Investigimi i kompanisë konsulente të kontaktuar nga ujësjellësi për të verifikuar gjendjen e digës së Liqenit Artificial të Tiranës dhe sistemet e saj të shkarkimit ka treguar se kolektori kryesor është i bllokuar në dy zona problematike, ku nevojitet ndërhyrje.Në mbledhjen e fundit, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) shqyrtoi projektin për inspektimin dhe rehabilitimin e kolektorit, të përgatitur nga kompania konsulente dhe dorëzuar nga UKT. Projekti mbulon të gjithë gjatësinë prej mbi 1.5 kilometrash të kolektorit dhe parashikon masa për rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara që pengojnë shkarkimin e ujërave të tepërta.Ekspertët e firmës konsulente kanë identifikuar dy zona me probleme: njëra pas digës, ku kolektori kalon poshtë ish-ndërtesës së Universitetit Ballkan, dhe tjetra pranë një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim, pranë godinës së KESH sh.a.“Nga investigimi i kryer nga ekspertet e firmës konsulente rezulton se ne dy zona ku kalon ky kolektor, ka bllokime te pusetave, bllokime te tubacionit si dhe nendimensionim për shkak të prurjeve shtesë të ardhura dhe diametrit aktual të kolektorit. Zonat më problematike janë zona pas digës ku kolektori kalon poshtë ndërtesave të ish-Universiteti Ballkan dhe zona në afërsi të një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim pranë ndërtesës së KESH sh.a. Në këto zona ekziston rreziku i madh që gjatë prurjeve maksimale që mund të vijnë në zone të kemi bllokime të lëvizjes së ujit dhe përmbytje në zonën përreth tyre” nënvizon Komiteti.KKDM, që në shkurt të këtij viti kërkoi me një vendim të veçantë plotësimin e disa kërkesave, ka rekomanduar spostimin e kolektorit përgjatë rrugëve publike, për të shmangur kalimin e tij në zona private dhe për të lehtësuar mirëmbajtjen në të ardhmen.Megjithatë, Komiteti thekson se projekti nuk mund të zbatohet pa miratimin e Bashkisë së Tiranës, e cila është pronare e objektit. Pas dhënies së miratimit nga kjo e fundit mund të vijohet me procedurat e miratimit dhe fillimit të punimeve./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Day: September 1, 2025
-

AKEP propozon ulje të tarifave me shumicë të telefonisë fikse
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetirt) vitin e ardhshëm.Nga të dhënat e AKEP, rezulton se tarifat e terminimit të thirrjeve në rrjetet telefonike fikse në Shqipëri janë dukshëm më të larta se ato të 27 vendeve të BE-së. Gjithashtu, tarifa aktuale e terminimit fiks në Shqipëri është shumë herë më e lartë në krahasim me tarifën e përbashkët të terminimit prej 0.07 eurocent/min e implementuar në vendet e BE.Mbi këtë bazë, në analizën e tregut të telefonisë fikse të përgatitur nga AKEP, propozohet që tarifa e terminimit në rrjetet e operatorëve fiks të ulet gradualisht me 57%, në intervalin kohor 1 mars 2026-1 mars 2027.Nga 0.7 lekë për minutë që është aktualisht kjo tarifë, AKEP propozon që nga 1 marsi 2026 kjo tarifë të ulet në 0.3 lekë për minutë. Ulja parashikohet të vazhdojë me në etapë të dytë, në 0.15 lekë