Day: August 19, 2025

  • Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët, në Tiranë pritja është më e gjatë

    Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët, në Tiranë pritja është më e gjatë

    Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e kërkesës deri në miratimin e saj dhe llogaritjen e pensionit.

    Dosjet shpesh shoqërohen me problematika të ndryshme të gjenerimit të dokumentacionit sidomos për ata individë që kanë punuar në ish ndërmarrje shtetërore apo ish kooperative bujqësor, ndërsa pjesa tjetër e dokumenteve gjenerohet nga vetë Instituti i Shoqërore.

    Por sa është koha mesatare e përpunimit të kërkesave për pension?

    Ndërsa afati maksimal ligjor është 45 ditë, koha mesatare që merr Instituti i sigurimeve Shoqërore, është ndjeshëm më e ulët dhe llogaritet në 22.8 ditë.

    E ndarë sipas drejtorive rajonale , më pak kohë merr Shkodra me vetëm 9.9 ditë për bërjen gati të dosjes dhe përcaktimin e masës së pensionit dhe më shumë kohë merr Tirana me 30.4 ditë për shkake dhe të faktit se ka popullsi më të madhe dhe fluksi i kërkesave është më i lartë.

    Nën 20 ditë është edhe në drejtoritë rajonale Peshkopi, Korçë, Kukës, Vlorë.

    Ndërsa mbi 20 ditë afat është në drejtoritë rajonale Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Lezhë.

    Ndërkohë nëse i referohemi shifrave të 2024-ës, rezulton se në shkallë vendi mbi 99.7 për qind e pensioneve të reja të pleqerisë janë lidhur përpara afatit.

    Tashmë do të jetë më e thjeshtë për plotësimin e dosjeve pasi qeveria ka miratuar ndryshimet ligjore të cilat garantojnë njohjen periudha të punësimit para vitit 1994, për afro 30 mijë individë, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të dokumentacioneve.

    Ligji i cili ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore ka hyr në fuqi mesin e muajit Mars 2025.

    Gjatë vitit 2024 janë lidhur 29,232 pensione të reja pleqërie, nga të cilat 17.785 janë meshkuj dhe 11.447 janë femra.

  • Arkivi i Marubëve, pjesë e Regjistrit të Kujtesës Botërore të UNESCO-s

    Arkivi i Marubëve, pjesë e Regjistrit të Kujtesës Botërore të UNESCO-s

    Më 19 gusht, në Ditën Botërore të Fotografisë, Shqipëria ka marrë një njohje të rëndësishme ndërkombëtare: arkivi i negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit, që ruhet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, është përfshirë në Regjistrin e Kujtesës Botërore të UNESCO-s.

    Ky vlerësim e ngre më lart trashëgiminë vizuale dhe kulturore të vendit, duke e renditur fotografinë e Marubëve përkrah disa prej dokumenteve më të çmuara të historisë botërore.

    Muzeu “Marubi” theksoi se kjo është një njohje historike jo vetëm për artin e fotografisë shqiptare, por edhe për kujtesën e shoqërisë sonë, pasi shkrepjet e Marubëve mbajnë gjurmë të pazëvendësueshme të jetës, historisë dhe identitetit kombëtar.

    UNESCO publikoi listën e 74 objekteve të reja të trashëgimisë dokumentare të përfshira në Regjistrin Ndërkombëtar të Memorisë së Botës për vitin 2025, ku tashmë gjendet edhe pasuria e arkivit Marubi.

    Ky moment përkon me Ditën Botërore të Fotografisë, duke e bërë këtë përvjetor një ditë të veçantë për Shqipërinë dhe kulturën e saj./KultPlus.com

  • Pas “qeverisë hije në Vlorë”, Pilinçi i dërgon mesazh Trumpit: Unë jam republikan para teje, dhëndri yt s’ka para

    Pas “qeverisë hije në Vlorë”, Pilinçi i dërgon mesazh Trumpit: Unë jam republikan para teje, dhëndri yt s’ka para

