Day: August 15, 2025

  • Reagimi i parë i rusëve pas takimit Trump–Putin

    Reagimi i parë i rusëve pas takimit Trump–Putin

    Delegacioni rus në Alaska duket se ka dalë i kënaqur pas takimit me Donald Trump.

    Në një video të shkurtër të ndarë në Telegram, Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrey Belousov, pyetet nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass se si ndihet pas takimit Trump–Putin.
    “Shkëlqyeshëm,” thotë ai, duke buzëqeshur.

    Top Channel

  • “Jemi vetëm 4 km larg”, Putin flet në konferencën me Trump: I thashë ‘përshëndetje komshi’

    “Jemi vetëm 4 km larg”, Putin flet në konferencën me Trump: I thashë ‘përshëndetje komshi’

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po mbajnë një konferencë për shtyp pas takimit për bisedimet në Alaska.

    Putin ishte ai që e nisi i pari konferencën për shtyp. Ai tha se e përshëndeti Trumpin si “fqinj”.
    Putin tha se SHBA-ja dhe Rusia, “edhe pse të ndara nga oqeanet, janë fqinj të afërt”.
    “Janë vetëm 4 km larg. Jemi fqinj të afërt, dhe kjo është një fakt,” shtoi ai.
    Për këtë arsye, ai i tha Trumpit “përshëndetje, fqinj” kur shtrënguan duart në pistën e aeroportit më herët gjatë ditës, tha ai.
    Putin vazhdoi të përshkruajë historinë e Alaskës, e cila dikur ishte pjesë e territorit rus para se t’i shitej SHBA-së në mes të shekullit të 19-të.
    Ai thekson praninë e kishave ortodokse ruse në këtë shtet amerikan, duke i thënë gazetarëve: “Jam i sigurt se kjo trashëgimi do të na ndihmojë të rindërtojmë dhe të forcojmë marrëdhënie të ndërsjellta, të dobishme dhe të barabarta.”

    Top Channel

  • Putin thotë se ka arritur një marrëveshje me Trumpin: Shpresoj që Kievi të mos e prishë

    Putin thotë se ka arritur një marrëveshje me Trumpin: Shpresoj që Kievi të mos e prishë

    Putin deklaron se ka arritur një marrëveshje me Trumpin dhe shpreson që udhëheqësit në Kiev “të mos prishin” procesin për të sjellë fundin e luftës. Ai nuk jep asnjë detaj mbi përmbajtjen e marrëveshjes.

    Ai gjithashtu përsërit kërkesën e tij të shpeshtë që duhet të adresohen shkaqet themelore të konfliktit. Më parë, Putin ka sugjeruar se këto shkaqe përfshijnë qeverinë e zgjedhur të Ukrainës, për të cilën ai ka pretenduar se udhëhiqet nga nazistët.
    Putin thekson se Trump ka pretenduar se lufta e përmasave të plota që filloi me pushtimin e plotë rus në 2022 nuk do të kishte ndodhur po të ishte Trump president i SHBA-së. Putin thotë se pajtohet me këtë.

    Top Channel

  • “Takim jashtëzakonisht produktiv”, Trump flet pas samitit me Putin: Duhet bërë më shumë për Ukrainën

    “Takim jashtëzakonisht produktiv”, Trump flet pas samitit me Putin: Duhet bërë më shumë për Ukrainën

    Trump e quan takimin me Putin “jashtëzakonisht produktiv”, por thotë se duhet bërë më shumë për të ndalur luftën në Ukrainë

    Donald Trump filloi deklaratën e tij duke thënë se bisedimet me Putin ishin “jashtëzakonisht produktive”, por se duhet bërë më shumë për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.
    VIJON….

