Adriatik BALLA
Dje u luajtën ndeshjet e xhiros së tretë të Premier League angleze, mes emocionesh të forta, por edhe një rivaliteti të spikatur, ku ra në sy dueli i më të mirave të momentit, Liverpulit dhe Arsenalit, duel i luajtur në “Anfield”. Kjo ndeshje sillte përballë njëra tjetrës dy skuadrat që kishin fituar të dy ndeshjet në xhirot e para dhe mbanin kryesimin. Pra ishte një përplasje e kryesuesve, por në të njëjtën kohë edhe e dy skuadrave që e kanë shfaqur hapur pretendimin për titullin.
Ishte ndeshje deri diku e ekuilibruar, por në fund fitoi Liverpuli 1-0. Të kuqtë kaluan në avantazh ndaj Arsenalit me supergolin e Dominik Szoboszlait. Futbollisti hungarez e shënoi supergolin në minutën e 83-të të ndeshjes. Kjo fitore e ngjit Liverpulin në krye të vetëm me 9 pikë në tri ndeshje, duke lënë pas rivalët e tjerë që në startin e edicionit. Duket qartë se skuadra e Arne Slot këtë vit do të bëjë spektakël në Angli dhe do të synojë të fitojë gjithçka. Në ndeshjet e tjera të luajtura dje në Angli, ra në sy fitorja befasuese e Brightonit ndaj Mançester Sitit, 2-1, duke bërë që “qytetarët” që drejtohen nga trajneri i njohur Pep Guardiola të kalojnë një krizë jo të vogël në këtë start sezoni. “Cityzens” u mposhtën 2-1 nga Brightoni në “AmEx Stadium”, pasi ishin duke udhëhequr në pjesën e parë. Ishte Erling Haland që shënoi në minutën e 33-të të ndeshjes, për të vënë në epërsi skuadrën mysafire. Golit të Sitit iu kundërpërgjigj fillimisht një ish-lojtar i tyre, me Xhejms Milner që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 66-të. Milner shënoi nga penalltia.
Në minutat e fundit të kohës së rregullt, lojtari me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda shënoi për epërsinë e Brighton, gol që ia siguroi edhe fitoren e parë të sezonit klubit të tij. Gruda pranoi një pasim të mirë nga Kaouro Mitoma, duke finalizuar pas një lëvizje të mirë që ‘mashtroi’ Traffordin dhe Ait Nourin. Ndeshja u mbyll me shifrat prej 2-1 dhe kështu, Brightoni shkon në kuotën e katër pikëve në këtë fillimsezon, teksa Siti mbetet në tri pikë të fituara. Një tjetër duel i luajtur dje në Premier League ishte ajo mes Notingham Forestit dhe Uest Hem Junajtid. Fitoi ky i fundit me rezultatin e thellë 3-0, duke marrë një trepikësh në transfertë me shumë vlerë për ecurinë e grupit në këtë fazë të parë të garës. për Uest Hemin kjo ishte fitorja e parë sezonale, kurse për Notinghamin ishte humbja e parë në tri ndeshje të luajtura. Në dy takimet e para kishin një fitore e një barazim. Pas Liverpulit kryesor me 9 pikë në tre xhirot e para të garës, pason Çelsi me 7 pikë në vend të dytë.
Day: September 1, 2025
-

Liverpuli fiton duelin e madh me Arsenalin, duke u konfirmuar si skuadra pretendente për titull në Premier League
-

Horoskopi sot /Muaj i ri, sfida dhe mundësi të reja në dashuri, karrierë dhe financa
Dashi
Dita e sotme për te dashuruarit do jete goxha e trazuar. Asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit planifikuar. As ju dhe as partneri nuk do jeni ne humorin me te mire te mundshëm. Beqaret me ne fund pas disa muajsh do e bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer. Ne planin financiar kënaquni me gjendjen ne te cilën do ndodheni dhe mos kërkoni me shume sepse mund te futeni ne telashe.
