Day: August 17, 2025

  • Media gjermane: Trump përjashton ‘dadot’ europianë të Zelenskyt nga takimi në Zyrën Ovale

    Media gjermane: Trump përjashton ‘dadot’ europianë të Zelenskyt nga takimi në Zyrën Ovale

    Koomentatori i njohur politik Hans Mahncke ka postuar një mesazh në rrjetin X, ku thotë se në takimin e pritshëm mes Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që do të mbahet të hënën, 18 gusht, përfaqësuesit europianë, të cilët ai i cilëson si dadot të liderit ukrainas, nuk do të lejohen të jenë të pranishëm në dhomën e bisedimeve. Ata do të përfshihen vetëm më vonë gjatë një darke joformale.

    Mahncke e cilësoi këtë si një “poshtërim epik për evropianët”, duke shtuar tensionet për rolin që Bashkimi Evropian po luan në raport me krizën në Ukrainë dhe në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

    Ky informacion nuk është konfirmuar nga burime zyrtare apo media të mëdha ndërkombëtare, por komenti ka ndezur debat rreth raportit të ftohur mes Uashingtonit dhe disa prej liderëve europianë.

    “Sipas gazetës gjermane Bild, dadot evropiane të Zelensky-t nuk do të lejohen në dhomë kur Zelensky të takohet me Trump dhe do të përfshihen vetëm më vonë në darkë. Një tjetër poshtërim epik për evropianët.”- shkruan Mahncke

  • Sali Berisha homazh për Saimir Malokun: Heroi i anticensurës që sfidoi diktaturën komuniste

    Sali Berisha homazh për Saimir Malokun: Heroi i anticensurës që sfidoi diktaturën komuniste

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur homazhet dhe nderimin e tij për Saimir Malokun, inxhinierin e guximshëm që sfidoi censurën e diktaturës komuniste duke shpikur “kanaçen” antizhurmuese, falë së cilës shqiptarët mund të ndiqnin televizionet e huaja. Në mesazhin e tij, Berisha e cilëson Malokun si heroin e anticensurës, i cili vuajti vite burg për aktin e tij dhe mbeti i përkushtuar ndaj lirisë e demokracisë.
    Homazhi i Berishës:

    “Homazhe për Saimir Malokun, heroin e anticensurës!”

    Të dashur miq,

    Saimir Maloku, njeriu që në kushtet e errësirës së plotë informative të vendosur nga diktatura komuniste, përdori njohuritë e tij si inxhinier ndërlidhjeje dhe me guxim ndërtoi antizhurmuesin që bënte të mundur marrjen e valëve televizive të RAI-t dhe stacioneve të tjera të huaja. Shpikja e tij u përhap me shpejtësi; qarqet dhe tranzistorët për ndërtimin e “kanaçes” silleshin fshehtas nga jashtë.

    Shpesh e kam kujtuar “Kanaçen” e Saimir Malokut si një lloj VPN-i i kohës, që u mundësonte njerëzve të ndiqnin botën e lirë, ashtu siç shkarkojnë sot aplikacione për të ndjekur TikTok-un që Edi Rama e bllokoi në vitin elektoral.

    Për aktin e tij kundër censurës zyrtare, Saimir Maloku u arrestua, u dënua dhe vuajti shumë vite burg. Ai u angazhua që në ditët e para të lëvizjes demokratike dhe ishte aktiv në revoltën paqësore që përmbysi shtatoren e diktatorit Enver Hoxha në Tiranë. Më pas, ai kontribuoi në fitoren e Partisë Demokratike dhe mbështeti vazhdimisht kauzën e saj.

    Saimir Maloku ishte patriot, njeri i guximshëm, i dashur, qytetar dhe prind shembullor. Ai do të mbahet mend gjithmonë si heroi i anticensurës që sfidoi me trimëri errësirën dhe censurën e diktaturës komuniste, asaj “Hitleriane shqiptare” të pasluftës.

    Duke shprehur mirënjohjen më të thellë dhe nderimin më të madh për kontributin e tij, përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve. I lutem Zotit që shpirti i mirë i Saimir Malokut të gjejë paqen e merituar.

    Amin!