    I vetëquajturi profesor Pëllumb Pilinçi, pasi prezantoi qeverinë hije në Vlorë, kësaj radhe ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
    Ai i drejtohet presidentit të SHBA-ve, që ta dëgjojë mirë, sepse ai e di mirë kush jam unë, – e fillon mesazhin e tij profesor Pilinçi.
    “President, je ngatërruar në Amerikë, ke vajtur shumë herë në gjyqe për femra, por mos u ngatërro me tokën e shqiptarëve. Ai dhëndri jot, ai s’ka para.
    Por presidenti po ta dijë që dhëndri i tij bën këto, ai nuk e lejon. Është e ndaluar rreptësisht në këtë kushtetutën amerikane, që presidenti kur është në fuqi të bëjë tregti me një vend tjetër” – shprehet Pilinçi.
    Ai më tej i kërkon presidentit Trump, të dalë e të thotë në publik që vajza ime dhe dhëndri im s’ka punë në tokën e Shqipërisë.
    Pilinçi i kujton më tej se ai është bërë republikan më vonë se ai, madje i thotë që edhe amerikan është më i ri se sa vetë Pilinçi.
    Nuk dihet se pse profesor Pilinçi ishte kaq i nxehur me presidentin Trump. Por përveç çështjes së Sazanit, ai do ketë pasur pakënaqësi që nuk e ka marrë në telefon për t’u konsultuar për çështjen e Ukrainës.
    Gjithsesi, profesor Pilinçi në videon më poshtë, ia tregon vendin Donald Trumpit./ TemA

  • Alarm nga zjarret në Vlorë/ Flakët tek fusha e mbetjeve rrezikojnë t’u afrohen banesave

    Alarm nga zjarret në Vlorë/ Flakët tek fusha e mbetjeve rrezikojnë t’u afrohen banesave

    Dy vatra zjarri janë regjistruar në orët e pasdites në Vlorë dhe në Selenicë, ndërsa 4 helikopterë po punojnë për shuarjen.
    Në qytetin e Vlorës, flakët përfshinë sërish fushën e mbetjeve urbane. Për shkak të erës së fortë, zjarri po përhapet me shpejtësi, duke krijuar re të dendur tymi në qytet. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
    Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat.
    Banorët së bashku me zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë flakët por terreni është i vështirë. Ndërkohë, edhe Kruja është përfshirë nga zjarri, ku dy vatra janë konstatuar këtë pasdite në afërsi të fshatit Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi të guroreve.

