Day: September 1, 2025

  • Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë, zbulojeni

    Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë, zbulojeni

    Çokollata e zezë nuk është thjesht një ëmbëlsirë. Ajo është një aleate e shijshme për shëndetin tuaj. Më poshtë kemi listuar përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i saj.
    E pasur me lëndë ushqyese dhe fibra
    Çokollata e zezë cilësore, me të paktën 70% kakao, përmban hekur, magnez, bakër dhe mangan, si dhe kalcium, kalium dhe zink. Gjithashtu, është një burim i mirë fibrash që ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Megjithatë, përmban edhe sheqer dhe yndyra të ngopura, prandaj konsumohet me moderim.
    E pasur me antioksidantë
    Çokollata e zezë është e pasur me polifenole, substanca natyrale të kakaos që mbrojnë qelizat tuaja. Disa pluhura kakaoje kanë më shumë antioksidantë se “super frutat” si shega dhe boronica.
    Lufton kolesterolin
    Polifenolet në çokollatë rrisin nivelin e kolesterolit “të mirë” (HDL) dhe ulin atë “të keq” (LDL). Megjithatë, konsumimi i tepërt mund të ketë efekt të kundërt për shkak të sheqerit dhe yndyrave të ngopura.
    Përmirëson humorin
    Çokollata stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, duke ndihmuar në përmirësimin e humorit tuaj.

  • Alimehmeti sulmon ‘primaret’ e Berishës: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi!

    Alimehmeti sulmon ‘primaret’ e Berishës: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi!

    Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News me moderatorin Besard Jacaj, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar proceset e fundit.
    Ai theksoi se reforma zgjedhore, e diskutuar që më parë, nuk ka favorizuar votën e lirë dhe përfaqësimin direkt të qytetarëve, duke e bërë atë një proces të kritikuar brenda partisë. Një tjetër sfidë, sipas tij, ka qenë vendosja e koordinatorëve të qarqeve, ku kontributi dhe produktiviteti janë parë si elementë kyç për të garantuar përfaqësim dhe efikasitet në zgjedhje.
    “Që para një viti, mbi një vit kemi diskutuar që reforma zgjedhore nuk ishte në favor të votës së lirë dhe nuk ishte në favor të përfaqësimit direkt të njerëzve, që u bë në mënyrë biletarale. Më pas ne kemi diskutuar se si u vendosën koordinatorët e çdo qarku, kontributi është i rëndësishëm kudo, por edhe produktiviteti kemi thënë është i rëndësishëm, pra përfaqësimi dhe produktiviteti sepse në fund fare shkon për disa zgjedhje ku numërohet vota, pra ka një produktivitet që është numërimi i votave. I kemi thënë që shtatorin e kaluar.”
    Alimehmeti shtoi se procesi i primareve duhet ndjekur me kujdes, pasi gabimet mund të krijojnë pasoja, qoftë të vogla apo të mëdha, ndërsa gjithmonë ka individë të pakënaqur. Ai nuk la pa përmendur edhe problematikat me forcat aleate, të lidhura me numrin, përfaqësimin dhe vendin e tyre brenda partisë.
    “Procesi i primarave do të duhet të ishte ndjekur më saktë, e kemi thënë që në qoftë se bëhen mirë janë një vlerë e shtuar, por nëse nuk bëhen siç duhet do të krijojë pasoja dhe absolutisht që krijoi, të vogla, të mëdha. Gjithmonë ka njerëz të pakënaqur. Nuk dua t’i jap ngjyrim kësaj, por patjetër që problematika pati. Patëm një problematikë tjetër ndoshta me forcat aleate, me numrin e tyre, me përfaqësimin e tyre, me vendin e tyre” tha Alimehmeti.

  • Muzhaqi: Kinemaja e hapur verore, tjetër hapësirë komunitare kulturore në Përrenjas

    Muzhaqi: Kinemaja e hapur verore, tjetër hapësirë komunitare kulturore në Përrenjas

    Qendra e qytetit të Përrenjasit u kthye në një hapësirë komunitare kulturore, ku kinemaja e hapur verore bëri bashkë prindër e fëmijë.

    Aktiviteti u realizua nga “Cool Ambassadors”, në bashkëpunim me bashkinë Përrenjas dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

    Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ndau sot fotografi të këtij aktiviteti i cili mundësoi përfshirjen e fëmijëve dhe prindërve në një eksperiencë të përbashkët artistike dhe argëtuese.