Demi
Kjo do jete një dite mjaft e favorshme për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni me se miri me partnerin tuaj dhe madje do sqaroni edhe mosmarrëveshjet me te vogla. Beqaret nuk do jene as sot me fat dhe nuk do e ndryshojnë statusin qe kane. Ne planin financiar do jeni te përkëdhelur nga yjet dhe do mund te realizoni te gjitha investimet e nevojshme.
Binjaket
Pas një kohe te gjate me probleme dhe vështirësi, sot gjerat do fillojnë te vendosen ne vendin e duhur. Do i shtoni paksa dozat e komunikimit. Beqaret duhet te tregohen diskrete dhe te mos e japin veten pas cilitdo qe do iu pëlqejë. Gjendja financiare do jete me e qëndrueshme kështu qe përfitoni për te shlyer borxhet qe keni pasur prej kohesh.
Gaforrja
Duke pare konfigurimin e yjeve, sot jeta juaj ne çift pritet te jete goxha e trazuar. Nuk do jeni me aq te sigurt sa me pare se personi qe keni ne krah është i duhuri për te kaluar gjithë jetën. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite tërësisht ndryshe nga çiftet. Ata do argëtohen pa fund dhe do realizojnë takimet fantastike. Ne planin financiar mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.
Luani
Nëse jeni ne një lidhje serioze, sot duhet t’i merrni gjerat edhe me seriozisht. Mos prisni qe për çdo gjë t’iu kujtoje partneri se çfarë duhet te bëni , por tregohuni te vëmendshëm dhe qëndroni me këmbë ne toke. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë te luajnë me ndjenjat e te tjerëve. Ne planin financiar do ndizet sinjali i alarmit. Nuk do mund te kryeni dot as shpenzimet me te nevojshme.
Virgjeresha
Edhe pse keni kohe me partnerin dhe dashuria juaj ka qene e forte, sot do mund te përballeni me disa kontradikta qe do ua prishin humorin. Beqaret nuk duhet absolutisht te nxitohen sepse mund te përballen me probleme goxha serioze me vone. personat qe do i bëjnë për vete nuk janë te duhurit. Ne planin financiar çdo gjë do jete siç duhet.
Peshorja
Partneri juaj do ketë me shume nevoje se kurrë për ju gjate kësaj dite kështu qe gjeni kohen e duhur për te qëndruar pranë tij. Beqaret do ja kalojnë mire pranë disa personave qe do njohin, por nuk do hedhin hapa me tej. Financat me vështirësi do i mbani ne një gjendje te qëndrueshme. Dëshira për shpenzime do jete shume e madhe.
Akrepi
Do jete një dite harmonike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do debatoni për asgjë. Beqaret do jene te parrezistueshem kështu qe mundësitë për një histori dashurie do jene te mëdha. Te ardhurat do përmirësohen fale një trashëgime goxha te majme te cilën e keni pritur prej kohesh.
Shigjetari
Dite konfuze dhe aspak me diell kjo për te dashuruarit. Do iu zbulohen disa te fshehta qe i keni mbajtur partnerit dhe ai do mërzitet shume për këtë fakt. Beqaret nuk do e ndiejnë aspak nevojën e dikujt sepse vetëm apo nen shoqërinë e miqve do ndihen mire. Ne planin financiar duhet te veproni me shume përkujdes dhe maturi sepse situata do jete delikate.
Bricjapi
Ata qe janë ne një lidhje do tregohen me te disponueshem ndaj personave qe kane ne krah dhe do jene gati te bëjnë sakrifica për ta. Pjesa me e madhe e beqareve do realizoje disa takime fantastike te cilat do mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen e dëshiruar kështu qe duhet bere kujdes.
