Day: August 23, 2025

  • Jorge Luis Borges për librat, shkrimin dhe poezinë

    Jorge Luis Borges për librat, shkrimin dhe poezinë

    Jorge Luis Borges, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX, ka lënë pas jo vetëm vepra të pavdekshme, por edhe mendime të thella për artin e shkrimit dhe fuqinë e librave. Në një rrëfim të veçantë, ai ndalet tek këshillat që do t’ua jepte të rinjve që duan të shkruajnë.

    “Një i ri që dëshiron të shkruajë, duhet ta bëjë vetëm kur ndien një nevojë të brendshme e të domosdoshme për të shkruar, jo nga nxitimi për t’u botuar”, thoshte Borges, duke theksuar se leximi duhet të jetë i lirë, i sinqertë dhe i udhëhequr nga pasioni i vërtetë, jo nga fama apo mosha e një autori.

    Për Borgesin, letërsia është një art i përjetshëm:“Shkencat ndryshojnë dhe përditësohen, ndërsa Odiseja mbetet e njëjtë përgjithmonë. Kur diçka shkruhet në mënyrë të mrekullueshme, ajo nuk humb kurrë vlerën.”

    Në lidhje me krijimtarinë e tij, ai pohonte se çdo gjë që ka shkruar është thellësisht biografike: “Nuk kam shpikur as personazhe, as situata. Gjithçka që gjendet në librat e mi, më ka ndodhur mua, ndonëse ndoshta jo aq dramatikisht.”

    Ndërsa për poezinë, Borges e konsideronte si një nevojë universale dhe të përhershme:“Gjithçka tjetër mund të ndryshojë – shtetet, planetët, përbërja e botës – por poezia do të mbetet gjithmonë një nevojë e njeriut.”

    Ai besonte se edhe nëse të gjithë librat e botës do të digjeshin, njerëzimi do t’i shkruante sërish veprat më të mëdha, sepse thelbi i tyre është i pandashëm nga vetë natyra njerëzore./KultPlus.com

  • Mbrojtja ajrore ruse rrëzon dronin mbi Moskë, pezullohen fluturimet në aeroporte

    Mbrojtja ajrore ruse rrëzon dronin mbi Moskë, pezullohen fluturimet në aeroporte

    Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi një dron që fluturonte mbi Moskë dhe ekspertët po shqyrtojnë mbetjet e objektit fluturues në tokë, tha kryebashkiaku i qytetit Sergei Sobyanin në një postim në Telegram.

    Disa aeroporte në Rusinë qendrore kanë pezulluar operacionet për arsye sigurie, sipas agjencisë së sigurisë ajrore Rosaviatsia.
    Zyrtarët në aeroportin e Shën Petersburgut thanë se dhjetëra fluturime u vonuan.
    Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin zbuluar dhe shkatërruar 32 dronë gjatë një periudhe tre-orëshe në disa zona të Rusisë qendrore.

    Top Channel

  • Mes lotësh dhe me foton e saj në duar, fjalët drithëruese të vajzës së 36-vjeçares: Do t’i bëj babait atë që i bëri mamit, do hakmerrem!

    Mes lotësh dhe me foton e saj në duar, fjalët drithëruese të vajzës së 36-vjeçares: Do t’i bëj babait atë që i bëri mamit, do hakmerrem!

    Vetëm pak metra larg vendit ku u gjet sot nga policia vrasësi 40-vjeçar i gruas së tij, në apartamentin në rrugën Konstanta në Volos, në të gjithë lagjen u dëgjuan britma nga pikëllimi, dhimbjeje dhe zemërimi.