prej 1 shtatorit 2026 dhe të finalizohet në nivelin 0.07 lekë për minutë, në 1 mars 2027.Në kushtet në të cilën ndodhet tregu i telefonisë fikse në vendin tonë, në mungesë të ndërtimit të modelit BU LRIC të pastër, AKEP ka përdorur metodën e rregullimit sipas tarifës mesatare në vendet e BE/rajonit (benchmark), me argumentin se gjendja e tregut të telefonisë fikse nuk e justifikon ngritjen e një modeloi të pastër të kostove.AKEP konstaton një rënie e ndjeshme e trafikut të thirrjeve të origjinuara nga rrjetet e telefonisë fikse në vite dhe të ardhurave respektive të sipërmarrësve të telefonisë fikse, si edhe një kërkesë gjithnjë e në rënie e përdorimit të shërbimeve të telefonisë fikse, si rrjedhojë edhe e rritjes së përdorimit në masë të shërbimeve të telefonisë celulare.Sipas të dhënave të AKEP, në fund të vitit të kaluar në Shqipëri rezultonin 165 380 pajtimtarë të telefonisë fikse. Numri i tyre ka rënë për të gjashtin vit radhazi, me 4.5% krahasuar me një vit më parë. Në harkun e një dekade, numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse ka rënë me 35%.Sipas AKEP, tregu në vendin tonë karakterizohet nga një normë mjaft e ulët e penetrimit krahasuar me vendet e tjera në BE dhe rajonit. Për vitin 2024, ky tregues u rrit lehtë në 6.9%, por vetëm si pasojë e uljes së bazës së popullsisë nga të dhënat e Censit 2023.Kjo normë mbetet shumë më e ulët krahasuar me mesataren botërore, që është rreth 11% si dhe me vendet e zhvilluara, ku telefonia fikse ende ruan një normë përdorimi rreth 33%. Të dhënat konfirmojnë se rënia e pajtimtarëve nuk është një fenomen i përkohshëm, por një orientim afatgjatë i tregut drejt alternativave më fleksibël dhe bashkëkohore të komunikimit elektronik.Sipas të dhënave statistikore të depozituara në AKEP rezulton se numri i operatorëve të aktivë të rrjeteve të telefonisë fikse është aktualisht 29./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Po shkojmë drejt bashkëqeverisjes”, gazetari zbulon sekretin: Ministri i Bujqësisë do të jetë nga PD
Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në një emision televizive, deklaroi se ka sinjale të qarta se “një përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike mund të jetë ministër i Bujqësisë”.
“Rama e nisi me Vlorën, ka pasur opozitarë në Elbasan që kanë kaluar në poste drejtuese lokale, besoj që do të shtrihet edhe në qytete të tjera. Nuk ishte thjesht largim nga performanca ajo që ndodhi me bashkitë që PS kishte nën kontroll. Është diçka që do të shkojë akoma edhe më thellë. Mendoj që përveç dëshirës që mund të ketë patur zoti Rama, është edhe një vetofrim që ka ardhur nga një pjesë e atyre që kanë qenë deri dje pjesë e opozitës. Mes tyre ka edhe kandidat për deputetë të PD-së në zgjedhjet e kaluara”, tha Hitaj.
“Flitet se një përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike mund të jetë ministër i Bujqësisë në kabinetin “Rama 4”. Ka edhe emra të tjerë, por nuk dua t’i përmend sa nuk ka asgjë zyrtare”, shtoi gazetari.
Sipas Hitajt, “PD do të kalojë 4 vite shumë të vështira”.