  • Autorja shqiptare Jehona Kicaj nominohet për Çmimin Gjerman të Librit 2025

    Autorja shqiptare Jehona Kicaj nominohet për Çmimin Gjerman të Librit 2025

    Romani debutues i autores shqiptare Jehona Kicaj, i titulluar “ë”, është përfshirë në listën e gjatë të çmimit prestigjiozi “German Book Prize 2025″. Çmimi, i cili që nga viti 2005 ndahet nga Fondacioni për Kulturën e Librit dhe Promovimin e Leximit i Shoqatës së Librarive Gjermane, vlerëson romanin më të mirë në gjuhën gjermane të vitit.Këtë mëngjes, juria prej shtatë anëtarësh shpalli listën e gjatë me 20 romane të nominuara. Në mes të shtatorit do të bëhet përzgjedhja e listës së shkurtër, ku do të përfshihen gjashtë vepra, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet më 13 tetor, në kuadër të Panairit të Librit në Frankfurt, dhe do të transmetohet live.Romani i Kicajt, një libër i heshtur që rrëfen për luftën në Kosovë, ka tërhequr vëmendjen për gjuhën e saj të fuqishme dhe të veçantë, duke kapur lexuesit që nga faqja e parë.Jehona Kicaj, e lindur më 1991 në Kosovë dhe e rritur në Göttingen, ka studiuar ndër të tjera Letërsi Gjermane Moderne në Hannover.Si fëmijë i refugjatëve nga Kosova, Jehona Kicaj është në kërkim të gjuhës dhe zërit të saj. Kur lufta e Kosovës shpërthen në fund të viteve ’90, ajo e përjeton nga një distancë e sigurt. Megjithatë, edhe në diasporë, lufta dhe vdekja janë të pranishme. Romani “ë”, sipas shtëpisë botuese “Wallstein”, kujton dhimbjen e familjeve që kanë humbur atdheun e tyre, të afërmit e vrarë të të cilëve janë varrosur në mënyrë anonime dhe që deri sot janë të zhdukur ose të paidentifikuar. Një e kaluar që nuk mund të shuhet, sepse është e ngulitur në çdo fije të trupit, merr zë përmes shkrimit të Jehona Kicajt.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Romani debutues i autores shqiptare Jehona Kicaj, i titulluar “ë”, është përfshirë në listën e gjatë të çmimit prestigjiozi “German Book Prize 2025″. Çmimi, i cili që nga viti 2005 ndahet nga Fondacioni për Kulturën e Librit dhe Promovimin e Leximit i Shoqatës së Librarive Gjermane, vlerëson romanin më të mirë në gjuhën gjermane të vitit.Këtë mëngjes, juria prej shtatë anëtarësh shpalli listën e gjatë me 20 romane të nominuara. Në mes të shtatorit do të bëhet përzgjedhja e listës së shkurtër, ku do të përfshihen gjashtë vepra, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimit do të zhvillohet më 13 tetor, në kuadër të Panairit të Librit në Frankfurt, dhe do të transmetohet live.Romani i Kicajt, një libër i heshtur që rrëfen për luftën në Kosovë, ka tërhequr vëmendjen për gjuhën e saj të fuqishme dhe të veçantë, duke kapur lexuesit që nga faqja e parë.Jehona Kicaj, e lindur më 1991 në Kosovë dhe e rritur në Göttingen, ka studiuar ndër të tjera Letërsi Gjermane Moderne në Hannover.Si fëmijë i refugjatëve nga Kosova, Jehona Kicaj është në kërkim të gjuhës dhe zërit të saj. Kur lufta e Kosovës shpërthen në fund të viteve ’90, ajo e përjeton nga një distancë e sigurt. Megjithatë, edhe në diasporë, lufta dhe vdekja janë të pranishme. Romani “ë”, sipas shtëpisë botuese “Wallstein”, kujton dhimbjen e familjeve që kanë humbur atdheun e tyre, të afërmit e vrarë të të cilëve janë varrosur në mënyrë anonime dhe që deri sot janë të zhdukur ose të paidentifikuar. Një e kaluar që nuk mund të shuhet, sepse është e ngulitur në çdo fije të trupit, merr zë përmes shkrimit të Jehona Kicajt.

  • Kur është koha e duhur për të pirë ujë, ja çfarë këshillojnë ekspertët

    Kur është koha e duhur për të pirë ujë, ja çfarë këshillojnë ekspertët

    Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës.

    Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit.
    Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion.

    Deri më tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë.
    Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë është e pamundur.
    A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë?
    Ujë pas zgjimit
    Pini një gotë me ujë menjëherë sapo të zgjoheni.
    Në këtë mënyrë të gjithë organet e brendshme do të aktivizohen.
    Uji ndihmon në largimin e toksinave përpara ushqimit të rradhës.
    Ujë para një vakti
    Pirja e një gote me ujë 30 minuta përpara ushqimit ndihmon me tretjen.
    Ju nuk duhet të pini ujë pak minuta përpara se të uleni për të ngrënë ose sapo keni ngrënë.
    Nëse e bëni këtë, uji do të hollojë lëngjet tretëse.
    Pini ujë një orë pas ushqimit që ta ndihmoni trupin të përthithë të gjithë ushqyesit.
    Ujë përpara se të bëni banjë
    Pini një gotë me ujë përpara se të bëni banjë që të ulni tensionin e gjakut.
    Ujë përpara se të flini
    Pini një gotë me ujë një orë përpara gjumit që të ndihmoni organizmin të përballojë humbjen e lëngjeve gjatë natës.
    Oraret e duhura të pirjes së ujit
    Nëse organizoni pirjen e ujit sipas një orari të caktuar do të ndihmoni organizmin të jetë në formë.
    Oraret e mëposhtme janë në varësi të angazhimeve ditore dhe mund të ndryshohen ose rregullohen sipas mundësisë.
    7:00 – Gota e parëPini gotën e parë sapo të zgjoheni që ta hidratoni organizmin pas gjumit.
    Gjysëm ore më vonë mund të hani mëngjes.
    9:00 – Gota e dytëNjë orë pas mëngjesit mund të pini gotën e dytë dhe të vijoni punën si zakonisht.
    11:30 – Gota e tretëPini një gotë ujë 30 minuta përpara se të hani drekë.
    13:30 – Gota e katërtPini një gotë me ujë një orë pas drekës që të ndihmoni trupin të përthithë më mirë ushqyesit e nevojshëm.
    15:00 – Gota e pestëGjatë pushimit konsumoni një lëng frutash ose pije pa ëmbëlsues shtesë që të freskoni trurin.
    17:00 – Gota e gjashtëKjo gotë me ujë do ju mbajë të ngopur dhe do të parandalojë ngrënien e tepërt gjatë darkës.
    20:00 – Gota e shtatëPini një gotë me ujë pas darke dhe para se të bëni banjë.
    22:00 – Gota e tetëPini një gotë të fundit me ujë një orë përpara se të flini.
    Në këtë mënyrë do të ndihmoni rigjenerimin e qelizave gjatë gjumit.

