Day: August 24, 2025

  • “Gruaja më tradhtonte. Ia bëra mirë, e meritonte…”, flet shqiptari që kreu krimin makabër në Greqi

    “Gruaja më tradhtonte. Ia bëra mirë, e meritonte…”, flet shqiptari që kreu krimin makabër në Greqi

    Pas arrestimit, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e tij 36 vjeçare, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për krimin që kreu.
    Mediat greke shkruajnë se në momentin e arrestimit ai ka thënë përpara policëve, se kishte bërë shumë mirë që e kishte vrarë atë.
    “Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëj? Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë”, raportojnë mediat.
    Krimi brutal ndodhi në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari Pandeli Nakoleci vrau gruan e tij 36-vjeçare Marjola, me të cilën ka katër fëmijë.
    Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin.
    Më pas, burri dyshohet se vrau gruan e tij me një objekt të mprehtë dhe u largua menjëherë nga vendi i krimit për t’u arrestuar ditën e shtunë, jo shumë larg.

  • “Ajo që i bëri nënës sime, do t’ia bëj edhe unë atij”, flet vajza e çiftit shqiptar në Greqi: Për mua të dy kanë vdekur!

    “Ajo që i bëri nënës sime, do t’ia bëj edhe unë atij”, flet vajza e çiftit shqiptar në Greqi: Për mua të dy kanë vdekur!

    Me fjalë që pasqyrojnë dhimbjen, vajza 18-vjeçare e 36-vjeçares që u vra në Volos nga bashkëshorti i saj, flet për tragjedinë që shkatërroi familjen dhe për vendimin e saj për të qëndruar pranë vëllezërve e motrave më të vegjël.
    “Ajo që i bëri nënës sime, do t’ia bëj edhe unë atij. Do të hakmerrem. Nuk dua ta shoh më kurrë në sy! Por do të sigurohem që ta takoj, sepse dua t’i them vetëm një gjë: ‘Turp të kesh’”, tha ajo e shkatërruar, në një intervistë për ‘taxydromos.gr’.
    Vajza më e madhe e familjes tha se ndjen sikur ka humbur të dy prindërit:
    “E humba nënën, iku nga duart e tij, por për mua të dy kanë vdekur. I dua prindërit e mi, por tani të dy kanë vdekur. Jam vetëm unë dhe vëllezërit e motrat e mia.”
    Në një rrëfim prekës, ajo deklaroi se nga tani do të marrë rolin e nënës dhe babait për fëmijët më të vegjël:
    “Nuk kam më as nënë, as baba. As vëllezërit e motrat e mia. Nga tani unë do të jem për ta edhe nënë edhe baba.”
    Ajo shtoi:
    “Sekretin e familjes sime nuk do ta tregoj. Do ta mbaj brenda vetes. Vetëm ne e dimë çfarë kemi përjetuar. Nënën time dhe ne fëmijët e saj na kanë pasur zili. Isim një familje që na shikonin me admirim. Tani, ai na shkatërroi.”
    Sot janë publikuar fotografi që tregojnë momentin e arrestimit të 40-vjeçarit, autor i vrasjes. Në pamje shihen policët duke e neutralizuar dhe ndaluar atë.
    Autori i krimit, i cili të premten mbrëma (22 gusht) vrau gruan e tij 36-vjeçare përpara fëmijëve të tyre, u kap në rrugën Evripidhu, vetëm 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi vrasja. Ai ishte fshehur në një truall bosh, i veshur me rroba që kishte gjetur në një kazan plehrash, pa telefon apo sende të tjera me vete.
    Sipas informacioneve, gjatë arrestimit nuk tregoi pendesë dhe tha para policisë: “Gruaja më tradhtonte.”
    40-vjeçari ndodhet në paraburgim dhe të dielën do të dalë para prokurorit, për të marrë një afat për të dhënë dëshminë e tij.