  • Media gjermane: Trump përjashton ‘dadot’ europianë të Zelenskyt nga takimi i në Zyrën Ovale

    Media gjermane: Trump përjashton ‘dadot’ europianë të Zelenskyt nga takimi i në Zyrën Ovale

    Koomentatori i njohur politik Hans Mahncke ka postuar një mesazh në rrjetin X, ku thotë se në takimin e pritshëm mes Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që do të mbahet të hënën, 18 gusht, përfaqësuesit europianë, të cilët ai i cilëson si dadot të liderit ukrainas, nuk do të lejohen të jenë të pranishëm në dhomën e bisedimeve. Ata do të përfshihen vetëm më vonë gjatë një darke joformale.

    Mahncke e cilësoi këtë si një “poshtërim epik për evropianët”, duke shtuar tensionet për rolin që Bashkimi Evropian po luan në raport me krizën në Ukrainë dhe në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

    Ky informacion nuk është konfirmuar nga burime zyrtare apo media të mëdha ndërkombëtare, por komenti ka ndezur debat rreth raportit të ftohur mes Uashingtonit dhe disa prej liderëve europianë.

    “Sipas gazetës gjermane Bild, dadot evropiane të Zelensky-t nuk do të lejohen në dhomë kur Zelensky të takohet me Trump dhe do të përfshihen vetëm më vonë në darkë. Një tjetër poshtërim epik për evropianët.”- shkruan Mahncke

  • Shpendi ishte i vetmi që shënoi për ekipin e tij, 7 penallti të humbura në Kupën e Italisë

    Shpendi ishte i vetmi që shënoi për ekipin e tij, 7 penallti të humbura në Kupën e Italisë

    Çezena është eleminuar që në raundin e parë të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë u përballën mbrëmjen e sotme me Pizën në një ndeshje e cila përfundoi në barazim. Fituesi u vendos nga gjuajtja e penalltive, të cilat rezultuan një ankth për të dyja skuadrat.
    Plot 7 penallti u humbën prej 10 të gjuajtura gjithsej. Kristjan Shpendi ishte i vetmi që u tregua i saktë nga 11 metrat për Çezenën, teksa 4 prej shokëve të tij të skuadrës gabuan. Në krahun tjetër, vetëm dy lojtarë e dërguan topin në rrjetë për Pizën. Megjithatë dy penallti të shndërruara në gol mjaftuan që Piza të eleminonte Çezenën dhe të vazhdonte më tej në Kupën e Italisë./Sport Ekspres/

  • Supergoli i Alvarez nuk mjafton, Espanyol fiton me përmbysje ndaj Atletico Madrid (video)

    Supergoli i Alvarez nuk mjafton, Espanyol fiton me përmbysje ndaj Atletico Madrid (video)

    17 Gusht 2025

    23:25

    Telesport

    La Liga nis me surpriza që në javën e parë. Espanyol ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Atletico Madrid, edhe pse miqtë kaluan të parët në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre. Ishte Julian Alvarez në minutën e 37-të që ekzekutoi një goditje perfekte dënimi, duke i dhënë avantazhin Atletico-s.
    Përmbysja e madhe e katalanasve ndodhi në pjesën e fundit të ndeshjes. Në minutën e 72-të, Rubio barazon shifrat pas asistit të marrë nga Exposito nga goditja e dënimit.
    Espanyol nuk u mjaftua me kaq, por gjeti shumë shpejt golin e avantazhit. Në minutën e 84-të, Pere Milla shënon me kokë pas krosimit perfekt që mori nga El Hilali. Një gol fantastik nga sulmuesi vendas. Rezultati përfundimtar 2-1 për Espanyol.
    SHIKOGOLAT

  • ‘Ferma e kafshëve’ mbush 80 vjeç, pse kafshët kanë rëndësi në shëmbëlltyrën e Orwellit për komunizmin

    ‘Ferma e kafshëve’ mbush 80 vjeç, pse kafshët kanë rëndësi në shëmbëlltyrën e Orwellit për komunizmin

     ”The Animal Farm” (”Ferma e kafshëve”), e botuar në vitin 1945 nga George Orwell mbush sot 80 vjeç, sipas faqes australiane theconversation.com.

    Nëse ka një gjë që çdo student i historisë ose politikës e di është se novela nuk ka të bëjë vërtet me kafshët. Sigurisht, personazhet kryesore janë derrat dhe kuajt. Por, në të vërtetë, siç na thuhet, ka të bëjë me Bashkimin Sovjetik dhe çfarë ndodhi me idealet e komunizmit nën udhëheqjen e korruptuar të Josif Visarionoviç Stalinit.

