Day: August 24, 2025

  • Edi Rama: Mirëmëngjes me ngjyrat magjike të lindjes së diellit në Pogradec

    Edi Rama: Mirëmëngjes me ngjyrat magjike të lindjes së diellit në Pogradec

    Mëngjesi i sotëm ka zënë Pogradecin nën një dritë të veçantë, ku ngjyrat e lindjes së diellit, portokalli, rozë dhe nuanca të artë reflektohen mbi sipërfaqen e qetë të liqenit, duke krijuar një peizazh mahnitës.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë pamje sot në rrjetet sociale, shoqëruar me një urim për qytetarët: “MIRËMËNGJES  dhe me këtë pamje magjike nga lindja e diellit në Pogradec, ju uroj një të diel të paqtë “

    Pamjet kapin momentin delikat të agimit, duke transformuar një pamje natyrore në një mesazh vizual që simbolizon qetësinë dhe frymëzimin që mund të sjellë fillimi i ditës.

  • Një pleqëri e vështirë! Rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

    Një pleqëri e vështirë! Rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

    Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare po rritet shumë shpejt.
    Fuqia blerëse për pjesën tjetër të popullatës mbahet disi në kontroll nga rritja e pagave, ndërsa për pensionet mbrojtja është e papërfillshme.
    Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë një rënie të vazhdueshme të shkallës së zëvendësimit të pensioneve të pleqërisë si në zonat urbanë ashtu edhe për ata ruralë.
    Shkalla e zëvendësimit matet si raporti midis pensionit mesatar dhe të ardhurave mesatare.
    Në vitin 2020, shkalla e zëvendësimit për pensionet urbane të pleqërisë ishte 37.6%, por kjo ka rënë ndjeshëm në 31.2% në vitin 2024,  një rënie prej 6.4 pikë përqindje në pesë vjet.
    Kjo do të thotë se pensionistët në qytete marrin gjithnjë e më pak për të kompensuar të ardhurat që kishin gjatë periudhës aktive të punës.
    E njëjta tendencë vërehet edhe në zonat rurale, ku shkalla e zëvendësimit ka rënë nga 35.7% në vitin 2020 në 29.7% në vitin 2024. Në vitin 2023 dhe 2024, për herë të parë, kjo shkallë ra nën nivelin 30%.
    Në vitin 2024 paga mesatare mujore bruto shënoi 79,500 lekë me rritje 47% nga viti 2020. Ndërsa pensioni mesatar urban në vitin 2024 ishte 19,609 lekë me rritje 24% nga viti 2020.
    Kjo prirje është veçanërisht shqetësuese në kushtet e plakjes së popullsisë dhe uljes së kontributeve në sistemin e sigurimeve shoqërore.
    Një shkallë më e ulët zëvendësimi nënkupton që të moshuarit po përballen me sfida të mëdha për të ruajtur standardin e jetesës pas daljes në pension.
    Rënia e shkallës së zëvendësimit është një tregues i dobësimit të rolit mbrojtës të sistemit publik të pensioneve.
    Në mungesë të reformave të qëndrueshme, pensionet nuk po arrijnë të ruajnë një lidhje të mjaftueshme me të ardhurat reale dhe inflacionin, duke i lënë pensionistët gjithnjë e më të pambrojtur financiarisht.
    Rënia e shkallës së zëvendësimit të pensioneve ka pasoja të drejtpërdrejta dhe të ndjeshme mbi cilësinë e jetës së pensionistëve, të cilat prekin aspektet ekonomike, sociale dhe shëndetësore.
    Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar nuk është thjesht çështje financiare, por një problem social me pasoja të gjera për mirëqenien e të moshuarve dhe kohezionin e shoqërisë.
    Ruajtja e një standardi të pranueshëm jetese për pensionistët është treguesi më i qartë i zhvillimit dhe drejtësisë sociale në një vend./Monitor

  • Grabitën me dhunë një karburant  dhe hapën zjarr kundër policisë, plagoset njëri (Emrat)

    Grabitën me dhunë një karburant dhe hapën zjarr kundër policisë, plagoset njëri (Emrat)

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy persona që kishin vjedhur një automjet dhe më pas kishin grabitur me dhunë një karburant në Sukth, u përplasën me Policinë.
    Sipas njoftimit zyrtar, autorët u identifikuan nga shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilat u vunë në ndjekje të automjetit të vjedhur. Gjatë tentativës për t’u larguar me shpejtësi, dy personat hapën zjarr ndaj uniformave blu.