Ujori
Ëndrrat tuaja mund te bëhen realitet sot. Partneri do jene i gatshëm te beje gjithçka qe ju doni vetëm për t’iu kënaqur. Ai do gjeje mënyra nga me te ndryshmet për t’ua shprehur dashurinë. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat do fillojnë qe sot te stabilizohen. Vazhdoni te bëni akoma disa kursime.
Peshqit
Keni kohe qe jeni ne një lidhje? Doni apo nuk doni, sot do ketë ndryshime rrënjësore te cilat do ua mbushin edhe njëherë shpirtin me gëzim. Beqaret duhet te kujtojnë gjithmonë se pamja e jashtme nuk është gjithmonë e rëndësishme. Kjo do i ndihmoje te hidhen ne krahët e personit te duhur. Mundësitë do jene te mira. Për financat nuk duhet te shqetësoheni. -

Uzuni sërish tund rrjetën dhe Silvinjo “fërkon duart”, Bajrami në udhëkryq te Rejnxhërsi
Adriatik BALLA
Performanca e disa lojtarëve të Kombëtares me skuadrat e tyre në Europë e ka ngrohur trajnerin Silvinjo në prag të ndeshjeve të shtatorit që Shqipëria do të luajë kundërt Gjibraltarit dhe Letonisë. Kërkohet perfeksion dhe rezultat maksimal, e për këtë duhen lojtarë në formë. Uzuni, Kumbulla, Manaj e ndonjë tjetër kanë dhënë shenja të mira për cilësitë e tyre dhe pritet të jenë armë e fortë në ndeshjet që përfaqësuesja do të luajë pas pak ditësh. Trajnerit Silvinjo i duhen lojtarë me minuta dhe efikasë në pozicionet e tyre dhe shenjat e disa lojtarëve gjatë këtyre ditëve kanë qenë premtuese. Problem mbeten disa dëmtime me pasojë mungesë për ndeshjet e radhës si Ismajli, Ramadani e ndonjë tjetër.
Uzuni se harron zakonin, tjetër gol me Austin në SHBA
Lajme të mira për sulmuesin kuqezi, Myrto Uzuni, i cili është rreziku kryesor i Austin në Amerikë dhe komentatori i MLS e kishte paralajmëruar, para ndeshjes me San Hoze Urthkuejks. Austin fitoi 3 me 1, ndërsa goli i dytë mbajti firmën e Uzunit dhe ishte pikërisht ai që i dha qetësinë skuadrës. Uzuni nuk mund të gabonte me portën bosh. Kështu konfirmon formën e mirë, ndërsa është ftuar nga Kombëtarja për ndeshjet e shtatorit. “Është njeriu i 12 milionë dollarëve”, u shpreh komentatori gjatë festës së golit. Kjo është pikërisht shifra që Austin shpenzoi për të blerë kartonin e sulmuesit shqiptar. Dhe Uzuni tashmë ka formën më të mirë. Në 6 ndeshjet e fundit të kampionatit ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar 2 të tjerë.
Bajrami në udhëkryq te Rejnxhërsi
Mesfushori kuqezi, Nedim Bajrami, është përballur me një situatë të pakuptimtë në Skoci. Pasi shënoi gol në Kupë me Rejnxhërs, nuk u bë pjesë e skuadrës në tre ndeshjet e radhës zyrtare. Kështu Bajrami humbi rreth dy javë me ekipin, ndërsa gjithçka duket se po merr tjetër rrjedhë. Pas ftesës nga Silvinjo në Kombëtaren shqiptare, fantazisti është rikthyer sërish në skuadër. Sot qëndron i gatshëm në stol, ndërsa luhet ndeshja delikate me Sëlltik. Sfida është e vlefshme për javën e katërt të kampionatit. Deri tani Rejnxhërs ka vuajtur në grumbullimin e pikëve. Përgjatë tre javëve të kaluara ka grumbulluar vetëm 3 pikë.