    Ishte momenti kur fëmijët e 36-vjeçares së vrarë nga i shoqi, Pandeli Nakoleci, si dhe të afërmit që ishin pranë tyre, u njoftuan se autori i vrasjes brutale nuk kishte më kohë të fshihej. Ai ishte arrestuar.
    Në apartament ndodheshin tre fëmijët e mitur dhe vajza 18-vjeçare e 36-vjeçares, një nga motrat e viktimës dhe babai i autorit të krimit.
    Me padurim ata prisnin zhvillimin e hetimeve të policisë, ndërsa në zi për humbjen tragjike të të dashurës së tyre, shprehën frikën se mos përballeshin me vrasësin. Shtëpia e tyre ishte e rrethuar gjithë natën nga oficerë policie, të cilët kishin shtrirë një rrjetë mbrojtëse për fëmijët, ndërsa njëkohësisht monitoronin çdo lëvizje të dyshimtë.
    Vajza 18-vjeçare e 36-vjeçares, Katerina, donte të thyente heshtjen, të fliste për atë që ndjente në ato orët e para. Ajo foli ekskluzivisht për TACHYDROMOS dhe donte që fjalët e saj të përcilleshin më tej.
    Ajo mbante telefonin celular në duar dhe po e shikonte, duke treguar foton e nënës së saj, të mavijosur nga rrahjet, me plagët fatale të thikës në trup.
    Mes lotëve, në një pikë më larg vëllezërve dhe motrave të saj të mitur, i tha POSTIARIT :
    “Atë që i bëri mamasë sime – shiko këtu – do t’ia bëj edhe unë. Do të hakmerrem ndaj tij. Nuk dua ta shoh më kurrë! Por do të sigurohem që ta takoj, sepse dua t’i them “turp”!
    Do të hakmerrem për nënën time. E humba, ajo “iku” nga duart e tij, por për mua të dy janë të vdekur. I dua prindërit e mi, por tani të dy janë të vdekur. Jam unë dhe vëllezërit e motrat e mia.
    “Nuk kam më as nënë, as baba. Ashtu si vëllezërit e motrat e mia më të vogla. Që tani e tutje, do të jem si nënë ashtu edhe baba për ta.”
    “Nuk do ta tregoj sekretin e familjes sime. Do ta mbaj për vete. E dimë çfarë po kalonim. Ai e kishin zili nënën time dhe ne, fëmijët e saj. Ne ishim një familje që ai na kishte zili. Tani ai na shkatërroi “, tha 18-vjeçarja, me zemër të thyer nga tragjedia.
    “Le të shkojë në burg dhe të mos dalë më kurrë. Le të kalbet”, tha një nga motrat e 36-vjeçares, Ioanna, duke u dridhur, duke vajtuar humbjen e të dashurës së saj, por edhe duke shfaqur një zemërim të madh për 40-vjeçarin që i mori jetën në mënyrë tragjike dhe të parakohshme.
    Ioanna foli për një jetë të tmerrshme në duart e tij dhe i përshkroi TACHYDROMOS ferrin e motrës së saj.
    “Motra ime kaloi shumë gjëra me të. Ajo ishte një grua dinamike, që punonte për të jetuar, një nënë mbështetëse për fëmijët e saj, që i adhuronte ata dhe jepte jetën e saj për ta. Dua të them shumë më tepër për motrën time, por nuk jam në gjendje…”, tha ajo dhe ndaloi së foluri, duke mbajtur gojën për të mos lejuar që të dilnin britmat e dhimbjes për tragjedinë e paimagjinueshme.
    Përpara hyrjes së pallatit, në vendin ku 36-vjeçarja dha frymën e fundit, familja e saj la një qiri të ndezur dhe një lule… në vendin ku tortura e 36-vjeçares përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme!

    Top Channel

  • Investigimi/ Mbi 10 mijë m2 tokë në Ksamil në emër të Regon Bazes, djalit të Mero Bazes

    Investigimi/ Mbi 10 mijë m2 tokë në Ksamil në emër të Regon Bazes, djalit të Mero Bazes

    Thellohet më tej investigimin për Mero Bazen dhe familjarët e tij, duke treguar se si kanë përfituar pasuri dhe punësime në institucione publike.

    Përgjatë javës, CNA tregoi me dokumente se si djali i Mero Bazes, kastraveci i Erion Veliajt, ishte bekuar nga ky i fundit dhe qeveria.

    Publikuam një dokument që tregonte se si Lindita Nikolla, në kohën kur ishte në detyrë si ministre e Arsimit, e kishte bekuar Aldion Bazen me rreth 50 mijë paund nga Fondi i Ekselencës që të kryente një master në një nga universitetet e Londrës.

    Sigurisht shpagimin për këto “bekime” do ta paguante babai i tij, Mero Baze, i cili njihet si lëpirës i pushtetit dhe vegël e shërbëtor i Erion Veliajt.