“Do të kemi mbledhjen e forumeve të partisë, ku nuk do të mbahet përgjegjësi dhe nuk do të ketë asgjë të re”, theksoi Arbër Hitaj. -

Becchetti i bllokon “Albcontrol” 135 mln euro për Arbitrazhin; nuk shlyhet as huaja 74 mln euro
Shuma që Albcontrol, kompania me pronësi shtetërore, që menaxhon trafikun ajror, nuk ka arritur të arkëtojë për shkak të bllokimit të llogarive të saj në Eurocontrol, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti, ka arritur në 13.5 miliardë lekë në fund të vitit 2024, ose 135 milionë euro sipas bilancit zyrtar të kompanisë.Përfshirë dhe interesat bankare në pritje, shuma arrin në 13.7 miliardë lekë.“Gjatë vitit 2024 ashtu si edhe gjatë vitit 2023, shoqëria nuk ka arkëtuar asnjë të ardhur nga shërbimi en route dhe terminal charge si pasojë e një vendimi të gjykatës së shkallës së parë të Brukselit, për bllokimin e të ardhurave nga shërbimet en route dhe terminal charge, të ofruara nga Albcontrol”, thuhet në përshkrimin e pasqyrave financiare.Shuma që Albcontrol nuk arrin të arkëtojë po rritet vit pas viti. Nga 607 milionë lekë që ishte ky zë në dhjetor 2020, arriti në 2.9 miliardë lekë në 2021, u rrit në 6.7 miliardë lekë në vitin 2022 për të arritur në 10.5 miliardë lekë në 2023, dhe 13.5 miliardë lekë në 2024-n.Këto të ardhura, Albcontrol duhet t’i kishte marrë nga aktiviteti normal i saj, uljengritje e mbikalime për periudhën 2021-2024 nga Eurocontrol, organizatë paneuropiane e dedikuar në mbështetjen e aviacionit europian, me seli në Bruksel.Fillimisht këto detyrime ishin në zërin “Llogari të arkëtueshme nga kompanitë ajrore”, i cili paraqet të drejtat për arkëtim për shoqërinë, por që nuk janë arkëtuar paratë për këto të ardhura, ndërsa në 2024-n kanë kaluar në zërin “Klientë në pritje”.Në vitin 2024, kompania raportoi të ardhura prej 3.6 miliardë lekësh, në rritje me 9% në krahasim me vitin e mëparshëm, si rrjedhojë e gjallërimit të aktivitetit ajror pas pandemisë.Shpenzimet e personelit ndërkohë u rritën me 47%, duke arritur në 1.47 miliardë lekë.Mori 74 milionë euro kredi për të përballuar aktivitetin, nuk shlyen asgjë në 2024-nPamundësia për të arkëtuar paratë nga shërbimet që ajo ofron kanë detyruar Albcontrol që të marrë kredi dhe ndihma pranë institucioneve shtetërore në 2023-n. Në 2024-n, kompania raporton që nuk ka filluar akoma të shlyejë huatë, teksa do të duhet ti paguajë brenda 7 muajve të parë të 2025-s.Në fund të vitit 2024, Albcontrol kishte një principal kredie për tu paguar prej 7.4 miliardë lekë, nga 2.4 miliardë lekë në 2022 dhe e pandryshuar nga 2023-shi. Nga kjo shumë, 421 milionë lekë janë dhënë hua nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të transportit Rrugor.Për këtë kredi afati i shlyerjes është shtyre brenda 6 mujorit të parë 2025, së bashku me interesat dhe komisionet që do ti paguhen huadhënësit.Qeveria nga ana e saj ka dhënë një mbështetje financiare prej 3 miliardë lekë përmes një akti normativ të miratuar në dhjetor 2023. Shoqëria do të kthejë shumën e marrë brenda 31.07.2026 (shlyerja do të bëhet me 3 këste të barabarta gjashtëmujore duke filluar me këstin e pare të pagueshëm në date 31.07.2025).4 miliardë lekë të tjera janë dhënë mbështetje financiare me vendim të Asamblesë së Aksionarit, përkatësisht nga 2 miliardë lekë në dhjetor 2022 dhe nëntor 2023. Aksioneri i Albcontrol është Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.“Gjatë vitit 2024, Shoqëria nuk ka shlyer këste për huatë e marra dhe gjendja e principalit mbetet e pandryshuar nga ajo e vitit 2023”, thuhet në raportin financiar..Konflikti me Becchetti, shteti ende njeh detyrim 108 milionë euroZanafilla e përplasjes mes shtetit dhe investitorit nisi në qershor të 2015-ës, kur u bllokuan asetet e Francesco Becchetti-t.Bllokimi i këtyre aseteve çoi edhe në mbylljen e televizionit Agon Channel, element që u përdor nga Beccheti për të çuar çështjen në Arbitrazh.Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Becchetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 110 milionë eurosh në vitin 2020.Në 26 maj 2021, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u paraqit një tjetër kërkesë e Shqipërisë sa i takon përplasjes me investitorin italian Francesco Becchetti ku u regjistrua një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë.Por në prill 2023, Becchetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare.Ky i fundit, pasi ftoi gjyqin me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku një prej tyre është llogaria e Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, e cila ka ngrirë që prej vitit 2021.Në total, Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe ato në proces në arbitrazh ndërkombëtar, me biznese të ndryshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për fundin e vitit 2024. Rreth 60% e kësaj shumë është vetëm detyrimi për çështjen “Becchetti”.Financat ende e njohin këtë shumë, që i detyrohen investitorit italian si detyrim kontingjent, ku përfshihen detyrime të mundshme financiare që mund t’i ngarkohen shtetit shqiptar si rezultat i çështjeve të hapura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, në rast se vendimi jepet në favor të palës paditëse kundër shtetit.Arbitrazhet, qeveria ka 180 milionë euro detyrime për të paguar për gjyqet e humbura me biznesetKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

ZYRTARE/ Zhegrova do të mbajë numrin 11, Juventusi: Do të jetë një armë e re për ne, na sjell energji dhe imagjinatë
Edon Zhegrova është lojtari më i ri i Juventusit. Futbollisti shqiptar ka bërë hapin e madh në karrierë, duke nënshkruar me një nga klubet më të lavdishme të Europës. Klubi bardhezi ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme transferimin e Zhegrovës, i cili do të mbajë në shpinë numrin 11.