    Vetë Orwell, pjesë e një brezi autorësh britanikë që flisnin hapur, të cilët ende nuk e kishin dëgjuar teorinë e Roland Barthes për vdekjen e autorit (ideja se fjalët flasin vetë dhe qëllimet e autorit janë të parëndësishme), shpalli se kështu duhej lexuar historia.

    Por, çfarë ndodh nëse do t’i merrnim kafshët në këtë rrëfim të famshëm më seriozisht?

    Orwell e shkroi këtë roman të shkurtër dhe tronditës, në një kohë kur konsiderohej shkencërisht e papranueshme që kafshëve t’u jepeshin mendime ose edhe ndjenja.

    Vështrimi i Çarls Darvinit në vitin 1859, se njerëzit janë të lidhur me të gjitha speciet e tjera shtazore, ishte një mundësi e humbur për të menduar se si cilësitë e të parës mund të jenë të pranishme në të dytën.

    Në vend të kësaj, psikologët e kafshëve në kohën e Orwell këmbëngulën më fort se kurrë në ekzistencën e një boshllëku njohës midis ”nesh”, njerëzve, dhe “atyre” kafshëve të egra.

    Ekspertët e tij bashkëkohorë në shkencat shoqërore dhe humane luajtën me këtë dallim.

    Antropologu francez Claude Lévi-Strauss shkroi në vitin 1962 se me kafshët “është mirë të mendosh”, me fjalë të tjera, nëse i hetojmë besimet njerëzore rreth kafshëve, mund të zbulojmë vlerat dhe modelet tona të thella shoqërore.

    Sipas standardeve të sotme, dhe në kontekstin e zhdukjes së gjashtë masive, kjo duket si një deklaratë e keqe. Studimet bashkëkohore hedhin poshtë idenë se kafshët nuk janë gjë tjetër veçse një burim për njerëzit, madje edhe një filozofik.

    Në të kundërt, shumë kultura dhe shoqëri në mbarë botën kanë tradita të bashkëveprimit me kafshët në një mënyrë që njeh personalitetin e tyre. Njerëzit që jetojnë së bashku me specie të tjera dhe madje gjuajnë shumë shpesh arrijnë ta kuptojnë nga afër sjelljen dhe veprimin e tyre.

    Një projekt i madh akademik në Britaninë e Madhe  po heton se si këto marrëdhënie pasqyrohen në fabulat e kafshëve. I titulluar “Rimendimi i fabulave në epokën e krizës mjedisore”, ai nxit bashkëpunimin midis studiuesve, artistëve dhe shkrimtarëve në përfytyrimin e botëve unike të specieve të ndryshme, duke përfshirë kuajt, minjtë, sorrat dhe merimangat, në mjediset e tyre që ndryshojnë me shpejtësi dhe janë të pasigurta.

    Duke jetuar në një epokë para futjes gjithëpërfshirëse të bujqësisë në shkallë masive, të ndihmuar kimikisht, Orwell nuk ishte shumë larg bujqësisë paraindustriale dhe njohurive të saj të thella për kafshët. Eseja e tij e vitit 1936 për vrasjen e një elefanti në Birmani është e mbushur me ankth për vuajtjet e një kafshe të vërtetë.

    Edhe në “Fermën e Kafshëve”, pika e fillimit është vuajtja e kafshëve, mizoritë e fermerit njerëzor janë të padiskutueshme. Siç i paralajmëron Plaku Major, një derr i mençur dhe i moshuar kafshët e tjera: “Ju derra të rinj… secili prej jush do të bërtasë jetën tuaj në bllok brenda një viti”.

    Fabula ndryshon nëse i përmbahemi këtij realiteti gjatë gjithë kohës. Kjo përsëritet nga Orwell më vonë në histori, kur mizoritë e fermës ”Pinchfield” u raportohen kafshëve.

    Tirania njerëzore është armiku i kafshëve dhe, pavarësisht tradhtisë së shpresave të tyre nën udhëheqjen e derrit Napoleon, drejtësia e kauzës së tyre nuk minohet kurrë.

    Ëndrrat e kafshëve

    Revolucioni i kafshëve i Orwell, përmbysja e fermerit, është frymëzuar nga ëndrra e një derri.