    “Ky organizim synoi promovimin e jetës komunitare, ndërveprimin ndërmjet brezave dhe aksesin e fëmijëve në aktivitete kulturore në ambient të hapur”, u shpreh Muzhaqi./atsh/KultPlus.com

  • Habit gazetari: Një përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike, ministër i Bujqësisë

    Habit gazetari: Një përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike, ministër i Bujqësisë

    Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deklaroi se ka sinjale të qarta se “një përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike mund të jetë ministër i Bujqësisë”.
    “Rama e nisi me Vlorën, ka pasur opozitarë në Elbasan që kanë kaluar në poste drejtuese lokale, besoj që do të shtrihet edhe në qytete të tjera. Nuk ishte thjesht largim nga performanca ajo që ndodhi me bashkitë që PS kishte nën kontroll. Është diçka që do të shkojë akoma edhe më thellë. Mendoj që përveç dëshirës që mund të ketë patur zoti Rama, është edhe një vetofrim që ka ardhur nga një pjesë e atyre që kanë qenë deri dje pjesë e opozitës. Mes tyre ka edhe kandidat për deputetë të PD-së në zgjedhjet e kaluara”, tha Hitaj.
    “Flitet se një përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike mund të jetë ministër i Bujqësisë në kabinetin “Rama 4”. Ka edhe emra të tjerë, por nuk dua t’i përmend sa nuk ka asgjë zyrtare”, shtoi gazetari në “Off the Record” me Andrea Dangllin.
    Sipas Hitajt, “PD do të kalojë 4 vite shumë të vështira”.
    “Do të kemi mbledhjen e forumeve të partisë, ku nuk do të mbahet përgjegjësi dhe nuk do të ketë asgjë të re”, theksoi Arbër Hitaj.

  • Ten Hag tregon se çfarë nuk shkoi mirë te Leverkusen pas shkarkimit

    Ten Hag tregon se çfarë nuk shkoi mirë te Leverkusen pas shkarkimit

    Aventura e Erik ten Hag te Leverkusen zgjati aq pak sa askush nuk e kishte e menduar që holandezi do të largohej vetëm pas dy javëve të para në Bundesligë.

    Trajneri holandez ka reaguar pak më parë për këtë vendim të Leverkusen, duke e quajtur një surprizë të plotë dhe një rast të pashembullt.
    “Vendimi i Bayer Leverkusen këtë mëngjes për të më shkarkuar nga puna më erdhi si një surprizë e plotë. Të pushosh nga puna një trajner pas vetëm dy ndeshjesh në ligë është një rast i pashembullt. Këtë verë, shumë lojtarë të rëndësishëm që ishin pjesë e sukseseve të kaluara u larguan nga skuadra.

    Ndërtimi i një skuadre të re dhe kohezive është një proces i kujdesshëm që kërkon si kohë ashtu edhe besim. Një trajner i ri meriton hapësirën për të zbatuar vizionin e tij, për të vendosur standardet, për të formësuar skuadrën dhe për të lënë gjurmën e tij në stilin e lojës.
    E fillova këtë punë me bindje dhe energji të plotë, por për fat të keq drejtuesit e klubit nuk ishin të gatshëm të më jepnin kohën dhe besimin që më nevojitej, gjë për të cilën më vjen shumë keq.
    Mendoj se kjo nuk ka qenë kurrë një marrëdhënie e bazuar në besim të ndërsjellë. Gjatë gjithë karrierës sime, çdo sezon që kam arritur të jem trajner deri në fund ka sjellë sukses. Klubet që më kanë besuar janë shpërblyer me sukses dhe trofe.
    Së fundmi, do të doja të falënderoja mbështetësit e Bayer Leverkusen për ngrohtësinë dhe pasionin e tyre, dhe i uroj skuadrës dhe stafit çdo sukses për pjesën e mbetur të sezonit”, mbyll reagimin e tij Ten Hag.

  • 8 arsye përse duhet të pini ujë të ngrohtë

    8 arsye përse duhet të pini ujë të ngrohtë

    Konsumimi i rregullt i ujit të ngrohtë ose të vakët ofron përfitime shëndetësore shumë të mira për trupin. Më poshtë do të gjeni 8 arsye përse duhet të pini ujë të ngrohtë:

    Lehtëson dhimbjet
    Konsumimi i ujit të ngrohtë ju ndihmon të lehtësoni dhimbjet nga menstruacionet. Nxehtësia e ujit të ngrohtë ose të vakët ka një efekt qetësues për muskujt abdominal, duke lehtësuar kështu dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit.

