Day: September 1, 2025

  • Incident në Sydney, një makinë hyn me forcë në portën e konsullatës ruse

    Incident në Sydney, një makinë hyn me forcë në portën e konsullatës ruse

    Policia australiane njoftoi sot se është arrestuar një burrë që përplasi makinën e tij në portën e konsullatës ruse në Sydney.

    Deklarata tha se burri i arrestuar akuzohej për vepra të shumta penale, përfshirë shkatërrimin e pronës dhe posedimin e një thike, raporton Reuters.

    Në një video të publikuar nga një dëshmitar okular, një anëtar i policisë shihet duke e urdhëruar shoferin të largohet menjëherë nga automjeti, i cili ndodhej në ambientet e konsullatës në Woollahra, një periferi të Sidneit.

    Policia lokale konfirmoi se oficerët e policisë iu përgjigjën një thirrjeje për ndihmë nga konsullata ruse dhe u përpoqën të flisnin me një burrë në një makinë jashtë ndërtesës së konsullatës, por ai më pas e përplasi makinën në portën e përparme.

  • Nga janari, AI nëpër shkolla, Maqedonia nis zbatimin e inteligjencës artificiale në arsim

    Nga janari, AI nëpër shkolla, Maqedonia nis zbatimin e inteligjencës artificiale në arsim

    Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale në shkolla është i pashmangshëm, andaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut njofton se trajnimi i mësimdhënësve të parë tashmë ka filluar. Grupe përfaqësuese mësimdhënësish nga disa shkolla do të trajtohen dhe më pas njohuritë do t’i shpërndajnë me kolegët e tyre. Nga mësimdhënësi do të varet se cilat mjete do t’i përdorë, por duke përgatitur fillimisht nxënësit se cilat janë aspektet pozitive dhe negative të inteligjencës artificiale. Zbatimi në arsim do të fillojë nga gjysmëvjetori i dytë.

    “Dua t’u them prindërve se ky proces do të jetë rreptësishtë i kontrolluar. I falënderoj profesorët e Fakultetit të Informatikës që kanë bërë doracak të shkëlqyer në të cilin shkruhen edhe përparësitë, por edhe sfidat me të cilat do të mund të përballen mësimdhënësit dhe nxënësit. Sigurisht shumë nga këto gjëra i kushtohen aspektit etik, a do ta përdorin pa rregulla ose do ta përdorin drejt por dhe për siguri, për mbrojtjen e të dhënave personale, etj. Nuk mund ta zbatojmë papritur përnjëherë sepse është fillimi, por do ta zbatojmë gradualisht nëpër të gjitha shkollat, në të gjitha lëndët dhe në administratën shkollore”, tha ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

    Janevska thotë se gjatë mandatit të saj është punuar për kthimin e mësimit në një ndërrim në shumë shkolla, miratimin e asistentëve personal edhe në shkollat e mesme dhe zgjidhjes së problemit të trashëguar me librat.

    Nga viti i ardhshëm, Ministria paralajmëroi riorganizimin e mësimit në shkolla dhe transferimin e nxënësve sidomos në klasat ose shkollat ku numri i nxënësve është shumë i ulët.

    “Këtë reformë shumë seriozisht do ta fillojmë vitin e ardhshëm që do të thotë më fillim e vitit 2026-2027. Vlerësoj se pjesa më e madhe e shkollave do të optimizohen kurse klasat të punojnë sipas ligjit. Kjo nuk vlen vetëm për shkollat e mesme ku klasat mund të funksionojnë edhe me numër më të vogël të nxënësve. Besoj se nuk mund të përfundojmë gjithçka brenda një viti por brenda dy vitesh pres që ajo të përfundojë”, deklaroi Vesna Janevska.

    Se sa është numri i saktë i nxënësve të regjistruar në klasat e para, Janevska thotë se nuk kanë akoma shifra zyrtare por dallimi nga viti i kaluar pritet të jetë minimal. Gjithsesi ministrja thotë se ulje më të madhe të nxënësve në klasat e para presin në vitet e ardhshme. /Alsat.mk

  • Nën masa të rrepta sigurie, Ramazan Rraja lë përkohësisht qelinë për të vizituar nënën e sëmurë

    Nën masa të rrepta sigurie, Ramazan Rraja lë përkohësisht qelinë për të vizituar nënën e sëmurë

    Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rrajë, ka lënë ditën e sotme qelinë për një përiudhë kohorë më pak se një orë. 