Juventusi ka njohur tifozët me profilin e 26-vjeçarit, ku ndër të tjera shkruan: “Energjia dhe Imagjinata. Zhegrova sjell talent, shpejtësi dhe një repertor teknik që do të rrisë potencialin sulmues të Juventusit. I aftë të luajë në të dyja krahët, ai do të jetë një armë e re në dispozicion të trajnerit Igor Tudor”./Sport Ekspres/ -

“Juventusi është si një ëndërr për mua”, Zhegrova: Dua të fitoj tituj, shfaqja është gati të fillojë
Edon Zhegrova është transferuar në radhët e Juventusit, fanellën e të cilit do ta veshë deri në vitin 2030. Sulmuesi shqiptar ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar i bardhezinjve. Futbollisti 26-vjeçar ka folur për faqen zyrtare të klubit në internet, ku është shprehur se kalimi te Juventusi është një ëndërr për të. Zhegrova ka deklaruar se objektivi i tij është që të fitoj sa më shumë tituj dhe që të shënojë aa më shumë gola për “Zonjën e Vjetër”.
“Sinqerisht, është si një ëndërr për mua. Është një moment i jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time dhe jam shumë krenar dhe i nderuar që e vesh këtë fanellë. Do ta vesh me shumë krenari dhe do të jap gjithçka për ekipin. Pozicioni im i preferuar është si sulmues krahu. Sa i përket stilit tim të lojës, më pëlqen të shënoj, të dribloj, të jap asiste dhe të ndihmoj ekipin me aftësitë e mia.
Ndeshja e vitit të kaluar ishte e shkëlqyer dhe Juventusi ishte një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, por tani jam i lumtur që jam këtu dhe u bashkohem shokëve të mi të ekipit në këtë ekip. Mezi pres t’i takoj. Shpresoj të shënoj shumë dhe, mbi të gjitha, të fitoj tituj. Kjo është gjëja e rëndësishme. Mendoj se mund të fitojmë me këtë ekip, duke marrë parasysh cilësinë e lojtarëve tanë. Mesazhi im për tifozët? Përshëndetje të gjithë tifozëve të bardhezinjve, mezi pres t’ju ??shoh në stadium. Shfaqja është gati të fillojë!”, ka deklaruar Edon Zhegrova./Sport Ekspres/ -

“Të mbuluar me pluhur dhe të tronditur”, banorët afganë të shokuar nga shkatërrimi i tërmetit
Para mesnatës të dielën, Matiullah Shahab u zgjua duke gjetur shtëpinë e tij në provincën e largët Kunar të Afganistanit duke u dridhur. Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi pjesën lindore të vendit, duke shkaktuar të paktën 800 viktima, sipas OKB-së.
Edhe pse epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra larg, i gjithë fshati i Shahabit, Asadabad, u dridh. Të 23 anëtarët e familjes së tij dolën nga dhomat e tyre nga frika se muret do të shembeshin mbi ta dhe kaluan gjithë natën jashtë në oborr.
