Day: August 25, 2025

  • Interi i Kivusë shkëlqen në ndeshjen e parë të Serisë A, i shënon 5 gola Torinos

    Interi i Kivusë shkëlqen në ndeshjen e parë të Serisë A, i shënon 5 gola Torinos

    Interi e ka nisur me goleadë sezonin e ri në Serinë A. Zikaltrit e Kivusë kanë shkëlqyer mbrëmjen e sotme përballë Torinos. Nënkampionët e Italisë kanë mposhtur torinezët me shifrat e thella 5-0.
    Bastoni hapi serinë e golave në minutën e 18, për ta vazhduar me pas Turami (36′, 62′), Martinezi (52′) dhe Boni (72′). Një fitore bindëse e Interit, që javën e ardhshme do të përballet me Udinezen më datë 31 gusht./Sport Ekspres/

  • ZYRTARE/ Një tjetër shqiptar largohet nga Sparta e Pragës, transferohet te Legia e Varshavës

    ZYRTARE/ Një tjetër shqiptar largohet nga Sparta e Pragës, transferohet te Legia e Varshavës

    Grupi i shqiptarëve te Sparta e Pragës ka nisur të shpërbëhet. Pas largimit të Qazim Laçit dhe Indrit Tucit, tashmë të njëjtën rrugë si ta e ka zgjedhur edhe Ermal Krasniqi. Futbollisti 26-vjeçat i është bashkuar një prej klubeve më të mëdha në Poloni, Legias së Varshavës.
    Lajmin e ka përcjellë vetë klubi polak përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale. Palët kanë arritur një marrëveshje huazimi 1-vjeçar, me të drejtë blerje në fund të sezonit të ardhshëm./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Inter “shuplakë” Torinos, zikaltrit e nisin furishëm kampionatin

    VIDEO/ Inter “shuplakë” Torinos, zikaltrit e nisin furishëm kampionatin

    VIDEO/ Inter “shuplakë” Torinos, zikaltrit e nisin furishëm kampionatinInteri e ka nisur këtë edicion në Serinë A me një fitore mbresëlënëse 5-0 ndaj Torinos në javën e parë të kampionatit. Një dominim total i zikaltërve, të cilët masakruan skuadrën e re të Ardian Ismajlit e Kristjan Asllanit.
    Të dy lojtarët e Kombëtares mungonin në ndeshjen e so…

  • Adoleshenti magjik nderon Liverpool në betejën e “St James Park”! Newcastle heroik, dorëzohet në minutën e 99′ (VIDEO)

    Adoleshenti magjik nderon Liverpool në betejën e “St James Park”! Newcastle heroik, dorëzohet në minutën e 99′ (VIDEO)

    Le ta quajmë Beteja e “St James Park” sepse një ndeshje dramatike u zhvillua sonte në Newcastle, ku Liverpool arriti të triumfojë 3-2 ndaj bardhezinjve, falë një goli vendimtar të adoleshentit Rio Ngumoha (16 vjeç) në minutat shtesë.
    Minutat e para ishin të tensionuara, me Newcastle dhe Liverpool, që po luftojnë për Alexandre Isak. Liverpool nisi më mirë takimin, duke kaluar në avantazh në minutën e 35-të me një goditje të fuqishme nga distanca nga Ryan Gravenberch, e cila përfundoi në qoshen e poshtme të portës, duke lënë portierin Nick Pope pa mundësi reagimi.
    GOLI I GRAVENBERCH – VIDEO
    Para fundit të pjesës së parë, Anthony Gordon i Newcastle provon një ndërhyrje të rrezikshme, që fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por VAR e shndërroi në karton të kuq direkt, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.
    I KUQI I GORDON – VIDEO
    Në pjesën e dytë, Liverpooli arriti të dyfishojë avantazhin në 2-0 në minutën e 46-të, me një pasim të mprehtë nga Cody Gakpo për Hugo Ekitike, i cili shënoi me një goditje të ulët nga kufiri i zonës, duke lënë portierin pa reagim.
    GOLI I EKITIKE – VIDEO
    GOLI I GUIMARAES – VIDEO
    Bruno Guimaraes ngushtoi rezultatin për Newcastle në minutën e 57-të me një kokë nga afër pas një asistimi perfekt të Valentino Livramento për 2-1. Në minutën e 88-të, William Osula barazoi rezultatin për Newcastle pas një pasimi të gjatë që kaloi mbrojtjen e Liverpoolit.
    GOLI I OSULA – VIDEO
    Gjyqtari dha 11 minuta shtesë, dhe në minutat e fundit, Rio Ngumohas shënoi golin vendimtar pas një aksioni model, duke i dhënë Liverpoolit fitoren 3-2 dhe tre pikët e vlefshme në një përballje të jashtëzakonshme në Ligën Premier.
    GOLI I NGUMOHA – VIDEO
    Ndeshja u karakterizua nga momente të tensionuara, përfshirë kartonë të verdhë dhe lëndime (Tonali dhe Schar), ndërsa të dyja skuadrat treguan intensitet dhe vendosmëri për të kërkuar fitoren deri në sekondat e fundit.