    Rrajës i është dhënë leje nga Drejtoria e Burgjeve për të vizituar nënën e tij, e cila ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai është shoqëruar në banesën ku ndodhet nëna e tij në Fushë Krujë me forca speciale, të cilat kanë rrethuar shtëpinë gjatë qëndrimit të tij atje. 

    Rraja po hetohet si person i dyshuar i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj të ndodhur në vitin 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, 30-vjeçari u arrestua në një lokal në zonën e Fushë Krujës në prill të 2023. 

    Atentati ndaj Arjan Ndoj ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Prokurori po udhëtonte me makinë së bashku me Aleksandër Laho, i njohur ndryshe dhe si “Rrumi i Shijakut”. Nga të shtënat, mbeti i vrarë shoferi i Arjan Ndoj, Andi Maloku. Për këtë ngjarje është dënuar përjetë Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me breshëri ndaj makinës së Ndojt.

  • Keir Starmer do të “zbrazë” hotelet që strehojnë emigrantët! Çfarë do të ndodhë me azilkërkuesit?

    Keir Starmer do të “zbrazë” hotelet që strehojnë emigrantët! Çfarë do të ndodhë me azilkërkuesit?

    Keir Starmer

    BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka shprehur synimin për të përshpejtuar eliminimin e praktikës së strehimit të emigrantëve që kërkojnë azil nëpër hotele në territorin britanik.
    Qeveria është zotuar të zbrazë të gjitha hotelet që aktualisht strehojnë emigrantë deri në fund të Parlamentit, që mund të jetë deri në vitin 2029, por Kryeministri sugjeroi se donte ta “nxisë këtë çështje”.
    “Kur bëhet fjalë për hotelet që përdoren nga azilkërkuesit, dua që ato të zbrazen. Kam qenë shumë i qartë për këtë. E kuptoj plotësisht pse njerëzit janë kaq të shqetësuar për këtë çështje. E vetmja mënyrë për t’i zbrazur ato është një punë e rregullt dhe sistematike me rastet sa më shpejt të jetë e mundur, dhe më pas kthimi i atyre azilkërkuesve të paligjshëm që nuk duhet të jenë këtu. Mënyra për ta bërë këtë është duke punuar për të kapërcyer çështjet e prapambetura deri në fund të mandatit të këtij parlamenti”, tha Starmer.
    Pakënaqësia me mënyrën se si Qeveria e ka menaxhuar krizën e anijeve të vogla dhe i ka strehuar emigrantët në hotele ka çuar në një valë protestash gjatë verës dhe kritika nga kundërshtarët politikë të Partisë Laburiste.
    Duke folur për Matt Chorley të BBC Radio 5 Live, Kryeministri tha se i kuptonte shqetësimet në lidhje me migracionin, duke i përshkruar ato si një “çështje vërtet serioze”. 
    Aktualisht, Britania e Madhe po përballet me një numër rekord kërkesash për azil, me shtimin e mbërritjeve të azilkërkuesve në anije të vogla.
    Pavarësisht premtimeve të qeverisë për të zvogëluar varësinë nga strehimi i përkohshëm, 32,059 azilkërkues po qëndronin në hotele në të gjithë vendin në fund të qershorit, sipas të dhënave zyrtare.
    Kjo shifër është 8% më e lartë se një vit më parë, megjithëse pak më e ulët se tremujori i mëparshëm dhe shumë nën kulmin prej 56,042 në shtator 2023./ZËRI

  • 11 shtatori, ‘pamja e re’ e qeverisë/ I përfolur si ministër i qeverisë së re, ja si përgjigjet deputeti

    11 shtatori, ‘pamja e re’ e qeverisë/ I përfolur si ministër i qeverisë së re, ja si përgjigjet deputeti