Rajonet më të prekura ishin provincat Nangarhar dhe Kunar, por lëkundjet u ndjenë deri në Kabul dhe kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.
Pasi drita e ditës doli, Matiullah, gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut, u nis drejt zonave malore pranë epiqendrës së tërmetit. Ai tha për BBC se i duhej të zbriste nga makina dhe të ecte për dy orë për shkak të gurëve që bllokonin rrugën.
Në fshatin Andarlachak, ai gjeti disa fëmijë të vegjël të trajtuar nga mjekët në rrugë, disa të mbështjellë me çarçafë të bardhë dhe dy fëmijë të vegjël bashkë në një shtrat spitali me shenja plagësh në trup. Vetëm në këtë fshat humbën jetën 79 persona.
“Pashë shumë trupa të vdekur. Ndjeva pasgoditje 17 herë”, tha Matiullah.
Ai ndihmoi banorët lokalë të hapin varre për viktimat.
“Fshatrat që vizitova ishin shkatërruar. Faqet e njerëzve ishin të mbuluara me pluhur dhe mbizotëronte heshtja. Duket sikur ishin robotë, askush nuk mund të fliste”, tha ai.
Disa banorë ishin tepër të shokuar për të folur. Për shkak të rrugëve të bllokuara, operacionet e shpëtimit nga qeveria talebane kanë përdorur helikopterë për të arritur në fshatrat malore, por terreni i vështirë bën që disa zona të jenë të pakalueshme. Ka raporte se disa persona kanë humbur jetën nën rrënoja, duke pritur shpëtimin.
Banorët po flenë jashtë dhe kanë nevojë për çadra, tha Matiullah. Ai tregoi se disa vullnetarë shpëtuan persona të bllokuar, duke përfshirë dy gra të nxjerra nga një shtëpi e shkatërruar dhe dërguar në spital.
Edhe banorë të tjerë, si Ezzatullah Safi nga distrikti Sokai i Kunarit, raportuan shkatërrime të pjesëve të shtëpive të tyre.
“U zgjova nga britmat e fëmijëve, grave dhe kafshëve. Tërmeti ishte i fuqishëm, nata dukej si një apokalips i vogël. Erërat e forta dhe shiu i lehtë pasuan dridhjet. Fëmijët e mi më kapën duke qarë nga frika. Pluhuri mbushi ajrin. Rrjeti i telefonisë u shua menjëherë. Nuk mund të kontaktonim të afërmit. Me shtëpinë të dëmtuar dhe mungesën e energjisë elektrike, u mbështetëm te dritat e telefonave”, tha ai.
Ai shtoi se helikopterët e qeverisë arritën në mëngjes dhe transportuan të plagosurit nga malet në rrugën kryesore të Kunarit, ku u dërguan me makina në klinika. -

Analizë: 60 jetë të humbura për km2, Rusia çon gra në frontin e luftës. Pse Ukraina nuk po humbet
Po shfaqen shenja të dukshme se ushtria ruse ka filluar të dërgojë për herë të parë gra në njësitë e saj sulmuese në Ukrainë, pasi i ka rekrutuar nga kolonitë penale. Ndërkohë, të dhënat e fundit buxhetore të Moskës tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti numri i vullnetarëve që kanë pranuar të firmosin një kontratë me ushtrinë për të shkuar në luftë është ulur me 59% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, mbi 50 mijë më pak. Nënshtruarit e Vladimir Putinit duket se janë gjithnjë e më pak të joshur nga ofertat e parave në këmbim të gjakut të tyre.
Ndërkohë, mes luftëtarëve rusë me peshë në Donbas, po ngrihen zëra që fillojnë të ankohen publikisht për mënyrën se si Kremlini po e drejton luftën, duke kërkuar një mobilizim total prej 1,5 milionë ushtarësh për të thyer bllokadën. Në frontin e brendshëm, ndërkohë, po shtohen dëshmitë dhe videot e radhëve të gjata në pikat e karburantit në rajone të ndryshme të Rusisë, pasi dronët e Kievit gjatë korrikut dhe gushtit goditën rafineri që siguronin 17% të karburantit rus.