    Policia u kundërpërgjigj me zjarr në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, dhe si pasojë u plagos njëri prej autorëve, Ardit Domi, 28 vjeç, banues në Bilalas të Shijakut, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Autori tjetër, Lorenc Çali, 27 vjeç, banues në Bilalas, pas rezistencës së armatosur ndaj efektivëve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.
    Në vendngjarje u sekuestrua një armë zjarri automatike kallashnikov me dy krehra fishekësh, e përdorur nga të dy personat gjatë ndjekjes.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, në afërsi të rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, ku automjeti i autorëve doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë. Përveç Policisë së Durrësit, në operacion u angazhuan edhe shërbime mbështetëse nga DVP Tiranë.
    Nën drejtimin e Prokurorisë, Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe veprimtarisë kriminale të autorëve.

  • Vrau me thikë gruan e tij në sy të fëmijëve, Pandeli Nakoleci del sot para gjykatës në Greqi

    Vrau me thikë gruan e tij në sy të fëmijëve, Pandeli Nakoleci del sot para gjykatës në Greqi

    40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci i cili vrau paraditen e djeshme me thikë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë, do të dalë ditën e sotme para gjykatës.
    Ai u vu në pranga një ditë më parë, ndërsa oficerët e policisë e gjetën në rrugën Evripidou në qendër të qytetit, afërsisht 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi brutal. Ai ishte fshehur në një parcelë toke dhe mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash. Nuk kishte me vete telefon celular apo ndonjë objekt tjetër.
    Në fjalët e tij të para pas arrestimit, ai dukej i papenduar dhe raportohet se u tha oficerëve të policisë: Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëja?
    Vrasja e shqiptares në Volos
    40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë. Pas ngjarjes së rëndë autori është arratisur, ndërsa vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonin, në rrugën Konstanta. Sherri mes çiftit filloi në apartamentin e tyre dhe më pas zbritën në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin, derisa ai e goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë.
    Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve, ndërsa të tjerët ishin brenda në banesë. 16-vjeçarja ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar gjithashtu se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga mund t jetë shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami.
    Pandeli Nakoleci është akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë, ndërsa në fund të qershorit 2025 ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për shtrim në spital.

  • Republika Sërpska do të mbajë referendum, reagon BE: Vendimi i gjykatës kundër Dodik është përfundimtar

    Republika Sërpska do të mbajë referendum, reagon BE: Vendimi i gjykatës kundër Dodik është përfundimtar

    Zyra e Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë ka reaguar pasi Kuvendi i Republikës Srpska miratoi një vendim antikushtetues për mbajtjen e një referendumi, në të cilin qytetarët e këtij entiteti do të duhet të shprehen mbi aktgjykimin e gjykatës dhe KQZ-së kundër Millorad Dodikut, me të cilin iu hoq mandati i presidentit të RS-së.
    “Vendimi i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës në çështjen kundër Milorad Dodikut është përfundimtar dhe i detyrueshëm dhe duhet respektuar. Nënshtrimi i një vendimi gjyqësor në votim publik është në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe pavarësinë e organeve gjyqësore”, thuhet në reagim.
    BE theksoi gjithashtu se pret që autoritetet e RS-së të përmbahen nga provokimi i mëtejshëm i krizave dhe destabilizimit, si dhe të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e BiH-së.
    “Ne presim që autoritetet e RS-së të qetësojnë situatën dhe të respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues dhe ligjor të BiH-së”, deklaroi Delegacioni i BE-së.
    Referendumi do të mbahet, sipas vendimit të miratuar, më 25 tetor të këtij viti. Miratimi i këtij vendimi për referendumin bie ndesh me Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës, e cila nuk parashikon mundësinë që entitetet të shpallin në mënyrë të pavarur referendume mbi vendimet e institucioneve shtetërore.