    Deputeti i PS Ardit Bido tha në një emision televiziv se emrat e qeverisë së re pritet të zbulohen vetëm ditën kur kryeministri ka vendosur, pra me 11 shtator.
    I pyetur lidhur me zërat se ai do të jetë një nga ministrat e qeverisë Rama 4, Bido u shpreh se nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë dhe se kryeministri ndër vite ka treguar se është i paparashikueshëm lidhur me zgjedhjet e tij.
    “Mënyra si Rama ka funksionuar në vijimësi që e bën të paparashikueshëm në mënyrën si e ndërton ekipin. Në fund të procesit të ndërtimit të këtij ekipi lajmëron anëtarët e kabinetit dhe opinionin publik. Nuk ka të bëjë me emra të posaçëm, nuk janë vetëm ministra, por edhe pozicione të tjera si kryetari i kuvendit etj., që bëjnë një mozaik të gjerë se si do funksionojë në këtë 4-vjeçar qeverisja e PS me objektivin kryesor për integrimin në BE, është rasti i parë që kemi një shans kaq të afërt në 2027. Qeveria është më tej se kabineti qeveritar, është gjithë ky mozaik… Unë për vete nuk kam ethe, edhe shumë kolegë me të cilët kam kontakt nuk e kanë këtë problem”, tha Bido mes të tjerash.

  • “Rama, një Enver modern i “Hollywood-it”, Alizoti thirrje opozitës dhe qytetarëve: Mos prisni magjistarë, rrëzimi do…

    “Rama, një Enver modern i “Hollywood-it”, Alizoti thirrje opozitës dhe qytetarëve: Mos prisni magjistarë, rrëzimi do…

    Në një emision televiziv, deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe ti bashkohen kauzës opozitare për rrëzimin e qeverisë Rama.
    Sipas tij është absurde nëse shqiptarët presin që dikush me magji të rrëzojë Ramën dhe të sjellë demokracinë në vend, pasi rendi demokratik vjen sipas tij falë një procesi ku zëri opozitar ndërthuret me nevojat dhe dëshirën e qytetarëve për ndryshim.
    “Jo, jo nuk do të presim të gjithë ne duhet të reagojmë. Këtu nuk bëhen zgjedhjet. Këtu dalin anonim të votuar. Kujt i keni dëgjuar ndonjë fjalim politik që jeni aspiruar dhe keni thënë do votojë këtë njeri. E di çdo të thotë të marrësh 20 mijë vota. Janë 20 mijë mendje mo, pa pasur një ditë në politikë. Unë e shoh si mision, i bëj apel qytetarëve të unifikohemi që të rrëzojmë këtë qeveri. Unë jam i bindur që Shqipëria ka shkuar në autokraci. Duhet të mobilizohemi të ndalojmë Shqipërinë drejt një autokracie të re, të binjakëzuar me mafien. Pastaj nëse në Shqipëria ka njerëz që besojnë se do vijë dikush si magjistar t’iu prodhojë njerëzve demokraci, kjo nuk ndodh. Pra unë ja i bindur që duhet një proces që të ndodhi në shoqëri. E gjithë shoqëria nuk duhet të jenë spektatorë. Nëse she nëpër votë që mbushet me të rink, me të moshuar, kështu ndodh procesi në demokraci, nuk mund të jemi ndryshe nga bota ne. Kështu funksionon, rrugë tjetër s’ka. Nëse kjo opozitë do të arrijë të fitojë zemrat e njerëzve për ta ngritur popullin atëherë ka fituar shoqëria. Demokraci është një gjë që duhet ta duanë dhe mbrojnë njerëzit. Shohim Serbinë që non stop ka njerëz të rrugë. Atje opozita është inekzistente fare por non-stop ka njerëz në rrugë. Rama është problem për të gjithë Shqipërinë. Ai është kthyer në një Enver Hoxha të një lloji tjetër, jo të Kinostudios Shqipëria e Re, por të Holliwood-it”, tha Alizoti.
    Më tej, ligjvënësi demokrat shtoi se edhe opozita duhet të reformohet dhe të ngjalli frymë tek shqiptarët.
    “Opozita është pjesë e shoqërisë shqiptare. Ne këtë sistem që duket kaq i fuqishëm, por është edhe shumë i brishtë e përmbysim duke e refuzuar dhe duke dalë në shesh për ta kundërshtuar. Të gjithë si shoqëri, së bashku me opozitën. Opozita e ka detyrë ndaj duhet të ndryshojë taktikën, që kauzën e zemërimit shoqëror ta kthejë në kauzë politike, ky është një proces që duhet të ndodhi me njerëz serioz, të pastër dhe të vërtetë”, u shpreh Alizoti.