  • Njukasëll-Liverpul, betejë epike, Inter i bën 5-së Torinos

    Njukasëll-Liverpul, betejë epike, Inter i bën 5-së Torinos

    U zhvilluan disa takime në kampionatet elitare në Europë. Kryesfida i takoi duelit Njukasëll- Liverpul (Premier League) me një duel thuajse të papërsëristshëm në raundin e dytë. Pjesa e parë shumë më e mirë për vendasit e Edi Hau mirpo diferencën e beri goli i Liverpulit shënuar nga Gravenberg në të 35′. Në fund të këtij fraksioni sulmuesi kryesor i ‘Qymyrxhinjëve’ Entoni Gordon dëbohet nga fusha për faull ndaj Van Dajk.

    E dyta nis me golin e dytë të Reds ndërsa Ekitike në të46′ dërgon shifrat në 0-2. Ndeshje e mbaruar? Jo. Besaia vjen nga vendasit të cilët me Bruno Guimaresh shkurtojnë diferencën në të 57′ ndërsa në fund (88′) Osula barazon për 2-2. Me 11 minuta shtesë, Liverpul arrin të realizojë të tretin me të riun 16 vjeçar Rio Ngumoha (100′) për 2-3 final.

    Ndërkohë në Serie A java e parë, Inter i kontestuar nga tifozeria e tij arrin të shpartallojë Torinon 5-0. Ndeshja tjetër Udineze-Verona përfundoi 1-1. La Liga gjithashtu zhvilloi dy takime të javës së dytë. Bilbao kaloi me shumë vështirësi Vajekanon 1-0 (Sancet 66′, penallti) ndërsa Getafe mposhti 1-2 në ‘Ramón Sánchez’ Seviljen vendase./Foto X, Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Po, o nanë, po

    Po, o nanë, po

    Poezi nga Havzi Nela

    Po, o nanë, po,N’emën të ligjit jam arrestue,E duert m’i kthyen prapa policët e zi,N’hekur me tutjus m’i kanë ngujue!Me gazin 69 u pamë sy ndër sy,Si me keqardhje m’u ba se më vështroi,E kur lëshova kambën mbrenda me hy,M’u ba se psherëtiu, m’u ba se rënkoi!Ndoshta e ndjeu veten fajtor,Pse erdhi e më mori përsëri!Ndoshta i gjori ishte lodhë,

    Gjithkah n’udhtim nëpër Shqipni.Gjithkund tue shkue nëpër atdhe,Sa djem nanash kështu po i merr!Si nji kuçedër në “Shqipnin’ e re”Emni i tij ka futun tmerr!Ti mos u druej, o Nana ime,Sido të bahet jam pa faj,Qëndro malsore, mbahu trime,Mos e mbyll jetën me vaj!Djali yt s’ka me t’turpnue,Gjinin tand s’do ta tradhtojë,Shqiptar i ndershëm ka me qëndrue,Po prehnin tand do ta kërkojë.Ka me dasht me t’pasun pranë,Ta vështrosh, ta ledhatosh,E nji fjalë t’ambël me ia thanë,Plagët zemrës t’ia shërosh!Pusho, mos qaj, o nanë e mjerë,Ti me mue s’je kënaqun kurrë.N’merak e mall ke qenë përherë,Qysh i vogël dhe sot burrë!Qysh nand’ vjeç m’ke nxjerrë prej shpie,Jetim, pa babë, bukën me nxjerrë;M’shkule nga prehni prej vorfnie,Vetë jam rritun derë më derë!Tri ditë bashkë s’i bamë në votër,Shtëpia jonë nuk qeshi kurrë;Kurrë s’u ulëm në nji sofër,Kurrë, o Nana ime, kurrë! / KultPlus.com

  • Rreth 22 mijë të huaj në Shqipëri, 54% kanë si arsye punësimin

    Rreth 22 mijë të huaj në Shqipëri, 54% kanë si arsye punësimin

    Afro 22 mijë shtetas të huaj kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar dhe punuar.
    Referuar të dhënave të INSTAT, në vendin tonë në vitin 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri është rritur me 2.2%, krahasuar me një vit më parë.
    54.3% e të huajve me leje qëndrimi kanë arsye kryesore punësimin, e ndjekur nga bashkimi familjar me 24.5%. arsye të tjera me 16.3%, studimi me 4% dhe qëllime humanitare me 0.9%.
    E ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri dominojnë nga shtetasit e Kosovës, Italisë dhe Turqisë, rritje të kërkesave për t’u pajisur me leje në vendin tonë vijnë edhe Azia, Amerika dhe Afrika.
    Trend ky që reflektohet edhe në tregun e punës në Shqipëri, ku mbulohen shërbime të ndryshme me krahun e punës të shtetasve të huaj.
    Krahasuar me vitin 2023, shtetasit nga Amerika dhe Afrika kanë shënuar rritje me 23.4%, ndërsa ata nga Azia rritje me 20%. Ajo që bie në sy është fakti se kërkesat për leje qëndrimi po rriten në vendin tonë.
    Afro 62% e të huajve forcë pune në Shqipëri janë meshkuj, kundrejt 38% që janë femra.