A do të thotë e gjitha kjo se Rusia po humb luftën? Jo, natyrisht. Vladimir Putin mund të arrijë ende objektivat e tij. Por kjo do të thotë edhe se Ukraina nuk po humb, siç thuhet ndonjëherë, përkundrazi, ajo mund ende ta poshtërojë kundërshtarin dhe të dalë nga konflikti e lirë e pavarur mbi 80% të territorit të saj. Ajo “i ka kartat”, do të thoshte Donald Trump.
Luftërat kanë qenë gjithmonë terren propagande, prandaj nuk është çudi që edhe kjo të jetë e tillë. Por nëse përjashtojmë zhurmën e propagandës, pas tre vitesh e gjysmë del një mësim i qartë. Kjo nuk është Lufta e Parë Botërore, ku dy fronte plot njerëz përplaseshin nga llogoret derisa njëri palë dorëzohej nga rraskapitja. Nuk është as Lufta e Dytë Botërore, kur superioriteti i mjeteve të blinduara u lejonte aleatëve të çanin vijat e frontit dhe të avanconin me dhjetëra kilometra. Por kjo nuk është më as lufta e Ukrainës e vitit 2022. Dronët dhe inteligjenca artificiale e kanë shndërruar konfliktin në një mënyrë që askush nuk e kishte parashikuar, as vetë protagonistët.
Lufta e sotme nuk fitohet më me strategjitë e shekullit XX, siç mendon Putini, por me forcën e kombinuar të bazës industriale dhe teknologjike. Është një konflikt midis sistemeve prodhuese dhe kapacitetit të inovacionit në luftimet e reja ajrore. Një pilot mund të drejtojë një dron nga qindra apo mijëra kilometra larg, ulur në Kiev. Çdo ditë qindra dronë luftojnë, vrasin dhe shkatërrojnë në vijën e parë të frontit, shpesh të drejtuar nga AI, në vend të njerëzve. Dhe ky realitet po ndryshon mënyrën se si Evropa dhe Italia duhet të ndihmojnë Ukrainën. Çdo gjë tjetër sot ka më pak rëndësi dhe largon vëmendjen nga ajo që është vërtet urgjente.
60 humbje për kilometër katror
Valery Gerasimov, shefi i ushtrisë ruse, thotë se Moska ka pushtuar 3 mijë 500 kilometra katrorë territor në Ukrainë gjatë gjashtë muajve të fundit. Edhe nëse kjo është e vërtetë, kjo do të thotë se që prej 1 marsit ushtria e tij ka marrë nën kontroll vetëm 0,58% të sipërfaqes së vendit. Por kjo mund të jetë një shifër e fryrë, për të dhënë përshtypjen se Ukraina po humb dhe që qeveritë evropiane të mendojnë se nuk ia vlen më të shpenzojnë burime për ta ndihmuar. Në realitet, Institute for the Study of War në Uashington llogarit se përparimi rus midis marsit dhe gushtit ka qenë 2.346 km², vetëm 0,39% e territorit ukrainas.
Një përparim shumë i ngadaltë. Por me çfarë çmimi? Ndoshta nuk do ta mësojmë kurrë saktësisht, sepse, si dëshmi se Moska e kupton dobësinë e saj, midis majit dhe qershorit agjencia ruse e statistikave pushoi së publikuari të dhëna demografike. Jo vetëm për vdekjet e burrave, por për të gjitha vdekjet, lindjet, martesat, divorcet. Një censurë totale. Megjithatë, mund të bëhet një vlerësim që tregon koston gjigante të përparimit rus. Vlerësimet tregojnë se çdo kilometër katror i marrë në Ukrainë po i kushton Moskës mesatarisht 60 humbje njerëzore (rreth 20–30% të vdekur, pjesa tjetër të plagosur) dhe se me këtë ritëm, për të pushtuar 1% të Ukrainës, Rusia do të humbte të paktën 400 mijë trupa (prej tyre 100 mijë të vdekur).