  • Romancat e Ramës, Metës dhe…thashethemet e pretenduara/ Zbardhet padia e Bleonës ndaj Kokalarit: Fushatë për të njollosur këngëtaren

    Romancat e Ramës, Metës dhe…thashethemet e pretenduara/ Zbardhet padia e Bleonës ndaj Kokalarit: Fushatë për të njollosur këngëtaren

    Bleona Qereti-evi kokalari

    TIRANË- Këngëtarja Bleona Qereti njoftoi depozitimin e një padie në Gjykatën e Lartë të New York-ut, Konteja Queens, kundër aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalarit, prej së cilës kërkon një dëmshpërblim prej 2 milionë dollarësh. Në padinë e depozituar më 15 gusht 2025, thuhet se Kokalari ka ndërmarrë një fushatë të vazhdueshme shpifjesh, sulmesh të organizuara dhe dezinformimi ndaj këngëtares, duke përfshirë deklarata të rreme se paditësja është prostitutë, call girl, striptiste dhe artiste kabareje.

    Sipas një kopje të akt-padisë, të siguruar nga VoxNews, thuhet se Kokalari ka bërë deklarata të vazhdueshme mbi bazën e një skeme të paramenduar. Kjo me qëllim për të dëmtuar karrierën e këngëtares dhe për të avancuar interesat e tij personale. 
    “Kokalari ka bërë disa nga këto deklarata edhe në biseda me të tjerë gjatë vitit të fundit, megjithëse ajo e di se janë gënjeshtra. Kokalari i fabrikoi, mbi bazën e një skeme të paramenduar për të dëmtuar karrierën dhe për të avancuar interesat e saj personale” thuhet në padi.
     

    Akt-padia

     
    Qerreti dhe Kokalari janë njohur në vjeshtën e vitit 2022, shrkuajnë avokatët e këngëtares, ndërsa theskohet më tej në akt-padi se Evi e promovoi në favor të karrierës së saj politike. Mirëpo nga ana tjetër, Bleona ka pësuar dëme financiare, reputacioni dhe emocionale. 
    “E promovoi se donte karrierë në politikë. Pasojat e deklaratave të Kokalarit kanë lënë gjurmë të thellë mbi Paditësen si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri. Bleona ka pësuar dëme financiare, dëme të reputacionit dhe dëme emocionale si rezultat i drejtpërdrejtë i fushatës së Kokalarit për ta destabilizuar dhe njollosur atë” vijon akt-padia.
    Ndër të tjera, sipas padisë mësohet se Kokalari ka përdorur emrat Evi Angelakis, Evis Kokalari dhe/ose Evis Angelakis. “Kokalari zotëron firmën Golden Key Investment Group, me seli gjithashtu në Neë York dhe se ajo ka bërë disa statuse kundër Bleona Qerretit” shkruajnë avokatët. 

    Akt-padia

    Avokatët e Qerretit pretendojnë se Kokalari ka paraqitur me dashje fakte të shtrembëruara për disa imazhe. Sipas asaj që thuhet në padi, Kokalari ka dhënë deklarata të rreme me pretendimin se ia ka thënë vetë këngëtarja. Një nga rastet e pretenduara të Kokalarit ëshë romanca mes kryeministrit Edi Rama dhe moderatores Alketa Vejsiu. Gjithashtu, një pretendim i rremë sipas avokatëve, ëshë rasti i një ish-presidenti shqiptar që ka qenë në lidhje me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Më tej, Kokalari tha se paditësja i kishte pranuar se kishte fjetur me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë dhe Kosovës.
    “Për shembull, Kokalari pretendoi se paditësja i kishte thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe moderatorja/ këngëtarja Alketa Vejsiu ‘kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe se [Rama] donte të linte gruan për t’u martuar me të’. Ky pretendim është i pavërtetë. Paditësja nuk ka thënë kurrë një gjë të tillë”, pohojnë avokatët.

