Day: August 24, 2025

  • Shpërthimi më i keq i sëmundjes ndër vite/ Kolera godet Sudanin, regjistrohen 158 vdekje në Darfurin Jugor që nga maji

    Shpërthimi më i keq i sëmundjes ndër vite/ Kolera godet Sudanin, regjistrohen 158 vdekje në Darfurin Jugor që nga maji

    Të paktën 158 persona kanë vdekur nga një shpërthim i kolerës në shtetin e Darfurit Jugor në Sudanin jugperëndimor që nga fundi i majit, thanë autoritetet lokale të shëndetësisë të shtunën, ndërsa vendi përballet me më shumë se dy vjet luftë civile të përgjakshme dhe uri.

    Organizata joqeveritare Médecins Sans Frontières (MSF) paralajmëroi më parë këtë muaj se Sudani po përballet me shpërthimin më të keq të kolerës që ka parë në vite. Ministria e Shëndetësisë e shtetit të Darfurit Jugor tha në një deklaratë të shtunën se ka parë një rritje të rasteve të kolerës, me 2,880 raste, përfshirë 158 vdekje, që nga shfaqja e rastit të parë të sëmundjes në fund të majit. Sipas të njëjtit burim, 42 raste të reja të kolerës dhe dy vdekje u regjistruan vetëm një ditë para të premtes.

    Kolera është një infeksion i traktit gastrointestinal, që transmetohet veçanërisht përmes ushqimit, ujit dhe jashtëqitjeve të kontaminuara me bakterin Vibrio cholerae. Shkakton diarre akute, të vjella, dhimbje muskulore dhe dehidratim dhe mund të çojë në vdekjen e pacientit brenda disa orësh, nëse nuk jepen antibiotikë dhe nuk ofrohet hidratim sa më shpejt të jetë e mundur. Është jashtëzakonisht e rrezikshme për fëmijët, veçanërisht për më të vegjlit.

    Që nga viti 2021 ka pasur një rritje globale të rasteve të kolerës dhe një përhapje gjeografike të epidemive. Lufta në Sudan, e cila ka vazhduar që nga mesi i prillit 2023 midis ushtrisë së rregullt dhe paraushtarakëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), ka mbingarkuar sistemin shëndetësor, i cili ishte tashmë i brishtë para se të shpërthente konflikti, duke e bërë trajtimin shpesh të pamundur. Që nga vera e vitit 2024, rreth 100,000 raste të kolerës janë regjistruar në Sudan, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Mbi 2,400 vdekje janë regjistruar gjatë së njëjtës periudhë, sipas UNICEF-it .

    Situata është veçanërisht kritike në Darfur, ku popullsia përballet, përveç luftës, me mungesë uji të pijshëm, infrastrukturës bazë, higjienës dhe kujdesit mjekësor. Më shumë se 50% e vdekjeve nga kolera në Darfur janë regjistruar në Sudanin e Jugut, tha OBSH të premten.

    Lufta në Sudan ka vrarë dhjetëra, nëse jo qindra mijëra njerëz, ka zhvendosur miliona të tjerë, i ka shndërruar ata në persona të zhvendosur brenda vendit ose refugjatë dhe e ka zhytur Sudanin në atë që OKB e përshkruan si “kriza më e keqe humanitare në botë”.

    Luftimet e kanë bërë shpërndarjen e ndihmës humanitare pothuajse të pamundur. Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, përfshirë aleatët e dy palëve ndërluftuese, javën e kaluar u bënë thirrje palëve të lejojnë “pauza humanitare” në luftime, duke shprehur shqetësim se situata vazhdon të “përkeqësohet”.

  • ‘Ajo më tradhtonte, çfarë duhet të bëja’/ Pranoi vrasjen e gruas, 40-vjeçari shqiptar pritet të dalë sot para gjykatës në Greqi

    ‘Ajo më tradhtonte, çfarë duhet të bëja’/ Pranoi vrasjen e gruas, 40-vjeçari shqiptar pritet të dalë sot para gjykatës në Greqi

    Sot pritet të dalë para gjykatës, Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare, ngjarje e ndodhur në Volos të Greqisë, para syve të katër fëmijëve të mitur të çiftit.

    Pas krimit, ai arriti t’i shpëtonte policisë për më shumë se 30 orë, duke u fshehur në një parcelë me shkurre, vetëm 200 metra larg shtëpisë së familjes.

    Autori u arrestua pa bërë rezistencë, ndërsa sapo iu vunë prangat, ai deklaroi: “Më tradhtonte. Çfarë duhej të bëja ndryshe?”

    Hetimet tregojnë se 40-vjeçari e goditi gruan Marjola Nakoleci dy herë me thikë, një herë në qafë dhe një herë në shpinë.

    Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan forcat e rendit të rindërtonin lëvizjet e tij pas ngjarjes, çka çoi në zbulimin e vendstrehimit të autorit. Arrestimi u krye rreth orës 16:00 pas një telefonate nga një banor i zonës, i cili kishte parë një person të dyshimtë.

    Sipas njoftimit të Policisë Greke, 40-vjeçari nuk kishte pasur më parë dosje për dhunë në familje. Megjithatë, ai rezulton i akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shkelje të ligjit për narkotikët. Po ashtu, më 28 qershor 2025, me urdhër të prokurorisë, ishte dërguar në një klinikë psikiatrike për ekzaminim, ku qëndroi për trajtim.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 24 gusht 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 24 gusht 2025…

    Deri në orët e mesditës i gjithë territori Shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën Perëndimore.
    Parashikohet që vranësirat të shfaqen gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat e thella malore, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa qytetet bregdetare do të vijojnë të jenë me kthjellime edhe përgjatë pasdite dhe mbrëmjes.
    Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në mëngjes, por rriten në vlerat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 34°C vlera më e lartë në rang vendi.
    Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Babai i masakroi nënën me thikë në Volos, rrëfimi prekës i së bijës: Do të hakmerrem! Për mua, vdiq edhe ai

    Babai i masakroi nënën me thikë në Volos, rrëfimi prekës i së bijës: Do të hakmerrem! Për mua, vdiq edhe ai

    Mariola Nakoleci-Pandeli Nakoleci

    GREQI- Vajza e Mariola Nakolecit, 36-vjeçares e cila u vra ditën e premte (22 gusht) nga bashkëshorti i saj në Greqi ka rrënqethur me rrëfimin e saj, teksa foli për tragjedinë që shkatërroi familjen dhe dramën që po përjeton. 18-vjeçarja është shprehur për mediat lokale greke se njësoj sikur të ketë humbur të dy prindërit e saj, ndërsa ka deklaruar se ka deklaruar se do të hakmerret ndaj babait të saj. Duke folur për taxydromos.gr., vajza e re tha se që tani e tutje do të marrë rolin e nënës dhe të babait për vëllezërit e motrat e saj më të vegjël.
    “Atë që i bëri ai mamasë sime, do t’ia bëj edhe unë atij. Do të hakmerrem ndaj tij. Nuk dua ta shoh më kurrë në sytë e mi! Por do të sigurohem ta takoj, sepse dua t’i them turp. Nuk kam më as nënë as baba. Ashtu si vëllezërit e motrat e mia më të vegjël. Do të bëhem edhe nënë edhe baba për ta që tani e tutje. Nuk do ta tregoj sekretin e familjes sime. Do ta mbaj për vete. E dimë çfarë po kalonim. Ata e kishin zili nënën time dhe ne, fëmijët e saj. Ne ishim një familje që ata e kishin zili dhe e admironin. Tani ai na ka shkatërruar”, tha mes lotësh 18-vjeçarja.
    Ndërkohë, më herët gjatë ditës ditës së djeshme, 40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci u arrestua në Greqi një ditë pas vrasjes së gruas së tij. Ai u gjet në një parcelë tokë, i fshehur mes barit, por deri më tani nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese.

    40-vjeçari me disa precedentë penalë për organizatë kriminale dhe drogë, që njihej edhe si ndërtues, së fundmi ishte shtruar në Psikiatri me urdhër të Prokurorisë greke që e kishte ende nën hetim, pasi ishte person që vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.

    Ngjarja ndodhi një ditë më parë në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. 36-vjeçarja vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap./ZËRI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 gusht 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 24 gusht 2025

    Showbiz E Diel, 24 Gusht 2025 08:12
    DashiSot ju pushton dëshira për të marrë një lajm apo kontakt të rëndësishëm. Prisni me padurim pranë telefonit ose kompjuterit, por mos e humbni ditën në këtë pritje. Merrni vetë nismën për të kontaktuar personin që prisni ose thjesht lëreni të shkojë.
    DemiNgjarjet e ditës mund t’ju duken zhgënjyese, por kjo nuk është arsye për të humbur durimin. Kujtoni se edhe pse nuk mund ta ndryshoni një situatë, gjithmonë mund të zgjidhni mënyrën se si reagoni ndaj saj.