  • Zvicra: Nuk do ta arrestojmë Putinin nëse vjen për bisedime paqeje me Zelenskyn, pavarësisht urdhrit të ICC-së

    Zvicra: Nuk do ta arrestojmë Putinin nëse vjen për bisedime paqeje me Zelenskyn, pavarësisht urdhrit të ICC-së

    Zvicra do t’i jepte “imunitet” presidentit rus Vladimir Putin nëse ai viziton vendin për bisedime paqeje me Ukrainën, tha të martën ministri i Jashtëm zviceran.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi bisedime intensive me udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën, përfshirë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë të cilave ai telefonoi Putinin dhe sugjeroi që të dy udhëheqësit të takoheshin për të arritur një marrëveshje paqeje.
    Në një postim në Truth Social, ai tha se kishte filluar të organizonte një samit, megjithëse ofroi detaje të pakta.

    Presidenti francez Emmanuel Macron sugjeroi të martën se një takim i tillë mund të zhvillohet në Gjenevë.
    Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani u pajtua, duke thënë se qyteti zviceran “mund të jetë vendi i duhur”.
    Putin, i cili ka qenë subjekt i një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale që nga viti 2023 për krime lufte në Ukrainë, nuk do të arrestohej nëse do të vinte në vendin alpin për të marrë pjesë në një “konferencë paqeje”, njoftoi Ministri i Jashtëm Zviceran Ignazio Cassis, duke shtuar se Zvicra ishte “e gatshme për një takim të tillë”.
    “Ne gjithmonë e kemi sinjalizuar gatishmërinë tonë, por kjo natyrisht varet nga vullneti i fuqive të mëdha”, tha Cassis.
    Por Kremlini ende nuk ka rënë dakord publikisht që Putini të takohet me Zelenskyn.
    “Çdo kontakt që përfshin zyrtarë të lartë duhet të përgatitet me kujdesin më të madh”, tha ministri i Jashtëm rus./vizionplus.tv

  • Mjekët në Gaza luftojnë me sëmundjen e rrallë paralitike nën bllokadën izraelite

    Mjekët në Gaza luftojnë me sëmundjen e rrallë paralitike nën bllokadën izraelite

    Viruset e rrezikshme që shkaktojnë sëmundje të rënda paralizuese po përhapen shumë në Gaza. Fëmijët e uritur që jetojnë nën bllokadën izraelite nuk kanë qasje në ushqimin ose trajtimet që u nevojiten për t’u shëruar, shkruan Politico.

    Për muaj të tërë, zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se shkatërrimi i impianteve sanitare të Rripit të Gazës nga Izraeli mund të nxisë rritjen e sëmundjeve infektive.
    Tani, mjekët po raportojnë një rritje të rasteve të paralizës akute, një sindromë e rrallë që shkakton dobësi muskulore që mund ta bëjë të vështirë frymëmarrjen dhe gëlltitjen.

