Policia e Shtetit ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e SPAK, që u zhvillua ditën e djeshme, 27 gusht, ndaj punonjësve të IMT-së.
Sipas njoftimit të bluve, mbi punonjësit e IMT-së rëndojnë akuzat: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës“, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet e kryera rezultoi se Geraldo Fuçia i cili u vu në prangat e policise, Klajdi Zhilla ( i shpallur në kërkim) dhe Edmond Çela (në procedim penal) gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3000 euro dhe 27 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga korrupsioni aktiv i punonjësve të IMT, një automjet tip “Audi A6“ si dhe 4 celularë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hapësira publike“, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në drejtimin e SPAK-ut.
Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një procedimi të regjistruar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike“ dhe “Shpërdorimi i detyrës“, të kryera në bashkëpunim, finalizoi operacionin e koduar “Hapësira publike“.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua në flagrancë shtetasi G. F., 33 vjeç, punonjës i IMT, bashkia Tiranë;
-nisi procedimi penal për shtetasit E. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i IMT, bashkia Tiranë; A. E., 26 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i një lokali në Tiranë;
-u shpall në kërkim shtetasi K. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë, inspektor i IMT, bashkia Tiranë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3000 euro dhe 27 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga korrupsioni aktiv i punonjësve të IMT, një automjet tip “Audi A6“ si dhe 4 celularë.
Punohet për kapjen e shtetasit K. Zh. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjme.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.
Day: August 28, 2025
-

Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat
-

Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës
Pjesë e garës në universitetet e vendit janë bërë në total 20,200 maturantë duke u rritur me rreth 500 më shumë në krahasim me vitin e shkuar. Numri i aplikimeve është rritur edhe në universitetin e Tiranës, tha rektori Artan Hoxha.
“Universitetin e Tiranës e kanë përzgjedhur më shumë të rinj nga viti i shkuar, si në numër absolut, rreth 160 studentë të ardhshëm, ka 1276 aplikime më shumë sesa viti i shkuar. Është një tregues që ka më shumë besim te ky vit akademik sesa vitet e shkuara që u janë drejtuar në një numër më të madh universiteteve të huaja jashtë vendit.”
Ndërkohë që disa degë sipas tij vijojnë të vuajnë numrin e ulët të studentëve, sidomos mësuesia.
“Në mësues të shkencave të natyrës dhe disi edhe ata që lidhen me histori-filologjinë. Gjuha greke, gjuha ruse ka vuajtur gjithmonë, kimi, fizikë të cilat mendoj se kërkojnë politika që e tejkalojnë universitetin.”
Por pavarësisht aplikimeve, e rëndësishme sipas rektorit është regjistrimi final i studentëve në programet Bachelor e këtij universiteti.
“Motivoj studentët e ardhshëm që të regjistrohen në programet e studimit që ata preferojnë dhe të bëjnë kujdes që mos të humbasin preferencën e fazave dhe ndërlikimit disi të procesit të regjistrimit.”
Nga data 29 gusht deri më 11 shtator, kandidatët fitues mund të bëjnë regjistrimin pranë sekretarive mësimore ku janë shpallur fitues.
Klan News -

VIDEO/ Aksident te tuneli i Llogarasë, radhë të gjata makinash
Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në tunelin e Llogarasë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo shkaqet e aksidentit.
Po nga pamjet e siguruara nga opinion.al, shihet se për shkak të aksidentit është krijuar trafik i madh në hyrje të tunelit.
Ndërkohë, pritet dhe reagimi zyrtar i Policisë për të dhënë detaje në lidhje me aksidentit. -

Lajmi për tentativën e grabitjes së aeroportit të Vlorës/ Reagon aksioneri tjetër, akuzon Pacollin për mashtrim
Sherri për aksionet e aeroportit të Vlorës tashmë është publik. Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pasollin për mashtrim. Përmes një reagimi në profilin social të kompanisë së tij 2A Group, Ademi i quan vendimet e Pacollit si një lojë të rrezikshme.
“Ka njerëz që prej vitesh e quajnë zhvillim atë që në të vërtetë është vetëm mbulesë për mashtrim. Ato shiten si vendime, por në thelb janë një lojë e rrezikshme që nuk i reziston kohës. Ironia e madhe është se ata që kanë blerë gjithmonë besim, kujtojnë se mund ta blejnë dhe sot. Por është vetëm çështje kohe sepse një lojë kaq e rrezikshme nuk mund të vazhdojë gjatë” shkruan Valon Ademi në reagimin e tij.
I kontaktuar nga Kapitali, zoti Ademi konfirmoi se reagimi i tij është përgjigje e drejtëpërdrejtë për Behgjet Pacollin dhe konfliktin për pronësinë e aeroportit të Vlorës.
“Unë në reagimin tim kam dhënë përgjigje të drejtëpërdrejtë për të gjitha lajmet dhe insinuatat, që janë krijuar kohëve të fundit nga Behgjet Pacolli,” deklaroi Ademi.
Tashmë çështja e konfliktit për pronësinë e aksioneve të aeroportit të Vlorës ka shpërthyer publikisht. Reagimi i Valon Ademit rrëzon përgënjeshtrimin që Behgjet Pacolli tentoi t’i bënte investigimit të Kapitalit duke e nxjerrë biznesmenin në mashtrim publik. Kapitali do të vazhdojë të publikojë të tjera detaje të kësaj dosje gjatë ditëve në vijim, e cila po shpërfaqet si një histori e madhe mashtrimi dhe një afere e madhe korruptive.
Valon Ademi është pronari i 2A Group, që zotëron 2 për qind të aksioneve në koncesionin e aeroportit të Vlorës, ndërkohë që 98 për qind zotërohen nga Mabco e Pacollit./kapitali
-