    Po ashtu zbuluam se Aldion Baze, përveç dhjetëra mijëra paundëve që kishte marrë nga qeveria, ishte i punësuar dhe në Bashkinë e Tiranës si drejtor.

    Sot do të sjellim të tjera fakte, por këtë herë për djalin tjetër të Mero Bazes, Regon Bazen.

    Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, rezulton se në emër të Regon Bazes dhe kompanive të tij është regjistruar një truall me sipërfaqe 10.600 metër katrorë në Ksamil.

    Të dhënat tregojnë se ky truall është blerë me një vlerë qesharake 2.8 milionë lekë të rinj, me 271 lekë metrin katror.

    Pra, për vetëm 28 milionë lekë të vjetër është blerë trualli mbi 10 mijë metra katrorë i regjistruar në emër të djalit të Mero Baze, Regon Baze, ku më pas do të ndërtohej dhe hoteli në Ksamil, në një nga zonat më të shtrenjta.

    Ky është një çmim qesharak pasi aq nuk është as referenca e zonës e jo më çmimi i tregut për zonën e Ksamilit.

    Me një çmim qesharak blihet një truall mbi 10 mijë metra katrorë, në një nga perlat e turizmit shqiptar, regjistrohet në emrin e Regon Bazes, djalit të Mero Bazes, dhe më pas ndërtohet një hotel.

    Kjo ngre dyshime se përmes strategjisë së Mero Bazes, sulmo dhe shantazho, apo lëpirjet dhe shërbimet e tij ndaj pushtetit, gazetari që qelb erë ka arritur të pasurojë jo vetëm veten, por edhe familjarët e tij.

    Mero Baze është një gazetar që qelb erë, sipas dhe thënies së famshme të Indro Montanellit, sepse ai është një njeri me pasuri marramendëse të vendosur gjatë pushtetit të PS-së, së cilës i ka shërbyer 20 vjet ashtu siç i shërbeu dhe Sali Berishës, por që më pas u prish se nuk i dha llokmat e pushtetit të tij.

    Kjo ngre dyshime se përmes strategjisë së Mero Bazes, sulmo dhe shantazho, apo lëpirjet dhe shërbimet e tij ndaj pushtetit, gazetari që qelb erë ka arritur të pasurojë jo vetëm veten, por edhe familjarët e tij. /CNA

     

  • Të hash çdo ditë të njëjtën gjë! Ja çfarë i ndodh organizmit

    Të hash çdo ditë të njëjtën gjë! Ja çfarë i ndodh organizmit

    Ka shumë njerëz në Shqipëri por edhe jashtë saj që preferojnë të hanë të njëjtin ushqim çdo ditë të jetës.

    Mund ta quajmë fiksim ose sekret të jetëgjatësisë.

    Fundja sa njerëz të moshës së tretë në Shqipëri e pranojnë me krenari se kanë ngrënë fasule çdo ditë.

    Për shumë nga brezat e gjyshërve tanë, përzgjedhja ushqimore ka qenë dhe mbetet diçka automatike, e fiksuar në shije dhe në orar.

    Në mos te fasulet, fiksimi kalon tek veza, gjiza, buka me gjalpë e me çaj ose reçeli çdo ditë, në ditët e sotme ushqimi i shpejtë është shndërruar gjithashtu në një ushqim që konsumohet përditë.

    A është e shëndetshme të hahet e njëjta gjë çdo ditë?

    Ky regjim monotonie ka avantazhet dhe disavantazhet e tij.

    Avantazhet e ushqimeve të përsëritura
    Preferoni vaktet e përsëritura por të pasura me fruta, perime, proteina, drithëra dhe yndyrna të shëndetshme?

    Atëherë jeni në rrugë të mbarë.

    Për më tepër, ju meritoni përgëzime që i jeni përmbajtur një regjimi strikt por të pasur me të gjitha vlerat dhe ushqyesit.

    Të pasurit e një regjimi përsëritës por të balancuar ushqimor është një mënyrë shumë e shëndetshme e të jetuarit.

    Është më mirë të hash gjëra të tilla të përsëritura se sa të ndalosh disa herë në javë në Fast Food-in e parë në lagje.

    Ekspertët mendojnë se më mirë të hahen pak ushqime por cilësore, se sa shumë ushqime por të shpejta, kalorike dhe pa ushqyes.