    Përpara tetorit 2023, paraliza akute flacide ishte “diçka e çuditshme dhe shumë e rrallë”, me një ose dy raste që shfaqeshin çdo vit, tha Ahmed al-Farra, kreu i pediatrisë në Spitalin Nasser në Khan Younis, Gaza.
    Por në tre muajt e fundit, sipas al-Farra, mjekët kanë konstatuar gati 100 raste.
    Mostrat laboratorike të dërguara në Jordani dhe Izrael rezultuan pozitive për enterovirusin, një grup mikrobesh që përhapen midis njerëzve ose përmes ujit të kontaminuar, sipas al-Farra.
    Në një deklaratë Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte pasur 32 raste të paralizës akute të dobët të raportuara tek personat nën 15 vjeç që nga 31 korriku.
    Mjekët thonë se kanë pak mundësi për të trajtuar pacientët. Stafi në Spitalin Al-Shifa në Gaza, i shkatërruar kryesisht nga Izraeli në fillim të vitit 2024, ka diagnostikuar deri më tani 22 raste të sindromës Guillain-Barré (një çrregullim i rrallë autoimun ku sistemi imunitar i trupit sulmon gabimisht nervat periferike), tha drejtori i spitalit Muhammed Abu Salmiya. Tre pacientë vdiqën, ndërsa 12 zhvilluan paralizë dhe u referuan në qendrat e rehabilitimit.
    Në Gaza ka një mungesë kronike të furnizimeve bazë mjekësore për shkak të bllokadës izraelite.
    “Fatkeqësisht, trajtimi nuk është i disponueshëm për ne,” tha Abu Salmiya.
    Mjekët në Gaza u kanë bërë thirrje kolegëve që punojnë vullnetarisht me grupe të huaja që të përpiqen të sjellin me vete filtra për shkëmbimin e plazmës, por këto shpesh konfiskohen nga autoritetet izraelite, tha al-Farra.
    Fëmijët në Gaza janë veçanërisht të prekshëm ndaj kësaj gjendjeje për shkak të urisë masive dhe mungesës së vitaminave për të mbështetur rigjenerimin e nervave, shpjegoi al-Farra.
    “Askush nuk ka një sasi të mirë të vitaminave B1, B6, B12”, tha al-Farra.
    Kjo për shkak se “nuk ka fruta, as perime, as mish, as vezë, as kos.”
    Pasi sulmet e Hamasit vranë rreth 1,200 njerëz në Izrael më 7 tetor 2023, autoritetet izraelite kufizuan rëndë hyrjen e ushqimit në Gaza, duke çuar në kequshqyerje kronike dhe uri masive.
    Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza thonë se 188 njerëz kanë vdekur nga uria që nga tetori 2023, shumica prej tyre fëmijë. Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila është pjesë e qeverisë së drejtuar nga Hamasi, mban të dhëna të hollësishme të viktimave që shihen si përgjithësisht të besueshme nga ekspertët e pavarur.
    Kombet e Bashkuara vlerësojnë se të paktën 1,373 palestinezë kanë vdekur duke kërkuar ushqim, përfshirë 859 në vendet e drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës i mbështetur nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.
    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se qeveria e tij synon të ecë përpara me marrjen e plotë të Gazës. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka  vendosur tashmë  se pushtimi i territorit nga Izraeli është i paligjshëm.

  • Bisedimet e luftës Rusi-Ukrainë/ SHBA: Po bëhen gati përgatitjet për takimin! Trump: Jo trupa amerikane në Kiev, por mbrojtje ajrore

    Bisedimet e luftës Rusi-Ukrainë/ SHBA: Po bëhen gati përgatitjet për takimin! Trump: Jo trupa amerikane në Kiev, por mbrojtje ajrore

    Po marrin formë zhvillimet diplomatike në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa Shtëpia e Bardhë konfirmon përgatitjet për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili mund të mbahet në fund të gushtit.

