Day: August 19, 2025

  • Ikin të rinjtë, rritet punësimi tek të moshuarit

    Ikin të rinjtë, rritet punësimi tek të moshuarit

    Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë  më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur në emigracion.Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga viti në vit grup-mosha mbi 65  po rrit pjesëmarrjen në tregun e punës dhe shkallën e punësimit.Në vitin 2024, shkalla e punësimit për personat mbi 65 vjeç arriti në 25.0%, nga vetëm 17.6% në vitin 2023. Kjo përfaqëson një rritje të konsiderueshme prej 7.4 pikë përqindjeje vetëm në një vit.Një pjesë e kësaj rritjeje shpjegohet me jetëgjatësinë, por edhe me nevojën ekonomike për të qëndruar më gjatë në tregun e punës për shkak të pensioneve të ulëta dhe mungesës së kursimeve të mjaftueshme për pleqërinë.Rritja e shkalles së punësimit për pensionistët nga 2023 në 2024 është më e madhe se në të gjitha kategoritë e tjera të grup-moshave.Psh  me grup moshën aktive 15-64 vjeç, që në vitin 2024 ka një shkallë punësimi prej 68.6%  me rritje vetëm 1.7 pikë %.Gjithashtu shkalla e punësimit tek të rinjtë 25-29 vjeç u rrit 5% ndërmjet 2023 dhe 2024.Rritja e vazhdueshme e këtij treguesi për moshën +65 mund të sinjalizojë edhe një tendencë që do të thellohet në të ardhmen, për shkak të ndryshimeve demografike ku strukturave e popullsisë po zhvendoset me shpejtësi në favor të moshave të vjetra.Rritja e punësimit në moshën e tretë nisi të forcohej pas pandemisë, kur flukset e emigrimit filluan të shtohen sërish, duke lënë mangësi në tregun e punës.Në njërën anë, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës dhe në tjetrën pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.Puna pas pensionit është e pranishme në të gjithë sektorët, madje edhe në sektorin publik.Në qarqet e vendit, ende shumë pensionistë punojnë në sektorët e arsimit, shëndetësisë, etj., për shkak se nuk ka të rinj për t’i zëvendësuar. Në të njëjtën periudhë, tregu i punës është bërë më pak tërheqës për të rinjtë.Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2024, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, papunësia tek të rinjtë më arsim të lartë ishte rritur në krahasim me 2023.Zhvillimet në tregun e punës po tregojnë se Shqipëria po përballet me sfidën e re të integrimit te të moshuarve në tregun e punës./B.HoxhaBurimi: INSTAT Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • VIDEO/ Futbollisti shqiptar tund rrjetën në Angli, goli i tij nuk e shpëton dot ekipin nga humbja

    VIDEO/ Futbollisti shqiptar tund rrjetën në Angli, goli i tij nuk e shpëton dot ekipin nga humbja

    Armando Dobra ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Futbollisti shqiptar ka shënuar gol në përballjen kundër Gillingham-it, e vlefshme për javën e 4-t të League Two. Lojtari 24-vjeçar shënoi nga një penallti në lëvizje në minutën e 53-të, por pa mundur të shmangte humbjen.
    Chesterfield-i në fund u mposht me shifrat e thella 4-1, e para humbje në këtë sezon të ri. Dobra është një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e tij, të cilën po e ndihmon me golat e shënuar në fushën e lojës./Sport Ekspres/

  • Victoria Beckham rrëfen presionin e famës

    Victoria Beckham rrëfen presionin e famës

    Pas më shumë se tre dekadash në qendër të vëmendjes, Victoria Beckham ka vendosur të flasë hapur për çmimin që ka paguar fama. Në një dokumentar të ri të Netflix, që pritet të publikohet në shtator, ish-anëtarja e Spice Girls zbulon se vitet ’90 i sollën jo vetëm sukses, por edhe një presion të jashtëzakonshëm nga mediat dhe publiku.

    Mes emocionesh dhe lotësh, Victoria kujton episodet më të vështira të karrierës së saj, përfshirë momentin kur në vitin 1999 u detyrua të peshohej live në televizion, vetëm dy muaj pas lindjes së djalit të saj, Brooklyn. “Ishte e tmerrshme, ndihej si një gjykim publik mbi trupin tim,” shprehet ajo.

    Kritikat dhe presioni i pandërprerë e shtynë drejt një regjim të rreptë jetese. Për më shumë se 25 vite, Victoria ka ndjekur një dietë tepër të kufizuar, duke konsumuar vetëm peshk dhe perime të ziera, gjë që e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i saj, David Beckham. “E vetmja shkelje e vogël? Një gotë tequila,” thotë me ironi stilistja britanike.