Presioni mbi të burgosurat
Mediat Meduza, Mediazona dhe BBC Russia udhëheqin një rrjet klandestin që mbledh të dhëna mbi njoftimet e vdekjes dhe testamentet për të përllogaritur humbjet në luftë dhe këto shifra kanë dalë të sakta. Raporti më i fundit, tre ditë më parë, tregon se vetëm në vitin 2024 rusët kanë pasur 93 mijë të vrarë, gati dyfishi i rreth 50 mijë të vitit 2023, me një ritëm prej 2 mijë–3 mijë të vrarësh në javë gjatë dimrit të kaluar. Këtë vit, deri në gusht, shifrat flasin për të paktën 54 mijë të tjerë, edhe pse të dhënat janë të paplota. Në disa rajone të rekrutimit të dendur, Buriazia, Transbaikalia dhe Irkutsk, humbjet totale janë rritur me 28% vetëm në tre muajt e fundit deri më 10 korrik.
Rusia, mes të vdekurve dhe të plagosurve, ka humbur rreth 30 mijë persona në muaj gjatë gjashtëmujorit të fundit. Një katastrofë njerëzore e përmasave historike, për 0,39% të Ukrainës, dhe një problem gjithnjë e më i madh për të zëvendësuar humbjet me rekrutë të rinj. Gjithnjë e më pak rusë janë të gatshëm të firmosin kontrata për të shkuar në front. Për këtë arsye, dëshmitë për presione të forta mbi kolonitë penale femërore për të detyruar të burgosurat të firmosin po shtohen dhe ka raporte për gra të rëna në grupet sulmuese në vijën e parë. Rekrutimi me presion dhe dhunë në burgje, gjykata e komisariate po kthehet në kanalin kryesor të rekrutimit. Analisti Pavel Luzin mendon se Putini ende po përpiqet të shmangë një mobilizim tjetër masiv, për të evituar tensione të reja shoqërore.
Një konflikt i paprecedentë
Sigurisht që edhe ushtria ukrainase ka humbje, edhe pse më të pakta, sepse shumicën e kohës ka qenë në mbrojtje. Menaxherë të kompanive ukrainase thonë se rreth 7% e punonjësve të tyre të mobilizuar kanë vdekur, edhe pse ritmi i humbjeve tani është ngadalësuar. Në shkallë kombëtare, kjo do të përkthehej në rreth 70–80 mijë të vrarë ukrainas, plus rreth 70 mijë të tjerë të zhdukur, ndoshta shumë prej tyre kanë dezertuar. Sistemi i mobilizimit ukrainas nuk funksionon si duhet, dhe Kievi e ka të vështirë të mbulojë frontin mbi 1 mijë kilometra.
Pse atëherë Rusia avancon kaq ngadalë dhe me kaq humbje? Historiani ushtarak amerikan Phillips O’Brien e shpjegon sepse nuk duhet parë kjo luftë me syzet e dy luftërave botërore apo të vitit 2022. Kjo është tashmë një luftë dronësh. Fiton ai që ka më shumë dronë, më vdekjeprurës dhe më të depërtueshëm. Ukraina këtu mban ende avantazhin.
“Rusia nuk arrin të bëjë pushtime të mëdha, edhe kur hap rrugë me grupe motorësh, sepse më pas duhet të ndjekë me armë e mjete, por nëse i grumbullon ato pas vijës së frontit, dronët ukrainas i shkatërrojnë menjëherë”, shpjegon ai dhe shton se “në këtë lloj të ri lufte nuk ka më nevojë të mbushësh llogoret me njerëz. Gjithçka që mendonim se dinim, nuk funksionon më”. Kjo shpjegon pse parashikimet për rënien e afërt të Pokrovsk kanë dështuar vazhdimisht.
Një Prigozhin i ri?
