Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni turistik, ku zhvillimet reale nuk u përputhën me pritshmëritë e fillimvitit. Strukturat hoteliere në Jug kanë raportuar rënie me 30% të të ardhurave në raport me verën 2024, ndërsa në Veri, kjo rënie ishte 10-15%. Shkak është ndryshimi i target-grupit që po na viziton ku mbizotërojnë masivisht ata me buxhet të ulët. Durrësi ka shfaqur qënd…
Day: September 1, 2025
-

Moti – Dita e sotme me kthjellime, ulen temperaturat
Ditën e sotme (1 shtator) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime të herëpashershme vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit.
Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë. -

Shuhet regjisori i madh Dhimitër Anagnosti
Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i madh i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.
Lajmin e trishtë e ka bërë publik e bija, Juna Anagnosti, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:
“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti Ndërron jetë regjisori i madh Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”
Anagnosti konsiderohet si një nga mjeshtrat më të mëdhenj të ekranit shqiptar.
Ai është regjisor i filmave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit”, dhe dhjetëra të tjerë.
Ndër të tjera ai ka lënë gjurmë edhe si skenarist dhe autor librash.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai u vlerësua me tituj të lartë, mes tyre “Nderi i Kombit”, ndërsa ka shërbyer edhe si ministër i Kulturës në vitet ’90.
Dhimitër Anagnosti, do të mbetet si një prej figurave më të dashura dhe më me ndikim në artin dhe kulturën shqiptare. -

‘Drejtësia nën urdhrat e Ramës’/ Boçi: PD vazhdon mosnjohjen e zgjedhjeve, me nisjen e parlamentit hapet një fushëbetejë e re
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka lëshuar akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke deklaruar se sistemi i drejtësisë në Shqipëri është totalisht i kapur dhe i kontrolluar politikisht. Sipas Boçit, procesi i vettingut është përdorur nga Rama si një mjet për të vënë nën presion gjyqtarët, KLP, KLGJ dhe institucionet e drejtësisë, duke vepruar hapur në shkelje të kushtetutës.
“Rama kërkon të imponohet si njeriu që përcakton fituesit në drejtësi, duke kapur çdo element të sistemit, përfshirë SPAK-un, BKH-në dhe gjykatat administrative,” u shpreh Boçi, duke theksuar se kryeministri përdor linçimin publik dhe trysninë si mekanizma kontrolli. Demokrati akuzoi gjithashtu Ramën se po përpiqet të shfaqet si sundimtar absolut, duke përulur dhe nënshtruar institucionet e pavarura. “Nuk ka dilema, drejtësia është e kapur nga Rama dhe kontrollohet në çdo qelizë,” shtoi Boçi. Ai theksoi se mosnjohja e zgjedhjeve nga PD do të vazhdojë, duke paralajmëruar një fushëbetejë të re politike. Sipas tij, zgjedhjet e 2025janë manipuluar, blerë dhe vjedhur në mënyrë flagrante, ndërsa faktet tronditëse për këtë proces tashmë janë bërë publike.
Boçi:
Drejtësia është totalisht e kapur, e kontrolluar, u kap dhe u kontrollua nëpërmjet procesit të vettingut, dhe dihet shumë mirë që kryeministri kur bën deklarata, qoftë për gjyqtarë, për KLP, apo për KLGJ, për institucionet e drejtësisë në përgjithësi, ai është në shkelje të kushtetutës.Rama këtë e bën pikërisht sepse jemi pranë një gare, pranë një gare për të zgjedhur krerë në institucione shumë të rëndësishëm të drejtësisë dhe Rama kërkon të imponojë si njeriu që përcakton fituesin, si njeriu që do të kapë çdo element të sistemit të drejtësisë përfshirë këtu SPAK, BKH, përfshirë edhe çfarëdo elementi tjetër drejtësie, edhe gjykatë administrative po të doni etj.
E ka dëshmuar një gjë të tillë dhe kapja vjen edhe nëpërmjet trysnisë dhe presionit që ai bën nëpërmjet edhe linçimit publik që ai i bën gjyqtarëve dhe linçimit publik që i bën institucioneve të drejtësisë, në fakt edhe përuljes dhe lepirjes së këtyre të fundit nëpërmjet deklaratave dhe mënyrës së sjelljes së kryeministrit.
Pra për mua nuk ka dilema, nuk ka betejë, a e ka kapur Rama drejtësinë, Rama e kontrollon drejtësinë.
Kapitulli i mosnjohjes së zgjedhjeve nga PD, do të vazhdojë, nuk mbyllet ky kapitull me fillimin e jetës parlamentare. Madje unë do të thoja që është hapja e një fushëbeteje të re në raport me vlerën që kanë këto zgjedhje dhe në raport me faktet tronditëse që tashmë kanë dalë, janë bërë publike për mënyrën sesi janë menaxhuar, si janë bërë publike dhe si janë blerë e vjedhur këto zgjedhje. -