Policia aksion të madh në Berat, nuk dihet objektivi
Policia e Beratit ka “blinduar” mbrëmjen e sotme rrugët e qytetit, duke ngritur postblloqe të shumta në hyrjet e daljet e tij dhe në çdo kryqëzim.
Sektori i qarkullimit rrugor ka hartuar një plan të detajuar masash,duke vendosur pika të shumta kontrolli në rrugët e qytetit.
Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor të qarkut Berat, Gramoz Lala bën me dije se,kontrollet e ndërmarra sot kanë si qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim si dhe për rritjen e sigurisë rrugore.
Në pikat e kontrrollit,përveç efektivëve të sektorit të qarkullimit rrugor,kanë qënë të inspektorët e krimeve dhe trafiqeve në DVP Berat.
Në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe,janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin automjetetet,për tu verifikuar nëse janë persona në kërkim në Berat apo në qytete të tjera të vendit.
-

VIDEO/ Rrëzohet avioni luftarak, humb jetën tragjikisht piloti
Bota E Enjte, 28 Gusht 2025 21:26
Gjatë një prove për një shfaqje ajrore në Radom, Poloni, një pilot ka humbur jetën gjatë rrëzimit të avionit luftarak F-16. Pas aksidentit një zëdhënës i qeverisë njoftoi se piloti vdiq në mënyrë tragjike. Mediat polake raportojnë se avioni u rrëzua rreth orës 17:30 duke u djegur plotësisht.
-

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo
Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih, një provë perfekte gjenerale për Kampionatin Botëror të Atletikës në Tokyo.
Kampionia evropiane e vitit 2022 hodhi shtizën në 64.57 metra, një performancë që rezultoi më se e mjaftueshme për ta çuar drejt fitores dhe një finaleje mahnitëse në serinë e Diamond League.Atletja e Giorgos Botskariov u shfaq e gatshme për të bërë hapin e madh në karrierën e saj në nivelin e femrave dhe përtej kufijve të Evropës, në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet së shpejti në Tokyo.
-

Ndeshjet e play-off, dy ekipe shqiptare në grupet e Conference League
Dy skuadra shqiptare do të jenë në grupet e Conference League sezonin e ri, me shortin që do të hidhet nesër.
Në fakt, Shkëndija e Tetovës e kishte siguruar pjesëmarrjen që kur kaloi në play-off të Europa League, madje fitoi takimin e parë 2-1 ndaj Ludogorets në Shkup dhe kishte shanse për grupet e këtij kompeticioni.Por në kthim në Bullgari, u mund 2-1 në kohën e rreullt dhe ndeshja shkoi në shtesë, aty ku pësoi edhe dy gola të tjerë (4-1), për t’u eliminuar nga Europa League dhe për të vazhduar rrugëtimin në Conference League. është hera e parë që tetovarët marrin pjesë në fazën në grupeve të një kompeticioni evropian, edhe pse kishin shkuar disa herë.
Ekipi i dytë shqiptar që shkon në grupet e Conference League është Drita e Kosovës. Pasi fitoi 2-1 ndeshjen e parë në shtëpi Differdange të Luksemburgut, kampionët e Kosovës fituan edhe në kthim, kësaj here 0-1, duke përfituar edhe epërsia numerike, pasi vendasit mbetën me 10 lojtarë që nga minuta e tretë.
Edhe për Dritën është hera e parë që shkon në grupet e një kompeticioni evropian, më herët Ballkani i drejtuar nga trajneri shqiptar Ilir Daja e arriti dy herë këtë sukses.
(BalkanWeb) -

Nuk realizohet ëndrra e kualifikimit në Conference League, Dinamo eleminohet në Play Off
Dinamo është eleminuar në fazën Play Off të Conference League. Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, dinamovitët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Jagiellionas në Arenën Kombëtare.
Pavarësisht rasteve, pjesa e parë nuk pati gol. Në pjesën e dytë, Dejvi Bregu “zgjoi” shpresën e ekipit të Dajës, por vetëm përkohësisht, pasi Rallis i dha fund një herë e mirë dilemave sado të vogla për kualifikimin. Dinamo, pas një rrugëtimi pozitiv, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të provojë sërish vitin tjetër.Në këtë kompeticion në grupe do shkojë ekipi i Dritës, me ekipin dardan që eleminoi Differedange.
Shkëndija u eleminua nga bullgarët e Ludogorets në Europa League, por gjithsesi do luajë në grupet e Conference League. -

Drita bën histori, skuadra e Ramadanit për herë të parë në grupe
Drita e Zekirija Ramadanit përmbush një mision historik. Kampionia e Kosovës nga Gjilani mundi sot 0-1 Diferdanzhë të luksemburgut ndërsa me rezultatin e përgjithshëm 3-1 kaloi në grupet e Ligës së Konferencës.
Në fakt u duk se ky kualifikim historik u arrit vetëm ndaj një skuadre pasi dhe në turin e parë Drita mundi dy herë të njëjtën skuadër me shifrat 1-0 dhe 2-3.
Ndërkohë Shkëndija Tetovë humbi në të kthimit 4-1 (2-1 e vajtjes për Shëndijën) me Ludogorets duke u eleminuar nga Europa League mirpo tetovarët tashmë e kanë siguruar fazën e grupeve në Conference League, nesër shorti për dy ekipet shqiptare në këtë fazë të gjatë interesante dhe fitimprurëse. /Sportiim.al/
Vazhdo leximin