    Disavantazhet e ushqyerjes së përsëritur
    Nga ana tjetër, ndonëse ju mendoni se i keni vënë punët në vijë duke ngrënë të njëjtat ushqime të shëndetshme çdo ditë, duhet të ndryshoni.

    Dietologët shpjegojnë se ju mund të hani rregullisht ushqimet tuaja të preferuara.

    Megjithatë sipas tyre nuk do të merrni dot ushqyesit e nevojshëm duke ngrënë të njëjtat gjëra çdo ditë.

    Sekreti është tek larmia
    Larmia është thelbësore për një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekulibruar, thonë ekspertët e AgroWeb.org

    Një regjim i larmishëm ushqimor ndihmon metabolizmin dhe e mban trupin në formë.

    Përzgjedhja e ushqimeve është shumë e rëndësishme.

    Studimet thonë që njerëzit që zgjedhin të hanë fruta, perime, drithëra, peshk dhe produkte të bylmetit rrezikohen më pak nga sëmundje vdekjeprurëse.

    Sigurisht që ndjekja e një regjimi të tillë është shumë më e lehtë në teori se në praktikë.

    Me këtë ritëm paksa të çmendur jetese, është e vështirë të gjesh kohë që të konsumosh vetëm ushqime të shëndetshme.

    Ata që duan, mund të gjejnë kohën dhe të ushqehen shëndetshëm duke ngrënë tërshërë në mëngjes ose perime në drekë.

    Ju mund të përmirësoni repertorin e recetave të shëndetshme edhe gjatë fundjavave.

    Gatimet mund t’i fusni në frigorifer dhe mund t’i konsumoni të hënën ose të martën.

    Mjafton të keni dëshirë për tu ushqyer shëndetshëm dhe mund t’ia dilni./AgroWeb.org

  • Trazira në Indi pas vrasjes së qindra grave në vendin e shenjtë të pelegrinazhit

    Trazira në Indi pas vrasjes së qindra grave në vendin e shenjtë të pelegrinazhit

    Policia në Indi ka arrestuar një burrë me akuzën e dëshmisë së rreme, pasi ai u tha mediave se kishte varrosur qindra gra, përfshirë vajza, të cilat ishin përdhunuar dhe vrarë në një vend të shenjtë.

    Akuzat kanë shkaktuar zemërim në shtet dhe më gjerë, me autoritetet që kanë ngritur një komitet të posaçëm për të hetuar. Burri tha se ishte nën presion për të varrosur trupat në pjesë të ndryshme të faltores në qytetin Dharmasthala në shtetin Karnataka.

    Ai ishte paraqitur para autoriteteve në fillim të korrikut për të folur rreth asaj që ndodhi kur punonte si pastrues në faltore nga viti 1995 deri në vitin 2014. Ai përmendi konkretisht pesë incidente, por tha se kishte shumë të tjera, raporton BBC.

    Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, shfaqet në publik i veshur me rroba të zeza, një kapuç dhe një maskë që i mbulon të gjithë fytyrën.

    Ai i dha hetuesit një kafkë që tha se ishte nga një trup që e kishte varrosur, por që e kishte gjetur së fundmi. Autoritetet thonë se kafka nuk ishte nga vendi ku ai pretendon se i kishte varrosur trupat.

    Është interesante se kërkimet e autoriteteve pranë qytetit gjetën një kafkë dhe disa fragmente kockash.
    Ai akuzoi në mënyrë të paqartë administratën e faltores për krimet, pa përmendur askënd. Faltorja është drejtuar për shumë vite nga familja e fuqishme Hegde, e cila i hedh poshtë të gjitha akuzat dhe thotë se mirëpret çdo hetim.
    Pas vitit 2014, pastruesi filloi të fshihej, por kohët e fundit ai doli në sipërfaqe sepse heshtja e tij i rëndonte ndërgjegjen.

  • Dëshmia tronditëse e vajzës 18-vjeçare: Edhe për mua ai ka vdekur! Do ta takoj që t’i them…

    Dëshmia tronditëse e vajzës 18-vjeçare: Edhe për mua ai ka vdekur! Do ta takoj që t’i them…

    Me fjalë që pasqyrojnë dhimbjen, vajza 18-vjeçare e 36-vjeçares që u vra në Volos nga bashkëshorti i saj, flet për tragjedinë që shkatërroi familjen dhe për vendimin e saj për të qëndruar pranë vëllezërve e motrave më të vegjël.