    BinjakëtMundohuni të merrni frymë thellë dhe të mos e lodhni veten me mendime të rënda. Ka një tendencë për t’u përqendruar tek gjërat që mund të shkojnë keq, por ky është një kurth. Mendoni pozitivisht dhe gjithçka do të marrë rrjedhë më të qetë.
    GaforrjaQasja juaj ëndërrimtare bie ndesh me dikë që mendon në mënyrë logjike dhe të ftohtë. Pikëpamjet tuaja mund të përplasen, por nuk keni pse të kërkoni kompromis. Është e mjaftueshme të kuptoni argumentin e palës tjetër.
    LuaniKomunikimi sot mund të jetë i vështirë, por i domosdoshëm. Mund të ketë tensione, megjithatë çështjet që mbani brenda nuk mund të shtyhen më. Është koha t’i nxirrni në pah për të gjetur zgjidhje.
    VirgjëreshaDitë e ngarkuar, por pozitive. Do të keni energjinë e duhur për të realizuar shumë punë njëherësh dhe për të treguar produktivitet. Në aspektin sentimental, gjithçka duket në ekuilibër.
    PeshorjaMund të ndiheni të papërgatitur për energjinë e papritur të ditës. Qëndroni të hapur ndaj mundësive të reja dhe mos u përpiqni t’i kontrolloni të gjitha. Fleksibiliteti është çelësi për të kaluar situatat pa humbur qetësinë.
    AkrepiProblemet me pajisje elektronike apo mjete transporti mund të sjellin nervozizëm. Durimi është arma juaj më e fortë sot. Mos e humbni buzëqeshjen, ndryshe dita do të bëhet më e vështirë se ç’është në të vërtetë.
    ShigjetariInformacioni që merrni sot mund të mos jetë i këndshëm apo emocionues. Mos e merrni shumë seriozisht dhe mos lejoni që fjalët e të tjerëve t’ju prishin humorin. Shpesh, ata që flasin nuk e dinë vetë për çfarë flasin.
    BricjapiËshtë koha për të shprehur idetë dhe mendimet tuaja hapur. Megjithatë, kini parasysh se reagimet nuk do të jenë gjithmonë sipas pritshmërive tuaja. Jepuni të tjerëve kohë të reflektojnë dhe mos i nxitoni gjërat.
    UjoriMendja juaj do të jetë shumë aktive sot. Shumë informacione mund t’ju bëjnë të ndiheni të hutuar. Mos e humbni kohën duke dyshuar tek vetja, por ndiqni instinktin tuaj të parë.
    PeshqitSot mund t’ju duket sikur njerëzit përreth po sillen ndryshe. Energjia e ditës ju shtyn drejt ritualeve ose veprimeve simbolike. Kujdesuni të vendosni prioritetet para se të merrni vendime të rëndësishme, veçanërisht në aspektin sentimental.

  • Vrau gruan në sy të fëmijëve, momenti i arrestimit të shqiptarit në Volos: S’jam penduar, ajo e meritonte

    Vrau gruan në sy të fëmijëve, momenti i arrestimit të shqiptarit në Volos: S’jam penduar, ajo e meritonte

    I shtrirë në tokë dhe me pranga në duar, mediat greke kanë publikuar foto nga momenti i arrestimit të 40-vjeçarit shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili vrau gruan e tij në sy të fëmijëve.
    Nakoleci u gjet i fshehur në një parcelë tokë pranë shtëpisë dhe në momentin e arrestimit nuk shfaqi asnjë pendesë. “Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëj?”, u tha ai oficerëve të policisë, ndërsa i vendosnin prangat.
    36-vjeçarja, nëna e 4 fëmijëve u godit në trup dhe qafë me thikë në sy të tyre, duke u bërë dëshmitarë të krimit makabër nga dora e babait. Ngjarja ndodhi poshtë apartamentit të pallatit ku jetonin. Gruaja u përpoq të shpëtonte duke zbritur shkallët, por pa sukses, teksa ra mbi xhamin e derës hyrëse të pallatit e përgjakur. Prezente në momentin e krimit ishte vajza e madhe e çiftit, që rrëfeu edhe dinamikën.
    Të hënën, më 25 gusht, autopsia e 36-vjeçares pritet të kryhet nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.
    Dje, të premten, vajza e madhe e çiftit (18 vjeçe) telefonoi Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave dhe raportoi se nëna e saj u gjet e mbuluar me gjak në hyrje të pallatit dhe se babai i saj ishte ai që e goditi. Gruaja fatkeqe 36-vjeçare përfundoi në ambulancë gjatë transferimit të saj në Spitalin e Përgjithshëm të Volosit, por humbi jetën pak më pas.
    Dëshmitarë nga lagjja e çiftit raportuan se çifti kishte pasur një debat të ashpër që nga mëngjesi. Çifti kishte pasur shumë debate kohët e fundit, ndërsa autori 40-vjeçar thuhet se përballet me probleme serioze psikiatrike dhe vetëm qershorin e kaluar ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku mbeti i shtruar në spital pas një tentative vetëvrasjeje.
    Edhe në Shqipëri, sipas familjarëve, ai ishte i kartelizuar për probleme të shëndetit mendor dhe trajtohej me KEMP.
    “Dosja e tij penale është gjithashtu e rënduar. Në nëntor 2024, ai u arrestua për dëbim administrativ, ndërsa në vitin 2019 ai ishte dy herë në duart e policisë për posedim droge. Më parë, në vitin 2018, ai u dënua me një vit burg për dëshmi të rreme, ndërsa në vitin 2020 vuajti një dënim prej katër vjet e gjysmë burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge. Aktiviteti i tij kriminal mund të gjurmohet që nga viti 2013, kur ai u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në vend, me gjykatën që e konsideroi atë një të huaj të padëshirueshëm”, informon media greke.