    Top Channel

  • ‘Ky është një fillim i ri’/ Trump: Patëm një takim shumë produktiv, tani do telefonoj Zelensky-n dhe…

    ‘Ky është një fillim i ri’/ Trump: Patëm një takim shumë produktiv, tani do telefonoj Zelensky-n dhe…

    Gjatë konferencës së përbashkët me Vladimir Putinin në Alasaka, presidenti i SHBA-ve, Donalt Trum theksoi së uën dhe Putin duam të shohim fundin e luftës sa më shpejt.

    Kemi arritur disa marrëveshje të rëndësishmë, jo plotësisht më të rëndësishmen, por për të do bisedojmë rrugë.

    “Unë tani do bëj disa telefonata, do telefonoj Zelensky dhe liderët e tjerë për t’ua komunikuar marrëveshjen”,- tha Trump.

    Samili i Alaskës është ndër më të rëndësishmit të dekadave të fundit.

  • Bota sytë nga Alaska, mbyllet takimi Trump-Putin. Zgjati 3 orë

    Bota sytë nga Alaska, mbyllet takimi Trump-Putin. Zgjati 3 orë

    Bota është me sy nga Alaska, aty ku pas pothuajse tre orësh ballë për ballë në sallën e përshtatur në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, takimi me dyer të mbyllura i Donald Trump me Vladimir Putin ka përfunduar.
    Njoftimin për mbylljen e takimit e ka bërë zyrtarisht Kremlini. Në vijim, do të zhvillohet një konferencë për shtyp.

    Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin ishte më i gjatë se ai në Helsinki në vitin 2018, sipas agjencisë Bloomberg.
    Donald Trump do të intervistohet nga prezantuesi i Fox News, Sean Hannity, menjëherë pas samitit të tij me Vladimir Putin në Alaska.
    Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff u ulën pranë Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi Yuri Ushakov ishin pranë Putinit gjatë këtij takimi.

  • Trump pas takimit me Putin në konferencë: I takon Zelenskyt të vendos, Rusia do paqe

    Trump pas takimit me Putin në konferencë: I takon Zelenskyt të vendos, Rusia do paqe

    Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë mbyllur takimin e tyre të zhvilluar në Alaskë pas tre orë bisedime me dyer të mbyllura.
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në konferencën e tij për shtyp tha se në vija të përgjithshme takimi shkoi mirë dhe në thelb ishte produktiv. Trump theksoi se tashmë i mbetet presidentit ukrainas të vendosë.

    “Ishte nje takim produktiv, ramë dakord mbi shumicën e pikave përfshirë çështjet e mëdha, për disa të tjera hapëm rrugën për zgjidhje. Tani unë do të telefonoj vendet e NATO-s, presidentin Zelensky, për t’a njoftuar pasi i takon atij për të vendosur dhe për të thënë fjalën e fundit. Falenderoj Sekretarin amerikan të Shtetit, dhe të nderuarin Witkoff.
    Patëm shumë përfaqësues rusë dhe shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me SHBA-të.
    Në këtë aspekt bëmë progres, pasi kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë me Putin. Ishim mësuar të dëgjonim rrengun e ndërhyrjes ruse që nuk prodhoi asgjë, por tani si dy vende mund të bashkëpunojmë në fushën e biznesit.
    Do të nis të bëj disa telefonata, çështja më e rëndëisshme nuk u arrit sot por është rrugës për t’u arritur”, tha Trump pas takimit me liderin rus.