Rashica drejt largimit nga Beshiktashi, nuk e do trajneri i ri
Beshiktashi do të vlerësojë ofertat për Milot Rashicën, i cili nuk bën pjesë në planet e skuadrës. Pas eliminimit nga Lozane në “play-off” të UEFA Conference League dhe mbylljes së aventurës evropiane, klubi bardhezi po merr vendime të rëndësishme. Pasi vendosi të ndahet me Ole Gunar Solskjaer dhe të emërojë në vend të tij Sergen Jalçin, Beshiktashi ka marrë vendimin edhe për Milot Rashicën. Jalçin ka kërkuar nga presidenti i klubit Serdal Adalı, që të largojë nga skuadra 3 lojtarë, Svenson, Zhao Mario dhe Milot Rashica. Sezonin e kaluar reprezentuesi i Kosovës zhvilloi 41 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 8 asistime. Vlera e tij aktuale është 6.5 milionë euro. Sulmuesi anësor kosovar ka luajtur deri tani në 4 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 1 gol. -

Dinamo tregon muskujt në kampionat, thyen 3-1 Vllazninë dhe shfaqet pretendente për titull
Ndeshja e fundit e xhiros së dytë të Kategorisë Superiore u mbyll mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena” me duelin Dinamo Siti-Vllaznia. Kjo ndeshje pritej me interes për shkak se përplaseshin dy prej skuadrave më të forta të momentit dhe njëherësh dy skuadra që pretendojnë titullin këtë vit. Të dyja vinin nga Europa, ku Vllaznia u eliminua që në raundin e dytë, kurse Dinamo shkoi deri në “play-off”të Ligës së Konferencës.
Jo vetëm kaq, trajnerët Daja i Dinamos dhe Martini i Vllaznisë kërkojnë të lënë gjurmë në krye të ekipeve dhe përballja e mbrëmshme ishte dhe një mundësi që teknikët të shpalosnin aftësitë e tyre në krye të pankinave. Ndeshja nisi e qetë, por me një superioritet të Dinamo Sitit në mesfushë dhe rrjedhimisht në qarkullimin e topit. 10 minutat e para, në fakt, ishte më mirë Vllaznia, por minutë pas minute Dinamo mori epërsinë në lojë dhe në minutën e 35-të gjeti golin e avantazhit.
Bregu nga e majta lëshon një gjuajtje që befason Jukajn dhe u jep epërsinë 1-0 bluve kryeqyte tas. Pjesa e parë mbyllet me JAVA 32 këtë rezultat. Në pjesën e dytë Vllaznia e rriti që në fillim lojën e saj sulmuese, duke u përpjekur të gjejë shpejt golin e barazimit. Por hasi në vështirësi, pasi di namovitët u pozicionuan mirë dhe nuk lanë shumë hapësirë për shkodranët. Rregulli i pashkruar në futboll, “po nuk shënove do ta pësosh”, mori vlerë mbrëmjen e djeshme.
Në minutën e 59-të Dinamo realizon golin e dytë duke i dhënë drejtim fitores së parë në kampionatin e sivjetëm. Guindo shënoi për “nëndetësen”, ndërkohë që Vllaznia u fut në një spirale dëshmërimi për 30 minutat e fundit. Në minutën e 83-të, ishte Berisha që shënoi golin e tretë, duke bërë që dinam ovitët të fusnin “në xhep” fitoren. Gjithsesi, në minutën e 4-t shtesë, Vllaznia shënoi një gol nderi nga kjo ndeshje, me anë të bekim Balajt. Me rezultatin e thellë 3-1, Dinamo e fiton duelin e parë sezonal me Vllazninë dhe shfaqet automatikisht si skuadra favorite për titull këtë sezon.