    Plaku Major mbledh bishat e tjera të fermës për t’u treguar atyre vizionin e tij për “Tokën siç do të jetë kur njeriu të jetë zhdukur”, dhe shfrytëzimi njerëzor i kafshëve nuk do të ekzistojë më. Është lloji i përshkrimit që do t’i bënte psikologët e kafshëve të shekullit XX -të rrotulloheshin në varret e tyre. Kafshë me një jetë sentimantale? Qesharake!

    Çdo pronar qeni do t’ju tregojë se miku i tij me katër këmbë sheh ëndrra, megjithatë, për dekada, ne i lejuam shkencëtarët të na thoshin se nuk i kishin. Ëndrrat e qenve janë të ndërthurura në përshkrimin e jetës pyjore të krijuar nga antropologu Eduardo Kohn. Në librin e tij ”How forest think” (”Si mendojnë pyjet”), botuar në vitin 2013, Kohn argumenton se të gjitha kafshët mendojnë dhe imagjinojnë të ardhmen e tyre. Mbijetesa e tyre, ajo shtytëse themelore e revolucionit të fermës , bazohet në aftësinë për ta bërë këtë.

    Në një pasazh të paharrueshëm, Kohn përshkruan se si një majmun duhet të interpretojë tingujt e pyllit dhe t’i përdorë ato për të parashikuar rezultate të mundshme(përplasje të pafajshme apo grabitqar?) në mënyrë që të jetojë. Kafshët e Kohn jetojnë në një botë plot kuptim. Fuqia njerëzore për të krijuar kuptim përmes gjuhës abstrakte është vetëm një shembull i një tipari universal të jetës.

    Ëndrrat përsëriten në të gjithë ”Fermën e kafshëve”, por përfundimisht zhduken nga fjalët. Urdhërimet e kafshëve, të shkruara në murin e hambarit, ndryshohen në mënyrë dinake një nga një për të justifikuar korrupsionin e derrave.

    Pasi kuptimi eksternalizohet dhe objektivizohet në fjalën e shkruar, ai është i ndjeshëm ndaj manipulimit. Fjalët mund të rishkruhen dhe bashkë me to, e kaluara. Kafshët bëhen të pasigurta për kujtimet e tyre paraverbale. Ëndrrat zhduken nga narrativa./KultPlus.com

  • Spanjë tre javë në temperatura mbi 40 gradë, kryeministri Sanchez del me një propozim të ri

    Spanjë tre javë në temperatura mbi 40 gradë, kryeministri Sanchez del me një propozim të ri

    Spanja hyn në javën e tretë të temperaturave të larta mbi 40 gradë, ndërkohë që zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët në veriperëndim dhe perëndim të vendit, me njësi të ushtrisë të vendosura për të ndihmuar në kontrollin e flakëve.

    Franca dhe Italia po e ndihmojnë në përballimin e vatrave në rajonet e Kastiljes dhe Leonit, Galicisë, Asturias dhe Extremadurës. Rreth 10 rrugë mbeten të mbyllura në të gjithë vendin, si dhe linja e trenit midis Madridit dhe Galicisë. Shërbimet e emergjencës në Galicia dërguan mesazhe alarmi duke u bërë thirrje banorëve në dhjetëra qytete të marrin masa paraprake.
    Kryeministri Pedro Sanchez propozoi një “pakt kombëtar” për t’u përballur me emergjencën klimatike, ndërsa vizitoi një rajon perëndimor që po lufton me zjarre shkatërruese.
    “Qeveria e Spanjës do të punojë tani në mënyrë që në shtator të kemi bazat e këtij pakti kombëtar për të zbutur dhe përshtatur emergjencën klimatike”, tha ai.
    Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njerëzit po rrit intensitetin, kohëzgjatjen dhe frekuencën e periudhave të nxehtësisë ekstreme, të cilat nxisin zjarret në pyje.
    Që nga fillimi i vitit, më shumë se 157,000 hektarë janë shndërruar në hi në Spanjë, sipas hartës në kohë reale të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje
     

    Top Channel

  • La Noche Cubana ndezi Kalanë e Ali Pashës me ritmet e muzikës latine

    La Noche Cubana ndezi Kalanë e Ali Pashës me ritmet e muzikës latine

    Kalaja historike e Ali Pashës në Porto Palermo, në Himarë u kthye mbrëmjen e 16 gushtit në një skenë të gjallë muzikore, plot ngjyra, kërcim dhe emocione, falë festivalit të njohur Porto Palermo Festival.