Shuhet në moshën 89-vjeçare ‘Nderi i Kombit’, Dhimitër Anagnosti
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare një nga figurat më të mëdha të kinematografisë shqiptare, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti.
Lajmin e hidhur e ka njoftuar vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi në Facebook ku shkruan:
Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!Dhimitër Anagnosti lindi më 23 janar 1936 në Vuno të Vlorës dhe që në rininë e hershme iu përkushtua artit, duke studiuar në Institutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë. Filmi i tij i parë, “Njeriu kurrë nuk vdes”, u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike në Holandë më 1961, duke i hapur rrugën një karriere të ndritur.
Ai realizoi një sërë filmash që mbetën të paharruar në kujtesën e publikut shqiptar, si “Debatik”, “Toka jonë”, “Komisari i dritës”, “Dueli i heshtur” dhe shumë të tjerë. Gjatë karrierës së tij 40-vjeçare, Anagnosti ka realizuar mbi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke qenë jo vetëm regjisor, por edhe autor skenarësh.
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art, u nderua me titullin “Artist i Popullit” dhe u vlerësua me dhjetëra çmime, mes tyre “Nderi i Kombit”. Në fillim të viteve ’90, ai u angazhua edhe në politikë, duke shërbyer si deputet dhe më pas si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. -

Tërmet shkatërrues në Afganistan, 250 të vdekur dhe qindra të plagosur
Një tërmet i fortë ka goditur pjesën lindore të Afganistanit, pranë kufirit me Pakistanin, duke shkaktuar të paktën 250 të vdekur dhe 500 të plagosur.
Siç shkruajnë mediat e huaja, shërbimet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar në rrënojat e shtëpive të shkatërruara.
Tërmeti u shënua në provincën malore Kunar në orën 23:47 të së dielës, 31 gusht, 27 km në verilindje të qytetit Jalalabad, me një thellësi prej vetëm 8 km.
Autoritetet vendase raportojnë për viktima dhe dëme të mëdha në Nur Gul, Soki, Watpur, Manogi dhe Chapadare, ndërsa qindra të plagosur janë dërguar në spital.
Qyteti Jalalabad, me rreth 300 mijë banorë, është një qendër tregtare e rëndësishme për shkak të afërsisë me Pakistanin. Shumica e ndërtesave janë të ulëta, prej betoni dhe tullash, ndërsa në zonat periferike ka shtëpi prej balte dhe druri.
Afganistani preket shpesh nga tërmetet, sidomos në malet Hindu Kush, ku takohen pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike.
Vetëm vitin e kaluar, një seri tërmetesh në perëndim la më shumë se 1 mijë viktima, ndërsa një tërmet me magnitudë 6.3 më 7 tetor 2023 shkaktoi vdekjen e të paktën 4 mijë personave. -

Asllani, pas debutimit me Torinon: Këtu mund të rritem, të mësoj, madje të bëj edhe gabime
1 Shtator 2025
7:54
Alfred Lleshi
Kristjan Asllani debutoi me fanellën e Torinos si titullar në javën e dytë të Serie A, kundër Fiorentinës. Pas ndeshjes, ai u shpreh për “Sky Sports”: “Mezi prisja të luaja me këtë fanellë. Trajneri më donte dhe e falënderoj. Do të përpiqem t’ua shpërblej. Sot ishim ekip nga fillimi deri në fund, duke luftuar.
Mund të kemi një sezon të shkëlqyer, por duhet të vazhdojmë të luftojmë. Jam i lumtur këtu dhe ndihem gati. Të isha titullar në javën e dytë më kishte munguar. Interi ka skuadër shumë të fortë, e falënderova për gjithçka. Tani jam te Torino dhe duhet të marr përgjegjësi.
Do të shkoj në kombëtare dhe pastaj do të kthehem të punoj fort. Filozofia e Baroni? Trajnerit i pëlqen futbolli sulmues, njësoj si mua. Me të mund të rritem, të mësoj, madje të bëj edhe gabime. Merkatoja? Nuk kam pasur kurrë interes nga Fiorentina. Firence nuk ishte mes qyteteve ku mund të shkoja”. -