Vora turpëron Tiranën, bardheblutë pa busull
Vora, e cila debuton për herë të parë në Superiore, realizoi dje një fitore të bujshme ndaj Tiranës, me shifrat 3-1, duke marrë trepikëshin e parë sezonal, por nga ana tjetër duke i kujtuar skuadrës bardheblu se e ka humbur krejtësisht busullën dhe po bën një nisje shumë të keqe të kampionatit. Një fitore domethënëse për debutuesit në kampionat, të cilët kanë shfrytëzuar më së miri rastet e krijuara përballë bardhebluve, të cilët e nisin si mos më keq këtë kampionat duke treguar shenja se janë shumë larg asaj që pretendo jnë drejtuesit e klubit.
Vora bëri gjithçka mirë që në pjesën e parë duke rrezikuar disa herë portën e Tafas derisa erdhi avantazhi me Karricën me penallti. Goli i dytë i këtij të fundit në startin e pjesës së dytë ishte një goditje e rëndë për bardheblutë që shfaqën pak gjëra për t’u kujtuar. Zuna me kundërsulm mbylli diskutimet dhe goli i Eliton shërbeu vetëm si ngushëllim statistikor për bard heblutë në fund të kësaj sfide.
-

Shtatori nis me diell/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë të hënë
Pritet rritje e vlerave Barike në territorin shqiptar duke sjellë mot të qëndrueshëm po të freskët.
Parashikohet që paraditja në vendin tonë të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me diell.
Ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet që në zonat malore Veriore dhe Juglindore të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 13°C temperatura më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë. -

14 filma artistikë në 40 vite karrierë/ Ja veprat e Dhimitër Anagnostit, me “Gjoleka, djali i Abazit”, rrëmbeu dy çmime ndërkombëtare në Itali
Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.
Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”.
Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.
Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.
Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.
Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”.
Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.
Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.
Ai është autor i shumë filmave shqip:* Gjoleka, djali i Abazit (2006)* Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)* Përrallë nga e kaluara (1987)* Gurët e shtëpisë sime (1985)* Kujtime nga Gjirokastra (1983)* Vëllezër dhe shokë (1982)* Në shtëpinë tonë (1979)* Monumenti (1977)* Lulëkuqet mbi mure (1976)* Kur hiqen maskat (1975)* Cuca e maleve (1974)* Përjetësi (1974)* Motive nga dita e diel (1973)* Malet me blerim mbuluar (1971)* Parafabrikatet (1970)* Plagë të vjetra (1968)* Duel i heshtur (1967)* Komisari i dritës (1966)* Njeriu kurrë nuk vdes (1961).Top Channel
-

Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE të ndihmës ekonomike, 7 mujori i 2025 në nivelin më të ulët të 6 viteve
Shqipëria ofron nivelin më të ulët në rajon dhe në BE të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, por ndërkohë që fondet për këtë zë, në vend që të rriten për të zbutur nevojat e paplotësuara të familjeve të varfra, kanë ardhur në ulje sistematike.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në 7-mujorin 2025, fondet për ndihmën ekonomike ishin 12.8 miliardë lekë. Të krahasuara me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ato ishin 5% më pak.
Mbështetja financiare për familjet në nevojë po tkurret ndjeshëm. Fondet e ndihmës ekonomike të akorduara nga buxheti i shtetit gjatë shtatë-mujorit të parë të vitit 2025 kanë arritur nivelin më të ulët të gjashtë viteve të fundit.
Në vitin 2020, fondet e dedikuara për këtë kategori shënuan nivelin më të lartë prej 14.5 miliardë lekësh, kryesisht për shkak të nevojave të shtuara që solli pandemia COVID-19. Megjithatë, që prej atij viti, shpenzimet për këtë program kanë njohur ulje të vazhdueshme. Në 2021, fondet ranë në 13.9 miliardë lekë, ndërsa në 2022 zbresin më tej në 13.492 milionë lekë.
Viti 2023 shënoi një rikthim të lehtë me fondet që u rritën në 13.7 miliardë lekë, por kjo tendencë pozitive nuk u ruajt gjatë. Në 2024, shpenzimet për ndihmën ekonomike ranë sërish në 13.5 miliardë lekë, ndërsa në shtatë-mujorin e parë të vitit 2025 ato arritën vetëm 12.9 miliardë lekë, niveli më i ulët që prej vitit 2020.