    Akt-padia

    Avokatët theksojnë se këto janë deklarata të rreme të Kokalarit. Sipas tyre, ajo i shpiku për ta paraqitur paditësen si të pabesueshme dhe të pamoralshme. Por, ata pohojnë se paditësja nuk ka thënë kurrë ato gjëra dhe as ka bërë asnjë prej veprimeve të pretenduara. 

    akt-padia

    Përmes kësaj padie, këngëtarja kërkon vendosjen e përgjegjësisë ligjore ndaj sjelljes dashakeqe të Zj. Kokalari dhe rivendosjen e së vërtetës duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga Zj. Kokalari për narrativat e rreme. Në fund të akt-padisë, avokatët kërkojnë kompensim jo më pak se 2 milionë dollarë. Ata shkruajnë se kërkojnë nga gjykata urdhërimin e Kokalarit të paguajë dëme ndëshkuese në një shumë që do të përcaktohet gjatë gjykimit dhe dhënien e interesit para dhe pas vendimit gjyqësor, shpenzimeve gjyqësore dhe çdo dëmshpërblimi tjetër apo të mëtejshëm që kjo gjykatë mund ta konsiderojë të drejtë dhe të përshtatshëm./ZËRI

    640 0 bleona i kerkon nje kompensim dhe demshperblim prej minimumi 2 milione usd kokalarit 1756754944

    640 0 avokatet shkruajne se kokalari ka shpifur me deklaraten se nje ish president ka qene i lidhur me xhensilen 1756754947

    640 0 avokatet shkruajne se kokalari ka shpifur me deklaraten se kryeministri edi rama do linte gruan 1756754949

    640 0 akt padia e bleona qerretit ndaj evi kokalarit depozituar ne gjykaten e larte te shtetit te nju jorkut 1756754946

  • “Nuk ka opozitë bllokuese”/ Sezoni i ri parlamentar, reagon analisti: Situata dramatike

    “Nuk ka opozitë bllokuese”/ Sezoni i ri parlamentar, reagon analisti: Situata dramatike

    Analisti Arion Sulo i ftuar në një intervistë televizive ka folur për opozitën dhe sezonin e ri parlamentar.
    Sulo tha se situata demokratike është dramatike. Sulo u shpreh se fakti që opozita do të shkojë në Parlament dhe do të përpiqet ta prishë nuk ka shumë rëndësi.
    Analisti tha se çfarëdo që të bëjë opzita nuk do të ketë ndonjë rezultat të madh pasi nuk bëhet dot bllokuese për Ramën.
    “Situata demokratike dramatike. Marrin mandatet po tentojnë të prishin Parlamentin ka pak rëndësi, nuk ka për të sjellë një rezultat të madh. Kemi vetëm një fasadë. Nuk ka një opozitë bllokuese, Ramën s’po e bllokojnë të huajt”, tha Sulo.
     

  • “Nëse një drejtues bllokon mundësinë e garës, rrezikohet vetë struktura”, vjen dorëheqja e parë në selinë e PD-së

    “Nëse një drejtues bllokon mundësinë e garës, rrezikohet vetë struktura”, vjen dorëheqja e parë në selinë e PD-së

    Kreu i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, Andi Mustafaj, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga detyra, duke e formalizuar largimin në muajin nëntor të këtij viti. Përmes një mesazhi, Mustafaj ka bërë të qartë se vendimi i tij është marrë më herët, më 5 mars, përpara nisjes së fushatës, për të shmangur çdo keqinterpretim.
    Mustafaj thekson se tre vite në krye të këtij departamenti janë të mjaftueshme për të zbatuar vizionin dhe idetë e tij, duke argumentuar se drejtuesit administrativë nuk duhet të qëndrojnë gjatë në poste që mund të bllokojnë garën e brendshme, duke nënkuptuar kështu një ‘mesazh’ të qartë për kreun e PD-së, Sali Berisha.
    “Meritokracia nënkupton mundësinë për të arritur majat dhe nëse një drejtues administrativ qëndron shumë gjatë duke bllokuar mundësinë e garës, ikën kjo ndjenjë tek anëtarët duke rrezikuar vetë strukturën,” shkruan ai, duke dhënë një mesazh të qartë mbi nevojën e hapjes dhe rinovimit brenda PD. /TemA

  • ZYRTARE/ Lojtari shqiptar largohet nga Napoli, firmos me ekipin italian

    ZYRTARE/ Lojtari shqiptar largohet nga Napoli, firmos me ekipin italian

    Luis Hasa ka ndërruar skuadër. Mesfushori shqiptar nuk do të jetë pjesë e Napolit këtë sezon. Lojtari 21-vjeçar është transferuar në radhët e Karrarezes. Lajmin e kanë bërë të ditur të dy klubet italiane.
    Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një huazim, i cili do të zgjasë një sezon. Kështu, Luis Hasa do mbajë veshur fanellën e Karrarezes deri në muajin qershor, kur edhe përfundon sezoni 2025/26. /Sport Ekspres/