Ndoshta Pokrovsk do të bjerë, por vetëm pasi të jetë shkatërruar plotësisht dhe me humbje të frikshme për trupat ruse. Nga ana ruse, kjo paaftësi po gjeneron tension. Ish-“presidenti” i republikës separatiste të Donetskut, Pavel Gubarev, i lidhur ngushtë me trupat e Putinit, në gusht dha një intervistë ku kujtonte Evgeny Prigozhin përpara rebelimit të Wagnerit. Mesazhi i tij ishte se masakrat nuk mjaftojnë për të fituar, kontratat nuk e mbulojnë më mungesën e trupave dhe Kremlini duhet të mobilizojë 1,5 milion rusë për të thyer Ukrainën.
“Çdokush e sheh se nuk po funksionon, është një gënjeshtër, po na mashtrojnë. Nuk duan të fitojmë, duan të mbajnë të njëjtët njerëz në pushtet… Të thuash sot se kemi fituar dhe mjafton të këmbëngulim, është vetëm propagandë. Dhe nuk do të dalim nga ky konflikt”, tha ai.
Nuk di nëse Gubarev do të ketë fatin e Prigozhin, por nuk është i vetmi që shfaq dyshime. Edhe brenda elitave të Kremlinit ka pakënaqësi. New York Times raportoi se në gusht Putini largoi Dmitri Kozak, një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë prej gati 30 vjetësh, sepse i kishte sugjeruar të negocionte një kompromis për të mbyllur luftën.
Kjo nuk do të thotë se Rusia është në prag të kolapsit, por sipas O’Brien, as Rusia nuk është një “rul i pandalshëm”. Do të vijë momenti kur do të duhet të ndalet. Humbjet do të jenë shumë të mëdha, ekonomia shumë e brishtë, buxheti publik shumë i tensionuar, sulmet ndaj rafinerive dhe hekurudhave shumë të shpeshta, dhe shoqëria e elitat shumë të pakënaqura.
Roli i Europës
Nëse ky lexim është i saktë, atëherë kapaciteti industrial dhe teknologjik është ajo që mund ta shpëtojë Ukrainën dhe bashkë me të stabilitetin e Evropës. Prandaj nuk ka kuptim të ndahemi tani mbi skenarët e garancive të sigurisë pas lufte. Ka kuptim të ofrojmë mjete financiare, gjysmëpërçues, fibra optike për dronët, bazë industriale dhe materiale për zgjerimin e prodhimit të dronëve dhe raketave, më shumë mbrojtje ajrore, dhe të ndihmojmë mijëra kompani të Kievit të vazhdojnë të inovojnë për të rezistuar.
Edhe duke përdorur rezervat e ngrira ruse. Edhe duke integruar më shumë industrinë ukrainase të mbrojtjes me tonën. Qeveria italiane është e vetmja që ende mban sekret mbi ndihmat e saj ushtarake për Kievin, ndaj nuk dihet sa po kontribuon realisht. Ndoshta pak, ndoshta pothuajse asgjë. Por nëse do të hapte këtë kapitull të ri, gjithsesi do të kishte dhënë kontributin e vet.
Shkrim nga Federico Fubini, Corriere della Sera -

Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, ja si paraqitet situata dhe lojëtarët
Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën në mënyrë të rregullt, ndërsa Rey Manaj, Mirlind Daku dhe Arlind Ajeti iu bashkuan grupit në pasditen e vonë. Nga dita e nesërme do të jenë në dispozicion të stafit teknik edhe Cristian Shpendi dhe Enis Çokaj, duke plotësuar kështu grupin tërësisht.
Kombëtarja shqiptare është duke i zhvilluar përgatitjet në Malaga të Spanjës për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë më 4 shtator dhe më pas ndaj Letonisë më 9 shtator në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al në si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë. -

Si erdhe ti?
Poezi nga Goethe
Si, erdhe ti?! Plot mall syte s’i ngritaDhe s’te dallova, kur u ktheve, jo!O çast i lumtur e qe s’kthehesh! Ç’prita?Mos jam i verber? Si me ndodhi kjo?
Ti mua do me japesh pak te drejteNe do mundohem te te ngushullojKur afer je nga syte me shket lehteKur ndodhesh larg me shfaqesh para, moj!/KultPlus.com