  • Zjarret në vend, 4 vatra ende aktive

    Zjarret në vend, 4 vatra ende aktive

    Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, deri në orën 16:30, datë 25.08.2025, janë raportuar 10 vatra zjarri nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive.
    Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.
    Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë.
    Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.
    Vatrat e tjera aktive janë ato në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë, ku zjarri është riaktivizuar ditën e sotme në afërsi të piramidës 15. Në terren janë të angazhuar forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë.
    Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen në gatishmëri të pandërprerë 24 orë zjarrfikësit lokalë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vetë vatrës së zjarrit.
    Në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë. Në vendngjarje po operojnë 3 grupe shërbimi nga MZSH Skrapar. Situata raportohet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat.
    Vatrat e izoluara plotësisht raportohen:

    Në fshatin Krenze, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës
    Në fshatin Reç, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe
    Në fshatin Bisht-Kamëz, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës.
    Në fshatin Ishull-Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
    Në Lagjen 18, Rajoni Nr.1, bashkia Korçë.
    Në zonën e Shkozës, njësia administrative Nr.1, bashkia Tiranë.

  • Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë  nga forcat e armatosura

    Zjarri në Vlorë/ Kryebashkiaku: Presim ndihmë nga forcat e armatosura

    Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha u shpreh se zjarri në Pishë Poro është në një gjatësi 2-3 km.
    Sipas tij, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
    “Sot është operuar nga ajri dhe nga toka me katër helikopterë dhe 34 forca zjarrfikëse, të pyjores dhe presim të nisim prapë herët në mëngjes në orën 5:30 me ndihma shtesë nga forcat e armatosura ku priten të vijnë mbi 40 forca të armatosura”, tha Dredha.

  • Foto/ Dora e nxirë e Donald Trump bën xhiron e rrjetit, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Presidentit amerikan

    Foto/ Dora e nxirë e Donald Trump bën xhiron e rrjetit, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Presidentit amerikan

    Pamje të reja të dorës së Presidentit amerikan Donald Trump, ku shihet një pjesë e mbuluar me grim, janë bërë virale në rrjetet sociale ditët e fundit.

    Fotot janë realizuar më 22 gusht gjatë një paraqitjeje në Zyrën Ovale, duke nxitur spekulime të shumta mbi arsyet e përdorimit të make up-it.
    Këtë të hënë, gjatë takimit me Presidentin e Koresë së Jugut Lee Jae Myung, në fotot zyrtare u vu re edhe një mavijosje në dorën e djathtë të kreut të Shtëpisë së Bardhë.
    Ky detaj vjen pas deklaratave të muajit korrik, kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump ishte diagnostikuar me insuficiencë kronike venoze, një gjendje e zakonshme që lidhet me qarkullimin e gjakut. Zëdhënësja Karoline Leavitt theksoi më 17 korrik se diagnoza erdhi pas analizave të kryera për shkak të ënjtjes së këmbëve dhe shenjave të mavijosjes në dorë.
    Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Barbabella, e përshkroi gjendjen si “beninje dhe të zakonshme”, duke shtuar se shenjat në dorën e presidentit janë të lidhura me irritime të vogla të indeve si pasojë e shtrëngimeve të shpeshta të duarve dhe përdorimit të aspirines për parandalim kardiovaskular.
    “Presidenti Trump mbetet në gjendje shumë të mirë shëndetësore,” thuhej në memorandumin e publikuar nga Barbabella.
    Ky nuk është rasti i parë që fotografitë e duarve të Trump nxisin komente në publik. Në muajin shkurt, gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Uashington, u vu re një situatë e ngjashme, ndërsa edhe më 27 korrik në Skoci, gjatë takimit me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, fotot treguan shenja të dukshme në dorën e tij.
    Ekspertët theksojnë se insuficienca kronike venoze është e zakonshme për moshën mbi 70 vjeç dhe se në rastin e Trump nuk ka shenja të problemeve më serioze si tromboza venoze, sëmundje arteriale apo insuficiencë kardiake.
    Trump, i cili festoi 79-vjetorin më 14 qershor, është presidenti më i vjetër që ka nisur një mandat në historinë e SHBA.

    Top Channel