    Një samit i nivelit të lartë u zhvillua dje në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan Donald Trump priti homologun ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderë të rëndësishëm europianë, mes tyre Giorgia Meloni, Emmanuel Macron, Olaf Scholz, Ursula von der Leyen, Alexander Stubb dhe Mark Rutte.Pas takimeve u dakordësua që takimi i shumëpritur Putin-Zelensky të mbahet në një vend neutral, ndërsa Budapesti është një nga opsionet në shqyrtim. Burime për “Politico” raportojnë se Shërbimi Sekret amerikan ka nisur përgatitjet në Hungari.
    Trump: “S’do të dërgojmë trupa, por mbështesim me mbrojtje ajrore”
    Gjatë një interviste për Fox News, Presidenti Trump theksoi qartë se SHBA nuk do të dërgojë trupa në terren në Ukrainë, por nuk përjashtoi ndihmën ushtarake përmes sistemeve të mbrojtjes ajrore.“Është një mundësi reale,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, duke lënë të hapur skenarin për një mbështetje më të avancuar teknologjike ndaj Kievit.
    Ndërkohë, Trump zbuloi se Franca, Britania dhe Gjermania kanë shprehur gatishmëri për të vendosur trupa në Ukrainë, në kuadër të një marrëveshjeje për garantimin e paqes.
    Putin kërkon takim vetëm me Zelenskyn – Propozimi për Moskën refuzohet
    Sipas burimeve pranë administratës amerikane, gjatë një bisede telefonike me Trump, Putin ka shprehur dëshirën për një takim kokë më kokë me Zelenskyn, pa ndërmjetësim të tretë. Madje, ka propozuar Moskën si vend takimi, por kjo u refuzua menjëherë nga pala ukrainase, siç konfirmoi këshilltari i presidentit Zelensky, Dmytro Lytvyn.
    BE: Putini nuk është i besueshëm, duhen garanci të forta sigurie
    Në një reagim zyrtar, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, paralajmëroi se “nuk mund të besohet në premtimet e Putinit” dhe theksoi nevojën për garanci të besueshme sigurie për Ukrainën, në mënyrë që të ndalohet çdo riorganizim apo rikthim i agresionit rus.Ajo paralajmëroi gjithashtu një paketë të re sanksionesh ndaj Moskës që pritet të miratohet brenda muajit shtator.
    Zelensky: Europa më e bashkuar se kurrë përkrah Ukrainës
    Në një mesazh në Telegram pas takimeve në Uashington, Zelensky deklaroi:
    Europa nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar në mbështetjen ndaj Ukrainës. Garancitë e sigurisë që po ndërtojmë do të sigurojnë një paqe të qëndrueshme për vendin tonë.”
    Presidenti ukrainas zhvilloi edhe një telefonatë me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Støre, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët për një zgjidhje të qëndrueshme afatgjatë.

    Top Channel

  • Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut thirrje Serbisë: Mos e teproni me forcën e policisë në protesta

    Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut thirrje Serbisë: Mos e teproni me forcën e policisë në protesta

    Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore.

    Në një reagim në X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta “parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet e saj për të drejtat e njeriut”.
    “Promovimi i dialogut dhe përgjegjësisë është mënyra më e mirë për t’i ulur tensionet e tanishme”, thuhet në reagim.
    Një valë protestash, që filloi në Serbi në nëntor të vitit 2024, ka hyrë në një fazë të re tani.
    Ka pasur përleshje të përditshme midis demonstruesve dhe policisë që nga 12 gushti, kur dhuna shpërtheu në qytetet veriore, Vërbas dhe Baçka Pallanka.
    Këto incidente ndezën protesta në dhjetëra qytete në vend, përfshirë kryeqytetin Beograd, ndërsa akuzat për brutalitet policor u përhapën në gjithë vendin.
    Ditët e fundit, disa organizata joqeveritare kanë bërë kallëzime penale kundër oficerëve të policisë për dhunë policore kundër protestuesve.
    Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të martën se policia nuk po fshihte asgjë në lidhje me veprimet e saj në protesta dhe se, nëse do të kishte ndonjë tejkalim të autoritetit, të gjithë ata që e bënë këtë do të mbanin përgjegjësi.
    Që nga nëntori, në Serbi po zhvillohen protesta masive pas shembjes së strehës së betonit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 njerëz.
    Studentët dhe protestuesit kërkojnë përgjegjësi penale e politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Rel

    Top Channel