    Në mbrëmjen e 11-të të këtij festivali, atmosfera u ndez nga “La Noche Cubana”, një udhëtim muzikor drejt Kubës dhe muzikës së saj të pasur.

    Këngëtarja kubane me famë ndërkombëtare, Laraine Cañizares Machado, solli në skenë zërin e saj të fuqishëm dhe shpirtin e muzikës latine, duke magjepsur publikun me salsa, bolero dhe ritmet tropikale që janë identike me atmosferën e Havanës. Ajo u shoqërua nga muzikantët virtuozë Michael Rodi në piano, Paolo Cozzolino në kitarë dhe Fabrizio Aiello në bateri, të cilët përkthyen çdo notë në energji të papërmbajtshme dhe emocione të thella.

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendo Gonxhja, ndau momente nga kjo natë magjike në rrjetet sociale, duke theksuar se kjo mbrëmje solli shpirtin dhe energjinë e Kubës në një nga vendet më piktoreske të jugut të Shqipërisë.

    Publiku i pranishëm u përfshi plotësisht në ritmet e kërcimit që zgjatën gjatë gjithë natës, duke krijuar një atmosferë festive nën qiellin e hapur dhe yjet e jugut.

    Mbrëmja e “La Noche Cubana” ishte pjesë e edicionit të këtij viti të Porto Palermo Festival, i cili do të përmbyllet sot me një finale energjike dhe plot ritëm nën titullin “Pasha Night”, ku do të performojë një DJ i njohur, duke sjellë një përvojë unike për adhuruesit e muzikës elektronike dhe jo vetëm.

    Ky festival po kthehet në një nga eventet më të rëndësishme kulturore në rajon, duke sjellë artistë të profilit të lartë dhe duke promovuar kulturën dhe turizmin në jug të Shqipërisë./atsh/KultPlus.com

  • Franca e Britania gati të dërgojnë ‘forcë sigurie’ në Ukrainë pas përfundimit të luftimeve

    Franca e Britania gati të dërgojnë ‘forcë sigurie’ në Ukrainë pas përfundimit të luftimeve

    Liderët e Britanisë dhe Francës deklaruan sot, në një komunikatë të përbashkët pas një takimi virtual me presidentin Volodymyr Zelensky dhe aleatë të tjerë, se janë gati të vendosin një “forcë sigurie” në Ukrainë sapo të ndalen luftimet.

    Deklaratë u bë e ditur në një njoftim të përbashkët pas një takimi virtual të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderë të tjerë aleatë.

    Dy vendet theksuan se ky angazhim ka për qëllim garantimin e sigurisë së Ukrainës pas përfundimit të konfliktit. Ata përgëzuan gjithashtu angazhimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i ofruar garanci sigurie Ukrainës, duke u zotuar se do të luajnë një rol “jetik” në këtë proces.

    Përveç kësaj, liderët u shprehën të gatshëm për të ndihmuar në sigurimin e hapësirës ajrore dhe detare të Ukrainës, si dhe për të forcuar më tej forcat e armatosura të vendit. Ky hap tregon një koordinim të shtuar mes aleatëve perëndimorë për të siguruar një tranzicion të qetë dhe të sigurt për Ukrainën pas armëpushimit.Lexo dhe: Zelensky: SHBA duhet të garantojë sigurinë ajrore, tokësore dhe detare në Ukrainë

  • Aksident në Ksamil, makina përplas këmbësorin

    Aksident në Ksamil, makina përplas këmbësorin

    Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme Ksamil, në vendin e quajtur Arameras.

    Shtetasi Eni Taraj, 21 vjeç, duke drejtuar mjetin e markës  “Fiat” me targa AB 239 RD ka përplasur  këmbësorin, Fernando Elmazi, 23 vjeç, i cili gjendej pranë automjetit të markës “Toyota” me targa AB 442 OL.Përplasja i ka shkaktuar dëmtime të rënda në gjymtyrë. Eni Taraj është  larguar fillimisht duke braktisur automjetin e më pas është  rikthyer në vendngjarje. I plagosuri po merr ndihmën  e parë në Spitalin e Sarandës dhe pritet të transportohet drejt Tiranës.