Në të njëjtën kohë, inflacioni dhe kostoja e jetesës janë rritur. Reduktimi i mbështetjes për shtresat më të brishta po thellon më tej pabarazinë. Këtë fakt e vuri në dukje edhe një raport i fundit i Kombeve të Bashkuara, në të cilin u theksua se politikat fiskale të Shqipërisë nuk kishin ndihmuar në uljen e pabarazisë.
Shqipëria renditet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për mbrojtje sociale në raport me PBB-në në rajon dhe në Bashkimin Europian.
Banka Botërore, në një raport të fundit, theksoi se mbështetja financiare për familjet në nevojë në Shqipëri është vetëm 70 euro, në një kohë kur Federata e BiH jep 304 euro, Serbia 282 euro, Mali i Zi 267 euro, Maqedonia e Veriut 207 euro dhe Kosova 191 euro.
Ndërkohë, presioni mbi familjet me të ardhura të ulëta po rritet për shkak të inflacionit të lartë dhe rritjes së kostos së jetesës. Për shumë familje shqiptare, ndihma ekonomike përbën burimin e vetëm të të ardhurave, por shuma aktuale e alokuar është shumë poshtë minimumit jetik dhe nuk mbulon nevojat minimale mujore.
Ndërsa Shqipëria aspiron integrimin në Bashkimin Europian, diferenca në nivelin e shpenzimeve për mbrojtjen sociale nuk favorizon synimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE brenda vitit 2030./ Monitor
-

Izraeli godet një ndërtesë të Hezbollahut në jug të Libanit! Vritet një anëtar i organizatës
Ushtria izraelite njoftoi se mbrëmjen e kaluar ka sulmuar një ndërtesë në qytetin Ajta al-Shaab, në jug të Libanit, e cila përdorej nga grupi i shpallur terrorist Hezbollah.
Sipas deklaratës së Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), në ndërtesë ndodhej edhe banesa e Muhamed Husein Kasim, anëtar i Hezbollahut, i cili u vra rreth një javë më parë gjatë një operacioni izraelit, ku u zbulua se po ndihmonte në rindërtimin e infrastrukturës së grupit militant në zonë.
כוחות צה”ל השמידו מבנה בעייתא א-שאב ששימש את ארגון הטרור חיזבאללה לפעילות צבאית בדרום לבנוןבמסגרת פעילות לילית אמש של כוחות חטיבה 300, הושמד מבנה ששימש את ארגון הטרור חיזבאללה לפעילות צבאית, במרחב עייתא א-שאב שבדרום לבנון.פעילות מחבלי ארגון הטרור חיזבאללה במבנה מהווה הפרה… pic.twitter.com/SS8aqGXrz7— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) August 31, 2025
Ushtria izraelite thekson se çdo aktivitet i Hezbollahut në jug të Libanit përbën shkelje të marrëveshjes së nëntorit mes Izraelit dhe Libanit.
Ndërkohë, qeveria libaneze ka rënë dakord më herët këtë muaj të procedojë me çarmatimin e Hezbollahut nga ushtria libaneze, një plan që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, edhe pse vetë grupi është zotuar të kundërshtojë çdo përpjekje për t’i hequr armatimin.
-

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 1 shtator 2025…
Faqet e para të gazetave të përditshme shqiptare, në versionin e tyre print që mund ta gjeni pranë kioskës së shtypit, ofrojnë këto tituj kryesorë për lexuesit e tyre, për ditën e sotme, e hënë, 1 shtator 2025:
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar Dhimitër Anagnosti
Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti.
Lajmin e hidhur e ka bërë publik vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.
“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo.
Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.
Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”.
Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.
Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.
Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.
Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtardramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.Top Channel