    “Ajo që i bëri nënës sime, do t’ia bëj edhe unë atij. Do të hakmerrem. Nuk dua ta shoh më kurrë në sy! Por do të sigurohem që ta takoj, sepse dua t’i them vetëm një gjë: ‘Turp të kesh’”, tha ajo e shkatërruar, në një intervistë për ‘taxydromos.gr’.

    Vajza më e madhe e familjes tha se ndjen sikur ka humbur të dy prindërit:
    “E humba nënën, iku nga duart e tij, por për mua të dy kanë vdekur. I dua prindërit e mi, por tani të dy kanë vdekur. Jam vetëm unë dhe vëllezërit e motrat e mia.”

    Në një rrëfim prekës, ajo deklaroi se nga tani do të marrë rolin e nënës dhe babait për fëmijët më të vegjël:
    “Nuk kam më as nënë, as baba. As vëllezërit e motrat e mia. Nga tani unë do të jem për ta edhe nënë edhe baba.”

    Ajo shtoi:
    “Sekretin e familjes sime nuk do ta tregoj. Do ta mbaj brenda vetes. Vetëm ne e dimë çfarë kemi përjetuar. Nënën time dhe ne fëmijët e saj na kanë pasur zili. Isim një familje që na shikonin me admirim. Tani, ai na shkatërroi.”

    Sot janë publikuar fotografi që tregojnë momentin e arrestimit të 40-vjeçarit, autor i vrasjes. Në pamje shihen policët duke e neutralizuar dhe ndaluar atë.

    Autori i krimit, i cili të premten mbrëma (22 gusht) vrau gruan e tij 36-vjeçare përpara fëmijëve të tyre, u kap në rrugën Evripidhu, vetëm 200 metra larg shtëpisë ku ndodhi vrasja. Ai ishte fshehur në një truall bosh, i veshur me rroba që kishte gjetur në një kazan plehrash, pa telefon apo sende të tjera me vete.

    Sipas informacioneve, gjatë arrestimit nuk tregoi pendesë dhe tha para policisë: “Gruaja më tradhtonte.”

    40-vjeçari ndodhet në paraburgim dhe të dielën do të dalë para prokurorit, për të marrë një afat për të dhënë dëshminë e tij.

  • Albumi fantazmë i Emily Portman ndez alarmin për muzikën AI

    Albumi fantazmë i Emily Portman ndez alarmin për muzikën AI

    Këngëtarja britanike Emily Portman mbeti e tronditur kur fansat e uruan për një album të ri, ndonëse ajo nuk kishte publikuar asgjë. Albumi “Orca”, i shpërndarë në Spotify dhe iTunes, doli të ishte gjeneruar nga inteligjenca artificiale, duke imituar zërin dhe stilin e saj. Portman e përshkroi përvojën si “të frikshme” dhe “shenjë të diçkaje distopike”, pasi muzikës i mungonte çdo ndjenjë njerëzore.

    Ky fenomen nuk ka prekur vetëm Portmanin. Edhe muzikantë të tjerë si Josh Kaufman, Jeff Tweedy, Iron & Wine, si dhe artistë të ndjerë si Blaze Foley, kanë parë këngë të rreme të ngarkohen në profilet e tyre. Kjo ngre shqetësime serioze për industrinë e muzikës, ku AI po përdoret për të gjeneruar përmbajtje mashtruese dhe për të përfituar nga emrat e artistëve pa leje.

    Platformat si Spotify kanë hequr disa prej këtyre albumeve, por shpesh me vonesë, ndërsa artistët kërkojnë masa ligjore dhe teknologjike më të forta për mbrojtjen e identitetit të tyre muzikor. Analistët paralajmërojnë se përhapja e këtyre praktikave mund të dëmtojë besimin e publikut dhe të ulë vlerën e krijimtarisë origjinale.