    Ndihmon me tretjen
    Një gotë ujë i ngrohtë në mëngjes largon toksinat nga trupi. Uji dhe lëngjet e tjera tresin gjithashtu ushqimet në stomak, duke ndihmuar kështu sistemin e tretjes.
    Përmirëson qarkullimin e gjakut
    Konsumimi i ujit të ngrohtë ose të vakët ndihmon në eliminimin e depozitave të akumuluara në sistemin nervor. Kjo ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe nxjerrjen jashtë të toksinave që qarkullojnë në trup.
    Parandalon plakjen e parakohshme
    Konsumimi i ujit të ngrohtë ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme. Toksinat që janë prezent në trup çojnë në plakje të parakohshme, por, duke konsumuar ujë të ngrohtë, ju mund të largoni toksinat nga trupi dhe rigjeneroni lëkurën.
    Ndihmon në rënien në peshë
    Konsumimi i ujit të ngrohtë ndihmon në tretjen e yndyrave në trup dhe rënien në peshë. Për të rënë në peshë, mund të konsumoni ujë të ngrohtë ose të vakët me pak limon dhe mjaltë pas çdo vakti.
    Për lëkurë të shëndetshme
    Konsumimi i ujit të ngrohtë mban trupin të hidratuar. Ai është i mirë për lëkurën e thatë dhe të ashpër.
    Ilaç për kollën dhe ftohjen
    Konsumimi i ujit të ngrohtë ose të vakët ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të fytit duke lëngëzuar mukozën e trashë tek ezofagu dhe sinusit. Uji i ngrohtë vepron si një Parandalon daljen e puçrrave dhe akneve.

  • Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

    Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

    Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 3 dhe 4 tetor.

    Sipas mediave vendase, Babis, lideri i lëvizjes opozitare ANO, është goditur nga një person me një bastun dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit Fridek-Mistek për kontroll mjekësor. Deri tani, nuk dihet nëse ai ka marrë lëndime serioze.
    Policia njoftoi se autori i sulmit është arrestuar në vendngjarje dhe po hetohet për huliganizëm, ndërsa motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të qarta.

    Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta. Kryeministri aktual Petr Fiala dhe Ministri i Brendshëm Vit Rakusan e dënuan ashpër sulmin, duke e cilësuar si të papranueshëm në një shtet demokratik.
    Lëvizja ANO është aktualisht në opozitë, por sipas sondazheve, ka shanse të mira për të fituar në zgjedhjet e ardhshme.
    Andrej Babis ka shërbyer si kryeministër i Çekisë nga viti 2017 deri në 2021, dhe gjithashtu garoi për president në janar 2023, por humbi ndaj gjeneralit në pension Petr Pavel.

  • Britania e Madhe u shpall “luftë” emigrantëve, plani i ri i masave

    Britania e Madhe u shpall “luftë” emigrantëve, plani i ri i masave

    Në sfondin e protestave anti-emigracion në Londër dhe qytete të tjera që nga 13 korriku, Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Yvette Cooper, i ka paraqitur Parlamentit një paketë të re masash për politikën e emigracionit.

    Debati vjen në mes të një periudhe konfrontimi të fortë shoqëror dhe politik, ndërsa protestat vazhdojnë jashtë hoteleve që strehojnë azilkërkues.
    Tema kryesore e fjalimit ishte shtrëngimi i kushteve për ribashkimin familjar të refugjatëve. Aplikantët tani do të duhet të plotësojnë kritere shtesë, siç janë mjaftueshmëria financiare, njohja e gjuhës angleze dhe një periudhë minimale qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar. Cooper theksoi se qëllimi është të balancohet dimensioni humanitar me kohezionin social dhe aftësitë e shtetit.

    Qeveria konfirmoi angazhimin e saj për të mbyllur gradualisht të gjitha hotelet që përdoren për të strehuar azilkërkuesit deri në vitin 2029. Cooper la të hapur mundësinë që procesi të përshpejtohet, me kusht që të jetë në vend infrastruktura e duhur e akomodimit.
    Sekretarja e Brendshme përsëriti se Britania do të mbetet e përkushtuar ndaj Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke mohuar thashethemet për tërheqje. Ajo tha se angazhimet ndërkombëtare të vendit janë një themel i sigurisë dhe legjitimitetit.