  • OMONIA: Zjarret goditën qëllimisht grekët autoktonë në Shqipëri

    OMONIA: Zjarret goditën qëllimisht grekët autoktonë në Shqipëri

    Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata Omonia bën të ditur me anë të një deklarate të dërguar me email, se ka mbledhur kryesinë për situatën e zjarreve dhe akuzon qeverinë se ka lënë minoritetin me qëllim nën pushtetin e zjarreve.
    Deklarata e OMONIA
    Mbledhje jashtëzakonshme e Kryesisë së Përgjithshme të Organizatës. Indinjatë dhe trishtim për pasojat e zjarreve të tejzgjatura dhe të përgjithshme në trevat bazike të Minoritetit Etnik Grek. Vlerësim i dëmeve dhe pasojave në shoqërinë dhe ekonominë lokale.
    Nën kryesimin e Kryetarit të Organizatës dhe ndjenjë përgjegjësie të thellë ndaj gjendjes që krijon vazhdimi i tejzgjatur i zjarreve masive në zonat e Sarandës – Delvinës, u mblodh me emergjencë Kryesia e Përgjithshme e Organizatës.
    Në një vlerësim të parë të pasojave tragjike shkaktuar nga zjarret në thuajse të gjitha komunitetet me dimension historik, veçanarisht impaktit psikologjik që krijon situata duke qenë periudhë ku numër i madh banorësh kthehen në vatrat e tyre atërore, duke ndarë perceptimin e përgjithshëm në komunitet se zjarret aspak të rastësishme nuk janë dhe më së shumti u provokuan qëllimisht, Kryesia e Përgjithshme shpreh protestën e saj për neglizhencën dhe indiferencën e autoriteteve shtetërore dhe ineficencën në parandalim dhe në vazhdim përballimin e tyre.
    Çfarëdo justifikime dhe krahasime me të tjera situata në kohë ose dhe shtete të tjera nuk mund të mbulojnë faktet reale rreth të cilave u bë diskutim i gjerë dhe i hollësishëm.
    Pasojat e zjarreve të sezonit të sivjetëm janë ndoshta më tragjiket meqënse përfshinë vetë zonat e banuara duke shkaktuar dëme në banesa familjare por edhe kisha Orthodhokse sikundër në Lefterohor, Lekël, Senicë etj. Për më tepë u shkatërruan ullishta të vjetra dhe të reja, vreshta, ferma blegtorale etj, dëmi financiar dhe ekonomik i të cilave është veçanarisht i lartë. Në veçanti fokusojmë tek pasojat dhe impakti që shkakton kjo në largimin e familjeve të reja shtesë nga trevat meqënse ndërmarrja e përpjekjes sërish kërkon fonde nga njëra anë dhe vullnet nga ana tjetër.
    I mëshojmë me përgëzimet e rastit pjesëmarrjes me sensibilitet shoqëror të gjithë banorëve sa mundeshin – sidomos të rinjve që u ndodhën në vatrat tona – në përpjekjen për përballimin e zjarreve dhe shpëtimit të pasurive të tyre por edhe vendeve të adhurimit: manastire, kisha dhe paraklise.
    Duke shprehur indinjatën dhe zemërimin për braktisjen në mëshirën e fatit të banorëve dhe komuniteteve nga ana e autoriteteve shtetërore, duke shmangur trajtimin fatalist të gjendjes, Kryesia e Përgjithshme e BDMEG OMONOIA kërkon dhe do të përpiqet në mënyrë që nga ana e shërbimeve të bashkive lokale të bëhet regjistrimi i menjëhershëm dhe vlerësimi ekonomik i dëmeve që lanë pas flakët e zjarrit. Të ketë reflektim të menjëhershëm për zhdëmtimin e tyre meqënse më së shumti i dedikohet neglizhencës shtetërore. Përsa i përket sektorit të bujqësisë kërkojmë me këmbëngulje mbështetjen me prioritet dhe pa justifikime të fermerëve dhe blegtorëve ekonomitë e të cilëve u shkatërruan. Vëmendje dhe financim respektiv kërkojmë edhe përsa i përket procedurave të ripyllëzimit por edhe masave preventive për shmangien e fenomeneve po aq rënduese që do të pasojnë nga rreshjet atmosferike të stinës në zonat e dëmtuara malore.
    Në mënyrë që të mos përsëritet përvit e njëjta situatë kërkohet rishikim thelbësor i mentalitetit, strukturimit dhe forcimit të infrastrkurës teknike si edhe shtim i konsiderueshëm i personelit në shërbimet e zjarrfikseve dhe përballimit të situatave emergjente.
    Jo si fjalë ngushëlluese dhe urata por në koshiencë të kursit tonë historik dhe dashurisë së shquar për vendlindjen që na dallon, në përgjigje edhe të objektivit të synuar nën konsideratën se zjarret u provokuan qëllimisht dhe me shkaktar, bëjmë thirrje për pjesëmarrje koshiente këmbëngulëse të secilit prej nesh në mënyrë që të shndërrohet situata në një shans për aktivizim politik të përgjegjshëm në përpjekjen për vijimin e pandërprerë të prezencës së komuniteteve autoktone Greke në trevat tona historike atërore.