  • Energji pozitive dhe emocione, parashikimi i horoskopit për sot

    Energji pozitive dhe emocione, parashikimi i horoskopit për sot

    DASHI
    Kjo fundjavë është plot energji pozitive. Nëse jeni beqarë, mund të keni një takim të këndshëm gjatë orëve të ardhshme të 24 gushtit, veçanërisht këtë të diel. Lidhur me punën, këshillohet kujdes.
    DEMI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 24 gusht 2025), ka nevojë për komunikim më të madh në dashuri. Tensionet e krijuara gjatë javëve të fundit mund të rishfaqen në orët e ardhshme. Puna? Gjithçka po shkon mirë, por kërkon përkushtim. Më shumë se zakonisht.
    BINJAKËT
    Një fundjavë interesante ju pret për ndjenjat tuaja. Çiftet do të përjetojnë momente lidhjeje të shkëlqyera, ndërsa ata që jetojnë vetëm mund të habiten nga një ftesë e papritur. Sa i përket punës, po krijohe mundësi; kini kujdes për një propozim të ardhshëm.
    GAFORRJA
    Emocionet po zënë sërish vend qendror në këto orë të fundit të gushtit. Ndikimi hënor favorizon reflektimin dhe dialogun e sinqertë me partnerin tuaj. Puna? Lajm i mirë: ata që kërkojnë ndryshim mund të fillojnë të bëjnë lëvizje.
    LUANI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 24 gusht 2025), Dielli vazhdon t’i sjellë energji dhe bukuri shenjës suaj. Ju dëshironi diçka të fuqishme dhe autentike. Sa i përket punës, konfirmimi është në rrugë e sipër. Një fundjavë e shkëlqyer (23-24 gusht) për ata që duhet të pohojnë veten ose të rikthejnë një situatë në rrugën e duhur.
    VIRGJËRESHA
    Pas një të shtune të qetë, e diela do të jetë padyshim më e mirë. Marrëdhëniet mund të përmirësohen vetëm nëse lini mënjanë mosbesimin. Sa i përket punës, është koha të përfundoni çdo projekt të hapur para vjeshtës.
    PESHORJA
    Kjo fundjavë do të jetë perfekte për të rizbuluar kënaqësinë e gjërave të vogla. Në dashuri, gjithçka është më e thjeshtë, edhe nëse nevojiten disa sqarime. Sa i përket punës, mund të viheni në provë: mos lejoni që presionet e jashtme t’ju ndikojnë.
    AKREPI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 24 gusht 2025), Hëna e favorshme do t’ju ndihmojë ndjenjat. Mund të merrni një mesazh që e keni pritur. Lidhur me punën, duhet të veproni me qartësi dhe të mos impononi situata të pasigurta.
    SHIGJETARI
    Keni nevojë për arratisje dhe liri, por mos i lër pas dore ata që të duan. Marrëdhëniet e qëndrueshme mund të vuajnë nga individualizmi yt i tepruar. Punoni? Kërkoni frymëzim të ri: diçka origjinale mund të të shpërblejë.
    BRICJAPI
    Fundjava është intensive, por mjaft produktive për shumë prej jush. Në dashuri, gjithçka mund të ndryshojë nëse adresoni punët e papërfunduara. Puna? Gjithçka kërkon fokus: mos i nënvlerësoni përgjegjësitë e reja që do të keni gjatë këtyre orëve në fund të gushtit.
    UJORI
    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 24 gusht 2025), ka disa nervozizëm që mund të ndikojnë në marrëdhëniet tuaja. Mundohuni të mos jeni shumë impulsiv. Lidhur me punën, është më mirë të prisni përpara se të merrni përsipër sfida të reja.
    PESHQIT
    Më në fund një fundjavë veçanërisht e qetë. Në dashuri, do të rizbuloni dialogun dhe mirëkuptimin, ndërsa puna ju sjell kënaqësi. Një projekt po merr vrull pas një periudhe stanjacioni.

  • Pamje magjike nga lindja e diellit në Pogradec, Rama ndan pamjet

    Pamje magjike nga lindja e diellit në Pogradec, Rama ndan pamjet

    Qyteti i Pogradecit vijon të mbetet ndër më të preferuarit për mijëra vizitorë vendas e të huaj. Pamja mbresëlënëse dhe ujërat e kristaltë që të ofron liqeni e bëjnë Pogradecin një atraksion turistik për t’u vizituar.

    Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm një video nga lindja e diellit në Pogradec, teksa e cilëson këtë moment si “pamje magjike”.

    Përveç bukurive natyrore që ofron, investimet në infrastrukturë dhe hapësira publike kanë bërë që Pogradeci të jetë një zgjedhje kryesore për turizëm në të gjitha stinët e vitit.