    Ndërkohë, Portman po punon për albumin e saj të parë solo pas dhjetë vitesh, duke theksuar: “Vetëm muzika e vërtetë, e krijuar nga njerëz, mund të prekë shpirtin e publikut.”/BBC/KultPlus.com

  • Vështirësohet pleqërimi, rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

    Vështirësohet pleqërimi, rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

    Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar dhe pagës mesatare po rritet shumë shpejt.
    Fuqia blerëse për pjesën tjetër të popullatës mbahet disi në kontroll nga rritja e pagave, ndërsa për pensionet mbrojtja është e papërfillshme.
    Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë një rënie të vazhdueshme të shkallës së zëvendësimit të pensioneve të pleqërisë si në zonat urbanë ashtu edhe për ata ruralë.
    Shkalla e zëvendësimit matet si raporti midis pensionit mesatar dhe të ardhurave mesatare.
    Në vitin 2020, shkalla e zëvendësimit për pensionet urbane të pleqërisë ishte 37.6%, por kjo ka rënë ndjeshëm në 31.2% në vitin 2024, një rënie prej 6.4 pikë përqindje në pesë vjet.
    Kjo do të thotë se pensionistët në qytete marrin gjithnjë e më pak për të kompensuar të ardhurat që kishin gjatë periudhës aktive të punës.
    E njëjta tendencë vërehet edhe në zonat rurale, ku shkalla e zëvendësimit ka rënë nga 35.7% në vitin 2020 në 29.7% në vitin 2024. Në vitin 2023 dhe 2024, për herë të parë, kjo shkallë ra nën nivelin 30%.
    Në vitin 2024 paga mesatare mujore bruto shënoi 79,500 lekë me rritje 47% nga viti 2020. Ndërsa pensioni mesatar urban në vitin 2024 ishte 19,609 lekë me rritje 24% nga viti 2020.
    Kjo prirje është veçanërisht shqetësuese në kushtet e plakjes së popullsisë dhe uljes së kontributeve në sistemin e sigurimeve shoqërore.
    Një shkallë më e ulët zëvendësimi nënkupton që të moshuarit po përballen me sfida të mëdha për të ruajtur standardin e jetesës pas daljes në pension.
    Rënia e shkallës së zëvendësimit është një tregues i dobësimit të rolit mbrojtës të sistemit publik të pensioneve.
    Në mungesë të reformave të qëndrueshme, pensionet nuk po arrijnë të ruajnë një lidhje të mjaftueshme me të ardhurat reale dhe inflacionin, duke i lënë pensionistët gjithnjë e më të pambrojtur financiarisht.
    Rënia e shkallës së zëvendësimit të pensioneve ka pasoja të drejtpërdrejta dhe të ndjeshme mbi cilësinë e jetës së pensionistëve, të cilat prekin aspektet ekonomike, sociale dhe shëndetësore.
    Diferenca ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar nuk është thjesht çështje financiare, por një problem social me pasoja të gjera për mirëqenien e të moshuarve dhe kohezionin e shoqërisë.
    Ruajtja e një standardi të pranueshëm jetese për pensionistët është treguesi më i qartë i zhvillimit dhe drejtësisë sociale në një vend./ Monitor

  • Cremonese shokon Milanin e Allegrit, Roma mund Bolognën

    Cremonese shokon Milanin e Allegrit, Roma mund Bolognën

    Sezoni i ri i Serie A 2025-2026 ka nisur me një rezultat befasues. Skuadra e sapo ngjitur në elitë, Cremonese, ka mposhtur Milanin me rezultatin 2-1 në “San Siro”, duke i prishur festën e rikthimit trajnerit Massimiliano Allegri në pankinën ku nuk kishte qenë prej më shumë se 11 vitesh.
    Grigiorosët kaluan në avantazh në minutën e 28-të falë një goditjeje me kokë të Baschirotto, ku mbrojtësi Pavlović u vonua në mbulim. Pikërisht serbi e përmirësoi gabimin në fund të pjesës së parë duke barazuar rezultatin me një tjetër goditje me kokë.

    Në minutën e 61-të, në momentin më të mirë të kuqezinjve, erdhi goli i dytë i Cremoneses: një gjysmë roveshate spektakolare e Bonazzolit, që nuk i la asnjë mundësi portierit Maignan. Përpjekjet e Milanit në minutat e fundit nuk sollën asgjë dhe ndeshja u mbyll me një fitore historike për miqtë.
    Roma triumfoi 1-0 ndaj Bolognës falë një goli të shënuar nga blerja e re, Wesley në fillimin e pjesës së dytë.