  • “Ike mami im, do të na mungosh shumë”, vajza e Mariola Nakolecit mesazh prekës pas vrasjes së nënës nga i ati

    “Ike mami im, do të na mungosh shumë”, vajza e Mariola Nakolecit mesazh prekës pas vrasjes së nënës nga i ati

    Katerina Nakoleci, vajza e madhe e çiftit Pandeli dhe Mariola Nakoleci, ka bërë një postim prekës për ndarjen tragjike nga jeta të nënës së saj.
    36-vjeçarja u vra nga bashkëshorti, mëngjesin e djeshëm në Volos, duke tronditur familjarët dhe gjithë komunitetin aty.
    “Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që do të na shohësh atje lart, por Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je përgjithmonë në jetën tonë”, shkruan Katerina, duke mos arritur të besojë dot se nuk do ta shohë më nënën.
    40-vjeçari shqiptar që vrau dje bashkëshorten, Mariola Nakoleci, në sy të katër fëmijëve, u arrestua nga policia pak metra larg vendit të krimit i fshehur brenda një ndërtese të braktisur.
    Policia greke thotë se autori i krimit kishte një histori të rëndë psikiatrike. Në qershor 2025, ai u përpoq të bënte vetëvrasje, gjë që çoi në shtrimin e tij në një klinikë psikiatrike.

  • FOTO/ Kupa e Botës në futboll në 2026, Trump merr biletën e parë simbolike të finales së Botërorit. Zbulohen detajet

    FOTO/ Kupa e Botës në futboll në 2026, Trump merr biletën e parë simbolike të finales së Botërorit. Zbulohen detajet

    Radha 1, karrigia 1, bileta nr.45/47, është bileta e parë simbolike e Kupës së Botës në Futboll, që kreu i FIFA-s Gianni Infantino ia dhuroi presidentit amerikan Donald Trump për ndeshjen e finales së Botërorit në 19 korrik 2026.
    Gianni Infantino i solli presidentit Trump dhe trofeun legjendar të kësaj gare, e cila do të zhvillohet në SHBA, por edhe me ndeshje në Kanada dhe Meksikë.

    Ai e ftoi Donald Trump, i cili dukej shumë i kënaqur, ta merrte në dorë trofeun.
    “A mund ta mbaj?”, përsëriti Donald Trump, duke vlerësuar se trofeu do të përputhej mirë me zbukurimin e Zyrës Ovale, të cilën ai e ka stolisur me sende të arta nga më të ndryshmet.
    “Është vetëm për fituesit, dhe meqë ju jeni një fitues, mund ta prekni gjithashtu”, u përgjigj kreu i FIFA-s.
    “Është një copë e bukur ari”, komentoi ai me ton miratues. Ai mban në zyrën e tij edhe një trofe të Kupës së Botës për Klube.
    ()

  • Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

    Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale pas ndarjes së papritur nga jeta të gazetarit, analistit dhe publicistit të njohur Artur Zheji.
    Në statusin e tij në Facebook, Presidenti Begaj u shpreh: “Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri.”
    Kreu i shtetit vlerësoi Zhejin si një figurë të rëndësishme të gazetarisë dhe të mendimit analitik shqiptar, i cili për vite me radhë ka dhënë një kontribut të vyer në formësimin e opinionit publik dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike.

  • Situata me zjarret në vend/  Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

    Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

    Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës 23 gusht 2025, në rang vendi janë evidentuar 10 vatra zjarri.
    Falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe ndërhyrjes në kohë të forcave operacionale, është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim.Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e specializuara, kanë ndërhyrë me shpejtësi duke garantuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve.
    Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:1.      Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë.2.      Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec.3.      Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.4.      Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe.5.      Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier.6.      Në pyllin e Sodës, njësia administrative nr 4, bashkia Vlorë.7.      Në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë.8.      Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë.9.      Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.
    Aktualisht, në Parkun Natyror Gërmenj, bashkia Kolonjë, vatra e zjarrit po mbahet nën monitorim pas disa riaktivizimeve gjatë ditës. Në terren kanë operuar mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll.
    Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e pandërprerë të territorit dhe mbeten të angazhuara për reagim të menjëhershëm në çdo rast emergjence.