    I zgjedhur masivisht për qetësinë dhe freskinë që ofron në ditët e nxehta të verës, Pogradeci është i bukur jo vetëm prej natyre, por është edhe një qytet i lashtë e me tradita të hershme kulturore e artistike./atsh/KultPlus.com

  • Biden i dha leje, Trump i ndalon! Raport i Wall Street Journal: SHBA bllokon Ukrainën të përdorë raketat për të sulmuar Rusinë

    Biden i dha leje, Trump i ndalon! Raport i Wall Street Journal: SHBA bllokon Ukrainën të përdorë raketat për të sulmuar Rusinë

    Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë bllokuar që nga pranvera e vonë përdorimin nga Ukraina të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi për goditje brenda territorit rus, si pjesë e një përpjekjeje të administratës Trump për të nxitur Vladimir Putin të hyjë në bisedime paqeje, raportoi të shtunën Wall Street Journal.

    Sipas burimit, Pentagoni ka ndaluar përdorimin e sistemit raketor Atacms nga Ukraina. Dy zyrtarë amerikanë thanë se të paktën një herë Kievi kishte kërkuar përdorimin e këtyre raketave ndaj një objektivi, por ishte refuzuar në bazë të një “mekanizmi rishikimi” të zhvilluar nga Elbridge Colby, nënsekretar i Pentagonit për politikën, shkruan WSJ.
    Ky mekanizëm përcakton si mund të përdoren armët amerikane me rreze të gjatë ose ato të dhëna nga aleatët evropianë që mbështeten në inteligjencë dhe përbërës amerikanë.
    Ky proces rishikimi zbatohet gjithashtu edhe për raketat britanike Storm Shadow, pasi varen nga të dhënat e shënjestrimit të SHBA-së, sipas zyrtarëve amerikanë dhe britanikë.
    Vendimin final për përdorimin e raketave Atacms, të cilat kanë një rreze prej afro 305 km, e merr sekretari amerikan i mbrojtjes Pete Hegseth.
    Administrata Biden kishte lejuar më parë Ukrainën t’i përdorte këto raketa kundër objektivave në Rusi në nëntor, pas përfshirjes së trupave koreano-veriore në luftë. Megjithatë, para inaugurimit në janar, Trump deklaroi për Time Magazine se lejimi i përdorimit të raketave me rreze të gjatë ishte një gabim.
    “Unë nuk jam aspak dakord me dërgimin e raketave qindra milje brenda Rusisë. Pse po e bëjmë këtë? Vetëm po e përshkallëzojmë luftën dhe po e bëjmë më të keqe. Nuk duhej të ishte lejuar,” u shpreh ai.
    Ende mbetet e paqartë nëse ky mekanizëm i ri përbën një ndryshim të plotë politikash, por ai vjen në një kohë kur SHBA po ushtron kontroll gjithnjë e më të madh mbi furnizimin e armëve për Ukrainën, për shkak edhe të shterimit të rezervave të veta.
    Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump “ka qenë shumë i qartë se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë” dhe se “nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin ushtarak në frontin Rusi-Ukrainë për momentin”.
    Megjithatë, javën e kaluar, në përpjekjet për të hapur rrugën e bisedimeve mes Putinit dhe Zelenskyt, Trump pranoi se Ukraina nuk mund ta mposhtë Rusinë pa qenë në gjendje të luajë “në sulm”.
    “Është shumë e vështirë, në mos e pamundur, të fitosh një luftë pa sulmuar vendin e pushtuesit. Është si një skuadër sportive me mbrojtje të shkëlqyer, por që nuk lejohet të sulmojë. Nuk ka shanse për të fituar,” shkroi ai të enjten.
    Ndërkohë, muajin e kaluar SHBA ra dakord të furnizojë Ukrainën me sisteme të reja armatimi vetëm nëse pagesa mbulohet nga vendet evropiane. Në të njëjtën kohë, administrata ka miratuar shitjen e 3,350 raketave ajrore Erams me rreze 400 km, megjithëse Trump ka theksuar se SHBA “nuk është duke kërkuar” t’i japë Kievit armë me rreze të gjatë që mund të godasin Moskën.

    Top Channel

  • Emrat/ Vodhën automjetin dhe e përdorën për të grabitur një pikë karburanti në Durrës! Autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset një prej tyre

    Emrat/ Vodhën automjetin dhe e përdorën për të grabitur një pikë karburanti në Durrës! Autorët hapin zjarr ndaj policisë, plagoset një prej tyre

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy persona që kishin vjedhur një automjet dhe më pas kishin grabitur me dhunë një karburant në Sukth, u përplasën me Policinë.