  • LAJMI I FUNDIT | Laporta njofton lajmin e madh te Barcelona gjatë një eventi, flet edhe për Flick

    LAJMI I FUNDIT | Laporta njofton lajmin e madh te Barcelona gjatë një eventi, flet edhe për Flick

    16 Gusht 2025

    0:38

    Telesport

    Joan Laporta konfirmoi para pjesëmarrësve në nje event se portieri Joan Garcia dhe sulmuesi Marcus Rashford do të jenë në dispozicion të Flick për të luajtur kundër Mallorca, në debutimin në La Liga.
    Presidenti i Barcelonës shprehu, në një fjalim para lojtarëve, se “nëse Flick dëshiron, Joan Garcia dhe Rashford mund të luajnë nesër”. Barcelona ka përfunduar të gjitha hapat për regjistrimin e të dy lojtarëve dhe tani është duke pritur miratimin përfundimtar nga La Liga.
    Laporta shprehu optimizmin e tij në lidhje me të ardhmen dhe vlerësoi Hansi Flick: “Ai po menaxhon në një mënyrë mjeshtërore. Është një formulë që funksionon dhe mund të zgjasë shumë.
    Ata ende nuk e kanë përtypur se Barça është ringjallur dhe duam të jemi një referencë në botën e futbollit. Le të vazhdojmë të luajmë kundër të gjithëve, dua t’ju them se mund të jeni të sigurt. Kjo është jetëgjatë, pres shumë sukses.”

  • Shtëpia e Bardhë fshin nga video duartrokitjet e Trumpit për Putinin

    Shtëpia e Bardhë fshin nga video duartrokitjet e Trumpit për Putinin

    Siç u pa edhe gjatw transmetimit direkt, Donald Trump duartrokiti Vladimir Putinin disa herë kur dy liderët u takuan mbi një tapet të kuq në bazën ajrore të SHBA-së, ku tani po zhvillojnë takim privat me këshilltarët e tyre kryesorë për politikën e jashtme.
    Zyra e Shtypit e Kremlinit shpërndau shpejt një fotografi të presidentit amerikan duke duartrokitur “kundërshtarin e tij rus”.
     

    Fakti që presidenti i SHBA-së duartrokiti presidentin rus dhe kriminel të dënuar lufte, bëri që historiani i Luftës së Ftohtë me origjinë ruse, Sergey Radchenko, të postonte një emoji të habitur në X. “Unë argumentova në librin tim se rusët dëshirojnë më shumë se gjithçka të njihen nga SHBA-ja,” shtoi ai. “Ja ku e kemi. Këtu është.”
    Tre raundet e duartrokitjeve të Trumpit u kapën në një transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin e Shtëpisë së Bardhë në YouTube. Por, disa minuta më vonë, kur Shtëpia e Bardhë postoi videon e përshëndetjes në rrjetet sociale, klipi u redaktua që të fillonte një çast pas përfundimit të raundit të tretë të duartrokitjeve të Trumpit për Putinin.
    Videoja e postuar në llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në Instagram dhe X tregon se krahu i majtë i Trumpit ende lëvizte pranë trupit teksa fillonte klipi. Një shikim i transmetimit origjinal tregon se krahu i tij sapo kishte rënë pranë trupit në atë pikë, pasi ishte ngritur përpara presidentit për të duartrokitur liderin rus, i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.

    Top Channel