriste një kodër të ngushtë në qendër të Lisbonës dhe u përplas me një ndërtesë. Mjeti doli në njërën anë, ndërsa dhjetëra zjarrfikës e ekipe shpëtimi punuan për më shumë se dy orë për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.
    Qeveria portugeze e cilësoi aksidentin si më të rëndin në historinë e fundit të kryeqytetit dhe shpalli ditë zie kombëtare për të enjten. Presidenti Marcelo Rebelo de Sousa dhe kryebashkiaku Carlos Moedas shprehën ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dërgoi mesazhin e saj në rrjetet sociale.

    Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Sipas dëshmitarëve, tramvaji ka rrëshqitur zvarrë në kodër pa kontroll, ndërkohë që kompania operuese Carris njoftoi se mjeti kishte kaluar në mirëmbajtje të planifikuar. Hetimet do të nisin sapo të përfundojnë procedurat e shpëtimit. Tramvaji historik “Glória”, i shpallur monument kombëtar, transporton çdo ditë banorë dhe turistë, duke qenë një nga atraksionet më të vizituara të Lisbonës.
    /vizionplus.tv

  • Tramavaji elektrik del nga shinat në Lisbonë, 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Tramavaji elektrik del nga shinat në Lisbonë, 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur për turistët, doli nga shinat dhe u përplas, tha për gazetarët një zëdhënës i shërbimit të emergjencës.

    Autoritetet nuk i identifikuan viktimat dhe nuk zbuluan kombësitë e tyre, por thanë se mes të vdekurve ka edhe shtetas të huaj.
    “Është një ditë tragjike për qytetin tonë… Lisbona është në zi, është një ngjarje tragjike, tragjike”, u shpreh kryebashkiaku i kryeqytetit portugez, Carlos Moedas.
    Pamjet nga vendngjarja vagonin e verdhë të tramvajit, që transporton njerëzit lart e poshtë një kodre të pjerrët në Lisbonë, të shkatërruar, ndërsa ekipet e emergjencës po nxirrnin njerëz nga rrënojat.
    Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, shprehu keqardhje për aksidentin tragjik në një deklaratë, duke shpresuar që autoritetet së shpejti do ta zbulojnë shkakun e përplasjes.
    Linja, e hapur në vitin 1885, lidh qendrën e Lisbonës pranë sheshit Restauradores me Bairro Alton.
    Ajo është një nga tre linjat që operohet nga kompania publike e transportit urban, Carris, dhe përdoret si nga turistët, ashtu edhe nga banorët vendas.
    Portugalia, dhe në veçanti Lisbona, kanë përjetuar një bum turistik gjatë dekadës së fundit, me vizitorë që mbushin qendrën e popullarizuar të qytetit gjatë muajve të verës./Rel

    Top Channel