Alcaraz dhe Djokovic sigurojnë një vend në çerekfinale, kualifikohet edhe Sabalenka
1 Shtator 2025
7:58
Telesport
Ka nisur raundi i katërt në grand slam të US Open në tenis. Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë, fitoi 3-0 (7-6, 6-3, 6-4) ndaj francezit A.Rinderknech, duke avancuar në çerekfinale.
Në çerekfinale shkon edhe serbi Novak Djokovic, që mundi po 3-0 (6-3, 6-3, 6-2) gjermanin J.Struff. Mes tetë më të mirëve janë edhe çeku Jiri Lehecka dhe amerikani Taylor Fritz.
Te femrat, nuk zhgënjen tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka. Numri 1 në botë mundi 2-0 (6-1, 6-4) spanjollen E.Busca. Më tej shkon edhe çekja Marketa Voundresova, që mundi 2-1 Elena Rybakina
Dy çerekfinalistet e tjera janë tenistja amerikane Jessica Pegula dhe ajo çeke Barbora Krejcikova. E para eliminoi patrioten e saj A.Li, ndërsa e dyta mundi T.Toënsend. -

Amorim: Ndonjëherë dua të largohem nga United, herë të tjera të qëndroja këtu 20 vjet
1 Shtator 2025
8:07
Telesport
“Ndonjëherë do të doja të largohesha, ndonjëherë do të doja të qëndroja te Manchester United për 20 vitet e ardhshme“. Kjo është një nga deklaratat e fuqishme që trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, bëri në lidhje me aventurën e tij në “Old Trafford”.
Eliminimi me penallti nga Carabao Cup nga një ekip i kategorisë së katërt (Grimsby) dhe fitorja me vuajtje në minutën e fundit në Premier League (ndaj Burnley), duket se ka lënë gjurmë të thella te trajneri portugez. Kohët e fundit është përfolur disa herë për një largim të tij nga “djajtë e kuq”.
“Unë nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk mund të premtoj asgjë. Unë jam trajneri i Manchester United dhe nuk mendoj se kjo do të ndryshojë. Arritëm një fitore të vështirë ndaj Burnley, por që mund të na japë një shtysë të madhe për në vazhdim”, deklaroi Amorim. -

Seattle Sounders shkatërron Messin, mbyllet me sherr të madh finalja e Kupës së Ligës (video)
1 Shtator 2025
8:12
Alfred Lleshi
Lionel Messi, që kishte shënuar 33 gola në 33 finale, këtë herë mbeti “thatë” në të 34-ën. Seattle Sounders poshti Inter Miami 3-0 dhe ngriti trofeun e “Leagues Cup” 2025 para mbi 69 mijë tifozëve në “Lumen Field”. Atmosfera elektrizuese ndihmoi vendasit, që e nisën fuqishëm. Pas disa rasteve të humbura, Osaze De Rosario realizoi me kokë në minutën e 26-të, pas një aksioni model.
Në pjesën e dytë, Messi pati shansin ideal për të barazuar, pas një pasimi nga Luis Suárez, por gjuajtja e tij fluturoi mbi traversë. Mascherano mori përsipër rreziqe duke futur më shumë sulmues, por Seattle i shfrytëzoi hapësirat. Alex Roldan realizoi nga penalltia, ndërsa Rothrock vulosi gjithçka 3-0 me kundërsulm.
Pas finales, shpërthyen skena të shëmtuara kur Suárez u përplas me Vargas, duke shkaktuar një përleshje mes të dyja stafeve. Trajneri Brian Schmetzer bëhet i pari që fiton çdo trofe madhor të Amerikës së Veriut, duke hyrë në historinë e futbollit amerikan.