  • “Kartelet e drogës zotërojnë një port detar”, Alizoti: Kjo nuk ndodh as në Meksikë

    “Kartelet e drogës zotërojnë një port detar”, Alizoti: Kjo nuk ndodh as në Meksikë

    Tomor Alizoti, i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deklaroi se “Shqipëria është totalisht e dështuar sot në politikë” sepse, sipas tij, Parlamenti nuk ka njerëz “nga bota e mendimit dhe të studiuar jashtë”.
    “Banalizimi i shoqërisë, banalizimi i medias, banalizimi i politikës bën që serioziteti të humbasë vlerën. Është banalizuar terreni politik, është bërë komike gjithçka dhe në këtë vend nuk bëhet asnjë diskutim serioz. Në Parlament rrallë ka diskutime serioze”, tha Alizoti.
    “As në kohën e komunizmit nuk ka qenë situata kaq e vështirë në vendin tonë. Kartelet e drogës në Shqipëri janë të përfshirë në mënyrë të fuqishme. Nuk e keni idenë se çfarë financash zotërojnë… Janë kartele që zotërojnë një port. As në Meksikë, as në Kolumbi nuk ka kartele droge me port në dispozicion. Dhe ky sistem është narkoshtet. Pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare është në emigrim, punon për të siguruar jetën, dhe shikon Tiranën me kulla dhe çmimet në kryeqytet që janë irreale.

  • ‘Mos prisni magjistarin që do rrëzojë Ramën’, Alizoti – qytetarëve: Dilni mbushni sheshet, shihni Serbinë

    ‘Mos prisni magjistarin që do rrëzojë Ramën’, Alizoti – qytetarëve: Dilni mbushni sheshet, shihni Serbinë

    Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe ti bashkohen kauzës opozitare për rrëzimin e qeverisë Rama.

    Eshtë absurde nëse shqiptarët presin që dikush me magji të rrëzojë Ramën dhe të sjellë demokracinë në vend, pasi rendi demokratik vjen sipas tij falë një procesi ku zëri opozitar ndërthuret me nevojat dhe dëshirën e qytetarëve për ndryshim theksoi Alizoi në studion e “Off the Record” në A2 CNN.

    “Jo, jo nuk do të presim të gjithë ne duhet të reagojmë. Këtu nuk bëhen zgjedhjet. Këtu dalin anonim të votuar. Kujt i keni dëgjuar ndonjë fjalim politik që jeni aspiruar dhe keni thënë do votojë këtë njeri. E di çdo të thotë të marrësh 20 mijë vota. Janë 20 mijë mendje mo, pa pasur një ditë në politikë. Unë e shoh si mision, i bëj apel qytetarëve të unifikohemi që të rrëzojmë këtë qeveri. Unë jam i bindur që Shqipëria ka shkuar në autokraci. Duhet të mobilizohemi të ndalojmë Shqipërinë drejt një autokracie të re, të binjakëzuar me mafien. Pastaj nëse në Shqipëria ka njerëz që besojnë se do vijë dikush si magjistar t’iu prodhojë njerëzve demokraci, kjo nuk ndodh. Pra unë ja i bindur që duhet një proces që të ndodhi në shoqëri. E gjithë shoqëria nuk duhet të jenë spektatorë. Nëse she nëpër votë që mbushet me të rink,  me të moshuar, kështu ndodh procesi në demokraci, nuk mund të jemi ndryshe nga bota ne. Kështu funksionon, rrugë tjetër s’ka. Nëse kjo opozitë do të arrijë të fitojë zemrat e njerëzve për ta ngritur popullin atëherë ka fituar shoqëria. Demokraci është një gjë që duhet ta duanë dhe mbrojnë njerëzit. Shohim Serbinë që non stop ka njerëz të rrugë. Atje opozita është inekzistente fare por non-stop ka njerëz në rrugë. Rama është problem për të gjithë Shqipërinë. Ai është kthyer në një Enver Hoxha të një lloji tjetër, jo të Kinostudios Shqipëria e Re, por të Holliwood-it”, tha Alizoti.

    Më tej, ligjvënësi demokrat shtoi se edhe opozita duhet të ngjalli frymë tek shqiptarët.

    “Opozita është pjesë e shoqërisë shqiptare. Ne këtë sistem që duket kaq i fuqishëm, por është edhe shumë i brishtë e përmbysim duke e refuzuar dhe duke dalë në shesh për ta kundërshtuar. Të gjithë si shoqëri, së bashku me opozitën. Opozita e ka detyrë ndaj duhet të ndryshojë taktikën, që kauzën e zemërimit shoqëror ta kthejë në kauzë politike, ky është një proces që duhet të ndodhi me njerëz serioz, të pastër dhe të vërtetë”, u shpreh Alizoti.