    Sipas njoftimit zyrtar, autorët u identifikuan nga shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilat u vunë në ndjekje të automjetit të vjedhur. Gjatë tentativës për t’u larguar me shpejtësi, dy personat hapën zjarr ndaj uniformave blu.
    Policia u kundërpërgjigj me zjarr në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, dhe si pasojë u plagos njëri prej autorëve, Ardit Domi, 28 vjeç, banues në Bilalas të Shijakut, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Autori tjetër, Lorenc Çali, 27 vjeç, banues në Bilalas, pas rezistencës së armatosur ndaj efektivëve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.
    Në vendngjarje u sekuestrua një armë zjarri automatike kallashnikov me dy krehra fishekësh, e përdorur nga të dy personat gjatë ndjekjes.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, në afërsi të rrethrrotullimit të mbikalimit në Vorë, ku automjeti i autorëve doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë. Përveç Policisë së Durrësit, në operacion u angazhuan edhe shërbime mbështetëse nga DVP Tiranë.
    Nën drejtimin e Prokurorisë, Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe veprimtarisë kriminale të autorëve.

    Top Channel

  • Shqipëria e Boratit: Vendi ku buka e gojës është luks

    Shqipëria e Boratit: Vendi ku buka e gojës është luks

    Nga Erion Dasho/

    Dua të ndalem pak më gjatë tek statistikat e FAO-s, të cilat sot në mëngjes i quajta “Tabelat e Turpit”.

    Përse?

    Sepse treguesit janë tronditës. Jo vetëm Shqipëria renditet e fundit në Evropë për sa i takon ushqyerjes, por sepse statistikat janë të tilla që na vendosin poshtë disa prej vendeve më të varfra të Azisë dhe të Afrikës.

    Sepse kur bëhet fjalë për ushqyerjen, nuk flitet më për kulla, për hotele, për lungomare, për turizëm, por thjesht për BUKËN!!!

    Për një familje që shkon në krevat e uritur!

    Për një fëmijë, trupi dhe truri i të cilit nuk zhvillohen sepse i mungon ushqimi i përditshëm!

    Statistikat nuk gënjejnë!

    》5.4% e shqiptarëve janë klinikisht të kequshqyer. Jo në Afrikë, jo në Azi, por këtu në mes të Europës, në vitin 2025! Nëse del në rrugë e sheh 100 njerëz, pesë prej tyre janë të paushqyer. Klinikisht!

    》33% e shqiptarëve vuajnë nga pasiguria ushqimore. Do të thotë se një në tre shqiptarë nuk e di nëse nesër do të ketë bukë në tavolinë. Nëse 100 njerëz shkojnë në një takim me Boratin, 33 prej tyre janë të uritur! I gërryen stomaku i zbrazur!

    》Krahasimi është shkatërrues: Ukraina në luftë prej katër vitesh ka një tregues më të ulët se Shqipëria!

    Kush mban përgjegjësi për këtë situatë??!!

    》Kush është përgjegjës që, në vend që të mbështetet fermeri dhe të forcohet bujqësia, vidhen fondet e BE-së?!

    》Kush është përgjegjës që, në ndryshim nga çdo forcë politike e vetëquajtur e majtë, në çdo vend të botës, vëmendja për shtresat më të varfra në Shqipëri është inekzistente?!

    》Kush është përgjegjës që nga viti 2004 deri më sot, GDP është katërfishuar, kurse siguria ushqimore ka mbetur në vend?!

    Përgjegjës është ai që flet për resortet e luksit, që jep leje për kulla e lungomare, ai që fal porte dhe aeroporte, ndërkohë që një në tre shqiptarë vuan për bukën e gojës!!!

    Pyetja që duhet të bëjë sot çdo shqiptar është:

    A është normale që Shqipëria, një vend me këtë tokë, ujëra dhe klimë, të ketë tregues më të këqij të ushqyerjes se Kameruni apo Kirgistani?!

    Që Shqipëria vendi evropian kufi me Italinë e Greqinë të ketë një të tretën e popullsisë që nuk siguron dot bukën?!

    Ky nuk është thjesht turp! Është krim!

    O njerëz (edhe ju trushplarë)!

    Mos i kaloni këto shifra si një statistikë!

    Kjo është jeta e juaj, e fëmijëve tuaj!

    Është shëndeti i fëmijëve që po rriten me stomak bosh!

    Doni më për Boratin?!

    Ja ku e keni Shqipërinë e urisë! Shqipërinë e turpit!

    Shqipërinë që ai e ka shndërruar në vendin më të mjeruar të Evropës!

    Shqipërinë e paushqyer!

    Shqipërinë e uritur!

    Mjerë ju, o të pangrënë, që nuk mbushni dot barkun me bukë dhe akoma votoni Boratin…