    Dokumentari pritet të zbulojë anën e padukshme të një ikone që, pavarësisht imazhit të saj perfekt, ka luftuar për dekada me pasiguritë dhe pritshmëritë e rënda të famës./KultPlus.com

  • E rëndë në Vlorë, i moshuari tenton t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur

    E rëndë në Vlorë, i moshuari tenton t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dukat të Vlorës, ku një i moshuar ka tentuar të vetëvritet duke vetëdjegur me benzinë.
    Policia bën me dije se 76-vjeçari është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
    “Sot, në fshatin Dukat Fshat, në banesën e tij, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasi A. L., 76 vjeç, i cili do të transportohet drejt spitalit të Tiranës, për mjekim të specializuar.
    Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj“, njofton policia.

  • Skandal në AKU/ Denoncimi i Berishës: Ish-prokurori Alket Mersini goditi punonjësen shtazënë

    Skandal në AKU/ Denoncimi i Berishës: Ish-prokurori Alket Mersini goditi punonjësen shtazënë

    Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një skandali në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.
    Berisha publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se ish-prokurori Alket Mersini, tashmë në rolin e drejtuesit të burimeve njerëzore në AKU, ka goditur një punonjëse shtatzënë të këtij institucioni.
    Sipas denoncuesit, Mersini shkon çdo ditë i dehur në punë dhe ka një punonjëse gjatë mbledhjes në sy të gjithë pjesëmarrësve!
    “Zonja të fjalë është shtatzënë dhe ka pësuar një tronditje te madhe! Kjo zonjë i ka shkruar edhe Kryeministrit, e ka denoncuar rastin te bashkëqeverisja. Ka dashur të bëjë edhe kallëzim por e kanë kërcënuar!”, thekson denoncuesi, ndërsa shton se prezentë gjatë këtij incidenti kanë qenë edhe disa pedagogë të UBT
    Gjithashtu ai shton se Mersini në AKU është prurje nga ish-drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni Olsi Komici.
    Denoncimi i plotë i Berishës:
    Ish-prokurori bandit Alket Mersini godet punonjësen shtatzënë.
    Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
    Mirëmbrëma Doktor!
    Para se gjithash uroj të jeni mirë!
    Sapo mora një denoncim!
    Para një jave, në Dr. Përgjithshme te AKU, ka ndodhur një skandal!
    Alket Mersini, ish prokuror i shkarkuar si i korruptuar, prej një viti është drejtor i Burimeve Njerëzore në AKU!
    Para një jave, në një mbledhje me përfaqësues te Min. Bujqësisë ku ky palo drejtor i cili shkon çdo ditë i dehur ne institucion, ka gjuajtur një punonjëse gjate mbledhjes në sy të gjithë pjesëmarrësve!
    Zonja në fjalë është shtatzënë dhe ka pësuar një tronditje te madhe! Kjo zonjë i ka shkruar edhe Kryeministrit, e ka denoncuar rastin te bashkëqeverisja. Ka dashur të bëjë edhe kallëzim por e kane kërcënuar!
    Prezent gjatë këtij incidenti kanë qene edhe disa pedagog të UBT.
    Ngjarja po mbahet sekret
    Ja kush është ish prokurori Alket Mersini
    Ky shkon çdo dite i dehur në punë dhe Ben gjithmonë veprime të turpshme e të dhunshme me punonjësit!
    Është prurje e Olsi Komicit, kur ky ishte dr. I pergj. ne AKU
    Janë te dy nga Elbasani

  • Ish-shefi i NATO-s shprehet skeptik: Takimi Zelensky-Putin ndoshta nuk do të ndodhë

    Ish-shefi i NATO-s shprehet skeptik: Takimi Zelensky-Putin ndoshta nuk do të ndodhë

    Një takim midis Putin-it dhe Zelensky-it ndoshta nuk do të zhvillohet, pavarësisht sugjerimit të Donald Trump, thotë një ish-kreu i NATO-s. Anders Fogh Rasmussen, i cili drejtoi aleancën nga 2009 në 2014, thotë se Putin po “luan për kohë” dhe nuk ka asnjë qëllim real për të ndaluar luftën.
    “Presidenti Putin nuk është i interesuar për paqe. Prandaj ai e bindi Presidentin Trump që të mos lejonte një armëpushim si pikën e parë në procesin e paqes, por të shkonte direkt te negociatat për paqe”, thotë ai
    Rasmussen shton se është “i zhgënjyer” nga ajo që e përshkruan si lëvizjen e ngadaltë të Koalicionit të Gatshëm për garanci sigurie për Ukrainën.
    “Europa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta”, thotë ai, “dhe mendoj se hapi i parë i rëndësishëm në këtë drejtim do të ishte vendosja e një force sigurie në Ukrainë”.

  • Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupat e ushtarëve të vrarë, Kievi mori 1 000, Moska 19

    Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupat e ushtarëve të vrarë, Kievi mori 1 000, Moska 19

    Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer trupat e ushtarëve të vrarë në luftë, raportoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar një burim.
    Moska dorëzoi trupat e 1,000 ushtarëve ukrainas dhe mori 19 trupa të ushtarëve të saj, raportoi agjencia e lajmeve. “Në përputhje me marrëveshjet e Stambollit, sot i dorëzuam palës ukrainase mbi 1,000 trupa të ushtarëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ata na dhanë 19. Njësoj si një muaj më parë”, tha Vladimir Medinsky në emër të Moskës.
    Kujtohet se më 23 korrik, në Stamboll u mbajt raundi i tretë i negociatave të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës për të zgjidhur çështjen ukrainase. Pas takimit, palët ranë dakord për shkëmbimin jo vetëm të personelit ushtarak, por edhe të civilëve.

  • Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin me Putinin

    Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin me Putinin

    Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus, i cituar nga gazeta ruse Vedomosti.
    “Bjellorusia nuk kërkoi rolin e ndërmjetësit dhe nuk po e kërkon atë, por nëse është e nevojshme për paqen në republikën tonë vëllazërore, ne jemi të gatshëm të organizojmë çdo takim”, thuhet se tha Natalya Eismont.
    Megjithatë, ajo vuri në dukje se kjo temë nuk u diskutua gjatë një bisede telefonike të kohëve të fundit midis Presidentit Bjellorusi Alexander Lukashenko dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

  • Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës gjatë vitit që lamë pas

    Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës gjatë vitit që lamë pas

    Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas.
    Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gati 62.1% e primeve të shkruara bruto janë të përqendruara në qarkun e Tiranës, ndjekur nga Durrësi me rreth 7.2% dhe Korça me 5.2%. Ndërkohë, Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët të primeve të shkruara bruto, përafërsisht 0.9%, 1.7% dhe 1.8%.
    Ky mbizotërim i Tiranës me më tepër se gjysmën e primeve në shkallë vendi vjen për arsye se shumica e popullsisë është e përqendruar në Tiranë, ndërsa edhe kompanitë e sigurimit kanë një numër më të madh degësh që shtrihen në të gjithë kryeqytetin, që nënkupton se qytetarët kanë akses më të lehtë. Po ashtu, nëse marrim për bazë edhe faktin që pjesa më e madhe e kredisë së dhënë për blerje banese është në Tiranë dhe banka kërkon gjithmonë sigurim prone e jete kur jep kredi, nuk është për t’u habitur ky përqendrim aq i madh i primeve në kryeqytet.
    Megjithatë, nëse e krahasojmë me vitin 2023, shumica e qarqeve kanë pasur rënie të primeve të shkruara bruto. Vetëm Fieri, Dibra, Lezha dhe Shkodra rezultojnë me një rritje të lehtë të tyre.
    Ndërkohë, primet për frymë janë rritur me 8.8% krahasuar me vitin pararendës. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, rreth 10,364 lekë ishin primet për frymë në 2024 nga 9,526 lekë që ishin në 2023.
    Për sa i përket primit për frymë sipas qarqeve, kryeqyteti me 20,011 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga qarku Durrës me 7,885 lekë për frymë dhe Vlora po ashtu me 7,819 lekë për frymë. Nga ana tjetër, Kukësi dhe Berati kanë pasur vlerën më të ulët të primeve për frymë në vitin që lamë pas.
    Po për sa i përket dëmeve, në cilat qarqe kanë paguar më shumë kompanitë e sigurimit?
    Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka qarku i Tiranës me 67.94%, pasuar nga Durrësi me 10.10%.

  • Natë debutimesh por edhe “mërzie”: Osasuna vendos autobusin, Mbappe i ndëshkon. Real Madrid thjesht kryen detyrën (VIDEO)

    Natë debutimesh por edhe “mërzie”: Osasuna vendos autobusin, Mbappe i ndëshkon. Real Madrid thjesht kryen detyrën (VIDEO)

    19 Gusht 2025

    23:12

    Telesport

    Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të La Ligas. Mbretërit që luanin në shtëpi, e nisën takimin duke dominuar, por rastin e parë të mirë e kishin në minutën e 24-të, kur Kylian Mbappe kërkoi penallti, por gjyqtari nuk mendoi ashtu.
    Njëjtë penallti kërkoi edhe Vinicius Junior në fundin e pjesës së parë, por as kësaj radhe nuk ndodhi. Pas dy tentimesh, Real Madridi arriti ta sigurojë penalltinë, me Mbappen që u rrëzua në zonë në minutën e 50-të.
    GOLI I MBAPPE – VIDEO
    Ish francezi që mori përsipër të gjuajë nga pika e bardhë, duke shënuar për 1-0. Arda Guler ishte afër golit në minutën e 63-të, por nuk ia arriti të shënonte. Debutim edhe per Franco Mastantuono por stol per 90 minuta per Rodrygon (dukshem i zhgenjyer) teksa u rikthye te luante ne La Liga Carvajal pas nje kalvari te gjate.
    Osasuna trembi “galaktikët”, por Ante Budimir, gjuajti mbi portë. Xabi Alonso e nisi me fitore periudhën e tij të Real Madrid në La Liga, ndërsa loja ka ende kohë për tu rregulluar.
    I KUQ I OSASUNA – VIDEO